Skip to main content

Tirana Observer: “Olsi dhe Fiorentina po na tregojnë të kundërtën e asaj që kishim menduar, ja ç’postojnë” plus 9 more

Tirana Observer: “Olsi dhe Fiorentina po na tregojnë të kundërtën e asaj që kishim menduar, ja ç’postojnë” plus 9 more


Olsi dhe Fiorentina po na tregojnë të kundërtën e asaj që kishim menduar, ja ç’postojnë

Posted: 23 Jul 2017 09:23 AM PDT

U duk sikur marrëdhënia e tyre nuk do të zgjaste shumë pas Big Brother, por Olsi dhe Fiorentina po na vërtetojnë të kundërtën.

Ishin çifti më i zhurmshëm brenda shtëpisë, xhelozia e pafund e Fiorentisë nga njëra anë dhe indiferenca shumë e madhe e Olsit nga ana tjetër na bënin të mendonim se nga dita në ditë do të dëgjonin lajmin për ndarjen e çiftit, por jo nuk ndodhi kështu.

Së fundmi çifti ndodhet me pushime së bashku me njëri-tjetrin, dhe Olsi ka ndarë me ne një moment nga mëngjesi i tyre, sigurisht nga krevati.

Olsi duket se ka shumë qejf foto nga ky këndvështrim, dhe poston shpesh të tilla.


Shpresojmë mos t'i kemi marrë mësysh…

Habit turisti gjerman, drejt Kroacisë për pushime…me traktor (FOTO)

Posted: 23 Jul 2017 09:15 AM PDT

Një turist gjerman ka përzgjedhur një mjet të pazakontë transporti për të udhëtuar në bregdetin kroat, ku do t'i kalojë pushimet dyjavore.

63-vjeçari Ernst Ebeling i cili jeton në qytetin e vogël të Hohenhameln, 35 kilometra larg nga Hanoveri ka udhëtuar këtë vit me traktor në Trogir të Kroacisë për pushime verore.

Në rrugën për në Trogir, atij i është dashur t'i përshkojë 1.700 kilometra.

Udhëtimi i është ndarë në nëntë ditë, ku secilën ditë ai kaloi 110-250 km me shpejtësi prej 24-27 kilometra në orë, njofton RTL.

Natyrisht, gruaja e tij nuk e shoqëroi atë në këtë udhëtim, duke zgjedhur avionin drejt Kroacisë.

Peshkaqeni vs notari: Michael Phelps garon me peshkaqenin e bardhë

Posted: 23 Jul 2017 09:00 AM PDT

Michael Phelps, olimpisti më me shumë dekorata në botë dhe i njohur me nofkën "Peshku fluturues", ka notuar kundër një peshkaqeni gjigand të bardhë në një garë 100 metra.

Gara do të transmetohet sonte në Discovery Channel si pjesë e Javës së peshkaqenëve.

Megjithëse atleti përfaqëson kulmin e nivelit të shpejtësisë në atletikën botërore, arrin të notojë me një shpejtësi maksimale prej 8-10 km/h, më ngadalë se peshkaqeni.

Gara u zhvillua në ujra të hapura në Afrikën e Jugut.

Phelps dhe peshkaqeni nuk kanë notuar në ujë në të njëjtën kohë për arsye sigurie, raporton BBC.

Peshkaqeni i bardhë:

Michael Phelps:

Via GIPHY
Artikulli paraprak

Çiljeta dhe Albani kapen mat

Posted: 23 Jul 2017 08:59 AM PDT

Lidhja e Çiljetës dhe portierit të Kombtëares, Alban Hoxha, është kthyer në një prej historive më të përfolura në showbiz. Edhe kur këngëtarja nuk e mohoi më dashurinë për Albanin, lëvizjet dhe sytë kureshtarë për të mësuar më shumë për ta nuk janë ndalur.

Pikëpyetjet "a bashkëjetojnë?", "pse nuk e zyrtarizojnë lidhjen?", "kur do të martohen?" janë vetëm disa nga shumë të tjera për këtë histori, në një kohë kur si Çiljeta, ashtu edhe Albani, gjithmonë kanë dashur ta shijojnë romancën vetëm për vete.

