Skip to main content

Mesazhi.com: “Gjërat që njerëzit e mençur nuk thonë në punë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gjërat që njerëzit e mençur nuk thonë në punë” plus 9 more


Gjërat që njerëzit e mençur nuk thonë në punë

Posted: 23 Jul 2017 02:58 PM PDT

Janë disa gjëra që nuk thuhet në punë. Mund të kaloni nëpër faza të caktuara dhe thënie të caktuara mund të ndikojnë negativisht në punën tuaj.Prandaj, janë disa gjëra që njerëzit e mençur nuk i thonë asnjëherë.Ja disa prej tyre:

– Kjo nuk është e drejtë– Nuk ka problem– Kjo gjë do të më marr vetëm një minutë– Kjo është ide e keqe– Unë do të përpiqem por…– Ai është përtac– Kjo nuk është përgjegjësia ime– Nuk mundem– Nuk është puna ime/Mesazhi/

 

The post Gjërat që njerëzit e mençur nuk thonë në punë appeared first on Mesazhi.com.

Si duhet të flemë?

Posted: 23 Jul 2017 02:30 PM PDT

Njerëzit kalojnë pothuajse 1/3 e jetës së tyre në gjumë. Megjithatë kjo kohë nuk është e njëjtë për çdo person. Cilësia e orëve të gjumit ndikon në orët e qëndrimit zgjuar. Për shembull, hormoni i rritjes i cili çlirohet gjatë gjumit, luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Nga ana tjetër çlirohen shumë hormone dhe substanca të tjera që përfshihen në rifreskimin dhe rigjenerimin e organizmit.

A mund të jetojë njeriu pa gjumë?

Gjumi është një nga nevojat bazale të domosdoshme për vazhdimësinë e jetës ashtu si ngrënia, pirja dhe frymëmarrja. Janë bërë disa studime mbi rezistencën e njeriut ndaj pagjumësisë. Periudha kohore gjatë së cilës një person i shëndetshëm mund të qëndrojë pa gjumë është mesatarisht 3 ose 4 ditë. Nëse kjo kohë tejkalohet, fillojnë probleme si irritabilitet, harresë, mungesë e orientimit në kohë, haluçinacione, konfuzion, dridhje të duarve, inflamacion, dhimbje, belbëzim dhe turbullim i pamjes. Eksperimenti me kohëzgjatjen më të madhe është zhvilluar mbi një student në SHBA. Pas një periudhe kohore prej 11 ditësh, eksperimenti u ndërpre sepse shëndeti i tij ishte nën rrezik serioz.

Sa orë gjumë i nevojiten një njeriu të shëndetshëm?

Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, një njeriu i duhen 4-10 orë gjumë, në varësi të faktorëve gjenetikë. Kjo kohë për të rriturit është 6-8 orë. Nga ana tjetër ka studime që pohojnë se 8 orë gjumë nuk janë të domosdoshme, por 6, 5 apo 4 orë gjumë mund të jenë të mjaftueshme.

Cilat janë pasojat e gjumit të tepërt ose mungesës së tij?

Ata që flenë më shumë apo më pak se mesatarja, herët a vonë do të përballen me probleme shëndetësore krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt. Në një studim të gjatë kohor, u morën në observim më shumë se 71 000 gra gjatë 10 viteve dhe u vërejtën dy pika të rëndësishme. E para, gjumi i tepërt rriste rrezikun për sëmundje të zemrës; e dyta, ata që flinin shumë përballeshin me të njëjtat probleme shëndetësore si ata që flinin pak. Gjumi i tepërt mund të shkaktojë obezitet, diabet, rritje të presionit të gjakut, ulje të vëllimit muskular, dobësim të sistemit imunitar dhe depresion.

A ka lidhje ndërmjet sasisë së gjumit dhe çlodhjes?

Ne mund të shikojmë në përvojën tonë ose atë të të tjerëve që nuk ka një lidhje direkte ndërmjet sasisë së gjumit dhe çlodhjes. Një person që fle pak mund të jetë më i çlodhur se një që fle shumë sepse i pari ka bërë një gjumë çlodhës dhe cilësor i cili është i mjaftueshëm.

Çfarë duhet të bëjmë për të pasur një gjumë cilësor?

Gjenden disa pika me rëndësi në jetën e përditshme në lidhje me gjumin mbi të cilat duhet të përqendrohemi:

– Duhet të hamë një vakt të lehtë në darkë, e pakta dy orë para gjumit. Një vakt i rëndë mban rrezikun e shfaqjes së problemeve të frymëmarrjes dhe gërhitjes. Pije të tilla si çaj, kafe dhe Coca-cola kanë efekt stimulant dhe mund të shkaktojnë pagjumësi.

– Ambienti i dhomës së gjumit është po ashtu i rëndësishëm. Ambienti ideal për një gjumë cilësor kërkon qetësi, errësirë ose dritë të ulët, temperaturë të ngrohtë dhe një shtrat i cili nuk duhet të jetë shumë i butë apo shumë i fortë.

– Duhet caktuar një orar i rregullt gjumi. Një nga kushtet për të pasur një gjumë të rehatshëm dhe cilësor është rënia dhe zgjimi në të njëjtën kohë çdo ditë të javës. Është veçanërisht e rëndësishme që kjo rregullsi të mos prishet në fundjavë. Ndërprerja e këtij ritmi në fundjavë është një nga pengesat e gjumit cilësor.

– Duhet të flemë në anën e djathtë ose në të majtën. Shtrirja në shpinë ose në bark mund të shkaktojë disa probleme. Gërhitja dhe apnea e gjumit ndodh vetëm kur shtrihemi në shpinë. Pozicioni më i përshtatshëm për të fjetur është të shtrihesh në anën e majtë apo të djathtë. Një njeri lëviz në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës duke ndërruar pozicion 10-15 herë si shenjë e Mëshirës Hyjnore.

Cilat janë orët më të mira të gjumit?

Për të përcaktuar orët më të përshtatshme për gjumë, më parë duhet të dimë se çfarë ndodh me organizmin e njeriut gjatë gjumit në kohë të ndryshme. Ne dimë se gjëndra pineale e vendosur në trurin e njeriut funksionon si një orë e brendshme. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron hormone të caktuar. Një nga këta është melatonina. Me anë të këtij hormoni Allahu ka mundësuar gjumin dhe rregullon ciklin gjumë-zgjim. Çlirimi i melatoninës fillon në mbrëmje dhe vazhdon deri sa arrin maksimumin në orën 2-3 të mëngjesit. Kjo do të thotë se në organizmin e njeriut është vendosur që në lindje një sistem i cili bën të mundur lehtësimin e gjumit në mbrëmje. Nga ana tjetër, ekspozimi i tepërt ndaj dritës artificiale, shikimi i televizorit gjatë natës, dhe ngacmime të jashtëm si fusha magnetike, ulin prodhimin e melatoninës, gjë e cila dëmton funksionimin normal të organizmit.

Kërkime të ndryshme kanë treguar se gjumi luan një rol me rëndësi në rregullimin e çlirimit të hormonit TSH. TSH ndihmon kontrollin e metabolizmit dhe indirekt nivelin tonë të energjisë. Prandaj, ata persona që kanë një nivel të ulët të TSH, që janë rreth 25 ose 35%, iu rekomandohet të zgjohen gjatë natës. Ky kërkim shkencor i ri është plotësisht në përputhje me traditën Profetike. Profeti flinte pak pas namazit të Jacisë (më herët se çbëjnë shumica e njerëzve sot) dhe zgjohej në orët e para të mëngjesit (në disa raste në mesnatë) për tu falur. Ky zakon i të fjeturit e ka origjinën nga Kurani Famëlartë.

Gjenden gjithashtu disa fakte interesante mbi dremitjen. Sipas disa ekspertëve koha më e mirë për të dremitur është mesdita. Një gjysmë ore dremitje e thellë dhe e qetë në mesdite është e barabartë me 2 orë gjumë gjatë natës. Për këtë arsye, kur dikush fle në mesditë ka më pak nevojë për gjumë natën. Mesdita dihet që është koha me produktivitetin më të vogël të ditës dhe njerëzve në përgjithësi u flihet në këtë kohë. Duke dremitur në këtë orë, personi i shpenzon orët e tjera të ditës duke qenë më energjik dhe më produktiv. Ky lloj gjumi praktikohet më shumë në vende me klimë të ngrohtë. Po ashtu në disa kompani në Japoni ka vende të posaçme ku punonjësit mund të flenë gjatë mesditës.

Dremitja gjatë ditës është praktikuar dhe këshilluar nga Profeti Muhamed dhe njihet me emrin "kajlule". Koha e saj gjendet midis paradites dhe drekës. Ky lloj gjumi është pjesë e traditës Profetike duke i mundësuar personit të ngrihet natën për tu falur. Në këtë mënyrë personi përgatitet për tu ngritur për namazin e natës.

Gjenden dy kohë të tjera gjatë ditës në të cilat gjumi nuk është i këshillueshëm. E para quhet "gajlule". Ajo gjendet midis kohës para lindjes së diellit deri 40 minuta pasi dielli ka lindur, ku namazi lejohet por nuk është i këshillueshëm. Gjumi në këtë kohë është në kundërshtim me traditën Profetike. Koha më e përshtatshme për tu përgatitur për punën e përditshme është herët në mëngjes kur është akoma freskët. Kur kalon kjo kohë, njeriu bëhet letargjik përsëri.

Përmes eksperimenteve të shumta është provuar se zgjimi herët shton produktivitetin në punë dhe për pasojë edhe të ardhurat, ndërsa e kundërta e pakëson atë.

Koha tjetër e gjumit e cila nuk këshillohet është "fajlule". Ajo gjendet midis namazit të Ikindisë dhe perëndimit të diellit. Ky gjumë bën të mundur shkurtimin e jetës, që do të thotë se ai e bën atë ditë më të shkurtër e cila kalon në një gjendje gjysmë gjumi për shkak të letargjisë duke shkaktuar kështu një çrregullim fiziologjik. Prandaj, në një aspekt jo material, përderisa rezultati i asaj dite, material dhe jo material, bëhet i dukshëm pas namazit të Ikindisë, kalimi i kësaj kohe në gjumë është sikur të pengosh rezultatin e punës së asaj dite dhe e bën atë ditë sikur të mos ishte jetuar fare.

Si përfundim, "gjumi" i përmendur në Kuranin Famëlartë është një mirësi e madhe për të gjithë njerëzit. Sidoqoftë, ashtu si të gjitha të mirat, është e rëndësishme të gjejmë rrugën e mesme edhe me gjumin nëse duam të bëjmë një jetë të ekuilibruar dhe të përfitojmë nga kjo mirësi gjatë kohëve të këshilluara dhe me rrugët e lejuara./Mesazhi/

The post Si duhet të flemë? appeared first on Mesazhi.com.

Dhuna në familje, rezultat i diskriminimit gjinor

Posted: 23 Jul 2017 01:30 PM PDT

Familja përkufizohet nga një grup individësh i lidhur nga gjaku ose nga martesa, që jetojnë bashkë, bashkëpunojnë ekonomikisht dhe ndajnë përgjegjësitë për të rritur fëmijët e përbashkët. Familja është gjithashtu një grupim privat individësh, marrëdhëniet dhe sjelljet e të cilëve janë të padukshme për të tjerët, një organizim social kompleks, që konsiston në shumëllojshmëri rolesh dhe statusesh. Dhe së fundmi, marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të një familjeje, janë më intime, më emocionale dhe më të ndjeshme.

Familja është vendi më i qetë për gratë dhe fëmijët. Është vendi ku ata kanë më shumë siguri. Por këtë qetësi dhe siguri e kërcënojnë gjithmonë sjelljet devijante, dhuna, konfliktet për hiçgjë, braktisja etj. Kjo dhunë është gjithashtu një tregues shumë i mirë i paragjykimeve gjinore që has gruaja në familje, ku tradicionalisht burri ka të drejtën e tij që të ketë epërsi ndaj gruas. Kjo traditë patriarkale bën që shoqëria të mbizotërohet nga meshkujt, dhe femrat të kenë gjithmonë të drejta dytësore.

Shumë njerëz nuk pranojnë as teorikisht se gratë kanë të drejta të barabarta me burrat. Kjo epërsi e burrave në familje shihet si vlerë familjare, dhe aty ku prishet ky kod zakonor, thuhet se familja ka degjeneruar. Nga rastet e dëgjuara, sot ka një përfshirje masive të dhunës në shumë familje për shkaqe nga më të ndryshmet, si tranzicioni apo shkaqet ekonomike, problemet sociale dhe kushtet e vështira që sjellin mos përshtatshmërinë dhe konfliktet në çift.

Kuptohet se, dhunuesit janë testues të mirë të "artit" të tyre primitiv. Ata fillojnë me forma të lehta të dhunës dhe e rrisin atë gradualisht nëse gruaja e kundërshton prerë. Ata herë bëjnë rolin e dhunuesit, e herë bëjnë rolin e të penduarit, duke përdorur justifikime të ndryshme. Shpesh është e vërtetë që dhuna gjeneron dhunë në familjet e ardhshme. Forma të tjera të dhunës janë: dhuna psikologjike, emocionale që përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjet, ndalimi për të dalë vetëm, kritikat, sharjet, fajësimin për çdo gjë etj. Të gjitha këto forma ushtrohen shpesh në shoqërinë tonë dhe kudo.

Disa prej tyre janë bërë të zakonshme. Kjo tregon se të drejtat e njeriut janë shkruar mirë e bukur nëpër ligje, por askush nuk i respekton ato.FAMILJA, LIGJI DHE DHUNA NË ÇIFTFakti që dhuna në familje është një problem shumë i madh në Shqipëri, tërthorazi pohohet edhe nga numri i grave që kanë kryer krime ndaj bashkëshortit. Përballë dhunës së vazhdueshme të ushtruar nga bashkëshortët e tyre, ato nuk janë përmbajtur dhe i kanë vrarë ata, edhe pse krimi është i pajustifikueshëm.

Por sa të forta janë këto ligje përballë atyre zakonore që diskriminojnë, që thonë se gruaja, vajza duhet të jetë e nënshtruar dhe në një pozitë më inferiore se burrat? Duket qartë se ato ligje të hartuara, nuk kanë asnjë pushtet në mentalitetin e njerëzve. Nuk mund ta godasin atë mentalitet diskriminues që është shkak i sa e sa krimeve në familje, i sa e sa tmerreve dhe vuajtjeve. Por edhe mungesa e kuadrit ligjor mbi këtë problem ka fajin e vet.

Kjo vlen sidomos për vendin tonë, ku edhe dhuna ndaj gruas konsiderohet tërësish çështje private, e cila nuk ka asnjë arsye pse të dalë jashtë dyerve të shtëpisë. Ligji shqiptar është i pafuqishëm përballë këtyre situatave, jo për shkak se mungojnë Nen-et, por sepse asnjë institucion nuk e merr seriozisht atë. Në vend të kësaj, gjykatat marrin seriozisht justifikimet e dhunuesit.

NDËRGJEGJËSIMI I TË RINJVE DHE MODELET EVROPIANE

Mbi të gjitha, parandalimi duhet të bëhet që në bankat e shkollës. Pra të parandalohet te fëmijët rënia në rrjetën e mentalitetit patriarkal, duke u treguar nxënësve vlerën dhe rëndësinë e femrës në familje dhe në edukimin e fëmijëve. Karta e të drejtave të njeriut thotë: "Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta". Thelbësore është ndërgjegjësimi i burrave dhe grave për pasojat e dhunës dhe diskriminimit, si dhe njohja e aftësive reale të femrave. Duke bërë kështu, ndërrimin e mentalitetit nga frenues në të dobishëm.

Mentaliteti duhet të shkojë deri aty sa të eliminohet diskriminimi gjinor, të lejohen role dhe statuse të barabarta, si për femrat edhe për meshkujt, të mos shikohen me natyrshmëri inferioriteti i pozicionit të gruas në familje. Kështu do të eliminohet edhe dhuna. Të dhënat nga shumë qendra apo intervista, por edhe krime të kryera, çojnë në shifra që flasin qartë për përmasat e shtrirjes së dhunës në familje në Shqipëri.

Po kështu, të njëjtat referenca tregojnë se kjo dhunë nuk është e shtrirë vetëm në zonat rurale, por edhe në qytete, madje edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë. Kjo dukuri nuk kishte si të kufizohej, përderisa migrimi i brendshëm historikisht në vite, ka prekur të gjitha familjet. Nga përzierja e popullsisë, problemet socio-ekonomike dhe përplasja e nënkulturave të ndryshme, i nxorën më me forcë në sipërfaqe problemet e dhunës. Kjo dukuri lypset të bëhet objekt studimesh për të njohur jo vetëm gjendjen dhe shkallën reale të dhunës në familje, por dhe për të përcaktuar më drejtë rrugët dhe mjetet e nevojshme për kufizimin e saj.(Autorja është psikologe klinike)/Mesazhi/

The post Dhuna në familje, rezultat i diskriminimit gjinor appeared first on Mesazhi.com.

Si duhet të reagoni gjatë tërmeteve?

Posted: 23 Jul 2017 01:00 PM PDT

Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike.Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetat e gazit, ujit apo qarkut elektrik. Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.Mos vendosni objekte të rënda në rafte.

Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë fizik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme. Gjithashtu mobilet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.Kutia e ndihmës së shpejtë.Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

Qëndroni poshtë dyerve.Gjatë një tërmeti nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.Futuni poshtë tavolinës.Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund tu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit.Shkallët në fakt jane pjesa më e dobët e një ndërtese por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

Largohuni nga objektet në ndërtim.Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave.Gjatë tërmetit dhe minutat vijuese largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve. Dhe nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

Mos përdorni telefonin apo makinën.Mundohuni ti shmangni këto të dyja, për ti lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.Mos jini kureshtarë duke u endur vërdallëQëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos jini kurioz./Mesazhi/

The post Si duhet të reagoni gjatë tërmeteve? appeared first on Mesazhi.com.

Pse duhet të hani pasul

Posted: 23 Jul 2017 12:30 PM PDT

Pasuli ndoshta është ushqimi me i përdorshëm i shqiptarëve. Por duke ditur vetitë shëndetësore që ne marrim prej tij, ju do të kuptoni se ne nuk jemi populli i vetëm që i konsumojmë shumë. Ai është i shëndetshëm, për arsyet më poshtë:

I pasur me fibra të tretshme/ Fibrat e tretshme ndihmojnë që ne të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë, deri në momentin që stomaku ynë të ndihet bosh. Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.

I pasur me proteina/ Zakonisht, fasulet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave, por realisht nuk është i saktë ky evidentim, pasi në 15 gram fasule të gatuara, ato ofrojnë vetem 25 për qind të nevojës ditore të organizmit për proteina.

Përmirëson shëndetin/ Konsumimi i pasulit në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit, reduktojnë rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.

Të pasura në vlera ushqyese/ Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojnë për përmbajtje të elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur dhe kalium./Mesazhi/

The post Pse duhet të hani pasul appeared first on Mesazhi.com.

Albert Einstein: Ç’mund të mësosh nga sjelljet e çuditshme të një gjeniu

Posted: 23 Jul 2017 11:30 AM PDT

Shpikësi dhe fizikanti i famshëm Nikola Tesla u bënte ushtrime të këmbëve – çdo natë, ai vazhdimisht shkrythte gishtat e këmbëve, 100 herë për çdo këmbë, sipas autorit Marc J Seifer. Ndërsa nuk është plotësisht e qartë se çfarë kërkonte ky ushtrim, Tesla vetë thoshte se e ndihmonte për stimulimin e qelizave të trurit.

Matematicieni më pjellor i shekullit të 20-të, Paul Erdos, preferonte një lloj të ndryshëm stimulanti: amfetaminë, të cilën e përdorte për të seancat 20-orëshe me numrat. Kur një mik vuri bast për 500 dollarë me të, se Erdos nuk do të mund të ndalte përdorimin e saj për një muaj, Erdos fitoi, por u ankua: "Ju e keni lënë matematikë një muaj mbrapa".

Ndërkohë, Njutoni mburrej për dobitë e beqarisë. Kur vdiq në vitin 1727, ai e kishte transformuar përgjithmonë, të kuptuarin tonë të botës natyrore dhe la pas shënime me mbi 10 milionë fjalë. Ai ishte gjithashtu, sipas të gjitha dëshmive, ende i virgjër (Tesla kishte hequr gjithashtu dorë nga martesa dhe marrëdhëniet, edhe pse më vonë pretendoi se ra në dashuri me një pëllumb).

Shumë nga mendjet më të ndritura shkencore në botë, ishin gjithashtu jashtëzakonisht të çuditshme. Që nga ndalimi total që Pitagora u bënte bizeleve, tek "banjot lakuriqe në ajër" të Benjamin Franklinit, rruga drejt madhështisë është shtruar me disa zakone vërtetë të çuditshme.

Por, po sikur këto të jenë diçka më shumë, se thjesht fakte sipërfaqësore? Shkencëtarët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë, se inteligjenca ka të bëjë më pak me fatin gjenetik, që ne kemi prirjen të mendojmë. Sipas një rishikimi të fundit të provave, rreth 40% e asaj që e dallon super-inteligjentët nga kokëtrashët në moshë të rritur, është kryesisht mjedisore. Ju pëlqen apo jo, zakonet tona të përditshme kanë një ndikim të fuqishëm mbi trurin tonë, duke formësuar strukturën e tij dhe ndryshuar mënyrën se si ne mendojmë.

Nga të gjitha mendjet e mëdha të historisë, padyshim mjeshtri i kombinimit të gjeniut me zakonet e çuditshme ishte Albert Einsteini – kështu që, ai është personi më i përshtatshëm për të studiuar për gjurmë, në sjelljet që nxisin mendjen tonë. Ai na mësoi se si të shtrydhim energjinë nga atomet, kështu që ndoshta, ai do të jetë në gjendje të na mësojë një ose dy gjëra, se si të shtrydhim më shumë, trurin tonë të vogël prej vdekatarësh. A mund të ketë ndonjë përfitim, nëse ndjekim gjumin e Einsteinit, dietën, madje edhe zgjedhjet e modës?

10 orë gjumë dhe dremitje 1-sekondëshe

Dihet nga të gjithë, se gjumi është i mirë për trurin tuaj dhe Einsteini e merrte këtë këshillë, më seriozisht se shumica e njerëzve. Thuhet se ai flinte të paktën 10 orë në ditë – gati një herë e gjysmë më shumë se mesatarja sot (6.8 orë). Por, a mund të shkosh vërtetë drejt një mendje më të mprehtë, duke fjetur?

Shkrimtari John Steinbeck dikur ka thënë: "Është një përvojë e zakonshme, që një problem i vështirë gjatë natës, të zgjidhet në mëngjes, pasi komiteti i gjumit ka punuar me të".

Shumë nga zbulimet më radikale në historinë njerëzore, duke përfshirë tabelën periodike, strukturën e ADN-së dhe teorinë e Einsteinit për relativitetin e veçantë, supozohet se kanë ndodhur ndërsa zbuluesi i tyre ishte në gjumë. Ky i fundit i erdhi në mendje Einsteinit, ndërsa po ëndërronte se lopët po i zinte korrenti. Por a është kjo e vërtetë?

Kthehemi në vitin 2004, kur shkencëtarët në Universitetin e Lübeck-ut, Gjermani, e testuan idenë me një eksperiment të thjeshtë. Së pari, ata i trainuan vullnetarët që të luanin një lojë me numra. Shumica gradualisht e mësuan duke u praktikuar, por mënyra më e shpejtë për t'u përmirësuar ishte zbulimi i një rregulli të fshehur. Kur nxënësit u testuan sërish tetë orë më vonë, ata që ishin lejuar të flinin mbi dy herë më shumë se të tjerët, ishin më të prirur të përftonin njohuri mbi rregullat, sesa ata që kishin ndenjur zgjuar.

Kur bie në gjumë, truri hyn në një seri ciklesh. Çdo 90-120 minuta truri luhatet midis gjumit të lehtë, gjumit të thellë dhe një faze të lidhur me ëndërrimin, të njohur si Lëvizja e Shpejtë e Syve (REM), e cila deri kohët e fundit mendohej të luante rolin kryesor në të mësuarit dhe kujtesën. Por nuk është e gjitha. "Gjumi jo-REM ka qenë një mister, por ne kalojmë rreth 60% të natës në këtë lloj gjumi", thotë Stuart Fogel, neuroshkencëtar në Universitetin e Otavës.

Gjumi jo-REM karakterizohet nga shpërthime të aktivitetit të trurit, të ashtuquajturat 'ngjarje me shkallë', për shkak të zigzagëve në formë shkalle, që krijojnë valët në një EEG. Një gjumë normal i natës ka me mijëra të tilla, ku secila zgjat jo më shumë se disa sekonda. "Kjo është me të vërtetë porta drejt fazave të tjera të gjumit – sa më shumë që flini, aq më shumë nga këto ngjarje do të keni", thotë ai.

Ngjarjet me shkallë fillojnë me një rritje të energjisë elektrike, që gjenerohet nga shkarkimi i shpejtë i strukturave thellë në tru. Aktori kryesor është talamusi, një rajon me formë ovale që vepron si qendra kryesore e trurit, duke dërguar sinjale ndijore në drejtimin e duhur. Ndërkohë që jemi duke fjetur, kjo qendër vepron si një prizë e brendshme, duke penguar informacionin e jashtëm, për t'ju ndihmuar të qëndroni në gjumë. Gjatë një ngjarje me shkallë, vala udhëton deri në sipërfaqen e trurit dhe pastaj kthehet përsëri mbrapsht.

Intrigues është fakti që, ata që kanë më shumë ngjarje me shkallë, kanë tendencë të kenë më shumë inteligjencë fluide – pra aftësia për të zgjidhur probleme të reja, për të përdorur logjikën në situata të reja dhe për të identifikuar modelet – gjëra që Einsteini i kishte me bollëk. "Ata nuk duken të lidhur me llojet e tjera të inteligjencës, siç është aftësia për të mësuar përmendësh faktet dhe figurat, kështu që është me të vërtetë specifike për këto aftësi të arsyetimit", thotë Fogel. Kjo i jep kuptim kundërvënies së Einsteinit ndaj edukimit formal dhe këshillve të tij, për "të mos mësuar përmendësh asgjë që mund të lexoni".

Dhe ndonëse, sa më shumë që fle, aq më shumë ngjarje me shkallë do të keni, kjo nuk do të thotë se më shumë gjumë, sjell më shumë dobi. Është si skenari i pulës dhe vezës: disa njerëz kanë më shumë ngjarje me shkallë për shkak se janë të zgjuar, apo janë të zgjuar, sepse kanë më shumë ngjarje me shkallë? Ende nuk dihet me siguri, por një studim i kohëve të fundit tregoi se gjumi i natës tek femrat – dhe dremitja e drekës tek meshkujt – mund të përmirësojë aftësitë në arsyetim dhe zgjidhjen e problemeve. Ç'është më e rëndësishmja, rritja e inteligjencës lidhej me praninë e ngjarjeve të shkallëve, të cilat ndodhnin vetëm gjatë gjumit të natës tek gratë dhe gjumit të drekës tek meshkujt.

Nuk dihet ende pse ngjarjet me shkallë janë të dobishme, por Fogel mendon se mund të ketë diçka të bëjë me rajonet që aktivizohen. "Ne kemi gjetur se të njëjtat rajone që prodhojnë shkallët – talamusi dhe korteksi [sipërfaqja e trurit] – janë rajonet që mbështesin aftësinë për të zgjidhur problemet dhe për të aplikuar logjikën në situata të reja", thotë ai.

Për fat të mirë për Einstein-in, ai gjithashtu dremiste rregullisht drekave. Sipas legjendës apokrife, për të siguruar që nuk e tepronte, ai mbështetej në kolltuk me një lugë në dorë dhe një pjatë metalike poshtë. E lejonte veten të dremiste pak pastaj – bam! – luga i binte nga dora dhe zhurma që bëhej kur godiste pjatën, e zgjonte menjëherë.

Shëtitjet e përditshme

Einstein-i i kishte të shenjta, shëtitjet e përditshme. Ndërsa punonte në Universitetin e Princeton-it, në Nju Xhersi, ai bënte shëtitjen e rregullt 2 kilometërshe. Ndiqte gjurmët e këmbësorëve të tjerë të zellshëm, duke përfshirë Darvinin, i cili bënte tre shëtitje 45-minutëshe, çdo ditë.

Këto zakone nuk ishin vetëm për stërvitje – ka shumë dëshmi se ecja mund të nxisë kujtesën, kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve. Për kreativitet të paktën, shëtitja jashtë është edhe më e mirë. Po pse?

Kur e mendon, nuk ka shumë kuptim. Shëtitja e shpërqëndron mendjen nga shumë detyra të tjera, dhe e detyron atë të përqendrohet në vënien e njërës këmbë përpara tjetrës, si dhe të mos rrëzohet. Këtu hyn në lojë "hipofrontaliteti i përkohshëm" – e përkthyer, kjo frazë mbresëlënëse do të thotë që të zvogëloni përkohësisht aktivitetin, në pjesë të caktuara të trurit. Në veçanti, lobet frontale, të cilat përfshihen në procese më të larta, të tilla si kujtesa, gjykimi dhe gjuha.

Duke e ulur pak aktivitetin, truri adopton një stil krejtësisht të ndryshëm të të menduarit – një që mund të çojë në depërtime, të cilat nuk ju vijnë kur jeni ulur në tryezën e punës. Nuk ka ndonjë dëshmi për këtë shpjegim të përfitimeve të shëtitjes, por është një ide e mundshme.

Të hash spageti

Atëherë, çfarë hanë gjenitë? Mjerisht, nuk është e qartë se çfarë e vinte në lëvizje mendjen e jashtëzakonshme të Einstein-it, megjithëse interneti dyshon se ishte spageti. Ai ka thënë një herë me shaka, se gjërat e tij të preferuara nga Italia ishin "spageti dhe matematicieni Levi-Civita".

Megjithëse karbohidratet kanë një reputacion të keq, si gjithmonë, Einsteini i pëlqente shumë. Është e ditur se truri ka oreks të madh për ushqime, duke konsumuar 20% të energjisë së trupit, edhe pse ai përbën vetëm 2% të peshës së tij. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, truri preferon të ushqehet nga sheqerna të thjeshta, të tilla si glukoza, të cilat janë shpërbërë nga karbohidratet. Neuronet kërkojnë një furnizim pothuajse të vazhdueshëm, dhe pranojnë burime të tjera energjie, vetëm kur janë vërtetë të dëshpëruar. Dhe këtu qëndron problemi.

Truri nuk ka asnjë mënyrë për të depozituar dhe ruajtur energji, kështu që kur nivelet e glukozës në gjak bien, atij i mbaron shpejt. "Trupi mund të lirojë disa nga depozitat e veta të glikogjenit duke çliruar hormonet e stresit si kortizoli, por këto kanë efekte anësore", thotë Leigh Gibson, një lektor psikologjie dhe fiziologjie në Universitetin e Roehamptonit.

Këto përfshijnë ndjenjën e famshme të trullosjes dhe konfuzionin që ndiejmë kur nuk hamë darkë. Një studim zbuloi se ata që kanë dieta të ulëta në karbohidrate, kanë kohë më të ngadalshme reagimi dhe kujtesë të zvogëluar hapësinore – edhe pse vetëm në afat të shkurtër (pas disa javësh, truri përshtatet me energjinë e marrë nga burime të tjera, si proteina).

Sheqernat mund t'i japin trurit një shtytje të vlefshme, por për fat të keq kjo nuk do të thotë që zhytja në spageti është ide e mirë. "Provat sugjerojnë se rreth 25g karbohidrate janë të dobishme, por dyfishimi mund të pengojë aftësinë tuaj për të menduar", thotë Gibson.

Tymosja e llullës

Sot, rreziqet e shumta të duhanpirjes për shëndetin njihen gjerësisht, kështu që ky nuk është zakon që duhet ndjekur. Por Einstein-i ishte një duhanpirës i tubuar, që në kampuse universitare njihej sa për teorinë e tij të famshme, aq edhe për renë e tymit që e shoqëronte kudo. A e dashuronte duhanpirjen, dhe thoshte se "kontribuon për një gjykim të qetë dhe objektiv në të gjitha çështjet njerëzore". Ai madje merrte bishtat e cigareve nga rruga dhe shtonte duhanin e mbetur në llullën e tij.

Jo tamam sjellja e një gjeniu, por duhet thënë se, megjithëse dëshmi kishte që nga vitet 1940, duhani nuk është lidhur publikisht me kancerin e mushkërive dhe sëmundjet e tjera, deri në vitin 1962 – shtatë vjet pas vdekjes së shkencëtarit të famshëm.

Sot rreziqet nuk janë sekrete – pirja e duhanit ndalon formimin e qelizave të trurit, dëmton korteksin cerebral (shtresa e rrudhur e trurit, përgjegjëse për ndërgjegjen) dhe shteron oksigjenin në tru. Është e drejtë të thuhet se Einstein-i ishte i zgjuar, pavarësisht këtij zakoni – jo për shkak të tij.

Por ka një mister. Një analizë e 20,000 adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara, zakonet dhe shëndeti i të cilëve u ndoqën për 15 vjet, zbuloi se pavarësisht moshës, përkatësisë etnike ose arsimit, fëmijët më inteligjentë pinin më shumë duhan kur rriteshin, se të tjerët. Shkencëtarët ende nuk e dinë pse ndodh kjo, edhe pse nuk është e vërtetë kudo – në Britaninë e Madhe, duhanpirësit kanë tendencë të kenë kuocient inteligjence më të ulët.

Pa çorape

Asnjë listë e zakoneve të çuditshme të Einstein-it nuk do të ishte e plotë, pa përmendur faktin që urrente çorapet. "Kur isha i ri", i shkruante ai në një letër kushërirës, e më pas bashkëshortes së tij Elsa, "zbulova që gishti i madh i këmbës gjithmonë përfundon duke bërë një vrimë në çorape. Kështu që nuk vesha më çorape". Më pas në jetë, kur nuk gjente sandalet, ai vishte shapkat e Elsës. Më vonë, nuk ka patur studime që të shohin direkt impaktin e lëvizjes pa çorape, por ndryshimi në veshje casual, dhe jo formale, është lidhur me performancën e dobët në testet e mendimit abstrakt.

Dhe për ta mbyllur, ku ka më mirë se një thënie e vetë shkencëtarit: "Gjëja më e rëndësishme është të mos pushosh së pyeturi; kurioziteti ekziston për një arsye", i tha ai revistës LIFE në vitin 1955./Mesazhi/

The post Albert Einstein: Ç'mund të mësosh nga sjelljet e çuditshme të një gjeniu appeared first on Mesazhi.com.

Njerëzit inteligjentë nuk iu përgjigjen menjëherë pyetjeve

Posted: 23 Jul 2017 11:00 AM PDT

Shumë prej nesh mendojnë se sa më shpejt të përgjigjemi, aq më të zgjuar do të dukemi.Por a jeni penduar ndonjëherë se keni thënë gjërat e gabuara dhe do të kishit dashur të mos i thoshit? Përgjigja më e mirë zakonisht nuk vjen menjëherë dhe njerëzit e zgjuar e dinë këtë mjaft mirë.

Para se t'i përgjigjen një pyetjeje, ata ndjekin disa hapa.Ndaloni dhe mendoniKur nuk mund të mendoni për një përgjigje menjëherë dhe njerëzit po presin për ju, mos lejoni që presioni të reagojë shpejt dhe të thoni diçka që nuk duhet. Është më mirë të prisni për pak kohë për një përgjigje të mirë sesa të përgjigjeni menjëherë me fjalë të kota. Njerëzit nuk do të kujtojnë se sa kohë iu desh t'i përgjigjeni pyetjes, pasi ata ngelin të impresionuar nga mendimet tuaja të mahnitshme dhe logjike.

Shmangni pyetjet me shkathtësiNe të gjithë kemi atë moment kur dikush pyet një pyetje të papërshtatshme. Ndonjëherë, nuk është e nevojshme t'i përgjigjeni çdo pyetjeje që hedhin mbi ju. Ndërsa ju mendoni dhe bëni një pauzë, mund t'i devijoni pyetjes nëse nuk ndiheni të gatshëm për t'u përgjigjur ose thjesht nuk e dini përgjigjen. Robert Macnamara e përmblodhi këtë kur tha:Kurrë mos iu përgjigjni një pyetjeje që iu drejtohet.

