Skip to main content

Mesazhi.com: “Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta! (Video)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta! (Video)” plus 9 more


Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta! (Video)

Posted: 25 Jul 2017 05:52 PM PDT

Bankomatët është shumë e lehtë për tu hakuar dhe kjo mund të bëhet për vetëm pesë minuta, ka thënë një eksperte sigurie.Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shumica e bankomatëve në thelb funksionojnë me Windows XP, sipas ekspertës së sigurisë Leign–Anne GalloWay.

Dhe siç ka thënë ajo, nëse një haker hap një vrimë në pjesën e parme të bankomatit, ata mund të kenë qasje tek një kabllo e USB-së dhe të shpërndajnë paratë.Gjithashtu bëhet e ditur se hakerët mund të instalojnë një virus përmes hyrjes së USB-së dhe kështu do të mund të mbledhin informacionet nga të gjitha kartat e kreditit që përdorën në atë bankomat.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, nuk është treguar videoja se si vidhen paratë nga bankomati, pasi zbulohet porta USB.Andaj, për të shmangur vjedhje të tilla, ekspertët kanë sugjeruar që në të gjitha bankomatët të ketë të vendosur nga një kamerë sigurie./Mesazhi

The post Ekspertët tregojnë se si bankomatët mund të vidhen për 5 minuta! (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Dietat mund të çojnë në depresion

Posted: 25 Jul 2017 02:55 PM PDT

Dietologia australiane, Lyndi Cohen, thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë."Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve", tha ajo.

Ka një lidhje mes asaj që ne hamë dhe ndjejmë dhe Cohen thotë se është truri që zgjedh çfarë të hamë dhe kur, është e rëndësishme si për shëndetin mendor dhe stilin e shëndetshëm të jetesës."Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirë për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për t'u kujdesur për veten",- shprehet ajo/Mesazhi/

The post Dietat mund të çojnë në depresion appeared first on Mesazhi.com.

Më pak stres, më shumë fokusim në punë

Posted: 25 Jul 2017 02:30 PM PDT

Nga Sarah Vermunt- A ka gjëra të cilat dëshironi t'i lini që të fokusoheni më shumë në gjërat të cilat ju interesojnë më së shumti? Ju dëshironi të ndërtoni një karrierë e cila mbështet jetën tuaj. Dhe të ndërtoni një jetë e cila mbështet karrierën tuaj. Dhe shpresoni se të dyjat në fund mbështesin lumturinë tuaj.Për këtë luftoj.

Mendoj se të gjithë e duam këtë.Por ndërtimi i diçkaje merr kohë. Kështu që, më pëlqen t'i mendoj karrierat si ndërtesa të cilat janë ende nën ndërtim. Ndoshta ju jeni në fazën e projektit, ose ndoshta po shtroni tullat, ose ndoshta tashmë jeni të fuqishëm dhe jeni në fund.Nëse karriera juaj është nën ndërtim, mendoni shprehitë dhe praktikat ditore në jetën tuaj si skelet rreth saj, platformat mbështetëse dhe të qëndrueshme të cilat ju japin mundësinë të ndërtoni atë që doni.

Pra, le të flasim për vetë-kujdesin. Për shkak se skelet janë në të gjitha zonat e jetës tuaj, duke përfshirë edhe karrierën. Këtu janë disa pyetje për të mbajtur në mend vetë-kujdesin edhe kur jeni të zënë duke ndërtuar:Çfarë ju intereson më së shumti?A keni problem në prioritizimin e gjërave? Nëse e dini se çfarë ju intereson më së shumti në një nivel të thellë dhe domethënës, ju mund të vendosni se cilave gjëra duhet t'ju thuani po e cilave jo.

Kjo është ideja pas fjalimit të Simon Sinek ''Start With Why'' në TED, e cila aplikohet jo vetëm në udhëheqje, por edhe në vetë-motivim.Për shembull, unë e dua lirinë. Është misioni prapa punës time. Kështu që, unë vazhdimisht pyes veten. A më bën kjo të ndihem e lirë? A do të ndihmojë të tjerët të ndihen të lirë? Nëse mund t'a dini qartë forcën shtyrëse e cila ju motivon ( ndoshta keni më shumë se një), ku duhet të kaloni kohën dhe energjinë tuaj atëherë ajo do të bëhet e dukshme.

Gjithçka do të jetë ose ''po '' ose ''jo''.Cila është marrëdhënia juaj me përpjekjet?Unë kam një marrëdhënie dashuri/urrejtje me ambicien. Mendoj se shumica prej nesh përpiqen shumë. Pavarësisht kësaj, mendoj se do të ishim më të lumtur nëse do të bënim më pak, dhe të fokusoheshim në më pak gjëra në mënyrë më të organizuar dhe të fokusuar. Greg McKewon e quan këtë ''esencializëm'', e cila thotë ai, ''ka të bëjë me përmbushjen e më shumë gjërave në më pak kohë. Nuk ka të bëjë me përmbushjen e më pak gjërave. Ka të bëjë me përfundimin e gjërave të duhura''.

Ai e quan esencializmin '' ndjekja e disiplinuar e më pak gjërave''.Unë fillova të kërkoj këtë në një mënyrë më serioze dhe më të qëllimshme gjashtë muaj më parë, dhe jeta ime është më e mirë tani. Unë bëj më pak gjëra, me fokus më të madh, krijoj dhe mbroj shumë kohë për pushim dhe lojë. Nuk kam humbur epërsinë time( kjo është frika sekrete, apo jo?). Unë ende jam produktive, dhe më e rëndësishmja, jeta ime është shumë e mirë. Pra, pyetja është, a ka gjëra për të cilat përpiqeni të cilat mund t'i braktisni që të fokusoheni më shumë në gjërat të cilat ju interesojnë?Ku jeni ju në listën tuaj?

Ka një ngjashmëri e cila më çmend, ajo ku ju vendosni maskën e oksigjenit së pari që të ndihmoni njerëzit tjerë. Kjo ngjajshmëri qëndron veçanërisht tek femrat. Në anën tjetër, është një mendim i mirë; në anën tjetër, ende paraqet gratë duke u kujdesur për veten si një mjet për të ndihmuar të tjerët. E urrej këtë.Vendosni veten të parin! Dhe jo vetëm që t'u shërbeni të tjerëve më mirë. Kjo qëndron edhe për gratë edhe për burrat. ( Por zonja, vetë-kujdesi juaj nuk duhet të jetë në shërbim të të tjerëve).

Në çfarë nuk jeni aq të mirë por po përpiqeni?A po e torturoni veten sepse ende nuk e keni mjeshtëruar artin e vetë-kujdesit? Po e mundoni veten sepse nuk keni vendosur kufinjë të shëndetshëm me punën tuaj ende? Po. Mos e bëni këtë. Do t'i bëjë përpjekjet tuaja të duken të pavlefshme.Jepni vetes merita kur identifikoni diçka në të cilën mund të punoni dhe vetëm pse po përpiqeni.

Edhe nëse nuk jeni aq të mirë në të, në të cilën me siguri do të shkëlqeni. Veçanërisht nëse vetë-kujdesi është diçka me të cilën keni luftuar për një kohë të gjatë. E dini pse? Ju jeni njeri. Dhe këto gjëra marrin kohë.Bëjani vetes këto pyetje ( dhe jepni përgjigje të sinqerta, dhe pastaj bëni diçka për të), dhe do të përmirësoni lojën tuaj të vetë-kujdesit.

E cila padyshim do të thotë se do të përmirësoni edhe lojën tuaj të karrierës, madje edhe lumturinë.(Autorja është themeluesja e Careergasm. Si një këshilltare dhe ndërmarrëse e karrierës, ajo ndihmon njerëzit të lënë punët të cilat nuk i duan që të bëjnë ato që i duan)/Mesazhi/

The post Më pak stres, më shumë fokusim në punë appeared first on Mesazhi.com.

Njihuni me historinë e “bakshishit”

Posted: 25 Jul 2017 02:00 PM PDT

Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo. Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe pavarësisht se mund të jemi miq të edukuar mund të përfundojmë duke ofenduar dikë.Për t'i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të gjërave që duhet të dini për të gjitha vendet evropiane.Shqipëri:

Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohet. Bakshishet janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t'i shpërblesh me ndonjë bakshish- mesatarja është 10% e faturës.Republika Çeke:

Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë të kamerierit.

Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.

Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.Maqedoni: duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t'u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.Holandë: tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë), kështu që nëse nuk lini bakshish do të jetë e pranuar.

Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t'iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh: Faleminderit përkthehet "mund ta mbash kusurin".

Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t'iu lësh 10% të faturës, dhe baret presin t'ju lësh disa euro.Rumania: bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.

Serbi: lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t'ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.Zvicër: Shërbimi do t'ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakohen./Mesazhi/

The post Njihuni me historinë e "bakshishit" appeared first on Mesazhi.com.

Shëroni shenjat e djegieve me këtë përbërës kuzhine

Posted: 25 Jul 2017 01:30 PM PDT

Djegiet dhe plagët ndryshme që mund të merrni gjatë jetës mund të shërohen me kalimin e kohës nëse janë të lehta, në të kundërt, me shumë vështirësi. Në të shumtën e rasteve, nëse djegiet kanë qenë të shkallës së dytë dhe të tretë shkaktojnë disa dhëmbëza. Poashtu, kjo vlen edhe për plagët e thella.

Kimikatet, dielli, rrezatimi, energjia elektrike apo prekja e diçkaje të nxehtë janë ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë djegiet e lëkurës. Lëkura e dëmtuar prodhon një proteinë të quajtur kolagjen për të riparuar vetveten. Nëse keni ndonjë shenjë në lëkurë të shkaktuar nga djegie apo plagë, ju mund ta eliminoni atë në një mënyrë shumë të thjeshtë.

Ju duhet vetëm një përbërës nga kuzhina juaj. Veza, më saktë e bardha e saj parandalon krijimin e dhëmbëzave që lënë plagët dhe djegiet. Mjafton të rrihni një ose më shumë të bardha vezësh me një pirun ose mikser. Aplikojeni atë në zonat ku keni shenja çdo natë para se të flini.Pastaj, kur të zgjoheni, miksoni pak mjltë me patate dhe aplikojeni në lëkurë. Përsëriteni këtë trajtim derisa të mos ju mbetet më asnjë shenjë./Mesazhi/

The post Shëroni shenjat e djegieve me këtë përbërës kuzhine appeared first on Mesazhi.com.

You Tube “pengon” personat që kërkojnë video të ISIS-it

Posted: 25 Jul 2017 01:00 PM PDT

YouTube ka thënë që do të ri-orientoj personat të cilët kërkojnë "propagandë të dhunshme ekstremiste" dhe do t'ju ofroj video të cilat e dënojnë terrorizmin.Personat të cilët kërkojnë për terme specifike që lidhen me të ashtuquajturin Shteti Islamik, do të shohin video në të cilat "diskreditohet mitologjia e tyre".

Nga You Tube kanë deklaruar që dëshirojnë të parandalojnë radikalizmin.Ngarkimi i videove propaganduese të IS, veçse është në kundërshtim me termat dhe kushtet e kësaj kompanie./Mesazhi/

The post You Tube “pengon” personat që kërkojnë video të ISIS-it appeared first on Mesazhi.com.

Psikopatia mund të dallohet që në fëmijëri

Posted: 25 Jul 2017 12:30 PM PDT

Simptomat e para të psikopatisë mund të dallohen që në moshën 3-vjeçare. Ky është përfundimi i një studimi të ri të realizuar nga Universiteti i New South Wales në Australi dhe të publikuar në "Journal of Abnormal Child Psychology".Shkencëtarët ekzaminuan 214 fëmijë, për të parë nëse mund të gjenin tipare që lidhen me psikopatinë, si të qenit i pa ndjeshëm dhe pa emocione.

Ata e realizuan këtë duke i ekspozuar fëmijët me imazhe që tregonin shprehi të ndryshme të fytyrës, fytyra të hidhëruara, si dhe neutrale.Siç raporton "Huffington Post", shkencëtarët zbuluan se fëmijët që kishin tipare si të qenit të pandjeshëm apo pa emocione, e kishin më të vështirë që të dallonin shprehitë e fytyrave tek njerëzit.

10 përqind e fëmijëve që morën pjesë në këtë studim shfaqnin tipare të tilla, ku përfshihej mungesa e simpatisë për të tjerët."Çdo fëmijë me këto tipare e kishte të vështirë të njihte emocionet e të tjerëve dhe nuk nevrikosej për shkak të tyre", u shpreh Dr.Eva Kimonis, e cila udhëhoqi këtë studim.Këto të dhëna mund të ndihmojnë në gjetjen e mënyrave të reja për ta kapur dhe trajtuar në kohë këtë shqetësim të rëndë të personalitetit të njeriut./Mesazhi/

 

The post Psikopatia mund të dallohet që në fëmijëri appeared first on Mesazhi.com.

