Skip to main content

Ora News: “Makina përplas për vdekje adoleshenten, po ecte me biçikletë” plus 9 more

Ora News: “Makina përplas për vdekje adoleshenten, po ecte me biçikletë” plus 9 more


Makina përplas për vdekje adoleshenten, po ecte me biçikletë

Posted: 21 Aug 2017 11:28 PM PDT

Një aksident i rëndë u shënua para mesnatës së të hënës në qytetin e Shkodrës. Makina përplasi për vdekje një 17 vjeçare e cila po udhëtonte me biçikletë.

Policia mësoi për aksidentin  në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç në orën 23:10 minuta.

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip "Suzuki" me targë AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po levizte me biçikletë”, informon policia

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryhen veprimet  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërmeti në Iskia, ja sa shqiptarë banojnë në ishullin italian

Posted: 21 Aug 2017 11:22 PM PDT

Aktualisht janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali e disa prej tyre janë rezidentë dhe në ishullin e Iskias.

Ky ishull është i përbërë nga 6 komuna me një popullsi mbi 64 mijë banorë.

Në komunën Forio të Iskias deri më vitin 2016 rezultojnë rezidentë 151 emigrantë shqiptarë ndërsa në komunën Casamicciola Terme që është dhe një nga më të dëmtuarat nga tërmeti i një nate më parë janë rezidentë rreth 25 shqiptarë e 1 shtetas kosovar.

Në komunën Barano Iskia rezultojnë rezidentë rreth 35 shtetas shqiptarë.

Në komunën Serrara Fonata të Iskias banon 1 shtetas shqiptar.

Në komunën Lacco Armeno jetojnë rreth 6 shtetas shqiptarë,

Në komunën e Iskias janë rezidentë 98 shtetas shqiptarë.

Totalisht deri më fund të vitit 2016 në 6 komunat e ishullit të Iskias rezultojnë të jenë rezidentë rreth 316 shtetas shqiptarë e 1 shtetas kosovar.

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tërmet në ishullin Iskia: Deri tani dy të vdekur

Posted: 21 Aug 2017 02:10 PM PDT

Dy viktima, një person i humbur, 2 fëmijë ende nën gërmadha e rreth 30 të plagosur është deri më tani bilanci i tërmetit që goditi mbrëmë në orën 20.57 minuti ishulin e Iskias.

Insitutit Italian i Sizmiologjisë ka informuar se tërmeti ishte i shkallës 4.0 ballë në një thellësi 5 km nën tokë. Tërmeti është shoqëruar nga 14 lëkundje të tjera më të lehta. Dëme më të shumta ka pasuar komuna e Casamicciola së Iskias ku janë verifikuar shembje të ndërtesave të ndryshme. Disa persona gjatë natës janë nxjerrë të gjallë nga gërmadhat e ende 2 fëmijë vazhdojnë të jenë nën to por u përgjigjen thirrjeve të skuadrave të shpëtimit që po punojnë për shpëtimin e tyre.

Ishulli i Iskias shtrihet në rajonin e Kampanjës, pjesë e arqipelagut Flegree të Napolit. Me një sipërfaqe mbi 46 km2 ky ishull është i përbërë nga 6 komuna e qyteza disa prej të cilave shtrihen në zonat në brendësi të ishullit.

Pas ishullit të Sicilisë e Sardenjës, Iskia është ishulli i tretë më i populluar i Italisë me rreth 64 mijë banorë.

Ishulli i Iskias njohet si një nga zonat më turistike italiane e i madh është numri i turisitëve që ndodhen aktualisht në këtë territor. Aparati i Emrgjencave italiane ka vënë në dispozicion të turistëve e banorëve tragetë me kapacitet rreth 1000 persona për t’u strehuar.

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skandali seksual shtrëngon kishën rumune, shkarkohet peshkopi gay

Posted: 21 Aug 2017 01:40 PM PDT

Një peshkop ortodoks rumun u shkarkua pas publikimit të një video intime duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë.

Peshkopi, Cornelius Barladeanu, ishte person me ndikim në një kishë ultra-vëzhguese që kundërshtonte fuqimisht të drejtat e popullatës LGBT dhe loboi kundër heqjes së ligjit të vitit 2001 që inkriminonte homoseksualitetin.

Megjithatë, reputacioni i tij ka pushuar pas zbulimit të videos që vërtetonte se është homoseksual.

Në një video të turbullt, e cila është parë mbi 180.000 herë, shihen dy meshkuj duke shkëmbyer puthje dhe duke kryer seks oral.

Përkundër pohimeve se ai është i pafajshëm, peshkopi  u shkarkua dhe kisha tha se kishte marrë një vendim të tillë për paqen dhe Kishën e mirë.

Sinodi i Shenjtë thirri një seancë urgjente për të diskutuar këtë skandal. Barladeanu do të mbetet në kishë si një murg.

Ky është skandali i dytë në Kishë në vetëm pak javë, pasi një tjetër prift u dëbua gjithashtu për skandal seksual.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eklipsi diellor i rrezikon shikimin Trump, ja çfarë i ndodhi

Posted: 21 Aug 2017 01:15 PM PDT

Të shikosh eklipsin diellor pa syze mbrojtëse mund të shkaktojë dëmtime të mëdha në shikim. Por presidenti i Amerikës, Donald Trump ka zgjedhur të rrezikojë.

Ai është fotografuar duke parë diellin direkt pa patur syze, para se gjithcka të ndodhte.

Menjëherë pas kësaj, ai vendosi syzet dhe pa gjithcka nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar me Zonjën e Parë, Melania.

Kjo ishte ndër ditët e vetme që kaloi pa trazira politike, ku njerëzit shijuan të qetë eklipsin e plotë diellor që shfaqet një herë në 99 vite.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Serbia i shpall “luftë diplomatike” Maqedonisë, shkak Kosova

Posted: 21 Aug 2017 01:14 PM PDT

Pas paralajmërimeve se Shkupi zyrtar  do të ndryshojë qëndrimin sa i përket votimit të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka porositur se edhe Serbia  mund të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket çështjes së emrit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë. 

Ndryshimi i qëndrimit  të Qeverisë së Maqedonisë sipas shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç do të ndikojë në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Këto komente i bëri pas vendimit për të tërhequr personelin e Ambasadës në Beograd.

“Në rast se Maqedonia vërtet voton për pranimin e Kosovës në UNESCO, edhe pse është e vetëdijshme se sa kjo e godet Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiç i propozoi që Serbia  lidhur me emrin nën të cilin e ka njohur Maqedoninë, gjithashtu, si dhe ata rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, të ketë parasysh pozicionin e vendeve të Bashkimit Evropian”- deklaroi Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë theksojnë  edhe njëherë se sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t'i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mos-përzierjes në kontestet mes shteteve”- thuhet në komunikatën e qeverisë së RM-së.

Paraprakisht u raportua se personeli diplomatik serb u tërhoq nga Maqedonia për shkak të ofensivës së veprimtarisë së inteligjencës kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup, kështu pohoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, derisa sqaroi se personali diplomatik serb duhet të përgatitet të punojë në mjedisin e ri, në të cilin është përfshirë siç e quajti "faktori i jashtëm".

“Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis të tillë, t'i mbrojmë interesat tona dhe ta rishqyrtojmë aftësinë dhe kapacitetin tonë për punë në kushte të tilla. Pa dyshim se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Maqedoninë sepse jemi fqinj, sepse kemi interes të përbashkët, sepse jemi popuj të afërt. Megjithatë është detyra jonë t'i mbrojmë interesat tona në përputhje me parimet e diplomacisë ndërkombëtar”- tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Sipas Daçiç, një pjesë e personelit do të kthehet javën e ardhshme, ndërsa ambasadori pas të gjitha konsultimeve në Beograd.

Ndërkaq Presidenti, Aleksandar Vuçiç u zotua se do të mbrojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Është detyra jonë që njerëzit tanë të jenë të gatshëm dhe të përgatitur. Do të ketë një ndryshim në personelin tonë, do ta mbrojmë miqësinë tonë me maqedonasit dhe në të njëjtën kohë do të dimë si të sillemi në mjedisin e ri. Ka shumë spekulime dhe mendoj se në dhjetë ditët e ardhshme gjithçka do të jetë shumë e qartë- deklaroi Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Momentalisht, objekti i ambasadës serbe është "amanet" i institucioneve vendase për ruajtjen e rendit.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të ambasadës serbe në Shkup. Këto masa merren pasi Qeveria e Serbisë i thirri diplomatët e saj në konsultime urgjente në Beograd.

Ndryshe, dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitet e 90-ta, por këto marrëdhënie disa herë u zbehën pikërisht për shkak të pozitës së Maqedonisë ndaj Kosovës.

Kështu kur Qeveria e Maqedonisë e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ambasadori i atëhershëm në Beograd, Aleksandar Vasilevski u shpall persona non grata me çka u detyrua ta lëshojë vendin.

Ndërsa ambasadori i atëhershëm Zoran Popoviç qëndroi në Shkup por i dërgoi notë proteste Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë./Alsat.M/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

ShBA, përfundon eklipsi i rrallë diellor

Posted: 21 Aug 2017 01:04 PM PDT

Në SHBA miliona njerëz patën rastin të shikojnë eklipsin e plotë diellor, i pari në gati një shekull që shtrihej nga njëri breg në tjetrin.

Eklipsi i plotë përfundoi në Karolinën e Jugut.

Njerëzit shihnin me habi se si hëna bllokoi plotësisht diellin, duke e kthyer ditën në gati muzg.

