Skip to main content

Lajmi.net: “Mitrovica Veriore shmang procedurat e Prokurimit” plus 8 more

Lajmi.net: “Mitrovica Veriore shmang procedurat e Prokurimit” plus 8 more


Mitrovica Veriore shmang procedurat e Prokurimit

Posted: 23 Aug 2017 12:01 AM PDT

ZKA-ja ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypit të kanalizimit në vlerë 25.240 euro është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme. Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Zyra e Prokurimit e komunës veriore të Mitrovicës ka shmangur procedurat e hapura të prokurimit, duke ndarë kështu tenderët në pjesë më të vogla.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se nga shqyrtimi i nëntë kontratave për mirëmbajtjen e kanalizimeve dhe ndërrimit të gypave të kanalizimit, në vlerë 25.240 euro, është identifikuar se Prokurimi është zhvilluar sipas procedurave me vlera minimale apo me kuotim çmimesh, pa procedurë të hapur për punë të ngjashme.

Sipas Auditorit, në këto rrethana Komuna ka mundur të ketë kontratë-kornizë për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Më tutje në raportin e ZKA-së thuhet se nga shqyrtimi i kontratave të Prokurimit kemi identifikuar aplikim të shpeshtë të procedurave të kuotimit të çmimeve dhe blerjeve minimale nën 1000 € për kontrata të ngjashme, shkruan “Zëri”.

Në veçanti kontrollet menaxheriale nuk kanë funksionuar në mënyrë efektive për ta siguruar përdorimin e procedurave të duhura të prokurimit për rastet në vijim: Blerja e kompjuterëve dhe pajisjeve për kompjuterë në vlerë të përgjithshme prej 55.684 eurosh ishte ndarë në dy (2) kontrata të mesme. Për pajisje mjekësore Komuna kishte kryer gjashtë (6) blerje me vlera minimale në vlerë të përgjithshme prej 5.960 eurosh. Të gjitha këto blerje ishin kryer në dhjetor dhe kuotime çmimesh dhe pesë (5) blerje me vlera minimale nën 1000 euro", thuhet në raport.

Ndodh edhe kjo: Lopa ndërpret ndeshjen e futbollit (VIDEO)

Posted: 23 Aug 2017 12:00 AM PDT


Gjarpri 7 metra gjendet në kopsht, por a mund ta dalloni se ku është? (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 11:54 PM PDT

Mirëpo, nuk është gjithçka ashtu siç duket, shkruan dailymail, transmeton lajmi.net

Diku në këtë oborr është një piton gjigant, por a mund ta dalloni?

Kapësit e gjarpërinjëve u thirrën që të merren me këtë piton gjatë javës dhe ata e vendosën një imazh të kopshtit në facebook me titull që u kërkonte përdoruesve të gjenin vendndodhjen e kafshës.

Me këtë rast, përdoruesit kanë dhënë konkludime të shumta se ku mund të jetë gjarpri piton, mirëpo në fund u tregua se të gjithë kishin gabuar me supozimet e tyre.

Kafsha është një piton jo i helmët i cili rritet deri në shtatë metra dhe kryesisht ushqehet me bretkosa, brejtës dhe zogj.

Më poshtë do ta zbuloni se ku ndodhet realisht ky piton. /Lajmi.net/

Somewhere, lurking in this garden in Queensland, Australia, is a giant python - but can you spot it? The photo was taken by Sunshine Snake Spotters and posted on FacebookAfter a series of incorrect guesses, Sunshine Snake Spotters posted another photo showing the reptile, a coastal carpet python, circled, top right

Kërcënimi i SHBA-së: Maduro kërkon ndihmë nga Rusia dhe Vatikani

Posted: 22 Aug 2017 11:52 PM PDT

Maduro, që disa muaj, përballet me protesta masive të qytetarëve që e fajësojnë për krizën e thellë ekonomike.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të shqyrtojë ndërhyrjen ushtarake kundër, siç ka thënë, qeverisë autoritare të Maduros.

Rusia ka thënë se kërcënimi i Trumpit është "i papranueshëm".

“Venezuela ka mbështetjen e plotë dhe absolute të Rusisë”, tha Maduro, duke shtuar se së shpejti do të vizitojë Putinin, të cilin e quajti “njeri të paqes”.

"Kërkoj edhe ndihmën e Papës kundër kërcënimit ushtarak nga SHBA"-ja, tha Maduro në një konferencë për media në Karakas.

“Kosova ka përparuar shumë në procesin e akreditimit”

Posted: 22 Aug 2017 11:45 PM PDT

Sipas ti tij procesi i Akreditimit ka filluar që tetë vite më parë në Kosovë. "Ky proces ka filluar edhe ën shuam vende të Evropës. Kosova ka bërë përparim në këtë segment", tha ai sot në emisionin e mëngjesit në RTK.

Sipas tij këtë vit janë suspenduar shumë programe të arsimit të lartë të institucioneve të ndryshme.  Ai ka thënë se të gjitha ata kandidatë që do të studiojnë ën arsimin e lartë mund t'i marrin të dhënat në Agjenci.

