Skip to main content

Koha.net: “PDK-ja prezanton emrat e kandidatëve për kryetarë komunash” plus 29 more

Koha.net: “PDK-ja prezanton emrat e kandidatëve për kryetarë komunash” plus 29 more


PDK-ja prezanton emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 03:29 PM PDT

Blerand Stavileci nga PDK-ja, pas dorëzimit të listës në KQZ, ka prezantuar emrat e kandidatëve të kësaj partie për kryetarë komunas. Sipas tij, këta janë kandidatët: Shaqir Totaj – Prizren Valdete Idrizi – Mitrovicë Sabiha Shala – Pejë Hajdar Beqa – Gjakovë Agim Aliu – Ferizaj Lirak Çelaj – Prishtinë Zenun Pajaziti – Gjilan Sokol Bashota – Klinë Idriz Vehapi – Rahovec Ramiz Lladrovci – Drenas Ismet Hajrullahu – Lipjan Blerim Xhemajli –......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet afati për certifikim në KQZ, aplikojnë 91 subjekte politike

Posted: 22 Aug 2017 03:15 PM PDT

Pak minuta pas mesnate ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe ata për asambletë komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën për media njoftoi se për certifikim kanë aplikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, shumë iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alternativa me pesë kandidatë për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 03:09 PM PDT

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka dorëzuar listën e partisë së tij për kryetarë komunash në KQZ. Ai ka thënë se Alternativa do të garojë në pesë komuna: Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Prishtinë. Në Prizren do të ketë kandidatë Veton Çipën, në Gjakovë Mimoza Kusari-Lilën, në Pejë Reshat Nurboja, në Mitrovicë Mehmet Mehmeti dhe në Prishtinë Rifat Deri. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Serbia ka vetëm 1 % shans ta zgjidhë problemin e Kosovës”

Posted: 22 Aug 2017 02:58 PM PDT

Duke folur sonte për Kosovën, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia ka shans për ta zgjidhur problemin e saj vetëm 1 % (një për qind), transmeton Koha.net. Por, ka shtuar ai në rts, ia vlen që të luftohet. “Nëse dikush mendon se ky problem duhet të mbetet model qipriot, atëherë ai nuk brengoset për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë kryetari serb. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli vonohet në konferencë, nuk zbulon emrat për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 02:51 PM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur me vonesë prej 40 minutash një konferencë vetëlavdëruese për partinë që ai e udhëheq. Në këto konferencë ai partinë e vet e ka quajtur parti të fitores edhe pse në zgjedhjet e fundit PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare. Veseli ka thënë se për postin e kryetarit të komunave të Kosovës dhe për asambletë komunale do të jenë 500 figura, të cilat ai i quajti, eminente dhe shumë të shquara. Gjatë kësaj konference Veseli duke ua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Nuk do të ketë konflikt Serbi - Maqedoni”

Posted: 22 Aug 2017 02:39 PM PDT

Nuk ka kurrfarë arsyeje për panik e shqetësim, askush nuk dëshiron konflikte dhe konflikte nuk do të ketë, ka thënë kryetari serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar se që nga shtatori Serbia do ta kthejë personelin e vet diplomatik në Shkup, transmeton Koha.net. Serbët dhe maqedonasit janë dy popuj shumë të afërt, të palidhur me disponimin e pushteteve ka thënë për rts Vuçiq duke shfaqur bindjen se këtë do ta kenë para sysh udhëheqja e Serbisë dhe e Maqedonisë. Ai ka kritikuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia pritet të bëhet me sistemin raketor rus S-400

Posted: 22 Aug 2017 02:29 PM PDT

Edhe pse është nënshkruar marrëveshja për dërgesën e sistemit antiraketor rus S-400, ajo ende nuk ka hyrë në fuqi, ka thënë drejtori i Rosoboronexport-it, transmeton Koha.net. Në qershor kryetari rus Vladimir Putin ka thënë se Moska është e gatshme t’i dërgojë Turqisë sistemin antiraketor rus S-400, përcjell al jazzera. "Marrëveshja është nënshkruar, por ajo ende nuk ka hyrë në fuqi. Ende po punohet në të, mbeten problemet teknike”, ka thënë drejtori Aleksej......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Media e Beogradit: Serbin në Vjenë e ka vrarë shqiptari nga Kosova

