Skip to main content

INSAJDERI: “Kosovarët nuk janë më kriminelët e Zvicrës” plus 19 more

INSAJDERI: “Kosovarët nuk janë më kriminelët e Zvicrës” plus 19 more


Kosovarët nuk janë më kriminelët e Zvicrës

Posted: 29 Jul 2017 09:54 AM PDT

Perceptimi se të huajt janë më shumë të prirë për delikte se vendësit, i mbështetur në paragjykime ose jo, vazhdon të jetë i gjallë. Por cilët të huaj janë "më kriminelë" se të tjerët dhe si pasqyrohet kjo nga statistika zyrtare?

Zyra Federale për Statistikë, vitin e kaluar ka publikuar për herë të parë një studim në të cilin paraqitet numri i dënimeve të shqiptuara penale sipas përkatësisë shtetërore të të dënuarve. Në serinë e tij verore për të huajt dhe Zvicrën, gazeta Blick ka prezantuar disa nga shifrat dhe ka bërë krahasime.

Ajo që është evidente, në raport me numrin e tyre në Zvicër, të huajt paraqiten rreth dy fish më shpesh në listat e të dënuarve nga gjyqet e këtushme. Por, ka mënyra interpretimi që tregojnë se një pohim sipas të cilit të huajt janë më kriminelë se vendësit është, thjesht, një  paragjykim, shkruan albinfo.ch.

Kjo shpjegohet veç tjerash me faktin se të huajt në Zvicër janë të përfaqësuar me numër mbiproporcional të meshkujve dhe të të rinjve. E këto dy kategori njihen si më aktivet në fushë të kriminalitetit kudo.

Por, pasi të përjashtohen zviceranët, lista e të huajve të dënuar është shumë interesante dhe ofron disa befasi. Kështu, perceptimi se janë shqiptarët (nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria etj.) ata që i vendosin kulmin krimit në Zvicër del paragjykues. Ata nuk janë as në mesin e komuniteteve me shkallë më të lartë krimi (sipas numrit të dënimeve në përpjesëtim me popullatën).

Të parët në këtë listë, me 34.4 promilë brenda popullatës përkatëse janë të huajt nga Afrika e Jugut dhe ajo e Perëndimit. Në vendin e dytë janë ata nga Afrika Perëndimore me 30.9 promilë ndërsa në të tretin afrikanët e Veriut me 21.7 promilë. Të huajt nga Republika Dominikane janë të përfaqësuar me 22.5 promilë ndërsa ata nga Lindja e Afërme, me 12.2 promilë.

Edhe turqit me 12 promilë janë më lart në këtë listë se shqiptarët, të cilët për ndonjë arsye të pasqaruar këtu, janë futur në një kategori të përbashkët me ish Jugosllavinë (Ish Jugosllavia dhe Shqipëria), shkruan albinfo.ch.

Por, në shifra absolute, shtetasit e këtyre vendeve janë më të pranishëm se të tjerët në listat e të düenuarve për shkakun e thjeshtë se numri i përgjithshëm i tyre në Zvicër është më i lartë se i të huajve të tjerë. Kështu, statistika në fjalë na e jep shifrën prej 2180 "ish jugosllavëve" të dënuar, që është dukshëm më shumë se te të gjitha komunitetet tjera.

Sidoqoftë, me 9.4 promilë ata janë ende dukshëm më të përfaqësuar se zviceranët (2.7 promilë) dhe se gjermanët, të cilët me 2.6 promilë  janë madje "më pak kriminelë" edhe se vetë zviceranët.

Zyra Federale e Statistikave ka theksuar se nuk është përkatësia shtetërore ajo që përcakton që dikush të bëhet kriminel por shtresa sociale dhe shkalla arsimore. Por, problemi në këtë mes është se këta faktorë nuk janë përpunuar në këtë statistikë.

The post Kosovarët nuk janë më kriminelët e Zvicrës appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj i sigurt se ky kandidati i AAK-së do t’i fitojë zgjedhjet lokale në Gjakovë

Posted: 29 Jul 2017 09:46 AM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është i bindur se partia e tij do të triumfojë në Gjakovë më 22 tetor, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tërë vendin.

