Skip to main content

Ora News: “Kushner mohon bashkëpunimin në mënyrë sekrete me Moskën” plus 9 more

Ora News: “Kushner mohon bashkëpunimin në mënyrë sekrete me Moskën” plus 9 more


Kushner mohon bashkëpunimin në mënyrë sekrete me Moskën

Posted: 25 Jul 2017 12:25 AM PDT

Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump dhe një nga këshilltarët e tij të ngushtë, thotë se është takuar me zyrtarët rusë katër herë gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar dhe pas saj. Por ai thotë se nuk ka bashkëpunuar në mënyrë sekrete me ta, apo me ndonjë qeveri tjetër të huaj.

Të hënën zoti Kushner botoi një deklaratë prej 11 faqesh përpara dëshmisë së tij me dyer të mbyllura në Komisionin e Zbulimit të Senatit. Të martën ai pritet të dësshmojë para Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. Të dy komisionet e kongresit po hetojnë mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar.

Të dhënat dhe dokumentet që po jap do të tregojnë se kam pasur ndoshta katër kontakte me përfaqësues rusë nga mijëra të zhvilluara gjatë fushatës dhe periudhës së tranzicionit së pushtetit. Asnjë prej këtyre takimeve nuk pati ndonjë ndikim tek zgjedhjet apo që ia vlen të kujtohet në mënyrë të posaçme“, shkruante zoti Kushner.

Më tej zoti Kushner përshkruan disa takime të shkurtra me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ata diskutuan rreth një dëshire për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi. Por zoti Kushner mohoi njoftimet në shtyp se ai dhe ambasadori Sergej Kislyak, kishin zhvilluar biseda të mëtejshme me telefon.

Pritet që komisionet e Kongresit të kërkojnë informacion lidhur me kontaktet e zotit Kushner me Rusinë, përfshirë takimin e zhvilluar në muajin qershor të vitit 2016 me një avokate ruse dhe persona të tjerë të lidhur me Moskën.

Fokusi tek hetimet për Rusinë

Hetuesit amerikanë janë fokusuar tek takimi i qershorit, që prej momentit kur djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr., publikoi emaile ku shprehte padurimin e tijpër atë çfarë ai besonte se avokatja ruse do t’i ofronte: materiale që do të dëmtonin demokraten Hillary Clinton, kundërshtarja e zotit Trump në garën presidenciale.

Deklarata e zotit Kushner erdhi pasi presidenti Donald Trump sulmoi sërisht nëpërmjet komentesh në twitter hetimet ndaj Rusisë që po konsumojnë presidencën e tij.

Ai ngrinte pyetjen se pse komisionet e Kongresit, hetuesit dhe Prokurori i Përgjithshëm “i sulmuar nga të gjitha anët” Jeff Sessions, nuk po “hetojnë” rreth “krimeve të Klintonit dhe marrëdhënieve të saj me Rusinë”, siç shkruante ai.

Javën e kaluar zoti Trump kritikoi zotin Sessions për vendimin e tij për të mos qenë pjesë e hetimeve të Departamentit të Drejtësisë lidhur me Rusinë, gjë që çoi në emërimin e një Prokurori të Posaçëm të pavarur nga zëvendësi i zotit Sessions.

Ndërkohë zoti Trump e cilësoi demokratin kryesor të komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adam Schiff të pasinqertë dhe krejtësisht të njëanshëm lidhur me hetimet ndaj Rusisë, që kalon, siç shkruan presidenti, gjithë kohën në televizion duke justifikuar humbjen e demokratëve.

Në një tjetër twitter zoti Trump shkruan se “pas një viti hetimesh që nuk gjeti asnjë provë” për bashkëpunim të fshehtë ndërmjet zyrtarëve të fushatës së tij dhe Rusisë, një udhëheqës i demokratëve në Senat Charles Schumer duke iu referuar zgjedhjeve të vitit të kaluar thotë se: “demokratët duhet të fajësojnë veten dhe jo Rusinë”.