Ai bëri me dije se kërkohen tre doktorë të shkencave për të marrë akreditimin institucionet e arsimit të lartë. "Ka doktorë të shkencave nga Kosova që janë të punësuar jashtë Kosovës. Askush nuk mund t'i mbajë ka 4 vende të punës. Ka profesor që mbajnë vende të punës në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Është e pamundshme të mbajë 40 orë këtu e 40 orë në vende të jashtme", tha Rexha.

Shpërthim në Shkodër, eksploziv te dera e 58-vjeçarit

Posted: 22 Aug 2017 11:41 PM PDT

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.

"Ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit, – njoftoi Policia, – se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin dykatesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”

Trump nuk heq dorë nga ndërtimi i murit në kufi me Meksikën

Posted: 22 Aug 2017 11:39 PM PDT

Duke folur para mbështetësve në Feniks të Arizonës, Trump tha se demokratët opozitarë janë "pengesë".

Gjatë fjalimit 80-minutësh, Trump i akuzoi edhe mediat, duke thënë se ato u kanë dhënë "platformë" grupeve të ekstremit të djathtë.

Trump tha se mund t'i japë fund Nafta-s, një marrëveshje tregtare kjo me Meksikën dhe Kanadanë.

Duke u ndalur te Koreja e Veriut, Trump tha se shpreson se do të zvogëlohen tensionet rreth programit bërthamor të Phenjanit.

Derisa komentet janë mirëpritur brenda qendrës së konferencës, protestuesit anti-Trump, që janë mbledhur jashtë saj, janë përleshur me policinë.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës pasi protestuesit kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të saj.

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, fëmijët i bëjnë befasinë më të këndshme (Video)

Posted: 22 Aug 2017 11:37 PM PDT

Me rastine 29 vjetorit të lindjes ai ka marrë urimin më të mirë ndonjëherë, shkruan lajmi.net

Tre fëmijët e tij i kanë kënduar këngën e ditëlindjes duke e shoqëruar me tingujt e pianos. Këtë moment emocional këngëtari e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

”Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #djali i ditëlindjes”, ka shkruar Ermal Fejzullahu./Lajmi.net/

Urimi ma i miri i mundshem ju ka babi jetë #birthdayboy

A post shared by Ermal Fejzullahu (@ermal.fejzullahu) on

“26% e amerikanëve nuk besojnë në Zot”

Posted: 22 Aug 2017 11:29 PM PDT

Dy nga firmat më të respektuara në Amerikë, Pew dhe Gallup kanë ardhur në një përfundim të ngjajshëm. Rreth 10% e amerikanëve thonë se nuk besojnë në Zot dhe kjo shifër përgjatë dekadave ngadalë është zvarritur.

Por ndoshta kjo nuk është e gjithë historia. Psikologët e Universitetit, Will Gervais dhe Maxine Najle kanë dyshuar për një kohë të gjatë se shumë ateistë nuk shfaqen fare në këto sondazhe, shkruan vox.com, transmeton lajmi.net

Arsyeja qëndron pikërisht se në shoqërinë tonë gjithnjë e më laike, njerëzit turpërohen rreth mosbesimit në Zot.

Pra, kur një i huaj që kryen një sondazh e parashtron këtë pyetje, mund të jetë e pakëndshme për shumë njerëz që të përgjigjen në mënyrë të sinqertë.

Gervais dhe Najle kohët e fundit kanë zhvilluar një analizë të re mbi prevalancën e ateistëve në Amerikë. Dhe kanë përfunduar se numri i njerëzve që nuk besojnë në Zot mund të jetë dyfishi që llogaritet nga këto kompani votimi.

''Ka shumë ateistë 'në dollap', thotë Gervais. ''Dhe…nëse ata do ta dinin se ka shumë njerëz si ata, kjo mund të nxisë më shumë tolerancë.''

Qendra Kërkimore 'Pew' ka zbuluar se vetëm rreth 3% e amerikanëve e pranojnë pa hezitim se janë ateistë. Pew gjeti gjithashtu se 9% thonë se nuk besojnë në Zot apo në një frymë universale (që tregon se nuk mund të besosh në Zot por mund të jetë akoma e pakëndshme për ta quajtur veten ateist- sepse ky term nënkupton një identitet të fortë personal dhe një refuzim të plotë të ritualeve fetare.)

Gallup gjithashtu në kërkimin e bërë në vitin 2016, 10% e të anketuarve e kanë pranuar se nuk besojnë në Zot.

E çuditshme në këtë rreth është se pas shumë studimeve, shumica e njerëzve (madje edhe ateistët) besojnë se ateistët janë më pak të moralshëm.

Pavarësisht se në testimet që kanë bërë, shifra e amerikanëve që nuk besojnë në Zot ka qenë 10%, megjithatë kompanitë vlerësojnë se rreth 26% e amerikanëve nuk besojnë në Zot. ''Sipas mostrave tona, rreth 1 në 3 ateistë në vendin tonë nuk ndihet rehat duke zbuluar mungesën e besimit të tij'', shpjegon Neil. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more