Skip to main content

Tirana Observer: “Të maskuar me kapuçë, Taylor Swift dhe i dashuri i saj i ri nuk mund të fshihen më” plus 9 more

Tirana Observer: “Të maskuar me kapuçë, Taylor Swift dhe i dashuri i saj i ri nuk mund të fshihen më” plus 9 more


Të maskuar me kapuçë, Taylor Swift dhe i dashuri i saj i ri nuk mund të fshihen më

Posted: 27 Jul 2017 10:05 AM PDT

Nuk kanë më shpëtim. Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe aktori Joe Alwin janë në një lidhje së bashku. Ata janë fotografuar teksa dilnin nga palestra me kapuçë në kokë, në përpjekje për të mos u njohur.

Prej kohësh në fakt është përfolur për një lidhje mes tyre, pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar.

Madje Taylor ndryshe nga lidhja e saj e kaluar me Tom Hiddleston, këtë romancë të re e ka mbajtur më të fshehtë se asnjëherë tjetër.

Sipas mediave ndërkombëtare, çifti janë të lidhur që prej muajit tetor, dhe madje shoqet e ngushta të këngëtares, Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Emma Stone e pëlqejnë shumë partnerin më të ri të shoqes së tyre.

Beyonce e fiksuar pas binjakëve, në shtëpinë e saj ka 8 dado

Posted: 27 Jul 2017 09:50 AM PDT

Binjakët e divës së muzikës pop Beyonce lindën më 14 qershor. Pasi u aludua gjërë e gjatë për gjininë, emrat, datën e lindjes, këngëtarja me famë botërore një muaj pas lindjes së tyre publikoi foton me binjakët në krahë dhe arriti rekord pëlqimesh në Instagram.

Mediat e huaja shkruajnë se Beyonce është e fiksuar pas binjakëve. Ajo ka punësuar 6 dado për t'u kujdesur për vogëlushët e saj.

Secila nga kujdestaret do të paguhet 100.000 dollarë në vit. Por për post dadove të binjakëve, edhe vajza e madhe e këngëtares, Blue Ivy ka ende nevojë për kujdes dhe prandaj prindërit kanë punësuar 2 dado që të kujdesen për të.

Pra në shtëpinë e Beyonce ndodhen 8 dado, për 3 fëmijët e saj…

Pushime në gusht? Nuk shpëtoni dot nga i nxehti afrikan

Posted: 27 Jul 2017 09:35 AM PDT

Ditët e fundit të javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave me temperatura më të ulëta ishin vetëm kalimtare. Moti i nxehtë nuk do të shkëputet kaq shpejt nga vendi ynë. Sipas parashikimit të Meteoalb, duke filluar që nga dita e premte e deri në ditët e para të gushtit, vendi do të pushtohet sërish nga një valë të nxehti.

Paraditja e së enjtes, sipas Meteoalb, do të dominohet nga kthjellime e vranësira, më të dukshme në zonat malore ku priten shira të karakterit lokal. Pasditja përmirëson ndjeshëm kushtet e motit duke bërë që jugu të dominohet nga kthjellimet, ndërsa kthjellime e vranësira kalimtare, të ketë në zonat qendrore. Zonat veriore – verilindore mbeten me vranësira dhe shira të dobët deri në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit nuk pritet të ndryshojnë duke ruajtur në rang territori, minimumin prej 14°C në zonat verilindore dhe maksimumin prej 33°C, në jugperëndim të vendit. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë, në brigjet detare do gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Situata klimatike do të ndryshojë të premten, më dt. 28 korrik 2017, kur pritet stabilizim i kushteve atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga kthjellime si dhe rinis rritja e temperaturave. Kjo rritje do jetë graduale deri të shtunën, por nga e diela dhe në ditët e para të gushtit, territori ashtu si dhe pritej, goditet nga një valë e të nxehtit afrikan, e cila do sjellë temperatura që pritet të ngjiten mbi 39°C.

Modelja shqiptare nuk përmbahet më ndaj Trump-it: Më vjen për të vjellë

Posted: 27 Jul 2017 09:20 AM PDT

Edhe modelja e njohur Emina Çunmulaj duket se është revoltuar me vendimin e presidentit Trump për të mos lejuar transgjinorët në ushtri.

Modelja shqiptare jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gëzon një famë të madhe atje nga profesioni i saj, por edhe nga bashkëshorti, i cili është një biznesmen mjaft i fuqishëm.

Çifti madje kanë qenë të ftuar në ballon presidenciale që u organizua pas betimit të Trump-it si president, në një ceremoni madhështore në Washington DC.

Por kjo në fakt nuk e ka penguar aspak të modelen të japë mendimin e saj, për vendimin e Trump në lidhje me transgjinorët.

Ajo përmes një fotoje të postuar në Instastory, shkruan këto fjalë"Më vjen për të vjellë! Ndihem e sëmurë. Të më falni, por s'mund të rri e heshtur. Ky nuk është presidenti im".

David Beckham kapet ‘mat’ teksa  bën autograf në të pasmet e një fanseje

Posted: 27 Jul 2017 09:05 AM PDT

BRITANI E MADHE – Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham vazhdojnë të jenë një prej çifteve që janë në qëndër të vëmendjes së mediave. Edhe pas kaq vitesh ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa njihen edhe si prindër shumë të përkushtuar.

Së fundmi, David ka vendosur të bëjë diçka, ndryshe nga ç'janë mësuar fansat ta shohin.Ai ka shkuar në Kaliforni me një nga miqtë e tij më të mirë, larg Victorias, për të shijuar disa ditë pushimi.

Ish-futbollisti i njohur është fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa i bën një autograf në të pasme një prej fanseve të tij.David i veshur si një "djalë i keq", mbi një motor, të kujton rokerët e viteve 80', por që fotografia në fjalë ngjalli mjaft reagime, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar Victoria.

Festojnë 2-mujorin e martesës, Danjeli ka një surprizë për Fotininë

Posted: 27 Jul 2017 08:50 AM PDT

Ata u martuan brenda shtëpisë së Big Brother dhe mesa duket edhe jashtë kësaj loje po e jetojnë të lumtur dashurinë e tyre. Besoj se të gjithë e kuptuat që po flasim për Danjelin dhe Fotininë.

Fituesit e Big Brother 9 sot në fakt festojnë 2-mujorin e martesës së tyre. Ka qenë Danjeli ai që e ka surprizuar Fotininë me një darkë në dritën e qirinjëve.

Më pas sigurisht që Fotinia ka postuar foto nga darka, duke e falenderuar bashkëshortin për këtë surprizë.

"Ndonjëherë nuk ka fjalë që mund të përshkruaj ndjenjat që burojn nga zemra. Gëzuar 2-mujorin e martesës o burri më i mirë në botë",-shkruan Fotinia.

Angelina Jolie pas ndarjes nga Brad Pitt : Bëja shtëpiaken e qaja gjithmonë në dush

Posted: 27 Jul 2017 08:35 AM PDT

Angelina Jolie ka treguar në një intervistë për Vanity Fair's vështirësitë që ka hasur gjatë divorcit, jetën e saj pa Brad, si edhe rritjen e 6 fëmijëve.
42B576CE00000578-0-image-a-1_1501088253840
Gjërat filluan të shkonin keq në verën e vitin 2016- kështu e nis intervitën e gjatë për revistën e famshme 42-vjeçarja.Në intervistë aktorja ka treguar se në atë periudhë ishte prekur nga një paralizë e nervave fytyrës, që quhej Bell. Kjo paralizë ndodhi për shkak të stresit të madh që po kalonte, por falë akupunkturës arriti të kalojë gjithçka.
Ajo është shprehur se gjithmonë përpara fëmijëve është përpjekur të qëndrojë e fortë, për të mos i mërzitur ata."Mendoj se është më mirë të qaj në dush, sesa para tyre. Ata duhet të dinë që gjithçka është mirë edhe kur nuk janë të sigurt",-është shprehur Jolie.

42B6165200000578-4732966-image-a-66_1501096561419
Ndërsa për ish-bashkëshortin e saj, ajo nuk ka folur shumë por ka preferuar të thotë vetëm këto fjalë, "Ne e duam familjen dhe të dy po punojmë që të arrijmë objektivat tonë".

Jolie dhe Brad u martuan në 2004 dhe kanë 6 fëmijë së bashku. Jolie i dha fund martesës së tyre në vitin 2016, pasi qëndruan 12 vite së bashku.

Enca  shfaqet  provokuese në koncertin e fundit

Posted: 27 Jul 2017 08:20 AM PDT

Këngëtarja Enca Haxhia ka mbajtur së fundmi një koncert në Rahovec.

Ajo performoi në lokalin e quajtur "Te Labi", ku u shfaq para qindra adhuruesve të saj.

Bukuroshja për këtë mbrëmje zgjodhi një veshje tej mase provokative, duke nxjerrë në masë të madhe gjoksin e saj.

Ajo shfaqi afërsi të madhe me fansat të cilët patën mundësi ta shikojnë nga afër.

Vet këngëtarja nuk heziton që të jetë sa më provokuese në paraqitjet e saj dhe që të tërheqë vëmendjen.

Fotografi e rrallë nga fëmijëria e Rita Orës

Posted: 27 Jul 2017 08:05 AM PDT

 Ajo ruan shumë kujtime të bukura nga fëmijëria, ndërsa shpesh nëpër intervista ka treguar për momentet e bukura që ka kaluar gjatë fëmijërisë, disa prej tyre edhe kur vinte në Prishtinë.

Ajo sot vishet bukur dhe me elegancë, konsultuar me stilistët më të mirë, por dikur stilistja e saj e vetme ishte mamaja.

Kjo e fundit, Vera Sahatçiu, ka publikuar së fundmi një fotografi të Ritës dhe motrës së saj Elenës kur ishin të vogla, dhe i vishte njësoj.

Ato dukeshin të dyja bukur në një fustan të kuq me pika, ndërsa qëndronin sipër një makine.

"Koha kur unë isha stiliste, një kombinim për të dyja", shkruan nëna e Rita Orës në mbishkrimin e fotografisë.

 Ronaldo paska ndërmend të ‘hap’ një çerdhe, dëshiron 7 fëmijë

Posted: 27 Jul 2017 07:50 AM PDT

Cristiano Ronaldo mesa duket nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai ka tre fëmijë dhe të dashurën Georginën shtatzënë.

Por 4 fëmijë nuk janë mjaftueshëm për yllin e futbollit. Ai është shprehur së fundmi në një intervistë për televizionin kinez se ka ndërmend të bëjë 7 fëmijë.

Në fakt kjo është një dëshirë e djalit të tij 7 vjeçar, Cristianinho. Ronaldo ka deklaruar se djali i tij dëshiron të ketë më shumë motra dhe vëllezër.

Edhe ylli i Real Madrid mesa duket është dakort me këtë dëshirë të vogëlushit të tij.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more