Skip to main content

Mesazhi.com: “Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmruese për diçka serioze…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmruese për diçka serioze…” plus 9 more


Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmruese për diçka serioze…

Posted: 20 Aug 2017 02:20 PM PDT

Marramendja mund të jetë një shenjë paralajmëruese, e një sëmundje tomorale të veshit të brendshëm. Specialistët na këshillojnë ta marrim seriozisht dhe të kontrollojmë marrjen e mendve, pasi shqetësimet sa i përket dhimbjes së kokës ose marrjes së mendve ndryshojnë nga një i sëmurë tek tjetri.

Disa të sëmurë e shprehin shqetësimin e tyre me ankesa si “më sillet rrotull çdo gjë”, disa të tjerë “më sillet toka” e të tjerë “më janë errësuar sytë”.

Megjithëse shenjat më të shpeshta që shoqërojnë sëmundjet e veshëve janë të vjellat dhe përzierjet, disa të sëmurë mund të kenë edhe shenja tjera si zhurmë në vesh dhe lëvizje të çrregullta të syrit.

Marrja e mendve lind nga ndryshimi i vendit të kristaleve të ekuilibrit në veshin e brendshëm dhe nga rritja e presionit të lëngjeve në vesh. Në lidhje me ndryshimin e vendit të kristaleve të ekuilibrit, marrjen e mendve e quajmë pozicionale. Shfaqet në lidhje me pozicione të caktuara.

Gjithashtu marrja e mendve është një shqetësim që mund të shkaktohet edhe nga tumoret e veshit të brendshëm apo infeksionet e veshit të mesëm të cilat mund të përhapen në veshin e brendshëm, si dhe nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes./Mesazhi/

The post Marramendja, mund të jetë shenjë paralajmruese për diçka serioze… appeared first on Mesazhi.com.

Përmbyset autobusi në autostradën Veles-Shkup, disa të lënduar

Posted: 20 Aug 2017 02:16 PM PDT

Së paku 26 persona janë lënduar pasi një autobus i cili qarkullonte në autostradën Veles-Shkup, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

"Një autobus me targa regjistrimi të Maqedonisë i cili qarkullonte në autostradën Veles-Shkup sot rreth orës 18 humbi kontrollin dhe doli nga rruga, me ç'rast janë lënduar pasagjerë të cilët janë shtetas të Maqedonisë.

Nëpër klinikat e Shkupit janë dërguar 18 pasagjerë të lënduar, ndërsa 8 të tjerë janë dërguar në klinikat e Velesit ku u tregohet ndihma mjekësore", konfirmuan për Anadolu Agency nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Nga këtu thonë se autobusi është përmbysur në afërsi të pikës pagesore Sopot, e cila është vetëm disa kilometra larg qytetit të Velesit.

Mestjerash, nga MPB njoftuan se në terren ka dalë prokurori publik, i cili është duke kryer hetim në vendin e ngjarjes./Mesazhi/

The post Përmbyset autobusi në autostradën Veles-Shkup, disa të lënduar appeared first on Mesazhi.com.

Si të pastrojmë frigoriferin?

Posted: 20 Aug 2017 01:40 PM PDT

Shëndeti juaj është i lidhur ngushtë me pastërtinë e frigoriferit. Pavarësisht se çfarë lloj frigoriferi keni blerë, kini kujdes që të mos e vendosni pranë shporetit elektrik, radiatorit ose pranë dritares, ku mund t'i ekspozohet diellit.

Po ashtu rregulluesin e ftohtësisë në frigorifer mos e vendosni në temperaturën më të ulët (numri më i lartë në rregullues), sepse do të shpenzoni pa nevojë energji elektrike, ndërsa edhe ushqimi do të ftohej tepër pa ndonjë arsye.

Ushqimin e përgatitur që e lini në frigorifer, mbulojeni ose vendoseni nëpër kuti. Në këtë mënyrë, ushqimi do të qëndrojë më gjatë i freskët, ndërsa në frigorifer nuk do të përhapen erëra.

Për pastrimin e frigoriferit gjithmonë përdorni detergjente të buta, preparate të posaçme për pastrim ose ujë të vakët në të cilin do të qitni pakëz uthull. Para larjes, frigoriferin duhet ta zbrazni, ta hiqni nga rryma dhe ta lini që të shkrihet deri në fund.

Nëse dëshironi ta shpejtoni shkrirjen, në frigoriferin e zbrazët vendosni një enë me ujë të ngrohtë dhe mbylleni derën. Brendësinë e frigoriferit lajeni vetëm atëherë kur të shkrihet në tërësi.

Frigoriferi duhet pastruar çdo javë ose më së largu çdo dy javë të gjitha sipërfaqet pastroni me ujë me sapun ose me ujë të përzier me uthull (që do të largojë aromat e pakëndshme), ndërsa pas shpëlarjes me ujë të pastër fshijeni me leckë të lagësht.

Nëse muret e frigoriferit tuaj janë të mbuluara me një shtresë të hollë të ujit (sikurse vesa), kjo është shenjë se dera nuk mbyllet mirë. Prandaj duhet t'i kushtoni kujdes kornizës së gomës ose nyjës lëvizëse të derës./Mesazhi/

The post Si të pastrojmë frigoriferin? appeared first on Mesazhi.com.

A më qon kjo pajisje në Haxh? Historia që përloti shumë njerëz (Foto)

Posted: 20 Aug 2017 01:05 PM PDT

Al-Hassan Abdullah, është një fshatar i varfër nga Gana, historia e të cilit rrëmbeu zemrat e përdoruesve musliman të rrjeteve sociale.

Abdullah, një burrë i varfër, pati fatin që në oborrin e tij të bie një dron xhirues turk, dhe sapo ekuipazhi televiziv e panë fshatarin me dron në dorë, ai i pyeti "a mund të më qoj kjo pajisje në Haxh?

Duke qenë se nuk e kishte idenë se cfarë pajisje e kishte në dorë, Abdullah i pyeti "djemtë e dronit" nëse ky ishte ndonjë lloj aeroplani i cili mund ta qonte në Haxh, pyetje nga e cila u emocionuan tej mase edhe ekuipazhi.

Historia e tj shkoi tek Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushogu, i cili ndërhyri dhe ndihmoi në organizimin e një udhëtimi në Haxh për Abdullahun…

Ai mbërriti në Stamboll të premten dhe u mirëprit nga organizata bamirëse turke.

Abdullah i tha Anadolu Agency (AA) se ai ishte i kënaqur që ishte në Stamboll dhe se ishte falënderues ndaj Zotit dhe Turqisë për këtë befasi. /MESAZHI/

The post A më qon kjo pajisje në Haxh? Historia që përloti shumë njerëz (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Labi: Nëse kandidoj për kryetar të Ferizajt, dal veç me AKR-në

Posted: 20 Aug 2017 12:49 PM PDT

Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri – Labi, ka reaguar pas raportimit se ai pritet të jetë kandidat i përbashkët i AKR-së, PDK-së, AAK-së e Nismës në zgjedhjet lokale në Ferizaj.

"Reagim lidhur me këtë lajm!!

A e dini kur thoshin gjyshet tona, na e sjellni evlad ' Kulluesen që ta kullojmë qumshtin( tam'lin)

Edhe kjo është rrenë e kulluar siq është më së miri. Unë nëse dal për kryetarë, dalë vetëm në radhet e AKR-së.

Asnjeherë sështë diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehëje interesi personal, në krahasim siq është interesi Shtetit.

Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore.

Akr-ja e ka dëshmur edhe më herët.

Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilat do qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar.

Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuarë mundësitë për të dalë vendi nga kriza kaq.

Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tani më gjithçka do të ecën përsëmbari.

Me të mira! Labi, FKSH."

The post Labi: Nëse kandidoj për kryetar të Ferizajt, dal veç me AKR-në appeared first on Mesazhi.com.

68 mafioz italian abuzuan me fondet për emigrantët, tani ne pranga

Posted: 20 Aug 2017 12:40 PM PDT

Policia italiane arrestoi rreth 68 persona, pjesa më e madhe e të cilëve mafiozë ose të lidhur me të, me akuzën e abuzimeve me fondet publike për refugjatët. Aktualisht Italia është vendi me fluksin më të madh të refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut, kryesisht nga brigjet e Libisë, çka ka detyruar qeverinë italiane dhe BE të vënë në dispozicion fonde për përballimin e situatës.

Operacioni "Johnny" ka në shënjestër "Ndranghetan" në Kalabri, ku dyshohet se janë shpërdoruar miliona euro në qendrat e emigrantëve.

Prokurori Nicola Gratteri, i cili drejton hetimet, tha se mafia ka fituar miliona prej emigrantëve për vite me radhë.

"Një mënyrë se si ata kanë fituar, përshembull, pretendojnë se në një kamp ishin strehuar dhe ushqeheshin 1000 vetë, ndërkohë që në të vërtetë aty kishte vetëm 500 emigrantë. Dhe në ditët e tjera kur ka pasur ndonjëherë vërtetë edhe më shumë njerëz, ata nuk kanë mundur të ushqehen, sepse s'ka pasur mjaftueshëm ushqim", tha prokurori.

