Koha.net: “Ku përdoret më shumë Facebooku, në Kosovë apo Shqipëri?” plus 29 more |
- Ku përdoret më shumë Facebooku, në Kosovë apo Shqipëri?
- Apeli ende pa vendim për punëtorët e larguar nga KEDS-i
- Dhomat e Specializuara për Kosovën rifilluan punën
- McGregor gati për sfidën me Mayweatherin
- Thaçi uron Kosovën për suksesin historik në basketboll
- Atletico arrin marrëveshje për transferimin e Costas
- “Serbët me më së paku të drejta në Shqipëri e Kroaci”
- Putin pret Netanjahun, diskutohet Lindja e Mesme
- Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë
- Mustafa: Kalimi i parakualifikimeve dëshmon potencialin e basketbollit tonë
- Hysaj përjashtohet në fitoren e Napolit
- Atletico barazon me Gironan, përjashtohet Griezmann
- Vdes shkrimtari polak Janosh Glovacki
- Erdogan ministrit të jashtëm gjerman: Kush jeni ju të flisni me mua?
- Nokia do të sjellë telefon me ekran më të madh
- Kosova shkruan historinë, arrin në kualifikimet e Botërorit
- “Serbia prodhon birrën e vet” në Kosovë
- ABT Sportsline përforcon Audi SQ5
- Dua Lipa në ballinën e Spotify
- Gjallesa në tokë që iu ngjason jashtëtokësorëve
- Suedia refuzon azilin për 106 vjeçaren nga Afganistani
- Kosova e mbyll me disavantazh pjesën e parë ndaj Estonisë
- Ekrani i Xiaomi Mi Mix 2, pothuajse pa skajet
- Schalke mposht Leipzigun
- Kjo pije ul nivelin e kolesterolit në gjak
- LDK cakton unanimisht kandidatin për kryetar të Rahovecit
- Stoke City befason Arsenalin
- Kosova – Estonia mbledh edhe rivalët politikë në Pallatin e Rinisë
- “Moska kundër Ushtrisë së Kosovës, demarkacioni vetëm ndërmjet Serbisë e Malit të Zi”
- Stadiumi i Vllaznisë në gjendje të mjerueshme, skuadra zhvendoset në Gjilan
Ku përdoret më shumë Facebooku, në Kosovë apo Shqipëri? Posted: 19 Aug 2017 02:58 PM PDT Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se mbi 1.5 milionë kosovarë kanë përdorur internetin në muajin mars të këtij viti, ose 80.4 për qind e popullsisë. Kosova ka 860 mijë përdorues të Facebook-ut, sipas të dhënave të datës 30 qershor 2016, ose 45.4 për qind e popullatës, transmeton Kosova Press. Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është 48.1 për qind e totalit të popullsisë sipas të dhënave për 30 qershor 2016,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Apeli ende pa vendim për punëtorët e larguar nga KEDS-i Posted: 19 Aug 2017 02:56 PM PDT Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim për kthimin ose jo të mbi 90 punëtorëve të larguar nga puna në KEDS, vitin e kaluar, raporton KTV. Këta ish-punëtorë besojnë që edhe ky vendim do të merret në favor të tyre. Punëtorët, të cilët KEDS-i i kishte larguar nga puna kohë më parë, ende janë e duke pritur vendimin e Gjykatës së Apelit për t’i kthyer në punë. Ata besojnë edhe ky vendim, sikur edhe vendimet e tjera, do të jetë në favor të tyre. Përfaqësuesi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dhomat e Specializuara për Kosovën rifilluan punën Posted: 19 Aug 2017 02:54 PM PDT Pas një pushimi dyjavor, Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë rinisur punën. Pushimi veror ishte miratuar për të gjithë punonjësit e Gjykatës në kohën e njëjtë, derisa puna më e madhe pritet të nisë në shtator dhe gjatë vjeshtës, kur mund të bëhen publike aktakuzat e para, raporton KTV. Dhomat e Specializuara për Kosovën i janë kthyer punës. Pas një pauze dyjavore, Gjykata ka rinisur punën në Hagë. Vendimi ishte marrë më 7 korrik, sipas të cilit, e gjithë gjykata...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
McGregor gati për sfidën me Mayweatherin Posted: 19 Aug 2017 02:52 PM PDT Conor McGregor është gati për duelin e mijëvjecarit. Të shtunën e ardhshme në “T-Mobile Arena”, të Las Vegasit, gjiganti irlandez do të sfidojë kampionin amerikan Floyd Mayweather në një duel të vërtetë force. Për 29-vjecarin ky është dueli më i rëndësishëm në karrierë ndërsa për Mayweatherin tashmë në moshën 40-vjeçare ajo ndaj McGregorit mund të jetë sfida e tij e lamtumirës nga boksi profesionist. Irlandezi po përgatitet me intensitet të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Thaçi uron Kosovën për suksesin historik në basketboll Posted: 19 Aug 2017 02:31 PM PDT Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në basketboll për plasmanin në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”. Kosova sonte shënoi fitoren historike ndaj Estonisë në Prishtinë me rezultat 75-69 për të siguruar plasmanin në kualifikueset për Botëror, transmeton Koha.net. “Kosova, pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Urime lojtarëve dhe stafit të përfaqësueses...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Atletico arrin marrëveshje për transferimin e Costas Posted: 19 Aug 2017 01:58 PM PDT Atletico Madridi dhe Chelsea raportohet se janë pajtuar për transferimin e Diego Costas në kryeqytetin spanjoll. AS raporton se transferimi i Costas do t’i kushtojë Atletico Madridit 55 milionë euro, transmeton Koha.net. Costa momentalisht është në Brazil dhe ende nuk është rikthyer në Chelsea, pasi është lënë jashtë skuadrës nga trajneri i tij, Antonio Conte. Marrëveshja e arritur raportohet se është 45 milionë euro plus 10 të tjerë bonuse. Atletico s’ka të drejtë të transferojë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Serbët me më së paku të drejta në Shqipëri e Kroaci” Posted: 19 Aug 2017 02:20 PM PDT Njohës i pozitës së serbëve jashtë Serbisë, siç e prezanton agjencia serbe e lajmeve tanjug Aleksandar Çotriqin është shumë i shqetësuar me pozitën e serbëve në Shqipëri e Kroaci. “Në Shqipëri e në Kroaci pozita e pakicës kombëtare serbe është skajshmërisht e keqe”, ka thënë ai, transmeton Koha .net. Ai ka shtuar se jashtë Serbisë, në tetë vende të rajonit, jetojnë rreth dy milionë serbë. “Hyrja në Bashkimin Europian është...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Putin pret Netanjahun, diskutohet Lindja e Mesme Posted: 19 Aug 2017 01:59 PM PDT Kryeministri izraelit dhe Presidenti rus do të takohen javën e ardhshme në vilat presidenciale të Sochit në Rusi. Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin do të diskutojnë së bashku në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht krizën siriane, ku Moska është angazhuar fort. Lajmi është konfirmuar nga zyra e shtypit e kryeministrit izraelit. Një tjetër çështje që pritet të jetë temë diskutimi mes Putinit dhe Netanjahut është edhe ajo e programit bërthamor të Iranit. Izraeli...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Holanda kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë Posted: 19 Aug 2017 01:42 PM PDT Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë hartuar një raport ku kërkojnë rikthimin e detyrimit të vizave për shtetasit shqiptarë në hapësirën Schengen. ABC News ka siguruar dokumentin, i cili flet se është pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare ai që çon në një kërkesë të tillë. Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problematikave në rritje te...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafa: Kalimi i parakualifikimeve dëshmon potencialin e basketbollit tonë Posted: 19 Aug 2017 01:41 PM PDT Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në basketboll për plasmanin në kualifikimet për Botërorin “Kina 2019”. Ai thotë se kalimi i fazës parakualifikuese dëshmon potencialin e madh të Kosovës në basketboll, transmeton Koha.net. Ndërsa shton se pas xhudos tani edhe basketbolli po e ngrit emrin e Kosovës në majat e sportit botëror. “Fitore fantastike e basketbollistëve të Kosovës përballë Estonisë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Hysaj përjashtohet në fitoren e Napolit Posted: 19 Aug 2017 01:34 PM PDT Sezoni i ri në Serie A ka nisur mbarë për Napolin, por jo edhe për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren prej 1 me 3 të ekipit të tij në udhëtim te Verona, transmeton Koha.net. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 82. Epërsinë e parë Napolit ia dha një autogol i shënuar nga Souprayen. Në minutën e 32, pas shtatë minutave epërsinë e dyfishoi Milik, pas një asistimi nga Insigne. Ghoulam shënoi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Atletico barazon me Gironan, përjashtohet Griezmann Posted: 19 Aug 2017 01:24 PM PDT Atletico Madridi ka arkëtuar me vështirësi një pikë nga ndeshja në udhëtim te Girona. Në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga skuadra e Diego Simeones barazoi me rezultat 2-2, transmeton Koha.net. Vendasit krijuan epërsi prej dy golash përmes Stuanit, që realizoi dy herë në minutat 22 dhe 25. Atletico arriti t’i barazojë shifrat në fund të pjesës së dytë. Së pari shënoi Corres në minutën e 78, kurse goli nga Gimenez në minutën e 85 i dha një pikë ekipit nga kryeqyteti...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vdes shkrimtari polak Janosh Glovacki Posted: 19 Aug 2017 01:25 PM PDT Shkrimtari i njohur amerikano-polak dhe skenaristi Janosh Glovacki ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur sot nga bashkëshortja e tij, aktorja Oleana Leonenko Glovacki. Ajo nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes. Glovacki ishte shumë i popullarizuar në qarqet artistike dhe intelektuale në Poloni dhe Nju Jork. Ai ishte i njohur për dramat "Antigona në Nju Jork" dhe "Motra e katërt" në të cilat merrej me tema klasike në shoqërinë moderne. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Erdogan ministrit të jashtëm gjerman: Kush jeni ju të flisni me mua? Posted: 19 Aug 2017 01:22 PM PDT Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i ka thënë sot Sigmar Gabrielit, ministër gjerman i Punëve të Jashtme, se duhet të dijë ku është kufiri pasi ministri gjerman e kritikoi ashpër për përzierje të liderit turk në zgjedhjet paraprake gjermane, transmeton Koha.net. “Ai nuk di për kufij! Kush jeni ju të bisedoni me kryetarin e Turqisë? Duhet të dini për kufirin”, ka thënë Erdogan, transmeton AFP. “Ai po përpiqet të na japë leksion...qe sa kohë jeni në politikë? Sa vjet i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Nokia do të sjellë telefon me ekran më të madh Posted: 19 Aug 2017 01:06 PM PDT Një kohë kishte paqartësi rreth asaj se telefoni i ri premium i kompanisë Nokia do të quhet Nokia 8 ose Nokia 9. Tash përfundimisht e dimë se cili opsion ka qenë i saktë, pasi që Nokia 8 është zyrtarizuar këtyre ditëve. Gjatë publikimit të telefonit Nokia 8, përfaqësuesi i kompanisë HMD Global ka bërë të ditur se një telefon me ekran më të madh se sa Nokia 8, është aktualisht në zhvillim për të përmbushur kërkesat e të gjithë përdoruesve, transmeton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova shkruan historinë, arrin në kualifikimet e Botërorit Posted: 19 Aug 2017 01:05 PM PDT Kosova ka shënuar fitore historike sonte ndaj Estonisë në Pallatin e Rinisë për ta siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” në basketboll. Kosova këtë përballje e fitoi me rezultat 75-69, raporton Koha.net. Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë djelmoshat e Brad Greenbergut dhanë një performancë të jashtëzakonshme ndaj Estonisë së fortë, që tashmë ka siguruar plasmanin. Një nga më meritorët për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Serbia prodhon birrën e vet” në Kosovë Posted: 19 Aug 2017 12:44 PM PDT Në “Beerfestin” e Beogradit është prezantuar birra e manastirit nga Kosova, transmeton Koha.net. Promovimin e kësaj birre, siç njofton “novosti”, e kanë bërë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq dhe vlladika i Rashkë – Prizrenit Teodosije. Në stendën e “manastirit” mbretëronte interesim i madh për birrën, me të cilën, sipas këtij mediumi serb është rigjallëruar tradita mesjetare e birrarisë së manastireve në Kosovë. Birra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
