Skip to main content

Tirana Observer: ““Messidor” (1908): Një intervistë me Dervish Himën, udhëheqësin e lëvizjes revolucionare shqiptare” plus 9 more

Tirana Observer: ““Messidor” (1908): Një intervistë me Dervish Himën, udhëheqësin e lëvizjes revolucionare shqiptare” plus 9 more


“Messidor” (1908): Një intervistë me Dervish Himën, udhëheqësin e lëvizjes revolucionare shqiptare

Posted: 22 Aug 2017 10:36 AM PDT

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, "Messidor", ka botuar, të enjten e 30 korrikut 1908, në faqe të parë, intervistën e atdhetarit shqiptar, Dervish Hima (Ibrahim Mehmet Naxhi), të zhvilluar në Bryzh të Belgjikës.

Shqipëria kërkonte asokohe të shkëputej nga Turqia. Lëvizjet revolucionare në Perandorisë Osmane, sipas udhëheqësit shqiptar, u përhapën kryesisht falë shqiptarëve. Qyteti shqiptar i Ohrit u bë shembull i rezistencës.

Çfarë ndodhi në Ohër? Cili ishte plani i strategut shqiptar ? Në vijim do të gjeni intervistën e plotë të patriotit publicist të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu "Dars (Klos), Mat – Albania":

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shqiptarët dhe lëvizja revolucionare

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Bryzh (Bruges), 29 korrik

Udhëheqësi i lëvizjes revolucionare shqiptare dhe drejtori i gazetës "Shqipëria (Skipëtari)", Z. Dervish Hima, që banon në Bryzh, tha se suksesi i tanishëm i lëvizjes revolucionare në Turqi është mundësuar kryesisht nga shqiptarët.

Në fakt, shumica e oficerëve të korpusit të tretë të ushtrisë, që gjenden në garnizonin e Maqedonisë, janë me origjinë shqiptare dhe ata vepruan si arsye e presionit të ushtruar mbi ta nga populli i Shqipërisë. Kështu qyteti i Ohrit, i cili është krejtësisht shqiptar, largoi me të parën autoritetet zyrtare dhe i zëvendësoi ato me një qeveri revolucionare të përkohshme.

Sa për autokracinë shqiptare, të gjithë djemtë e rinj të figurave më të larta në Kostandinopojë janë me revolucionarët. Nuk është krejt e njëjtë me “të vjetrit”, etërit e tyre. Prej tyre, ka – dhe kjo është shumica – të cilët, si Turkan Pasha dhe Reshid Pasha, ndoshta nuk do të jenë kurrë me “të rinjtë”.

Por ka edhe të tjerë. Kështu, Veziri i lartë i sapo-shkarkuar, Ferid Pasha, i cili është shqiptar nga Vlora, nuk u shkarkua fare për shkak të ideve të tij reaksionare, por për arsye se ishte i pari që – edhe pse Sulltani ishte akoma në favor të tij – këshilloi Abdul Hamidin të mos përdorte represion të dhunshëm.

  1. Dervish Hima tha gjithashtu se nesër, të enjten, do të shfaqet një manifest i komiteteve shqiptare në Evropë, ku në të cilin programi i shqiptarëve do të ekspozohet gjerë e gjatë.

Le të shtojmë se udhëheqësi shqiptar mohoi se shqiptarët kishin aspirata italiane."

 

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

Kur Mimoza Ahmeti intervistonte Edi Ramën

Posted: 22 Aug 2017 10:20 AM PDT

Kjo intervistë me Mimoza Ahmetin është realizuar nga Rudina Xhunga në 10 shkurt 1996.

"Kur kafsha brenda meje s'bindet, nuk i jap të hajë, e lidh dhe i lexoj poezitë e Rudian Zekthit."- thotë Ahmeti në këtë bisedë të gjatë që dritare.net e sjell të plotë e të pandryshuar, siç është botuar 21 vjet më parë.

Nga Rudina Xhunga

PAK BIOBIBLIOGRAFI

Lind në Krujë në 25 dhjetor të 63-shit

Kryen shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi

Punon pak vjet mësuese në fshat, për të dalë në moshën 25 vjeçare në profesion të lirë

Prej 1993 është drejtore e Shtëpisë botuese "Marin Barleti"

Bindje politike ultra liberale "Të gjitha partitë mund të udhëheqin në kapitalizëm, nëse ju intereson kapitali.

