Skip to main content

Lajmi.net: “Komuna Ferizajt  pagoi 30 mijë euro jashtë llogarisë  kompanisë kontraktuese” plus 8 more

Lajmi.net: “Komuna Ferizajt  pagoi 30 mijë euro jashtë llogarisë  kompanisë kontraktuese” plus 8 more


Komuna Ferizajt  pagoi 30 mijë euro jashtë llogarisë  kompanisë kontraktuese

Posted: 22 Aug 2017 12:07 AM PDT

Shkelje të shumta janë evidentuar në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Ferizajt për vitin që lamë pas.

Në një rast Auditori ka gjetur se fatura në shumën 30.000 euro nuk ishte paguar në llogari të operatorit ekonomik fitues, por në një llogari të një kompanie tjetër.

Sipas zyrtarit të prokurimit, kjo është bërë ngase operatori i njëjtë i ka dy kompani, shkruan tutje “Zëri”.

Por, sipas rregullave financiare, pagesa duhet të ekzekutohet në llogarinë e prezantuar nga kontraktuesi kur kontrata është nënshkruar, shkruan Zëri.

"Pagesat e tilla mund të rezultojnë me manipulim të mundshëm të parasë publike. Mungesa e kontrolleve ka pasur si rezultat mosekzekutimin e pagesës në llogarinë përkatëse të operatorit ekonomik. Kjo mënyrë e pagesës mund të ketë si rrezik potencial që të bëhen pagesa të dyfishta për të njëjtën punë. Kryetari duhet ta shqyrtojë pse pagesa e tillë ka ndodhur dhe të sigurojë se zyrtari certifikues nuk certifikon asnjë pagesë në llogari jopërkatëse, apo që nuk është pjesë e kontratës dhe se raste të tilla nuk përsëriten", thuhet në Raportin e Auditorit.

Koment: Kongresi i SHBA u ndihmon nacionalistëve

Posted: 22 Aug 2017 12:05 AM PDT

Veprim sa dritëshkurtër, aq edhe kundërproduktiv: rusët, që duan të shkojnë në SHBA do t’i marrin vizat në të ardhmen vetëm në Moskë – jo më në konsulatat e përgjithshme në qytetet e tjera ruse. Lufta e sanksioneve e SHBA dhe e Rusisë kalon në një raund të ri, krijon një dinamikë të brendshme, u shket politikanëve gjithnjë më shumë nga duart. Në fund ndodh pikërisht ajo, të cilën donin ta pengonin skifterët në Kongresin amerikan: ata godasin vetëm shoqërinë civile ruse. Edhe më keq: ata u ndihmojnë atyre politikanëve, të cilët donin ta mbanin edhe më tej të izoluar Rusinë.

Mijëra kilometra për të marrë një vizë?

Sepse çfarë do të ndodhë kur një student rus nga Jekaterinburg apo një biznesmen nga Vladivostoku të ketë mundësinë të marrë vetëm në Moskë një vizë të SHBA? Shumë as e përballojnë dot rrugën rrugën e gjatë dhe të shtrenjtë për në kryeqytetin rus. Si rrjedhojë ata do të rrinë në shtëpi. Shkurt: numri i rusëve, që do të krijojnë në të ardhmen një përfytyrim të vetin për Amerikën do të pakësohet në mënyrë drastike.

Ai që do ta ndryshojë Rusinë, që do të ndryshojë mentalitetin e njerëzve atje, ai duhet të flasë me njerëzit, t’i ftojë ata, t’ua tregojë atyre Perëndimin gjoja kaq armiqësor. Ose si thotë një fjalë e urtë ruse: Të shohësh një herë ka më shumë vlerë se të dëgjosh mijëra herë. Rusë të rinj, që e kanë parë Times Square në Nju Jork, botën e biznesit në Londër ose jetën kulturore të Berlinit kthehen të ndryshuar në shtëpi. Ata kanë një vështrim tjetër për Rusinë, si është dhe si mund të ishte. Nxitja e këtij procesi ndryshimesh duhet të jetë në fakt objektivi më sublim i diplomacisë perëndimore. Me vendimin e tij, për ta kufizuar në mënyrë drastike dhënien e vizave të SHBA Uashingtoni arrin pikërisht të kundërtën.

Miodrag Soric

Me cilat masa përgjigjet Moska?

Si do të ecë puna më tej? Në Parlamentin rus po dëgjohen zërat e parë që kërkojnë sanksione të tjera kundër Rusisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov e kundërshton këtë. Në fund, vendimin mund ta marrë vetëm Presidenti Putin. Sido që të jetë ai vendim: marrëdhëniet amerikano-ruse janë në një pikë të re të ulët. Aq më i rëndësishëm bëhet roli i Gjermanisë: natyrisht që Berlini është pa diskutim pjesë e Perëndimit, një aleat besnik i SHBA. Në këtë nuk duhet dhe as do të ndryshojë gjë në të ardhmen. Por politika ndaj Rusisë e Kancelares Merkel është më me nuanca dhe e drejtuar shumë më tepër në ndjekjen e synimeve afatgjata, se sa mund ta marrin me mend përfaqësuesit e vijës së fortë në Uashington. Angela Merkel ka njëkohësisht autoritetin dhe përvojën për të ushtruar ndikim moderues ndaj Uashingtonit. Sepse në plan afatgjatë as në Evropë, as në SHBA nuk mund të ketë njeri interes në këtë Rusi të fiksuar tek vetja. /DW

“Ari është i sigurt,” – Njihuni me depon e thesarit të SHBA-ve (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 11:52 PM PDT

McConnell ishte pjesë e delegacionit të politikanëve të lejuar për të hyrë Brenda ndërtesës së depozimeve, Fort Knox, për herë të parë që nga viti 1974.