Haradinaj e ka quajtur Gjakovën qytetin më të diskriminuar, duke besuar se me Ardian Gjinin ky qytet do të ketë shpresë.

"Vetëm edhe tre muaj na ndajnë nga fitorja e Gjakovës dhe Ardianit. Po i vjen dita edhe qytetit më të diskriminuar që të shoh shpresë", ka shkruar Haradinaj.

Kandidat i AAK-së për kryetar të Gjakovës është Ardian Gjini.

The post Haradinaj i sigurt se ky kandidati i AAK-së do t'i fitojë zgjedhjet lokale në Gjakovë appeared first on INSAJDERI.

“Mustafa e Meta janë ardhacakë, jo pinjollë”

Posted: 29 Jul 2017 09:28 AM PDT

Disa përfaqësues të familjeve të vjetra të Prishtinës  nuk e kanë pritur mirë faktin se nismëtarë të forumit të pinjollëve të kryeqytetit janë ish-deputetët e LDK-së që nuk arritën të futën përsëri në Kuvend, Bardhyl Meta e Muhamet Mustafa.

Enver Rakovica, banuesit ndër të parët në Prishtinë, për këta dy u tha se janë ardhacakë, e jo vendas të vjetër, njofton Klan Kosova.

"Nuk e di a duan me formua shoqatën në Rimanisht apo në shtime apo në Lipjan,  shoqata e Prishtinalive nuk mund të formohet në Prishtinë, shoqata nuk mund të formohet në shtëpi".

"Prishtinasit mund të formojnë shoqata edhe Muhamet Mustafa edhe kush ka deshtë tjetër me formua,  mund ta formojnë në qytetet e veta të lindjes që kanë ardhur në Prishtinë dhe që janë kthyer në vendlindje".

"Mu po më doket që janë pinjollë mund me qenë pionier vetëm ata që kanë lind këtu, nuk e di se a kanë qenë edhe ata apo jo. Ata nuk dihet mas pari a kanë lind në Prishtinë apo jo sepse me qenë pionier i Prishtinës duhet me qenë i lindur, duhet me qenë baba dhe nënën por edhe babagjyshin dhe gjyshen", ka thënë ai.

The post "Mustafa e Meta janë ardhacakë, jo pinjollë" appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Brendshme ka një njoftim për qytetarët

Posted: 29 Jul 2017 09:24 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë me dokumente udhëtimi apo letërnjoftime të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, sepse janë jovalide dhe do të merren, ndërkaq qytetarëve nuk u lejohet vazhdimi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur.

Në kumtesë theksojnë se gjatë sezonit veror turistik është shpeshtuar dukuria në vendkalimet kufitare në Evropë që qytetarë tanë të shfrytëzojnë dokumente udhëtimi të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, ndërkaq pasiqë i gjejnë, tentojnë të udhëtojnë me të njëjtat, pa e paraqitur më pas gjetjen në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshaur dokumentet.

"Duke pasur parasysh faktin se të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe ato personale të cilat janë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, paraqesin dokumente jovalide dhe të njejtat futen në bazat e INTERPOL-it, me ç'rast përdorimi i këtyre dokumenteve para organeve kompetente policore çdokund në botë, të njëjtat do të merren dhe qytetarëve nuk u lejohet vazhdiomi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur", sqarojnë nga MPB.

Shtojnë se me qëllim të evitimit të shpenzimeve plotësuese financiare për qytetarët për nxjerrje të dokumentit të udhëtimit në ambasadat e R. të Maqedonisë, aranzhmaneve të dështuara turistike dhe të ngjashme, bëjnë thirrje që qytetarët, të cilët paraprakisht i kanë paraqitur dokumentet e tyre të udhëtimit apo letërnjoftimet si të humbura apo të vjedhura, në rast të gjetjes së tyre detyrimisht ta paraqesin të njejtin në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshuar dokumentet, shkruan TV21./21Media

The post Ministria e Brendshme ka një njoftim për qytetarët appeared first on INSAJDERI.

