Skip to main content

INSAJDERI: “Conte, 280 milionë euro në dispozicion për katër futbollistë” plus 19 more

INSAJDERI: “Conte, 280 milionë euro në dispozicion për katër futbollistë” plus 19 more


Conte, 280 milionë euro në dispozicion për katër futbollistë

Posted: 25 Jul 2017 09:54 AM PDT

Pasi rinovoi kontratën duke vendosur të vijojë me projektin e Chelsea-t, Antonio Conte po projekton afrimet e reja në merkato.

80 milion Eurot e shpenzuara për Alvaro Moratën janë vetëm fillimi i një merkatoje në hyrje për Blutë e Londrës. Trajneri italian ka qëndruar me synimin për të mbrojtur titullin kampion, teksa kushti i parë ishte përforcimi i skuadrës, duke qenë se këtë sezon Chelsea rikthehet të luajë në Europë pas një viti mungese.

Sipas shtypit anglez, në dispzocion të Contes, janë plot 280 milion Euro për të përforcuar ekipin, ndërsa vetë trajneri ka piketuar emrat që dëshiron të afrojë. Nuk është më një mister që mbrojtësi brazilian i Juventusit, Alex Sandro është një preferencë e Contes teksa mbyllja e marëveshjes me klubin Torinez nuk duket i pamundur.

Një tjetër emër që përflitet prej javësh është ai i Fernando Llorentes, sulmuesi i Swansea, një njohje e vjetër e trajnerit italian.

Për të përforcuar mbrojtjen Conte kërkon me ngulm Virgil van Dijk të Southampton, madje holandezi nuk stërvitet me ekipin prej disa ditësh, pasi ka kërkuar të largohet. Emri i fundit në listën e 48-vjecarit italian është bashkëkombasi i tij, mesfushori i Interit, Antonio Candreva.

Ditët e fundit ka qënë menaxheri i futbollistit të kombëtares italiane ai që ka hapur një dritare për largimin e mesfushorit, që me shumë mundësi mund t'i bashkohet londinezëve për një aventurë të re, njofton supersport.

Për të 4 këta futbollistë Conte ka një buxhet prej 280 milion Eurosh dhe tashmë ka nisur tratativat për t'i veshur me fanellën e Chelsea-t, në mënyrë që kampionët të nisin sezonin të kompletuar me objektivin për të mbrojtur titullin por edhe për të shkuar sa më larg në Champions League.

The post Conte, 280 milionë euro në dispozicion për katër futbollistë appeared first on INSAJDERI.

Stavileci për Kurtin: Ata që flasin për parime, i thyejnë ato çdo ditë

Posted: 25 Jul 2017 09:42 AM PDT

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, gjegjësisht koalicioni PAN është shprehur i bindur se Qeverinë do ta krijojë ky koalicion me kandidatin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinajn.

Por ai duke folur për "vijat e kuqe", që në fakt shumica e partive politike kanë thënë se i kanë vënë ato për PDK-në, ka deklaruar se as PDK nuk ka vendosur "vija të kuqe" për askënd.

"Edhe si PDK edhe si koalicion asnjëherë nuk kemi bërë vija të kuqe ndaj dikujt".

"Asnjëherë PDK-ja, as si subjekt, as si koalicion nuk ka vënë vija të kuqe, nuk duhet vënë vija të kuqe partive shqiptare", ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Madje ai si i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thumbuar edhe kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti që ditë më parë ka dhënë për të përditshmen serbe "Danas".

"Ata që kanë bërë vija të kuqe po i shlyejnë ato me të madhe, po japin intervista për revista në Serbi, ata që flasin në emër të parimeve, i thyejnë ato çdo ditë".

 

The post Stavileci për Kurtin: Ata që flasin për parime, i thyejnë ato çdo ditë appeared first on INSAJDERI.

Rakiq: Lista Serbe ende e pavendosur për kryetarin e Kuvendit

Posted: 25 Jul 2017 09:35 AM PDT

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, deklaroi se deputetët e zgjedhur nga radhët e saj do të paraqiten në mbledhjen konstitutive të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për 3 gusht.

"Edhe pse kandidatët tanë do të paraqiten në mbledhje konstitutive ende nuk kanë vendosur nëse do të mbështesin ndonjë palë për zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit dhe të Qeverisë", deklaroi Rakiq  për mediat serbe.

Ndër të tjera, Rakiq shprehu mendimin se në mbledhjen konstitutive të Parlamentit të Kosovës partitë shqiptare parlamentare do t'i zgjidhin problemet mes tyre, transmeton RTK.

"Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për formimin e Qeverisë dhe Listës Serbe nuk i interesojnë mandatet ministrore, as funksionet qeveritare, por përmirësimi i jetesës së serbëve të Kosovës, krejt kjo duke u konsultuar me qeverinë e Beogradit", shtoi Goran Rakiq, kryetar i Listë Serbe.

Tutje, në intervistën dhënë mediave serbe, Rakiq shtoi se pret që partitë shqiptare, fiutese në zgjedhjet parlamentare, të kenë mbështetjen e 51 deputetëve për të pasur mbështetjen tonë.

 

The post Rakiq: Lista Serbe ende e pavendosur për kryetarin e Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Shqiptari i parë që rikthehet në “Stadiumin e Dronit”

Posted: 25 Jul 2017 09:27 AM PDT

Afër tre vite pasi një ndeshje futbolli mes Serbisë dhe Shqipërisë u shndërrua në një “arenë luftimi” në stadiumin “Maracana” të Beogradit, një shqiptar rikthehet për herë të parë në atë ambient ku u shfaq një dron me simbole kombëtare shqiptare.

Është Besnik Hasi, trajneri shqiptar nga Gjakova, i cili do të shkelë sonte në mbrëmje në “Stadiumin e Tmerrit”; aty ku tre vite më parë, më 8 tetor të 2014-s, futbollistët e kombëtares shqiptare u sulmuan nga tifozët serbë që kishin pushtuar fushën e blertë.

Hasi, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës greke Olympiacos, do të ballafaqohet me Partizanin e Beogradit në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, raporton Insajderi.

Me të mbërritur në Beograd, të hënën, kur edhe doli para gazetarëve në një konferencë shtypi, Hasi u pyet për një deklaratë të bërë nga vet ai një javë më parë. “Unë vij nga Kosova e Shqipërisë”, kishte deklaruar Hasi për mediet greke. E kur u pyet për këtë deklaratë në Beograd, ai preferoi të përgjigjej si një diplomat.

"Ne kemi ardhur për të folur vetëm për futboll, dhe këto gjëra duhet të zgjidhen nga ata që paguhen për këto gjëra", ka thënë Hasi, duke mos dashur të komentonte deklaratën e tij, pavarësisht insistimit të gazetarëve serbë.

Gjithashtu, gazetarët ishin të interesuar për marrëdhëniet e Hasit me futbollistët serbë të Olympiacosit, dhe Hasi u përgjigj se ai ka një bashkëpunim normal me të gjithë.

"Unë kam një ekip italianësh, grekësh dhe serbësh, ndoshta kjo ndihmon edukimin tim sepse kam kaluar shumë vende dhe kam hasur kultura dhe gjuhë të ndryshme dhe çdo lojtar i mirë është një lojtar i mirë", tha trajneri shqiptar i Olympiacos.

Ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Cercle Brugge dhe kombëtares së Shqipërisë ka thënë se synon të marrë rezultat pozitiv me Olympiacosin në Beograd. /Insajderi.com

 

The post Shqiptari i parë që rikthehet në “Stadiumin e Dronit” appeared first on INSAJDERI.

Samsung cakton datën e lansimit të Note 8

Posted: 25 Jul 2017 09:26 AM PDT

Deri më sot ka qënë datë e përfolur por tashmë është zyrtare nga Samsung. Galaxy Note 8 do të dalë më 23 gusht.

Ai është pasaardhësi i të pafatit Note 7, që Samsung-ut iu desh ta tërhiqte nga tregu pas problemeve me baterinë. Kompania nëpërmjet ftesës së dërguar për eventin ka publikuar dhe datën zyrtare.

"Do bigger things" (Të bëjmë gjëra më të mëdha) është fraza që paralajmëron prezantimin e pajisjes, dhe që aludohet se ka të bëjë me përmasat e smartphone-it të ardhshëm.

Sipas zërave që qarkullojnë Nonte 8 duhet të kenë një ekran prej 6.3 polsh. Ekrani do të jetë i tipit "Infinity, që e kemi parë tek Galaxy S8. Por Note 8 nuk do të jetë smartphone- më i madh i Samsung vetëm nga përmasat. I tillë do të jetë dhe çmimi, që sipas zërave mund të shkojë në 1 mijë euro.

The post Samsung cakton datën e lansimit të Note 8 appeared first on INSAJDERI.

Nesër fillon regjistrimi i deputetëve të Kuvendit

Posted: 25 Jul 2017 09:07 AM PDT

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se që nga nesër fillon regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.

"Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI, do të bëhet më 26, 27 dhe 28 korrik 2017", thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

Regjistrimi i deputetëve bëhet në hollin e Kuvendit, duke filluar në orën 10:00.

Kryesia e Kuvendit sot në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për këto data të regjistrimit.

 

The post Nesër fillon regjistrimi i deputetëve të Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

Pacolli shfajëson vetën për padinë ndaj Kosovës

Posted: 25 Jul 2017 09:06 AM PDT

Behgjet Pacolli mund të futet në Qeverinë e ardhshme të Kosovës nëse vendos të hy në koalicion me PAN ose bashkë me LDK-në e Vetëvendosjen por edhe mund të vendos që të rri në opozitë por në secilin version ai do të jetë i lidhur ngushtë me Qeverinë e Kosovës.

Insajderi dje raportoi se kompania e tij "Mabco Construction" ka paditur Qeverinë e Kosovës në Gjykatën e Abritrazhit e cila ka pranuar ta shqyrtoj historinë e Hotel Grandit.

E Pacolli ka bërë një rezyme të asaj sesi kjo histori ka arritur deri në Arbitrazh por pasi ka sqaruar gjithë procesin në fund e ka bërë një shfajësim.

Ka thënë se kjo padi paraprakisht do t'i bëjë mirë Kosovës.

"Unë besoj fuqishëm që trajtimi I këtij rasti nga Arbitrazhi ndërkombëtar në Uashington I kontribuon Kosovës, ndërtimit dhe funksionalizimit të shtetit ligjor në vend. Instancat gjyqësore në Kosovë duhet ta kuptojnë se duhet të gjykojnë vetëm në bazë të ligjit dhe të së drejtës, pa marrë parasysh kush janë palët dhe të mos ndikohen nga grupet mafioze dhe politike sepse qytetarët e Kosovë pretendojnë se jetojnë në një sistem demokratik ku sundon e drejta dhe ligji i njejtë për të gjithë", ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më pas ka treguar se ai nuk ka vendosur që ta padisë Qeverinë e Kosovës.

Unë, Behgjet Pacolli nuk jam palë në këtë proces, nuk kam kompetencë ekzekutive në MABCO Construction por jam njëri nga aksionarët. Informoj të interesuarit dhe mediat, që në lidhje me gjithçka që ka ndodhur dhe ndodh me këtë rast, mund ti drejtohen avokatit Gazmend Nushi, në Prishtinë", ka shkruar ai.

Sipas tij, "ne jetojmë sipas rregullave civilizuese perëndimore andaj askush (as këta të fortit që abuzuan deri më tash) nuk mund të tallet me djersën e dikujt, dhe as me qytetarët në përgjithësi", andaj edhe ka ardhur padia për Qeverinë e Kosovës./Insajderi.com

The post Pacolli shfajëson vetën për padinë ndaj Kosovës appeared first on INSAJDERI.

“Theksi i Vuçiqit mund të jetë fatal për sovranitetin e Kosovës”

Posted: 25 Jul 2017 08:51 AM PDT

Dëshira e shprehur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “për nisjen e një dialogu të brendshëm serb për Kosovën”, shihet me rezerva nga sociologu Ibrahim Berisha.

Profesori universitar ka thënë sot se kjo deklaratë e Presidentit të Serbisë mund të jetë fatale për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Berisha ka thënë se Serbia e Vuçiqit dëshiron hise në Kosovë, raporton Insajderi.

 

"Teksti i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me theksin 'për të nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovë', mund të jetë ndër më fatalët për tërësinë integrale dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Berisha, përmes një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook.

E për të marrë hisen që Serbia dëshiron në Kosovë, Vuçiq do të përdor Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, shprehet Berisha.

“Vuçiq edhe formalisht do hisen e Serbisë në Kosovë, të cilën e konfirmon se tashmë e ka dhe duhet përfunduar me procedura "demokratike". Ai nuk flet për shtetin e Kosovës, por për një pjesë të Serbisë në Kosovë, i cili sipas konstruktit politiko-administrativ të Beogradit, formalizohet përmes Asociacionit si hap i fundit për copëtimin territorial të Kosovës", ka thënë Berisha në një status në Facebook.

Sipas Berishës, Vuçiq jo rastësisht del me këtë propozim kur kriza e bërjes së qeverisë është e dukshme dhe partia e tij në Parlamentin e Kosovës synon të maksimalizojë përfitimet që i dhurohen nga kultura bajraktare dhe provinciale e liderëve të partive të shqiptarëve. /Insajderi.com

The post “Theksi i Vuçiqit mund të jetë fatal për sovranitetin e Kosovës” appeared first on INSAJDERI.

BE pret nga Turqia “hapa konkretë”

Posted: 25 Jul 2017 08:45 AM PDT

Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe burgosja e gazetarëve në Turqi preokupojnë BE-në. Të martën priten ministrat e Turqisë në Bruksel.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu dhe ministri për Çështjet Evropiane Omer Celik do të priten në Bruksel nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Frederica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së Johannes Hahn.

Një çështje me prioritet pritet të jetë kërkesa e Bashkimit Evropian, që të lirohen nga burgu activistët për të drejtat e njeriut dhe gazetarët si Peter Steudtner dhe korrespodenti i gazetës “Die Welt”, Deniz Yucel. Për BE-në, është e papranueshme që gazetarët dhe aktivistët për të drjetat e njeriut si dhe anëtarët e opozitës në Turqi janë arrestuar pa bazë ligjore.

Prandaj, Hahn kërkoi nga qeveria e Ankarasë të bëjë hapa konkrete para takimit me përfaqësuesit e BE-së. Vetëm me vepra të dukshme Turqia do të mundet t’i përmisojë marrëdhëniet e saj me BE-në. Komisioneri për zegjerim të BE-së për “Passauer Neue Presse” tha: “Kartat janë mbi tavolinë. Turqia duhet të marrë vendime themelore sa u pëket këtyre çështjeve. Vetëm deklaratat nuk janë më të mjaftueshme,” shkruan DW.

Turqia këmbëgul në anëtarësimin e plotë në BE

Një javë më parë, ministri turk Celik deklaroi para anëtarëve të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian: “Qëllimi ynë është anëtarësimi i plotë, nuk jemi të gatshëm të pranojmë asnjë alternativë tjetër”. Stopimi i negociatave nuk është zgjidhje për BE-në – nga frika që mund të përkeqësojnë më tej situatën e kundërshtarëve politikë të presidentit Erdogan, dhe nga frika se Turqia pastaj do të kthehet drejt vendeve  si Rusia apo Irani.

Ndërprerja e ndhimave për anëtarësim në BE të Turqisë, aktualisht nuk mund të shihet si ndonjë opcion për të rritur presionin ndaj tyre. Ndihmat sigurojnë nga viti 2014 deri në 2020, një shumë prej 4.45 milardë euro për Turqinë. Fondet do të shpensohen tani në promovimin e shoqërisë civile dhe sundimin e ligjit, tha Komisioneri Hahn.

Erdogani akuzon Berlinin për spiunazh

Presidenti Erdogan ndërkohë i shtoi kritikat e tij ndaj Gjermanisë, duke akuzuar qeverinë gjermane për spiunazh. Nda grupi i AKP-së në paralmentin e Ankarasë thonë: “Ti(Angela Merkel) nuk i lejon presidentit dhe minstave të Turqisë të mbajnë fjalime në vendin tuaj, e agjentët tuaj grumbullohen këtu në hotele dhe përçajnë vendin tonë.”

Në kryeartikullin e së përditshmes pro-qeveritare “Yeni akit” sulmohet Gjermania mefjalët: Nën kancelaren Angela Merkel Gjermania është më e keq se sa nën regjimin e Adolf Hitlerit, shkruan gazeta turke.(DW)

The post BE pret nga Turqia “hapa konkretë” appeared first on INSAJDERI.

Behgjet Pacolli shpjegon pse e paditi Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

Posted: 25 Jul 2017 08:39 AM PDT

Siç keni mundur ta lexoni në media, rasti i hotelit Grand, do të trajtohet në Arbitrazhin Ndërkombëtar pranë Bankës Botërore në Uashington.

Po, ashtu është. Ky rast udhëhiqet direkt nga qendra e Mabetexit në Lugano, pasi që investimi mbi 5.1 milion euro ka ardhur nga kjo qendër.

Për mua si idealist I një Kosove civilizuese ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë.
Nuk pati rrugëzgjidhje tjetër këtu në Kosovë, përveq se të dërgohet lënda në arbitrazh ndërkombëtar.
Më poshtë do ta kuptoni në detaje se nuk ka pasur rrugë tjetër.

Jam koshient se këto ditë do të dëgjoni spekulime se Behgjet Pacolli ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e Kosovës, dhe se do t`i marrë para shtetit tonë.

E gjithë e kaluara ime dhe e ardhmja e kanë dëshmuar dhe do ta dëshmojnë se unë i kam dhënë, i jap dhe do t`i jap këtij shteti dhe se ky veprim ka vetëm një qëllim: t`i identifikojë të gjithë matrapazët që na kanë varfëruar dhe pamundësuar që të bëhen investime në republikën tonë.

Drejtësinë në këtë rast nuk e meriton vetëm kompania të cilën e kam krijuar unë. E meriton qytetari i Kosovës. Sepse një zëvendëskryeministër I saj ka denoncuar se I është kërkuar haraq. E meriton shteti ynë, sepse nuk mund të lejojmë që askush të sillet në këtë mënyrë ndaj një invesitori. E meriton ekonomia jonë dhe hoteli Grand.

Jam koshient se ka shumë thashetheme dhe mite por e vërteta është kjo dhe do të vërtetohet edhe në Uashington: Në këtë rast një palë është e dëmtuar që ka paguar mjetet ndërsa nga gjykatësit dhe grupet e korruptuara mafioze është e privuar nga e drejta e vet.

Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, situate qëndron kështu:

Paratë për blerjen e hotelit Grand janë paguar nga llogaria e Mabco Construction në Zvicërr dhe nëpërmjet bankës më të madhe zvicerrane UBS janë paguar për blerjen e 40 përqind të aksioneve të këtij objekti. Gjithashtu është dorëzuar projekti I detajizuar për investimet dhe për këto MABCO ofroi garancionet bankare për 39 milion euro investime, investim ky I cili përveqse do ti jepte shkëlqim Prishtinës, do të punësonte gjithashtu punësimin e qindra qytetarëve.

Punët është dashur të fillojnë me përpikmëri sipas kontratës me Spin OFF gjatë vitit 2007.
Por, grupet mafioze në Kosovë të mbështetur edhe nga politika, nëpërmjet mekanizmave që I kishin instaluar vet, bllokuan qdo gjë, nga ana tjetër, duke inkasuar paratë që ishin paguar nga Mabetexi nëpërmjet rrugëve legale bankare.

Këta mekanizma të mbështetur nga politika, ndikuan direkt edhe tek AKM e atëhershme që ajo të hesht dhe të mos lëkundet në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje.

Ndërmarrja e grupit Mabetex-Mabco Construction, në verën e 2007, duke mos pasur asnjë rrugëzgjidhje dhe as akses në ambientet e Grandit, hapi proces gjyqësor në Gjykatën themelore në Prishtinë, ku e mori verdiktin e drejtë të kësaj Gjykatë, që ti kthehet e drejta e pronësisë kësaj kompanie dhe të fillojnë punët.

Por, grupet e lartëpërmendura u ankuan në apel, dhe një gjykatës shumë mirë I njohur me emër dhe mbiemër, në mënyrë të pakuptueshme, duke mos përfillur asgjë, e kthen lëndën në shkallën e parë për rigjykim.

Asnjëherë kjo instancë nuk e rigjykoi këtë qështje. Bile, grupet e përmendura, kishin bërë edhe një delikt tjetër dhe në mënyrë ilegale kishin arritur që pronën ta kthejnë në emrin e tyre në kadastrin e komunës së Prishtinës, në të njëjtën kohë kur duhej të gjykohej kjo lëndë.
Edhe përkundër shumë ankesave dhe insistimeve nëpërmjet rrugëve ligjore, kjo lëndë asnjëherë nuk u rigjykua.

Në vitin 2012, AKP avanson dhe I kërkon MABCO që të pregatisë një plan të ri të investimeve dhe në një afat të caktuar të prezentojë pos tjerash edhe planin e punëve, projektin dhe garancionin bankar mbi 20 milion euro, si parakusht që MABCO-s përfundimisht ti njihet statusi I blerësit legal të aksioneve dhe implementuesit të kontratës.
Në kohë të duhur, Mabco pregatit krejt këtë dokumentacion dhe ia prezenton AKP ashtu siq e kishte kërkuar.

Në këtë kohë rasti mori përmasa aq të mëdha sa dikush(te unë, atëherë në pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, në shtëpinë time) mori guximin që të kërkonte edhe ryshfet prej 3.6 milion euro, që qështja e Grandit të zgjidhej në mënyrë "legjitime" për kompaninë.
Këtë unë e refuzova dhe e denoncova tek organet e EULEX-it. Ky denoncim mori një bujë mediatike dhe duke mos marrë parasysh asgjë që ishte bërë dhe thënë, AKP tërheq aksionet e Grandit në mënyrë arbitrare.
Mabco e Zvicrrës për këtë ka informuar institucionet e Kosovës, nëpërmjet letrave zyrtare, Presidencën, Kryeministrinë, Kryetarin e Kuvendit, dhe Ministrinë e Drejtësisë, pa marrë asnjëherë përgjigje. Kompanisë, përfundimisht I ngeli vetëm drejtimi tek Gjykata Kushtetuese, e cila me një vendim kontravers, I jep të drejtë AKP-së, duke amnistuar të gjitha lëshimet e gjykatave kosovare, dhe duke mohuar të drejtën e qytetarëve mbi pronën.

Të gjitha këto veprime I bënë sepse ishin zotuar që Grandin nuk do tia lejojnë askujt përkundër faktit që paratë u paguan, plani zhvillimor u prezentua dhe ajo gërmadhë që vazhdon të ngelet midis Prishtinës do të shëndërrohej në një impuls zhvillimi për ekonominë.

Pas gjithë këtyre zhvillimeveGjithë, Mabcos I mbeti, që të drejtën e vet ta kërkoi nëpër institucione kredibile ndërkombëtare, në këtë rast në Gjykatën e Arbitrazhit pranë Bankës Botërore në Uashington.
Unë besoj fuqishëm që trajtimi I këtij rasti nga Arbitrazhi ndërkombëtar në Uashington I kontribuon Kosovës, ndërtimit dhe funksionalizimit të shtetit ligjor në vend.

