“Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës” plus 6 more Ferizaj Press |
- Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës
- Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës” sot u hap ekspozita e fotografive
- Brahim Ademi- Teteja
- John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë
- Insulina e dyshimtë nuk shitet as në vendin ku është dërguar për analiza
- Azem Vllasi thotë se Vuçiq e ka kuptuar realitetin se Kosova është e pavarur
- Përkujtohen dëshmorët e Ferizajt të rënë në Tanushë të Gostivarit
Shpërthen zjarri në një ndërtesë në veri të Mitrovicës Posted: 30 Jul 2017 01:12 AM PDT Njësitet e zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të evakuojnë më shumë se 20 familje . Dyshohet se shkaktar i këtij zjarri ka qenë një bombolë e gazit e cila ka eksploduar në njërën prej banesave në katin e dytë. |
Në kuadër të manifestimit “Ditët e diasporës” sot u hap ekspozita e fotografive Posted: 29 Jul 2017 12:40 PM PDT Ferizaj. 29.07.2017. Në kuadër të manifestimit "Ditët e diasporës" sot u hap ekspozita e fotografive Në sheshin "Hyrë Emini- Mira" sot në kuadër të ditëve të diasporës u hap ekspozita e fotografive nga trashëgimia kulturore me tema të ndryshme nga themelimi e deri më sot. |
Posted: 29 Jul 2017 12:23 PM PDT Shkruan;Amir Rexhepi Shkollën fillore e kreu ne vendlindje dhe të mesmën në Ferizaj në shkollën e mesme teknike.Edhe pse i ri në moshë ai ishte aktiv në zhvillimet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në fshat, Ferizaj dhe rrethinë. Brahimi ishte aktiv në demonstratat e vitit 1989 dhe ishte pjesëmarrës në takime që mbaheshin për formimin e UÇK-së. Në korrik të vitit 1998 Brahim Ademi me shokë ju bashkua Ushtrinsë Çlirimtare të Kosovës. Disa herë ishte në Shqipëri për armatin dhe është kthyer në zonën e Nerodimës, ku ka qenë pjesmarrës në Epopen e Jezercit, pastaj ka vepruar në Mollopolc, në Dramjak, Slivovë. Me 15 janar në maskarën e Reçakut Brahimi bashkë me shokë i tërhoqen kufomat e masakruara në mënyrë që mos të mbëteshin në dorën e armikut, sepse armiku dëshironte t'i merrte kufomat për t'i humbur gjurmët e krimit. Brahimi ishte i rreshtuar në Brigadën 161 të Ahmet Kaçikut. Pas përfundimit të luftes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u transformua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, Brahimi ishte i angazhuar si përgjegjës i një njesiti të TMK-së për dy vite. Brahimi duke parë gjendjen në të cilen ndodheshin vëllezërit tanë në Maqedoni, ai me disa shokë e shoqe te luftës, nisen drejt Shqipërisë që të kalojnë në Maqedoni, së bashku me Brahimin ishin, Hyrë Emini, Vjollca Fazliu, Komandant Tahir Sinani nga Tropoja e Shqipërisë, e disa shokë të tjerë, kalojnë në Maqedoni dhe e formojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Malet e Korabit dhe rrethinë të Gostivarit, formohet Brigada 116. Me 29 korrik të vitit 2001 ranë dëshmorë, Komandanti Tahir Sinani, Hyrë Emini nga Ferizaj, Brahim Ademi nga fshati Koshare Ferizaj, Naser Ademi nga Negotina e Pollogut Maqedoni, Hisë Fazliu nga Bajnica e Gostivarit dhe plagosen Vjollcë Fazliu dhe Hajrush Fejzulli, e cila njihet si pesëshja e Gostivarit. Pas rënjës janë varrosur në Malet e Korabit, pas perfundimit të luftës janë zhvarrosur dhe janë rivarrosur. Komandanti Tahir Sinani është rivarrosë në varrezat e dëshmorëve në Landovic të Prizrenit, kurse Brahim Ademi dhe Hyrë Emini janë rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Naser Ademi është varrosur në vendlindje në Negotin të Pollogut në Maqedoni, kurse Hisa Fazliu në vendlindje Bajnic të Gostivarit. Në vitin 2013 në vendlindjen e Brahim Ademit në fshatin Koshare, iu ngrit shtatorja. |
John Kelly, shefi i ri i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT Komandanti ushtarak ka shërbyer tri herë në luftën e Irakut, dhe analistët thonë se ai pritet të sjellë disiplinë ushtarake dhe rregull në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që u mësua publikisht që ekzistonin atje."Ai ka qenë ylli i administratës sime", shkroi dje në Twitter Presidenti, kur njoftoi emërimin e Kellyt në postin e ri. Ai e quajti atë "një udhëheqës dhe amerikan i shkëlqyer", raporton VOA.Si Sekretar i Sigurisë Kombëtare, Kelly ka marrë rol drejtues në politikat më të debatuara të Presidentit, si urdhrat ekzekutivë për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve dhe ndalimin e përkohshëm të vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane. Këto urdhra janë pezulluar nga gjykatat e shteteve, në pritje për t'u rishikuar nga Gjykata e Lartë në vjeshtë.Gjenerali Kelly sfidoi anëtarët e Kongresit në muajin prill, kur diskutohej qëndrimi agresiv i administratës ndaj zbatimit të ligjeve për imigracionin dhe kjo shihet si një tjetër arsye që e bën atë tërheqës për Presidentin. Ai u pati thënë ligjvënësve "ndryshoni ligjet, ose përndryshe pushoni".Megjithatë, Kelly gëzon respektin e ligjvënësve të të dyja partive në saje të karrierës së tij të shquar si ushtarak. |
Insulina e dyshimtë nuk shitet as në vendin ku është dërguar për analiza Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT Dyshimet se "Gensulin" shpeshherë nuk jep efekt duke shkaktuar probleme të mëdha tek personat me diabet për shkak të mos nivelizimit të asaj që njihet si "sheqeri në gjak", kanë shtyrë MSH-në që të dërgojë mostrat për analiza në Kroaci. Por Insajderi ka gjetur se produkti në fjalë nuk shitet bash në këtë shtet. Këtë Insajderit ia ka konfirmuar edhe Agjencia për Produkte Medicinale dhe Pajisjes Mediciale në Kroaci (HALMED). "Ne mund t'ju informojmë se Gensulini nuk shitet në Republikën e Kroacisë. Gjithashtu, HALMED nuk ka marrë ndonjë njoftim për çështjet e sigurisë të lidhura me këtë produkt medicinal", ka thënë Maja Bashiq,drejtoreshë e Departamentit për Komunikim në HALMED. Bashiq ka konfirmuar për Insajderin se HALMED ka marrë mostrat e dërguara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë."Ky kontroll i cilësisë do të kryhet nga Divizioni i Laboratorit për Kontrollin e Barnave (OMCL) të HALMED", ka thënë Bashiq. Endokrinologët Bardhyl Gashi dhe Luan Gola në nëntor të vitit të kaluar ishin ankuar para komisionit parlamentar për shëndetësi për Insulinën Biosemilare. Insulina për të cilën kishte vendosur Ministria e Shëndetësisë të furnizoi pacientet kosovar të prekur nga diabeti.Bardhyl Gashi, para komisionit kishte treguar me fjalë të ashpra atë çfarë kishte menduar për insulinen e re, shkruan Insajderi.Ai kishte thënë se qytetarët tonë nuk do të do të duhej të ishin shtazë eksperimentale. "Nuk jam kundër kompanisë nuk merrna me ata por kam thënë gjithmonë që me ardhur edhe shqiptart me marrë një insulinë qysh duhet, bile e kom fol një fjalë pak të rënd kom thanë nuk jemi shtazë eksperimentale", kishte thënë Gashi para komisionit të shëndetësisë.Ai më tutje kishte rrëfyer edhe përvojat me mjekët e tjerë diskutimet lidhur me këtë insulinë."Në një mbledhje që e patëm në Tiranë Dr. Agron Ylli, tha nuk do të hyjë asnjëherë tek unë, asnjëherë pacientët nuk do të furnizohen me këtë insulinë", kishte thënë Gashi në nëntor të vitit të kaluar.Në HALMED nuk kanë dhënë ndonjë afat se kur do të dalin rezultatet. "Analiza do të iniciohet sapo të merret dokumentacioni i plotë. Pas përfundimit të procedurave HALMED do të informojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kosovare të Medicinave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKPPM) mbi rezultatet e kontrollit të cilësisë", ka thënë Bashiq për Insajderin.Për këtë cështje ka reaguar edhe kryetarja e komisionit për Shëndetësi, në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina. Brovina thotë se komisioni i shëndetësisë e ka vërejtur me vonesë furnizimin e kësaj insulinë, ajo thotë se nuk dihet se pse është furnizuar me këtë insulinë duke mos përjashtuar që çmimi mund të ketë qenë arsyeja."Ndoshta ne e kemi marrë vesh me vonese kur kemi qenë në Endokrinologji atëherë kemi vërejt se është blerë insulina nga Polonia më duket insulinë që nuk përdorët nga vendet e Ballkanit dhe domethënë i ka tejkaluar, ka qenë çmimi apo nuk e di çfarë ka qenë", ka thënë Brovina. Brovina ka shtuar se Klinika e Endokrinologjisë nuk e ka pranuar këtë insulinë, por vetëm ato familjare, por se kanë hasur në shumë vërejte dhe shumë pacient kanë refuzuar ta përdorin këtë insulinë.Brovina kishte treguar se edhe pas evidentimit të këtij rreziku nuk është mundur të largohet rreziku për shkak të kontingjentit të madh që kishte blerë nga ministria."Po ai ka ble kontingjent shumë të madh që e ka fut në treg dhe pastaj ka qenë problem sepse është futur edhe në Shtëpitë e Shëndetit", ka thënë ajo. |
Azem Vllasi thotë se Vuçiq e ka kuptuar realitetin se Kosova është e pavarur Posted: 29 Jul 2017 12:16 PM PDT Ai ka thënë se deklarata e Vuçiqit për marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve, është hapi i parë drejt braktisjes së iluzionit se Kosova është krahinë e shtetit serb."Që kur regjimi i Millosheviçit krijoi krizën në Kosovë me përmbysjen me dhunë të autonomisë kushtetuse në vitin 1989 dhe publiku serb thoshte se Kosova është Serbi, paraqitja e fundit publike e Vuçiqit, është hapi i parë drejt braktisjes së atij iluzioni", tha Vllasi, transmeton lajmi.netSipas avokatit Kosova është e pavarur që nga viti 1999, pas bombardimeve të NATO-s.Sipas Vllasit, tash është koha për një marrëveshje mes dy vendeve e cila duhet të finalizohet me njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë "në kufijtë ekzistues, dhe në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike". |
Përkujtohen dëshmorët e Ferizajt të rënë në Tanushë të Gostivarit Posted: 29 Jul 2017 10:55 AM PDT 16 vjet më parë në Tanushë të Gostivarit ranë heroikisht dëshmorët nga Ferizaj, Hyrë Emini-Mira dhe Brahim Ademi-TT-ja. |
You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: