Skip to main content

“Eksportet në rënie, shkak energjia dhe mineralet” plus 9 more 24 ore lajme

“Eksportet në rënie, shkak energjia dhe mineralet” plus 9 more 24 ore lajme


Eksportet në rënie, shkak energjia dhe mineralet

Posted: 17 Jul 2017 07:41 AM PDT

Pas 8 muajsh radhazi me rritje të shpejtë, eksportet shqiptare u ngadalësuan në qershor. Instituti i Statistikave raportoi se muajin që lamë pas Shqipëria eksportoi 22.5 miliardë lekë mallra, një shifër kjo thuajse e njëjtë me atë të qershorit të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se stanjacioni i eksporteve është shkaktuar tërësisht nga grupi ...

Vdes regjisori Romero, krijuesi i filmave me “zombie”

Posted: 17 Jul 2017 07:34 AM PDT

George A. Romero, krijuesi i filmave me "zombie" që lanë një impakt jetëgjatë në zhanrin e filmave horror u nda nga jeta si pasojë e kancerit në mushkëri në një spital të Toronto-s. Ai ishte 77 vjeç. Romero shkroi dhe drejtoi klasikun e 1968-s, "Nata e të vdekurve e të ngjallur" dhe gjithashtu 5 seri ...

Kina do të “hyjë” në BE. Investime në vendet e Ballkanit

Posted: 17 Jul 2017 07:23 AM PDT

Pekini, thotë "Politico", po investon fort në vendet që mund të bëhen një ditë pjesë e Bashkimit Europian. Analizën e saj, revista prestigjioze e Brukselit e fokuson tek Serbia, një vend i gjendur në mesin e transformimit fizik që presidenti Aleksandër Vuçiç premton se do t'i japë fund izolimit e do t'i hapë derën e ...

Edhe demokratët e Shkodrës kërkojnë anulimin e zgjedhjeve: Basha të marrë përgjegjësinë e humbjes

Posted: 17 Jul 2017 06:54 AM PDT

Edhe demokratët e Shkodrës janë kundër mbajtjes së zgjedhje për kryetar të PD-së. Pas Korçës, Tiranës, Durrësit e Vlorës edhe 124 anëtar të PD-së në Shkodër kanë firmosur një peticion ku kërkohet anulimi i zgjedhjeve. Ata gjithashtu i kërkojnë Lulzim Bashës të ndalë farsën, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese dhe konfliktuale për rimëkëmbjen e partisë, pasi ...

Selami: Basha, lider i dështuar, dorëheqja do të shërbente atij dhe PD-së

Posted: 17 Jul 2017 06:38 AM PDT

Gjatë takimeve me demokratët  e  Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore dhe Poliçanit, Eduard Selami, është ndeshur me shqetësimin e strukturave për përçarjen e Partisë. Por Selami, ka theksuar se pikërisht në këto momente  vota për të është akti i parë i bashkimit të Partisë Demokratike dhe rikthimit i  saj si forcë  bashkëkohore. "Nëse vërtetë doni bashkim, ...

“Bum” gjyqesh kundër Tatimeve

Posted: 17 Jul 2017 05:46 AM PDT

Gjysma e parë e vitit 2017 ka shënuar një bum padish nga bizneset kundër administratës tatimore. Televizioni SCAN ka zbardhur një raport zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas të cilit aktualisht ka arritur në 426 numri i bizneseve që kanë paditur administratën tatimore për vlerësime, gjoba apo kamatvonesa të padrejta. Është dega rajonale ...

​Bitcoin pranon: Në Shqipëri ka tregtues të monedhës virtuale

Posted: 17 Jul 2017 05:28 AM PDT

Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend. Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo ...

Angela Merkel, kancelare edhe për katër vitet e ardhshme

Posted: 17 Jul 2017 05:16 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se synonte të vazhdonte detyrën e kancelares së Gjermanisë edhe për 4 vitet e ardhshme. Merkel tha se shumë shpejt do të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Në një intervistë për televizionin ARD, kancelarja, Merkel foli për çështjet e brendshme të refugjatëve dhe investimeve, si dhe marrëdhëniet ...

Një nuse si Grace Kelly

Posted: 17 Jul 2017 05:08 AM PDT

Dasma në kopësht e Miranda Kerr me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, ishte mjafte e ëmbël dhe private, me vetëm 45 miq dhe familjarë që panë çifin të shkëmbenin unazat. Por lista e të ftuarve nuk e ndaloi Miranda Kerr të krijonte ditën e ëndrrave të saj, dhe modelja australiane ka folur për eventin e ...

Favorizuan biznesin, arrestohen dy elektriçistë nga Lezha

Posted: 17 Jul 2017 05:05 AM PDT

Njësia Task Forcë e OSHEE Shkodër, pas verifikimeve në terren, ka denoncuar në prokurori dy elektriçistët Gjelosh D. dhe Ndoc SH., që të dy nga Lezha, për shkelje të ligjit duke abuzuarm e detyrën, pasi toleruan subjektet që kishin cënuar matësin e energjisë elektrike. Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në Polici, ku po kryhen ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more