Sikurse dhe në të shkuarën zoti Trump shprehu pakënaqësi ndaj atyre që i cilëson forca që bashkëpunojnë kundër tij në Uashington, përfshirë dhe disa media kryesore. Ai tha se shprehja e tij “të thajmë kënetën duhet të ndryshojë në: “të thajmë kanalin”. Sipas tij situata është në të vërtetë shumë më keq se çdokush ka menduar ndonjëherë dhe kjo nis me lajmet e rreme”.

Shtyhet dëshmia në Kongres e Donald Trump Jr. dhe Paul Manafort

Djali i madh i presidentit Donald Trump Jr. si dhe menaxheri i fushatës së tij, Paul Manafort, i cili gjithashtu mori pjesë në takimin e qershorit, ishin planifikuar të paraqiteshin këtë javë përpara Komisionit Gjyqësor të Senatit. Por kjo dëshmi u shty me mirëkuptim që ata t’i ofrojnë komisionit të dhëna dhe informacione të tjera.

Zoti Kushner tha në deklaratën e tij se ndërsa ai ishte në takim në “Trump Tower” në Nju Jork, nuk u zhvillua asnjë diskutim lidhur me fushatën zgjedhore dhe se ai shumë “shpejt kuptoi se po shpenzonte kohë kot në këtë takim”.

Ndërsa hetimet ndaj Rusisë po shqyrtojnë tashmë edhe njerëzit më të afërt të zotit Trump, janë ngritur pyetje rreth kompetencave të presidentit për të falur. Anëtarë të ekipi ligjor të zotit Trump vënë në dukje se Kushtetuta i jep presidentit kompetenca të gjera faljeje, por këmbëngulin se çështja nuk është në diskutim.

Ne nuk po hulumtojmë mbi të sepse çështja e faljes nuk është në diskutim“, tha një nga avokatët e presidentit Jay Sekulow në programin televiziv “This Week” të televizionin ABC. “Nuk ka asgjë për të falur“, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë këmbëngul se përqendrimi i medias tek hetimi mbi Rusisë po keqpërdoret.

Tre janë çështjet kryesore që u interesojnë amerikanëve, emigracioni, kujdesi shëndetësor dhe vendet e punës. Tre janë çështjet që shqetësojnë mediat Rusia, Rusia dhe Rusia“, thotë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Ligjvënësit e të dy krahëve politikë kanë bërë gjithashtu komentet e tyre. Kryetari i komisionit për Drejtësinë në Senat kërkoi zbardhjen e plotë të një përgjimi të ambasadorit të Rusisë kryer nga shërbimet e zbulimit amerikan. Ambasadori i jep Moskës informacion mbi bisedën e tij me prokurorin e përgjithshëm amerikan Jeff Sessions, një mbështetës i hershëm i presidentit.

Ambasadori Kislyak njofton Moskën se kishte diskutuar me zotin Sessions mbi fushatën presidenciale të zotit Trump.

Ndërkohë, demokrati më i rëndësishëm në komisionin e Senatit për Zbulimin, Mark Warner u shpreh kundër çdo synimi për falje nga ana e presidentit të atyre që janë nën hetim lidhur me çështjen e Rusisë. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Iu gjetën 5 thasë me 27.2 kg kanabis në stan, arrestohet vlonjati

Posted: 25 Jul 2017 12:15 AM PDT

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi, Bako Shahaj, 53 vjeç, banues në Vajzë.

Policia Vlorë ka bërë ndalimin e tij pasi shtetasi B.Sh., është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së datës 21.07.2017, ku në stanin e tij në fshatin Vajzë, pas një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike,  i janë sekuestruar 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

3 thasë plastikë të mbushur me kanabis u gjetën në brendësi të stanit, ndërsa jashtë tij dy thasë të tjerë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“E kuqe e nxehtë”, Rihanna mahnitëse në premirën Valerian

Posted: 25 Jul 2017 12:11 AM PDT

Të gjithë sytë ishin tek Rihanna në premierën e filmit të saj në Londër. 29-vjeçarja i tronditi të gjithë më pamjen e saj mahnitëse në Valerian.