Instancat gjyqësore në Kosovë duhet ta kuptojnë se duhet të gjykojnë vetëm në bazë të ligjit dhe të së drejtës, pa marrë parasysh kush janë palët dhe të mos ndikohen nga grupet mafioze dhe politike sepse qytetarët e Kosovë pretendojnë se jetojnë në një sistem demokratik ku sundon e drejta dhe ligji I njejtë për të gjithë.

Ne jetojmë sipas rregullave civilizuese perendimore andaj askush(as këta të fortit që abuzuan deri më tash) nuk mund të tallet me djersën e dikujt, dhe as me qytetarët në përgjithësi.
Informoj të interesuarit dhe mediat, që në lidhje me gjithqka që ka ndodhur dhe ndodh me këtë rast, mund ti drejtohen avokatit Gazmend Nushi, në Prishtinë.

Unë, Behgjet Pacolli nuk jam palë në këtë proces, nuk kam kompetencë ekzekutive në MABCO Construction por jam njëri nga aksionarët.

The post Behgjet Pacolli shpjegon pse e paditi Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit appeared first on INSAJDERI.

Mustafa uroi Metën me rastin e marrjes së detyrës së presidentit

Posted: 25 Jul 2017 08:38 AM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e betimit dhe marrjes së detyrës së Kreut të Shtetit Shqiptar.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa i ka uruar Presidentit Meta sukses në këtë detyrë të rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

"Duke vlerësuar rolin e Presidentit Meta në pozitat e deritashme si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe pozitat tjera politike e shtetërore, kryeministri Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kontributi i Presidentit Meta për zhvillimet e mëtejme progresive do të jetë esencial", thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, duke iu referuar lidershipit, maturisë dhe konsistencës së dëshmuar deri më tani nga Presidenti Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se ai do të jetë garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri, thuhet tutje në komunikatë.

 

The post Mustafa uroi Metën me rastin e marrjes së detyrës së presidentit appeared first on INSAJDERI.

“Dua titullin kampion” – Mazrekaj rikthehet te Prishtina

Posted: 25 Jul 2017 08:36 AM PDT

Prishtina ka prezantuar sot përforcimin më të ri në merkaton e verës. Mesfushori Mentor Mazrekaj është kthyer të luajë për skuadrën e kryeqytetit të Kosovës pas 4 viteve të kaluara te Partizani në Shqipëri.

28-vjeçari nuk bënte më pjesë në planet e Partizanit të Tiranës duke qenë se pavarësisht cilësive teknike të padiskutueshme, nuk arriti të shndërrohej kurrë në një futbollist që të udhëhiqte skuadrën drejt synimit madhor të titullit kampion.

Problemet me dëmtimet dhe sjellja shpeshherë problematike e penguan shkëlqimin e pritur të Mazrekajt te Partizani.

Gjatë prezantimit të sotëm te Prishtina, skuadra ku ai ka luajtur 104 ndeshje deri në vitin 2013, mesfushori tha se ishte kthyer në shtëpi vetëm për të fituar titullin kampion.

"Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar, me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish", u shpreh Mazrekaj.

The post “Dua titullin kampion” – Mazrekaj rikthehet te Prishtina appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Gjyqtari e ka ndalur dëbimin e irakianëve

Posted: 25 Jul 2017 08:34 AM PDT

Një gjyqtar federal në Miçigen të Shteteve të Bashkuara e ka ndalur për kohë të pacaktuar dëbimin e më se 1,400 shtetasve të Irakut, që ishin paraburgosur gjatë fushatës kundër imigrantëve në gjithë Shtetet e Bashkuara, gjatë muajit të kaluar.

Gjyqtari Mark Goldsmith, dje e ka marrë këtë vendim preliminar, pas kërkesës së Bashkësisë Amerikane të Lirive Civile, për këta irakianë, shumica prej të cilëve ishin të krishterë.

Kjo bashkësi ka pretenduar se imigrantët do të ballafaqoheshin me persekutim në Irak për shkak se ata konsiderohen minoritete etnike dhe religjioze në këtë vend, që është i përfshirë nga konflikti.

Ky urdhër gjyqësor do të lejoj që irakianët të mbesin në Shtetet e Bashkuara, deri në arritjen e një vendimi përfundimtar gjyqësor, njofton rel.

Afro 230 prej këtyre irakianëve po mbahen në paraburgim, ndërsa 1,200 të tjerë janë të lirë.

 

The post SHBA: Gjyqtari e ka ndalur dëbimin e irakianëve appeared first on INSAJDERI.

Schalke largon nga skuadra Avdijajn, tregon arsyet

Posted: 25 Jul 2017 08:32 AM PDT

Lamtumira e Donis Avdijajt nga Shalke bëhet gjithnjë e më e afërt. Klubi i cili i kishte vënë klauzolë largimi prej 49 milionë eurosh kontratës së talentit të sulmit të Kosovës, tani me sa duket është mërzitur nga sjelljet e tij dhe e ka nxjerrë në shitje.

avdijaj tedesko

 Mediat gjermane publikuan sot lajmin se Avdijaj dhe Sidnei Sam ishin lënë jashtë fazës përgatitore nga klubi i Bundesligës.
Pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi në Gjermani, edhe Shalke konfirmoi se tani futbollistët në fjalë duhej të shihnin për një sistemim të ri.

"Me skuadrën nuk kanë udhëtuar Sidnei Sam dhe Donis Avdijaj. Të dy lojtarët duan dhe duhet të eksplorojnë të ardhmen e tyre sportive. Sidomos për 20-vjeçarin Avdijaj është aktualisht e rëndësishme që të sigurojë minutash në ndeshje", shkruhej në njoftimin e klubit.

Avdijaj u kritikua nga drejtuesit e klubit dhe u ndëshkua me mospraninë në një ndeshje miqësore pasi nuk zbatoi orarin që klubi u kishte vendosur të gjithë lojtarëve për t'u paraqitur. /Insajderi.com

The post Schalke largon nga skuadra Avdijajn, tregon arsyet appeared first on INSAJDERI.

Kadare i kundërpërgjigjet Erdoganit për deklaratën “Kosova është Turqi”

Posted: 25 Jul 2017 08:28 AM PDT

Ismail Kadare nuk u kishte besuar syve të tij me të lexuar deklaratën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, kur kishte thënë se “Kosova është Turqi, dhe Turqia është Kosovë”.

Kështu ka deklaruar shkrimtari i njohur shqiptar gjatë një interviste me gazetën gjermane Die Welt, të publikuar sot në mediumin gjerman.

Kadare ka pohuar se e ka parë deklaratën e Erdoganit, por e ka komentuar shkurt atë, duke thënë se nuk i kishte besuar syve të tij kur e kishte lexuar.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një vizitë që i bëri Kosovës në vitin 2013, deklaroi se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”.

WELT: Duke folur: Pak vite më parë, Presidenti turk Erdogan e quajti Kosovën si “Turqi”?

Kadare: Kjo deklaratë është e njohur për mua. Unë vetëm mund të them se nuk iu besova syve kur e lexova këtë [deklaratë v.j]. /Insajderi.com

The post Kadare i kundërpërgjigjet Erdoganit për deklaratën “Kosova është Turqi” appeared first on INSAJDERI.

PAN synon të votohet edhe qeveria në ditën e konstituimit e Kuvendit

Posted: 25 Jul 2017 08:00 AM PDT

Koalicioni PDK-AAK-Nisma, po synon që më 3 gusht pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, në të njëjtën ditë ta votojë edhe Qeverinë e re, me Ramush Haradinaj të nominuar për kryeministër.

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i saj, Muharrem Nitaj ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që në ditën kur të bëhet konstituimi i Kuvendit të votohet edhe kabineti qeveritar.

"Ende nuk e dimë saktë, por po i shohim mundësitë që edhe Qeveria të votohet në të njëjtën ditë", ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 3 gusht dhe do të nis nga ora 10:00. Vendimi për mbajtjen e kësaj seance e ka marr të hënën presidenti Thaçi.

Kryesia Kuvendit e legjislaturës së kaluar sot ka mbajtur mbledhje ku janë bërë përgatitjet për seancën konstituive të 3 gushtit.

Në këtë mbledhje është bërë edhe ndarja e ulëseve për grupet parlamentare. Koalicioni PAN si grupi më i madh parlamentar do të ulët në mes të Kuvendit. Ndërsa Vetëvendosje do të ulët në anën e djathtë të kryetarit, aty ku ka qenë e ulur LDK, ndërsa, koalicioni LAA do të ulët në anën e majtë të kryetarit të Kuvendit, ku në legjislaturën e fundit ishte Vetëvendosje.

The post PAN synon të votohet edhe qeveria në ditën e konstituimit e Kuvendit appeared first on INSAJDERI.

“Vuçiq mendon se duhet ta ndajë me Thaçin çmimin Nobel për Paqe”

Posted: 25 Jul 2017 07:56 AM PDT

Lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojsllav Sheshel ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të jetë duke menduar për të fituar çmimin Nobel për Paqe, dhe ta ndajë atë me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçin.

“Nëse Vuçiqi është duke menduar se duhet të ndajë çmimin Nobel për Paqe me (Hashim) Thaçin, ai duhet të marrë në konsideratë se për këtë mendon populli serb”, ka thënë Sheshel për agjencinë e lajmeve Beta.

“Unë mendoj se i ka ardhur fundi dialogut me Kosovën. Për çfarë duhet të ketë dialog tash e tutje”, tha Sheshel.

Ai shtoi se Beogradi duhet të largohet nga negociatat me Kosovën, të sponsorizuara nga BE-ja, pasi siç deklaroi ai “ky dialog po shkon në favor të shqiptarëve”. /Insajderi.com

 

The post “Vuçiq mendon se duhet ta ndajë me Thaçin çmimin Nobel për Paqe” appeared first on INSAJDERI.

Selimi beson se dështimi i aksionit në veri ishte plan i Thaçit

Posted: 25 Jul 2017 07:50 AM PDT

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kujtuar se sot bëhen 6 vjet nga veprimi policor i qeverisë së atëhershme të Kosovës në veri të vendit.

Në një prononcim në profilin e tij në Facebook, Selimi ka thënë se nga kreu i qeverisë së atëhershme u proklamua si aksion i suksesshëm në shtrirjen e sovranitetit të vendit në komunat veriore të vendit të cilat, siç ka thënë, sikurse edhe sot, ishin jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës.

"Siç u pa atëherë dhe siç edhe e pranuan ministri i atëhershëm i brendshëm dhe kryeministri i atëhershëm, aksioni ishte i pamenduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme për realizimin e një veprimi policor. Ky veprim politiko-avanturesk doli të ishte fatal për jetën e një oficeri policie dhe për sovranitetin e integritetin territorial në pjesën veriore të vendit. Atë ditë, një aventurë politike e kryeministrit të atëhershëm i kushtoi me jetë oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi dhe Kosovës i kushtoi me ndarje edhe më të theksuar se sa që ishte", ka thënë Selimi.

Prandaj, sipas Selimit, sot 6 vjet më vonë, në dritën e veprimeve që ndodhën që nga ngritja e barikadave në 2011-ën e deri te konspiracionet me murin te ura e Ibrit dhe me "trenin rus", po rezulton se krejt kjo çfarë ndodhi atje ishte i planifikuar dështimi i policisë dhe i shtetit të Kosovës.

"Pra, që nga 25 korriku e deri te 'treni rus' u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli që vetë dështimi ishte plani Kryeministrit të atëhershëm dhe i të ashtuquajturit presidenti aktual i Kosovës. Atje u planifikua të dështojë shteti i Kosovës për të mos dështuar planet e Serbisë në Kosovë, duke i hapur rrugë kështu një raundi të ri të negociatave në Bruksel nga të cilat përfitoi Serbia në secilën marrëveshje", ka thënë Selimi.

"Por, njëkohësisht, në këtë datë, e kujtojmë me respekt dhe e çmojmë shkrificën e secilit polic të Kosovës që u treguan të gatshëm t'i dalin në mbrojtje të vendit, Kushtetutës dhe ligjit. Veçanërisht kujtojmë Enver Zymberin – dëshmorin e Kosovës, për të cilin kërkojmë që kryerësit të aktit terrorist kundër Policisë së Kosovës të dalin para drejtësisë dhe po ashtu të ngarkohen me përgjegjësi ata që e futen policinë e Kosovës në kurthat e politikës konspirative në dëm të sovranitetit dhe të interesave strategjike të Kosovës", ka thënë tutje ai.

The post Selimi beson se dështimi i aksionit në veri ishte plan i Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Historia që nxitë urrejtje – Dy anët e historisë së përbashkët serbo-shqiptare

Posted: 25 Jul 2017 07:36 AM PDT

Ndër tekstet e shumta shkollore me gabime, librat e historisë, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, janë libra me gabime e probleme të shumta të cilat nxisin paragjykime në mes të rinjve serbë e shqiptarë të Kosovës, duke i lënë këta edhe me informata të mangëta.

Pavarësisht se Kosova është një shoqëri multietnike, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, ku mësohet shqip, kanë mungesë të informatave për komunitetin jo-shumicë në Kosovë e sidomos për pjesëmarrjen e tyre në luftën e fundit.

Përveç kësaj, ata janë edhe të keqinformuar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Mësojnë vetëm për shqiptarët si viktima lufte, dhe atë me numra të ekzagjeruar, duke i lënë kështu anash viktimat tjera si serbë, romë, boshnjakë e malazezë.

“Vetëm gjatë muajve të bombardimit të NATO-s ushtria serbe vrau mbi 15.000 shqiptarë në mesin e të cilëve kishte edhe shumë fëmijë, gra e pleq, ata hapën mbi 500 varreza masive".

Ky është vetëm njëri nga paragrafët e librit të historisë në shkollat e mesme të Kosovës, i cili është vlerësuar si paragraf me informata jo të sakta mbi numrin e të vrarëve gjatë bombardimeve të NATO-s.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, numri i saktë i viktimave është 13 mijë e 535 persona. Prej tyre shqiptarë janë 10 mijë e 812, serbë 2 mijë e 197, kurse romë, boshnjakë, malazezë dhe shqiptarë të tjerë përbëjnë 526 viktima, transmeton Insajderi.

Ramadan Sokoli, nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), ka thënë se "të rinjtë e Kosovës kanë shumë pak informacione për saktësinë e ngjarjeve që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë".

"Këto pohime nuk kanë asnjë fusnotë për të treguar se nga ku është marrë, apo ku është hulumtuar. Ky numër i viktimave përmendet në librin e klasës 10 dhe 11 në gjimnaz të përgjithshëm dhe shkencave shoqërore", ka shtuar Sokoli.

Ai përveç tjerash thotë se autorët e librave japin vetëm shifra të rrumbullakuara të viktimave, ndërsa serbët përmenden vetëm si agresorë.

E njëjta ndodh edhe me tekstet shkollore  ku nxënësit serb nga Kosova mësojnë , e të cilat nuk mbikëqyren nga MAShT, por zhvillohen në kuadër të planprogrameve dhe kurrikulave të Serbisë.

Në tekstet në të cilat mësojnë të rinjtë serbë të Kosovës kur përshkruhet lufta e fundit në Kosovë, e përshkruajnë Kosovën si djep të Serbisë, siç tregon Shkëlzen Gashi në librin e tij "Kosova 1912 – 2000 në tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Sërbisë".

"Depërtimi i ushtrisë serbe në Kosovë te tekstet e Serbisë përshkruhet si çlirim i djepit të shtetësisë së Sërbisë, kurse depërtimi i Sërbisë në Detin Adriatik arsyetohet si '…plotësim i njërit prej qëllimeve të luftës'", shkruan ai.

Ndërsa kur vjen te krimet e luftës, siç shpjegon Gashi, serbët në literaturë i ikin kësaj çështjeje.

Përderisa edhe Dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, në një debat të mbajtur më 4 korrik me temë "Historia në tekstet shkollore", organizuar nga YIHR KS , pohoi se në literaturën serbe shqiptarët paraqiten si terroristë dhe atyre u mohohet identiteti kombëtar.

Krejt kjo ka bërë që të rinjtë kosovarë dhe serbë të cilët jetojnë në Kosovë të kenë paragjykime për njëri tjetrin.

Për studenten Jovana Stojanoviq nga Mitrovica e Veriut, librat në të cilat ajo mëson nuk tregojnë mjaftueshëm për komunitetet e tjera.

"Që nga koha kur kam përfunduar shkollën vitin e kaluar, them se në librat serbë ka shumë pak për shqiptarët, apo kosovarët apo ngjashëm. Librat nuk tregojnë fare për konfliktet, sidomos ata të cilët janë për shkollë, për aq sa di unë", ka thënë Stojanoviq për Insajderin.

Ajo ka thënë se "ekzistojnë libra të cilat nuk janë të detyrueshme në shkolla, të cilat fëmijët dhe të rriturit mund ti arrijnë me lehtësi dhe të cilat ngritin paragjykime dhe stereotipe".

E fajin kryesor për paragjykime dhe frika të mundshme ndaj kosovarëve ajo ia len mediave, televizioneve dhe gjysmë të vërtetave.

Për Blerina Fejzullahun, maturante e gjimnazit "Ahmet Gashi" , paragjykimet vijnë si pasojë e mos-dijenisë për sjelljet e tyre dhe personalitetin e bashkëmoshatarëve serbë pasi që nuk kanë kontakte me ta.

"Nuk kemi kontakte me ta por në bazë të ngjarjeve të cilat tregohen i cilësojmë si njerëz agresorë dhe terroristë dhe mendoj se kjo nuk është e drejtë pasi që në bazë të këtyre historive shkaktohet armiqësi edhe mes gjeneratave te reja pa nevojë", është shprehur Fejzullahu për Insajderin.

Ndërsa Arbnora Zeneli, poashtu maturante, shprehet se tekstet duhet të jenë objektive "të shkruhen nga një këndvështrim më i përgjithshëm dhe duke mos favorizuar asnjërin nga shtetet".

Mirëpo për Millosh Goluboviq, nga komuniteti serb lufta e fundit në Kosovë ka ndikuar në mënyrë negative tek të rinjtë.

"Fatkeqësisht konflikti që ndodhi në vitin 1999 shihet në mënyrë të kundërt nga të dyja palët, por mendoj se të rinjtë ende e kanë atë dëshirë dhe tentojnë që përmes bashkëbisedimit të gjejnë tema të përbashkëta me të cilat ata do të mund të vazhdonin më tutje", është shprehur ai.

Sa i përket kësaj çështje, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk ka diskutuar.

Në një përgjigje për Insajderin, Faton Fetahu, përfaqësuesi nga MAShT, ka thënë se MAShT "do të angazhohet të pasqyrojnë fakte të vërteta historike nga njëra anë dhe gjuhë të tolerancës dhe mirëkuptimit ndëretnik në anën tjetër".

Ndër tjerash MAShT ia ka hedhur fajin ekspertëve të pavarur të fushës dhe Institucioneve hulumtuese për mos bërjen e ndryshimeve në tekste shkollore të historisë.

Mirëpo për historianen, Mrika Limani nga Instituti i Historisë së Kosovës, tekstet shkollore të historisë janë produkt i politikave shtetërore dhe duhet të trajtohen si të tilla.

"Tekstet janë produkt i kurrikulës së MASHT-it, ata kanë një qëllim të mirëmbajtjes së konceptit të shtetit, në tekste flitet zëshëm për lartësim të komunitetit tonë por anashkalohen komunitetet tjera", është shprehur Limani.

Por, si një lloj shfajësimi, Limani thotë se për shkak se ka kaluar një kohë aq e shkurtër nga përfundimi i luftës së fundit bëhet minimizimi i objektivitetit, dhe kjo mundet të ndodhë.

Problemet dhe mangësitë në tekstet shkollore, por edhe në mënyrën se si ato transmetohen nga mësuesit në Kosovë, i ka shtjelluar edhe gazetarja, sociologia dhe ish-këshilluese e OKB-së, Anna Di Lellio.

Ajo për këto ka përgatitur një raport, të publikuar më herët këtë vit, në të cilin tregon se mësuesit serbë dhe shqiptarë janë "kujdestarë" të rrëfimeve të tyre kombëtare.

"Çdo mësues është i ndikuar nga qëndrimet e tij/saj politike dhe ideologjike, përderisa prapavija e mësuesve përcakton qasjen e tyre të të dhënit mësim dhe bashkëveprimin me historinë", shkruan në raport.

Përveç kësaj, Di Lellio ka shkruar se mësuesit edhe konformohen ndaj kurrikulave dhe programeve administrative nga shteti, por kjo përderisa këto nuk janë në kundërshtim me besimet e thella e personale të këtyre mësuesve.

Të gjeturat në këtë raport kanë rënë në përfundim që ajo që u nevojitet mësuesve të historisë në Kosovë është shkollim i nivelit më të lartë.

"Hulumtuesve shqiptarë dhe serbë u nevojiten fonde për të studiuar jashtë vendit, të bëjnë hulumtime arkivore në regjion dhe më gjerë dhe të iu adresohen aspekteve fundamentale", shkruan në raport.

Tekstet shkollore përgjithësisht përmbajnë pasaktësi e gabime të cilat bëjnë nxitjen e paragjykimeve sidomos ndërmjet moshatarëve kosovarë e serbë që jetojnë afër njëri-tjetrit në Kosovë.

MAShT nuk mbanë përgjegjësi, edhe pse raporte e libra kanë qarkulluar duke e trajtuar këtë problem, duke theksuar nevojën e ndërrimit të librave dhe edukimin e profesorëve, për mësimdhënie më cilësore.

Përderisa ekzistojnë këto libra dhe mënyra të gabuara të dhënies së informatës tek të rinjtë, ata do të vazhdojnë të paragjykojnë dhe të kenë frikë nga njëri tjetri.

Ky artikull është mundësuar me përkrahjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Përmbajtja është përgjegjësi e Nismës së Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) dhe nuk pasqyron pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Artikulli është pjesë e projektit "Pjesëmarrja e të rinjve në edukimgjithëpërfshirës" që implementohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim -ATRC.

The post Historia që nxitë urrejtje – Dy anët e historisë së përbashkët serbo-shqiptare appeared first on INSAJDERI.

Shukri Xhelili akuzohet për fshehje të pasurisë

Posted: 25 Jul 2017 07:34 AM PDT

Shukri Xhelili "rikthehet" në dyert e gjykatave. Këtë herë është Prokuroria e Dibrës e cila e ka kallëzuar ish-kryebashkiakun e Peshkopisë.

Shukri Xhelili akuzohet për fshehje të pasurisë, mosdeklarim dhe deklarim të rremë të interesave private.

Hetimi i Prokurorisë së Dibrës nisi pas kallëzimit të bërë nga Inspektoriati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ku në raportin për ish-zyrtarin vendor thotë se nuk justifikon të ardhurat për blerjen e një apartamenti në qytetin e Durrësit me vlerë 34 mijë euro.

Apartamenti është në pronësi të djalit të ish-kryebashkiakut.

Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut të Peshkopisë në maj të 2016, pas kërkesës për favore seksuale në këmbim të vendit të punës ndaj një vajze.

The post Shukri Xhelili akuzohet për fshehje të pasurisë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more