Posted: 22 Aug 2017 02:26 PM PDT

Policia e Austrisë e ka identifikuar vrasësin e pronarit të kafenesë vjeneze “Space” Perica Gavriloviq dhe për të e ka shpallur fletë arrestin, transmeton Koha.net. Siç përcjell tanjug, bëhet fjalë për shtetasin nga Kosova, i cili është në arrati Shqiptari nga Kosova i cili dyshohet si vrasës, ka jetuar në qarkun 15 të Vjenës. Gavriloviq është vrarë të shtunën në orët e hershme të mëngjesit në qarkun 16 të Vjenës. Ai, siç thotë ky medium serb, i kishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Gjermani kërkohet kontrollim më i fortë i xhamive turke

Posted: 22 Aug 2017 02:00 PM PDT

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe ai i Drejtësisë kërkuan sot një kontroll më të fortë për xhamitë që transmetonin “propagandën” e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, episodi i fundit i një krize gjermano-turke që po përkeqësohet që prej disa muajsh. “Ne duhet të kujdesemi që komunitetet myslimane të Gjermanisë të mos influencohen nga presidenti Erdogan. “Në asnjë rast nuk mund të tolerojmë shoqëritë paralele apo edhe kundër shoqëritë. Ne nuk duhet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Srpska paraqiti kandidatët për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 01:56 PM PDT

Kandidatë e Listës Srpska për kryetarë në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë, në KQZ kanë paraqitur kandidaturat e veta, transmeton Koha.net. Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, i cili është kandidat për Mitrovicën Jugore, i ka thënë rts-së kandidatët në listë janë “njerëz të guximshëm, të përgjegjshëm e të ndershëm “. Pos Rakiqit , kandidat për kryetar janë Sërgjan Popoviq në Graçanicë, Dragan Petkoviq në Partesh, Strahinja......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Antarktik zbulohet një UFO e rrëzuar para qindra vjetësh

Posted: 22 Aug 2017 01:52 PM PDT

​Në kontinentin e Antarktikut është vërejtur një objekt misterioz, ndërkohë që janë dhënë edhe koordinatat e vendit në të cilin ndodhet ai. Shkencëtari i njohur Valentin Degterjov, në bazë të xhirimeve satelitore, pohon se UFO është parë në një mal të kontinentit të akullt. Në bazë të këtyre xhirimeve, ai thotë se bëhet fjalë për një objekt jashtëtokësor në formë romboidi, i cili është rrëzuar para qindra ose mijëra vjetësh,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Greqia e shqetësuar për “Serbinë e hidhëruar me marrëdhëniet Maqedoni – Kosovë”

Posted: 22 Aug 2017 01:51 PM PDT

Diplomatët grekë janë shqetësuar për zhvillimet e fundit në Ballkan pasi Serbia tërhoqi tërë stafin e vet nga ambasada e saj në Shkup, transmeton Koha.net. Gazeta online Kathimerini thekson se Beogradi duket i zemëruar, sepse Shkupi po përmirëson marrëdhëniet me Prishtinën. Kjo gazetë vlerëson se mosmarrëveshja erdhi në momentin kur Maqedonia është duke u përpjekur për të ringjallur kandidaturën e vet për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe në NATO. Gazeta greke kujton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Napoli e Sevilla pjesë të Ligës së Kampionëve

Posted: 22 Aug 2017 01:47 PM PDT

Napoli dhe Sevilla do të jenë pjesëmarrës në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve pasi kanë arritur të fitojnë ndeshjet kualifikuese. Napoli mposhti Nicen me rezultat 2 me 0 [0:4 rezultati i përgjithshëm] ndërsa Sevilla mposhti Basaksehirin e Turqisë me rezultat të përgjithshëm 4 me 3, derisa ndeshja e zhvilluar sonte përfundoi 2 me 2. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasi me Olympiakosin sigurojnë “Championsin”