Këngëtarja ishte veshur me fustan të kuq, të gjatë dhe dekolte të tërësisht e hapur duke ekspozuar gjoksin.

Fustani është dizenjuar nga Giambattista Valli  në koleksionin e modës italiane për vjeshtë/dimër 2017.

Bukuroshja ka ecur në tapetin e blu së bashku me supermodelen britanike Cara Delevingne.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë sot për vizitë në Tiranë

Posted: 25 Jul 2017 12:03 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati do të qëndrojë sot për një vizitë pune në vendin tonë.

Në orë 10:00, ai do të pritet në Ministrinë e Jashtme nga Bushati. Në përfundim të takimit të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitës së tij, kryediplomati maqedonas do të ketë takime dhe me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Diktatori i Venezuelës “tërbon” këngëtarët e hitit botëror “Despacito”

Posted: 24 Jul 2017 11:56 PM PDT

Këngëtarët e hitit botëror "Despacito" kanë sulmuar presidentin e Venezuelës, duke e akuzuar atë për përdorim të këngës së tyre për përfitime politike.

Presidenti Nicolas Maduro paraqiti një version të ndryshuar gjatë shfaqjes së tij televizive javore të dielën.

Teksti i ripunuar promovoi planet e tij për një Asamble të re qytetare të diskutueshme, e cila do të zgjidhet të dielën për të rishkruar Kushtetutën.

Yjet e Porto Rikës Luis Fonsi dhe Daddy Yankee e cilësoi përcollën këtë zhvillim me zemërim.

Ndërkohë Presidenti Maduru u pa tek 'fluturonte' nën tingujt e këngës, pasi audienca e tij vallëzonte.

“Thirrja jonë për Asamblenë Kushtetuese vetëm kërkon të bashkojë vendin … Despacito!” Shkojmë me tekstin e ri.

Luis Fonsi u përgjigj me zemërim në mediat sociale: “Nuk e kam kërkuar një gjë të tillë dhe as e kam autorizuar përdorimin ose ndryshimin e tekstit të 'Despacito' për mjete politike, aq më pak në situatën e mjerueshme të cilën po përjeton Venezuela, vendi që unë e dua kaq shumë.Muzika ime është për të gjithë ata që duan ta dëgjojnë dhe të gëzojnë me të, por jo të përdoret si propagande nga ata që përpiqen të manipulojnë vullnetin e një populli që po thërret për lirinë e tij”.

Daddy Yankee postoi një foto të Z. Maduro me një kryq të kuq të madh mbi të në Instagram.

“Fakti që ju në mënyrë të paligjshme përdorni një këngë [Despacito] nuk krahasohet me krimet që keni kryer në Venezuelë,” shkroi ai.

“Regjimi juaj diktatorial është një shaka, jo vetëm për vëllezërit e mi venezuelianë, por për të gjithë botën”.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjana shpërthen kundër grupit anti-Basha: Pështyma do t’u kthehet në fytyrë

Posted: 24 Jul 2017 11:42 PM PDT

Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në partinë Demorkatike.

I ftuar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku, Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik.

Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një nga themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamenatr dhe pesë herë deputet tha:

"Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë".

Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qënë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrsnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë.

Gjana e cilësoi prorcesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vëtmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë.

Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.

Për Besnik Mustafajn: "A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambassador, Berisha I propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutine Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëiet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD".
Për Jozefina Topallin: "Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimti. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kamë qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet ti ktehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët raftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?

Për Arben Imamin: "Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministrit Berisha për çështje pune dhe befas hyn në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz"?

Për Astrit Patozin: "Në vtiin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemen Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha i bindur që kjo ishte më e mira. I kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Izraeli heq detektorët metalikë nga vendi i shenjtë

Posted: 24 Jul 2017 11:21 PM PDT

Izraeli ka vendosur heqjen e detektorëve të metalit nga një vend i shenjtë në Jeruzalem si dhe një survejim më të pranueshëm.

Kabineti i sigurimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu votoi për këtë masë të mërkurën herët.

Tensionet u rritën pasi dy policë izraelitë u vranë më 14 korrik në vendin e njohur për çifutët si Mali i Tempullit dhe për myslimanët si Haram al-Sharif.

I dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme kishte paralajmëruar se tensionet rrezikonin të përhapeshin “përtej” qytetit të lashtë.

Një deklaratë nga zyra e z. Netanyahu tha se kabineti i sigurisë pranoi “rekomandimin e të gjitha organeve të sigurisë për të ndryshuar inspektimin me detektorë metali në një inspektim të sigurisë bazuar në teknologjitë e avancuara dhe mjete të tjera”.

Rreth 100 milion sheqel (28 milion dollarë) janë ndarë për të paguar për pajisje të reja dhe policë shtesë, tha deklarata.

Autoritetet izraelite kishin thënë se detektorët metalikë ishin të nevojshëm për shkak se personat e armatosur kishin kontrabanduar armë në vend.

Por vendimi provokoi protesta.

Të premten e kaluar, tre palestinezë u vranë në përleshjet me forcat izraelite të sigurisë, ndërsa mijëra protestuan në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor të okupuar.

Më vonë në të njëjtën ditë, tre civilë izraelitë u therën për vdekje dhe një i katërti mbeti i plagosur nga një palestinez që hyri në një shtëpi në një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç: Ta zgjidhim nyjën gordiane të Kosovës

Posted: 24 Jul 2017 10:58 PM PDT

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shkroi të hënën se Serbia duhet të zgjidhë siç tha, nyjën “gordiane” të Kosovës në mënyrë që të ecë përpara.

Në një tekst autorial të publikuar në të përditshmen serbe “Blic”, bëri thirrje për zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes së Kosovës.

“Është koha që si popull të mos e fusim kokën në rërë si struci dhe të provojmë të jemi realist, të mos i lejojmë vetes që të humbim apo t’i dorëzojmë dikujt atë që e kemi, por të mos presim që të na vijë në duar ajo që e kemi humbur kaherë”, shkroi ai, duke nënvizuar se “është me rëndësi tani, më shumë se kurrë, që të gjejmë një përgjigje së bashku. Një përgjigje që do të ishte e përhershme, që përjashton konfliktin”.

Presidenti serb ka paralajmëruar hapjen e një diskutimi gjithëkombëtar për çështjen e Kosovës.

Aleksandër Vuçiç, një ish ultra nacionalist që pohon të jetë shndërruar në një reformator pro evropian, ishte pjesë e Partisë Radikale Serbe të drejtuar nga ultra nacionalisti Vojislav Sheshel deri në vitin 2008. Gjatë luftës në Kosovë, ai kishte shërbyer si ministër për informim në qeverinë e ish presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në vitin 2006 derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Një muaj më parë ai u inaugurua në postin e presidentit të Serbisë. Ai shkroi të hënën se Serbia do të përfitonte shumë nëse do të zgjidhte çështjen e marrëdhënieve me Kosovën.

“Të gjitha rrugët e bashkëpunimit politik dhe përparimit ekonomik do të hapeshin për Serbinë. Dyert e Bashkimit Evropian po ashtu. Në të kundërtën, do të ruanim një konflikt, domethënien e të cilit nuk e kuptojmë”, shkroi ai.

Ai tha se Serbisë i duhet një qasje serioze, e përgjegjshme, e guximshme e reale.

“Që përparimi ynë të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm, nëse asgjë tjetër, të paktën duhet të përpiqemi të zgjidhim nyjën gordiane të Kosovës dhe jo të fshihemi dhe t’u lëmë barrën fëmijëve tanë. Të rrosh, domethënë të duash tokën nëpër të cilën ecin fëmijët dhe jo vetëm të lavdërohemi me fitoret e gjyshërve tanë”, tha ai.

Serbia e mbështetur nga Rusia kundërshton, pavarësinë e Kosovës të shpallur më vitin 2008, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës.

Më shumë se dy vjet më parë, në maj të vitit 2015, presidenti serb, atëbotë kryeministër i Serbisë, kishte paralajmëruar një ndryshim të mundshëm të qasjes ndaj Kosovës, që është kushti themelor në përpjekjet e Beogradit për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ai i kishte thënë atë kohe të përditshmes "The Wall Street Journal", se është "duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, ku do të mund të përfshihej heqja e përkufizimit të Kosovës si pjesë e Serbisë".

Aktualisht Kosova zë vend në preambulën e kushtetutës serbe. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Veliaj: Mbi 30 raste kur punonjës të UKT janë përfshirë në vjedhjen e ujit

Posted: 24 Jul 2017 01:52 PM PDT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se janë mbi 30 raste ku punonjës të UKT janë përfshirë në skemat e vjedhjes së ujit të pijshëm. Për këto raste tha Veliaj emrat janë dërguar në polici dhe nuk janë më në punë.

Tare: Operacionet që ju kryet për lidhjet e paligjshme të ujit, ata sigurisht i kanë bërë me ndonjë përgjegjës të UKT, morët ndonjë masë ndëshkuese, i çuat në prokurori?

Veliaj:  Ne kemi disa që janë në kategori gjobash dhe kemi disa që janë në kategori të themi vjedhje më industrial dhe sot kemi disa procese në policinë e shtetit. Kemi pasur bashkëpunim fantastik me policinë e Tiranës.

Tare: Ke një numër punonjësish që janë përfshirë në këto skema?

Veliaj: Në një pjesë të madhe janë bërë nga punonjës të një administrate që sigurisht për sa kohë janë kapur me vjedhje kanë shkuar në Prokurori dhe sot nuk janë më punonjës. Po mund të kemi mbi 30 raste

Tare: Mbi 30 raste që janë në polici

Veliaj: Patjetër, emër dhe mbiemër dhe përgjegjësi

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Premtimi për lejet e ndërtimit, Veliaj: Jemi bërë viktima të suksesit tonë

Posted: 24 Jul 2017 01:44 PM PDT

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në studion e "Tonight Ilva Tare" në Ora News u pyet për premtimin në fushatë se nuk do të jepeshin leje ndërtimi të reja në Tiranë.

Pjesë nga deklaratat:

Tare: Keni premtuar gjatë fushatës për mos dhënien e lejeve të ndërtimit dhe tani po jepni leje ndërtimi. Është thyerje premtimi? Apo klientelizëm…

Veliaj: Jo! Është një përgjigje që ka të bëjë me realitetin ku Tirana është sot. Jemi mallkuar nga suksesi ynë. Kur Lulzim Basha drejtonte bashkinë, njerëzit vinin me pikatore në Tiranë. Nuk kishin asnjë dëshirë. Jemi sot në një situatë ku vijnë 70 veta në Tiranë. Jemi bërë viktima të suksesit tonë. Kryeministri e ka gjetur me të drejt metaforën që Tirana është një mini-Amerikë. Ne kemi dy mundësi, ose të jetojmë jetën me dyshim o me guxim. INSTAT sapo na e tha. Në një mesatare janë transferuar në 67 veta në ditë, ose 30 mijë veta në vit.

Ajo që do ndodhte nëse ne nuk do të jepnim leje, do shkonte metri katror në Tiranë, 3 mijë-4 mijë euro. Do bëhej e papërballueshme. Ose duhet të vëmë doganë dhe të bëhemi racistë për ata që vijnë jashtë Tirane. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne po japim kredi që njerëzit të blejnë shtëpi. Vendimi më i rëndësishëm janë 500 kreditë e para që do të japim të mërkurën për familjet e reja.

Tare: A kanë një kufi lejet e ndërtimit?

Veliaj: 90% e lejeve janë individuale. Po të jetë për pallate maten me gishtat e dorës.

Tare: Ka vend për shqetësim për kulla të larta në Tiranë?

Veliaj: Nuk ka vend për shqetësim. Momentalisht, Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë. Ka dhënë KKT-ja, dy për hotele që Tirana ka shumë nevojë. Tiranës nuk i vjen problemi nga ndërtimet me leje, por nga ndërtimet pa leje. Tiranës i vjen problemi nga 160 mijë ndërtime pa leje.  

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more