Skip to main content

INSAJDERI: “Surfisti australian sulmohet nga një peshkaqen” plus 19 more

INSAJDERI

INSAJDERI: “Surfisti australian sulmohet nga një peshkaqen” plus 19 more


Surfisti australian sulmohet nga një peshkaqen

Posted: 23 Jul 2017 09:47 AM PDT

Surfisti Mick Fanning bëhet sërish protagonist në media. Australiani u sulmua nga një tjetër peshkaqen gjatë garimit të tij në "World Surf League ", duke i mbijetuar ashtu sikurse ndodhi edhe 2 vjet më parë.

Incidenti ndodhi në ujërat e Jeffreys Bay në Afrikën e Jugut, pikërisht në të njëjtin vend ku ai pësoi sulmin në vitin 2015.

Imazhet e incidentit tashmë po bëjnë xhiron e botës dhe Fanning tashmë e fitoi famën e tij. Ashtu sikurse u pa edhe përpara 2 vitesh,ajo çfarë ndodhi me australianin ngjalli panik tek pjesa tjetër e garuesve që ishin në pritje të kryenin provën e tyre, shkruan tch.

Ai i tha BBC-së: "Vërtet jam i gëzuar që na nxorën nga uji por u ndjeva shumë i sigurt atje pasi kishim skitarë, dronë e aeroplan".

Në momentin e sulmit, 36-vjeçari e goditi peshkaqenin me grusht nga tavolina e surfit, ndërkohë që shumë shpejt i erdhën në ndihmë persona të tjerë që vunë re praninë e disa peshkaqenëve të tjerë. Mick Fanning është shpallur 3 herë kampion bote në surf dhe pseudonimi i tij është "rrufeja e bardhë".

The post Surfisti australian sulmohet nga një peshkaqen appeared first on INSAJDERI.

Nga djegia e gruas, tek seksi me lopën – vakitë e kosovarëve në Evropë

Posted: 23 Jul 2017 09:45 AM PDT

Muaji korrik i këtij viti ka qenë muaj i vakive dhe i të bëmave të shqiptarëve nga Kosova nëpër Evropë. Në Zvicër, Itali e Gjermani kosovarët kanë qenë pjesë e kronikave të zeza, duke shkaktuar tragjedi familjare e skandale shoqërore.

Më 18 korrik, një kosovar në Zvicër doli para Gjykatës Kantonale të Saint Gallenit nën akuzën se kishte bërë seks me një lopë. Kosovari 59-vjeçar e pranoi veprën jo të zakonshme që ka kryer.

Ai e kishte pranuar se kishte kryer seks me një lopë disa herë.

Gjykata e bëri fajtor jo vetëm për mizori ndaj kafshëve, por edhe e shkelje për veprën penale, që është cenimi i pronës private, kjo pasi natën disa herë është futur në stallën e bujkut.

"Unë kërkoj falje për atë që kam bërë. Unë nuk mund të shpjegoj se si mua më ka ndodhur diçka si kjo", citohet të ketë thënë kosovari, raportonin mediet zvicerane.

Ndërsa tre ditë më parë, natën e 15 korrikut, një kosovar 52-vjeçar në Gjermani shkaktoi tragjedi brenda familjes.

Një burrë 52-vjeçar, i cili kishte origjinë kosovare – siç raportoi gazeta Bild – kishte shtënë me armë zjarri mbi bashkëshorten e tij, 45-vjeçe, dhe të dashurin e bijës së tij, duke i lënë të vdekur ata, në Nurentingen të Gjermanisë.

Kryesi i krimit ishte arrestuar në vendngjarje.

Para vrasjes së dyfishtë kishte filluar një zënkë në mes burrit dhe gruas së tij në shtëpinë e tyre. 52-vjeçari më pas ishte larguar për një kohë të shkurtër nga shtëpia.

Në orën 22:30 asaj nate, ai ishte kthyer në shtëpi, duke hyrë së pari në kopshtin e ndërtesës. Në këtë kohë, bija e tij dhe i dashuri i saj gjithashtu ishin në apartament.

Vajza po tentonte ta ndalonte babanë e saj në derën e shtëpisë së tyre. Më pas 52-vjeçari kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë. Ai vrau gruan e tij dhe të dashurin e bijës së tij.

E një tjetër vaki i ndodhi një kosovari në Itali.

Siç raportonte dje mediumi italian Bologna.Reppublica.it, një shqiptar nga Kosova sulmoi me thikë gruan e tij dhe më pas e djegu atë me acid në banesën e tyre në Itali.

Ngjarja ndodhi të shtunën në apartamentin e një ndërtese në Salinatore të komunës Forli.

