Skip to main content

Ora News: “Shpërthen makina bombë në Kabul, 24 të vdekur, 42 të plagosur” plus 9 more

Ora News: “Shpërthen makina bombë në Kabul, 24 të vdekur, 42 të plagosur” plus 9 more


Shpërthen makina bombë në Kabul, 24 të vdekur, 42 të plagosur

Posted: 23 Jul 2017 11:49 PM PDT

24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kabul, pas një sulmi me bombë që kishte si objektiv një autobus që transportonte zyrtarë të qeverisë. Shpërthimi është marrë përsipër nga talibanët, ndërsa mjekët nuk përjashtojnë mundësinë e përkeqësimit të bilancit të viktimave.

Kabuli është tronditur nga një tjetër sulm me bombë nga i cili 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa 42 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga burimet zyrtare, teksa bëhet e ditur se lënda shpërthyese ka qënë e montuar në një makinë dhe është aktivizuar nga agresori në momentin që ky i fundit ndodhej në brendësi të mjetit.

Sulmi kishte si objektiv një autobus i cili po transportonte zyrtarë të qeverisë të cilët punojnë për Ministrinë e Minierave.

Shpërthimi është marrë menjëherë për sipër nga talibanët, të cilët përmes rrjeteve të komunikimit shpërndanë lajmin se gjithçka ishte një vepër e tyre.

Ndërkohë, me kujdes po monitorohet edhe gjëndja e të plagosurve. Mjekët shprehen se disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, ndaj nuk përjashtohet as mundësia që të ketë një përkeqësim të bilancit të viktimave.

Afganistani është goditur shpesh nga sulmet terroriste në vitet e fundit. Si pasojë e tyre, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 1662 civilë.

Për t'u theksuar është fakti se 20% e viktimave janë nga kryeqyteti, Kabuli. Nisur nga këto kushte, ndërkombëtarët po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së prezencës së armatosur në këtë vend.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lakuar shpesh herë idenë e shtimit të personelit ushtarak në Afganistan, por nuk dihet ende nëse do të ketë një konkretizim të një ideje të tillë gjatë muajve në vijim.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vdes prezantuesja, i bie palma sipër ndërsa ecte në rrugë

Posted: 23 Jul 2017 11:28 PM PDT

Një prezantuese e famshme e televizioneve në Indi ka vdekur pasi një palmë, që është rrëzuar, i ka rënë sipër. Kanchan Nath po kthehej në shtëpi ndërsa kishte bërë një leksion joga në Chembur, Mumbai, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Pamjet e filmuara nga kamerat e një dyqani aty pranë, tregojnë 58 vjeçaren duke ecur në rrugë dhe papritmasm pema, rreth 8 metra, i bie sipër duke e hedhur në tokë. Kjo goditje e rëndë që mori e la me shumë dëmtime dhe fraktura. Njerëzit nxituan për ta ndihmuar duke hequr pemën nga turpi i saj. Menjëherë prezantuesja u dërgua në spital por nuk arriti dot që të mbijetonte dhe vdiq po atë mëngjes nga lëndimet ne tru.

Burri i Kanchan  ka fajësuar Korporatën Komunale Brihanmumbai (BMC), organ civil që qeveris Mumbai, për akseidentin. Ai tha se zyrtarët kanë qenë të informuar se pema mund të binte nga momenti në moment por kishin refuzuar kërkesën për ta prerë.

/Oranews.t/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump, thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

Posted: 23 Jul 2017 11:21 PM PDT

Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës. Ndërkohë që fati i reformës shëndetësore është i pasigurt, përkrahësit e zotit Trump, kundërshtarët dhe analistët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të ndodhë me programin e tij ambicioz të politikave të brendshme.

Protestat kundër planit republikan për kujdes shëndetësor vazhduan, ndërsa senatorët republikanë shkuan në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump bëri një apel të ri:

"Për shtatë vjet i premtuat popullit amerikan se do ta shfuqizonit Obamacare. Njerëzit po vuajnë. Mosveprimi nuk është alternativë."

Në një moment, zoti Trump la të kuptohej se mund të ketë ardhur koha që Obamacare thjesht të lejohet të dështojë. Përpjekja e ardhshme republikane ka si synim vetëm shfuqizimin e ligjit, diçka që demokratët si senatori Chuck Schumer e kundërshtojnë.

Zhgënjimi me kujdesin shëndetësor është një dështim politik për presidentin, thotë Molly Reynolds:

"Veçanërisht për një president që e përqendroi një pjesë të konsiderueshme të fushatës tek fitorja, kjo është një humbje e thellë për të".

Republikanët mbeten të ndarë për mënyrën e zëvendësimit të Obamacare.

Por shumë prej tyre duan të plotësojnë premtimet e fushatës, thotë udhëheqësi i tyre në senat, Mitch McConnell:

"Ka një shumicë senatorësh republikanë që duan t'i tregojnë popullit amerikan se do ta mbajnë premtimin që kanë bërë në katër cikle zgjedhore për të shfuqizuar Obamacare".

Disa konservatorë thonë se plani nuk e ndryshon sa duhet ligjin Obamacare, ndërsa disa republikanë të moderuar janë të shqetësuar se mbi 20 milionë amerikanë mund të humbin kujdesin shëndetësor.

Dështimi i reformës së kujdesit shëndetësor mund t'u kushtojë republikanëve kontrollin e kongresit, vitin e ardhshëm, thotë Kyle Kondik:

"Veçanërisht nëse niveli i mbështetjes për presidentin mbetet 40 për qind ose bie më shumë, sepse historikisht presidentët me mbështetje të ulët kanë pësuar humbje në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve".

Nëse Republikanët nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, atyre mund t'u duhet të punojnë me demokratët për një kompromis, thotë eksperti i kujdesit shëndetësor, Matthew Fiedler:

"Nëse ky legjislacion dështon, do të kishte një interes për negociata dypartiake, në kërkim të disa ndryshimeve më të vogla".

Përpjekja për kujdes shëndetësor ka vonuar punën për përparësi të tjera të politikës së brendshme të Presidentit Trump, përfshirë një tjetër premtim kyç të fushatës: reformën e sistemit të taksave./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit për Lindjen e Mesme

Posted: 23 Jul 2017 10:26 PM PDT

Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot për një sesion urgjent, ku do të diskutohet për dhunën e ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ushtria izraelite ka arrestuar rreth 24 vetë në Bregun Perëndimor, mes tyre 9 anëtarë të grupit militant Hamas, pas një sulmi ndaj një familje izraelite.

Një palestinez 20-vjeçar mundi të futet në vendbanimin izraelit Halamish të premten në mbrëmje dhe hyri në një shtëpi izarelite gjatë darkës simbolike.

Ai rrahu për vdekje të zotin e shtëpisë, Yosef Salomon dhe fëmijët e tij të rritur.

Sulmi ndodhi pas vrasjes së tre palestinezëve dhe qindra të tjerë u plagosën në protesta lidhur me vendosjen e detektorëve të metalit në hyrjen e një vendi të shenjtë në Jerusalem, pas një sulmi të palestinezëve. /VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta betohet si President, ja shoqëruesja që zëvendëson Monikën

Posted: 23 Jul 2017 10:00 PM PDT

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të marrë sot zyrtarisht detyrën si Kryetar i Shtetit. Ceremonia e betimit të tij në Kuvend do të mbahet në orën 18:00 të pasdites.

Pas kësaj, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni.

Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t'i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top. 

48 vjeçari Ilir Meta, baba i tre fëmijëve betohet si Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike.

Nga sot, Ilir Meta dhe motoja e tij me "Qetësi dhe Dashuri", do të kenë detyrën e vështirë të të qëndruarit mbi palët duke pasur autoritetin dhe vullnetin për një Shqipëri evropiane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një dokumentar i ri për Princeshën Diana, flasin dy djemtë e saj

Posted: 23 Jul 2017 01:07 PM PDT

"Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj" është titulli i një dokumentari të ri rreth jetës së Princeshës së ndjerë Diana e Uellsit. Filmi tregon historinë e jetës së Dianës, nga miqtë e saj dhe njerëzit që ishin pranë saj. Por në thelb, dokumentari është një intervistë e gjatë me dy djemtë e saj, të cilët flasin hapur rreth kohëve të lumtura me të jëmën dhe si e përjetuan ata vdekjen e saj tragjike.

Duhej pak punë për t'i bindur Princin William dhe Princin Harry që të flisnin për nënën e tyre të ndjerë, thonë krijuesit e dokumentarit të ri televiziv "Diana, Our Mother: Her Life and Legacy" – "Diana, nëna jonë: jeta dhe trashëgimia e saj."

"Nëna jonë e kishte shpirtin si fëmijë. Kur njerëzit më thonë, na jep një shembull se si ajo kishte qejf argëtimin, më vjen në mendje e qeshura e saj. Një e qeshur e çmendur, lumturi e pastër që shfaqej hapur në fytyrën e saj" – thotë princi Harry.