Ka botuar:

"Bëhu i bukur", poezi 1986

"Sidomos nesër", poezi 1988 (ky libër u bllokua për një vit, për "figuracion të errët" dhe "mungesë adresimi")

"Il mio grido", poezi 1993 botohet në Itali

"Arkitraku", roman 1993

"Delirium", poezi 1994

"Absurdi koordinativ", tregime, së afërmi

Dritare.net: Po bëjmë një intervistë pranë sobës, pasi ju pëlqen e nxehta.

Mimoza Ahmeti: Më pëlqen e nxehta e zjarrit. Djegia shoqërohet nga një çlirim energjie organike dhe një erë shumë e mirë. Prandaj më pëlqen zjarri, soba

Dritare.net: Ju jeni një grua e nxehtë, apo një tip i ftohtë që i pëlqen ta marrin për të nxehtë?

Nxehtësia e trupave duket në raport me trupat e tjerë, kështu që s'varet vetëm nga unë. Them se nxehtësia e ftohtësisë është nxehtësia më e mirë. Ajo është brenda, ndërsa të tjerat janë jashtë.

Dritare.net: Ç'do të thotë "jashtë", po "brenda" sipas teje?

Jashtë është jashtë dhe s'do të thotë se është më keq, por brenda është më mirë. Ka një dendësi më të madhe dhe objekti gjendet brenda.

Dritare.net: Keni nisur të mendoni dhe shpreheni ndryshe, tani që më tepër kohë,  i kushtoni parave dhe çmimit të letrës?

Kjo pyetje është paragjykim. Ma kanë vënë dukje dhe kolegë të mi. Në fakt s'është aspak e vërtetë. Tani që unë kam më tepër para mendoj më intensivisht dhe shkruaj më bukur. Paraja duke krijuar qarkullimin, vendos rregull te sendet, ato janë në vendin dhe kohën e duhur, e aq më e lehtë është për ty të ndodhesh në hapësirë të përshtatshme. Por duhet ta dini, unë nuk e di akoma ç'është paraja dhe pakkush mundet ta dijë në Shqipëri.

Dritare.net: Me gjithë rregullin që i keni krijuar vetes, duket se keni aftësinë të krijoni çrregull në mendjen e kujt ju interviston.

Dhe unë këtë ndjesi kam. Kjo ndodh se intervista nuk është një raport spontan, por i kërkuar dhe çrregulli është fare normal.

Dritare.net: Duhet të ndiheni keq në rolin e intervistueses?

Ky rol më duket humbje, sakrificë. Pyetjet tentojnë të rrahin në zemër të problemit dhe absorbohen me të. Të shërben si reaktor i tjetrit, s'më duket fort komode.

Dritare.net: Keni intervistuar vetëm Naxhi Bakallin dhe Edi Ramën. Nuk janë pak për të arritur në një  konkluzion të tillë?

S'janë shumë, por janë aq sa për të mos bërë më. Mendoj se intervista bën një njeri që është akoma qenie inferiore.

Dritare.net: Tregoni diçka nga periudha kur ndiheshit inferiore?

Nuk mbaj mend. Më ka ngelur vetëm shija.

Dritare.net: Atëherë  krijoni mundësinë të shijojmë ?

Janë të tilla shije që më kanë krijuar idenë e gjynahut.

Dritare.net: E megjithatë në intervistën televizive me Edi Ramën, ju nuk dukeshit e mërzitur, aq më pak ai i vetëkënaqur?!

Unë fola në përgjithësi. Pastaj unë kam aftësinë t'i fsheh ndjesitë e mia, mjafton që të tjerët të ndihen mirë.

Dritare.net: I fshihni ndjesitë tuaja, por duket se kërkoni së pari të ndiheni ju mirë. Ndoshta jeni egoiste.

Të qenit ego është një punë voluminoze, është një shans që mund ta ketë vetëm përfaqësuesi i racës njerëzore. Egoizmi është pamundësia për të qenë një ego. Gjenia përmblidhet në zhvillimin e mundësive të egos duke zgjeruar padashur egon e të tjerëve, ku përmbahesh ti në një fare mënyre. Egoiste? Ndoshta. Në fund të ditës asnjë element në gjendje të natyrshme, madje dhe të panatyrshme nuk gjendet i kulluar. Por një ego jam. Madje kaq është ambicia ime, një ego, në kuptimin e përmbajtjes dhe posedimit.

Dritare.net: Çdo të thotë për ju posedim?

Poseduesit janë ato njerëz që duan të mbajnë ato gjëra që s'ju përkasin, por iu përmbushin etjet, lakmitë e iu krijojnë mburrjet e nevojshme. Por shpesh herë mund të ndodhë që poseduesit të jenë tipa pasionantë dhe me vlera, krijues në potencat e të cilëve shfaqen valenca të ngjarjeve dhe ditëve të ardhme dhe nga ky shkak, shumë njerëz ndërlidhin jetën e tyre me ta, duke u poseduar vullnetarisht. Ka diçka tragjike në të dy rastet, por ndërsa e para është e shëmtuar, e dyta është e bukur. Krishti ishte miti i posedimit kristian. Posedimi dhe individi kanë një ndërlidhje dhe në të njëjtën kohë një kundërvënie të çuditshme, gati agresive. Të jesh artist do të thotë të posedosh. Por të posedosh do të thotë të mos jesh mes të barabartësh. Dhe kjo e vë në dyshim vlerën e posedimit…etj, etj. Dua t'ju them megjithatë, diçka që nuk lidhet me sa përmenda më sipër: Në ndjenjë rëndësia e posedimit nuk është tërësore. Njeriu veçanërisht ndjen kur i përket diçkaje apo dikujt, por nuk e posedon atë….

Dritare.net: A dini të doni?

Të duash është art. Kjo ndjenjë shkurtimisht përmblidhet ne fjalën "mënyrë". Pa e reduktuar në "etikë", e cila është më shumë shkenca e hipokrizisë morale sesa e të ndjerit, dashuria është mënyrë, mënyrë e cila të bën të gjesh burime jete dhe kënaqësie në gjëra të thjeshta elementare.

Dritare.net: Ju keni mundur të lumturoheni kur dashuroheni?

Dashuria ime tani më ka kapërcyer mua. Ajo nuk konsiston më në përmbushjen e nevojave të mia. Ka kohë që mendoj se ne njerëzit njohim vetëm një dashuri; dashurinë ekzistenciale, dashurinë e nevojave tona, të cilat na duken të arsyeshme. Por në rast se analizojmë diçka përtej nevojave, aty ku ne nuk jemi, nuk është as dashuria jonë. Dhe kjo është e dhimbshme.

Arti është shkëputje nga realiteti. Është mashtrim të thuash se arti është pasqyrë besnike. Madje dhe njeriu shihet në pasqyrë jo që të besnikërojë bindjen që ka për vetveten, por thjesht të kryejë një shkëputje me krehër, laps, të kuq buzësh. Pra të shkëputurit nga realiteti është shprehja fillestare e çdo dashurie, veç kjo shkëputje nuk është thjesht fluturim. Që të ndihesh mirë duhet të ndërtosh trevën e shkëputjes (nuk mjafton vetëm të ikësh). Duhet ndërtuar. Konstruksionet dhe volumet janë nga më të ndryshmet. I lumtur është ai që i bën pavetëdijshëm, i kënaqur është ai që i bën dhe i di. Ai që as nuk e di e as nuk e bën është i humbur. Por zakonisht ndodhin të tria njëherësh…

Dritare.net: Ju ndodh herë-herë të ndiheni e humbur dhe për shkak të cilit gabim?

Më parë duhet të hyj në domethënien e gabimit. Gabim është diçka, sipas traditës, që i shkakton keq tjetrit. Por ka gabime që të dëmtojnë vetëm ty. Gabime që më dëmtojnë mua dhe që nuk i shmang, quhen gabime të nevojshme. Unë bëj gabime të nevojshme sepse mbijetoj. Presupozimi i përshtatjes pa të cilën nuk ka vazhdimësi dhe fenomen do të thotë presupozim i gabimit të nevojshëm. Gabim i nevojshëm do të thotë jetë.

Ndërsa gabimi im më i madh është se unë nuk kam ndërmend t'i shmangem gabimit të nevojshëm, aq më pak në mënyrat ekstreme, siç mund të jenë, vetëizolimi, vetëvrasja, apo …etj, që dihet i provokon artistët. Kjo "s'kam ndërmend" nuk do të thotë se jap garanci, por më pëlqen jeta e rëndomtë, normale, kur është fjala për të gjithë. Duket paradoksale, por unë jam njeri i rëndomtë në kuptimin e të jetuarit. Pa kurrfarë ngjarjeje. Përpiqem të dalloj vetëm në analiza, të kem një sistem timin ngacmueshmërie, por gjithmonë pa dashur tu shkaktoj të afërmve disekuilibër. Nuk dua të jem"problem" në kurriz të dikujt.

Dritare.net: A ju duket shpesh se tjetërsoheni pa dashur e ditur?

Tjetërsimi është pothuaj misitik në kuptimin e shpjegueshmërisë. Tjetërsimi paraqitet si përfundim dhe të arrish të kapësh atë që të ka tjetërsuar, do të thotë të kesh arritur në një shkallë të re tjetërsimi. Si princip tjetërsimi ka si qëllim lëvizjen, megjithatë shpesh e përdorin në kuptim negativ, si devijim, dalje nga natyra. Devijimet janë pjesë normale kur shihen nga pikat devijuese. Kështu në fund të fundit dhe devijimi është në natyrë, asgjë për tu çuditur nuk ka brenda tij. Nga jashtë po. Aty mund të çuditesh. Por kjo është spekulative. Kështu ju mund të çuditeni me tjetërsimin e një personi që ju ka dashur dhe tani s'ju do. Por në të vërtetë ajo që ia vlen të merret si çudi, është mënyra sesi ky fakt sjell një ose një mori tjetërsimesh dhe për ju vetë. E kështu ngjarja është tek ju, gjithashtu tjetërismi. Ajo që vlen për tu nënvizuar është se ligji universal i zhvillimit të organizmave socialë, të bazuar mbi nevojën e produktit të konvertueshëm me qeliza pune (detyruese), ky ligj është ligji i tjetërsimit, baza materiale e çdo krimi në shoqërinë civile. Ky është një ligj i pakontrollueshëm, që kontrollon gjithçka. Duket e pabesueshme, por askush nuk mund t'i shpëtojë këtij ligji, as dhe një. Derisa ai të pushojë së qeni nga vetëpërmbyllja.

Dritare.net: Ç'marrëdhënie keni me kafshën brenda vetes?

Ndjej se njeriu brenda vetes sime shkon mirë me kafshën. Madje kjo kafshë është aq e zbutur sa bën ç'i thotë njeriu.

Dritare.net: Dhe ç'bëni kur kafsha s'ju bindet më?

Nuk i jap të hajë, e lidh dhe i lexoj poezitë e Rudian Zekthit.

Dritare.net: Ju ndodh të bini në dashuri me poetët që botoni?

Nuk gjej një fenomen të tillë që të më eksitojë në atë shkallë, sa të dal nga qenia imë, të dominohem nga pasioni, e të pranoj se kam rënë në dashuri. Kam vënë re se unë paraqitem si një trup i ngurtë para të tjerëve. Mund të them vetëm se poezitë e mira të poetëve të rinj më ngazëllejnë, më japin shenja jete, më krijojnë klimë për shpirtin. Jam e kënaqur që kam mundur të botoj poetë si Rudian Zekthi, Ervin Hatibi etj, ose një poet gjigand si Kërlesha. Gjej rastin të falënderoj Fondacionin Soros për mbështetjen e herëpashershme. Botimet janë një fushë prozaike, intensive, e lodhshme pune. Kam pasur një tendencë ambigue, paradoksale në strategjinë e botimit; nga njëra anë botimi i një letërsie të zakonshme, të vetëfinancuar dhe nga ana tjetër mbështetja e botimeve të letërsisë së të talentuarve. Gjithashtu janë ngjarje e veçantë e shtëpisë sime botuese, botimet me "Lirika e Satira" të disidentit të njohur Kasëm Trebeshina, një nga vibracionet më virtuoze të lirikës shqipe, si dhe romanin "Shkrimtari" të kolegut të tij Mehmet Myftiu, vepër unikale në letërsinë shqipe, për nga tabloja dimensionale e kronikës së deprimimeve psiko-intelektuale-politike të jetës së viteve 1960./dritare.net

Ky ka qenë viti më i keq i historisë së njerëzimit

Posted: 22 Aug 2017 09:50 AM PDT

Sipas historianit britanik Peter Frankopan, viti më tragjik ishte 1348, kur shpërtheu murtaja e zezë. Dhe në studimin e tij monumental "Rruga e mëndafshit: Një histori e re e botës" shpjegon arsyen : sëmundja, vetëm në Evropë, vrau në 18 muaj një të tretën e popullsisë, 75-80 milionë banorë në fillim të shekullit 14 dhe rreth 50 milion pas 50 vjetësh.

Anije dhe porte

Murtaja u shfaq në Evropë në Caffa (Krime) në fund të vitit 1347. Atje ajo erdhi nga shkretëtira e Mongolisë dhe Gobi, ku për 20 vjet tashmë kishte shkaktuar shumë viktima. Nga Krimeja përgjatë Rrugës së Orientit, ajo pastaj u përhap në portet kryesore të Mesdheut, përmes anijeve që përshkonin rrugët kryesore tregtare. Së fundi, nga portet u shtri në brendësi dhe deri në vitin 1351, në gjithë Evropën.

Por vite të tmerrshme, njerëzimi ka përjetuar edhe shumë të tjerë. Ja disa prej tyre:

541: Nis murtaja e Justinianit, që në dy vite shkakton afro 25 milionë të vdekur në Evropë dhe Mesdhe.

1492: Zbulimi i Amerikës shkakton kolapsin demografik të indigjenëve, gjë që në shekujt që pasuan shkakton më shumë se 100 milionë të vdekur.

1836: Kulmi i tregtisë së skllevërve të kapur dhe të transferuar në Amerikë, që të punojnë në plantacione.

1919: Lufta e Parë Botërore sapo ka përfunduar (26 milionë të vdekur), shumë vende janë të destabilizuar dhe i druhen një revolucioni si ai bolshevik, ndërkohë që nis gripi spanjoll, i cili në pak vite vret 50 milionë persona.

1943: Në pranverën e vitit 1943, më shumë se një milion hebrenj dëbohen dhe vriten. Dy vjet më vonë, në fund të konfliktit, civilët e vdekur, jo vetëm hebrenj, do të jenë 45 milionë.

Në Republikën Popullore Kineze nis zija e madhe e bukës që në tre vite shkakton 15 milion të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milion të vdekurish. /Bota.al

Matuidi: Champions? E ëndërrojmë, por duhet shumë punë

Posted: 22 Aug 2017 09:40 AM PDT

Mesfushori i ri i Juventus-it, Blaise Matuidi, duke qeshur tha se "më mirë vonë se kurrë" pas përfundimit të lëvizjes së tij nga Paris Saint-Germain. Ndërkombëtari francez ishte i vendosur të bashkohej me bardhezinjtë verën e kaluar, por PSG bllokoi gjithçka në minutën e fundit. Dëshira e madhe e "Zonjës së Vjetër" është triumfi në Champions dhe për t'u realizuar ky objektiv mdhor francezi thotë se duhet shumë punë:

"Të gjithë ëndërrojnë për të fituar Ligën e Kampionëve, por nuk mund ta bëni atë gjatë natës. Është një punë afatgjate dhe ka ekipe shumë të mira". Bardhezinjtë kanë fituar Scudetto-n për gjashtë sezonet e fundit me radhë, dhe kanë fituar Coppa Italia në secilin nga tre vitet e fundit. Megjithatë, ata janë mposhtur në finalen e Ligës së Kampionëve në 2015 dhe 2017, dhe nuk e kanë fituar trofeun që nga viti 1996.

"Kur keni ambicie është e qartë se përpiqeni të fitoni gjithçka", tha Matuidi në prezantimin e tij. "Është e lehtë të thuhet kjo, por duke e vënë në praktikë nuk është e lehtë. Unë jam në një ekip që është ndërtuar për të fituar, dhe kjo do të më ndihmojë që të jap më të mirën time që ekipi të arrijë qëllimet tona. Në futboll shumë gjëra mund të ndodhin, gjëja e rëndësishme është të japim gjithçka në fushë dhe të jemi të lumtur me atë që kemi bërë gjatë sezonit", shtoi francezi.

Matuidi mund të qëndronte në Francë për ta synuar trofeun e Championsit me PSG, por zgjodhi Juven. "Është një burim krenarie për të qenë pjesë e kësaj skuadre, është një kënaqësi dhe mbi të gjitha mirëpritja që mora ishte e bukur. Nuk është rastësi që lojtarë si Michel Platini, Zinedine Zidane, David Trezeguet, treguan më të mirën me fanellën e Juventus-it".

"Fitimi i Champions League është i vështirë, është shumë i vështirë. Tani jam në një klub që e ka fituar këtë trofe në të kaluarën, por dëshiron ta fitojë sërish. Është e qartë se ekziston një oqean në mes të thënës dhe të bërës, por ky është një klub i cili ka arritur dy herë në finale në tre sezonet e fundit, që do të thotë se ata kanë bërë një punë shumë të madhe dhe janë shumë afër", deklaroi 30-vjeçari.

Pse Hitleri ishte i fiksuar pas Mbretit të vdekur të Prusisë?

Posted: 22 Aug 2017 09:30 AM PDT

Një pikturë e varur në murin e zyrës së fundit të Hitlerit: një pikturë në vaj e heroit të tij Frederikut të Madh, i cili sundoi mbretërinë e Prusisë nga 1740-a deri në 1786-ën. Pas vdekjes së Frederikut, trupi i tij u preh në Kishën Garnizon të Potsdamit, ngjitur me babain e tij, Frederik Williamin I.

Por kur Hitleri kuptoi se Aleatët ishin duke u afruar gjithmonë e më pranë, ai u përpoq të mos lejonte armiqtë e tij t'i afroheshin Frederikut dhe babait të tij. Führeri donte që Mbreti i mëparshëm të glorifikohej – një simbol i të kaluarës krenare të vendit. Në Mars 1945, Hitleri e rregulloi që trupat të fshiheshin në një Minierë Kripe në qytetin e Bernterode-s. Por plani nuk funksionoi.

Kur Aleatët arritën në qytet, ushtarët amerikanë bënë një zbulim të çuditshëm në një minierë. Bashkë me një kuti thesari me qindra piktura, libra dhe flamurë ushtarakë, ata gjetën edhe katër arkivolë. Trupat ishin identifikuar si Marshalli Hindenburg, gruaja e tij Gertrude, Frederick William I dhe Frederiku I Madh.

Një vit më vonë trupat ishin futur në Kishën e Shën Elisabetës në Marburg. Megjithatë, kjo ishte vetëm një zgjidhje e përkohshme për Frederikun dhe babain e tij. Në 1952 pasardhësit e mbretërve Prusianë morën leje të lëviznin eshtrat për në Kështjellën Hohenzollern.

Por në 1991-shin, Kancelari Gjerman Helmut Kohl vendosi t'i kthente trupat e tyre në Potsdam. Në Gusht 1991 Frederiku dhe babai i tij u vendosën të prehen përfundimisht në tokën e Pallatit Sanssouci. Frederik William I u fut në Mauzoleumin e Mbretit Frederik, ndërsa djali i tij u varros përkrah qenve të tij – tamam siç kishte dashur përpara vdekjes.

Ndarja sipas besimit fetar, sa deputetë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë ka Parlamenti i ri

Posted: 22 Aug 2017 09:14 AM PDT

Instituti i Studimeve Politike, që drejtohet nga Afrim Krasniqi, ka bërë një studim të mirëfilltë për 140 deputetët e rinj të Parlamentit.

Kështu, ai është fokusuar te ndarja fetare e deputetëve. Të dhënat janë interesante. Shumicën e zënë deputetët myslimanë ndërsa më pas vijnë katolikët dhe ortodoksët. Por ka një ndarje interesante te partitë. PS shihet se ka më shumë ortodoksë dhe LSI, ndërsa PD ka më shumë deputetë katolikë.

STUDIMI

Besimi fetar i deputetëve?

Tani që 140 deputetët janë zgjedhur dhe brenda dy javësh do të mblidhet parlamenti i ri, ia vlen të shohim përtej emrave, në detaje të përfaqësimit. Një prej temave tabu është përkatësia fetare e politikanëve që marrin vendime në emrin tonë. Ka zgjedhje vendore ku përkatësia fetare është kushti kryesor i kandidimit për një politikan, siç ka bashki ku përkatësia në besimin fetar në minorancë automatikisht sjell humbjen elektorale të tij.

Ne kemi disa parti demokristiane dhe disa parti me bazë besimin mysliman, si dhe dy parti me bazë ortodokse, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë asnjëherë më shumë se votat e nevojshme për një mandat parlamentar, kryesisht përmes ndihmës në koalicion politik me njërën nga dy partitë e mëdha, PS e PD.

