Skip to main content

Tirana Observer: “Premtimi i kryeprokurorit për tolerancë zero shfryhet në ndëshkime minimale” plus 9 more

Tirana Observer: “Premtimi i kryeprokurorit për tolerancë zero shfryhet në ndëshkime minimale” plus 9 more


Premtimi i kryeprokurorit për tolerancë zero shfryhet në ndëshkime minimale

Posted: 25 Jul 2017 10:04 AM PDT

Në shkurt 2017, kryeprokurori Adriatik Llalla bëri një lëvizje të fortë publike dhe urdhëroi nisjen e hetimeve ndaj dy zyrtarëve të lartë të Prokurorisë. Shkak u bë lehtësimi i beftë i akuzave për një të dënuar me burgim të përjetshëm nga ana e prokurorit Artur Selmani, i cili mbronte çështjet e akuzës përballë Gjykatës së Lartë.

Episodi lidhej me masakrën me tre viktima të prillit 2015 në lagjen dikur famëkeqe të Çoles në Vlorë, për të cilën Aleksandër Llanaj ishte shpallur fajtori kryesor nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelit. Përballë Gjykatës së Lartë, prokurori Selmani kërkoi përmbysjen e akuzës dhe dënimin e tij me 4 vjet burg.

Ndonëse Gjykata e Lartë injoroi kërkesën e përfaqësuesit të Prokurorisë, pretenca e Selmanit ngriti pikëpyetje të forta mbi seriozitetin e mbrojtjes së interesit publik nga organi i akuzës. Në një deklaratë për mediat mbi ngjarjen, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se dyshimet përfshinin edhe shefen e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.

"Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me drejtoren e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça," thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Kryeprokurori Llalla urdhëroi pezullimin e dy vartësve të tij nga detyra dhe nisjen e hetimeve për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Por vetëm katër muaj më vonë, kreu i akuzës vendosi në heshtje rikthimin në detyrë për të dy prokurorët e akuzuar.

I pyetur nga BIRN për statusin aktual të prokurorëve Selmani dhe Muça, këshilltari për mediat i kryeprokurorit, Albi Serani i tha BIRN se dy prokurorët ishin rikthyer në detyrë. Ai konfirmoi gjithashtu se hetimi ndaj tyre vazhdon për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës".

Serani shpjegoi se dy prokurorët ishin pezulluar në aplikim të nenit 152 të ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…", dispozitë e cila u shfuqizua në mars 2017 nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së bërë ndaj ligjit nga dy shoqatat e prokurorëve.

"Për këtë arsye, pezullimi ndaj dy prokurorëve humbi fuqinë dhe ata u rikthyen në detyrën e prokurorit," shtoi Serani.

Rasti i mësipërm reflekton një praktikë më të gjerë në Prokurorinë e Përgjithshme, ku pavarësisht premtimeve të përsëritura për tolerancë zero ndaj prokurorëve që dyshohen për shkelje të ligjit, rezultatet përgjatë 5 viteve të mandatit të Llallës kanë qenë minimale.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se çdo vit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë inspektojnë me qindra vendime prokurorësh dhe evidentojnë një seri shkeljesh-veçanërisht në pushimin e hetimeve ose mosfillimin e procedimeve penale.

Inspektimet e të dy institucioneve kanë evidentuar në vazhdimësi shkelje në mënyrën se si prokurorët zbatojnë Kodin e Procedurës Penale, ndërkohë që raportet vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm tregojnë gjithashtu se vendimarrja e prokurorëve më të ulët është ndryshuar në dhjetra raste.

Megjithatë, ndëshkimi në radhët e prokurorëve ka qenë i pakët.

BIRN i drejtoi Prokurorisë së Përgjithshme një kërkesë për të drejtë informimi, përmes së cilët kërkonte numrin e masave disiplinore të marra ndaj prokurorëve përgjatë viteve 2014-2017 dhe arsyet e tyre.

Në përgjigje të kësaj kërkese, Prokuroria e Përgjitshme tha se kishte marrë 16 masa disiplinore gjithsej, mes të cilave edhe dy raste shkarkimesh. Prokuroria e Përgjithshme deklaroi gjithashtu se 14 masat më të buta disiplinore rezultojnë [në përputhje me ligjin për Prokurorinë] aktualisht të fshira nga dosjet e prokurorëve përgjegjës.

"Në kohën kur janë marrë masat disiplinore, legjislacioni në fuqi parashikonte se masat disiplinore fshihen nga dosja kur kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj. Rezulton se për të gjitha masat disiplinore 2014-2016 kanë kaluar afatet e parashikuara në ligj," thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Rastet e korrupsionit

Progres-raporti i Komisionit Europian e rendit korrupsionin në nivelet e larta të administratës si një ndër sfidat kryesore me të cilën Shqipëria përballet në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Ndërkohë, sistemi i drejtësisë gëzon shkallën më të ulët të besimit mes qytetarëve shqiptarë.

Përgjatë viteve të fundit, shigjetat janë drejtuar kryesisht ndaj sistemit gjyqësor në vend, por një studim i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA mbi pandëshkueshmërinë, i publikuar në janar 2017 evidentoi rënie të besimit të qytetarëve edhe te Prokuroria e Përgjithshme.

Prej dhjetorit 2012 kur u ngjit në krye të institucionit të akuzës, Llalla paralajmëroi disa herë spastrimin nga sistemi të prokurorëve të korruptuar dhe premtoi se kriteri i vetëm i karrierës do të jetë zbatimi i ligjit. Në muajt e fundit të mandatit të tij, rastet e prokurorëve të hetuar apo ndëshkuar numërohen me gishtat e njërës dorë.

Prokuroria e Përgjithshme i tha BIRN në përgjigjen me shkrim se dy nga 16 masat disiplinore të dhëna në 3 vjet ishin "shkarkim nga detyra".

Shkarkimet lidhen me prokurorin e Pukës, Pëllumb Prençi në vitin 2014 dhe atë të Krujës, Haxhi Giu në vitin 2015, të dy të arrestuar dhe të dënuar për korrupsion. Një prokuror i tretë, Petrit Vukaj, i cili kryente detyrën në Prokurorinë e Fierit u arrestua gjithashtu për korrupsion në vitin 2015. Vukaj u gjet fajtor nga gjykata e shkallës së parë, por më pas fitoi pafajësinë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Dy prokurorë të tjerë u kallëzuan nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI për veprat penale që lidhen me fshehjen e pasurisë.

Procedimi penal u regjistrua vetëm për prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani, i cili u përball me masën e sigurisë "pezullim nga detyra" ndërkohë që ishte në gjykim.

Asllani, i akuzuar për një skemë përfitimi kredie të butë së bashku me gjyqtarin Qani Hasa u shpall i pafajshëm në maj 2016, por çështja vazhdon të jetë në proces në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, masa e pezullimit nga detyra, e shuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë në tetor 2015 u shqyrtua gjithashtu në Gjykatë të Lartë, ku përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme rezulton të ketë mbështetur pushimin e gjykimit.

Inspektimet, shkelje pa ndëshkim

Përveç rasteve të hetuara të korrupsionit, ligji organik i Prokurorisë së Përgjithshme dhe ai për "Organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë" parashikonin një sërë mekanizmash për inspektimin e vendimarrjes së prokurorëve dhe masave ndëshkuese përmes procedimeve disiplinore.

Të dy këto ligje pësuan ndryshime rrënjësore në kuadër të reformës në drejtësi-e cila synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar përmes një procesi të thellë vetingu. Aktualisht, sistemi i procedimeve disiplinore rregullohet nga ligji "për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve", i cili ia ngarkon këtë detyrë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Për kohën që ishte në fuqi, legjislacioni i vjetër ka prodhuar inspektime që ofrojnë të dhëna për shkelje të Kodit të Procedurës Penale nga një numër i madh prokurorësh. Por gjetjet nuk kanë gjetur përgjigje dhe adresim nga drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Në mars 2016, Ministria e Drejtësisë publikoi raportin vjetor të inspektimit për 16 prokurori të shkallës së parë përgjatë viteve 2014-2015, përmes së cilave evidentohen një numër i konsiderueshëm prokurorësh të cilët kanë marrë vendime në shkelje të ligjit. Raporti i dorëzuar në Kuvend nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përfshin kontrollin mbi 1995 procedime; 654 të mbyllura me vendim pushimi dhe 1340 kallëzime të pafilluara nga ana e prokurorëve.

"Janë kontrolluar 32 prokurorë, nga të cilët janë konstatuar me shkelje 24 prej tyre. Në tre raste, Ministri i Drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 12 prokurorë, veprimtaria e të cilëve është konstatuar në shkelje të detyrës" thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë.

Raporti rendit 4 shkeljet më të shpeshta, të kryera nga prokurorët; shkelja e detyrimit për veprime të rregullta të vijueshmërisë hetimore, shkelje e detyrimit ligjor për fillimin e ndjekjes penale dhe shkeljen e detyrimit për respektimin e afateve hetimore.

Raporti evidenton gjithashtu raste të mosrespektimit të parimeve të drejtësisë dhe të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve, në marrëdhënie me subjektet e tjera të procedimit penal.

Në vitin 2014, kritika të ngjashme i bënte Prokurorisë edhe ish-ministri tjetër i Drejtësisë, Nasip Naço por raporti i Inspektimit në atë kohë u prit me revoltë nga kryeprokurori Llalla.

Me raportin e dorëzuar në Kuvend në vitin 2014, Ministria e Drejtësisë theksonte se "Prokuroria është passive në hetime, ka raste kur prokurorët nuk apelojnë vendime në Gjykatë të Lartë-edhe për rastet kur janë liruar persona me rrezikshmëri të lartë".

Ministri Naço propozoi asokohe nisjen e procedimeve penale për dy prokurorë, por kreu i akuzës e cilësoi raportin e inspektimit në tejkalim të kompetencave të Ministrisë.

"Grupi i inspektimit ka kontrolluar procedime penale për të cilat nga organi i prokurorisë është vendosur dërgimi i tyre në gjykatë, duke kontrolluar kërkesat e prokurorëve në gjykim në lidhje me masën e dënimit si dhe mosushtrimin e ankimeve për vendimet e gjykatës…," ankohej Llalla në një shkresë për Komisionin e Ligjeve.

"Gjithashtu i qëndrojmë reagimit që kemi bërë në këtë rast, se politika penale e dënimit bëhet nëpërmjet gjykatave të cilat kanë kompetencë për dhënien e një vendimi gjyqësor penal dhe jo nga Prokuroria," shtoi ai.

Vetë Prokurori i Përgjithshëm, në raportet vjetore për Kuvendin pranon një pjesë të problematikës së evidentuar edhe nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë.

Për vitet 2014-2016, Prokuroria e Përgjithshme raporton se ka kontrolluar mijëra praktika të vartësve dhe ka marrë me dhjetra vendime shfuqizimi.

Shfuqizimet lidhen kryesisht me vendimet e pushimit ose të mosfillimit të procedimeve penale, duke i rikthyer sërish për hetime të mëtejshme.

Vendimet e shfuqizimit nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme janë shoqëruar me masa disiplinore ndaj prokurorëve në tetë raste në vitin 2014, pesë raste në vitin 2015 dhe 3 raste në vitin 2016.

Masat disiplinore, të tilla si "vërejtje me paralajmërim për shkarkim", "vërejtje" apo "ulje në detyrë" fshihen nga dosjet personale të prokurorëve brenda një periudhe nga 3 muaj deri në 1 vit./BIRN

Milano, fletushka kundër emigrantëve, përfshirë shqiptarët dhe kosovarët

Posted: 25 Jul 2017 09:20 AM PDT

Fletëpalosje racistë kundër emigrantëve janë shpërndarë pak ditë më parë në tregun e komunës së Rozzanos në provincën e Milanos e mjaft pranë selisë së bashkisë së kësaj qyteze.

Media italiane "Il Giorno" ka shpërndarë një fotografi origjinale të fletëpalosjes me përmbatje shokuese kundër emigrantëve, mes të cilëve dhe kundër atyre me kombësi shqiptare e kosovare.

"Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, lexohet në të, "për marokenë, rumunë, bullgarë, shqiptarë, kosovarë, talebanë, afganë, romë e përgjithësisht ekstra komunitarë."

"Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, thuhet në fletushke, është e lejueshme përdorimi i armëve të tipit pushkë si dhe më shumë se 5 të shtëna. Lejohet përdorimi i bombave të dorës dhe të qenve."

