Skip to main content

Mesazhi.com: “Tri arsye pse duhet të lexoni më shumë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Tri arsye pse duhet të lexoni më shumë” plus 9 more


Tri arsye pse duhet të lexoni më shumë

Posted: 21 Aug 2017 02:20 PM PDT

Leximi mund të jetë hobi më i mirë në tërë universin. Leximi jua heq mendjen nga çmenduritë e përditshme, ju relakson dhe e përmirëson shëndetin e përgjithshëm mendor.

Gjithashtu, një libër asnjëherë nuk mbetet pa bateri, prandaj mund ta shijoni leximin kudo që jeni.

Është fakt i njohur se leximi sjell shumë përfitime, e nuk shërben vetëm si metodë për të humbur kohën e lirë. Leximi është edhe mënyrë efektive për ta ushtruar trurin në mënyrë që t'i zvogëloni mundësitë për të zhvilluar sëmundjet mendore si demenca apo sëmundjet tjera pasi t'i mbushni 60 vjet.

Ja tri arsye se përse është absolutisht esenciale për trurin që të lexoni më shumë:

Leximi e mban trurin të shkathtë

Një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se aktivitetet të cilat janë stimuluese për trurin – si leximi – janë mënyrë efektive për ta përmirësuar shëndetin mendor tek individët e moshës së mesme.

Një studim i fundit i publikuar në 'Neurology Journal' ka zbuluar se një shprehi e fortë e leximit e zvogëlon dukshëm rrezikun për të pasur probleme me memorie.

Këto rezultate sugjerojnë se leximi është mjet i fuqishëm për ta mbajtur trurin të zënë dhe të mprehtë.

Leximi e përmirëson përqendrimin dhe e lehtëson stresin

Stili modern i jetesës është tejet i mbushur me presion për shumicën e jetës. Edhe kur njerëzit largohen nga zyra, ditëve të sotme njerëzit shumicën e kohës e kalojnë të 'ngjitur' në ekranet elektronike, duke lexuar e-maile, statuse e etj.

Për trurin, kjo ka vetëm një kuptim: punë, punë, punë. Nëse mendja e një personi është vazhdimisht e angazhuar në shpërqendrime të tilla, atëherë për trurin bëhet proces i vështirë pushimi. Prandaj, trurit i duhet një mjet i mirë për t'u relaksuar.

Leximi është mjeti i duhur për ta relaksuar trurin, sepse është tejet efektiv në zvogëlimin e stresit. Në fakt, shkenca pohon se leximi mund ta zvogëlojë stresin deri në 68 për qind.

Nuk besoni? Provojeni vet! Filloni ta lexoni një libër për 20 minuta në ditë dhe shumë shpejt do t'i vëreni efektet.

Leximi ju ndihmon të flini më mirë

Shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë nga celularët e mençur para se të flenë. Kjo nuk është ide e mirë, sepse pajisjet elektronike kanë ndikim negativ në kualitetin e gjumit.

Sipas Anne-Marie Chang, shkencëtare e gjumit, ritmi cirkadik pengohet nga pajisjet elektronike, e kjo do të thotë se leximi në tablet apo celular të mençur jua dobëson kualitetin e gjumit dhe bën të ndjeheni më të lodhur në mëngjes, pavarësisht sa orë i keni bërë gjumë./Mesazhi/

The post Tri arsye pse duhet të lexoni më shumë appeared first on Mesazhi.com.

Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit?

Posted: 21 Aug 2017 01:40 PM PDT

Në ditët e sotme 18-20 për qind e popullsisë vuan nga hipertensioni arterial. Shkaqet për këtë janë trashëgimia, stresi, duhani, sëmundjet e veshkave etj. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shkaqet janë të shumta dhe për këtë arsye ndahet në dy grupe të mëdha:

a)hipertension arterial esencial, i cili edhe pas një sërë ekzaminimesh nuk kuptohet se nga vjen. Shpesh ka origjinë trashëgimie ose stresi, pra origjinë të brendshme.

b)Grupi i dytë është hipertensioni arterial sekondar, që tregon se ka një shkak të ndryshëm, që mund të jetë një person që ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione të veshkave dhe quhet hipertension renovaskular.

Shkak tjetër mund të jenë sëmundje të tilla të veshkave, si p.sh ngushtimi i arteries renale, që furnizon veshkën me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, në veshkë krijohen çrregullime të prodhimit të hormoneve dhe për pasojë ngritje të tensionit.

Shkak tjetër janë problemet me gjëndrat e tiroides: Prodhimi i tepërt të hormonit të tiroides, shton rrahjet e zemrës, e për pasojë shkakton rritje të tensionit të enëve të gjakut. Shkaqe të tjera janë diabeti dhe tumori i gjëndrave mbiveshkore.

Grupmoshat më të prekura

Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës, dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t'u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50-55 vjeç për gratë.

Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit. Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut.

Trashëgimia

Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. "Fajtorët" për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.

Stresi

Po ashtu stresi ndikon në hipertension. Në gjendjen stresit krijohet një ominonte në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

Ndryshimi stinor tek të sëmurët me hipertension

Periudha e dimrit, për shkak të të ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të sëmurët me hipertension duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

Menopauza

Një nga shkaktarët e hipertensionit është menopauza. Kjo periudhë lidhet me çrregullimet në prodhimin e hormoneve, sidomos estrogjenit që ndihmon në mbrojtjen e enëve të gjakut nga arteriosklerozat. Kur këto hormone janë në nivele të ulëta, nis formimi i arterosklerozave e për pasojë shkaktojnë hipertensionin.

Përdorimi i duhanit

Përdorimi i duhanit shton rrezikun për shfaqjen e hipertensionit arterial. Nikotina që përmban duhani çon në ngushtim të enëve të gjakut dhe sjell rritjen e presionit të gjakut.

Në rastet kur pacientët pësojnë kriza hipertensioni, ndihma më e shpejtë që mund t'i jepet pacientit në kushtet e shtëpisë, është futja e këmbëve në një enë me ujë të ngrohtë. Uji i ngrohtë ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, lehtëson qarkullimin e tij dhe largon fluksin e gjakut nga pjesët e rrezikshme të organizmit, si truri dhe zemra.

Simptomat e hershme që shfaq hipertensioni:

– Dhimbje koke.

– Gumëzhitje veshësh

– Dobësi trupore

-Nganjëherë shoqërohet me gjak nga hundët.

– Depresion, ankth.

– Nervozitet

-Zverdhje ose skuqje të lëkurës.

– Ndjesi të fikti.

-Shpesh nuk ka fare simptoma te të sëmurët me hypertension

Ekuilibri midis Potasium-it dhe Sodium-it

Nga kërkimet e shkencëtarit Dahl mësohet se, fajtori kryesor në shkaktimin e hipertensionit është kripa. Mjekët e dinë tashmë ndjeshmërinë e veçantë që kanë disa pacientë me hipertension.

Tek këta pacientë nëse ndërpritet sasia e madhe e kripës që ata marrin në ushqime edhe hipertensioni zhduket. Sasia e këshilluar e kripës është 800 miligram në ditë. Por në shumicën e rasteve me hipertension ulja e konsumit të kripës (sodiumit) nuk mjafton.

Të sëmurët më hipertension duhet të respektojnë raportin e potasiumit me sodiumin për të arritur rezultate pozitive. Raporti duhet të jetë i tillë që sasia potasiumit të jetë tri herë më e lartë se sasia e sodiumit. Raporti i potasiumit me kripën duhet të jetë 3 me 1. Ky raport quhet nga shkencëtarët Faktori K.

Dy llojet e hipertensionit

Ekzistojnë dy tipa të presionit të lartë të gjakut: Sekondar dhe thelbësor (primar). Hipertensioni sekondar rezulton nga prania e sëmundjeve specifike apo të sëmundjeve të ndryshme si: Sëmundja e veshkave, tumori i tyre, ngushtimi i arterieve renale, hipertiroide apo shtatzënia.

Ky lloj hipertensioni përfaqëson një përqindje të vogël të rasteve. Një përqindje të lartë të këtij tipi e përbën hipertensioni i arteries renale, i ngjashëm me hipertensionin primar. Hipertensioni thelbësor (primar) ndodh kur enët e gjakut kontraktohen së tepërmi ose përmbajnë lëngje të tepërta dhe përbën rreth 90-95% të gjithë rasteve. Ky lloj hipertensioni nuk mund të kurohet, por mund të kontrollohet nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës dhe mjekimeve.