Me gjithë kujdesin për të qëndruar sa më larg syve kureshtarë, këtë herë çiifti nuk ia ka dalë. Në disa foto të publikuara sot nga Express, Çiljeta dhe Albani janë bashkë në makinë. Këngëtarja në vendin e pasagjerit, ndërsa Albani është shoferi.

Heshtja e rrjeteve sociale kohët e fundit ka ngritur edhe dyshime për këtë raport që, siç kuptohet, shkon mjaft mirë dhe jashtë vëmendjes së publikut.

FOTO: Inaugurohet aeroplanmbajtësja amerikane më e madhe në botë dhe më e kushtueshmja në histori

Posted: 23 Jul 2017 08:35 AM PDT

Presidenti Trump mori sot pjesë në ceremoninë që u zhvillua në bazën ushtarake në Norfolk të Virginias, për inaugurimin e anijes USS Gerald R. Ford, aeroplanmbajtësja më e madhe në botë.

Ndërtimi i së anijes që ka kushtuar rreth 13 miliardë dollarë. Presidenti mbajti një fjalim në ceremoninë simbolike, ku theksoi një nga përparësitë e administartës së tij, fuqizimin e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se luftanija "i dërgon botës një mesazh prej 100 mijë tonësh, i cili do t'i bëjë të dridhen nga frika armiqtë tanë."

Trump e vizitoi anijen gjatë ndërtimit në muajin mars dhe premtoi se flota e aeroplanmbajtësve të tipit Ford do të ishin në qendër të pranisë ushtarake amerikane në mbarë botën.

Anija filloi të ndërtohej në vitin 2009, dhe ishte në plan të përfundonte në vitin 2015, por për shkak të kostos së madhe, inaugurimi i saj u vonua.

Presidenti Trump kritikoi administratën e mëparshme "që e dobësoi gatishmërinë ushtarake të Amerikës" dhe i bëri thirrje Kongresit që "të bëjë punën", duke miratuar fonde të qëndrueshme për ushtrinë.

USS Gerald R. Ford është anija ushtarake më e kushtueshme e ndërtuar ndonjëherë. Ajo mban emrin e Presidentit të 38-të të Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.

Marina amerikane thotë se do të duhen 43 miliardë dollarë për të ndërtuar tre anijet e para të klasit Ford, përfshirë luftanijen USS John F. Kennedy, që mbavn emrin e Presidentit të 35-të të SHBA dhe USS Enterprise./VOA

7 gabime që ju pengojnë të bëheni i pasur

Posted: 23 Jul 2017 08:14 AM PDT

Të bëhesh i pasur nis së pari nga mentaliteti juaj.

Përpara se ju të adoptoni plotësisht një gjendje mendore të fokusuar tek pasuria, ju mund të keni nevojë që të hiqni dorë nga disa zakone të rrënjosura dhe nocione të paragjykuara që ju lënë prapa.

"Nëse doni të bëheni menaxherë të suksesshëm të parave tuaja, së pari duhet të dini disa të vërteta të hidhura – shkruan Jonathan Clements, ish-gazetar i rubrikës së Financave Personale në "Wall Street Journal" në rubrikën "How To Think About Money."

Nëse doni të bëheni i pasur, më poshtë janë shtatë të vërteta që duhet t'i rimendoni…

1- Jeni të fokusuar vetëm në të ardhmen e afërt

Mendimi i kursimit dhe investimit të parave për 30 vjet shpesh kapërcehet nga ai se si të fitojmë para sot. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një telefon të ri, makinë, shtëpi – ka gjithnjë diçka më të rëndësishme që na duhet sot se sa të kursejmë para.

Në fakt, "për t'u bindur që ta shtyjmë blerjen për vetëm 12 muaj, dikush duhet të na ofrojë më shumë stimuj financiarë" – shkruan Clements.

Edhe ata që shohin përpara mund të bien në "grackën" e klimës politike dhe ekonomike.