Si iu përgjigj Kadare, pyetjes fatale të gazetarit për diktaturën

Posted: 25 Jul 2017 12:00 PM PDT

Vjollca Hajdari, (gazetare, politologe, etnologe dhe përkthyese në Berlin), ka intervistuar shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e botimit nga Fischer Verlage, të romanit "E penguara", përkthyer nga Joachim Rëm. Intervista është marrë në kafenenë e preferuar të shkrimtarit "Le Rostand", ku ka qenë së bashku me zonjën e tij, Helena. Më poshtë po sjellim fragment nga intervista botuar në faqet kulturore të fundjavës, 22 korrik 2017, të gazetës së madhe gjermane "Die Welt"

Gojët e liga flasin se ju nuk e keni marrë çmimin Nobel për letërsi sepse, sipas tyre, ishit "në harmoni" me sistemin e atëhershëm komunist, sa kohë që ju jeni i njohur si zëri universal kundër totalitarizmit. A nuk qëndron ky pohim në kundërshtim me qëndrimin tuaj? A ka ardhur koha që t'i hiqni qafesh përgjithmonë të tilla deklarime?Po nis nga fundi. Ju keni të drejtë, por nuk është punë e shkrimtarëve të merren me sqarime të tilla.

Çështja e raporteve të letërsisë me një regjim tiranik është zakonisht e ndërlikuar. Historia nuk jep ndonjë regjim që të mos ketë patur acarim me letërsinë. Regjimi, sidomos ai totalitar, përpiqet ta fshehë këtë acarim. Madje, shpesh i bën lajka letërsisë, në kohën që bën çmos ta ketë nën kontroll, ta përgjojë, t'i kujtojë burgun, madje vdekjen. Armiqësia midis letërsisë dhe tiranisë buron natyrshëm nga natyra e të dyjave.

Dihet se letërsia e ka në thelbin e saj lirinë, emancipimin, demokracinë, ashtu sikurse tirania ka të kundërtën. Te rasti i shkrimtarëve të njohur, sa më e madhe të jetë njohja, aq më dramatik bëhet problemi. Një diktaturë nuk e duron dot autoritetin paralel, pa përmendur smirën, tiparin shpesh numër një të çdo sunduesi. Një paradoks i njohur shfaqet në këtë rast: në një regjim mizor mund të zhvillohet një letërsi e klasit të parë. Regjimi përpiqet të përfitojë prej saj. Janë të njohura klishetë për letërsinë që e nderon vendin, etj., duke nënkuptuar, madje, regjimin. Letërsia nuk e ka bërë kurrë këtë.

Në qoftë se është fjala për nderim, ajo ka nderuar vetveten. Rendet diktatoriale nuk shquhen vetëm për egërsi, por edhe për dinakëri. Vite me radhë ato kanë përgatitur dosje të fshehta për shkrimtarët, sidomos për përbaltjen e tyre.Pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kam qenë një ndër të parët që kam kërkuar hapjen e arkivave të fshehta. Sot që po bisedojmë bashkë, pas 27 vitesh, kjo ende s'ka ndodhur. Edhe kur rastësisht është zbuluar ndonjë dokument arkival, në vend që kjo të nxiste kërkimin e mëtejshëm, është rrethuar me heshtje. Para disa vitesh më ra në dorë, rastësisht, një raport i hetuesisë sekrete shqiptare të vitit 1982.

Meqenëse raporti është botuar në shtyp dhe ribotuar më pas, po jua tregoj juve, për të krijuar një ide se çfarë janë këto dosje të fshehta, për të cilat flasin të gjithë, por s'i ka parë askush.Për çfarë bëhet fjalë në këtë raport? Në këtë raport kërkohet të vërtetohet se shkrimtari me të cilin ju bisedoni sot, I.K., ka qenë pjesëmarrës i një grupi komplotist, që synonte rrëzimin e shtetit. Siç e shihni, nuk flitet për vogëlsira, por për gjëra "serioze", nga ato që të çonin drejt e në pushkatim. Ju, po të keni kureshtje, mund ta gjeni lehtësisht atë raport. Është teksti i marrjes në pyetje të ministrit shqiptar të Shëndetësisë, dr. Ziçishti, vdekur nën torturë në po atë vit. Në raport janë "hollësitë e komplotit", bashkë me emrin e hetuesit, i cili është ende gjallë në Shqipëri, i patrazuar nga askush. I pyetur nga një gazetare e re shqiptare, hetuesi ka pranuar origjinalitetin e tekstit.Çfarë ka ndodhur pastaj?

Puna është mbyllur me kaq. Ato "gojët e liga" që përmendët ju në këtë intervistë, (midis tyre ka edhe gazetarë të huaj), nuk treguan asnjë interes për këtë dokument, që tregon natyrën e raportit të shkrimtarit me shtetin diktatorial. Pas rënies së komunizmit, s'më ka shkuar mendja të mburrem se paskam qenë pjesëmarrës i komplotit kundër shtetit, sepse thjesht kjo s'ka qenë e vërtetë, por dosja sekrete është aty. Ajo tregon fare qartë se shteti e kishte gati arkivolin për shkrimtarin dhe nuk priste veç urdhrin për të. Gjë që kishte ndodhur në shumë raste të tjera.

A mund ta shtjelloni më gjerësisht fenomenin, duke u nisur nga ky fakt?

Shkrimtari nuk është çudibërës. Ai nuk mund të ndreqë prapësitë e një vendi që ka marrë rrokullimën, siç ka qenë rasti i Shqipërisë komuniste. Ndërkaq, shkrimtari mban përgjegjësi për letërsinë që krijon, në të gjitha rrethanat, qoftë dhe në ato që duken të pamundura. Sidomos shkrimtari i njohur. Sa më e madhe të jetë njohja, aq më e ndjeshme bëhet përgjegjësia. Meqenëse po bisedojmë bashkë dhe meqenëse ju më bëtë pyetjen, më lejoni të përgjigjem më saktësisht për rastin tim. Jam bërë i njohur jo pas rënies së komunizmit, kur mund ta përshkruaje zymtinë e tij, pa u rrezikuar nga asgjë.

Do të shtoja se nuk e kam shkruar veprën në ndonjë breg liqeni të Zvicrës, pra jashtë Shqipërisë tiranike, por brenda saj. Ja çka ndodhur saktësisht. Më 1960 isha një shkrimtar tepër i njohur në Shqipërinë staliniste. Ndërkaq më 1970 ndodhi diçka e rrallë: Pas përkthimit të një libri në Paris, për një kohë të shkurtër fitova njohje botërore, çka në atë kohë do të thoshte njohje perëndimore. Tronditja nuk është e paktë në një rast të tillë. Për vetë shkrimtarin, për lexuesit e tij, për shtetin komunist, ku ai jeton. Ndërkaq, ajo që mund të jetë dukur si një ngjarje e mrekullueshme, mund të kthehet befas kundër teje. Ashtu siç ndodhi vërtet.

Shkrimtari gjendet midis një dyshimi të vazhdueshëm. Në thelb të dyshimit është pyetja: përse bota perëndimore, «borgjezia», armikja jonë e betuar, ndërsa urren Shqipërinë tonë heroike, bolshevike etj., ty të pëlqen kaq fort? Nuk po zgjatem për gjendjen që u krijua. Shteti paranojak shqiptar u gjend i papërgatitur. Ndaj meje kishte heshtje dhe dosje të fshehta, ndoshta si ajo që ju tregova. Kurse haptas nuk thuhej asgjë. Me sa kam kuptuar, prisnin që unë vetë "t'i tregoja vendin borgjezisë".

Me fjalë të tjera, të deklaroja: ju më pëlqeni, por unë jam armiku juaj! Asgjë e tillë s'ka ndodhur asnjëherë. Nën presionin botëror u lejua takimi i gazetarëve "borgjezë" me mua. Janë dhjetëra intervista të botuara që mund të gjenden dhe unë po ju them me përgjegjësi të plotë morale se nuk ka askund, asnjë paragraf, nga ato që do të ëndërronin stalinistët shqiptarë. Kjo ishte prova e parë që e kam kapërcyer dhe ku shteti, s'kam ndrojtje ta them, e uli kokën.

Ishte e vështirë kjo?

Natyrisht. Gjithë puna është që ta kesh mbledhur mendjen që të mos shtrembërosh thelbin e së vërtetës. Desha të nënvizoj këtu se përgjithësisht gazetarët perëndimorë, duke e marrë me mend pozitën time të vështirë, kanë treguar kujdes, për të mos ma rënduar atë. Megjithatë donin apo s'donin ata, momenti i rrezikshëm vinte papritur. Sidomos kur intervistat ishin drejtpërdrejt në TV.

Si dukej një moment i tillë?

Më kujtohet një rast i tillë, pikërisht në Gjermani, në TV berlinez. Gazetari më bëri befas një pyetje që ishte, si të thuash, fatale për shkrimtarët që vinin nga Lindja. Zoti Kadare, a mund të shkruani ju kundër regjimit? Pyetja, e bërë qoftë pa qëllim provokimi, ishte në vetvete më e bezdisshmja e të gjithave. Kisha dëgjuar se nuk ishin të paktë shkrimtarët që ishin zënë ngushtë prej saj. Përgjigjet e tipit se një gjë e tillë s'kishte pse të shtrohej përderisa shkrimtari i intervistuar nuk kishte ndonjë problem me regjimin etj. etj., ngjanin në çdo rast të varfra.

Në heshtjen e shkurtër që u krijua, fati më ndihmoi që të ruaja gjakftohtësinë e të përgjigjem me një «jo»! E fill pas kësaj, të shpjegoja arsyen: në vendin tim, ligji e ndalon një gjë të tillë.

Përgjigja dukej më e guximshme se ç'ishte në të vërtetë. Duke u kthyer me avion në Shqipëri, rrugës mendoja se si mund të mbrohesha, në rast se kjo përgjigje ishte gjykuar "e keqe". Gjëja e parë që më vinte ndërmend ishin mijëra pllakatet që mbushnin Shqipërinë anekënd me fjalët: "Rroftë diktatura e proletariatit!". E pra, ky vend nuk e fshihte aspak se ishte diktaturë, me fjalë të tjera, se s'lejonte asgjë që ta prekte, për të ardhur gjer te ndalimi me ligj i "propagandës borgjeze" etj. etj.

Kur e keni vizituar Gjermaninë dhe çfarë përshtypjesh keni nga shteti gjerman?

Përgjigje: Gjermania ka qenë e pranishme në Shqipëri qysh pas rikthimit të saj në Europë. Sipas një tradite, që po vendosej në Ballkan, dinastia e parë mbretërore europiano-shqiptare, ka qenë ajo gjermanike, qysh në vitin 1914, me miratimin e Fuqive të Mëdha. Për fat të keq, këtë fazë të parë të integrimit të Shqipërisë në Europë, (ëndërr që vazhdon ende sot që po bisedojmë bashkë), e prishi Lufta e Parë Botërore. Pas një mbretërie shqiptare që u mbyll në mënyrë dramatike, Shqipëria përfundoi në një shtet fashist, i cili ra bashkë me boshtin italo-gjerman.

Më pas vazhdoi historia e njohur e vendosjes së komunizmit, e miqësisë tepër pasionante me kampin komunist, e armiqësisë po aq pasionante me të, e miqësi-armiqësisë me kinezët, e izolimit të trishtuar, gjer në rënien e komunizmit. Gjatë gjithë kësaj kohe, Gjermania Perëndimore ishte i vetmi shtet perendimor që, duke përfituar nga armiqësia e Shqipërisë me kampin komunist, u përpoq ta tërhiqte atë drejt Europës. Misioni i ndërmarrë prej Shtrausit ishte i pamundur ngaqë Shqipëria, duke qenë vërtet armiqësore me ish miqtë e saj komunistë, ishte ndërkaq më staliniste se ata!

Nuk ishte e lehtë të kuptohej kjo! Ndërkaq në Shqipëri u përhap një shpresë me "shansin gjerman". Ishte fjala gjithmonë për Gjermaninë Perëndimore. Dy-tre udhëtime të miat, për shkak botimesh në gjermanisht, ndodhën pikërisht në këtë Gjermani "kapitaliste". Kurse në Berlin kam hyrë për herë të parë gjysmë fshehtazi! Nuk po zgjatem me këtë histori groteske, që vazhdoi deri në kohën që Shqipëria u gjend, më në fund, bashkë me Gjermaninë e sotme, në Aleancën Atlantike.

Mund të them me bindje se pavarësisht nga paradokset e krijuara prej historisë, një ndjesi pozitive për gjermanët dhe Gjermaninë ka qenë gjithmonë e pranishme në Shqipëri. Ka gjasë që shpjegimi për këtë mund të ketë lidhje me mirënjohjen ndaj shkencëtarëve gjermanë, të cilët janë marrë me gjuhën shqipe, më thellë dhe më seriozisht se të gjithë, duke përfshirë edhe vetë shqiptarët. Kjo mund të duket e tepruar në qoftë se nuk keni dijeni për adhurimin pa kufi ndaj gjuhës që, në sytë e shqiptarëve, kishte marrë ndërkaq aureolën e një martireje, sidomos pas ndalimit me dekret të saj nga shteti osman.

Ju falenderoj për kuriozitetin që është vërtet mbresëlënës. Më lejoni ta përfundoj bisedën tonë me një pyetje: Para tre vjetësh presidenti turk Erdogan ishte në Kosovë dhe e quajti Kosovën Turqi. Ç'mendoni për këtë?Jam në dijeni për këtë deklarim të tij dhe e vetmja gjë që mund të them është se kur e kam lexuar nuk iu kam besuar syve./Mesazhi/

 

The post Si iu përgjigj Kadare, pyetjes fatale të gazetarit për diktaturën appeared first on Mesazhi.com.

Virusi i HIV po rikthehet si vrasës i pandalshëm

Posted: 25 Jul 2017 11:30 AM PDT

Murtaja e bardhë, apo virusi HIV, i cili fund shekullin e kaluar shfarosi miliona njerëz, shkenctarët paralajmërojnë se virusi është duke përjetuar mutacion dhe kontrolli i tij po bëhet çdo ditë e më i vështirë.Shkencëtarët nga e gjithë bota të cilët janë të angazhuar në kërkime të virusit HIV, paralajmërojnë se studime të mëtejshme janë të diskutueshme për shkak të mungesës së parave, dhe thirrje komunitetit ndërkombëtar për të shtuar fondet.

Ky apel ndhodhë në ditën ndërkombëtare të luftimit të HIV – AIDS, raporton reuters.Edhe para fillimit të Konferencës së 9-të të këtij viti Ndërkombëtar të Shoqatës për Luftën kundër AIDS-it dhe më 23 korrik në Paris, ekspertët kanë paralajmëruar se pa virus cilësore kërkimore ose patogjen që shkakton AIDS-in, nuk do të jetë i mundur.Paris Kongresi tre-ditor do të përfshijë disa 6000 ekspertë ndërkombëtarë, të cilët theksojnë se gurthemel njohuritë shkencore të luftës kundër HIV-it.

"Ne nuk mund të arrijë qëllimet ambicioze globale dhe të sigurojë trajtim të 37 milionë njerëz, sa shumë njerëz në botë jetojnë me HIV dhe ne nuk mund të zvogëlojë epideminë pa hulumtim të cilësisë", thuhet në deklaratën e Shoqatës.Në betejën kundër virusit ka bërë përparim të madh, në sajë të barnave antiretrovirale virusi është nën kontroll, në gjysmën e 36.7 milion të infektuar.

Me problemin e financimit të kërkimit, një nga temat kryesore të Kongresit të këtij viti në Paris do të jetë rezistenca e HIV-it për medikamente të caktuara që shtypin aktivitetin e saj.Sipas të dhënave të UNAIDS, numri i vdekjeve nga pasojat e kësaj sëmundje të pashërueshme përgjysmuar në mes të 2005 dhe 2016 prej 1.9 milion për milion, e cila është inkurajuese.

Megjithatë, jo të gjitha një lajm si të mirë. Fakti është se 35 vjet pas zbulimit të HIV-it shumë më i përparuar në luftën kundër tij, por një lajm i keq është se ai e ka mutated dhe kategori të caktuara të barnave në punë po bëhet gjithnjë e më pak efektive./Mesazhi/

The post Virusi i HIV po rikthehet si vrasës i pandalshëm appeared first on Mesazhi.com.

Egjipt, dhjetëra të dënuar me burg për trazira

Posted: 25 Jul 2017 11:04 AM PDT

Një gjykatë egjiptiane dënoi të martën me burg 43 persona të akuzuar për dhunën e cila shpërtheu në vitin 2011, pas rrëzimit të liderit autoritar të Egjiptit, Hosni Mubarak përmes kryengritjes popullore.

Lajmin e ben te ditur Anadolu Agency (AA).

Një burim nga gjyqësori i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se përveç dënimit me burg, gjykata u shqiptoi të pandehurve një gjobë, vlera totale e të cilës është një milion dollarë.

The post Egjipt, dhjetëra të dënuar me burg për trazira appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more