Obeziteti shkaktar për hipertensionin

Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalamin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut.

Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t'u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension.

Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut.

Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut.

Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish./Mesazhi/

 

The post Cilët janë faktorët që ndikojnë në shfaqjen e hipertensionit? appeared first on Mesazhi.com.

Qëllohet për vdekje i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë

Posted: 21 Aug 2017 01:19 PM PDT

Policia spanjolle ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin terrorist në Barcelonë, që ndodhi të enjten e kaluar.

Policia katalanase thotë se një mashkull është qëlluar me armë zjarri në zonën Subirats, lagje e cila ndodhet në perëndim të Barcelonës. Younes Abouyaaqoub ishte i dyshuari kryesor për sulmin që la të vdekur 13 njerëz.

Policia e quajti Abouyaaqoub si shoferin e furgonit që vrau 13 njerëz në bulevardin e mbushur me njerëz të Las Ramblas. /MESAZHI/

The post Qëllohet për vdekje i dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë appeared first on Mesazhi.com.

Angela Merkel Muhammed, banorja më e re në Gjermani (Foto)

Posted: 21 Aug 2017 01:09 PM PDT

Një vajzë e sapolindur në Gjermani është emëruar, Angela Merkel Muhammed.

Prindërit nga Siria, kanë thënë, se arsyeja se pse i kanë vënë këtë emër vajzës së tyre, ka qenë si shenjë nderimi për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila me anë të politikave të saj, iu ka mundësuar nisjen e një jete të re në Gjermani, më 2015.

Spitali gjerman, në perëndim të qytetit Muenster, i ka thënë agjencisë së lajmeve dpa, se emri i parë i vajzës është Angela, i mesmi, Merkel dhe mbiemri Muhammed.

Mirëpo dpa, ka raportuar se kjo foshnje nuk është e vetmja që mban këtë emër, pasi edhe një tjetër familje siriane që ka kërkuar azil në Gjermani, e ka emëruar vajzën e saj me po të njëjtin emër.

The post Angela Merkel Muhammed, banorja më e re në Gjermani (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Iniesta afër Interit

Posted: 21 Aug 2017 01:04 PM PDT

Inter është duke monitoruar situatën e Andres Iniestas.

Siç raporton e përditshmja spanjolle 'AS', skuadra italiane Inter, po përcjellë më vëmendjen situatën e mesfushorit spanjoll te Barcelona.

Iniesta ende nuk ka sqaruar përfundimisht të ardhmen e tij te Barcelona, me të cilën ende nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës, derisa një ditë më parë në një intervistë për mediet në Spanjë, tërthorazi la të hapur mundësinë e largimit.

Për Iniestan interesim javë më parë interesim ka shprehur edhe Juventusi

The post Iniesta afër Interit appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptari vret një serb dhe plagos një boshnjak në Austri

Posted: 21 Aug 2017 01:00 PM PDT

Sherri për disa femra ka degjeneruar mes një të riu shqiptar dhe dy shtetasve serbë duke çuar në vrasjen e njërit prej tyre raporton media austriake 'Die Presse'. …

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Vjenë të Austrisë ku raportohet se shqptari ka vrarë një serb dhe ka plagosur tjetrin.

Mësohet se Perica Gavrilovic është qëlluar me thikë në zemër në afërsi të bar 'Space bar lounge' të cilin e kishte në administrim bashkë me dy miq të tij.

Pasi kanë dalë nga kafja për t'u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.

Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ka ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton 'Vecernji List'.

Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij.

'Die Presse' citon zëdhënësin e Policisë austriake Thomas Keiblinger të ketë thënë se i dyshuari për vrasjen në Vjenë ndodhet në arrati, por pa dhënë detaje rreth identitetit të tij. /Mesazhi/

The post Shqiptari vret një serb dhe plagos një boshnjak në Austri appeared first on Mesazhi.com.

