Skip to main content

Koha.net: “Foto reportazh/ Ku i kalonte pushimet Skënderbeu?” plus 29 more

Koha.net: “Foto reportazh/ Ku i kalonte pushimet Skënderbeu?” plus 29 more


Foto reportazh/ Ku i kalonte pushimet Skënderbeu?

Posted: 25 Jul 2017 02:37 PM PDT

Imazhi, e dimë, është magjia e asaj gjendjeje që vetëm natyra mundet të përcjellë. Është si poezia. Natyra rindez çdo prush imagjinate. I kthen shikim çdo pasigurie të mendimit. Natyra të mohon ose të pohon të vërtetën. E, ashtu, me sy hapur paskëtaj njeriu arrin të përfshihet mes gjithë substancave të botës, qiellit, detit, tokës dhe herë deri ferrit. Janë të shumtë shkrimtarët, filozofët apo udhëheqësit që vetëm nëpërmjet saj arritën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoti: Po përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosjen - s’është përmendur pozita e kryeministrit

Posted: 25 Jul 2017 02:40 PM PDT

Kandidati i koalicionit LAA për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se janë duke përafruar qëndrimet me Vetëvendosjen në mënyrë që të arrijnë një koalicion qeverisës, nëse koalicioni fitues PDK-AAK-Nisma nuk arrin të themelojë qeverinë. “Definitivisht PAN-i nuk i ka votat as për konstituim të Kuvendit as për themelim të Qeverisë. Duhet të lëvizim sa më shpejtë në themelimin e institucioneve. Shumica mund të bëhet, por atë nuk po mund ta bëjë partia që ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi ndryshe i Kadaresë në “Die Welt”: Si kërkova azil në Francë pas letrave me Ramiz Alinë

Posted: 25 Jul 2017 02:28 PM PDT

Vjollca Hajdari e ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e botimit nga Fischer Verlage, të romanit “E penguara”, përkthyer nga Joachim Rëm. Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtarit “Le Rostand”, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena. Më poshtë po ju japim tekstin integral të intervistës botuar në faqet kulturore të fundjavës, 22 korrik 2017, të gazetës së madhe gjermane “Die Welt”. E falenderojmë Vjollcën që pati mirësinë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasi me Olympiakosin fiton në Beograd

Posted: 25 Jul 2017 02:27 PM PDT

Besnik Hasi me skuadrën Olympiakos ka mposhtur Partizanin e Beogradit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Trajneri shqiptar me skuadrën e tij arriti të triumfojë si mysafir me rezultat 1 me 3. Ben me dy gola dhe një gol tjetër i Emenikes i sollën fitoren Hasit dhe Olympiakosit. Te serbët shënoi Tawamba. Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Van Dijk akoma dëshiron transferimin te Liverpooli

Posted: 25 Jul 2017 02:13 PM PDT

Qendërmbrojtësi i Southamptonit, Virgil Van Dijk, raportohet se akoma është duke kërkuar që të bëhet futbollist i Liverpoolit. Sipas “SkySports”, një burim i afërt i futbollistit ka thënë se ai dëshiron që të bëhet lojtar i “Të Kuqve” deri në fund të afatit kalimtar të verës. Liverpooli ishte interesuar edhe më parë për Van Dijkun, por ishte dorëzuar pasi Southamptoni ishte ankuar në “ndjekje ilegale”. Liverpooli i kishte kërkuar falje klubit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anija patrulluese e marinës amerikane hap zjarr ndaj anijes detare iraniane

Posted: 25 Jul 2017 01:57 PM PDT

Një anije patrulluese e marinës amerikane ka hapur zjarr ndaj anijes detare iraniane pasi i afrohet rreth 50 metra afër, pas një takimi të tensionuar në Gjirin Persik, raporton Dailymail. Zyrtarë të SHBA-së kanë thënë se anija iraniane ‘Revolutionary Guard’ është afruar rreth 50 metra me anijen amerikane “Thunderbolt”, dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike, flakëve apo sirenave paralajmëruese, duke e detyruar marinën amerikane që të hapin zjarr paralajmërues drejt saj, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa thotë se asnjë deputet i koalicionit nuk do ta votojë Veselin për kryetar të Kuvendit

Posted: 25 Jul 2017 01:36 PM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur i bindur se asnjë prej deputetëve të koalicionit LAA nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Përmes një postimi në Facebook, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetari i kësaj partie, Mustafa, ka thënë se është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. “Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sonte në Interaktiv – Avdullah Hoti

Posted: 25 Jul 2017 01:28 PM PDT

I nominuari për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti, është i ftuar sonte në Interaktiv të KTV-së. Hoti flet për vendimet e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, seancën konstituive, përfshirë mundësinë e votimit të deputetëve të LAA për koalicionin PAN dhe përafrimin e tyre me Lëvizjen Vetëvendosje. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Festivali i14 ndërkombëtar i Stripit, Karikaturës dhe Satirës - 28-31 korrik