Mbi 100 copë fletpalosje të tilla janë shpërndarë në mes të ditës gjatë fundjavës së shkuar në tregun e sheshit Foglia mjaft pranë komunës së Rozzanos.

Me shkrim dore e penë po mbi këtë fletëpalosje lexohet gjithashtu informacioni se është shkruar nga një këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike të kësaj qyteze.

"Partia Demokratike e Rozzanos ka fashistë në këshillin bashkiak, shkruan fletëpalosje".

Gjithashtu mediat italiane informojnë se ky fletëpalosje  është shkruar nga këshilltari bashkiak Marco Andrea Ercoli, i cili ia ka shpërndarë privatisht kolegëve të tij të Këshillit komunal të Rozzanos.

Supozohet se një prej tyre ka stampuar mbi 100 kopje për të informuar qytetarët e kësaj komune se këshilltari në fjalë ka ideale raciste e fashiste.

Kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka ka ndodhur duke e quajtur "si një gabim të pavullnetshëm".

Por ndaj këtij skandali kanë reaguar forcat politike të opozitës , Lëvizja 5 Yje, Forza Italia, madje dhe e djathta Lidhja e Veriut duke kërkuar gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak dorëheqjen e përfaqësuesit të PD Marco Andrea Ercoli.

"Idetë e tij janë qartësisht ektremiste të djathta e nuk kuptojmë se cfarë bën ai brenda grupit të të së majtës?" akuzojnë ata./Ora News

Basha: Rritja e çmimit të ujit, akt kriminal

Posted: 25 Jul 2017 09:06 AM PDT

Lulzim Basha e cilëson rritjen e çmimit të ujit të pijshëm një veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike shprehet se "pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij".

Basha thotë se Partia Demokratike do të votojë kundër këtij vendimi, që e quan antipopullor. Ai u bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë, sipas tij, për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

Reagimi i Lulzim Bashës

Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull. 
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij. 
Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtoj vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt.

Spiegel: Si po shkatërrohet Vjosa, mrekullia e fundit blu e Europës

Posted: 25 Jul 2017 08:30 AM PDT

Ambjentalistët zbulojnë llojet e rrallë të peshqve, kërkojnë nga Shqipëria të mos përsërisë gabimet e BE

Në Shqipëri ambientalistët dhe qytetarët janë ngritur kundër ndërtimit të hidrocentraleve të reja në lumenjtë e vendit. Ujrat e fundit natyrore në Evropë janë rrezik, e bashkë me to dhe habitate të rrallë.

Media gjermane Spiegel, në një artikull të sajin flet për vizitën dhe studimin e dy biologëve nga Instituti i Hidrobiologjisë dhe Menaxhiit të Ekosistemve Ujorë në Vienë, në lumin e vjosës në Shqipëri. Ndër të tjera në artikull shkruhet:

Lugina e Vjosës, rreth 50 kilometra përpara grykës së Adriatikut, është si parajsë. Asnjë rrugë apo urë nuk e pengon apo ndërpret pamjen piktoreske prej 270 kilometrash të Vjosës e degëve të saj.

Kodra e male ngjiten në krah të saj, madje në maja vihet re ende dëbora edhe pse jemi në muajin maj. Ullishte rriten në shpatet e tyre.

Por kjo pamje piktoreske në jug të Shqipërisë është në rrezik. Në Poçem, ku njëri prej biologëve, Paul Meulenbroek nxjerr njëri pas tjetrit disa peshq nga uji, do të ndërtohet së shpejti diga e një hidrocentrali. Habitati tipik i peshkut të lumit do të shkatërrohej, shumë lloje të tjera të gjallesave e bimëve që rriten aty rrezikojnë të zhduken. Vetë banorët që jetojnë e ushqehen nga ky lumë rrezikojnë të humbasin jetesën e tyre.

Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, por një Vendim për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e hidrocentraleve kërkohet nga ligji edhe këtu.

Kompania turke Kovlu Energji, që do të ndërtojë hidrocentralin, në të vërtetë e ka paraqitur një dokument të tillë. Ai u hartua nga një kompani konsulence private në Tiranë. Por për profesorin e zoologjisë në universitetin e Vienës, Friesdrich Schiemer, dokumenti është thjeshtë një karikaturë e kopjuar.

"Dokumenti përbëhet kryesisht nga pasazhe të kopjuara nga opinione ekspertësh të ndryshëm dhe nuk është bërë asnjëherë ndonjë studim në terren."

Së bashku me kolegë të tjerë Schiemer ka organizuar një inventar të florës dhe faunës – mbështetur nga organizatat në mbrojtje të mjedisit, Riverwatch nga Viena dhe EcoAlbania nga Tirana. 30 studiues e shkenëtarë nga Austria, Gjermania dhe Shqipëria kanë punuar në luginën e Vjosës.

"Kam pasur vetëm një ide të përafërt se çfarë speciesh mund të jetonin këtu", shprehet bilogou Meulenbroek. Ai ka kapur më shumë se 20 lloje të ndryshme peshqish brenda tri ditësh – duke përfshirë  ngjala, barbale dhe baleta, si dhe peshq që zakonisht nuk jetojnë në lumenj. Ai nuk e njeh shumicën e specieve. Pothuajse të gjitha kafshët lëshohen pas një studimi të shkurtër. Nëse diga do ishte ndërtuar tashmë, asnjë nga peshqit nuk do të rritej më aty.

Fakti që studiues nga Gjermani e Austria luftojnë në Shqipëri për lumenjtë natyror është paksa ironike. Lumenjtë në vendet e tyre, Danubi, Maini e të tjerë janë betonizuar deri në atë pikë sa pothuaj nuk njihen më si vendbanime të specieve.

"Vetëm gjatë 20,30 viteve të fundit kemi filluar të kuptojmë rëndësinë që kanë për natyrën, lumenjtë e paprekur", shprehen biologët.

"Duam të parandalojmë që shqiptarët të përsërisin të njëjtat gabime që ne kemi bërë në të shkuarën."

Presidenti i Kinës uron Metën pas marrjes së detyrës

Posted: 25 Jul 2017 08:20 AM PDT

Presidenti i Kinës Xi Jinping uroi Presidentin e Republikës së Shqipërisë,  Ilir Meta me rastin e marrjes së detyrës.

Në telegramin e urimit, Presidenti i Kinës shprehet se të dy popujt tanë përgëzojnë miqësinë e thellë tradicionale dhe se vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë njohur zhvillime të vazhdueshme dhe të shëndetshme.

"Me rastin e betimit tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, në emrin e qeverisë dhe popullit kinez, si dhe në emrin tim personal, Ju shpreh urimet e sinqerta dhe të mira. Jam i bindur që nën udhëheqjen tuaj, vendi juaj do të arrijë të zhvillohet me rezultate të reja. Të dy popujt tanë përgëzojnë miqësinë e thellë tradicionale. Vitet e fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë njohur zhvillime të vazhdueshme dhe të shëndetshme me shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fusha të ndryshme që janë duke thelluar pandërprerë", shkruan në mesazhin e tij të urimit Presidenti i Kinës.

Në mesazh, Presidenti kinez vlerëson rolin personal të Ilir Metës në nxitjen e miqësisë mes dy vendeve.

"Jeni miku i vjetër i popullit kinez dhe keni bërë punë të shumta për nxitjen e miqësisë kinezo-shqiptare. Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare, dhe jam i gatshëm të bëj përpjekje së bashku me Ju, për të thelluar bashkëpunimet mes dy vendeve në të gjitha fushat në kuadër të ndërtimit 'Një brez, një rrugë', për të shtyrë vazhdimisht përpara marrëdhëniet miqësore kino-shqiptare, në të mirat e dy vendeve dhe dy popujt tanë. I uroj vendit tuaj lulëzim dhe prosperitet dhe popullit Tuaj lumturi!", thekson ndër të tjera në telegramin e tij të urimit z. Xi Jinping.

4 shenjat e horoskopit që kthehen gjithmonë te ish-i

Posted: 25 Jul 2017 08:14 AM PDT

Dashi

Kthehet, por me shumë pasion.

Të lindurit në shenjën e dashit dashuron deri në luftë, pasi sundohet nga planeti Mars.

Por është edhe shenjë shumë pasionante, ndaj nëse kthehet me ish-in, duhet të ketë patjetër edhe seksin e pajtimit.

Demi

Fal, por nuk harron.

Personat që i përkasin shenjës së demit sa  ç'janë kokëfortë, aq edhe falin.

E megjithatë edhe nëse vendosin ta lënë pas të shkuarën, nuk e harrojnë atë, ndaj nëse keni ndërmend t'i kërkoni një Demi të ktheheni, bëni mirë të pendoheni me tërë mend.

Gaforrja

Kthehet, që ç'ke me të.

Për të lindurit në shenjën e gaforres partneri është një shtëpi, dikush me të cilin ndihet rehat, një sup ku të mbështeten.

Ndaj kur ndahen, gjithçka shembet dhe ndihen si të pastrehë, por nëse dikush u jep qoftë edhe një shenjë rikthimi, do të bëjë gjithçka që të kthehen.

Bricjapi

Sa bukur është kur kthehesh prapë.

Bricjapët  do t'jua japin një mundësi të dytë, por ka një kleçkë, ata janë shumë të rreptë me partnerët ndaj nuk ju kthehen prapë nëse nuk ia bëni të qartë se e keni marrë mësimin.

Do të jeni bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme, veçse periudha e parë do të jetë një provë.

“Nuk është i verdhë” dhe 9 kuriozitete të tjera që nuk i dini për diellin

Posted: 25 Jul 2017 08:03 AM PDT

Dielli, sigurisht ka ekzistuar që para lindjes së njerëzimit e do të jetë ende kur ne të mos ekzistojmë. Por sa do të arrijmë ta njohim përpara se kjo të ndodhë? Ende sot e kësaj dite shumë nga aspektet e tij janë të panjohura, ndërsa ato pak të njohura janë vërtet të habitshme…

E shohim pothuajse çdo ditë, por sa dini për diellin? Padyshim që pjesa më e madhe e juaja di një ose dy gjëra. Për shembull, ai mendoni ju, është shumë i madh dhe ngjyrë portokalli, por kjo është e gabuar, dielli nuk është portokalli dhe as i verdhë. Ju duhet të vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar disa nga faktet e pamenduara më parë rreth diellit që do t'ju lejojnë ta shihni me një "sy ndryshe"!

Nuk është gjëja më e shndritshme në Tokë

Ky rekord i përket hotelit "Luxor" në Las Vegas, i cili çdo natë ndez një "rreze qielli" (një lloj fari) të përbërë nga 39 llamba me një kapacitet 7000 vat secila. Kjo gjë mund të shihet madje që nga hapësira dhe pilotët e përdorin në disa raste si pikë referimi gjatë fluturimeve.

Konsiderohej një Zot ose një monstër

Shumë nga shoqëritë antike e identifikonin diellin si një Zot ose një monstër. Mjafton të sillni në mendje Ra-në, Zotin e diellit për egjiptianët e vjetër. Ndërkohë, sipas një legjende të huaj, thuhej se dielli ishte një monstër me tre sy dhe katër krahë, i cili u la nga nusja e tij për shkak të shkëlqimit të dikurshëm!

Ka krijuar revolucionet më të mëdha njerëzore

Shumë shkencëtarë kanë hedhur hipotezën se drita e diellit ka ndikuar në sjelljet njerëzore, duke i shtyrë ata drejt revolucionit. Ndoshta nuk është e rastësishme që revolucioni amerikan, ai francez së bashku me atë rus ndodhën të gjithë gjatë periudhës së aktivitetit më të madh diellor.

Nuk është i verdhë

Edhe pse në pjesën më të madhe të fotove duket portokalli ose i verdhë, dielli në të vërtetë është i bardhë. Ai duket me ngjyra të ndryshme për shkak të atmosferës sonë, e cila i përhap rrezet e diellit duke i ndryshuar atyre ngjyrë.

Ka efekt mbi detin

Edhe pse dihet se detet influencohen nga Hëna, ajo që shumë nuk e dinë është se edhe dielli kontribuon në këtë fenomen. Megjithatë, forca e baticës së diellit është e barabartë me atë të 46% të hënës. Kjo për shkak të distancës shumë më të madhe mes diellit dhe tokës në krahasim me hënën.

Dielli na bën më të lumtur!

Pavarësisht se ndenja poshtë diellit ka edhe efekte negative, është shkencërisht e provuar se drita e diellit na bën më të lumtur duke qenë se vepron mbi prodhimin e disa hormoneve si serotonina. Mes efekteve të tjera pozitive, drita e diellit prodhon vitaminën D, tonifikon dhe stimulon metabolizmin qelizor dhe forcon sistemin tonë imunitar.

Është një nga burimet energjetike më të fuqishme të sistemit tonë diellor

Mjafton të themi se 30 ditë rrezatim diellor është i barabartë me rreth të gjitha energjitë e përdorura nga njeriu që nga fillimi i qytetërimit. Ose akoma më tepër, që çdo sekondë diell emeton të njëjtën sasi energjie sa 10 bilionë bomba nukleare.

Dielli na bën të teshtijmë

Rreth 25% e individëve teshtijnë sa herë që ekspozohen nga një burim i fortë drite, pra më së shumti në diell. Është një sindromë e njohur me emrin ACHOO që transmetohet në mënyrë gjenetike.  Ajo paraqet një problem serioz për pilotët e avionëve!

Mund të na shkatërrojë shumë shpejt

Supozohet se nëse drita e diellit do të mund të vinte në mënyrë direkte në tokë, brenda tri minutave korja e saj do të shkrihej komplet dhe shumë shpejt ajo mund të bëhet sa një top futbolli.

Khloe Kardashian ‘kopjon’ këngëtaren e njohur shqiptare

Posted: 25 Jul 2017 07:15 AM PDT

 

Kohët kanë ndryshuar sigurisht, dhe mos t'ju vijë aspak çudi kur personazhe shumë të njohura të frymëzohen nga look-u i këngëtareve tona.

Ka ndodhur me bukuroshen Elvana Gjata, Nora Istrefin por dhe me artiste të tjerë. Por pavarësisht kësaj VIP-at tanë vihen në qendër të kritikave si "kopjace", edhe pse tek e fundit ato thjesht ndjekin modën.

Të nisur nga kjo, këngëtarja nga Kosova Yllka Kuqi ka postuar një foto ku shfaqet me një model flokësh pothuajse identik me një nga motrat Kardashian, Khloe.

I njëjtë duket edhe grimi, aq sa duken si binjake me njëra tjetrën.

Por një detaj shumë i rëndësishëm në foto është koha e postimit të fotos. Khloe e ka postuar voton disa orë më parë, e ndërsa Yllka para një viti, në 2016.  Për këtë arsye ajo shkruan mbi foton "Jo, ne kopjojmë".

Sigurisht nuk pretendojmë që Khloe Kardashian ka kopjuar këngëtaren tonë, por le të themi që ishte një ironi nga Yllka.

 Prokuroria dërgon për gjykim Shukri Xhelilin, ja për çfarë akuzohet kësaj here

Posted: 25 Jul 2017 06:59 AM PDT

Prokuroria e Dibrës dërgon për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë, Shukri Xhelili, i akuzuar për veprën penale të "Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private" (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). Për këtë procedim, i pandehuri është hetuar pa masë sigurimi.

Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumente zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.

Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm.

Përsa i përket apartamentit në Durrës, për të cilën është marrë i pandehur subjekti Shukri Xhelili, ai deklaron se:
Në vitin 2013, një ndër marrëveshjet që ka lidhur djali i tij Ervis Xhelili ka qenë me kompaninë T…C…. shpk, ku ka marrë përsipër vendosjen e dritareve, grilave si dhe të gjitha punimet e natyrës së shërbimit që ofronim, në kushtet kur firma T…C…. shpk i ka ofruar një apartament për të likuiduar shumën e shërbimit të ofruar, djali ka bërë marrëveshje fillimisht verbale në mirëbesim në emër të firmës, ndërsa kontratën e sipërmarrjes e ka bërë në emrin e tij jo në emrin e firmës.

Deri në këto momente pavarësisht kontratës, kjo kompani nuk ka kaluar në emrin e djalit Ervis Xhelili titullin e pronësisë, pra akoma nuk është pajisur me hipoteke, pasi ajo është e parashikuar në kontratë në një pikë të saj, ku thuhet se për kalimin e pronësisë në emër të porositësit Ervis Xhelili, duhet të lidhet një kontratë tjetër për kalimin e pronësisë mbi apartamentit përpara noterit.

Në këto kushte, i pandehuri ka menduar se duke mos pasur një titull pronësie , hipotekën , nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së , për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar. Për të provuar faktin që shoqëria T..C… shpk nuk ka pasur një marrëveshje për kryerjen e punimeve me djalin Ervis Xhelilin, janë paraqitur faturat tatimore të shitjes, të subjektit Viklo shpk (me administrator djalin e të pandehurit), për të gjitha punimet e kryera pranë firmës T…C… shpk, për të vërtetuar edhe një herë faktin se kontrata e sipërmarrjes është lidhur gabimisht në emër të Ervis Xhelilit pasi faktikisht ajo duhet të ishte lidhur në emër të firmës Viklo shpk.

Por, ndërkohë, me procesverbalin e këqyrjes të datës 26.06.2017 është administruar kopje e kontratës së sipërmarrjes datë 18.02.2014, për ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 91.78 m2 ndodhur në plazh kundrejt shumës prej 34 000 eurosh ndërmjet shoqërisë "T…C…" dhe porositësit "Ervis Xhelili". Në nenin 3 të kontratës thuhet:
"1. Shuma totale e apartamentit objekt porosie është 34 000 euro. Pagesa për këtë apartament objekt porosie është bërë si më poshtë: shuma e mësipërme është likuiduar totalisht nga porositësi cash në dorë duke mos pasur asnjë lloj detyrimi ndaj njëri tjetrit.

2. Duke qenë se likuidimet e apartamentit objekt porosie është kryer totalisht nga porositësi tek sipërmarrësi dhe midis tyre nuk ka asnjë detyrim financiar … ky i fundit i jep të drejtën porositësit që apartamentin objekt porosie ta shesë, ta japë me qira, ta ndërrojë …" Ndërsa në nenin 4 të kontratës rregullon mënyrën e kalimit të pronësisë pasi të përfundohet apartamenti, veprim i cili do të bëhet me kontratë të veçantë. Pra, në bazë të kontratës, rezulton se është paguar shuma prej 34.000 euro, gjë e cila nuk është e deklaruar në formularin përkatës.

Ndërkohë, në kallëzimin e ILDKPKI pretendohej se në deklaratën e interesave privatë "Periodikë/Vjetorë" të vitit 2014 ndër të tjera është deklaruar blerja e një autoveture në vlerën 20 000 euro nga shoqëria "D..A…". Sipas ILDKPKI kjo marrëveshje është e dyshimtë pasi sipas marrëveshjes bëhet fjalë për kompensim punimesh të kryera.

Nga të dhënat hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se blerja e këtij automjet është i justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ILDKPKI pretendon në kallëzim se, në emër të djalit të të pandehurit, figuron edhe një apartament në Kashar, Tiranë. Sipas kallëzimit, kjo provohet me faktin se në emrin Ervis Xhelili figuron një kontratë furnizimi me energji elektrike për një apartament në Tiranë.
Nga hetimi i Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin shtetas.

 

 

Është Yolanda apo Gigi, si mund të ketë një 53- vjeçare këtë trup?

Posted: 25 Jul 2017 06:50 AM PDT

 

Yolanda Hadid po na e kujton çdo ditë e më shumë se  Gigi dhe Bella janë vajzat e saj, e jo më kot janë modelet më të mira.

Së fundmi bukuroshja 53- vjeçare ka postuar një foto teksa po shijon pamjen relaksuese të liqenit. Por nuk është një foto e cila mund të shikohet një herë të kalohet si gjithë të tjerat. Yolanda duket disa dekada më e re.

Në asnjë pjesë të trupit të saj nuk mund të gjesh diçka që mund të të jap të drejtë të thuash që duket si shumica e 53- vjeçareve.

Në fakt ajo na e kishte treguar edhe më parë se nuk ka shumë ndryshim nga dy vajzat e saj Bella dhe Gigi, por me këtë foto "i ka vendosur vulën"

Sigurisht dikur ka qenë një modele dhe e di mjaft mire se si duhet të impostohet përpara aparatëve që e bëjnë atë të duket sa më bukur…

Nejse të mos gjejmë justifikime për të "ngushëlluar" veten tonë, por të paktën të na e kursente një foto të tillë në kohën që duhet të bëhemi gati për të ikur në plazh.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more