Posted: 22 Aug 2017 01:43 PM PDT

Trajneri kosovar, Besnik Hasi i ka ndihmuar skuadrës greke Olympiakos që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve pasi ka mposhtur Rijekën me rezultat të përgjithshëm 3 me 1. Grekët ndeshjen e parë ndaj kroatëve e fituan me rezultat 2 me 1 ndërsa sot në takimin e zhvilluar në Kroaci mposhtën vendasit me rezultat 1 me 0. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri: Vuçiq po rren

Posted: 22 Aug 2017 01:41 PM PDT

Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri i ka thënë KTV-së se nuk është i vërtetë pohimi se Vuçiq e ka nxjerrë nga takimi. “Jo vetëm tash, por edhe tradicionalisht, Serbia njihet me politikën e rrenave. Serbia rrenën e ka doktrinë politike që ua kanë dhënë frymëzuesit e nacionalizimit serb. Ne e dimë që rrena është politika e Serbisë”, ka thënë Tahiri. Ajo tha se Kosova do të insistojë që Serbia ta njohë pavarësinë e saj në fund......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Qeveria e re mund ta ndryshojë demarkacionin

Posted: 22 Aug 2017 01:13 PM PDT

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet ta inicojë rishqyrtimin e demarkacionit dhe deri në fund të vitit do të ndodhë miratimi i tij. Komentet deputeti i PAN-it i ka bërë në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’. “Qeveria e re mund të krijojë një komision të ri dhe ta rivlerësojë demarkacionin. Mund t’i shohim edhe njëherë të gjitha dokumentet për të parë nëse gjithçka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush janë të gjithë kandidatët për kryetar të Gjilanit

Posted: 22 Aug 2017 01:05 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Barcelonë planifikoheshin sulme kundër monumenteve

Posted: 22 Aug 2017 01:04 PM PDT

Grupi që dyshohet se qëndron prapa sulmit me furgon në Barcelonë, ka planifikuar të përdorë eksplozivë kundër monumenteve, përfshirë katedralen Sagrda Familia të qytetit, i tha njëri prej të dyshuarve gjykatës në Madrid. Mohamed Houli Chemlal është njëri nga katër të dyshuarit e mbijetuar që dhanë dëshmi të martën. Planet e grupit u shkatërruan pasi një shtëpi e mbushur me pajisje për prodhimin e bombave, në qytetin Alcanar, shpërtheu një ditë para sulmit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lirak Çelaj kandidat i PDK-së për Prishtinën

Posted: 22 Aug 2017 12:57 PM PDT

Kryesia e PDK-së sonte ka marrë vendimin që kandidat i saj për kryetar të Prishtinës, ta nominojë Lirak Çelajn, merr vesh Koha.net. Çelaj është kryetar i degës së PDK-së në kryeqytet dhe asamblist i kësaj partie në Kuvendin Komunal. Partia Demokratike sonte për orën 23:00 do të mbajë një konferencë për media, në të cilën pritet të bëhen publik emrat e kandidatëve për kryetar të të gjitha komunave të vendit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

55 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet komunale

Posted: 22 Aug 2017 12:42 PM PDT

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 18:00 kanë aplikuar për certifikim 55 subjekte politike me kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamblistë. Nga këto, janë vetëm 8 parti politike që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për asamble, apo për kryetar komunash, transmeton Kosovapress. “55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej tyre janë 8 parti politike, 25 nisma......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Klopp: Krejt është OK me Coutinhon

Posted: 22 Aug 2017 12:39 PM PDT

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do ta mirëpriste Philippe Coutinhon krahëhapur në ekip përkundër episodeve për largimin e lojtarit nga Anglia. Që prej fillimit të sezonit braziliani ka munguar në ekipin e Liverpoolit. Ai ishte cak i dy ofertave të dështuara të Barcelonës dhe ka munguar në ndeshjet e para shkaku i një lëndimi në shpinë. Klubi nuk dëshiron shitjen e tij edhe pse lojtari ka bërë kërkesë zyrtare për largim. Para ndeshjes kthyese ndaj Hoffenheimit për kualifikim në Ligën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përballja e vëllezërve Hajdini në Superligë

