Skip to main content

Mesazhi.com: “Biseda me vetveten nuk është shenjë e çmendurisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Biseda me vetveten nuk është shenjë e çmendurisë” plus 9 more


Biseda me vetveten nuk është shenjë e çmendurisë

Posted: 27 Jul 2017 02:58 PM PDT

Duke folur me veten ndihmon njerëzit të ndihen më pak të shqetësuar dhe më shumë i bëjnë ata të kontrollojnë emocionet e tyre, thonë hulumtimet e reja.

Njerëzit i përgjigjen më mirë imazheve negative ose trondisin kujtime nga e kaluara e tyre kur ata pyesin veten se si ndjehen në personin e tretë, zbuloi një studim.

Autori i studimit, Dr Jason Moser nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, tha se duke iu referuar vetes në personin e tretë, i bëjnë njerëzit të mendojnë për veten e tyre më të ngjashëm me atë se si mendojnë për të tjerët dhe mund të shihni dëshmi për këtë në tru.

Sipas tij kjo i ndihmon njerëzit të fitojnë një distancë të vogël psikologjike nga përvojat e tyre, të cilat shpesh mund të jenë të dobishme për rregullimin e emocioneve.

Tutje është thënë se ka shumë implikime të rëndëesishme që këto gjetje kanë për të kuptuar se si vepron vetëkontrolli dhe se si t'i ndihmojnë njerëzit të kontrollojnë emocionet e tyre çdo ditë/Mesazhi/

The post Biseda me vetveten nuk është shenjë e çmendurisë appeared first on Mesazhi.com.

Disa mënyra se si të kërkoni falje

Posted: 27 Jul 2017 02:30 PM PDT

Të kërkoni falje për ndonjë gjë të gabuar që keni bërë kundër partnerit ndonjëherë duket vështirë.

Mënyra e kërkim faljes është e llojllojshme, dikush mban inat dhe nuk mund të kërkojë falje, mirëpo janë disa mënyra se si mund të kërkoni falje për ndonjë problem të caktuar.

Paraqesim 5 mënyrat e kërkim faljes, të cilat mund të fitojnë shansin e dytë në një marrëdhënie.

Të jeni të ndershëm dhe të pranoni përgjegjësinë tuaj. Shpesh, një kërkim falje tingëllon fallco apo jo bindëse përshkak se personi nuk është në gjendje të zotërojë gabimet e tij. Ju nuk duhet të kërkoni vetëm të ju falin. Kërko falje që të mund të kërkosh për faljen.

Të jeni specifik dhe t'i shmangeni hallakatjes. Pranoni fajin tuaj edhe me zë për të siguruar kohë që ta shfrytëzoni në të ardhmen. Përveq kësaj, jepni personit tjetër një hapsirë dhe respekto më pas vendimin. Ju bënë më mirë nëse kërkoni falje. Nëse personi tjetër dëshiron të ndërpresë lidhjet me ju pavarësisht kërkim faljes, atëherë është më mirë që të qëndroni i qetë. Derisa duke u përpjekur që të kontaktoni personin në fjalë në një kohë prej pak ditësh mund të ju ndihmojë.

Tregoni atyre saktësisht pse ju vjen keq. Kjo do ta bëjë të vështirë për atë që nuk të fal ty. Gërshetimi i një historie ose duke u përpjekur për të justifikuar gënjeshtrën tuaj mund të përfundojë të humbni shansin e fundit që keni pasur.

Të luani të pafajshminë nuk ju ndihmon të dilni nga rrëmuja. Pranoni fajin në vend se të zhvendosni fajin në dikë tjetër , kjo ndoshta mund të ju ndihmojë të shuani zjarrin e dyshimit fillestar , por nuk do të jetë afatgjate.

Mënyra më e mirë për të kërkuar falje dhe rivendosjen e dëmit është të pyesni personin se si ju mund të justifikoheni dhe të rregulloni dëmin e shkaktuar. Kjo do të lejojë personin tjetër që të mendojë dhe të ju jap një shans. Përveç kësaj, premtoni për një besnikëri në mardhënie.Është e rëndësishme që kjo të tingëllojë e vërtetë./Mesazhi/

The post Disa mënyra se si të kërkoni falje appeared first on Mesazhi.com.

Apple fillon prodhimin e iPhone 8

Posted: 27 Jul 2017 01:30 PM PDT

Apple tashmë ka filluar prodhimin e tre celularëve iPhone të cilët do t'i prezantojë në shtator, thuhet sipas një raporti.

Raportet e mëparshme thoshin se kompania mund të detyrohet që ta shtyjë celularin e shumëpritur iPhone 8 deri në fund të vitit.

Megjithatë, tani duket se kompania është në rrugë drejt lansimit të celularit në shtator, transmeton Gazeta Express.

Sipas zbuluesit të detajeve të Apple, Benjamin Geskin, që të tre modelet iPhone kanë hyrë në prodhim, duke përfshirë iPhone 7s, iPhone 7s Plus dhe iPhone 8.

Burime nga fabrika "Zhengzhou Foxconn" thonë se tashmë janë duke i prodhuar 200 njësi në ditë./Mesazhi/

The post Apple fillon prodhimin e iPhone 8 appeared first on Mesazhi.com.

3 pyetje që duhet t’i bëjnë vetes njerëzit që duan sukses

Posted: 27 Jul 2017 01:30 PM PDT

Në çdo rast; për të pasur një biznes më të mirë, një trup më të shëndetshëm, një lidhje të fortë apo të gjitha më sipër, njerëzit kërkojnë përherë mënyra për t'u përmirësuar.

Lajmi i mirë është se çdokush ka mundësi të krijojë një cilësi jete më të mirë, thotë sipërmarrësi dhe autori Tony Robbins, duke bërë këto tri pyetje…

1.Në çfarë do të fokusohemi?
Njerëzit kanë tendencën të fokusohen në atë çka mungon prej jetës së tyre, thotë Robbins. Kjo nuk është megjithatë diçka domosdoshmërisht e keqe – është e rëndësishme, kur dëshiron të bësh një ndryshim, me kusht që të bëhet përgjatë një rrugëtimi të vazhdueshëm. Si mund të ndihesh kur fokusohesh gjithmonë në atë se çfarë ju mungon. Kjo do të ishte e tmerrshme.

2. Çfarë kuptimi do t'i japim gjërave?
"Kuptimi që i jepni ngjarjeve, marrëdhënieve dhe rezultateve përcakton se si ndiheni", shpjegon Robbins.
Duke krijuar një drejtim pozitiv dhe fuqizues për jetën, ju mund ta ndryshoni efektivisht rezultatin e saj.

3. Çfarë do të bëjmë?
"Dija nuk është forcë, por potencial force," thotë Robbins. Vënia në jetë e saj kërkon dije praktike. Shumë njerëz kërkojnë dhe frymëzohen për të bërë ndryshime të rëndësishme në jetë, dhe pastaj ndalen aty. Mos u ndal vetëm duke i dëshiruar arritjet, por realizoji ato!/Mesazhi/

The post 3 pyetje që duhet t'i bëjnë vetes njerëzit që duan sukses appeared first on Mesazhi.com.

Shenjat që tregojnë se keni nevojë për karbohidrate

Posted: 27 Jul 2017 01:00 PM PDT

Profesionistët e fitness-it kanë hamendësuar gjithmonë se stërvitja fizike dhe një dietë e ulët në karbohidrate është kombinimi i duhur për të rënë në peshë.

Për, për disa nivelet e ulëta të karbohidrateve mund të rezultojnë të dëmshme. Nëse një nga këto simptoma zgjat më shumë se dy javë, filloni të shtoni me ngadalë sasinë e karbohidrateve.

Lodhje

Nëse ndiheni tepër të lodhur pasi lini palestrën – edhe nëse keni bërë vetëm disa ushtrime të lehta – mund të keni nevojë për më shumë ushqim. Rreth një orë para palestrës konsumoni një mollë ose banane.

Dhimbje koke

Në rastin kur trupi djeg yndyrën për energji, fillon të prodhojë molekula të quajtura ketone. Këto dalin jashtë trupit me anë të urinës (së bashku me sodiumin) duke shkaktuar dehidratim dhe metale të rënda. Prandaj pini pak më shumë ujë gjatë ditës.

Ftohje

Karbohidratet ndihmojnë në prodhimin e antitrupave që luftojnë sëmundjet. Prandaj, nëse nuk merrni mjaftueshëm fibra në ditë, mund të sëmureni më shpesh. Karbohidratet e papërpunuara, si patatet e ëmbla, mund t'ju mbajnë të shëndetshëm./Mesazhi/

The post Shenjat që tregojnë se keni nevojë për karbohidrate appeared first on Mesazhi.com.

Shkëndija pëson në udhëtim, mbetet me shpresë për kualifikim

Posted: 27 Jul 2017 12:46 PM PDT

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë.

Kuqezinjtë u mposhtën në udhëtim tek skuadra Trakai me rezultat të ngushtë 2-1.

Vetëm pas një minute lojë, ishte sulmuesi Maksimov që kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Shqiptarët u kundërpërgjigjën mirë vendasve, pasi në fundin e pjesës së parë barazuan nëpërmjet brazilianit Junior në 1-1.

Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë pasi shënuan golin e epërsisë.

Ishte përsëri Maksimov që shfrytëzoi një pasim nga Dorley dhe shënoi për 2-1.

Shkëndijës iu vështirësuan punët pasi fillimisht Sergio Junior në minutën e 57 dhe pastaj Adrian Cuculi në minutën e 62-të u ndëshkuan me karton të kuq.

Por deri në fund të ndeshjes, kuqezinjtë u mbrojtën mirë dhe ndeshja përfundoi me fitore minimale të Trakai 2-1.

