“Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç
- Problemi juaj është era e gojës? Mos a anashkaloni, urgjent tek mjeku! Ja nga se rrezikoheni
- Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por e pabesueshme çfarë u ndodh
- Skandali/ E pabesueshme sjellja e policit maqedonas me skuadrën e Skënderbeut, ja çfarë i bën (Video)
- Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, ankohet në Kushtetuese
- Serbia tërheq urgjentisht diplomatët e saj nga Maqedonia
- “Kur merr topin Messi ndodh dicka magjike”
- Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar
- Çanta e braktisur, alarm për bombë tek ’21 dhjetori’, e moshuara: E harrova unë
- “Big Beni” i Londrës do heshtë për katër vitet e ardhshme
Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç Posted: 21 Aug 2017 07:36 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se është vendosur për tërheqjen e personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup, pasi autoritetet përkatëse kanë paraqitur dëshmi për një veprim ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë. Më tutje, Vuçiç u tha gazetarëve në Bariç afër Beogradit, se për këtë vendim ekzistojnë disa arsye, por "organet përkatëse" e kanë përcaktuar këtë dhe i kanë paraqitur atij dhe qeverisë së Serbisë, dëshmi për veprim të tillë, raporton agjencia Beta. "Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh", tha Vuçiç. Ai nuk ka dashur të paraqes detaje të tjera, por tha se "për shtatë apo dhjetë ditë çdo gjë do të jetë si zakonisht"./REL The post Tërhoqi personelin e ambasadës së Serbisë nga Shkupi, flet Vuçiç appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Problemi juaj është era e gojës? Mos a anashkaloni, urgjent tek mjeku! Ja nga se rrezikoheni Posted: 21 Aug 2017 07:30 AM PDT Një problem i shtuar shumë së fundmi është era e keqe e gojës. Sipas mjekëve, kjo vjen si një shenjë e trupin pasi vuan nga një sëmundje. Studime të fundit kanë treguar se era që del nga goja mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve serioze. Këto janë disa prej shenjave që mund të jenë të dobishme për ju. The post Problemi juaj është era e gojës? Mos a anashkaloni, urgjent tek mjeku! Ja nga se rrezikoheni appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por e pabesueshme çfarë u ndodh Posted: 21 Aug 2017 07:23 AM PDT Dihet që vera është sezoni dasmave dhe shume çifte zgjedhin që para ceremonisë të bëjnë edhe një videoklip, por një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre. Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani. Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash. Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve. Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona. The post Çifti shkon në Durrës për videoklipin e dasmës, por e pabesueshme çfarë u ndodh appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Posted: 21 Aug 2017 07:22 AM PDT Prej ditësh vazhdon të përflitet sjellja aspak e pranueshme e policisë maqedonase ndaj skuadrës shqiptare të Skënderbeut, e cila udhëtonte nga Zagrebi në Shkup, e më pas me autobus për në kufirin shqiptar. Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të përndjekjes së policisë maqedonase, e cila ka shoqëruar autobusin e skuadrës korçare. Në një moment, stafi dhe skuadra kanë vendosur të ndalojnë për ujë, apo për nevoja personale në një karburant, pa pyetur askënd, pasi kishin udhëtuar shumë orë pa lëvizur nga autobusi. Por makina e policisë i është kthyer menjëherë duke tentuar të bllokojë derën, për të mos dalë askush nga autobusi. Një situatë e papranueshme, për të cilën as Ambasada shqiptare në Shkup nuk ka asnjë informacion. Të kontaktuar nga Top Channel, ata thonë se nuk janë sinjalizuar për asnjë situatë të veçantë që solli në këtë përcjellje të pakuptimtë të skuadrës shqiptare nga territori maqedonas./tch The post Skandali/ E pabesueshme sjellja e policit maqedonas me skuadrën e Skënderbeut, ja çfarë i bën (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, ankohet në Kushtetuese Posted: 21 Aug 2017 07:17 AM PDT Dy muaj pasi Gjykata e Lartë e konfrimoi dënimin me burgim të përjetshëm të tij, 49-vjeçari i është drejtuar një tjetër gjykate, me pretendimin se i janë shkelur të drejtat kushtetuese. Mësohet se përmes avokatëve në Shqipëri, Frroku ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese, në të cilën kërkon rigjykim. Duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e Arben Frrokut, e pikërisht ky verdikt është bërë shkak që mbrojtja të hedhë sytë nga Kushtetuesja. The post Arben Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, ankohet në Kushtetuese appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Serbia tërheq urgjentisht diplomatët e saj nga Maqedonia Posted: 21 Aug 2017 07:02 AM PDT Serbia ka tërhequr të gjithë stafin e vet diplomatik nga ambasada serbe në Shkupë informojnë mediat maqedonase dhe serbe. Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë deklaroi herët në mëngjes se kishte marrë një note nga ambasada serbe në Shkup ku informonte se i gjithë stafi është tërhequr për konsultime në Beograd. Gazeta serbe Blic, raporton se arsye e largimit të personelit nga ambasada e Serbisë, është siguria e munguar rreth objektit, por që nuk dihet për specifika të tjera. The post Serbia tërheq urgjentisht diplomatët e saj nga Maqedonia appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