Mustafa kërkon investime në zhvillimin ekonomik përmes kulturave tradicionale

Posted: 29 Jul 2017 09:18 AM PDT

Kryeministri, Isa Mustafa, mori pjesë sot në aktivitetin vjetor tradicional "Të Qethat 2017", organizuar nga Komuna e Istogut, e mbajtur në Shushan në bjeshkët e Studenicës.

Mustafa është shprehur se ndjehet i kënaqur me ruajtjen e traditës në këtë anë.

"Kisha një kënaqësi të veçantë që të jem me kryetarin e komunës së Istogut, z. Rugova, të jem me qytetarët e kësaj komune, por edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vende perëndimore që dhe sot kanë një arsye të veçantë që të jenë këtu në këtë manifestim shumë cilësor dhe shumë të veçantë jo vetëm për Istogun por edhe Kosovën, që flet se ne kemi resurse që mahnitin jo vetëm Kosovën por tërë Evropën, sepse këto resurse nuk i gjen as në Zvicër, as në Austri, i gjen këtu në bjeshkët e Istogut, në bjeshkët e Kosovës, të cilat ne duhet t'i kultivojmë", tha kryeministri.

Mustafa ka thënë se ne duhet të vetëdijesohemi që investimet tona t'i diversifikojmë dhe se duhet të investojmë më shumë në turizmin fshatar.

"Unë i shpreh përkrahjen e plotë kryetarit të komunës dhe qytetarëve të Istogut që kjo të vazhdoj. Qeveria do të bëjë ndryshime në programin e saj, që nesër mos të ndërtojmë vetëm rrugë por të ndërtojmë turizëm, të ndërtojmë zhvillim ekonomik, të ndërtojmë kultivim të traditave tona që kapërcejnë çdo gjë, do të thotë na kapërcejnë edhe neve që nuk i njohim mirë këto tradita sa ato meritojnë që t'i njohim dhe t'i kultivojmë", tha kryeministri.

Ndërsa kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova, ka thënë se, "Esenca është ruajtja e një tradite të këtyre viseve, të këtyre trojeve tona, të këtyre bjeshkëve tona, kultivimit të këtyre kulturave. Të qethurat kanë qenë gjithmonë  traditë dhe Komuna e Istogut e ka organizuar çdo vjet, me qëllimin që të gjithë ne të bëhemi bashkë këtu, edhe ta festojmë dhe ta promovojmë traditën tonë, por edhe me mundësitë tona për një zhvillim të mëtutjeshëm të formave të ndryshme, edhe të turizmit, bujqësisë, agroturizmit, duke shfrytëzuar këto resurse që i kemi, potencialet në përkrahje të këtyre fermerëve që nuk janë të vogla në Komunën e Istogut" tha Rugova.

The post Mustafa kërkon investime në zhvillimin ekonomik përmes kulturave tradicionale appeared first on INSAJDERI.

Edi Rama e Armand Duka kontaktojnë autoritetet kroate për çështjen e Ballistit

Posted: 29 Jul 2017 09:10 AM PDT

Federata shqiptare e Futbollit përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se për çështjen e Ismail Morinës – Ballistit, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë kontaktuar autoritet e mbrëmshme.

Një gjykatë e Kroacisë dje ka marrë vendim që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi, për shkak të dronit që e kishte lëshuar gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri më 14 tetor 2014, transmeton Koha.net.

FSHF-ja thotë se janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë.

"FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti, Armand Duka ka pasur një komunikim intensiv me kryeministrin e vendit, Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me presidentin e FSHF-së kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim janë parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një çështje të tillë", thuhet në faqen zyrtare të FSHF-së.

The post Edi Rama e Armand Duka kontaktojnë autoritetet kroate për çështjen e Ballistit appeared first on INSAJDERI.

Në Prishtinë organizohet protestë për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit

Posted: 29 Jul 2017 09:01 AM PDT

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka ftuar të gjithë shqiptarët për sot në ora 19 të protestohet për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit.

Sipas këtij njoftimi ftohen të gjithë qytetarët pa dallime, pa ngjyrime, pa asnjë ndarje por të gjithë të i bashkohen Protestë për Ismail Morinen

"Të mos lejojmë ekstradimin e Ballistit tek autoriteteve serbe. Ai ka nevojë për mbështetjen e çdo Shqiptari. EJA EDHE TI. Ballistin, më datën 29.07.2017 nga ora 19:00 tek Ambasada Kroate në Prishtinë", thuhet në njoftim.

The post Në Prishtinë organizohet protestë për lirimin e Ismail Morinës- Ballistit appeared first on INSAJDERI.

Bashkohen aktorët e “Titanic”

Posted: 29 Jul 2017 08:57 AM PDT

Filmi i tyre 'Titanic' mund të ketë përfunduar me një tragjedi.

Por aktorët Leonardo DiCaprio, Kate Ëinslet dhe Billy Zane ishin të gjithë të buzëqeshur pasi u bashkuan të martën në një natë gala për Fondacionin Mjedisor të Leonardos në Sant Tropez, 20 vite pas publikimit të filmit.

Aktori 51 vjeçar, Zane ka postuar një foto në Instagram me një shkrim ironik: "Grupi është i gjithi këtu. Tani ne do të shpëtojmë ajsbergët".

Tre aktorët, pavarësisht se ka kaluar shumë kohë dhe vitet kanë ikur, ruajnë shoqërinë midis tyre si edhe duken të mrekullueshëm në krah të njëri-tjetrit. / KultPlus.com

The post Bashkohen aktorët e "Titanic" appeared first on INSAJDERI.

Gjuka paralajmëron dëme të mëdha në buxhet, nëse nuk bëhet shpronësimi i banorëve  

Posted: 29 Jul 2017 08:48 AM PDT

Ndonëse Kosova llogaritet e pesta në botë për kah rezervat e thëngjillit, vendi ka hyrë në krizë energjetike për mungesë të rezervave të qymyrit që kanë shkaktuar vonesat në shpronësimin e pronave në Shipitullë e Hade.

Drejtori i Korporatës Energjetike, Arben Gjuka i ka thënë Radio Kosovës se plani emergjent parasheh të shkohet në reduktim të prodhimit të energjisë.

Korporata Elektro-energjetike pritet domosdoshmërisht të reduktojë prodhimin e energjisë elektrike dhe t'i drejtohet importit, pasi KEK-u  po përballet me shpenzimin e rezervave të thëngjillit.

Qeveria në detyrë ka miratuar javën e kaluar vendimin për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim të pronave që preken nga zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit në Hade e Shipitullë të Obiliq.

Drejtori i Korporatës Elktro-energjetike, Arben Gjuka i ka thënë Radio Kosovës se nëse kjo nuk bëhet më shpejt dëmet  në  buxhet do të jenë tejet të mëdha .

E tërë situata sipas Gjukës pret një vlerësim të Agjencisë së Emergjencave për evakuim në 8 shtëpi të pabanuara të ndërtuara pa leje por me qëllim të përfitimit në shpronësim.

Ministria e Mjedisit dhe Komuna e Obiliqit  kanë dështuar të frenojnë ndërtimet e reja pa leje në këtë pjesë. Rrjedhimisht shpronësimi që  parashihej të kushtonte 5 milionë euro, tani  kostoja e tij kap shifrën e 15 deri 20 milionë euro.

Gjuka thotë se mjetet e shpronësimit janë deponuar në Bankën Qendrore.

" Me 19 qershor KEK-u ka deponuar në llogarinë e Bankës  Qendror në Mirëbesim një shumë prej 20 milionë eurosh", i ka thënë Gjuka, Radio Kosovës.

Sipas një draft-strategjie të Qeverisë së Kosovës vendi ka rreth 12.5 miliardë tonë rezerva thëngjilli , e një raport i Bankës  Botërore  i vitit 2005 thotë se këto rezerva kapin shifrën e 15 miliardë tonë.

The post Gjuka paralajmëron dëme të mëdha në buxhet, nëse nuk bëhet shpronësimi i banorëve   appeared first on INSAJDERI.

Humb jetën në aksident një person nga Gjilani

Posted: 29 Jul 2017 08:39 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Një 30-vjeçar nga Gjilani, i cili udhëtonte me motor ka vdekur pasi është përplasur me mburojat e rrugës. Sipas policisë motori me targa të Kosovës afër tunelit të Kalimashit është përplasur me trafik ndarësen, mbase nga shpejtësia shumë e madhe.

Nga goditja e fortë, motori ka marrë flakë, ndërsa kanë ndërhyrë zjarrfikësit e tunelit. Policia e dërgoi 30-vjeçarin e plagosur në spital, ku ndërroi jetë

The post Humb jetën në aksident një person nga Gjilani appeared first on INSAJDERI.

Rriten kontrollet në plazhe

Posted: 29 Jul 2017 08:29 AM PDT

Strukturat e rendit dhe sigurisë në Vlorë kanë ndërmarrë masa në të gjithë qarkun për të garantuar sigurinë e pushuesve në plazhe.

Konkretisht, seksione të ndryshme të policisë kanë kryer kontrolle për parandalimin e përdorimit të mjeteve lundruese pranë pushuesve dhe përdorimin e tyre për trafik narkotikësh.

Blutë e Vlorës kanë bërë kështu ndalimin e dy mjeteve lundruese që qarkullonin në hapësira ujore të palejueshme dhe pa lejen e policisë kufitare.

Edhe në Sarandë kontrolle janë kryer në plazhet e Borshit e Lukovës për zbatimin nga subjektet private të vendimit të Këshillit të Ministrave, për qëndrimin e mjeteve ujore 300 metra larg bregut.

Gjithashtu, kontrolle janë bërë edhe në kufirin e gjelbër, për parandalimin e trafiqeve të paligjshme që mund të kryen nga fluksi i madh i lëvizjeve.

Autoritetet lokale njoftojnë se deri në pasditen e vonë të së shtunës nuk është verifikuar asnjë incident.

The post Rriten kontrollet në plazhe appeared first on INSAJDERI.

Osmani e bindur në koalicionin LDK-VV

Posted: 29 Jul 2017 08:24 AM PDT

Përderisa për kryetarin e Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK thonë se mund të tregojnë fleksibilitet nëse nuk kandidon Veseli, ato e përjashtojnë mundësinë që ta përkrahin cilindo kandidat të këtij koalicioni për kryeministër.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se Qeverinë duhet ta formojnë Vetëvendosja dhe LDK-ja, pasi që koalicioni PAN, sipas saj, të dështojë në përpjekjen e parë.

"Ka vullnet të mirë tek të dyja palët që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke supozuar që koalicioni PAN do të dështojë t'i ketë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe ne besojmë që ata do të dështojnë dhe së dyti, kemi edhe një mision që na bashkon, pra që PDK-në ta lëmë në opozitë", ka thënë Osmani për rel.

The post Osmani e bindur në koalicionin LDK-VV appeared first on INSAJDERI.

Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Neymarit

Posted: 29 Jul 2017 08:17 AM PDT

Gazeta spanjolle "Marca" shkruan se Barcelona po mendon të blejë sulmuesin e Atletico Madrid-it, Antoine Griezmann, nëse Neymar do të zgjedhë për të shkuar te Paris Saint-Germain.

Hierarkia e klubit katalanas ka hartuar një listë me kandidatët potencialë të brazilianit, duke përfshirë edhe yje si Philippe Coutinho dhe Paulo Dybala, por francezi shihet si alternativa më e lirë.

Nëse për dy të parët duhet negociuar me klubet respektive, Liverpool dhe Juventus, Griezmann mund të blihet menjëherë duke paguar klauzolën e tij të largimit, 100 milionë euro.

Duke marrë parasysh se me shitjen e Neymar-it do të arkëtoheshin 222 milionë euro, shifra e lirisë e parashikuar në kontratën e 26-vjeçarit në Madrid nuk është asgjë.

Me 26 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, Griezmann është lojtari më i mirë i bardhekuqve, përcjell Telesport.

Ai ka refuzuar Manchester United-in këtë verë, meqë klubi i tij aktual e ka të ngrirë merkaton dhe nuk mund ta zëvendësojë me një tjetër.

The post Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Neymarit appeared first on INSAJDERI.

Zbulimi i ri që do të ju bëjë të mos e hani tortën e ditëlindjes

Posted: 29 Jul 2017 08:12 AM PDT

Zbulimi i ri i Qendrës kanadeze të Shkencës dhe Arsimit do të bëjë që të mos e hani më tortën e ditëlindjen.