37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. /Insajderi.com

The post Nga djegia e gruas, tek seksi me lopën – vakitë e kosovarëve në Evropë appeared first on INSAJDERI.

RB Leipzig merr vendim për të ardhmen e Keita

Posted: 23 Jul 2017 09:14 AM PDT

Klubi i RassenBallsport Leipzig ka marrë vendim për ta mbajtur në skuadër mesfushorin senegalez Naby Keita.

Një zyrtar i lartë i skuadrës gjermane i ka thënë sot Sky Sports News se Naby Keita “100% nuk do të shitet në këtë afat kalimtar”.

Më parë këtë javë, klubi gjerman tha se kishin refuzuar një ofertë prej mbi 67 milionë funteeve nga një klub, për mesfushorin, por pa e cekur emrin e klubit.

Ndërkaq, Sky Sport raporton se Liverpool ka tentuar tri herë gjatë kësaj vere që ta transferojë Keitan, përmes ofertave zyrtare. /Insajderi.com

 

 

The post RB Leipzig merr vendim për të ardhmen e Keita appeared first on INSAJDERI.

Mediumi zviceran: Salafistët e Kosovës themelojnë degë partie në Zvicër

Posted: 23 Jul 2017 09:04 AM PDT

Në prag të zgjedhjeve për Parlamentin e vendit që do të mbaheshin më 11 qershor, partia me orientim fetar "Fjala" kishte themeluar një degë të saj në Zvicër. Për më tepër, siç shkruan gazeta "NZZ am Sonntag" në botimin e saj të sotëm, kjo parti tashmë ka një rrjet në Zvicër dhe mban kontakte të ngushta me IZSR-në (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) famëkeq dhe me disa xhami shqiptare të kontestuara në Zvicër.

"Dhe, kur jemi te dega e partisë", shkruan gazeta, "tre kandidatë të saj nga Zvicra kanë garuar për t`u zgjedhur në Parlamentin e Kosovës. Sigurisht, pa sukses".

Duke e cituar eksperten e islamit, Saida Keller-Mesahli, në artikull më tutje thuhet se "partia ka ndikim të theksuar në Zvicër ku dhe është e lidhur mirë me rrjetet radikale", transmeton albinfo.ch.

"'Fjala' bën politikë salafiste e cila rrjedh nga jetësimi tekstual i Kuranit dhe sistemi juridik i Sheriatit janë bazat e saj", thotë Mesahli, që është dhe kryetare e Forumit për Islamin Progresiv.

Ajo më tutje këto qëndrime i mbështet me faktin se eksponentë të partisë "Fjala" janë takuar shumë herë me IZSR-në dhe kanë bashkëpunuar me të.

Po ashtu, sipas saj është simptomatik fakti se "Fjala" është angazhuar për qendrën e sporteve luftarake të Shemsi Beqirit, i cili është angazhuar në aksionin e njohur e të kontestuar të shpërndarjes falas të Kuranit. Beqiri është i njohur edhe si personi që ka stërvitur delinkuentin e njohur Carlos, i cili pastaj është konvertuar në islam.

Në rrjetet sociale mund të gjenden mjaft fotografi në të cilat Shemsi Beqiri merr poza me përfaqësues të partisë së përmendur. Madje, medhe vet kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi, është prezantuar me Beqirin gjatë një vizite të tij në Solothurn, Zvicër .

"Kelmendi qëndron herë pas here në Zvicër", vazhdon gazeta. "Ai ka qenë mysafir në xhaminë shqiptare në Aarburg (AG). Për këtë xhami ka punuar njëri ndër politikanët e partisë së Kelmendit, në Zvicër. Ai, sot drejton radion online 'Pendimi' e cila transmeton në gjuhën shqipe dhe arabe dhe shërben si platformë e predikuesve radikalë dhe propagandon edhe për IZSR-në".

Por, përfaqësuesi i kësaj të fundit, Qaasim Ali, thotë se raporte formale nuk kanë me radion dhe partinë e përmendur. Por, më tutje artikulli thekson se afërsia e partisë "Fjala" me IZSR-në shpjegohet edhe me faktin se kryetari i IZSR-së, Nicolas Blanco, ka marrë për grua të dytë të tij motrën e njërit nga aktivistët e partisë "Fjala".

The post Mediumi zviceran: Salafistët e Kosovës themelojnë degë partie në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Presidenti drejt Drenicës me veturë, qytetarët e qortojnë për “shkelje të ligjit”

Posted: 23 Jul 2017 09:00 AM PDT

Një foto e publikuar sot në rrjetin social Facebook nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke udhëtuar me veturë drejt vendlindjes së tij, Drenicës, ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët.

