Skip to main content

Lajmi.net: “Raport: A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8?” plus 8 more

Lajmi.net: “Raport: A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8?” plus 8 more


Raport: A është ky dizajni i përfunduar i iPhone 8?

Posted: 26 Jul 2017 12:32 AM PDT

Një rrjedhje e re po konfirmon edhe një herë se kështu do të jetë rasti, madje duke thënë se çmimi fillestar për telefonin do të jetë rreth 1,100 deri në 1,200 dollarë. Për ta bërë atë pak më të shijshëm, modeli i nivelit fillestar mund të ketë 128GB hapësirë ruajtjeje (me një version 256GB gjithashtu në ofertë, për më shumë para natyrisht).

Përveç informacionit të çmimeve, kjo rrjedhje na sjell një grup të ri pamjesh dhe dizajnin e mundshëm të iPhone 8. Dhe këto fotografi gjoja përshkruajnë dizajnin final për pajisjen. Ato janë të bazuara në informacionet nga burimet në zinxhirin e furnizimit të Apple, të kthyer në fotografi.

Kornizat e ekranit OLED 5.8 inç do të jenë rreth 4mm në të gjitha anët, për ta bërë iPhone 8 më pak të prirur për prekje aksidentale nga gishtat sikurse pajisjet e fundit të Samsung.

Më poshtë, mund të shihni fotot e ndryshme të dizajnuara, që shfaqin pajisjen në kënde të ndryshme.

Kjo është kumbara e Xhensilës (Foto)

Posted: 26 Jul 2017 12:31 AM PDT

Me pozitivitetin e saj dhe dashurinë që ofron ajo ka arritur të bëjë për vete një numër të madh njerëzish të cilët e duan dhe ia pëlqejnë muzikën, shkruan lajmi.net

Xhensila, e cila shpesh publikon foto të saj nga më të ndryshmet, në Instastory na e ka prezantuar kumbarën e saj./Lajmi.net/

 

Rusia kërkon masa kundër Polonisë për shkatërrimin e monumenteve sovjetike

Posted: 26 Jul 2017 12:23 AM PDT

Por, Kremlini ka thënë se Putin ende nuk e ka ndërmarrë ndonjë masë kundër Polonisë, për shkak të legjislacionit të miratuar aktualisht në Varshavë, me të cilin qeveria autorizohet për shkatërrimin e më se 500 monumenteve sovjetike, që konsiderohen si relikte të regjimit autoritar.

Zyrtarët polakë kanë thënë se ish-Bashkimi Sovjetik ishte një shtet okupues gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore dhe derisa po shtohen ndjenjat nacionaliste, ata dëshirojnë t'i shkatërrojnë qindra monumente të ndërtuara gjatë asaj periudhe.

WSJ: Kriza e ardhshme e Evropës, Ballkani dhe ndikimi rus atje!

Posted: 26 Jul 2017 12:22 AM PDT

Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian.

"Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë. Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po "ndezin tenxheren". Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t'i ndihmua ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit. Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë. Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe", shkruan Russel Mead, transmeton lajmi.net.

Sipas tij shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur.

"Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë. Meqënëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re. Ekziston një realitet i rëndë i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë. Ballkani po zhbllokohet, edhe Perëndimi tani duhet të shqetësohet më shumë për ndërhyrje ruse. Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë pushtet në NATO dhe pavarësisht raporteve Turqi-Rusi, Erdogan po bashkëpunon ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin", thuhet në komentin e profesorit të punëve të jashtme.

"Turqia dhe Rusia janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre ndaj Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Rusët jo vetë që e urrejnë NATO-n, por e shohin BE-në si pengesë ndaj rolit historik të fuqisë së Rusisë në Evropë. Turqia poashtu është kthyer kundër Bashkimit Evropian, dhe po kërkon vepra kundër Gjermanisë dhe anëtarëve tjerë. Për Rusiën dhe Turqinë, aftësia për të shkaktuar probleme në Evropë dhe në Ballkan është me rrezik, dhe me kosto të vogël. Perspektiva e anëtarësimit në BE për vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja ka bërë më shumë se çdo gjë për ta ruajtur paqen e brishtë në Ballkanin Perëndimor. Çdo vend ballkanik do të ishte më tepër pjesë e BE-së, sesa aleat i Rusisë apo Turqisë", thotë ai.

Profesori pretendon se vendet e Ballkanit nuk do të mund të anëtarësohen në BE edhe për një periudhë më të gjatë.

"Por shpresat për anëtarësim afatshkurtër në BE po veniten. Evropa po e humb Britaninë dhe ka pasur shumë kohë të menaxhojë marrëdhëniet me anëtarët si Hungaria dhe Polonia. 27 anëtarët e BE-së kanë pak dëshirë që të marrin shtetet ballkanike, të cilat do të prisnin ndihmë financiare nga BE-ja kur buxheti i kësaj të fundit pas Brexit tashmë do të zgjerohet. Serbët dhe shqiptarët po sinjalizojnë se nëse Perëndimi largohet, ata do të orientohen më në lindje, dhe kjo do të thoshte një kalim në një agjendë nacionalist me ndihmë ruse dhe turke", thuhet në komentin e tij.