Regjizori Ashley Gething, i cili ka punuar më parë me familjen mbretërore për filmin televiziv të vitit 2016 "Mbretëresha jonë 90 vjeç," tha se princat kishin dëshirë ta kujtonin mamanë e tyre, 20 vjet pas vdekje së saj tragjike. Princi William ishte 15 vjeç kur vdiq Diana, ndërsa Harry ishte 12 vjeç:

"Nëse keni patur rastin të shihni funeralin e saj, patjetër keni parë ata djem që ecnin prapa arkivolit të mamasë të tyre, dhe duhet të keni pyetur veten se si mund ta përballonin atë tragjedi; përgjigjen ata e japin në këtë film", thotë regjizori.

Në dokumentar, Princat kujtojnë momente të lumtura të fëmijërisë së tyre, duke folur për Princeshën Diana si një mama e dashur, e bukur dhe çapkëne, e cila i ndihmonte ata të merrnin ëmblësira kur nuk u lejohej.

"Duket se ka pasur shumë momente të lumtura, shumë të qeshura, ka pasur shumë dashuri, shumë përqafime… është një histori tejet personale që ata tregojnë për jetën me nënën e tyre".

Gething thotë se dokumentari tregon jetën familjare të Dianës, larg syve të publikut. Princat William dhe Harry flasin gjithashtu për tronditjen që përjetuan kur nëna e tyre 36 vjeçare vdiq në vitin 1997, bisedën e fundit telefonike me të nga Parisi, natën kur ajo u vra, dhe hidhërimin që pasoi humbjen e saj.

Regjizori Gething bisedoi për realizimin e dokumentarit për Princeshën e Uellsit edhe me njerëz të tjerë rreth, si miqtë e fëmijërisë dhe vëllain e saj.

Dokumentari "Diana, Nëna jonë: Jeta dhe Trashëgimia e saj" shfaqet në kanalin televiziv HBO më 24 korrik 2017./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arkapia nga Elsa Demo – Arkitektura nën diktaturë, nga shtëpitë te psikiatritë

Posted: 23 Jul 2017 12:59 PM PDT

A ka ekzistuar arkitektura moderne tek ne? A kanë bërë vërtet arkitekturë moderniste edhe ata që u kritikuan apo dënuan? Çfarë dëshmojnë veprat e Kolevicës, Velos, Begos?

Si jetojnë në të sotmen gjurmët e arkitekturës staliniste?

Fakulteti i Arkitekturës ekspozon në Venecia një kronikë shqiptare për arkitekturën nën diktaturë.

Në emisionin “Arkapia” të Elsa Demos,  Gjergj Islami dhe Denada Veizaj komentojnë të shkuarën po edhe zhvillimet e sotme ku përgjegjësia për veprat publike ndahet midis shtetit dhe kapitalistëve të rinj.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina përplaset me motorin, plagosen dy të rinj

Posted: 23 Jul 2017 12:37 PM PDT

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Rranxa të Bushatit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme ku nga përplasja e një makine me një motor kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Mali i Jushit të cilët janë dërguar në spitalin e Shkodres dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.

Ata janë përplasur sepse nuk kanë arritur të frenojnë pasi mjeti po hynte në banesën e tij duke respektuar rregullat e qarkullimit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rikonfirmimi i Bashës kryetar, Shano: “Puthja e fundit” që merr nga PD

Posted: 23 Jul 2017 12:19 PM PDT

Lulzim Basha u rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike me një rezultat të thellë, duke marrë mbi 90% të votave.

Dritan Shano, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e lexon rezultatin si "puthjen e fundit" që Basha merr nga PD.

Shano: Pati një rezultat shumë të lartë mbi 90% që unë e lexoj në tre forma: Lulzim Bashës i është dhënë një besim nga e gjithë anëtarësia. Është një përgjegjësi shumë e madhe që çdo demokrat i ngarkon atij mbi supe, edhe pezmin e vet për rezultatin e dobët në këto zgjedhje.Së treti, mendoj se kjo është "puthja e fundit" që PD i jep Lulzim Bashës.Basha është i shtënguar të kthejë mbrapsht këtë besim kaq të madh tek demokratët duke e ngjitur PD në pushtet. Duke konbinuar një lidership që prodhon një program të djathtë, komunikon djathtas dhe krijon një përfaqësi djathtas krejt të ndryshme nga PS.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Shano tha se të gjitha pretendimet për manipulime nuk kanë vend sakohë rivali i Bashës pranoi rezultatin.

Shano: 90% e kusur eleminojnë çdo pretendim për manipulim, tipat që flasin për manipulime apo çudira në kutitë e votimin në garën për kryetar nuk gjejnë konfirmim në ndjeshmërinë që shprehu kandidati tjetër Eduard Selami shumë serioz, shumë fisnik në atë garë që kreu përsa i përket njohjes së rezultatit me një thjeshtësi dhe sinqeritet prej demokrati.Të gjithë këta që flasin dhe bërtasin që ka pasur manipulime apo hatara në rezultat do të duhet ta konfrontojnë këtë pretendim të tyre me deklaratën e Selamit që e ka uruar për fitore Bashën.

I pyetur nëse dorëheqja e Tomor Alizotit mund të pasohet nga dorëheqje të tjera, ai u shpreh:

Shano: Janë vendime personale. Tomor Alizoti është një aset shumë i çmuar i PD. Në deklaratën e tij është shprehur se do të jetë vazhdimisht dhe më shumë vendosmëri mbështetës i PD.

Për Dritan Shanon, marrëveshja me Ramën nuk kompromenton opozitarimin e PD për katër vitet e ardhshme.

Shano: Marrëveshja nuk prodhoi rezultatet që prisnim gjatë fushatës elektorale por nuk besoj se dëmton opozitarizmin e PD. Për Ministrat me të thënë të drejtën nuk e kuptoj pse vazhdojnë të rrinë në qeveri.Mendoj se nuk është xhest politik i PD, është një inerci e situatës ku ndodhemi. Dhe po u larguan do lënë një boshllëk që nuk mund të mbushet sot.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptarët kishin paguar nga 10 mijë paund për të kaluar drejt Britanisë

Posted: 23 Jul 2017 11:44 AM PDT

Një gjykatë në Francë dënoi të premten (21 korrik 2017) me 2.5 vjet burg pilotin britanik dhe bashkëpunëtorin e tij, të cilët u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të trafikuar me avion privat katër shtetas shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Sipas hetimeve, ata u kishin marrë nga 10.000 paund secilit për të kaluar kufirin.

I regjistruar si rasti i parë i trafikimit të klandestinëve përmes ajrit, David Green, 54 vjeç dhe Edward Buckley 46 vjeç, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të zgjeruar trafikantësh anglezë

Të dy u arrestuan të hënën në një aeroport në Marck, pranë  qytet-portit të Calais teksa po bëheshin gati të niseshin me avionin Cessna dhe 4 shqiptarët në bord.

Green, një arkitekt profesional dhe Buckley, një marangoz, u gjetën fajtorë për “ndihmën e lëvizjes së emigrantëve të paligjshëm si pjesë e një bandë të organizuar”.

Dy britanikë gjithashtu u është ndaluar hyrja në Francë për të paktën 5 vjet, ndërsa avionic është konfiskuar.

Green është një pilot amator veteran, i cili e ktheu hobin e tij në një biznes fitimprurës, duke kërkuar “dhjetë mijë paund për çdo udhëtar”, bëri me dije zëdhënësi i  prokurorisë.

Çifti kishin organizuar të paktën pesë fluturime që nga muaji prill, ndërkohë që në aeroportin e përdorur ka pasur fluturime të tjera të regjistruara prej tyre.

 Prokurorja Raphaelle Wach kishte kërkuar tre vjet e gjysmë burg për secilin të pandehur dhe gjobën prej 45,000 paund secili.

“Ata u tërhoqën nga fitime të mëdha”, tha zonja Wach.

“Është e papranueshme të kërkohen shuma të tilla të larta në mënyrë, duke përfituar nga mjerimi i njerëzve të tjerë”.

Nga ana tjetër, Emmanuelle Osmont, avokatja e Buckley, tha se klienti i saj dhe piloti nuk kishin  “shfrytëzuar mjerimin” sepse klientët e tyre ishin shqiptarë të klasës së mesme, të cilët kishin “para”.

Mes katër emigrantëve shqiptarë ishte dhe një nënë me fëmijën e saj, të cilët u dërguan në spital për kontroll dhe nga aty u zhdukën në drejtim të paditur. Policia vijon të jetë në kërkim të tyre.

Ndërkohë dy shqiptarët e tjerë, një burrë dhe një grua, vijojnë të jenë në paraburgim në Coquelles.

Hetimet për rastin vijojnë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more