Jo për faktin se Thaçi bëri foto në veturë, por sepse ai dhe djali i tij, Endriti, nuk kishin vënë rripin e sigurimit derisa dyshohet se ishin duke udhëtuar – duke thyer kështu Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Qytetarët, të cilët komentuan në postimin e Presidentit në Facebook, e akuzuan atë për thyerjen e rregullave të komunikacionit.

“Shumë mirë po i zbatoni rregullat e komunikacionit. Jo të koncentrum në vozitje, pa rripin e sigurimit, shembull i mirë jeni”, shkruante një komentues me emrin Benjamin Saci, duke e akuzuar Presidentin Thaçi për thyrjen e rregullave të komunikacionit.

Jo vetëm Saci, por edhe shumë të tjerë ia tërhoqën vërejtjen Thaçit.

“Ne qit rast duhet Policia e Kosovës me i shqiptu dy gjoba për rripat e sigurisë… makina në levizje… pa rripa të sigurisë. Ky është presidenti që nuk përfill shumë rregulla”, shkruante Argjend Thaqi, një tjetër komentues në postimin e Presidentit. /Insajderi.com

The post Presidenti drejt Drenicës me veturë, qytetarët e qortojnë për “shkelje të ligjit” appeared first on INSAJDERI.

Plotësohet numri në shumicën e shkollave të mesme në Prishtinë

Posted: 23 Jul 2017 08:47 AM PDT

Janë plotësuar shumica e vendeve të lira në shkollat e mesme të larta në Prishtinë qysh në afatin e parë të regjistrimit.

Në Gjimnazin "Sami Frashri" , "Xhevdet Doda" si dhe në Shkollën e Mjekësisë "Ali Sokoli" nuk ka mbetur asnjë vend i lirë.

Derisa hapësira ka në Gjimnazin e Gjuhëve "Eqrem Qabej" si dhe në disa shkolla të tjera profesionale.

Mbi 2 mijë nxënës në Prishtinë janë pranuar në shkollimin e mesëm të lartë në afatin e parë të regjistrimit, nga rreth 3 mijë e 500 vende të lira sa i ka kryeqyteti në këtë nivel të shkollimit.

Shkollat më të kërkuara nga të rinjtë në afatin e parë kanë qenë gjimnazet dhe shkolla e mjekësisë, ku janë plotësuar gati të gjitha vendet e lira.

Ndërkohë, për afatin e dytë, i cili organizohet në gusht, hapësira kanë mbetur kryesisht në shkolla të mesme profesionale.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtari për arsim në Komunën e Prishtinës, Hajzer Idrizi, shkruan RTK Live.

"Ky afat ka përfunduar dhe një pjesë e këtyre shkollave të mesme e kanë plotësuar numrin e nxënësve të pranuar, kanë mbetur vende të lira edhe në disa gjimnaze, në Gjimnazin "Eqrem Qabej" dhe Gjimnazin "Ahmet Gashi", kanë mbetur edhe disa vende tjera gjithashtu në shkollat profesionale ka ende vende të lira, të cilat presim të plotësohen në afatin e dytë që do të organizohet në gusht, prej 21 deri 23 gusht 2017", ka thënë Idrizi.

Idrizi tha se Komuna e Prishtinës ka kapacitet të mjaftueshëm që të gjithë nxënësit të cilët e përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët të kalojnë në shkollimin e mesëm të lartë, vetëm se duhet të shpërndahen në të gjitha shkollat e mos të konkurrojnë vetëm në disa gjimnaze dhe në mjekësi.

Ai shtoi se vende të lira ka në Shkollën Teknike "28 Nëntori", "7 Shtatori", atë të bujqësisë "Abdyl Frashri", Shkollën Elektronike "Gjin Gazulli" si dhe disa shkolla të tjera.

Komuna e Prishtinës sivjet regjistron mbi 3 mijë e 500 nxënës në 113 paralele në klasën e dhjetë.

Afati i dytë i regjistrimit organizohet nga 21 deri më 23 gusht 2017.

The post Plotësohet numri në shumicën e shkollave të mesme në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Thaçi, me veturë personale në Drenicë

Posted: 23 Jul 2017 08:20 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një foto me djalin e tij, Endritin, duke shkuar në Drenicë, me veturë personale.

Hashim Thaçi ka shkuar në Drenicë një ditë para se të mbajë një takim konsultativ me partitë politike për të themeluar Parlamentin e Kosovës.

Ai ka publikuar një foto ku tregon se në vendlindjen e tij ka shkuar me veturë private.

“Sot në Drenicë. HTH”, ka shkruar Presidenti.

Por, as Presidenti dhe as djali i tij nuk kanë vendosur rripin e sigurisë, që është i obliguar me Ligjin për komunikacionin rrugor.

The post Thaçi, me veturë personale në Drenicë appeared first on INSAJDERI.

Largimi i Neymar, Messi sugjeron blerjen e Dybala

Posted: 23 Jul 2017 08:17 AM PDT

Lionel Messi raportohet se ka kërkuar nga Barcelona që të transferojë yllin e Juventusit Paulo Dybala, nëse Neymari largohet nga klubi.

Sulmuesi brazilian thuhet se është shumë afër transferimit te PSG, që po i ofron 222 milionë euro për të.

Dybala, në ndërkohë, ka qenë ylli kryesor i Juves që kur iu bashkua klubit në vitin 2015 nga Palermo. Deri tani ai ka shënuar 42 gola dhe ka asistuar 18 herë në 94 paraqitje.

Sipas mediumit spanjoll, Don Balon, Messi ka kërkuar nga drejtorët e klubit që nëse Neymari largohet, në vend të tij të vijë argjentinasi.

Neymari, që ka shënuar 20 gola në 45 paraqitje sezonin e shkuar, ka edhe katër vjet kontratë me Barçën, ndërsa Dybala është i lidhur me Juven deri më 2022.

The post Largimi i Neymar, Messi sugjeron blerjen e Dybala appeared first on INSAJDERI.

Emily në qendër të vëmendjes!

Posted: 23 Jul 2017 08:15 AM PDT

Një ditë e re, një foto e re me bikini për ndjekësit e saj në "Instagram". Emily Ratajkovski nuk di të ndalet.

Ylli 26-vjeçar ka postuar një foto me bikini të bardha në profilin e saj të 'Instagram" ku duket si gjithmonë e mrekullueshme me linjat e saj perfekte.

Ajo është një vajzë që di të tërheqë vëmendjen dhe të jetë në qendër të saj…

The post Emily në qendër të vëmendjes! appeared first on INSAJDERI.

Si do të ndryshojë moti në javën e ardhshme

Posted: 23 Jul 2017 08:14 AM PDT

Masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës.

Më tej fushat me presion të ultë atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike, duke bërë që nga dita e martë temperaturat maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.

Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

The post Si do të ndryshojë moti në javën e ardhshme appeared first on INSAJDERI.

Princat William dhe Harry flasin për bisedën e fundit me nënën e tyre, Princeshën Diana

Posted: 23 Jul 2017 08:09 AM PDT

Duka i Kembrixhit dhe Princi Harry kanë shpalosur detaje të bisedës së fundit që kanë pasur me nënën e tyre, tani gati 20 vite pas vdekjes së saj.

Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon me nënën e cila në atë kohë ndodhej në Paris, raporton The Independent.

Në një dokumentar për Dianën, Princeshën e Walesit, vëllezërit flasin për pendimin e tyre më të madh për faktin se sa e shkurtër ishte biseda e tyre me nënën, ndërsa Harry thotë se është diçka që do të pendohet "për gjithë jetën e tij".

Princesha Diana kishte vdekur më vonë po atë natë në një aksident me makinë.

"Harry dhe unë ishim në nxitim për t'i thënë ditën e mire, e dini 'shihemi më vonë'… sikur ta dija se çfarë do të ndodhte, kurrë nuk do të kisha qenë kaq indiferent rreth kësaj dhe gjithçka tjetër," ka thënë William.

"Por ajo telefonatë më rrinë në kokë, s'më hiqet," ka shtuar tutje ai.

Edhe Harry tregon për bisedën e tij, edhe pse nuk e mban mend se çfarë ka thënë, por e din pendimin që kishte ardhur më vonë.

"Kur e mendoj është tejet e vështirë. Duke mos e ditur se ajo ishte hera e fundit që do të flisja me nënën time, sa më ndryshe do të kishte qenë ajo bisedë sikur ta kisha edhe idenë më të vogël se ajo do ta humbiste jetën atë natë", ka thënë ai.

Dokumentari i The ITV "Diana, Nëna Jonë: Jeta dhe Trashëgimia e Saj" do të transmetohet nesër në televizionin britanik. /Insjaderi .com

The post Princat William dhe Harry flasin për bisedën e fundit me nënën e tyre, Princeshën Diana appeared first on INSAJDERI.

Reagon FBK: Vendim i gabuar ndaj Berishës, jemi më të fortë se Shqipëria

Posted: 23 Jul 2017 08:09 AM PDT

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet në lidhje me sherrin e ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Kosovë.