Bllokimi i plotë i hënës zgjaste rreth 2 minuta në secilin prej vendeve prej nga mund të shihej eklipsi, në korridorin e ngushtë që shtrihej përgjatë gjithë territorit kontinental amerikan nga Oregoni në Charleston të Karolinës së Jugut.

Në total, eklipsi zgjati rreth 90 minuta në të gjithë vendin.

Qytete dhe parqe të shumta në rrugën e eklipsit ishin mbushur plot me njerëz që e pritën këtë ngjarje të rrallë me duartrokitje dhe brohoritje.

Eklipsi i fundit nga njëri breg në tjetrin në SHBA ndodhi në vitin 1918.

/VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Eksploziv makinës së Presidentit të Kamzës: S’kam borxhe as konflikte

Posted: 21 Aug 2017 12:49 PM PDT

Presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri, ka qenë shënjestër e një atentati me eksploziv.

Mbrëmjen e sotme makina në pronësi të tij e markës “Hummer” ka shpërthyer ndërsa ishte në parkim. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

"Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme. Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj. Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar" informoi policia.

I kontaktuar për Ora News pas ngjarjes, Qarri ka treguar se ishte në një objekt pranë kur ndodhi shpërthimi në mjet.

"Isha në një objekt pranë kur dëgjuam një shpërthim. Pasi dola pash makinën dhe njoftova policinë. Ende nuk dihet nëse është shpërthim apo është shkëndijë elektrike".

Lidhur me shkaqet e ngjarjes, Qarri thotë se nuk ka borxhe dhe as konflikte me njeri.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Presidenti i skuadrës së futbollit të Kamzës, Naim Qarri

Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi në mjet

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Angela Merkel Muhammed, ndër banoret më të reja në Gjermani

Posted: 21 Aug 2017 12:36 PM PDT

Një familje refugjate siriane në Gjermani ka quajtur vajzën e saj të porsalindur, Angela Merkel Muhammed, si shenjë mirënjohje ndaj kancelares gjermane për politikën e saj të azilit në vitin 2015, thanë zyrtarët e spitalit.

“Emri i parë i vajzës është Angela, i dyti është Merkel. Me këtë vendim, prindërit donin të tregonin mirënjohjen e tyre ndaj kancelares”, tha një zëdhënëse e spitalit të Shën Franziskut në qytetin gjerman të Muensterit.

"Angela Merkel Muhammed ka lindur më 16 gusht, është 53 centimetra e gjatë dhe peshon 3,920 gramë", tha ai duke shtuar se vajza ishte fëmija i pestë i prindërve.

Nëna e saj, Azi Faraj dhe babai Khalid Muhammed, mbërritën në Gjermani me katër fëmijët e tyre në kulmin e krizës së refugjatëve në 2015.

Merkel, për shkak të mbajtjes së një fushate zgjedhore në Muenster, humbi mbështetjen e popullit vitin e kaluar lidhur me shqetësimet rreth asaj se si Gjermania mund të thithë një fluks prej mbi një milion emigrantësh.

Por me fillimin e rrjedhës së refugjatëve, popullariteti i Merkelit është rikuperuar.

Sondazhet i nxjerrin konservatorët e saj rreth 15 pikë përqindje përpara rivalëve të tyre më të afërt para zgjedhjeve kombëtare në 24 shtator.

Nuk është hera e parë që një familje e refugjatëve në Gjermani e ka quajtur fëmijën e saj të sapolindur në këtë mënyrë.

Në shkurt 2015, Angela Merkel Ade lindi në një spital në qytetin verior të Hanoverit.

Nëna e saj kishte migruar nga Gana në Gjermani.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Viti i ri akademik, UT shpall afatet e aplikimit për ciklin Bachelor

Posted: 21 Aug 2017 12:17 PM PDT

Universitetit i Tiranës përcakton afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018.

Përmes një njoftimi për mediat, Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës njofton të interesuarit se sipas Udhëzimit Nr.18, datë 16.08.2017 të Ministrit te Arsimit dhe Sportit "Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.15, datë 16.08.2017 për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter professional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e Arsimit të Lartë, në vitin akademik 2017-2018", janë përcaktuar afatet e aplikimit, procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve Bachelor për vitin akademik 2017-2018 sipas kategorive të listuara më poshtë:

-Kandidatët në një program të dytë studimi (afati i aplikimit 7-19 shtator);

– Kandidatët për transferim studimesh (afati i aplikimit 7-19 shtator);

-Kandidatët nga Republika e Kosovës e kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci (afati i aplikimit 21-26 gusht);

– Kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar (afati i aplikimit 21-26 gusht);

-Kandidatët me statusin e jetimit (afati i aplikimit 21-26 gusht);

– Kandidatët e komunitetit Romë dhe Egjiptian (afati i aplikimit 21-26 gusht);

Të gjithë personat e interesuar mbi dokumentacionin dhe afatet e aplikimit duhet t'i referohen udhëzimit të sipërpërmendur.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more