Partitë fetare nuk kanë sukses, legjislacioni ynë ka qenë kufizues për to, por ndikimet fetare kanë qenë e janë prezent në vendimmarrjen politike. Le të kujtojmë detaje të tilla simbolike, si zgjedhjet lokale të Shkodrës 1996 apo faktin se në Korçën dy-fetare prej më shumë se dy dekadash fitues në bashki janë kandidatë të së njëjtit besim fetar.

Në zgjedhjet parlamentare kemi qarqe dhe shpërndarje mikse të popullsisë. Vetëm dy nga 12 qarqet kanë mbi 95% përkatësi e të njëjtit besim fetar. Megjithatë në zgjedhjet e fundit parlamentare pati disa raste ku debati mbi përkatësinë fetare të kandidatëve prodhoi kritika në media.

Për shembull, në Tiranë, ku nga 34 kandidatët fitues vetëm 1 i përket besimit fetar katolik (PS), apo ku nga 50 kandidatët e PD në këtë qark vetëm numri 49 i përket këtij komuniteti, i cili sipas INSTAT, numëron mbi 5.5% të banorëve të këtij qarku.

Apo në Lezhë ku sipas INSTAT mbi 14% janë myslimanë, në Korçë, ku sipas INSTAT mbi 58% i përket besimit mysliman apo në Shkodër ku shumicë sipas INSAT janë katolikët me 3%.

Të dhënat mbi deputetët realizuar nga Instituti i Studimeve Politike përmes projektit  www.deputetim.al tregojnë se raporti fetar në parlamentin e ri është dukshëm i devijuar nga të dhënat zyrtare të INSTAT (2011). Konkretisht në parlament do të kemi 100 deputetë të besimit mysliman ose 72% të parlamentit, 23 deputetë të besimit ortodoks ose 16% të parlamentit dhe 17% të besimit katolik ose 11% të parlamentit.

Referuar qarqeve, pothuajse asnjë qark nuk ka ndarje të përputhshme me shifrat e INSTAT, megjithatë bien në dy të dhëna interesante, – si p.sh, në Durrës me një kryebashkiak ortodoks ky komunitet zë vendin e tretë në përfaqësim, me vetëm 7%. Lezha dhe Dibra kanë 100% deputetë të së njëjtit besim fetar, në Shkodër raportet e INSTAT janë të përmbysura, kurse në disa qarqe të tjera raportet janë të përafërta.

Interesante janë edhe të dhënat e grupeve parlamentare dhe të partive politike fituese. PS ka më shumë deputetë myslimanë e ortodoks sesa mesatarja kombëtare, madje ka përqindje më të lartë të ortodoksëve sesa PD. PD (duke llogaritur brenda saj edhe Ndoka i PDK, Dule i PBDNJ, Mediu i PR dhe Shehi i LZHK) ka deficit në përfaqësimin e ortodoksëve dhe ka përqindjen më të lartë të përfaqësimit të katolikëve, kryesisht falë votave që merr në Shkodër e Lezhë.

Partia e tretë politike, LSI, ka përfaqësim të balancuar edhe bazuar në faktin se në llogari janë vetëm 19 deputetët e saj, nga të cilët 12-5-2 i korrespondojnë secilit besim fetar. Në PDIU me tre deputetë nuk ka lajm, – vetëm një komunitet fetar është i përfaqësuar.

Çfarë tregojnë të dhënat? Janë bazë për analiza brenda partive dhe jashtë tyre, për lidhje të analizës me grupet mbështetëse partiake dhe sistemin horizontal të përfaqësimit në partitë politike. Janë edhe një shenjë për ti dhënë përgjigje pyetjes tabu, – a është përkatësia fetare një kriter jo ligjor por efektiv për karrierë në partitë politike?

Partitë thonë jo, ligji thotë jo, por të dhënat statistikore thonë se po. Shikoni partitë e mëdha parlamentare dhe ish parlamentare, – tre kryetarët në PS, pesë kryetarët në PD, ashtu edhe kryetarët në partitë e tjera, përfshirë PDIU, PDK, PBDNJ, PAA, etj, në fakt i përkasin të të njëjtit besim fetar. Rastësi? Në politikë, siç Churchill thotë, nuk ka asnjëherë rastësi.

Skandali në drejtësi/ “Fshihen” 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Posted: 22 Aug 2017 08:51 AM PDT

Prag skandali në Gjykatën e Tiranës. Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës 300 dosje, ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs dhe duhet të dorëzoheshin në gjykatën e Lartë.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të 'News 24' dhe 'BalkanWeb', të cilat thanë se skandali doli në dritë disa javë më pare, kur sipas një kërkese të bërë prej saj, kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës.

E kontaktuar nga 'News 24' dhe 'BalkanWeb', Hajro tha se do të depozitojë kallëzim penal në prokurori për çështjen në fjalë. Në urdhrin e shkarkimit të kryesekretares, sqarohet e gjitha situata, e cila mund të konsiderohet si një skandal i paprecedentë në drejtësi. "Rezulton se nga ana e kryesekretares nuk është vepruar asnjëherë lidhur me komunikimin e kësaj çështje zyrtarisht pranë titullarëve, që ka rekurse të prapambetura, të pavëna në veprim dhe se personat e ngarkuar nuk e kanë kryer detyrën apo kanë kundërshtuar urdhrat e kryesekretares për t'i dhënë drejtim punës.

Kryesekretarja nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka kryer si duhet detyrën e saj në mirëorganizimin e punës dhe funksionimin e kryesekretarisë nën drejtimin e saj, duke lejuar shkeljen e dispozitave ligjore urdhëruese, duke mohuar të drejtën e shumë subjekteve fizike e juridike për të patur akses në drejtësi, duke qenë në dijeni të plotë të problematikës nuk ka ndërmarrë minimalisht asnjë hap për të zgjidhur situatën e krijuar", thuhet në urdhrin e shkarkimit të punonjëses së administratës.

Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces.

Gjithashtu kryegjykatësja evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit. Po çfarë ka ndodhur më dosjet gjyqësore? Disa prej tyre i kanë kaluar gjykatës së lartë, të cilës i duhet të vendosë për këtë situatë të paprecedentë. Po ndërsa individëve dhe subjekteve u është mohuar e drejta, të paktën prokuroria duhet të hetojë për të zbardhur shkaqet dhe çuar përpara drejtësisë personat përgjegjës për këtë skandal.

Rama bën gati qeverinë e re: Emrat që ikin dhe vijnë

Posted: 22 Aug 2017 07:37 AM PDT

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.

Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore. Ashtu sikundër nuk është e vështirë të parashikohet rikthimi i Fatmir Xhafajt në Punët e Brendshme, si dhe konfirmimi i Damian Gjiknurit. I pari krijoi në pak kohë një profil të pakontestueshëm, ndërsa i dyti, përveçse vlerësohet si një ndër më të suksesshmit e mandatit të parë dhe më të besuarit e kryeministrit, i dha Ramës dy fitore spektakolare: Dibrën dhe Vlorën.

Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen. Ndërkohë, më e pakta që mund të parashikohet është rikthimi i Lindita Nikollës, që e nxori Partinë Socialiste bindshëm fituese në Qarkun e Lezhës, për herë të parë pas 10 vitesh të dominuara nga Partia Demokratike.

Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.

Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.

Por mes këtyre informacioneve dhe supozimeve, një vendim i Ramës duket se është i pandryshueshëm. Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme!

Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje. Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste "Rama 2"./TCH

Kur kafshët nuk tregohen miqësorë me njerëzit (FOTO)

Posted: 22 Aug 2017 06:57 AM PDT

Turistët gjithmonë e fusin veten në situata të çuditshme me kafshët e egra.

Fotot e mëposhtme i ilustrojnë më së miri momentet kur njerëzit e teprojnë me miqësinë që duan të tregojnë me kafshët e egra, të cilat nga ana e tyre nuk ngurrojnë të nxjerrin në pah anën tyre më pak miqësore.

Kur përrallat ekzistojnë edhe në jetën reale (FOTO)

Posted: 22 Aug 2017 05:08 AM PDT

Bota përreth është një burim i pabesueshëm frymëzimi.

Për ta provuar këtë tek ju, Bright Side, do të ju tregojë 14 karaktere nga filmat tanë të preferuar animues, që në jetën e vërtetë kanë edhe kopjet e tyre.

Është kaq e mahnitshme se sa bukur është bota.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more