Në njoftim cilësohet i gabuar vendimi i përjashtimit nga loja të basketbollistit Dardan Berisha, pavarësisht se ky i fundit pati një reagim mjaft të ashpër ndaj lojtarit të Shqipërisë, amerikanit të natyralizuar Majk Mohzer.

shqiperi kosova basketboll sherr4

 Duke qenë se Kosova e fitoi këtë ndeshjeve miqësore me rezultatin 71-63, titulli i postimit në faqen zyrtare në internet të Federatës është: "Kosova më e fortë se Shqipëria".

Postimi i plotë i Federatës së Basketbollit të Kosovës:

kosova basketboll

"Në ndeshjen e parë në Tiranë, kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj asaj të Shqipërisë me 8 pikë dallim 71:63. Kosova e filloi ndeshjen me seri 10:0 dhe në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej 9 pikësh 23:14, në saje të lojës efektive, kryesisht në trapez, gjë që është posaçërisht inkurajuese.

Çereku i dytë u përshkua me lojë të tensionuar dhe pas një incidenti midis Mike Moser dhe Dardan Berishës, gjyqtarët përjashtuan Dardan Berishën nga ndeshja.

Vendimi i gjyqtarëve, edhe pse ishte i gabuar, u respektua nga ekipi jonë.
Kosova mbante epërsinë e vazhdueshme deri kah mesi i çerekut të katërt kur kjo epërsi ra në vetëm një pikë dhe ate dy herë.

Sidoqoftë, pesë pikë të Granit Rugovës, një treshe e Erjon Kastratit dhe gjashtë pikë të Leonard Mekajt në minutat e fundit, i mundësuan Kosovës fitoren, në dukje të lehtë dhe finish të qetë të ndeshjes.

Kosova nesër zhvillon ndeshjen e dytë me Shqipërinë në ora 19:00 në palestrën Feti Borova.
Kjo do të jetë miqësorja e fundit e Kosovës para fillimit të para kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, ku Kosova është në grup me Maqedoninë dhe Estoninë." /Insajderi.com

The post Reagon FBK: Vendim i gabuar ndaj Berishës, jemi më të fortë se Shqipëria appeared first on INSAJDERI.

Fyerje raciste dhe sulme verbale – skandali mes Kosovës dhe Shqipërisë

Posted: 23 Jul 2017 08:05 AM PDT

Kur duhej të ishte ndeshja model dhe "fair play" për opinionin sportiv, miqësorja në basketbollin e meshkujve mes Shqipërisë dhe Kosovës u mbyll në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Mbrëmja e djeshme, në sallën e lojërave me dorë "Feti Borova" u përfshi në një skandal, ku për pak sa nuk degjeneroi në përplasje mes lojtarëve.

shqiperi kosova basketboll sherr6

Shkak për këtë situatë aspak të denjë për ata pak dëshmitarë ishte basketbollisti i kombëtares kosovare, Dardan Berisha, i cili godet amerikanin e natyralizuar Majk Mohzer në një lojë pa top. Ndërkombëtari Gilbert Hoxha akordon teknikë përjashtimi me qëllim për të evituar ndonjë episod tjetër të pakëndshëm në vazhdim. Por kjo bëri që Berisha të humbasë kontrollin e duke mos kursyer asgjë si fjalorin fyes, por edhe shkatërrimin e stolave e çfarëdo që i dilte përpara.

NDESHJA

Miqësorja e parë mes dy kombëtareve ishte planifikuar si ndeshje kontrolli për trajnerin Antonis Konstantinides në prag të paraeliminatoreve të kampionatit botëror 2019 që ngrenë siparin më 2 gusht ndaj Austrisë pikërisht në sallën "Feti Borova". Në një minorancë tifozësh, mes tyre edhe dhjetëra kosovarë, më tepër të familjarë të lojtarëve pas vendimit absurd për ta luajtur me dyer të mbyllura, ndeshja luhet mes rivalitetit.

shqiperi kosova basketboll sherr5

Në fakt ka një kundërshtar të përbashkët për të dy kampet: temperaturat e larta në sallën sportive ku vetëm sport nuk mund të luhet. Kosovarët janë më superiorë dhe e mbyllin periodën e parë në favorin e tyre me diferencë pikësh 23-14. Në periodën e radhës kuqezinjtë rigjejnë forcat për të rivalizuar, gjithsesi Kosova është nën administrim të avantazhit.

Pak minuta nga fundi i kësaj periode, kur vihej re një grintë mes lojtarëve, vjen episodi që do të përmbyste gjithçka në këtë mbrëmje për keq. Berisha merr teknikë përjashtimi. 28-vjeçari nuk pajtohet kurrsesi me vendimin e marrë. I irrituar, ai i kërkon sqarime ndërkombëtarit Gilbert Hoxha dhe gjyqtarit tjetër Marli Kasemi.

shqiperi kosova basketboll sherr4

FYERJET

Ndërsa i drejtohet pankinës, Berisha humb plotësisht qetësinë duke shpërthyer në fyerje raciste ndaj basketbollistit amerikan të natyralizuar së fundmi si kuqezi Majk Mohzer. Në këtë moment, lojtarët nga të dyja kampet hyjnë në fushë për të ulur gjakrat.

Berisha e ka mbyllur me miqësoren dhe shfryn dufin me fjalor rruge edhe në prezencë të tifozëve femra. Madje shkelmon ç'të gjejë para. Këto sjellje nuk i shpëton gjyqtarit Kasemi. I prerë, ai kërkon urgjent ndërhyrjen e rojeve të sigurisë për ta nxjerrë jashtë lojtarin.

shqiperi kosova basketboll sherr2

Prezent është edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, i cili negocion për të mos e thelluar më tej skandalin. Ai i sinjalizon Kasemit se nuk është e nevojshme, por gjyqtari shumë profesionist nuk heq dorë.

"Jo, jo, duhet të dalë jashtë. Ju lutem, roje të sigurisë, nxirreni jashtë", është urdhri i Kasemit. Të pakët në numër ata i përgjigjen gjyqtarit dhe e shoqërojnë drejt dhomave të zhveshjeve. Ndërsa hyn brenda dhomave në shoqërinë e një pjesëtari të stafit teknik të Kosovës, Berisha rebelohet duke përplasur dyert, ndonëse nuk kanë shumë që janë inauguruar.

shqiperi kosova basketboll sherr1

PROVOKIMI

Sinjalizohet fundi i pjesës së parë. Titullari i kombëtares shqiptare, Franko Bushati, është i pari nga tanët që hyn në dhomat e zhveshjeve dhe i indinjuar shprehet se 'të njëjtën gjë po bëjnë edhe sot si në miqësoret e fundit'.

Kjo dëgjohet nga një prej kosovarëve i ndodhur pas shpinës së tij dhe për pak sa nuk konfliktohen fizikisht. U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë, por edhe stafeve respektive që situata të mos degjeneronte në përplasje. Në këtë moment, ndërhyn edhe vetë trajneri Konstantinides duke kërkuar sqarime.

shqiperi kosova basketboll sherr

URDHRI

Dëshmitar për atë që ndodhi, sekretari Llazani urdhëron rojet e sigurisë që të boshatisin shkallët. Dhe tifozët një nga një lënë sallën sportive, vendim që has kundërshtinë edhe të atyre miq, por që për rojet e sigurisë nuk ka kompromis.

Në pritje të fillimit të pjesës së dytë, përfaqësues nga të dyja kombëtaret kërkojnë rishikimin e pamjeve. Ndryshe nga pjesa e parë, më pas mësohet se ndeshja vijoi normalisht. Përfundimisht, një fundjavë e errët, miqësore që në fakt nuk i shërbeu askujt përveçse la një njollë. /Panorama-Sport.com

The post Fyerje raciste dhe sulme verbale – skandali mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

Komuna nuk e asfaltoi rrugën, banorët e fshatit e shtrojnë me beton

Posted: 23 Jul 2017 07:57 AM PDT

Banorët e fshatit Vasilevë të Gllogocit, pasi komuna nuk ua ka asfaltuar rrugën janë mobilizuar dhe me vetinvestim kanë shtruar rrugën e fshatit me beton.

Bëhet e ditur se ata kanë bërë disa kërkesa në komunën e Gllogocit, për asfaltimin e kësaj rruge, por që Komuna e Gllogocit nuk e ka paraparë për asfaltim.

E të dielën, disa banorë të fshatit kanë nisur punimet për ta shtruar rrugën me beton.

The post Komuna nuk e asfaltoi rrugën, banorët e fshatit e shtrojnë me beton appeared first on INSAJDERI.

Edhe pse u refuzua nga LDK dhe VV, Presidenca thotë se takimi do të mbahet

Posted: 23 Jul 2017 07:52 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën i pret në takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike, konfirmojnë zyrtarët e Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ftesa e presidentit është e hapur për të gjitha subjektet që kanë fituar ulëset në Kuvendin e Kosovës.

"Për në orën 10 është ftuar një takim konsultativ nga ana e presidentit të Kosovës. Janë ftuar të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvendin e ri të Kosovës. Qëllimi i takimit, siç po thotë edhe vetë emri, është që të konsultohemi të gjithë për hapat e mëtutjeshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve tjera, pas zgjedhjeve të qershorit të këtij viti”.

“Ftesa është e hapur për të gjitha partitë politike dhe besojmë që të gjitha partitë politike do të marrin pjesë në këtë takim. Nuk është kërkuar konfirmim prej asnjë partie politike", deklaron Arifaj.

Në anën tjetër, ftesën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar partive politike, përfaqësuesit e subjekteve politike, që për kah numri i votave janë radhitur pas koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, e kanë vlerësuar si blerje kohe.

Kryesisht dominon mendimi se ftesa që Thaçi u ka drejtuar partive politike, ka qenë e panevojshme, pasi që vlerësohet se ai ka mundur të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit dhe më pastaj t'i takojë partitë politike për të diskutuar me to rreth formimit të Qeverisë së re.

Ditën e premte, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur të panevojshëm takimin e ftuar nga presidenti Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt politik i dytë më i madh për kah numri i votave në Kuvendin e Kosovës, përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e presidentit Thaçi.

"Thaçi nuk ka asnjë kompetencë ligjore që t’i ftojë subjektet politike për t'u konsultuar lidhur me ditën dhe datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe ne nuk kemi asnjë obligim ligjor që të shkojmë në këtë takim", thuhet në deklaratën e Lëvizje Vetëvendosje.

Ngjashëm, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

"Si lider i LDK-së, nuk do të marr pjesë as në takimin e ftuar nga presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputetë nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre", ka thënë Mustafa.

Për analistët politikë, ftesa e presidentit Thaçit ishte një lloj favori që ai i ka bërë koalicionit fitues të zgjedhjeve PAN.

Analisti i Institutit Demokratik të Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk e sheh të nevojshëm takimin e ftuar nga presidenti Thaçi për partitë politike.

"Ky nuk është një obligim, i cili kërkohet nga presidenti, për shkak se të vetmin obligim që e ka presidenti në këtë fazë, është që të caktojë datën dhe ta thërras seancën konstituive ( të Kuvendit të Kosovës), e pastaj është kryesia e vjetër e Kuvendit, e cila zhvillon takime të tilla, ku cakton agjendën e seancës konstituive dhe ndarjen e ulëseve për forcat politike", thekson Krasniqi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare "Demokraci Plus". Sipas tij, presidenti Thaçi po vonon me procedimin për thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të ri të Kosovës.

"Do të ishte e rrugës që presidenti i vendit sa më shpejt ta thërrasë seancën konstituive (të Kuvendit) dhe të mos thërrasë takime të tilla të panevojshme si ai i së hënës", vlerëson Ismajli

Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit të Kosovës, hap rrugë që presidenti i vendit t'i japë mandatin njërit prej kandidatëve të propozuar për kryeministër që ta krijojë qeverinë e re dhe në këtë rast, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, kandidatit të koalicionit PAN-it, Ramush Haradinajn. Për formimin e qeverisë së re, nevojiten së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i cili i ka 120 ulëse.

The post Edhe pse u refuzua nga LDK dhe VV, Presidenca thotë se takimi do të mbahet appeared first on INSAJDERI.

Ronaldo: Motivimi im, të jem më i mirë se Messi dhe Neymar

Posted: 23 Jul 2017 07:37 AM PDT

Cristiano Ronaldo dëshiron që gjithmonë të jetë më i miri në lojën e futbollit. Futbollisti portugez ka thënë se motivimi i tij është të jetë më i mirë se disa futbollistë, si: Messi, Neymar, Higuain dhe Lewandowski.

Ai ka thënë se fokusi i tij është që të mbetet më i miri në lojën e futbollit edhe në vitet e ardhshme.

“Dua të konkurroj me më të mirët në botë, me Messin, me Neymarin, me Higuanin apo me Lewandowskin. Motivimi im është të jem më i mirë se ata. Tani dhe në të ardhmen”, ka thënë Ronaldo.

Futbollisti i Real Madridit ka thënë se konkurrimi me futbollistë si Messi apo Neymar i bën mirë atij.

“Kjo nuk është një luftë, por është e shëndetshme. E dini se krahasimet janë të mira dhe ne luftojmë që të jemi më të mirët”, ka deklaruar Ronaldo. /Insajderi.com

The post Ronaldo: Motivimi im, të jem më i mirë se Messi dhe Neymar appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Manajt

Posted: 23 Jul 2017 07:24 AM PDT

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka përkujtuar ish-anëtarin e partisë që ai drejton, LDK-së, Shaban Manajn në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar nga institucionet që sa më parë ta ndriçojnë vrasjen e Manajt.

"Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës. Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog. Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës. Nder e lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt!", ka shkruar Mustafa.

Vitin e kaluar, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kishte dekoruar me dekoratën më të lartë shtetërore, Urdhrin "Hero i Kosovës".

Veprimtari i shquar i LDK-së, Shaban Manaj, ishte rrëmbyer më 23 korrik të vitit 2000 dhe ishte gjetur i vdekur më pas në rrethana ende të pandriçuara.

The post Kryeministri Mustafa kërkon zbardhjen e vrasjes së Manajt appeared first on INSAJDERI.

E konfirmon Spalletti: Perisiç mund të largohet

Posted: 23 Jul 2017 07:21 AM PDT

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti pranon se klubi është i gatshëm të shesë Ivan Perisiqin, nëse Man Utd do të paguajë çmimin e kërkuar.

Perisiç është shënjestra e Manchester United për këtë afat kalimtar veror, raporton Sky Sport News.

“Ai është një lojtar fantastik dhe nëse e ardhmja e tij është tërësisht në dorën time, unë do ta mbaja atë,” tha Spalletti në një konferencë për media.

“Megjithatë, nëse ofrohet një ofertë dhe klubi është i kënaqur me paratë, të cilat do të përdoren për të investuar dhe për të forcuar ekipin, ai mund të largohet”, ka thënë Spalletti. /Insajderi.com

The post E konfirmon Spalletti: Perisiç mund të largohet appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe thotë se nuk është e interesuar për poste ministrore

Posted: 23 Jul 2017 07:09 AM PDT

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se subjekti i tij politik nuk do të shkojë në konsultimet e thirrura nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

"Si president i Listës Serbe, e falënderoj për ftesën për konsultime rreth datës së mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe mund të them se Lista Serbe nuk do të shkojë në atë takim”, ka thënë Rakiq.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe do të marrin parasysh thirrjen për verifikim të mandateve në pajtim me ligjin, por nuk dëshirojmë që përfaqësuesit serbë dhe populli serb të jetë në mes të çekanit dhe kudhrës" ka thënë Rakiq.

Rakiq ka thënë se sa i përket koalicioneve të mundshme, Lista Serbe do të konsultohet me Beogradin zyrtar.

“Ngaqë emri i mbajtësit të mandatit është i njohur, ne do të kryejmë konsultime me Beogradin dhe do të vendosim për koalicione të mundshme. Ne jemi të gatshëm për bisedime, sepse dialogu nuk ka alternativë”, ka deklaruar Rakiq.

E krejt në fund, derisa nuk e përmendi asnjëherë funksionin e Thaçit si President i Kosovës, Rakiq e përmendi “Presidentin Vuçiq”, për të cilin tha se është duke sjell paqe në rajon.

“Ne jemi të gatshëm ta ndjekim politikën e paqes, të nisur nga Presidenti Aleksandar Vuçiq. Nuk jemi të interesuar për funksionin dhe numrin e posteve ministrore, por për një jetë më të mirë për serbët në Kosovë dhe Metohi”, tha Rakiq.

The post Lista Serbe thotë se nuk është e interesuar për poste ministrore appeared first on INSAJDERI.

Pacolli demanton Hoxhajn për sigurimin e votave për UNESCO dhe Interpol

Posted: 23 Jul 2017 07:03 AM PDT

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj nuk po e thotë të vërtetën rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Inperpol.

"Është për të ardhur keq kjo që po ndodhë të ne, në Kosovë! Para pak ditësh shpreha dëshpërimin tim se përfaqësuesit diplomatik të Kosovës nuk janë aktiv aq sa duhet për anëtarësimin tonë në UNESCO dhe Interpol. Menjëherë pasoi përgjigjja e Min. Hoxhaj se Kosova i ka bërë përgatitjet e duhura dhe i ka votat për anëtarësim", ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

"Me keqardhje ju them se Kosova në Konferencën e ardhshme as nuk ka aplikuar për anëtarësim dhe as nuk do të diskutohet për një anëtarësim të mundshëm", ka shtuar ai.

Pacolli i kërkon ministrit të Jashtëm në largim, Enver Hoxhaj, që ta thotë të vërtetën para qytetarëve.

"Pse ministër nuk po ju tregoni këtë qytetarëve të Kosovës? Para pak ditësh në mënyrë bombastike thatë se nuk keni lënë shtet pa e vizituar dhe se çdo gjë është gati, “i kemi numrat”. Po frikësohem se e njëjta do të ndodhë edhe me Interpolin në shtator në Peking!!!!", ka përfunduar postimi i tij.

Ministri i Jashtëm Hoxhaj ditë më parë deklaroi se Kosova i ka votat e mjaftueshme për t'u anëtarësuar në UNESCO dhe Interpol./Insajderi.com

The post Pacolli demanton Hoxhajn për sigurimin e votave për UNESCO dhe Interpol appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more