“Kur merr topin Messi ndodh dicka magjike” Posted: 21 Aug 2017 06:54 AM PDT Valverde foli në "beIN" pas ndeshjes së parë të La Liga-s për sezonin e ri futbollistik. Kjo ishte analiza e tij, e bërë së shpejti: "Na ka kushtuar me lodhje kjo fitore, sepse kundërshtari u mbrojt mirë. Tentuam me mënyrën tonë për ta bërë ndeshjen më të hapur. Në përgjithësi kemi qenë mirë dhe jemi shtrënguar. Në gjysmën e dytë të ndeshjes kemi zbritur rrjedhshëm." Në lidhje me "hat-trick"-in e Messit, ai tha: "Ju gjithmonë mendoni se Messi do të shënojë, por sot ai nuk ka shënuar. Mendova se i pari ishte goli i tij, por më mirë do ta kisha rezervuar. Ne e dimë se kur merr topin, ndodh diçka magjike." Për sa u përket transferimeve në merkato (Seri, Coutinho, Dembele) dhe thashethemeve të së dielës për klauzolën e Messit, i kërkoi që sa më shpejt të sqarohen të gjithë: "Derisa merkatoja është e hapur, nuk do të ndalet thashethemet. Kemi pasur mjaft frikë këtë verë. Ne nuk duam më frikë…" Dhe në fund, një kujtesë e bukur për viktimat: "Është një situatë e vështirë për të gjithë, për njerëzit në përgjithësi. Dita pas sulmeve ishte e rrallë. Njerëzit ishin të heshtur dhe pastaj në një farë mase t'i tërhiqesh. Ideja jonë ishte që t'ia dedikojmë popullit ndeshjen dhe të ruajmë një ndjenjë të mirë përmes të luajturit futboll." The post “Kur merr topin Messi ndodh dicka magjike” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar Posted: 21 Aug 2017 05:50 AM PDT Policia e antiterrorizmit italian ka intesifikuar kontrollin në territor me rezultat arrestimin e disa personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është arestuar dhe shqiptari Bledar Ucaj 24 vjec i akuzuar si anëtar i një bande grabitësish që kishte kryer mbi 70 grabitje në provincën e Barit. Shtetasi Bledar Ucaj ka rënë në rrjetin e kontrollit të antiterrorizmit italain pas intesifikimit të bashkëpunimit me Policinë kufitare të Portit të Barit. Shqiptari Bledar Ucaj u identifikua e u arrestua në një traget të linjës që udhëtonte nga Bari drejt Shqipërisë. The post Itali, kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Çanta e braktisur, alarm për bombë tek ’21 dhjetori’, e moshuara: E harrova unë Posted: 21 Aug 2017 05:45 AM PDT Një çante e braktisur në mes të rrugës në zonën e '21 dhjetorit' ka alarmuar policinë e Tiranës. Pas telefonatës së mbërritur në qendrën operative, forcat policore të komisariati nr.2 u nisën drejt vendit të ngjarjes. Në vendngjarje shkuan edhe njësia anti-eksploziv, si dhe RENEA. Pas kontrollit të njësisë anti-eksploziv, rezultoi se në cantë nuk kishte asnje lendë të rrezikshme. Për të parandaluar çdo situatë, policia rrethoi zonën përqark, duke bllokuar edhe kështu qarkullimin e mjeteve. Fakti që çanta ishte lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohej se brenda saj mund të kishte lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ndërmori një sërë masash sigurie. Pas hetimeve u zbulua se çanta i përkiste një gruaje të moshuar, e cila e kishte harruar në rrugë. Ka qenë vet e zonja e çantës që kishte marrë në telefon policinë, pasi kishte dëgjuar për ngjarjen. The post Çanta e braktisur, alarm për bombë tek '21 dhjetori', e moshuara: E harrova unë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
“Big Beni” i Londrës do heshtë për katër vitet e ardhshme Posted: 21 Aug 2017 05:30 AM PDT Big Beni i Parlamentit të Britanisë sot ka tingëlluar për herë të fundit, pasi gjatë riparitmit të paraparë do të jetë i heshtur për pothuajse katër vite. Këmbana e tij e njohur me peshë prej 13.7 tonelatave, do të jetë jashtë funksionit, me përjashtim të rasteve speciale. Shkak për këtë heshtje do të jetë riparimi i Kullës Elizabeth, ku gjendet këmbana. Gjatë punëve të riparimit, kulla pjesërisht do të jetë e rrethuar me skele dhe nuk do të duket e plotë. Ky objekt është ndër vendet që vizitohen dhe fotografohen më së shumti në Londër. Për çdo orë, është dëgjuar tingulli në Big Ben, për më tepër se 150 vjet. Herën e fundit, ai kishte heshtur në vitin 2007. Vendimi për ta heshtur njërën prej orëve më të njohura në botë për kaq gjatë, është kritikuar nga establishmenti britanik, ndërsa parlamenti ka thënë se do ta shqyrtoj përsëri zgjatjen e heshtjes së tij. The post “Big Beni” i Londrës do heshtë për katër vitet e ardhshme appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: