Skip to main content

Mesazhi.com: “Skender Hyseni: Kosova anëtarja e më e re e Interpolit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Skender Hyseni: Kosova anëtarja e më e re e Interpolit” plus 9 more


Skender Hyseni: Kosova anëtarja e më e re e Interpolit

Posted: 24 Jul 2017 02:09 PM PDT

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit që mbahet në Kinë në muajin shtator pritet të jap vendimin për anëtarësimin e Kosovës në struktura e kësaj organizate ndërkombëtare.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka thënë për Indeksonline se  Kosova pritet të jetë anëtarja me e re e kësaj organizate.
Hyseni i cili ndodhet sot për vizitë zyrtare në selinë e Interpol në Lyon të Francës, ka pohuar se ka marrë mbështetjen e plotë të kreut të saj Sekretarit të Përgjithshëm Jurgen Stock, i cili është ndarë i kënaqur me të arriturat e Kosovës.
"Kërkesa e Kosovës për anëtarësim tash është futur në agjendë  të asamblesë së përgjithshme për muajin shtator ku kjo asamble do ta votoj aplikacionin e Kosovës. Por para kësaj duhet të aprovohen kritere te reja për anëtarësim. Ne i kemi plotësuar kriteret qe kërkohen, aplikacioni ynë është komplet kemi dorëzuar çdo dokument që është këruar nga ne, për ta plotësuar kërkesën e Kosovës nga aspekti ligjor por edhe nga aspekti politik kështu që iu mbetet institucioneve të Kosovës, Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme, Qeverisë, Ambasadave tona që të punojnë deri në muajin shtator sa të mundemi që të grumbullojnë vota sa më shumë", thënë Hyseni.
Ndërkaq i pyetur se si e sheh disponimin e vendeve anëtare, vota e të cilëve ka vlerë në këtë rast, Hyseni ka theksuar se në Interpol janë të kënaqur me punën që institucionet e Kosovës, kanë bërë.
"Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock është jashtëzakonisht i kënaqur me arritjet tona, prandaj dhe pritja që na u bë sot në Interpol ishte shumë e përzemërt dhe kemi diskutuar në detaje për përgatitjen e Kosovës për anëtarësim, në aspektin e përgatitjes profesionale dhe teknike të Policisë së Kosovës për tu bashkuar këtij organizmi", ka thënë në fund Hyseni.

The post Skender Hyseni: Kosova anëtarja e më e re e Interpolit appeared first on Mesazhi.com.

BE tani kërkon të mos shkëputet dialogu BE-Turqi

Posted: 24 Jul 2017 02:06 PM PDT

Në prag të takimit të nesërm të delegacioneve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë në Bruksel, komesari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn deklaroi sot se është e një rëndësie të veçantë që kanalet e dialogut mes dy palëve të mbahen të hapura, për çka takimi i nesërm është shumë i rëndësishëm, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje se Republika e Turqisë është një fqinj i rëndësishëm i Bashkimit Evropian, komisioneri Hahn tha se në takimin e nesërm do të diskutohet bashkëpunimi në sektorin e energjisë, luftën kundër terrorizmit, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes.

Tema kryesore e takimit të nesërm do të jetë procesi i integrimit të Turqisë në BE, ndërsa i pyetur të komentojë deklaratën e ministrit turk për BE, Omer Çelik për domosdoshmërinë e hapjes së kapitujve 23 dhe 24, Hahn tha se në parim, ai çdoherë përkrah hapjen e kapitujve të rinj, por se në rastin konkret kjo nuk do të ndodhë nga shkaku i një vendimi të dhjetorit që të mos hapen kapituj të rinj.

Hahn foli edhe për tensionet në raportet Gjermani-Turqi, duke thënë se BE-ja paraqet një tërësi dhe se tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit ndikojnë edhe mbi shtetet tjera anëtare.

Komesari për Zgjerim ka mohuar zërat sipas të cilave mund të ndodhë një bllokadë e fondeve evropiane dedikuar Turqisë sepse siç tha Turqisë i janë alokuar 4.2 miliardë dollarë për periudhën 2014- 2020, por se aktualisht janë zbatuar vetëm 190 milionë.

"Nëse Turqia dëshiron diçka nga BE-ja, atëherë do të duhet të respektojë vlerat e Bashkimit Evropian", tha Hahn.

The post BE tani kërkon të mos shkëputet dialogu BE-Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Ministri izraelit – palestinezëve: Do t’ua bëjmë si në vitet ’48

Posted: 24 Jul 2017 01:44 PM PDT

Ministri izraelit Tzachi Hanegbi ka paralajmëruar se nëse nuk ndalen proteatat në Jerusalem, atëherë autoritetet do të marrin masa si ato të pushtimit të viteve 1948 dhe 1967.

Ministri izraelit i postoi këto deklarata në rrjetet sociale, duke kujtuar spastrimin masiv etnik kundër popullsisë vendase.

“Nakba e tretë do të fillojë, a ju kujtohen vitiet ’48 dhe ’67, pra kështu nisë e tëra…”

“Ju kemi paralajmëruar” përfundon ministri në fjalë.

Jerusalemi dhe shumica e territoreve në Bregun Perëndimor dhe Gaza janë ngritur kundër masave ndaluese për tu kyqur në xhaminë e shenjtë Al Aksa, pas valës së dhunës që nisi javën e kaluar. Protestat janë kthyer në vdekjeprurëse për palestinezët, të cilët po gjuhen me plumba gome dhe gaz lotsjellës. /MESAZHI/

 

The post Ministri izraelit – palestinezëve: Do t’ua bëjmë si në vitet ’48 appeared first on Mesazhi.com.

Tempulli budist përpihet nga uji, pamje dramatike

Posted: 24 Jul 2017 12:45 PM PDT

Një tempull budist në Myanmarin Qendror është fundosur në ujë si pasojë e një shiu të madh që kishte përfshirë vendin.

Shteti budist dikur i njohur si Burma, po përballet me reshje masive dhe vdekjeprrurëse, ndërsa janë raportuar edhe viktima.

Tempulli budist i ndërtuar në vitin 2009 ndodhej në regjionin e Magway, rajon ky i prekur më së tepërmi.

Videoja tregon momentin dramatik të fundosjes, ku shihen pamje të rralla. Duhet kujtuar se shteti budist është prej persekutuesve më të mëdhenj të myslimanëve, ku kjo pjesë e shoqërisë torturohen dhe persekutohen në mënyrat nga më të ndryshme. Gjendja e rëndë e komunitetit mysliman nuk pasqyrohet as në media për shkak të mungesës së qasjes. /MESAZHI/

The post Tempulli budist përpihet nga uji, pamje dramatike appeared first on Mesazhi.com.

Gjermania hapë plagën, flet për radikalizmin e djathtë

Posted: 24 Jul 2017 12:35 PM PDT

Në Gjermani po vihet re një radikalizim i ndjeshëm i ekstremistëve të djathtë që kërcënojnë, sipas autoriteteve, "dhunë ekstreme e deri dhe veprime terroriste".

Një prej faktorëve kryesorë, sipas gazetës "Welt am Sonntag", është pikërisht çështja e refugjatëve. Gazeta citon për këto pohime të saj një raport konfidencial të Policisë Federale Gjermane (BKA), i cili mbulon periudhën e viteve 2016-2017.

“Nga perspektiva e ideologjive ekstremiste të djathta kombësia gjermane duhet të lidhet me një “bashkësi kombëtare”, të përcaktuar etnikisht për t’iu kundërvënë në këtë mënyrë “vdekjes kombëtare” prej “emigracionit masiv”, thuhet shprehimisht në raport.

Policia Federale mendon se anëtarët e organizatave “Reichsbürger” dhe “Selbstverëalter” kanë kryer deri tani rreth 13,000 vepra penale, përfshirë këtu 750 vepra të dhunshme.

DW thekson se pjesëtarët e “Selbstverëalter” janë zakonisht më të rrezikshme se ata të “Reichsbürger”, dhe kane një potencial më të lartë për përshkallëzim dhune”.

“Ndërsa “Reichsbürger” kanë një koncept autoritar për shtetin dhe i konsiderojnë autoritetet të paktën në parim si të nevojshme,  “Selbstverwalter” e refuzojë tutelën qeverisë, dhe janë pjesërisht të gatshëm për ta mbrojtur autonominë e tyre me forcën e armëve", vazhdon artikulli  "Welt am Sonntag".

Dy grupimet numërojne rreth 12.800 vetë, 800 prej të cilëve konsiderohen si ekstremistë të djathtë. Për një kohë të gjatë ata shiheshin thjesht si elemente  turbullues, por tani ata janë në fokus të organeve të mbrojtjes së Kushtetutës dhe qe prej nëntorit 2016, janë vënë nën vëzhgim në mbarë vendin./tch/

The post Gjermania hapë plagën, flet për radikalizmin e djathtë appeared first on Mesazhi.com.

Dokumentar: Rruga per ne Meke (Video)

Posted: 24 Jul 2017 09:24 AM PDT

Qabja është vendi, që tërheq të gjitha zemrat e muslimanëve kudo që jetojnë… Fytyrat qe e duan Allahun i drejtohen  saj pesë herë në ditë dhe natë.

Muslianët vërshojnë për në Qabe, duke ardhur nga vende të ndryshme, për të kryer cermonitë e Haxhit, për të bërë tavaf rreth Qabes, duke qenë zinxhir në këtë adhurim, që ka filluar qysh nga koha kur Ibrahimi e ndërtoi atë.

Kështu Qabja është shtëpia e parë e ndëruar për adhurim mbi tokë, por për adhurimin e pastër dhe të sinqertë. Dokumentari i mëposhtëm tregon se si kjo rrugë nuk është gjithmonë e lehtë, por padyshim, është rrugë që ja vlenë. /MESAZHI/

The post Dokumentar: Rruga per ne Meke (Video) appeared first on Mesazhi.com.

​City më shumë para për mbrojtje se shteti i Shqipërisë (Foto)

Posted: 24 Jul 2017 09:24 AM PDT

Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më së shumti gjatë këtij afati kalimtar.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka transferuar tre mbrojtës gjatë këtij afati kalimtar, të cilët i kanë kushtuar 144 milionë euro.

I pari ishte Kyle Walker, i cili u transferua për 51 milionë euro nga Tottenham. I dyti është Danilo, i cili nga Real Madrid u transferua për 30 milionë plus pesë të tjera bonuse dhe i treti Benjamin Mendy, i cili nga Monaco u transferua për 58 milionë euro.

Kështu, buxheti i Cityt për mbrojtje është më i madh se i 26 shteteve, përfshirë këtu Shqipërinë që ka mbi 25 milionë euro, Ganën dhe Paraguain.

The post ​City më shumë para për mbrojtje se shteti i Shqipërisë (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Suedi, bëhet gati flotilja për tu nisur në Gaza

Posted: 24 Jul 2017 09:15 AM PDT

 Aktivistë në Suedi që kanë nisur iniciativën “Flota për Gazën” (Armada for Gaza) me qëllim të thyerjes së embargos së Izraelit ndaj Gazës, vitin e ardhshëm planifikojnë të nisen në udhëtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivistët të cilët javën e kaluar blenë një anije me gjatësi prej nëntë metrash në qytetin Goteborg, kanë siguruar financat e nevojshme me fushatën e inicuar dhe planifikojnë që në vitin 2018 të thyejnë embargon izraelite në Gaza.

Ata e kanë emërtuar anijen sipas fitueses së Çmimit Nobel për Paqe, Mairead Maguire.

Jeanette Escanilla, zëdhënëse e Shoqatës Ship to Gaza, për AA tha se në vitin 2018 do të nisen për në Gaza me moton “Armada for Gaza” për të thyer bllokadën izraelite.

Ajo tha se planifikojnë që flotës t’i bashkangjiten shumë anije, duke shtuar se në shumë qytete dhe rajone të Suedisë kanë nisur fushata reklamuese.

“Jemi duke bërë njoftime rreth flotës dhe po tubojmë ndihma në të holla. Në Goteborg blemë anijen me dy vela të gjatë nëntë metra”, tha Escanilla.

Lidhur me emërtimin e anijes, Escanilla theksoi se nobelistja Maguire nga Irlanda e Veriut prej vitesh kritikon politikat e Izraelit kundrejt Palestinës.

“Në vitin 2010 ajo u gjend në njërën nga anijet e Flotës së parë të Lirisë. Në vitin 2011 mori pjesë në Flotën e dytë të Lirisë për Gaza. Vitin e kaluar ishte në mesin e 13 grave që u nisën për Gaza”, shtoi Escanilla.

Në ndërkohë, Maguire, përmes një mesazhi që ka publikuar lidhur me këtë, ka thënë se ndihet e nderuar që anija është emërtuar sipas saj.

“Ju ofroj çdo mbështetje timen për punimet që po i bëni për çlirimin e Gazës. Popullata e Gazës ka vuajtur shumë nga politikat e papërgjegjshme të Izraelit. Ka ardhur koha që shteti izraelit t’i japë fund rrethimit të Gazës dhe të ofrojë një mundësi për paqe”, ka thënë Maguire, duke falënderuar aktivistët suedez të cilët, siç është shprehur, i kanë dhënë shpresë popullatës së Gazës dhe kanë emërtuar anijen me emrin e saj.

The post Suedi, bëhet gati flotilja për tu nisur në Gaza appeared first on Mesazhi.com.

Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, por kërkohet konsensus për estetikën dhe stilin e ndërtimit të saj

Posted: 24 Jul 2017 09:04 AM PDT

"Se xhamia qendrore do të ndërtohet, këtë askush nuk e vë në dyshim. Mirëpo, shpresoj të arrihet konsensus për estetikën dhe stilin e ndërtimit të saj".

Kështu ka theksuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë për Telegrafin se sa herë afrohen zgjedhjet, hapen tema edhe të religjionit.

"Xhamia do të ndërtohet. Nuk ka debat këtu. Kjo është një nevojë e komunitetit mysliman që ta kenë një xhami qendrore, për kryerjen e riteve fetare, e që vërehet mungesa e hapësirës sidomos gjatë ditës së xhuma ose festave fetare. Nëse vjen dikush dhe më thotë se duhet ta ndërtojmë xhaminë ku një kat është me dyqane, atëherë këtu shtrohet çështja. Ne nuk e kemi me ligj të përcaktuar a mund të kemi një objekt fetar me dyqane", ka shtuar Ahmeti.

Sipas tij, "në ligj nuk shkruan askund se si duhet të vendosë komuna, duke shtuar se projekti i xhamisë qendrore të Prishtinës, ngjason me një xhami në Edirne të Turqisë".

"Sidoqoftë, mendoj që është mirë të ndërtohet një konsensus për këto gjëra, sepse ai objekt do të jetë qindravjeçar dhe jo i përkohshëm. Nesër do të jetë mbledhja e Kuvendit Komunal dhe e kemi ftuar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), që ta prezantojë para asamblistëve projektin", ka theksuar Ahmeti.

The post Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet, por kërkohet konsensus për estetikën dhe stilin e ndërtimit të saj appeared first on Mesazhi.com.

Shkolla nuk ofron mjete, mësuesja del dhe lypë në rrugë

Posted: 24 Jul 2017 08:04 AM PDT

Pak mësues mund të jenë më të përkushtuar për nxënësit më tepër se mësuesja Teresa Danks.

Çdo vit ajo shpenzon më shumë se 3000 $ nga paga e saj modeste për furnizimet shkollore të cilat shkolla e saj nuk i ofron.

Por kur kjo nuk majftonte më, mësuesja e shkollës fillore “goditi” me idenë e daljes në rrugë dhe kërkimit të fundeve, me një plakatë në dorë ku tregon për nevojat e tyre.

Zonja Danks, e cila është mësuese që nga viti 1996 dhe ka fituar rreth 35,000 dollarë nga bamirësia e menjëhershme e kalimtarëve. Brenda pak minutash ajo kishte mbledhur rreth 35 dollarë që ndaluan për të dhuruar. /MESAZHI/

The post Shkolla nuk ofron mjete, mësuesja del dhe lypë në rrugë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more