Sekretari i thesarit të SHBA-ve, Steven Mnuchin, kishte inicuar visitën, bashkë me republikanin Brett Guthrie dhe qeveritarin Matt Bevin, transmeton lajmi.net

Dhe të jesh i rrethuar me më shumë se 186 bilion dollarë që kishte vlerë ari, ishte jo e mundimshme për politikanët më të fuqishëm të vendit.

Depo mban më shumë se 147 pjesë ari, që përfshin më shumë se 186 bilion dollarë.

E ndërtuar në vitin 1936, hyrja ka qenë e vështirë gjithnjë të bëhet, për shkak të sigurisë së lartë. Depo gjithashtu ka mbajtur deklaratën e pavarësisë dhe kushtetutën e SHBA-ve gjatë luftës së dytë botërore. /Lajmi.net/
Senate Majority Leader Mitch McConnell and other Kentucky politicians went to the United States Bullion Depository at Fort Knox for the first time since 1974Reassurance: Treasury Secretary Steve Mnuchin tweeted out thanks to the US Mint and confirmed that the gold is all safe. He also mentioned that despite this being the first visit by a group of politicians and journalists to Fort Knox since 1974 - he was the first serving Treasury Secretary to visit since 1948Last time: This picture dates from 1974 - the last time civilians were allowed inside - and shows Mrs. Mary Brooks, Director of the Mint surrounded by gold in one of Fort Knox's vaults While primarily known as a vault for gold, the depository also held the Declaration of Independence and the U.S. Constitution during World War II

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi arrin në Kosovë

Posted: 21 Aug 2017 11:52 PM PDT

Në aeroport gjenden familja e ish-kryeministrit, ndërsa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do ta bartin arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për homazhe në Kuvendin e Kosovës.

Rexhepi ka vdekur dje në Turqi, pas një kohë qëndrimi në gjendje kome, shkruan lajmi.net

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se Rexhepi do të varroset me ceremoni shtetërore.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, e gjithë ceremonia do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa,

Agjenda:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit. /Lajmi.net/

 

 

Është martuar, por ja si i provokon vajzat ‘Kemali’ (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 11:51 PM PDT

Edhe pse ka mbledhur afro 10 milionë ndjekës në Instagram, Burak nuk është shumë aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka publikuar një foto në të cilën mori pëlqime dhe komente të panumërta nga ana e ndjekësve.

Tek ne, aktori u bë i njohur me rolin e Kemalit në serialin ‘Dashuri e zezë’, kurse muaj më parë ai është martuar me modelen dhe aktoren Fahryie Evcen. /Lajmi.net/

Elyse Taylor

Posted: 21 Aug 2017 11:48 PM PDT

Aksident i rëndë, një i vdekur e katër të lënduar

Posted: 21 Aug 2017 11:33 PM PDT

Në këtë aksident, në të cilin janë përfshirë dy automjete, sipas Policisë, ka vdekur një person dhe 4 të tjerë janë lënduar.

"Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Sibovc rreth orës 7:00. Në këtë aksident ka mbetur i vdekur shoferi i njërës prej automjeteve të përfshira në aksident dhe katër persona janë lënduar, tre prej të cilëve rëndë", ka thënë për Kallxo.com komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit ku shihen dy automjete pothuajse tërësisht të shkatërruara.

 

14 vjeçarja var veten, pasi nuk i pëlqente pesha e saj (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 11:31 PM PDT

Charlote Baron  ka përshkruar vizatime duke e dëmtuar veten dhe duke bërë shënime se si nuk i pëlqente madhësia e trupit të saj, transmeton lajmi.net

Një shënim në fletore tregonte për një incident ku ajo dëshironte që të kishte vdekur, pasi u pranua në spital pas një periudhe që kishte pirë në Krishtlindje.

Ajo lexoi: "Pothuajse vdiqa, isha aq afër. Doja vetëm të harroja gjithçka. Doja të vdisja. Isha aq afër, përse ata duhej të më shpëtonin, pse, unë nuk dua të jem këtu. Pse ata thjesht nuk më lanë të vdisja?"

Charlote ishte gjetur e varur në garderobë nga vëllai i saj,Tyler, i cili kishte qenë duke kërkuar një ngarkues telefoni. /Lajmi.net/Charlotte Baron penned a series of drawings depicting her self harming and posted entries saying she didn't like the size of her bodyThe hearing in Heywood was told Charlotte, who attended St Cuthberts Roman Catholic High School in Rochdale, appeared to be a happy girl and was close to her grandmother but began self harming when she was 12During one incident Charlotte was admitted to a hospital A&E department after an overdose of paracetamol and was referred to mental healthcare professionals who gave her counselling sessionsDuring one incident she was admitted to a hospital A&E department after an overdose of paracetamol and was referred to mental healthcare professionals who gave her counselling sessions

Milionëshi i parë për “S’nuk” nga Fifi dhe Aurela (Video)

Posted: 21 Aug 2017 11:25 PM PDT

Është kënga “S’nuk” ajo të cilën dyshja e sollën fuqishëm, pas paralajmërimit që kishin bërë kohë më parë, shkruan lajmi.net.

Tashmë kënga po tregon suksesin e vet, duke marrë mbi 1 milion klikime në platformën Youtube.

Për këtë këngë Aurela dhe Fifi kishin përzgjedhur disa bashkëpunëtorë, siç janë: Kledi Bahiti për muzikën, MAXProductional për videon, Fifi për tekstin, e të tjerë. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more