Përgjigjuni pyetjes që do të dëshironit t'ua pyesnin.Funksionon për çdo situatë. Ndërsa nuk po iu përgjigjeni plotësisht asaj se çfarë personi tjetër po kërkon, ju jeni duke u dhënë atyre një përgjigje racionale dhe po shisni veten tuaj në të njëjtën kohë. Kjo është fuqia magjike e fjalës.Zgjidhini fjalët tuaja para se t'i thoni me zë të lartëNjerëzve të zgjuar nuk u mbahet goja. Ndërsa ata marrin një pauzë para se të përgjigjen, mendojnë për disa gjëra:• Si mund të paraqes idetë e mia në një mënyrë që njerëzit mund t'i kuptojnë?

• Si mund të lë përshtypje me përgjigjen time?
• A do të jetë përgjigjja ime e papërshtatshme apo fyese?Ndiqni rrjedhjen, përmbajtjen dhe kohëzgjatjen e përgjigjes tuaj në të gjitha dimensionet dhe ju patjetër mund të impresiononi dëgjuesit. Nëse është e mundur, krijoni një hartë në mendjen tuaj dhe përfshini të gjitha pikat që doni të ndani me audiencën.

Ju nuk keni pse të flisni më shumë kur përgjigjeni për një pyetje. Ndonjëherë më pak është më mirë. Mos i krijoni vetes shumë presion për të dhënë përgjigjen e "përsosur". Në shumicën e situatave, nuk ka një përgjigje absolute. Nuk ka edhe një rubrikë sesa politikisht korrekte është përgjigjja juaj.Për të dhënë një përgjigje inteligjente, ju thjesht bëni një pauzë dhe mendoni për atë që dëshironi të thoni, merrni frymë thellë dhe përgjigjuni me vetëbesim. Sa më shumë ta praktikoni këtë metodë, aq më të mprehtë do të bëheni dhe do i përsosni aftësitë tuaja në përgjigjen korrekte të pyetjeve që iu bëhen në çdo kohë./Mesazhi/

The post Njerëzit inteligjentë nuk iu përgjigjen menjëherë pyetjeve appeared first on Mesazhi.com.

Etika në vendin e punës

Posted: 23 Jul 2017 10:30 AM PDT

Vendi i punës është një nga vendet më të rëndësishme në jetën tonë. Ne shpenzojmë pothuajse 1/3 për gjysmën e jetës sonë në vendin e punës. Duke pasur parasysh këtë fakt, respektimi i parimeve etike e bën këtë vend më të bukur, më harmonik dhe të favorshëm për rritjen personale dhe rritjen e organizatës.

Duke qenë se ne shpenzojmë një sasi të madhe kohe në ambientin e punës, atmosfera është e rëndësishme pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.Çdo vend pune pa parimet bazë të etikës jo vetëm që nuk mund të jetë në harmoni por ka dhe mungesë në produktivitet. Kjo nuk është e dëmshme vetëm për vendin e punës por dhe për vetë organizatën, pasi zvogëlon efikasitetin e saj. Ndaj, vendosja e parimeve të rëndësishme etike mund të rrisë produktivitetin dhe efikasitetin tuaj dhe vetë kompanisë apo organizatës ku punoni.

A duhen formuluar parimet etike në vendin e punës?Sigurisht, nëse punonjësit e dinë si të sillen në vendin e punës, parimet etike nuk duhet të formulohen tek të gjitha kompanitë. Edukimi i mirë kulturor dhe të menduarit janë të mjaftueshëm për të bërë që punonjësit të sillen në mënyrë të favorshme. Megjithatë, nuk e dini asnjëherë kur një fërkim ndodh dhe dyshimet zvarriten në mesin e të punësuarve. Në rast të ndonjë mospërputhje punonjësit duhet të pyesin veten me katër- pesë pyetje themelore:– A është e vërtetë?

– A është e drejtë?
– A do të ndërtohet miqësi dhe vullnet i mirë?
– A do të jetë e dobishme?Ky testim pyetësor është hartuar nga Herbert Taylor. Një tjetër teoricien i psikologjisë së sjelljes Thomas Jefferson, mbrojti teorinë e transparencës, dhe në anën tjetër Immanuel Kant propozoi "kategorinë imperative" e cila thotë qartë se disa akte janë të gabuara, ndërkohë disa të tjera janë të dreja pavarësisht nga pasojat.Parimet etike janë nevoja të kohës:

Disa forca etike duhen përdorur për të përforcuar kulturën e një kompanie dhe forcën e punës. Diversiteti në vendin e punës dhe liria e shprehjes e bën të nevojshëm vendosjen e kufijve që nuk duhet të kalohen gjatë sjelljes ndërpersonale dhe kryerjes së detyrave. Parimet ideale të etikës në vendin e punës duhet të përmbahen në kulturën organizative, objektivat strategjike të organizatës dhe në lirinë e vlerave individuale e diversitetit.Disa parime të rëndësishme të etikës:

Pavarësisht nga kushtet e punës, natyra e punës dhe e fuqisë punëtore,disa parime etike duhet të ndiqen për të rritur harmoninë dhe produktivitetin në vendin e punës. Ja disa parime:Integriteti: Integriteti personal i punonjësve duhet të jetë i nderuar me çdo kusht. Vlera e integritetit në komapni do të bëjë që të punësuarit të jenë të ndershëm e të drejtë në të gjitha praktikat.

Objektivat: Objektivat në kompani duhet të përcaktohen qartë dhe të shfaqen në mënyrë që ato të mbeten në mëndje dhe të mund ti referohemi në çdo kohë. Çdo punonjës duhet të shpjegohet në lidhje me rolin që ai ose ajo ka në arritjen e objektivave të kompanisë.
Përgjegjësia: Çdo punëtor duhet të jetë i qartë për përgjegjësitë e tij ose të saj. Përgjegjësia duhet të jetë aq e qartë sa kjo nuk duhet të lerë hapësirë për ndonjë paqartësi ose konflikt.
Sinqeriteti:

Praktikat në vendin e punës duhet të lejojnë shkëmbimin e sinqertë dhe të lirë të ideve dhe opinionet në mesin e të punësuarve në të gjitha nivelet. Çdo individ duhet të ketë një rol në gjykimin e mendimit dhe të ideve të nxjerra nga ndonjë punonjës tjetër.
Diversiteti: Çdo kompani apo organizatë duhet të përfshijë në parimet e veta të punës, diversitetin. Asnjë punonjës nga një sfond i ndryshëm kulturor, etnik, fetar apo edukativ nuk duhet të ndjehet i lënë pas dore.

Sjellja: Çdo kompani që ka një grup njerëzish të punësuar duhet të vendosë udhëzime të qarta për sjelljet ndërpersonale.Një kompani duhet të ruajë parimet themelore të etikës, dhe duhet ti respektoj ato. Në këtë mënyrë rritet efikasiteti dhe produktiviteti i punonjësve si dhe i vetë kompanisë./Mesazhi/

The post Etika në vendin e punës appeared first on Mesazhi.com.

Burimet kryesore të stresit te fëmijët

Posted: 23 Jul 2017 10:00 AM PDT

Edhe fëmijët bien pre e stresit, ky është një fakt tashmë. Por cilët janë faktorët që ndikojnë në të?Përveç arsyeve të përditshme si vonesa për në shkollë apo humbja e një lodre, ata preken edhe nga ngjarje më madhore, të cilat jo domosdoshmërisht janë negative apo stresuese.

Ja cilat janë disa prej tyre:Kur prindërit kanë problemeZënka me një shokTestimet në shkollëMendimi që të tjerët mund të kenë për pamjen e tyre të jashtmeMospatja e privatësisëLindja e një vëllai apo motre më të vogëlFrekuentimi i një shkolle të reDivorci i prindërve.

Rimartesa e njërit prind me një person tjetër.Gjendja jo e mirë ekonomike në familje.Kini parasysh problematikat e mësipërme dhe sigurohuni që të mos I ofroni fëmijës suaj asnjërën prej tyre./Mesazhi/

The post Burimet kryesore të stresit te fëmijët appeared first on Mesazhi.com.

Sherbela ndihmon tretjen, depresionin dhe kujtesën

Posted: 23 Jul 2017 09:30 AM PDT

Sherbela është një shkurre e vogël e viseve të ngrohta bregdetare, përherë e gjelbër, me gjethe vezake ose heshtake, të mbuluara me push ngjyrë hiri e me një erë të veçantë, e cila përdoret në mjekësinë popullore, në industrinë farmaceutike etj.Sherbela përdoret për problemet me sistemin tretës, mungesën e oreksit, gazrat, dhimbjet e stomakut (gastritin), diarrenë, fryrjen e barkut dhe urthin në stomak. Kjo erz përdoret gjithashtu për uljen e mbiprodhimit të djersës dhe pështymës, kundër depresionit, humbjes së kujtesës dhe sëmundjes alcajmer.

Gratë e përdorin sherbelën për dhimbjet gjatë ciklit menstrual dhe për të lehtësuar afshet e nxehta gjatë menopauzës.Sherbela aplikohet direkt në lëkurë për ulcerat e shkaktuara nga ftohja, inflamacionin e mishrave të dhëmbëve, ulcerat në gojë, fyt ose gjuhë dhe për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Disa njerëz e thithin erën e sherbelës për të trajtuar astmën.Sherbela përdoret edhe në prodhimin e shumë produkteve kozmetike dhe sapunëve.

PërdorimetNdoshta efikase për:Sëmundjen e alcajmerit: Marrja e ekstrakteve të dy llojeve të ndryshme të sherbelës (Salvia officinalis dhe Salvia lavandulaefolia) për 4 muaj ndihmon në përmirësimin e kujtesës, dhe përpunimin e informacionit dhe të të mësuarit tek njerëzit që janë në fazat e para të sëmundjes së alcajmerit.Performancë mendore: Një dozë e vetme e sherbelës ndihmon në përmirësimin e kujtesës, përqendrimit dhe vigjilencës tek të rriturit e shëndetshëm. Ndërsa kur përdoret si aromaterapi, mund të përmirësojë vetëm vigjilencës, dhe jo përqendrimin apo kujtesën.Ulcerat e shkaktuar nga ftohja, kur aplikohet si krem që ka në përmbajtje sherbelë dhe raven.Kolesteroli i lartë:

Përdorimi i sherbelës së zakonshme (Salvia officinalis) 3 herë në ditë për 2 muaj ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe yndyrave në gjak të quajtura trigliceride, dhe rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL), tek njerëzit me kolesterol të lartë.Simptomat e menopauzës: studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i ekstrakteve të sherbelës për 8 javë ndihmon në lehtësimin e simptomave të menopauzës, sidomos afshet e nxehta dhe djersitjet gjatë natës.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:Kancerin e mushkërive: Njerëzit që përdorin rregullisht sherbelën si erz duket se kanë 54% më pak rrezik që të preken nga kanceri i mushkërisë, krahasuar me ata që nuk e përdorin fare.Dhimbjet e fytit: Përdorimi i një spraji të veçantë që përmban 15% ekstrakt të sherbelës duket se lehtëson dhimbjet e fytit. Një tjetër studim sugjeron se përdorimi i një produkti me sherbelë dhe ekinacea për 5 ditë lehtëson simptomat e dhimbjeve të fytit po aq sa përdorimi i ilaçeve.

Dhimbjet pas operacionit: Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i sherbelës së bashku me ilaçe si ibuprofeni apo diklofenaku janë më pak efikas për lehtësimin e dhimbjeve pas operacionit krahasuar me përdorimin e ilaçeve hydrochloride. Gjithashtu, përdorimi i sherbelës duket se rrit rrezikun për zhvillimin e infeksioneve pas operacionit krahasuar.Djegiet nga dielli: Duke aplikuar një ekstrakt me 2% sherbelë në lëkurë pas ekspozimit në diell mund të parandaloni skuqjen e lëkurës.Ënjtja e bajameve:

Studime të mëparshme sugjerojnë se përdorimi i një produkti të veçantë për fytin, që përmban sherbelë dhe ekinacea, për 5 ditë, duket se lehtëson simptomat e mahisjes së bajameve po aq sa përdorimi i një ilaçi të zakonshëm.

Mungesa e oreksit Dhimbje të stomakut

Tharje të gojës

Dhimbje gjatë ciklit menstrual

Astmë

Diarre

Fryrje të barkut

Probleme me tretjen

Gazra

Djersitje të tepërt

Gjendje të tjera./Mesazhi/

 

The post Sherbela ndihmon tretjen, depresionin dhe kujtesën appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more