ABT Sportsline përforcon Audi SQ5 Posted: 19 Aug 2017 12:35 PM PDT Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani ofron paketën e re për përforcimin e modelit të Audisë, SQ5. Motori benzinë 3.0-litër i Audi SQ5 tani është përforcuar nga 354 në 425 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky përforcim pronarit të SQ5 do t’i kushtojë 3.590 euro, plus 265 euro për certifikatën TÜV dhe montimin, transmeton Koha.net. Gjithashtu, ABT Sportsline në ofertën e saj ka edhe paketën për përforcimin e Audi Q5 me motor benzinë 2.0-litër TFSI dhe dizel 2.0-litër...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Dua Lipa në ballinën e Spotify Posted: 19 Aug 2017 12:25 PM PDT Spotify ka zgjedhur këngëtaren shqiptare në ballinën e ditës së sotme të top hiteve. “Today's Top Hits”, sjell 50 këngët më të mira në botën e muzikës, transmeton Koha.net. “50 më të mirët në botën e muzikës. Gjithmonë i freskët, gjithmonë i ri. Ballina: Dua Lipa”, shkruhet në ballinën e Spotify. Kurse Dua Lipa ka falënderuar Spotify që e ka zgjedhur atë që të jetë në ballinë. “Faleminderit Spotify që më vendose në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjallesa në tokë që iu ngjason jashtëtokësorëve Posted: 19 Aug 2017 12:20 PM PDT Mund të keni frikë, mund të mahniteni, por assesi nuk mund të kundërshtoni inteligjencën e tyre. Oktopodët mund të spërkatin me ujë dritën e akuariumit, e cila i nervozon, derisa të mos krijojnë lidhje të shkurtër dhe ta shuajnë. Mund të dallojnë edhe njerëzit, madje edhe ata që veshin uniforma të njëjta. Jeffrey Smith, profesor i filozofisë në Universitetin në Sidnej dhe City në New York, thotë se këto lloj gjallesash janë më të afërtat me jashtëtokësorët prej...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Suedia refuzon azilin për 106 vjeçaren nga Afganistani Posted: 19 Aug 2017 12:11 PM PDT Autoritetet suedeze ia kanë refuzuar kërkesën për azil “migrantes më të vjetër në botë” dhe e kanë njoftuar se duhet të kthehet në vendlindje, në Afganistan. Bibihal Uzbeki (106 vjeçare) në Suedi kishte arritur përmes Iranit, Turqisë, Greqisë e në rrugëtimin e saj të gjatë e të vështirë e kaloi edhe nëpër Kroaci, shkruan portali “Jutarnji list” i Zagrebit. Gjatë udhëtimi djali dhe nipat e saj e kishin bartu në shpinë kur ajo nuk mund të ecte. Asaj i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova e mbyll me disavantazh pjesën e parë ndaj Estonisë Posted: 19 Aug 2017 12:06 PM PDT Kosova ka zhvilluar lojë të mirë në pjesën e parë ndaj Estonisë, por nuk ka arritur ta mbyllë me epërsi këtë pjesëlojë. 35-38 është rezultati në të mirë të Estonisë, transmeton Koha.net. Çerekun e parë Kosova e ka mbyllë me epërsi 24-22, ndërsa në çerekun e dytë humbi 11-16. po kërkon plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019”, dhe vetëm fitorja ia siguron këtë plasman. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ekrani i Xiaomi Mi Mix 2, pothuajse pa skajet Posted: 19 Aug 2017 12:01 PM PDT Xiaomi është kompani e cila ka filluar trendin e skajeve të holla me smartfonin e saj Mi Mix, i cili ende është smartfoni me skajet më të vogla rreth ekranit. Kjo kompani kineze, së fundmi ka konfirmuar se dizajneri i njohur Philippe Starck, i cili ka dizajnuar Mi Mixin, është duke punuar edhe në Mi Mix 2, transmeton Koha.net. Tani, Starck ka postuar një video në Facebook, duke shfaqur “punën e tij në progres”. Nga video mund të shohim se Mi Mix 2 me të vërtetë skajet më të vegjël në botë. Skajet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Aug 2017 11:49 AM PDT Schalke ka arritur të marrë pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Leipzigut, transmeton Koha.net. Vendasit shënuan fitore prej 2 me 0 në xhiron e parë të këtij edicioni në Bundesligë. Golat e fitores për Schalken i shënuan Bentaleb e Konoplyanka. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kjo pije ul nivelin e kolesterolit në gjak Posted: 19 Aug 2017 11:49 AM PDT Kolesteroli është substancë organike e prodhuar nga mëlçia, e cila transportohet përmes acideve yndyrore në gjak. Kur niveli i acideve yndyrore rritet ndjeshëm, atëherë rritet edhe rreziku i bllokimit të arterieve. Pija e mëposhtme pastron arteriet e bllokuara nga kolesteroli dhe përshpejton qarkullimin e gjakut, si dhe ul nivelin e kolesterolit. Përbërësit e pijes: Një banane, një portokall, gjysmë luge çaji kanellë, gjysmë gote qumësht soje, transmeton kp. Të gjithë përbërësit duhet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
LDK cakton unanimisht kandidatin për kryetar të Rahovecit Posted: 19 Aug 2017 11:31 AM PDT Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA), përmes një postimi në Facebook ka zbuluar emrin e kandidatit të LDK-së për kryetarin e Komunës së Rahovecit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec, unanimisht ka aprovuar Ibrahim Kryeziun për kandidat për kryetar të komunës, ndërsa si bartës i listës për Asamblenë e komunës është dr. Fehmi Cena, transmeton Koha.net. Ky është postimi i plotë i Hotit: “Pas...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Aug 2017 11:29 AM PDT Skuadra e Xherdan Shaqirit ka mposhtur skuadrën e Granit Xhakës e Shkodran Mustafit në përballjen e sotme. Stoke City fitoi minimalisht ndaj Arsenalit, transmeton Koha.net. Ishte Jese ai që çoi topin në rrjetë kur po zhvillohej minuta e 47. Për të asistoi Berahino. Xherdan Shaqiri pësoi një lëndim në këtë përballje, për çka u zëvendësua në minutën e 25 të lojës. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova – Estonia mbledh edhe rivalët politikë në Pallatin e Rinisë Posted: 19 Aug 2017 11:23 AM PDT Ndeshja e fundit parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019” ndërmjet Kosovës dhe Estonisë ka mbledhur edhe disa politikanë në Pallatin e Rinisë. KTV raporton se në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për ta shikuar këtë përballje janë disa nga politikanët kosovarë që janë rivalë skenën politike. Nga radhët e PAN-it prezent janë: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Blerand Stavileci, e Memli Krasniqi, kurse nga LDK-ja prezent është Ismet Beqiri. E prezent është edhe kryetari i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
“Moska kundër Ushtrisë së Kosovës, demarkacioni vetëm ndërmjet Serbisë e Malit të Zi” Posted: 19 Aug 2017 11:21 AM PDT Deputeti i Dumas ruse dhe zyrtari i lartë në partinë qeveritare Rusia Unike, Sergei Zhelznjak thotë se Moska e ka thënë qartë se nuk do të lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Koha.net. Siç njofton portali serb alo, Zheleznjak ka thënë se “ne, pala ruse, aktivisht përkrahim përpjekjet e enteve shtetërore të Serbisë në territorin e Kosovës që kanë për qëllim mbrojtjen e popullatës serbe dhe qëndresën e saj në atë territor”. Ai në vazhdim ka theksuar se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Stadiumi i Vllaznisë në gjendje të mjerueshme, skuadra zhvendoset në Gjilan Posted: 19 Aug 2017 11:18 AM PDT Stadiumi i Vllaznisë së Pozheranit “Ibrahim Kurteshi”, është në gjendje të mjerueshme dhe nuk i plotëson kushtet për t’u luajtur një ndeshje futbolli e rangut elitar. Qysh në hyrje, vërehet gjendja jo e mirë, e brenda, përveç zhveshtores, bankinave, vendimit për media dhe fushës që janë në gjendje shumë të keqe, aty mund të gjesh edhe gjëra interesante, që mund ta kenë vendin çdo kund, por jo në një stadium futbolli. Të gjitha këto fakte së bashku, kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: