Skip to main content

“Këngëtarja shqiptare ndahet nga reperi i njohur, ja çfarë thotë për të” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Këngëtarja shqiptare ndahet nga reperi i njohur, ja çfarë thotë për të” plus 9 more Lajmi i Fundit


Këngëtarja shqiptare ndahet nga reperi i njohur, ja çfarë thotë për të

Posted: 23 Aug 2017 08:16 AM PDT

Largimi nga labeli "On Records" duket se nuk ishte e vetmja ndarje për Baby G pasi këngëtarja tashmë i ka dhënë fund edhe lidhjes me reperin e atij grupi.

Sipas Prive, Gordana është ndarë nga Getinjo dhe secili po sheh të ardhmen veçmas.

Ndarjen e tyre duket se e ka konfirmuar edhe këngëtarja me një postim në Instagram ku shkruan: "Asgjë nuk zgjat përgjithmonë".

 

The post Këngëtarja shqiptare ndahet nga reperi i njohur, ja çfarë thotë për të appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

I “forti” nga Tirana bënte namin rrugëve të kryeqytetit, por pikaset nga Policia dhe e pëson keq!

Posted: 23 Aug 2017 08:00 AM PDT

Policia e Tiranës ka vënë në pranda një 43-vjaçar, pasi i kanë sekuestruar 329 gramë lëndë narkotike Heroinë.

I arrestuari është shtetasi Miron Xhano, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i policise

Tiranë

Finalizohet operacioni "Continued"

Sekuestrohen 329 gramë lëndë narkotike Heroinë

Arrestohet në flagrancë 43 vjeçari

Më datë 23.08.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Continued", duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– Miron Xhano, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, dispononin informacion se kryente aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve të dyshuara narkotika të llojit Heroinë, në sasi të konsiderueshme si dhe me doza, personave të ndryshëm, në zonën e 21 Dhjetorit, Rrugës së Durrsit dhe Sheshi Karl Topia, duke përdorur automjetin e tij të markës Volkswagen.

Në baze të informacioneve të marra është organizuar shërbimi me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht në Rrugën "Muhamet Gjollesha", në kryqëzim me Rrugën "Naim Frasheri", është konstatuar shtetasi Miron Xhano, të cilit gjatë kontrollit personal i'u gjetën në një kuti të vogël, 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit "Heroinë".

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 329.2 gramë me lëndë të dyshuar markotike e llojt "Heroinë", e ndarë në paketime dhe doza të ndryshme.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 automjet i markës Volkswagen
4 aparatura telefonike
1 peshore elektronike

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuara nga Neni 283/1 i Kodit .

The post I "forti" nga Tirana bënte namin rrugëve të kryeqytetit, por pikaset nga Policia dhe e pëson keq! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tahiri: Vuçiç gënjen, nuk më ka nxjerrë jashtë nga salla e bisedimeve!

Posted: 23 Aug 2017 07:52 AM PDT

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se nuk është i vërtetë pohimi se Aleksandar Vuçiç e ka nxjerrë nga salla e bisedimeve në Bruksel.

"Jo vetëm tani, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet për politikën e rrenave. Serbia, rrenën e ka doktrinë politike, që ia kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë", ka thënë Tahiri.

Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund të dialogut, sipas tetovasot.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka komentuar një moment kur gjatë një debati me Edita Tahirin në Bruksel i kishte kërkuar ministres kosovare të dilte nga salla e bisedimeve sepse nuk mund ta vazhdonte më tej diskutimin."

The post Tahiri: Vuçiç gënjen, nuk më ka nxjerrë jashtë nga salla e bisedimeve! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Vodhën dhe gjobitën pronarin e argjendarisë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë

Posted: 23 Aug 2017 07:42 AM PDT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy të rinjtë që grabitën argjendarin dhe i vunë gjobë proinarit të saj 3 ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në 19 gusht ku shtetasit Enea Duraj, Renato Toska së bashku me një 31-vjeçar e grabitën me dhunë biznesmenin e floririt, duke i marrë para dhe sende me vlerë.

Më pas ata i kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera, por biznesmeni bëri denoncim në Polici, kjo e fundit bëri edhe arrestimin e tyre.

Prokuroria e akuzon Enea Durajn 26 vjeç, Renato Toskën 28 vjeç dhe E.H 31 vjeç për "vjedhje me dhunë", dhe "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë", për vepra të tilla ligji parashikon dënime me 10-20 vite burg.

The post Vodhën dhe gjobitën pronarin e argjendarisë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Udhëtonte me makinë të blinduar, ja kush është biznesmeni që iu bë atentat te “4 rrugët e Shijakut”

Posted: 23 Aug 2017 07:36 AM PDT

Mesditën e sotme është shënuar një atentat me armë zjarri ndaj makinës së biznesmenit Dashmir Gjoka. Ngjarja ndodhi te "4 rrugët e Shijakut", ku një person ka qëlluar me kallashnikov ne drejtim të mjetit.

Raportohet se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka bashkë me fëmijët e tij.

Por kush është Dashamir Gjoka?

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Durrësi, dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit "Antimafia", nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se:

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale "shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "trafikimi i personave", të parashikuara nga nenet 114 dhe 110/a të K.Penal, duke qënë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" (ligji "Antimafia").

Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;

Pasuria e sekuestruar

Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh "Gjoka", ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

Shoqëria "Gjoka" sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).

Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij.

The post Udhëtonte me makinë të blinduar, ja kush është biznesmeni që iu bë atentat te "4 rrugët e Shijakut" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Çmenden të rinjtë në urban, sulmojnë seksualisht gruan, i shqyejnë rrobat dhe…

Posted: 23 Aug 2017 07:22 AM PDT

Një video e një gruaje të re duke u sulmuar seksualisht nga një bandë e djemve adoleshentë në një autobus në Casablanca ka shkaktuar zemërim në Marok, duke rigjallur një debat të ashpër rreth dhunës kundër grave në vendin musliman.

Videoja, e cila u postua në mediat sociale të dielën, tregon katër djem duke ngacmuar seksualisht gruan, e duke qeshur i shqyejn rrobat e saj dhe e fyejn atë në arabisht. Gruaja, shihet në lot, duke qarë për ndihmë, ndërkohë që as shoferi i autobusit as ndonjë udhëtar nuk ndërhyjnë.

Ngacmimi seksual dhe abuzimi i grave është i përhapur në Marok, ku një sondazh kombëtar zbuloi se gati dy të tretat e grave kishin përjetuar abuzim fizik, psikologjik, seksual ose ekonomik.

Më parë, në gusht, një video që tregon një turmë njerëzish që ngacmojnë një grua të re në një rrugë në Tangier, shkaktoi trazira në media. Të hënën, autoritetet marokene thanë se kishin arrestuar gjashtë djem të moshës 15 deri në 17 vjeç për "implikimin e tyre të supozuar në agresionin e gruas" dhe i kishin vënë nën hetim, shkruan "Independent".

Ndërsa video nxiti reagim të ashpër në rrjetet sociale ndaj djemve, disa përdorues akuzuan gruan se kishte "provokuar burrat me rroba të pahijshme".

The post Çmenden të rinjtë në urban, sulmojnë seksualisht gruan, i shqyejnë rrobat dhe… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Një grua kaq e bukur rrugëve natën!”, fjalët që acaruan shqiptarin dhe iu sul me thikë serbit

Posted: 23 Aug 2017 07:13 AM PDT

Pas sulmit vdekjeprurës me thikë qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si vrasës.

Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA.

Ndërsa viktima është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali, shkruan albinfo.ch.

Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari i kishte bërë vajzës që ishte në shoqërinë e të dyshuarit: "çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur", kishte thënë ai nga ana tjetër e rrugës.

Por kjo deklaratë e kishte provokuar shoqëruesin e saj. "Eja këndej", i kishte thënë ai dhe i ishte drejtuar me sharje me konotacion homofob dhe seksual.

Aty kishte nisur debati verbal me sharje e fyerje, teksa kosovari kishte nxjerrë thikën dhe ka plagosur disa herë me thikë 37 vjeçarin.

Tani ai ndodhet ne arrati. 37 vjeçari ka nderruar jetë në spital.

The post "Një grua kaq e bukur rrugëve natën!", fjalët që acaruan shqiptarin dhe iu sul me thikë serbit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Iu bë atentat, bosi nga Shijaku po udhëtonte me makinë të blinduar bashkë me fëmijët

Posted: 23 Aug 2017 06:59 AM PDT

Një atentat me armë zjarri është shënuar ndaj makinës së biznesmenit Dashmir Gjoka. Ngjarja ndodhi te '4 rrugët e Shijakut'.

Një person ka qelluar me kallashnikov ne drejtim të mjetit. Raportohet se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka bashkë me fëmijët e tij.
Kush eshte Dashamir Gjoka?
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të shtetasit Dashamir Gjoka, nga Durrësi, dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim qeniesh njerëzore.

Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit "Antimafia", nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.
Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se:
Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës 02.11.2007, shtetasi Dashamir Gjoka është dënuar me 10 vjet dhe 6 muaj burgim, për vepra penale që nga ligji penal shqiptar parashikohen si veprat penale "shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "trafikimi i personave", të parashikuara nga nenet 114 dhe 110/a të K.Penal, duke qënë në këtë mënyrë subjekt i masave parandaluese pasurore të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë" (ligji "Antimafia").
Në përfundim të gjykimit të kërkesës me objekt konfiskimin e pasurive në zotërim të personit të mësipërm, Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;
Pasuria e sekuestruar
Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh "Gjoka", ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
Shoqëria "Gjoka" sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.
Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).
Gjatë procesit gjyqësor rezultoi se pasuritë në zotërim të shtetasit Dashamir Gjoka nuk i përgjigjen dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tij, dhe se personi i mësipërm nuk arriti që të provojë dhe të justifikojë burimin e ligjshëm të pasurive në zotërim të tij./Panorama

The post Iu bë atentat, bosi nga Shijaku po udhëtonte me makinë të blinduar bashkë me fëmijët appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Plagos rëndë adoleshentin, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Posted: 23 Aug 2017 06:56 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku një 37 vjeçar ka plagosur me thikë një adoleshent.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 të ditës së sotme pranë Xhamisë në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti. I plagosuri D.L., 17 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar Erton Duka, 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në zonën e njohur si Yzberisht, pranë Xhamisë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 6, të cilët kanë konstatuar shtetasin D. L., 17 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me shtetasin:
Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

 

 

The post Plagos rëndë adoleshentin, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Seksi dhe provokuese, Angela Martini di si t’i bëjë për vete fansat (Foto)

Posted: 23 Aug 2017 06:49 AM PDT

Angela Martini vjen me pozën provokuese të radhës.

E bukur, seksi dh eplot sharm, modelja shqiptare nuk ndalon! Prej kohësh Anxhela Martini nuk ndal fotot provokuese duke u dukur më në formë se kurrë në çdo dalje të saj. Këtë herë ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet më seksi se kurrë në shtrat.

E bukur si gjithmonë kjo foto e modeles nuk ka kaluar pa u vënë re.

The post Seksi dhe provokuese, Angela Martini di si t'i bëjë për vete fansat (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more