Skip to main content

“Gropa që po u mbijton viteve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Gropa që po u mbijton viteve (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Gropa që po u mbijton viteve (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 06:45 AM PDT

Ferizaj.26.07.2017. Në rrugën kryesore të qytetit (Ahmet Kaqiku) dhe në pjesën më të frekuentuar , afër  Orchides dhe nënkalimit të hekurudhës gjendet një gorpë e hapur e cila  me vite nuk u rregullua.

Për çudi në këtë pjesë  kalojnë të gjithë  dhe askujt nuk  i shkonë mendja se ashtu siç është mund teë paraqet rrezik e sidomos për fëmijët.

Kur kësaj i shton se aty gjenden edhe dy parkingje  të automjeteve këtë e bënë edhe më shumë çdokend që kalon të pyes ,pse kjo gropë nuk rregullohet.

Shumë qytetarë kanë dërguar shkrime  në Ferizajpress  dhe shprehin habinë  se deri sa shtrohen shumë kilometra rrugë me asfalt si ka mundësi që një pjesë aq e vogël të mos  i bie në sy askujt. Nëse qeveria komunale është e zënë me projekte  dhe punë  më të mëdha si ka mundësi që dy parkingjet  të cilat çdo ditë  mu në atë pjesë  nxjerrin me qindra euro të mos  kujdesen   për atë. Nëse jo të bëhet zgjidhje afatgjate së  paku ta largojnë rrezikun nga ajo ropë që u rri para hundëve.

Deri sa dikuj ti kujtohet se ajo mund  të jetë rrezik për  kalimtarët shpresojmë të mos pësoi askush.

Jetullah Sylejmani në garë për rezidencën dy mujore në New York

Posted: 26 Jul 2017 06:12 AM PDT

Juria ndërkombëtare e çmimit 'Artistët e së nesërmes' 2017, në përbërje Charles Esche, Erëmirë Krasniqi, Nataša Petrešin, Adrian Deva dhe Renaud Proch, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit 'Artistët e së nesërmes' 2017 të cilët janë Jetullah Sylejmani, Meriton Maloku dhe Enesa Xheladini.

Finalistët e çmimit "Artistët e së nesërmes" 2017 u përzgjedhen në një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura, pa nepotizëm dhe favorizim, por vetëm në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.

Fituesi/ ja i/e çmimit "Artistët e së nesërmes" 2017 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2018, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2018.

Çmimi "Artistët e së nesërmes" është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork, Raiffeisen Bank Kosovë dhe Ambasada e SHBA në Kosovë

Programi i qëndrimit rezidencial pranon vetëm një artist për secilin shtet, brenda një viti.

Çmimi "Artistët e së nesermës" është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën eskenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Ky sukses për Jetullah Sylejmanin vie pas një sër suksesesh të një-pasnjëshme këtë vit siç janë:

  • Çmimi i ndarë nga juria ndërkombëtare, Basak Senova dhe Ivan Moudov në ekspozitën "Artistët e rinj" 2017 i cili i siguroi një rezidencë për art bashkëkohor për një periudhë dyjavore në Biella të Italisë dhe Shkodër, konkretisht në platformën edukative multimediale UNIDEE (Universiteti i ideve) i inicuar nga Cittadelarte /Fondacioni Pistoletto, i artistit të njohur me famë botërore Michelangelo Pistoletto (themelues i Arte Povera)
  • Jetullah Sylejmani ishte finalist edhe në edicionin e parë të çmimit "AR 2016", e cila pas suksesit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në vitin 2017 u hap edhe në Galerinë Nacionale të Maqedonisë. Edhe në edicionin e parë si finalist ishte përzgjedhur nga juria ndërkombëtare Natacha Guibeau,  Ibro Hasanovic, Leutrim Fishekqiu, Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Maksut Vezgishi.
  • Gjithashtu Jetullah Sylejmani këtë vit përfaqësoi Kosovën në  një ndër ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit, konkretisht në Bienalen e Artistëve të Evropës dhe Mesdheut për arte pamore "MEDITERRANE 18", ku për herë të parë në historinë e artit pamor të qytetit të Ferizajt, një artist nga ky qytet përfaqëson Kosovën, në ekspozitën më të njohur të artit pamor në Evropë, ku marrin pjesë shtetet e ndryshme nga Evropa dhe mesdheu, BJCEM ("Biennale des Jeunes Créateurs de l'Europe et de la Méditerranée").

Jetullah Sylejmani  ka marrë pjesë në shumë ekspozita në Kosovë dhe jashtë vendit si SHBA, Francë, Itali, Kroaci. Maqedoni, Shqipëri.

Komuna e Ferizajt do të shtojë vëmendjen për buxhetim më të lartë gjinorë dhe vënie të grave në pozita udhëheqëse

Posted: 26 Jul 2017 06:01 AM PDT

Një draft dokument i përgatitur nga drejtoria komunale për Buxhet dhe Financa për harxhimin e buxhetit në baza gjinore për femra i quajtur si buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, ka treguar se gjatë vitit 2016 në komunën e Ferizajt është harxhuar buxhet në masë më të madhe për pagat e meshkujve në raport me pagat e grave.

Ky raport tregon se mbi 72 përqind e buxhetit është harxhuar për punëtorët meshkuj e vetëm 27 përqind për femra pa u përfshirë punëtorët e sektorit shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërsa me përfshirjen e tyre vërehen hapa pozitiv dhe përqindja rritet në favor të kënaqshëm për gratë dhe raporti qëndron 47. 34 buxhet i harruar për pagat e burrave dhe 52. 66 buxhet i harxhuar për gratë.

Në takimin e organizuar nga organizata OSBE për këtë temë u lavdëra puna e bërë për një analizë të tillë nga punonjësit e komunës së Ferizajt, por u shfaq nevoja që gratë të avancohen edhe më tutje veçanërisht nëpër pozitat udhëheqëse për të pasur qaje më të barabartë edhe në buxhet.

Kryetari i komunës së Ferizajt e çmoi lart këtë iniciativë për të parë pozitën e gruas dhe nevojat për ndryshime në këtë aspekt, ndërsa u zotua se përkrahja për gratë do të jetë edhe më e madhe dhe se do të shtojë kujdesin që ato të marrin sa më shumë pozita udhëheqëse.

"Dokumenti në fjalë na tregon qartë se ne nuk jemi në nivelin që do të dëshironim sa i përket buxhetimit gjinor , prandaj do të rrisim vëmendjen që gratë të ketë sa më shumë hapësirë dhe kompetenca për vendim marrje.
Përvoja në këtë qeverisje ka treguar se gratë janë treguar shumë të mira në punët dhe përgjegjësitë që kanë pasur posaçërisht në menaxhimin e mirë të parasë publike dhe kjo dëshmon se kuotat numerike nuk do të na duhen më.
Analiza e që është bërë nëpër disa drejtori të komunës tregon se ka mjaft femra të angazhuara por që nuk kanë pasur shumë pozita udhëheqëse dhe si pasojë paga e tyre mund të jetë më e ulët. Ndërkaq për të ardhmen do të bëjmë një luftë më të madhe për vënie të sa më shumë grave në pozita udhëheqëse për të ecur drejt standardeve moderne ku nuk diskutohet gjinia në buxhetim apo punësim, por vetëm aftësitë dhe shkathtësisë për t'i kryer detyrat e kërkuara" ka thënë kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa gjatë takimit të sotëm.

Të dhënat e prezantuara sot kanë treguar se komuna e Ferizajt ka bërë hapa mjaft pozitiv viteve të fundit edhe në dhënien e suvbvencioneve të ndryshme për gratë dhe kjo u konsiderua si një arritje dhe shtytje e mirë për këtë kategori.

Të pranishmit në diskutimin për ndarje të buxhetit në baza gjinore shfaqën nevojën që gratë të jenë sa më aktive në kërkim të të drejtave të barabarta për punë , udhëheqje biznesi dhe nevoja të tjera që mund të kenë.

Ndërsa u shfaq mendimi se barrierat e dikurshme po tejkalohen gradualisht me shkollimin e sa më shumë grave dhe përkrahjen institucionale të treguar së fundi.

Këto fshartra dhe biznese nesër do tëkenë ndërprerje të rrymës

Posted: 26 Jul 2017 05:50 AM PDT

Ferizaj.26.07.2017. KEDS peërmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të punimeve në rrjet disa fshatra dhe biznese të Ferizajt do teëë kenë ndërprerje të rrymës elektrike.

Më 27.07.2017 në NS 110/10 kV Lipjan  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bablaku  (Kodi: 41000001)  prej orës 16:30 deri në orën 20:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kojska, Rubovci, Tërrni, Bablaku, Mirashi, Cërnilla, Surqina dhe konsumatorët komercialë të kësaj dalje 10kV.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i izolatorëve nga 6kV në izolatorë VHD-20.

Emergjenca e QKUK-së kërkon ndihmë nga stafi mjekësor i FSK-së

Posted: 26 Jul 2017 04:16 AM PDT

Numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në këtë qendër brenda 24 orëve është rreth 300, ndërsa ka mungesë të madhe të infermierëve, tha për Radio Kosovën drejtori i kësaj qendre, Basri Lenjani.

Në stinën e verës Qendra Emergjente e QKUK-së po përballet me fluks të shumtë të pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Drejtori i emergjencës, Basri Lenjani thotë se përveç mungesës së materialit shpenzues, shqetësues është fakti i mungesës së infermierëve, për çka edhe është kërkuar ndihmë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

''Kur fillojnë muajt e verës dhe me ardhjen e njerëzve tanë që punojnë në shtetet e perëndimit ky numër mund të arrijë përafërsisht deri në 300 brenda 24 orëve. Mirëpo, unë i kam kërkuar ndihmë Forcës së Sigurisë-Divizionit të Shëndetësisë dhe ata na i kanë dërguar disa infermierë të cilët do të na ndihmojnë dhe janë pa pagës, janë vullnetarë të paktën që deri në muaji shtator të bëjmë një zgjedhje afatgjate''.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjoci është në dijeni për këtë çështje, por siç thotë ai nuk është në kompetenca të SHSKUK-së ta zgjidhë këtë problem.

Në gjashtëvjetorin e rënies nderohet Enver Zymberi

Posted: 26 Jul 2017 04:11 AM PDT

Zymberi ishte vrarë para gjashtë vjetësh në një aksion të policisë  për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Mitrovicës.

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga  e kishte shpallur hero të Kosovës, Enver Zymberin.

E konfirmon Xhavit Haliti: Kadri Veseli do të jetë në krye të Kuvendit

Posted: 26 Jul 2017 04:11 AM PDT

Haliti pas regjistrimit shprehu bindjen se kreu i partisë që ai i takon, Kadri Veseli, do ta marrë postin e kreut të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse ai u shpreh se zyrtarisht PDK ende nuk ka marrë asnjë emër se kush do të jetë kandidat për kryeparlamentar. 

 Ai tha se kryetari i Kuvendit, kreu i PDK'së, do t'i ketë votat në votimin e parë.

Tutje Haliti shprehu bindjen e tij se koalicion PAN do ta vendosë Veslin si kandidat për kryeparlmentar.

"Zyrtarisht ne nuk kemi akoma asnjë emër. Por nga aspekti i përgjegjësisë në parti dhe koalicion, zotit Veseli i takon të jetë kryetar i Kuvendit. Askush  nuk do ta mohojë një gjë të tillë. Unë po them se Veseli do të zgjedhjet. Nuk ka tjetër", ka thënë Haliti./GazetaExpress/

Pacolli nuk e di nëse ndonjë deputet nga AKR’ja do ta votojë PAN’in

Posted: 26 Jul 2017 04:11 AM PDT

I pyetur nëse ndonjë deputet e AKR-së do ta votojnë Haradinajn për kryeministër, Pacolli tha u përgjigj se nuk e di, duke shtuar se do t'i mbetet besnik koalicionit dhe do ta respektojë marrëveshjen me LDK'në.

"Nuk e di. Asnjëherë s'kam tradhtuar dhe e kam të vështirë ta bëjë një gjë të tillë", ka thënë Pacolli.Behgjet Pacolli këtë deklaratë e dha pas regjistrimit si deputet, i cili ka filluar sot dhe do të zgjasë nesër dhe pasnesër, pas zgjedhjeve të 11 qershorit. /GazetaExpress/

Insulina e dyshuar dërgohet për analizë në Zagreb

Posted: 26 Jul 2017 04:11 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë sqaron se procesi i kontraktimit të këtij bari ka shkuar në rrugë krejtësisht legale dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat në përputhje me Ligjin për prokurim publik në Kosovë, sipas të cilit, asnjë operatori nuk mund t'i ndalohet e drejta e konkurrimit në treg për produkte të regjistruara në Agjensionin Kosovar për Pajisje dhe Produkte Mjekësore.

MSH thotë se, "pas ngritjes së disa shqetësimeve nga disa endokrinologë, kryesisht në media, për siç konsiderojnë ata, efekte jo adekuate të produktit Gensulin, me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me Agjensionin Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore (AKPPM), ka marrë disa ekzemplarë të Gensulin, të cilat i ka dërguar për analizë të kontrollit të cilësisë në Agjensionin për Barna dhe Pajisje Mjekësore "Halmed" në Zagreb të Kroacisë".

Më tutje thuhet se përveç produktit, në këtë agjension kroat janë dërguar edhe Moduli 3 nga prodhuesi i Gensulin, Bioton (Poloni) që ka të bëjë me metodat analitike dhe validitetin e tyre si dhe substancat referente në sasi të mjaftueshme për të gjitha testet.

"Së fundi, tash në muajin korrik, pas kontakteve dhe interesimeve të vazhdueshme rreth produktit, Agjensioni Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) i ka dërguar Agjensionit HALMED edhe listën e plotë të gjithë parametrave nga certifikata e analizës së produktit Gensulin, për të cilët dëshiron të ketë rezultatin e analizës. Në ndërkohë, që MSH dhe AKPPM po presin që ta kenë rezultatin e kontrollit të cilësisë së produktit Gensulin nga një institucion kredibil për këtë çështje, i lut qytetarët që të kenë mirëkuptim për të pritur këtë rezultat, në varësi të së cilit edhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm", thuhet në komunikatë.MSH thotë gjithashtu se e kupton ndjeshmërinë e kësaj çështje dhe reagimet subjektive që mund të paraqiten, ndërkohë që i siguron qytetarët se pas marrjes së rezultateve, në rast se konfirmohet që produkti nuk i ka përmbushur standardet e cilësisë, në emër të pacientëve do të kërkojë llogari dhe dëmshpërblim nga operatori, sikur që, do të kërkojë llogari edhe nga palët e tjera të përfshira në rast se vërtetohet e kundërta.

Pa e paragjykuar rezultatin e analizës së cilësisë së produktit, MSh rithekson se interesi kryesor mbetet ruajtja dhe përparimi i shëndetit të pacientëve në çdo rrethanë.

Kolona të gjata në Merdarë e Vërmicë (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 04:11 AM PDT

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolonë më e gjatë është në Merdarë deri në 600 metra, shkruan Indeksonline.Pritjet në këtë pikëkalim kufitar janë deri në 50 minuta për të hyr në Kosovë.Pas kësaj, kolonë ka edhe në Vërmicë deri në 50 metra, por që pritjet janë deri në 10 minuta më së shumti.Ndërkaq, në pikëkalimet tjera kufitare kolonat nuk ka dhe pritjet janë nga 2-3 minuta.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more