Shkëndija ka gjasa të mira për të kaluar tutje nëse arrin fitore minimale në shtëpi.

The post Shkëndija pëson në udhëtim, mbetet me shpresë për kualifikim appeared first on Mesazhi.com.

Studim: Kujtimet e humbura mund të rizgjohen

Posted: 27 Jul 2017 12:30 PM PDT

Kujtimet e humbura mund të rizgjohen tek të sëmurët me alzheimer dhe ndihma për këtë vjen nga lazerët.

Një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Columbias pretendon se kujtimet në fakt nuk zhduken, thjesht bëhet më e vështirë që të mbërrish deri tek ato.

Kërkuesit morën dy grupe minjsh, një me prirje për sëmundje të tilla e tjetri jo dhe pas testeve të memories, zbuluan se neuronet e lidhura me kujtesën arrijnë të stimulohen me lazer duke risjellë në mendje informacione që konsideroheshin të zhdukura.

Eksperimenti ushqen shpresat se metoda mund të funksionojë edhe mbi të sëmurët me alzheimer, për të cilët deri tani mendohej se sëmundja ua fshinte krejtësisht kujtimet. Por të dhënat e reja tregojnë se kujtimet e humbura mund të rizgjohen përmes aktivizimit artificial të neuroneve ku ato janë depozituar.

Alzheimeri është një sëmundje progresive e trurit që prek zakonisht personat e moshës së mesme apo të thyer, duke i shkatërruar kujtesën dhe funksione të tjera bazike.

Ajo përbën llojin më të shpeshtë të demencës dhe probleme të ndryshme mendore. Simptomat e para janë boshllëqet e memories që vijnë dalëngadalë në përkeqësim, duke ia bërë të vështirë të sëmurit jetesën normale. Edhe pse ilaçet mund të ndihmojnë në përmirësimin e situatës, për alzheimer-in nuk ka shërim të plotë./Mesazhi/

The post Studim: Kujtimet e humbura mund të rizgjohen appeared first on Mesazhi.com.

Njihuni me popullin që jeton mbi 100 vjet, ata nuk sëmuren kurrë as nga gripi

Posted: 27 Jul 2017 12:26 PM PDT

Ata janë populli që të gjithë i kanë zili dhe arsyeja e kësaj është jetëgjatësia e tyre. Njihen si populli Hunza dhe për ata ka shumë mite, por e vërteta e këtij populli është akoma më mbresëlënëse.

Jetojnë në Pakistan dhe jetëgjatësia mesatare e një personi është 67. Në Hunza të jesh 100 vjeç nuk do të thotë se je i moshuar. Edhe në moshën 100 vjeçare, ata janë të fuqishëm dhe të shëndetshëm.

Në vend se të jetojnë për të ngrënë, ata hanë për të jetuar. Ata hanë ushqim dy herë në ditë një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit. Sekretet e tyre për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë janë:

Shkalla e leximit tek ta është 95% – që do të thotë se çdo Hunza ka të paktën një diplomë të shkollës së mesme. Rajoni Hunza është shtëpi për njerëzit e katër etnive. Ka dy fe të ndryshme në rajonin Hunza, por njerëzit nuk ndalen.

Jeta e popullit Hunza është shumë e thjeshtë dhe ata konsiderohet të jenë shumë mikëpritës. Disa njerëz të këtij populli jetojnë deri në 150 vjet. Gratë në Hunza mund të lindin edhe në moshën 65.

Ata nuk hanë kurrë ushqim të përpunuar dhe hanë shumë kajsi. Ata punojnë në fusha prej lindjes së diellit deri në perëndim të tij çdo ditë dhe punojnë shumë.

The post Njihuni me popullin që jeton mbi 100 vjet, ata nuk sëmuren kurrë as nga gripi appeared first on Mesazhi.com.

Bota drejt ndalimit të makinave me gaz dhe benzinë

Posted: 27 Jul 2017 12:17 PM PDT

Prej vitit 2040 në Britaninë e Madhe dhe në Francë do të lejohen të qarkullojnë vetëm makina elektrike.

"Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme", tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove."

Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona", tha Gove.

Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.

Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët evropianë duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme.

Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. "Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak" tha Kretschmann për ARD-në.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: "Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit."

The post Bota drejt ndalimit të makinave me gaz dhe benzinë appeared first on Mesazhi.com.

Video: Do të vazhdojmë me këmbngulje!

Posted: 27 Jul 2017 12:11 PM PDT

Arsimi është pasaportë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot! Kjo thenie e Malkon X qendron njesoj edhe sot.

Kjo video eshte per te gjithe te rinjte te cilet kane dyshime nese edukimi i vazhdueshem do te sjelle rezultate per ta.

 Videoja origjinale eshte postuar nga kompania e veshjeve Gap, ndersa eshte pershtatur nga Mesazhi per juve. Shikojeni dhe shperndajeni. /MESAZHI/

The post Video: Do të vazhdojmë me këmbngulje! appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more