Kur ekipi i gazetarëve viziton qendrën e strehimit të refugjatëve, në kampin e dytë më të madh të emigrantëve në Sant'Anna di Isola Capo Rizzuto, drejtuesit e kampit tregojnë gjendjen përreth, por nuk duan të dalin para kamerave. Dhe të japin intervista.

Aktualisht në kamp ka më shumë se 1100 emigrantë. Në përshtypjen e parë gjithçka duket e pastër dhe e rregullt; ka në dispozicion shërbim mjekësor dhe konsulencë psikologjike, ata duket se janë të përkushtuar ndaj njerëzve në nevojë.

Prokurori Nicola Gratteri, vë në dukje, se "nga regjistrimi i telefonatave ne zbuluam, që 186 000 euro ishin të destinuara për të blerë gazeta për emigrantët, ishin pezulluar".

Mafia nuk menaxhon vetëm qendra të emigrantëve, por edhe toka të mëdha bujqësore. Atje ato i punësojnë emigrantët duke u paguar fare pak. Kjo duket si skllavëri moderne në qendër të Evropës.

Yvan Sagnet nga Kameruni, na tregon, se kur studionte në Torino, donte të fitonte pak para. Si ndihmës për të korrat ai paguhej me 3,50 euro për 300 kilogram të vjela. Pasi punoi pesë ditë ai u indinjua nga kushtet dhe organizoi një grevë. 700 afrikanë e mbështetën atë.

Rreth 1,2 milionë njerëz punojnë në bujqësi në Itali. Sindikatat thonë se më shumë se gjysma po shfrytëzohen – gjithashtu nga mafia. Emigrantët zakonisht nuk e kanë idenë se kush qëndron pas kësaj skeme. Ata thjeshtë duan të fitojnë para për të mbijetuar.

"Këta njerëz kanë nevojë për mbrojtje, ata bien pre e shantazhuesve, ndaj duhet të angazhohen agjentë të rregullt punësimi për emigrantët, madje ka edhe një sistem të rekrutimit, që nuk realizohet vetëm në getot e emigrantëve apo në rrugë, por që i rekruton ata në qendrat e emigrantëve", tha Yvan Sagnet. /tesheshi.com/

The post 68 mafioz italian abuzuan me fondet për emigrantët, tani ne pranga appeared first on Mesazhi.com.

Këshilla të rëndësishme për pastrim të bebes

Posted: 20 Aug 2017 12:20 PM PDT

Koha për pastrim mund të jetë argëtim, kohë e posaçme për ta kaluar me foshnjën tuaj. Por poashtu është kohë për kujdes të jashtëzakonshëm.

Mbani në mend këto këshilla të pastrimit, për ta mbajtur të sigurtë të voglin tuaj gjersa ai të pastrohet në mënyrë komplete.

– Rregulla e parë dhe më e rëndësishmja është: Kurrë mos e lini foshnjën tuaj pa mbikëqyrje, as edhe për një minutë vetëm. Fëmijët mund të mbyten edhe në më pak se 3 cm. ujë.

Mblidhni të gjitha pajisjet e nevojshme (peshqirët, sapunet etj,) para kohe. Dhe nëse dera bjen apo telefoni cingëron, dhe nëse e ndjeni se duhet të përgjigjeni, atëherë mbështjelleni foshnjën tuaj me peshqir dhe merreni me vehte.

– Përkujdesuni që banjoja të jetë e ngrohur në mënyrë të këndshme, (rreth 23 gradë celzius). Foshnjet mund të ftohen shumë shpejtë.

– Mos e futni foshnjën në vaskë gjersa uji është ende duke rrjedhur (temperatura e ujit mund të ndryshojë, apo uji të bëhet tepër i thellë).

– Bejeni vaskën tuaj familjare të sigurt: Vaskat për larje janë jashtëzakonisht të rrëshqitshme, prandaj pajiseni vaskën tuaj me ulëse të gomës për ulje sa më të sigurtë. Poashtu mbulimi i rubinetave të ujit mund ta mbrojë foshnjën tuaj nga lëndimet e dhëmbshme të kokës. Dhe poashtu përkujdesuni që çfarëdo lloj dyersh rrëshqitëse nga xhami të jenë nga xhami i sigurisë së lartë (i cili nuk thehet lehtë, dhe nuk prenë kollaj – ‘ safety glass’)

– Bejeni vaskën tuaj të ngrohtë me temperaturë të këndëshme (prej 32 deri 37 gradë celzius). Fëmijët që porsa kanë ecur preferojnë ujë ca më të ftohtë se sa jemi mësuar.

– Mbusheni vaskën me 5 deri në 7 cm. ujë për foshnjat deri në 6 muaj, dhe kurrë më shumë se lartësia e belit( në pozitë të ulur) për fëmijët e rritur .

– Mësojeni fëmijën tuaj të rrijë ulur në vaskë (dhe jo në këmbë).

– Sapunët, shamponët, dhe shkumat për banjo mund ta thajnë lëkurën e foshnjës suaj dhe mund të shkaktojnë të skuqura, prandaj përdorini ato mesatarisht dhe me kujdes.

Ato mund poashtu të jenë irritues për kanalin urinor, gjë e cila mund të rrit rrezikun e infektimit të kanalit urinor.

Që të evitoni që foshnja juaj të qëndrojë shumë gjatë në ujë të mbushur me shkumë, i cili mund të jetë dhe irritues, luani me fëmijën tuaj në ujë për ca kohë para se ta mbushni vaskën me shkumë dhe para se të filloni që ta lani.

– Mos lejoni që fëmija juaj ti prek rubinetat e ujit. Edhe në rast se nuk do të mund ti lëviz tani, më vonë do të mundet dhe kjo do të çojë në lëndim serioz.( Do mund të provonit që ta vendosni fëmijën tuaj në vaskë me shpinë të kthyer nga rubinetat).

– Mbani pajisjet elektrike (feni për flokë, hekuri për dredha etj.) sa më larg nga vaska./Mesazhi/

 

The post Këshilla të rëndësishme për pastrim të bebes appeared first on Mesazhi.com.

Si ndahet shirku?

Posted: 20 Aug 2017 11:40 AM PDT

Shirku është:
Idhujtaria në Rububije (zotërim). Ai është besimi i njeriut se Allahu ka ortak në krijimin e krijesave, apo në përkujdesjen ndaj tyre.

Idhujtaria në Uluhije (adhurim). Ky lloj i shirkut ndahet në dy pjesë: Shirk i madh dhe shirk i vogël.

a- Shirku i madh ndodh atëherë kur njeriu ia kushton dikujt tjetër përveç Allahut ndonjë prej llojeve të adhurimit. Si për shembull: t'i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, të shpresojë prej Tij apo t'i frikësohet Atij. Ky lloj shirku të nxjer nga Islami, dhe nëse njeriu vdes pa u penduar prej tij, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

b- Shirku i vogël i referohet atyre shkaqeve që mund të çojnë tek idhujtaria, si për shembull: betimi për dikë tjetër përveç Allahut, syfaqësia, etj..me kusht që të mos kenë arritur gradën e adhurimit (sepse nëse e arrijnë gradën e adhurimit atëherë konsiderohet shirk i madh)./Mesazhi/

The post Si ndahet shirku? appeared first on Mesazhi.com.

Me këto ushqime mund të largoni ankthin…

Posted: 20 Aug 2017 11:00 AM PDT

“Përpos përzgjedhjes së gjësendeve të shëndetshme ushqimore, konsumimit të sasive të mjaftueshme të lëngjeve dhe evitimit të kafeinës, ekzistojnë edhe metoda të tjera për largimin e ankthit me anë të ushqimeve”, thotë ekspertja, dr. Uma Naidoo.

Studimet kanë treguar sesi karbohidratet e komplikuara metabolizohen më ngadalë, duke ndihmuar në mbajtjen stabil të nivelit të sheqerit në gjak, gjë që krijon ndjenjën e qetësisë dhe rehatisë.Evitimi i shujtave çrregullon nivelin e sheqerit në gjak, prandaj mund të paraqitet ankthi.

Duhet rritur konsumimin e ushqimeve që kanë shumë magnez, sikur që janë perimet e gjelbra me fletë, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe drithërat integrale.Në mënyrë që organizmi juaj të ketë mjaft zink, duhet të hani ushqime si: mëlçi, mish të lopës, të kuq të vezës, etj.

Është parë se edhe ushqimet, si: kastravecët turshi, lakrat turshi dhe kefiri, ndikojnë në largimin e ankthit./Mesazhi/

The post Me këto ushqime mund të largoni ankthin… appeared first on Mesazhi.com.

“Lek i ri dhe lek i vjetër”, ja si lindi kjo ide

Posted: 20 Aug 2017 10:47 AM PDT

Seria e kartëmonedhave të emetuara në vitin 1964, i ashtuquajturi "Leku i ri"

Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në lekë me monedhën e re në lekë.

Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re Lekë, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin nga 1964 në 1976.

Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1.

Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe. Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.

The post "Lek i ri dhe lek i vjetër", ja si lindi kjo ide appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more