Posted: 22 Aug 2017 12:19 PM PDT

Trepça ’89 e mposhti Flamurtarin 3:1 në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Superligës. Kjo përballje ishte e veçantë për vëllezërit Hajdini, Bledarin që luan për 89-shin dhe Pleuratin që vesh fanellën e Flamurtarit, të cilët luajtën kundër njëri-tjetrit për herë të parë në një ndeshje të plotë. Në një intervistë për Sportin në KTV, të dy tregojnë për emocionet që kanë pasur. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"Mig" po ndërton dronin luftarak të rëndë 15 tonë

Posted: 22 Aug 2017 12:15 PM PDT

Korporata ruse "Mig" po e ndërton një dron të ri ushtarak që do të jetë i rëndë 15 tonë, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Ilia Tarashenko, transmeton Koha.net. Ai ka thënë, përcjell “blic” i Beogradit, se të gjithë dronët që i prodhon "Mig" janë të rëndë ndërmjet 100 kilogramë e 15 tonë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Edita Tahirin një herë e kam nxjerrë jashtë nga një takim në Bruksel

Posted: 22 Aug 2017 12:10 PM PDT

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë sonte se njëherë e ka nxjerrë jashtë nga një takimin ministren e Kosovës për dialog në detyrë Edita Tahirin, transmeton Koha.net. I pyetur për deklaratën e Edita Tahirit se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka thënë se nuk mund t’i komentojë deklaratat e saj , sepse, siç u shpreh, komentimi humb çdo kuptim. “Një herë në Bruksel asaj i kam thënë të dalë jashtë dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dortmundi nuk zbret çmimin e Dembeles

Posted: 22 Aug 2017 12:08 PM PDT

Borussia Dortmundi e ka bërë të qartë se nuk do të bisedojë me Barcelonën për çmimin e Ousmane Dembeles. Klubi gjerman ka suspenduar 20-vjeçarin pasi ka bojkotuar stërvitjet pasi ishte refuzuar oferta e parë për të. Mediat gjermane kanë raportuar se Barçës i është refuzuar oferta prej 125 milionë eurove, derisa Dortmundi kërkon 145 milionë euro për shërbimet e tij. “Jemi të përgatitur për shitjen e tij dhe ajo që duam është në tavolinë”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kronikë e KTV-së nga ceremonia e varrimit të Bajram Rexhepit

Posted: 22 Aug 2017 11:55 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia eksporton mish e vaj në Turqi, kërkon shtimin e kuotave

Posted: 22 Aug 2017 11:53 AM PDT

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të bashkëpunojë me Turqinë në të gjitha sferat e fushës bujqësore, transmeton Koha.net. Në takimin me ministrin e Ushqimit, Bujqësisë e Blegtorisë të Turqisë Ahmet Eshref Fakibabën, Vuçiq e ka lutur ministrin turk për rritjen e kuotave për eksportim mishit të gjedhit e vajit të lulediellit nga Serbia në Turqi. Ai e ka falënderuar kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, siç njofton b92, për shkak se “ai e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BMW M5 i ri me 600 kuajfuqi

Posted: 22 Aug 2017 11:49 AM PDT

Pas daljes së fotografive të para të BMW M5, prodhuesi gjerman ka zbuluar detajet teknike të modelit të tij më të fuqishëm. Siç është bërë e ditur, M5 për 2018 posedon motor 4.4 litra M TwinPower Turbo V8, i cili prodhon 600 kuaj fuqi. Fuqia e bartjes bëhet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive në të katër rrotat. Vetura ka performanca jashtëzakonisht të mira. Prej 0 deri 100 km në orë BMW M5 i arrin për vetëm 3,4 sekonda, derisa shpejtësinë deri në 200 km në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të gjitha nderimet dhe fjalimet që u bënë për ish-kryeministrin e ndjerë Rexhepi

Posted: 22 Aug 2017 11:46 AM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Maqedonia do të votojë për Kosovën në UNESCO

Posted: 22 Aug 2017 11:42 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se e di që Maqedonia do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sipas tij, tërheqja e diplomatëve nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia t’i thotë Maqedonisë se “e dimë se çfarë po bëjnë”, transmeton kp informatën rts-së. "E dimë çfarë bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more