Posted: 25 Jul 2017 01:27 PM PDT

Përgjatë datave 28-31 korrik 2017, në një ndër qytetet më të vjetra dhe si qendër kulturore e Kosovës, në Prizreni, nën organizimin e Shoqatës së Strip-Artistëve Kosovarë “Xhcomic”, do të mbahet edicioni i 14-ë i festivalit ndërkombëtar të stripit, karikaturës dhe të satirës. Edicioni i 14-ë i këtij festivali përbëhet prej dy temave të posaçme, tema për strip është e lidhur me historinë kosovare “Historia e Legjendave Kosovare” me tema ngacmuese dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: " Uttaran" epis. 1296®

Posted: 25 Jul 2017 01:15 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: Perandori epis. 150®

Posted: 24 Jul 2017 06:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pro X ®

Posted: 25 Jul 2017 06:20 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rubikon ®

Posted: 25 Jul 2017 05:10 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Summer ®

Posted: 25 Jul 2017 04:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: "Trimi dhe e bukura" epis. 66®

Posted: 25 Jul 2017 03:30 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KK i Prishtinës prezanton projektin e Xhamisë Qendrore, merr mbështetjen e të gjithëve

Posted: 25 Jul 2017 01:18 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irinej paralajmëron Vuçiqin për Kosovën: Çka dhurohet, humbet përgjithmonë

Posted: 25 Jul 2017 01:14 PM PDT

Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”. “U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mourinho kërkon edhe dy transfere

Posted: 25 Jul 2017 01:13 PM PDT

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se dëshiron të transferojë edhe dy futbollistë në skuadër. Klubi nga Manchesteri ka transferuar deri tash Victor Lindelofin dhe Romelu Lukakun për më shumë se 100 milionë euro së bashku, ndërsa ka kërkuar edhe shërbimet e Nemanja Matiqit, Eric Dierit dhe Ivan Perishiqit. “Nuk e di. Sinqerisht, jo. Ed Woodward i kontrollon transferimet. Ai mori Lindelofin dhe Lukakun, ai e di se i dua edhe dy futbollistë, por po ashtu e din se e kam balansin. E kuptoj situatën, e kuptoj tregun dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëria gati për ndeshjet parakualifikuese në basketboll

Posted: 25 Jul 2017 02:05 PM PDT

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll tash e disa javë është grumbulluar në Tiranë, për të kryer fazën përgatitore për ndeshjet parakualifikuese “Kina 2019”. Në krye të Shqipërisë edhe në këto eliminatore do të jetë trajneri qipriot Antonis Constantinides. Ky i fundit ishte edhe trajner i Sigal Prishtinës, në Kosovë. “Fillimisht ne do t’i zhvillojmë edhe tri ndeshje miqësore dhe kemi fazën e fundit të përgatitjeve para ndeshjeve që do t’i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shoshi kërkon sukses me Kosovën

Posted: 25 Jul 2017 01:00 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës është kthyer në Prishtinë pas përfundimit në turneun e ndeshjeve miqësore të fazës përgatitore për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”. Me Kosovën në këto ndeshje miqësore debutoi edhe përforcimi Lis Shoshi, i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë të Kosovës në këto ndeshje. Shoshi tregon arsyen pse vendosi të vijë të luajë për Kosovën. Qendra kosovare thotë se deri më tani......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aston Martin Vanquish spiunohet gjatë testimit

Posted: 25 Jul 2017 12:58 PM PDT

Aston Martin ka zbuluar modelin Aston Martin Vanquish Zagato Volante në vitin 2016 në panairin e veturave në Pebble Beaxh Concours D’Elegance dhe ka premtuar që do të prodhojë 99 ekzemplarë. Por që atëherë, kjo kompani ka qenë e heshtur, megjithatë tani është spiunuar modeli që do të prodhohet, raporton motor1. Vanquish Zagato Volante vjen i ngjyrosur me të zezë që shkëlqen e që thekson linjat e këtij modeli, transmeton koha.net. Dizajni është i njëjti me Vanquish e tanishëm, por që ka disa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasen Beqaj e Pallaska

Posted: 25 Jul 2017 12:56 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjysma e fëmijëve në botë që nuk mund të arsimohen janë nga Nigeria

Posted: 25 Jul 2017 12:53 PM PDT

Gjysma e fëmijëve në botë që nuk mund të shkojnë në shkollë gjenden në Nigeri, ka njoftuar Ministria e Arsimit e këtij vendi. “Rreth 20 milionë fëmijë në botë nuk mund të shkojnë në shkollë. Vetëm në Nigeri gjenden gjysma e këtyre, konkretisht 10.5 milionë”, ka thënë Adamu Huseini, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Arsimit të Nigerisë në hapjen e Këshillit të 62-të Nacional të Arsimit në shtetin Kano, transmeton AA. Duke i shprehur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Mbi re” e Ledrit dhe Butës publikohet të premten

Posted: 25 Jul 2017 12:52 PM PDT

“Mbi re” do të titullohet kënga më e re që do të publikohet të premten në skenën muzikore. Ledri Vula dhe Buta tashmë kanë incizuar këngën, dhe janë përgatitje të videoklipit. Të dy reperët janë shfaqur bashkë ditëve të fundit në koncertet që Ledri po i mban në qytete të ndryshme të Kosovës. Ledri Vula këtë verë del të jetë një ndër rep artistët më aktiv teksa po shijon suksesin e këngëve “Nona” në bashkëpunim me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iraku mund të blejë nga Rusia tanke në vlerë prej 1 miliard dollarë

Posted: 25 Jul 2017 12:51 PM PDT

Në takimin e sotëm në Shën Petersburg, presidenti rus, Vladimir Putin dhe nënkryetari i Irakut Nuri al-Maliki, diskutuan blerjen e mundshme të tankeve ruse të luftës T-90, deklaroi një përfaqësues ushtarak rus, i cili mori pjesë në takimin, raporton Reuters. Gazeta ruse “Izvestia” raporton se Iraku ka rënë dakord për të blerë një numër të madh të tankeve që janë përdorur në konfliktin në Siri. Analisti i ushtrisë ruse, Ruslan Pukhov, i ka thënë kësaj gazete se......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Milani nis diskutimet edhe për tre supertransferime

Posted: 25 Jul 2017 12:48 PM PDT

Superagjenti Jorge Mendes raportohet se është takuar sot me drejtuesit e Milanit për të biseduar për transferimet e tre prej klientëve të tij. Sipas “Sky” në Itali, agjenti është takuar me drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli lidhur me transferimet e sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, mesfushorit të Bayernit, Renato Sanchez, dhe sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao. Costa dhe Sanchesi janë diskutuar qe një kohë të gjatë si emra që do të largohet nga skuadrat e tyre, ndërsa mesfushori i Bayernit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkencëtarët të shqetësuar nga shkrirja e akullit në Grenlandë

Posted: 25 Jul 2017 12:46 PM PDT

Shkencëtarët paralajmëruan se shtresa e akullit në Grenlandë, mund të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit të detit më shumë se sa pritej për shkak të rritjes së algave. Sipas lajmit të BBC, shkencëtarët britanik njoftuan se kushtet e buta klimatike, shkaktojnë rritjen e algave në Grenlandë, kështu që nxitet errësimi i sipërfaqes, transmeton Anadolu Agency (AA). Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen në atë se shtresa e errësuar e akullit, e absorbon më shumë rrezatimin se sa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dialogu i Vuçiqit ka për synim njohjen e Kosovës, thonë analistët serbë

Posted: 25 Jul 2017 12:43 PM PDT

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vazhduar të “ngrohë” temën e “dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën”. Në një tekst autorial për gazetën “Blic”, ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Ulja e toneve dhe tensioneve Dialogu për Kosovën në Serbi duhet të fillojë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Atletja Kelmendi e fundit në 800 metra, ankohet për erën në stadium

Posted: 25 Jul 2017 12:43 PM PDT

E para që garoi në atletikë nga ekipi olimpik i Kosovës ishte Valentna Kelmendi. Atletja garoi në 800 metra vrapim, duke u eliminuar që në fazën kualifikuese, të Festivalit Olimpik Evropian për të rinj “Gyor 2017”. Ajo doli e fundit me kohën 2:30:47 sekonda, duke mos arritur rezultatin më të mirë të saj, 2:23 sekonda. Valentina arsyetoi paraqitjen jo të mirë të saj me erën që mbretëroi në stadium. Në ditët e ardhshme nga atletika garojnë edhe Gentiana Peci e Arian Smajli në 3 000 metra......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“MSA nuk është dashur të nënshkruhet”

Posted: 25 Jul 2017 12:37 PM PDT

Opinionisja, Besa Shahini në Rubikon të KTV-së ka deklaruar se nënshkrimi i MSA-së nuk është dashur të bëhet fare. “Jo në këtë mënyrë”, theksoi ajo. Ajo ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike vendit. “Nuk mendoj që është dashur të nënshkruhet fare. Dëmi ekonomik është i madh për Kosovën... ti ke hy në këtë dialog vetëm se BE-ja ka thënë se nëse dialogoni ecni drejt BE-së.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more