Ne i japin rëndësi të madhe ditëve dhe javëve të ardhshme (në afat të shkurtër) por mendimi ynë nuk shkon vitin tjetër, për të mos folur pastaj për dhjetë vitet e ardhshme" – shpjegon Clements.

2- Ju e urreni humbjen

"Studimet thonë se dhimbja që ndiejmë nga humbjet është dy herë më e madhe se kënaqësia që marrim nga fitimet" – shkruan Clements.

Ky bllokim mendor mund t'ju drejtojë në mënyrë të pandërgjegjshme në marrjen e vendimeve për investime të varfra duke ju larguar rreziqeve që ia vlejnë. Njerëzit e urrejnë humbjen kaq shumë, ata bëjnë shumëçka për ta shmangur atë, por kjo është shpesh në të keqen e tyre.

3- Jeni shumë i sigurt

Në pjesën më të madhe, vetëbesimi është çelësi – por ka një limit. Clements thekson se "Ne nuk mund të jemi të gjithë mbi mesataren". Kur bëhet fjalë për investime, për shkak të vetëbesimit, njerëzit ndërmarrin rreziqe për të cilat do të pendohen më vonë.

4- Ju racionalizoni vendimet e këqija

Gjatë jetës ju sigurisht që do të bëni gabime financiare. Kjo është e sigurt. Por ajo çfarë ka rëndësi është mënyra se si do t'ia nisni nga fillimi.

"Në vend që të kuptoni dhe më pas të korrigjoni një gabim, ju duhet ta shihni atë në mënyrë racionale.

Ndonjëherë mendimi se "mora një vendim të keq financiar" mund të bjerë ndesh me idenë se "jam i zgjuar në këtë punë" – shpjegon Clements. Por në vend që të bëni sikur nuk është një problem i madh, zgjidheni atë dhe ecni përpara".

5- Ju i merrni vendimet financiare emocionalisht

"Ndërkohë që ne menaxhojmë financat tona, mund të këmbëngulim që synimi ynë është i dobishëm, dhe gjithçka duam është të fitojmë para. Por, në të vërtetë, shpesh ne marrim vendime për arsye emocionale dhe gjithë motivet e tjera mund të dëmtojnë synimin tonë", – shpjegon Clements.

Nëse doni të bëheni i pasur, është e nevojshme të përdorni "lente objektive" kur merrni vendime financiare.

Ju mund "të ndiheni mirë kur investoni në një fond të përbashkët që blen kompani që kanë përgjegjësi sociale" ose "të entuziazmoheni nga fitimet e shpejta në bursa…" por asnjë nga këto motive nuk merr parasysh nëse këto zgjedhje do të shpërblehen në afat të gjatë.

6- Ju mbështeteni aty ku ndiheni më mirë

Clements thotë se ne shpesh i bazojmë vendimet tona mbi informacionet që kemi. Për shembull "rrëzimi i një aeroplani përbën lajm, kështu që ne kemi më shumë frikë të fluturojnë se sa kur udhëtojmë me makinë".

E njëjta gjë mund të ndodhë me financat tona. "Ne dëgjojmë shumë mbi Warren Buffet, investitorin legjendar, dhe po ashtu për fituesit e lotarisë – duket se të fitosh lotarinë është shumë e mundshme (por në realitet nuk ndodh kështu).

Përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm financiar, bëni disa kërkime dhe mbështetini zgjedhjet në fakte dhe statistika.

7- Ju mungon vetëkontrolli

Me kaq shumë mundësi për të shpenzuar, kursimi i parave është gjëja e fundit që ju doni të bëni. Por është e nevojshme të nisni të kurseni para (sa më shpejt të jetë e mundur) nëse doni të përfundoni i pasur. Mbani mend, pak disiplinë ju shpërblen në afat të gjatë. Dhe në fund të ditës, ju jeni i vetmi person përgjegjës për financat tuaja.

*Emmie Martin/ Burimi: CNBS

FOTOT/ Minifundi i kësaj vajze fut në telashe komentatorin

Posted: 23 Jul 2017 08:00 AM PDT

Një komentator i BBC-së për golfin është në telashe pas komentit të bërë për të fejuarën e një golfisti, e cila sipas tij mbante veshur minifundin më të shkurtër nga të gjitha femrat në "Masters Golf Tournament" të muajit prill.

Komentuesi Petter Allisiss është akuzuar për seksizëm për shkak se i cilësoi këmbët e të fejuarës së Sergio Garcia-s "shumë të bukura".

Por ai prapë nuk heq dorë nga qëndrimi i tij.

I pyetur për këtë çështje tha se minfundi i saj më i përshtatshëm ishte për patinazh në akull sesa për një turne golfi.

Angela Akins konsiderohet si një nga partneret më të bukura të golfistëve profesionistë.

1.8 ton drogë në Itali, policia shqiptare: Si u kapën skafistët

Posted: 23 Jul 2017 07:51 AM PDT

Policia shqiptare dhe detaje për gomonen e kapur me rreth 1.8 ton drogë në Itali, ku u arrestuan dy shqiptarët me inicialet -Rr.A 30 vjeç dhe A.I. 44 vjeç.

Sipas policisë shqiptare operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Guadia di Finanza. Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik. Policia nuk tregon origjinën e drogës për shkak të hetimeve.

Njoftimi policisë shqiptare:

Operacion i përbashkët i Policisë se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.

Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në 'rrjetë' pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.

Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.

U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.

Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 185 kg Marijuanë.

Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:

– Rr.A. 30 vjeç

– A.I. 44 vjeç

Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

 

 

Tragjedi në futbollin shqiptar, vetëvritet ish-portieri i Vllaznisë, u hodh nga pallati

Posted: 23 Jul 2017 07:39 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë.

Gjergji Kushe, ish-sportist dhe ish-portieri i Vllaznisë është hedhur nga kati i katërt i pallatit në lagjen numër 2 të qytetit.

60-vjeccari jetonte i vetëm dhe para se të ndërmerrte aktin ekstrem kishte lënë një letër lamtumire.

Gjergji Kushe ka mbrojtur edhe disa trofe dhe është pjesë e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980.

Ai fitoi titullin kampion në sezonin 1982-1983 me Vllazninë

Njoftimi nga policia:

Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Atentati ndaj aktorit në Tiranë, konflikti nisi prej një sasie droge të papaguar

Posted: 23 Jul 2017 07:18 AM PDT

Ervin Zallumi, i arrestuar si porositës i vrasjes me pagesë të Mishel Prelës, është plagosur nga ky i fundit me 24 gusht të vitit 2010, pas një konflikti për çështje që lidhen me shitjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Ky është motivi për të cilin, Prela, plagosi 7 vite më parë Zallumin.

Sipas policisë personat ishin përfshirë në shitjen e shpërndarjen e heroinës e kokainës në Tiranë.

Por mes tyre ka pasur edhe një konflikt në lidhje me një sasi droge të shitur për të cilën nuk janë paguar paratë.

Për këtë shkak, më 24 gusht të vitit 2010, Prela ka ndjekur nga pas Zallumin në rrugën "Sitki Çiço", ku edhe banonte i plagosuri.

Aty ai e ka goditur disa herë me thikë.

Zallumi i ka thënë një shokut të tij, ndërsa e çonte në spital, se e njihte autorin e plagosjes. Bazuar në dëshminë e tij, policia arrestoi Prelën, i cili u dënua me 4 vjet burg.

Sapo ka dalë nga burgu, duket se ka nisur edhe plani i Zallumit për ta eliminuar.

Ai ka paguar Shkëlzen Bucin me 80 mijë euro për ta vrarë.

Por 8 plumbat e qëlluar mbrëmjen e 20 qershorit me një pistoletë TT, vetëm e plagosën 31-vjeçarin.

Në planin për vrasjen ishin implikuar si bashkëpunëtor edhe vëllezërit Miklar e Ermir Tolla dhe Trim Hidri, të arrestuar së bashku me porositësin./ Tv Klan

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more