"A do të bëhet SHBA pjesë e lojës? Angazhimi në grindjet në Ballkan nuk është ideja e Donald Trump për politikën e zgjeruar. Ashtu si presidenti, Bill Clinton i cili luftoi dy vjet për të mbajtur SHBA-të jashtë luftërave të Jugosllavisë, Trump mund të jetë skeptik në ndërhyrjen dhe trajtimin e një raundi të ri për luftërat ballkanike, me ndjeshmërinë që Obama e shfaqi së fundi në Siri. Kjo do të ishte një gabim i rëndë. Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasur me problemet më të mëdha në vende tjera, ajo që ndodhë në Ballkan nuk qëndron gjithmonë aty, dhe NATO dhe BE-ja mund të tronditen në thelb nga një raund tjetër gjakderdhjeje në Ballkan. Kriza ka potencial për të ripërcaktuar raportet SHBA-BE për dekada të tëra", është shprehur profesori i Universitetit të Brandit.

"Evropianët argumentojnë se ka investime të vogla amerikane, dhe diplomacia aktive dhe ndërtimi i forcave amerikane në Kosovë do të mund të shkojnë më shumë. Evropianët që shqetësohen për paqen në Ballkan duhet të mendojnë se si ta bindin Shtëpinë e Bardhë për tu angazhuar më shumë për këto çështje.Solidariteti i NATO-s, mbrojtja nga Rusia, mund të mos jenë të mjaftueshme për Trumpin", përfundon komenti i Walter Russel Mead. /Lajmi.net/

Sonte shorti në Serie A, derbi në xhiron e parë? (FOTO)

Posted: 26 Jul 2017 12:20 AM PDT

Serie A do ta tërheq shortin për sezonin e ri sonte nga ora 19:00.

Dhe, mediat italiane raportojnë se menjëherë në xhiron e parë ekziston mundësia e ndeshjeve derbi.

Juventus – Napoli, Milan ose Roma e Inter mund të takohen mes vete pa asnjë kufizim, përcjell “lajmi.net”.

Sezoni i ri në Serie A do të fillojë më 20 gusht. /Lajmi.net/


Nga korrje-shirjet, Kosova siguron rreth 60 për qind të nevojave për bukë

Posted: 26 Jul 2017 12:18 AM PDT

Sipas të dhënave paraprake, rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me grurë, kurse në përgjithësi me drithëra të bardha janë mbjellë 75 mijë hektarë.

Jusuf Cikaqi, kryetar i Komisionit për monitorimin e fushatës se korrje-shirjeve, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se sipas të dhënave të para, rendimenti mesatar i grurit për këtë vit është nga 3500 deri në 4,500 kilogramë për hektarë, varësisht nga parcelat dhe rajoni.

"Në Kosovë, në bazë të një raporti del se 205 kilogramë grurë nevojiten për kokë banori. Nëse e kalkulojmë me numrin e përgjithshëm të banorëve në Republikën e Kosovës, atëherë rezulton se nevojiten deri në 410 mijë tonë grurë. Dhe neve me këtë gjendje që kemi, mendojmë se prej 60 deri 70 për qind do plotësohen nevojat e qytetarëve me produkte të grurit", tha Cikaqi.

Ndryshe, vitin e kaluar nga sipërfaqet e kultivuara, Kosova ka arritur të sigurojë mbi 350 mijë tonë grurë.

Por, sipas të dhënave të shoqatës së prodhueseve të grurit, sivjet ka pasur rreth 14 mijë hektarë tokë më pak të kultivuara me grurë, e që sipas tyre, mjafton për 55 për qind të popullatës.

Kryetari i Shoqatës se Bujqve Prodhues të Grurit, Pal Gjuraj për Radion Evropa e Lirë tregon se arsyeja e zvogëlimit të sipërfaqes së kultivuar me grurë është çmimi shumë i ulët në tregun e Kosovës.

Ai thotë se duke marrë parasysh faktin që Kosova importon lëndën e parë të këtij produkti, por edhe grurin bujqit nuk kanë shumë leverdi apo fitime financiarenga kultivimi i kësaj kulture.

Duke folur për cilësinë e grurit, Gjuraj ndërkaq shpreh shqetësimin se vazhdimisht në Kosovë ka tendenca të zvogëlimit të sasisë së grurit të prodhuar.

"Cilësia e grurit është relativisht e mirë, rendimenti sillet rreth 4 tonë për hektarë, çka do të thotë se ne nuk jemi të kënaqur sepse kur rendimenti bie nën 5 tonë, atëherë vështirë se mbulohen shpenzimet e prodhuesit", tha ai.

Sidoqoftë, viteve të fundit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes pagesave direkt është mundur të inkurajojë fermerët që të mbjellin sipërfaqe më të mëdha të grurit.

Nga viti 2015, Ministria ka subvencionuar kultivuesit e grurit me nga 150 euro për hektarë.

Gjuraj e konsideron të mjaftueshëm shumën e subvencionimit për fermerët, por nuk pajtohet me kriteret e kërkuara.

"Kriter për të fituar këtë shumë të parave është që fermeri t'i ketë së paku dy hektarë të mbjella me grurë, çka do të thotë se gjysma e fermerëve mbesin jashtë subvencionimit, për shkak se sipërfaqet e fermerëve janë 50- 60 ari. Kështu që, pjesën tjetër duhet të marrin me qira, e që kjo nuk është e sigurt për çdo vit", thotë Gjuraj.

Sipërfaqja e përgjithshme në Kosovë është mbi 10,908 km katrorë, kurse 53 për qind e tokës është bujqësore. Ndërkaq, nga 1.9 milion banorë, 61 për qind prej tyre jetojnë në zonat rurale.

Pavarësisht kësaj, Kosova vazhdon të importojë sasi të mëdha grurit dhe miellit nga vende të ndryshme të rajonit. Çmimi për një kilogram grurë të prodhuar në Kosovë, sipas shoqatave të mullisëve, kushton nga 0.10 deri në 0.14 centë, kurse gruri i importuar nga vendet e rajonit shitet nga 0.16 deri në 0.18 centë. /REL/

Filloni ditën tuaj me tetë minuta ushtrime (Video)

Posted: 26 Jul 2017 12:17 AM PDT

Ju mund të arrini formën e duhur trupore për një kohë shumë të shkurtër.

Madje dhe njerëzit më të zënë gjejnë kohë që të bëjnë këto shtatë ushtrime për të arritur trupin perfekt, transmeton lajmi.net

Ju mund t'i bëni të gjitha ushtrimet duke ndjekur videon më poshtë.

Provoni që tani dhe bëjeni rutinë, ngase trupi juaj do të përjetojë ndryshime që do të ju kënaqin tejmase. /Lajmi.net/

Tirana zyrtare po mban të izoluar veprimtarin shqiptar nga Kërçova

Posted: 26 Jul 2017 12:13 AM PDT

Më 1 korrik të vitit 2003 qeveria e Fatos Nanos e arrestoi me akuzën "nxitje e urrejtjes nacionale, fetare dhe racore", me të cilën akuzë u mbajt ne burgun e sigurisë së lartë (burgu 313) i Tiranës deri më 25 nëntor 2013. Në prill të vitit 2004 nga Gjykata e Apelit të Tiranës e fitoi pafajësinë.
Në kohën që e arrestuan (1 korrik – 25 nentor 2003) Zvicra ia tërhoqi azilin politik (të fituar në vitin 1985), por edhe leje qendrimin e perhershëm (vizën C) në Zvicër.
"Qe nga 25 nentori i vitit 2003 e deri me sot (korrik 2017) z. Gafurr Adili ne Republiken e Shqiperise mbahet pa asnje dokument identifikimi, per çka lirshem mund te themi se u lirua nga burgu i vogel (burgu 313) i Tiranes dhe po mbahet ne burgun e madh te quajtur Shqiperi.
Mendohet se gjithe kjo padrejtesi z. Gafurr Adili i eshte organizuar nga politikanet shqiptare te IRJMI-se ne bashkeveprim me te Tiranes, sepse i jane frikesuar, ngase z. Adili njihet si personi qe rregullisht i ka kritikuar dhe luftuar mafiozet politike, jo vetem sllavo-maqedone (Gruevskin me kompani) por edhe mafiozet politike shqipfoles.", kanë shkruar në letrën e tyre bashkëveprimtarët e Adilit.
Çfare logjike ka kur ish Presidenti (i sapolarguar) Bujar Nishani gjatë këtij muaji (në korrik të këtij viti) ja ka dekretuar shtetësinë shqiptare priftit Janullatos, i cili, jo vetëm që nuk është me gjak shqiptari, por eshte grek dhe edhe me shume se kaq.

Adili, i cili  4 dekada po vepron kombëtarisht, nuk po i jepet shtetësia shqiptare???!!! Edhe pse mori pafajësi nga shteti shqiptare ende rri i izoluar pa asnjë dukument identifikimi, duke pasur parasysh edhe kërkesat e tij (tre këkresa) për nënshtetësinë shqiptare. Adili është i njohur si ish-përfaqësues i AKSH-së, një formacion që u shpërbë disa vite më parë. (INA)

Milan ‘transferon’ një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)

Posted: 26 Jul 2017 12:09 AM PDT

Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Reprezentuesi i Gabonit vlerësohet nga Dortmund në së paku 70 milionë euro, ndërsa kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Manchester City e Manchester United.

Por, "Gianluca di Marzio" raporton se Milan ka filluar kontaktet e para me menaxherin e tij, përcjell "lajmi.net".

Aubameyang ishte futbollist i Milanit në vitet e para të karrierës së tij por u largua nga San Siro pasi nuk bindi me talentin e tij. /Lajmi.net/


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more