Skip to main content

Ora News: “Miratohen sanksione të reja ndaj Moskës, kufi kompetencave të Trump” plus 9 more

Ora News: “Miratohen sanksione të reja ndaj Moskës, kufi kompetencave të Trump” plus 9 more


Miratohen sanksione të reja ndaj Moskës, kufi kompetencave të Trump

Posted: 25 Jul 2017 11:53 PM PDT

Sanksionet e reja që ndëshkojnë Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, bënë një hap me rëndësi të martën: Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një ligj që zgjeron kontrollin e Kongresit mbi sanksionet dhe nuk lejon Presidentin Donald Trump t'i zbutë ato.

Pas më shumë se një muaj bisedimesh mes dy partive dhe vonesave procedurale, Dhoma e Përfaqësuesve përfshiu në projektligj masa të reja që i japin asaj të drejtën për mbikqyrjen e sanksioneve. Një version më i hershëm i projektligjit u miratua me shumicë dërrmuese nga Senati në qershor me rezultatin 97 vota pro dhe 2 kundër.

Legjislacioni i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve me 419 vota pro dhe 3 kundër, përfshin edhe sanksione kundër Iranit dhe Koresë së Veriut, përveç atyre që ndëshkojnë Rusinë për një sërë aktivitetesh.

“Këto tre regjime në pjesë të ndryshme të botës po kërcënojnë interesat jetike të SH.B.A. dhe po destabilizojnë fqinjët”, tha të martën kongresmeni republikan i Kalifornisë, Ed Royce.

Miratimi i Kongresit

Zoti Royce tha se projektligji garanton lënien në fuqi të sanksioneve të ashpra ekonomike dhe diplomatike, duke i dhënë fuqi Kongresit për të mos miratuar lehtësimin e sanksioneve.

“Nëse presidenti Trump dëshiron të luajë golf apo të bëjë diçka me shokun e tij, zotin Putin, ai nuk duhet të llogarisë mbështetjen e Kongresit, sepse ne do ta ndëshkojmë z. Putin”, tha zv.kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel.

Masa për të kufizuar kompetencat e Presidentit lidhur me sanksionet ndaj Rusisë

Marrëveshja dypartiake për për të kufizuar kompetencat e Presidentit lidhur me sanksionet vjen në klimën e hetimeve të Kongresit rreth lidhjeve të dyshuara mes ekipit të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë.

“Ky është një kufi i rëndësishëm që i vihet Presidentit Trump, sepse asnjë president nuk dëshiron të humbasë aftësinë për të hequr sanksionet”, tha për Zërin e Amerikës William Pomeranz, zëvendës drejtor i Institutit Kennan pranë Qendrës Wilson. “Është diçka shumë e rrallë në fakt që Kongresi po e afirmon këtë të drejtë, pra për të kontrolluar vetë ligjin mbi sanksionet. Por qartazi, ai e bëri në këtë rast, edhe pse kjo mund të ketë një seri pasojash politike”.

Përgjigja e Shtëpisë së Bardhë

Administrata e Presidentit Trump tani po i mbështet sanksionet edhe pse nuk ishte dakord me ndryshimet.

Në javët përpara votimit, Shtëpia e Bardhë i kundërshtoi përpjekjet për të kufizuar aftësinë e ekzekutivit për zbutjen e sanksioneve. Arësyeja e dhënë prej saj ishte se kjo do të kufizonte përpjekjet amerikane për të ndikuar te sjellja e Rusisë dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me zotin Putin.

Nëse miratohet përfundimisht, ligji do t’i jepte Kongresit një procedurë të shpejtë për të shfuqizuar çdo hap që mund të ndërmarrë presidenti për t’u dhënë fund sanksioneve.

“Presidenti i mbështet shumë sanksionet ndaj atyre vendeve dhe dëshiron që këto sanksione të mbeten në fuqi, por në të njëjtën kohë dëshiron që ne të mund të arrijmë marrëveshje të favorshme. Këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme për presidentin,” tha zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders për gazetarët.

Nëse zoti Trump i vë veton projektligjit, ai me siguri do të përballej me kundërshtime në Kongres, i cili ka vota të mjaftueshme për ta kapërcyer veton. Gjithashtu, kjo do t'i bënte të pamundura sanksionet kundër Iranit dhe Koresë së Veriut, të cilat administrata e tij i mbështet.

Ndryshimet në versionet e Dhomës dhe të Senatit do të duhet të harmonizohen përpara se të dërgohen në tryezën e presidentit për t'u nënshkruar në ligj.

Kongresmeni Engel i tha Zërit të Amerikës se shpreson që Senati të mund t’i zgjidhë këto çështje përpara se ligjvënësit e Dhomës të largohen për pushimet e gushtit./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Franca jugore në flakë, evakuime masive të banorëve gjatë natës

Posted: 25 Jul 2017 11:42 PM PDT

Pjesa jugore e Francës po përballet me një situatë të vështirë zjarresh.

Vetëm gjatë natës që lamë pas raportohet se janë evakuuar 10.000 banorë për shkak të rrezikut që u kanosej.

Qindra zjarrfikës janë angazhuar dhe po luftojnë me flakët pranë Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur të vendit.

Franca më herët u kërkoi fqinjëve të saj të BE më shumë ndihmë për të luftuar zjarret.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregut mesdhetar, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës.

Një nga zjarret më të rënda ka përfshirë njëzonë afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez. Në Korsikë, qindra shtëpi janë evakuuar.

Më shumë se 4,000 zjarrfikës janë angazhuar për shuarjen e zjarreve që nga e hëna.

Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë lënduar nga afiksia prej tymit, thonë zyrtarët.


/Oranews.tv/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Justin Bieber anullon turneun botëror

Posted: 25 Jul 2017 11:40 PM PDT

Këngëtari me famë botërore ka anulluar datat e mbetura të turneut të tij botëror për shkak të rrethanave ende të papërcaktuara.
Ylli kanadez ka zhgënyer fansat e tij pas një postimi në faqen e Facebook ku ka njoftuar anullimin e koncerteve.
"Justin i do shumë fansat e tij dhe urren që ti zhgënjejë. Ai ju falenderon për përvojën e pabesueshme që e keni bërë të kalojë në Turneun Botëror gjatë këtyre 18 muajve. Ai është mirënjohës dhe i nderuar që ka ndarë atë përvojë me stafin e tij më për më shumë se 150 koncerte nëpër 6 kontinente."
Koncerti i parë i anulluar është ai i ditës së shtunë në Arlington të Teksasit dhe të gjith biletat do të rimbursohen.
Menjëherë pas njoftimit të anullimit të turneut të tij Bieber është parë afër Santa Monica raporton TMZ. Sipas tyre Bieber është shprehur se ka në plan vetëm të pushojë dhe të relaksohej.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Senati miraton hapjen e debatit për reformën e kujdesit shëndetësor

Posted: 25 Jul 2017 11:28 PM PDT

Senati i SHBA miratoi të martën një mocion për të hapur debatin mbi një nismë republikane për të përmirësuar sistemin aktual të kujdesit shëndetësor që u bë ligj nën ish-Presidentin Barak Obama.

Mocioni u miratua me 51 vota pro dhe 50 kundër. Votën fituese për republikanët e hodhi zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili ka njëkohësisht rolin e kryetarit të Senatit.

Pak çaste përpara votimit, udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell tha se republikanët nuk duhet ta pranojnë më ligjin e tanishëm të kujdesit shëndetësor, të quajtur Akti i Kujdesit të Përballueshëm.

Senatori McConnell po drejton përpjekjet për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, i njohur zakonisht si Obamacare. Por gjatë muajit të kaluar ai është detyruar të tërhiqet kur u bë e qartë se nuk kishte vota të mjaftueshme për miratimin e dy versioneve të ndryshme të projekt-ligjit.

Pavarësisht votimit të së martës, mbetet e paqartë se cili version do të debatohet në Senat.

Ligjvënësit republikanë kanë thënë se një version më pak gjithëpërfshirës do të kishte shansin më të madh për të shfuqizuar ligjin Obamacare. Nëse Senati miraton një version me më pak ndryshime, atëherë Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të duhet të organizojnë një konferencë për të sheshuar dallimet.

Në një seri komentesh në Twitter të martën në mëngjes, Presidenti Donald Trump tha se Obamacare po i torturon amerikanët. Ai përgëzoi Senatorin John McCain, i cili edhe pse i diagnostikuar me kancer në tru, erdhi në Senat për të hedhur votën e tij. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Flet i vëllai i aktorit: Na kërkuan 20 mijë euro të mbyllim konfliktin

Posted: 25 Jul 2017 11:21 PM PDT

Vëllai i Mishel Prelës, 31-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në një atentat kriminal mbrëmjen e 20 korrikut përballë shkollës "Partizani" rrëfen historikun e përplasjes me Ervin Zollumin, porositësin e vrasjes së Mishelit kundrejt 80 mijë eurove.

Në një intervistë ekskluzive për dritare.net, Mino Manoku thotë se gjithçka nisur nga një konflikt banal mes Mishelit dhe Ervinit në qershor të 2010.

"E gjithë ngjarja fillon në qershor të 2010, kur Misheli dhe Ervini kanë pasur një konflikt për shkaqe banale me njëri –tjetrin, konflikt ky që ka përfunduar me rrahjen e Ervin Zullumit nga vëllai im Misheli. Pas një muaji Ervini i ka dalë në pritë Mishelit në afërsi të 'Shkollës së Kuqe' ku ai ka goditur Mishelin me thikë në krahun e majtë duke i shkaktuar një plagë prej 8 qepjesh e cila edhe sot është e dukshme".

Por kjo ngjarje sipas tij nuk është denoncuar kurrë në polici. Do të ishte vetë Misheli që menjëherë pas daljes nga spitali do t'i zinte printe Ervinit në një rrugicë në lagjen e të dyve dhe do ta plagoste me thikë.

Ky sulm atij i kushtoi 5 vite e gjysmë burg, nga të cilat 3 vite e gjashtë muaj i kaloi në qeli, ndërsa pjesën tjetër ishte me shërbim prove për shkak të gjendjes së tij shëndetësore thotë i vëllai, pasi u operua pas një problemi me veshkat.

"Pasi Misheli plagosur Ervinin, dy familjet tona janë takuar së bashku, dhe nga familja e Ervinit na është kërkuar një shumë prej 20 mijë eurosh për ta mbyllur këtë histori, por ne kemi refuzuar duke u thënë se ne kemi mundësi vetëm 10 mijë euro"

Shuma sipas tij është kërkuar nga daja i Ervin Zullumit, qe në atë kohë punonte në drejtorinë e burgjeve dhe ushtronte profesionin e avokatit.

Mino rrëfen më tej se Misheli dhe Ervini janë takuar edhe pasi Misheli ka dalë nga burgu por dukej se gjithҫka kishte marrë fund, dhe se konfliktet tanimë ishin shuar.

Ishte mbrëmja e 20 korrikut që do të rikthente këtë histori. Mishel Prela u qëllua me 5 plumba në një atentat me armë.

Dy prej plumbave e kanë marrë në parakrahun e djathtë duke i shkaktuar thyerjen e krahut, 2 plumba e kanë goditur në kofshën e djathtë ku njëri nga to i ka prekur aortën kryesore, dhe një në pjesën e barkut i cili i ka prekur zorrën e trashë.

Pak orë pas ngjarjes policia lajmëroi se ka arrestuar Shkëlzen Buci i cili kishte rolin e ekzekutorit, Miklar Tolën, i cili ishte zgjedhur nga Buci për të ndjekur lëvizjet e Prelës, dhe Tim Hidrin, shoferi i cili do të largonte atentatorët nga vendi i ngjarjes.

Buci ka deklaruar në polici se atij i ishin premtuar 80 mijë euro në këmbim të kokës së Mishel Prelës, dhe porositësi ishte Ervin Zullumi i cili gjithashtu është arrestuar nga policia.

Vëllai i Mishel Prelës shprehet se familja e tij ndihen të rrezikuar dhe i bëjnë apel shtetit që kjo histori të mbyllet një herë e mirë, duke vënë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përleshje mes të rinjsh në Borsh. 1 vdes, 2 plagosen. Kapet një prej autorëve

Posted: 25 Jul 2017 10:47 PM PDT

 

Një konflikt për motive të dobëta mes një grupi të rinjsh ka shkakruar një viktimë dhe tre të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një rrugë të fshatit Borsh të Sarandës fill pas mesnatës, në orën 00:40, ku të rinjtë janë përleshur mes tyre me mjete shpuese.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi  P.B., 31 vjeç banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.

Të plagosur kanë mbetur dhe shtetasit E.O 24 vjeç, D.K 24 vjeç dhe E.M 23 vjeç, të tre banues në Borsh.

Ata ndodhen në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se E.O ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e një prej autorëve të dyshuar, shtetasin R.Sh 19 vjeç, banues në Vlorë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të  dyshuarN.H 20 vjeç dhe  Xh.M.

Policia vijon punën për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Një nga të plagosurit në Borsh

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kremton 90 vjetorin e themelimit

Posted: 25 Jul 2017 01:54 PM PDT

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës kremton 90 vjetorin e themelimit të saj. Për të përkujtuar këtë ditë të shënuar, Ambasada e Republikë së Kinës në vendin tonë ka organizuar një pritje të veçantë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të politikës dhe trupit diplomatik. Përgjatë ceremonisë është shfaqur edhe një dokumentar mbi transformimin e ushtrisë Kinezë.

Atasheu ushtarak, Liu Xingjiang tha se ushtria e Kinës do të angazhohet për ruajtjen e paqes e stabilitetit në botë ndërsa theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit me Ushtrinë Shqiptare.

Ambasada e Kinës në Shqipëri, përfundoi atasheu do të vazhdojë të nxisë bashkëpunimin në fushën policore por edhe të zgjerojë fushat e bashkëpunimit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy kërkesat e LSI që kushtëzojnë votën për rritjen e çmimit të ujit

Posted: 25 Jul 2017 01:51 PM PDT

Lëvizja  Socialiste për Integrim ka kushtëzuar votën për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë përmes dy kërkesave, rimburismit të familjeve në nevojë dhe tarifë të diferencuar për bizneset. Kërkesat u paraqitën në dëgjësën e zhvilluar me Krytarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ky i fundit theksoi se për të siguruar furnzim me ujë pandërprerje nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që mund të shlyhet përmes rritjes së tarifës.

Më kërkesë të Këshilltarve të Lëvizjes Socilasite për Integrim, Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një dëgjesë mbi propozimin për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm. Gjatë fjalës në këshillin bashkiak ai theksoi se për të furnizuar kryeqytetin 24 orë me ujë, nevojitet marrja e një kredie prej 220 milionë euro, shumë që shkon për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes, transmetimit, kanalizimeve si dhe për burimet e reja. Ndaj dhe rritja e çmimit konsiderohet si domosdoshmëri, për të përballuar kostot.

Veliaj: Në rastin ideal sipas projektit japonez duhen 220 mln, në rastin më konservator na duhen të paktën 170 mln euro. Ne sot kredinë për ta marrë te BERZH e kemi gati, ka vetëm një problem. Ne nuk kemi fuqi ta paguajmë. Ne duam të investojmë 10 mln në burime të reja. Kemi identifikuar burimin e ujit të bardhë në Burrel, pjesa tjetër më e rëndësishme 50 mln euro janë në trasnmetim, aty ku ne i kemi humbje. Tjetra është rrjeti i shpërndarjes, po jetojmë në një kohë të një ngrohje globale, ku Shqipëria nuk ha bukë veç, në nuk na mban zoti me hatër.  

Këshilltarët e LSI kushtëzuan votën e tyre përmes dy kërkesave:

Brahimllari: Pika e parë ka të bëjë me diferencimin e çmimeve për bizneset e ndryshme dhe kam parasysh këtu bizneset që kanë të bëjnë me produketet e shportës, psh furrat e bukës, sepse nëse rritet cmimi i ujit në këtë biznes do të rëndojë në rritjen e këtij produkti. Kemi kërkuar në skemën e rimbursimit të familjeve që marrin ndihmë ekonomike.

Pasditen e së mërkurës, Këshilli Bashkiak do të diskutojë projektvendimin për rritjen e çmimit të ujit. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate, pasi më herët edhe këshilltarët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar rritjen e tarifës duke e cilësuar akt abuziv.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha ftoi të gjithë këshilltarët, pavarësisht përkaësisht politike, të votojnë kundër. Në rast se projekti miratohet do të jetë Enti Rregullator i Ujit që do të japë verdiktin përfundimtar.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Siguria në plazhin e Shëngjinit, Uldeda: Në 3-4 biznesi kemi mbyllur aktivitetin

Posted: 25 Jul 2017 01:34 PM PDT

Administratori i Njësisë Shëngjin, Tonin Uldeda tha se  janë 3-4 biznese që i është mbyllur aktiviteti pasi nuk pasur roje bregdetare, kabina për zhveshje apo edhe pastërti.

Në një lidhje telefonike për emisionin "Ekopolitikë", Uldeda tha se ata që nuk zbatojnë rregullat nuk tolerohen.

Tonin Uldeda: Sezoni në Shëngjin ka nisur në një situatë të shkëlqyer. Dua të them që kjo nuk ka ardhur natyrshëm, por falë një pune që kemi bërë para fillimit të sezonit. Por edhe fal mbështetjes së kryetarit të bashkisë i cili e ka prioritet bregdetin e Shëngjinit dhe kërkesa e llogarisë ka qenë e pafalshme. Nuk na ka toleruar.

Sulçe: Ka roje bregdetare në Shëngjin ?

Tonin Uldeda: Situata është e shkqlyer në të gjtiha drejtimet. Dua të them që rojet bregdetare janë të përcaktuara në ligj, pra është një VKM që përcakton  qartë detyrat e personave që zhvillojnë aktivitet privat në vijën pregdetare. Pra çdo person që ka lidhur kontratë më bashkinë e Lezhës ka të përcaktuar rojen bregdetare, dhomën e zhveshjes, dushet dhe rregullin dhe pastërtinë në ambientin që shfrytëzojnë për biznesin e tyre. Duke qenë se në disa subjekte që nuk ka funksionuar kjo gjë kemi qenë të ashpër dhe 3-4 biznesi i kemi mbyllur aktivitetin dhe i kemi pezulluar kontratën që kanë bëerë me bashkinë e Lezhës. Në bregdetin e Shëngjinit kullat janë vendosur sipas ligjit, jo më shumë se 250 nga njëra tjetra.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çmimi i ujit, Vasili përshëndet këshilltarët e LSI: Kjo është opozita që duam

Posted: 25 Jul 2017 01:15 PM PDT

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka përshëndetur lëvizjen e këshilltarëve të partisë së tij në bashkinë e Tiranës, të cilët kanë propzuar dy pika kryesore për projektvendimin. 

Vasili në një postim në FB, shkruan se këshilltarët e LSI kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit, ndërsa thekson se kjo është opozita që na duhet. 

Vasili: Këshilltarët bashkiakë ta LSI-së në Tiranë kundërshtojnë rritjen e çmimit të ujit dhe rreshtohen në krah të njerëzve të thjeshtë.
Kjo opozitë na duhet, jo ajo që qan me lotë krokodili për të varfërit dhe në fakt majm oligarkët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more