Kartoni i kuq i Ramosit, ja çfarë vendimi ka marrë Real Madridi

Posted: 21 Aug 2017 12:32 PM PDT

Real Madrid ka vendosur të apelojë ndaj kartonit të dytë të Sergio Ramos, të marrë në fitoren 0-3 në udhëtim te Deportivo La Coruna.

'Mbretërit' e nisën me fitore sezonin e ri në La Liga, duke mposhtur 0-3 La Corunan në Riazor, por në fund të ndeshjes mbeten pa kapitenin Ramos.

Spanjolli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në ajër në lojtarin e La Corunas.

Real Madrid dhe Ramos besojnë se vendimi i gjyqtarit për kartonin e dytë të verdhë ishte i padrejtë, dhe kanë vendosur ta apelojnë atë, për t'iu lejuar prezenca në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Valencias.

The post Kartoni i kuq i Ramosit, ja çfarë vendimi ka marrë Real Madridi appeared first on Mesazhi.com.

Toptha me hurma 

Posted: 21 Aug 2017 12:20 PM PDT

Nje nga ëmbëlsirat me te shendetshme dhe energjetike! Po ashtu mjaft e lehtë ne pregaditje!

-160 gr hurma (te matura pa berthamen)
-100 gr bajame
-100 gr lejthia
-50 gr arra
-kokos

Pregaditja:

Bajamet, lejthiat arrat i bluani ne mikser per bluarje (mesatare jo shum imet te bluani ose sipas deshires)!

Hurmat nese jan prej te thatave shum i fusni ne uj te nxeht deri sa zbuten pastaj i puroni ne mikser per bluarje.

Shtoni edhe lejthiat,bajamet,arrat e bluara dhe i bluani krejt mirë!
Perzieni me dor dhe i formoni ne toptha pastaj i kaloni ne kokos!I ruani ne frigorifer!/Mesazhi/

The post Toptha me hurma  appeared first on Mesazhi.com.

Serie A me 18 skuadra

Posted: 21 Aug 2017 12:01 PM PDT

Seria A sapo ka filluar, me javën e parë, që pa Juventusin dhe Napolin të konfirmuar në një nivel të lartë, përveç kthimit të dy "kushërinjve", Milan dhe Inter.

Duke folur për mikrofonat e "Radio One", gjithashtu, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka shprehur disa nga preferencat e tij, që në të ardhmen mund ta bëjnë kampionatin edhe më emocionues: "Unë besoj se për Seria A, përveç Seria B dhe Lega Pro, formati i përsosur do të ishte ai me 18 ekipe. Do të ishte diçka e madhe, sidomos për çështjet ekonomike në lidhje me menaxhimin e fondeve. Ndoshta ju do të ndesheni me këtë skemë për tre vjet."

Kjo do të thotë se mbeten ende për t'u kapërcyer disa pengesa: "Unë nuk mendoj se në këtë kohë, dhjetë klubet që janë në pjesën e djathtë të tabelës janë të favorshëm në humbjen e dy vendeve. Ne duhet të gjejmë mekanizma demokratike që mund të ndihmojnë, gradualisht, për të ardhur në këtë situatë."

The post Serie A me 18 skuadra appeared first on Mesazhi.com.

LDK dhe AKR drejt ndarjes

Posted: 21 Aug 2017 11:14 AM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë të kësaj partie, ka thënë para medieve se gjatë kësaj mbledhje nuk është biseduar me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së.

"Nuk i patëm temë diskutimi vendimet e një subjekti politikë. Ne dëshirojmë që koalicioni ynë të vazhdon sepse nëse në këtë mënyrë krijohen dhe prishen koalicionet nuk e di se çfarë stabiliteti do të ketë Kosova në krijimin e institucioneve", ka thënë Veliu.

Veliu është shprehur se është e drejtë e AKR-së që zgjedhë se me kë dëshiron që të qëndrojë. Por ai thotë se AKR-ja nuk mund ta detyrojë LDK-në që të hyjë në koalicion me asnjë subjekt partiak në Kosovë.

"AKR nuk mund të na detyrojnë neve që të hyjmë në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Ne do të shkojmë në Kuvend çdo herë që seanca të thirret në mënyrë të rregullt", ka thënë Veliu.

The post LDK dhe AKR drejt ndarjes appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more