Me titullin "Transferimi i baktereve lidhet me faktin e fryrjes së qirinjve mbi tortën e ditëlindjes", është transmetuar nga "The Atlantic", përcjell albinfo.ch. Ky studim tregon se kjo praktikë e përhapur është veçanërisht e papastër.

Paul Daëson, profesor i shëndetit ushqimor në Universitetin Clemson dhe një nga autorët e studimit, ka kryer eksperimentin me studentët e tij.

Pasi që u kishte kërkuar atyre të hanë një copë pizza, sepse zakonisht para tortës të ftuarit hanë drekë apo darkë, më pas profesori i ka ftuar të fryjnë qirinjtë e vendosur mbi një tortë të ditëlindjes. Një copë plastike e tejdukshme ishte vendosur mbi tortë.

Një rezultat i pështirë

Daëson dhe ekipi i tij ishin në gjendje të shohin se numri i baktereve të përhapura në një tortë rritej mesatarisht me 1,400% pas fryrjes. Por, në rastet më ekstreme, numri i baktereve në sipërfaqen e tortës mund të rritet me 12.000%.

"Disa njerëz kur fryjnë mbi tortë nuk transferojnë ndonjë bakter. Ndërsa, disa të tjerë, për arsye të panjohur, shpërndajnë një numër shumë të madh të baktereve në mënyrë të jashtëzakonshme", shpjegon Daëson në "The Atlantik".

Studiuesi nuk ka ndërmend të prishë megjithatë festimet e ditëlindjes së brezave të ardhshëm, pasi që ai konsideron se këto baktere nuk përbëjnë kërcënim për shëndetin.

"Edhe në qoftë se ne do të frynim 100.000 herë në një tortë, rreziku i sëmundjes për njerëzit të cilët e hanë po këtë tortë do të mbetet minimal", siguron ai.

Sepse, megjithëse goja e njeriut është e mbushur me miliona baktere, shumica janë të padëmshme. Edhe pse ideja e ndarjes së baktereve me dikë tjetër mbetet e pakëndshme.

The post Zbulimi i ri që do të ju bëjë të mos e hani tortën e ditëlindjes appeared first on INSAJDERI.

Varrosen në Pozheran katër viktimat e aksidentit që ndodhi në Prishtinë

Posted: 29 Jul 2017 08:05 AM PDT

Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema që humbën jetën në një ngjarje të rëndë.

Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.

Familja Alidema ka falënderuar të gjithë  të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.

Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti kishte ndodhur pasi vetura e tipit "Audi" me targa gjermane kishte kaluar rrethrrotullimin dhe kishte rene poshte. Shpejtesia eshte konstatuar si shkaktar i ketij aksidenti./PlusTv

The post Varrosen në Pozheran katër viktimat e aksidentit që ndodhi në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Prifti ka një kërkesë rreth ‘konfliktit’ në xhaminë Al-Aksa

Posted: 29 Jul 2017 07:57 AM PDT

Prifti nga Bregu Perëndimor dhe anëtar i Komisionit Islamo – Krishter deklaroi se duhet vazhduar beteja kundër intervenimit izraelit në xhaminë Al-Aksa, dhe bëri thirrje për padëgjueshmëri qytetare.

Musellem, i cili jeton në vendin Birzeit jo shumë larg qytetit Ramallah, për AA foli për ngjarjet e fundit në Jerusalem.

Ai tha se refuzimi i palestinezëve që të kalojnë përmes detektorëve dhe falja e tyre e namazit rreth xhamisë së Al-Aksës paraqet një lloj padëgjueshmërie qytetare, ndërsa qëndrimi i tillë duhet zgjeruar në mbarë territorin palestinez.

"Beteja për Al-Aksën dhe Jerusalemin në fakt është betejë kundër okupimit. Ne jemi popull arab palestinez që është nën okupim të sinozimit. Doemos duhet të bëjmë diçka dhe të shpëtojmë nga okupimi", tha Musellem.

Ai i bëri thirrje të gjithë palestinezëve për unitet dhe formimin të një lëvizje të re çlirimtare me qëllim që të sigurohet ardhmëria pa okupim, shkruan AA.

"Padëgjueshmëria qytetare paraqet njëfarë rezistence civile. Disa popuj në botë në këtë mënyrë kanë arritur të shpëtojnë dhe rezistuar kolonializmit, dhe në fund kanë fituar. Kjo është një rrugë që shpie drjet lirisë", konsideron Musellem.

Ai theksoi se prapa ndodhive të fundit në Jerusalem fshihen qëllime politike.

"Kjo është një lojë politike, një skenar. Izraeli po tenton të vendos një autoritet ashtu që në gjithçka ndërhyn. Në këtë mënyrë tenton të marrë çelësat e të gjitha dyerve të Al-Aksës", tha Musellem.

"Si arabët dhe muslimanët mund të pranojë që çelësat e dyerve të Magribit nga viti 1960 të jenë në duart e Izraelit. Izraelitët në harem hyjnë kur dhe si të dëshirojnë. Lozin në oborr, këndojnë, vallëzojnë, ndërsa kjo para se gjithash është vend i shenjtë, e jo hapësirë për piknik. Kjo është shtëpi e Zotit dhe kushdo që hyn në të doemos duhet të hyn me pendim dhe respekt", porositi Musellem.

The post Prifti ka një kërkesë rreth 'konfliktit' në xhaminë Al-Aksa appeared first on INSAJDERI.

“Kadri Veseli do të dështojë të bëhet kryeparlamentar”

Posted: 29 Jul 2017 07:47 AM PDT

Kadri Veseli, nuk do të ketë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me partitë partnere në koalicion, në rast se kandidon për postin e kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.

Në mënyrë që procesi i formimit të institucioneve të mos bllokohet, si zgjidhje, Vetëvendosje dhe LDK i ofrojnë koalicionit PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma që të propozojnë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kadri Veseli do të dështojë nëse kandidon, për mungesë të votave.

"Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, por ne jemi të gatshëm që t'i shqyrtojmë edhe emrat tjerë të cilët do të mund të propozoheshin", thotë Konjufca.

Në rast se zgjedhje e kryetarit të Kuvendit dështon, procedura mbetet aty deri në arritjen e ndonjë marrëveshje politike. Për zgjedhjen e tij, nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, por të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi thotë se kjo nyje, nëse krijohet, duhet të zgjidhet, ngase nuk mund të vazhdohet me procedura tjera.

"Nëse ky kandidat nuk i merr votat e mjaftueshme, pra 61 e më shumë vota, atëherë nuk mund të procedohet më tutje, duhet që të ndërpritet seanca, të shihet nëse mund të arrihen kompromise mes subjekteve politike apo të provohet me një kandidat tjetër, i cili do të ishte më i pranueshëm për shumicën e deputetëve", sqaron Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh në kuadër të koalicionit PAN, thotë se nuk e caktuar ende kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por, sipas nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ai mund të jetë pikërisht kryetari i partisë, Kadri Veseli.

"Është e drejtë e opozitës që të thotë se e votojë ose nuk e votojë, por z.Veseli e ka mbështetjen e PDK-së dhe të partnerëve të koalicionit. Besoj që z.Veseli do ta thotë vet fjalën përfundimtare", ka thënë Hoxhaj.

Përderisa për kryetarin e Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK thonë se mund të tregojnë fleksibilitet nëse nuk kandidon Veseli, ato e përjashtojnë mundësinë që ta përkrahin cilindo kandidat të këtij koalicioni për kryeministër.

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se Qeverinë duhet ta formojnë Vetëvendosja dhe LDK-ja, pasi që koalicioni PAN, sipas saj, të dështojë në përpjekjen e parë.

"Ka vullnet të mirë tek të dyja palët që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, duke supozuar që koalicioni PAN do të dështojë t'i ketë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe ne besojmë që ata do të dështojnë dhe së dyti, kemi edhe një mision që na bashkon, pra që PDK-në ta lëmë në opozitë", ka thënë Osmani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht. Aty, pritet që deputetët të betohen dhe të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, pason periudha prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re.(REL)

The post "Kadri Veseli do të dështojë të bëhet kryeparlamentar" appeared first on INSAJDERI.

Chelsea mundet edhe nga Interi

Posted: 29 Jul 2017 07:27 AM PDT

Inter merr fitoren e tretë, në po kaq ndeshje të trofeut “International Champions Cup”, pikërisht ndaj Chelsea të Antonio Contes.

Pasi mposhtën Lionin me rezultatin 0-1 dhe Bayernin 0-2, zikaltrit triumfuan 1-2, edhe ndaj anglezëve.

Jovetiç shënoi në fundin e pjesës së parë, golin e avantazhit për zikaltrit. Malazezi ekzekutoi një 11 metërsh, i cili u grushtua nga Courtois, por arriti të dërgojë në rrjetë topin e kthyer nga portieri.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte Perisiç që dyfishoi shifrat, pas një pasimi të marrë nga Jovetiç.

Por, protagonisti i vërtetë i kësaj sfide ishte francezi Kondogbia, i cili shënoi në portën e vet, një autogol fantastik.

Mesfushori i zikaltërve tentoi të kthejë një top të portieri Padelli, por goditja e tij ishte në kufijtë e perfeksionit, duke gjetur trekëndëshin e portës së Interit.

Gjithsesi, vlen të përmendet se mbrojtja zikaltër tregoi një nivel shumë të lartë në këtë kompeticion, aq sa golin e vetëm e pësoi nga Kondogbia.

Ashtu si ndaj Bayernit, dy blerjet e zikaltërve, Skriniar dhe Valero treguan një nivel mjaft të mirë loje, edhe sot ndaj Chelsea.

The post Chelsea mundet edhe nga Interi appeared first on INSAJDERI.

Kadri Veseli “turin dëgjimor” do ta vazhdojë edhe për zgjedhjet lokale

Posted: 29 Jul 2017 07:24 AM PDT

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot takimin e vet të rregullt, ku është diskutuar rreth përgatitjeve dhe organizimit për zgjedhjet lokale që do mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka theksuar se secili anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës "duhet të jetë krenar me punën dhe sukseset e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së".

"PDK është themeli i shtetësisë sonë, forca e ndryshimit të kombit shqiptar, me rezultate të pamatshme larg nga çdo parti tjetër ekzistuese, garancë sovraniteti, stabiliteti, partneriteti, tolerance dhe zhvillimi të këtij vendi", ka thënë kryetari Veseli.

Ai tha se Partia Demokratike është e përgatitur dhe po vazhdon përgatitjen për zgjedhjet lokale.

"PDK do të vazhdojë takimet me çdo qytetar të Republikës së Kosovës, në çdo rrugicë, hyrje banese, lagje, fshat, qytet të Kosovës, për të bashkëbiseduar dhe ndërtuar së bashku programin qeverisës në komunat e Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e partisë.

Në këtë takim, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, u theksua përkushtimi i secilit anëtar të PDK-së, për angazhimin maksimal për ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave shtetërore dhe demokratike.

Anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.

The post Kadri Veseli "turin dëgjimor" do ta vazhdojë edhe për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Në Egjipt gjykata dënon tetë persona me vdekje

Posted: 29 Jul 2017 07:19 AM PDT

Një gjykatë egjiptiane të shtunën dënoi tetë persona me vdekje në lidhje me dhunën që pasoi përmbysjen e presidentit Mohamed Morsi në një grusht shteti në vitin 2013, sipas një burimi gjyqësor vendas.

"Të tetë ishin në mesin e një grupi prej 68 të pandehurve të akuzuar për kryerjen e akteve të dhunës dhe trazirave që lanë pesë persona të vdekur në jug të Kajros në vitin 2013", tha burimi me kusht anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur për media.

Gjykata do ta konfirmojë aktgjykimin më 10 tetor.

Egjipti u eksitua nga dhuna pasi ushtria rrëzoi Mohamed Morsi-in, presidenti i zgjedhur në zgjedhjet e para të lira presedenciale, në mesin e vitit 2013.

Që nga përmbysja e Morsi-t, autoritetet egjiptiane kanë nisur një shtypje të pamëshirshme ndaj disidencës, duke vrarë qindra dhe duke dërguara mijëra prapa hekurave.

The post Në Egjipt gjykata dënon tetë persona me vdekje appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more