“Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse
- Rusi: U arrestua një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT
- Spanjë: Policia e vazhdon kërkimin për të dyshuarin për sulm në Barcelonë
- Assad thotë se Irani dhe Rusia e ndihmuan të mbrohet nga përmbysja
- Kompromis politik për tejkalimin e krizës
- Spanjë: Avokati thotë se shkrimtari Akhanli është liruar me kusht
- Irak: Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i
- Gjermani: Spanja të mos e ekstradoj një shkrimtar në Turqi
- Shkarkimi i Prokurorit Publik, mundësi për reformim të Gjyqësorit
- Irak: Nga ndeshja e anijeve, së paku katër marinarë të vdekur
- Australi: U shpall plani për parandalimin e sulmeve terroriste me makina
- Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin
- SHBA: Protesta kundër gjuhës së urrejtjes
- Kosova një hap para drejt Kupës së Botës në basketboll “Kina 2019”
- Pacientët, pak njohuri për të drejtat e tyre
- Fotografitë e javës
Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse Posted: 20 Aug 2017 09:21 AM PDT Zyrtarët në Ukrainë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia, për të shtëna zjarrvënëse në vendbanimin Zaiceve, në pjesën e kontrolluar nga qeveria në rajonin Donbas. Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë sot se sulmi kishte ndodhur mbrëmë vonë. Nga të shtënat e këtilla është shkaktuar zjarr, nga i cili janë shkatërruar disa shtëpi dhe prona të tjera. Megjithatë, nuk është raportuar për plagosje eventuale të njerëzve. Forcat e Ukrainës nuk janë përgjigjur me zjarr, për shkak të armëpushimit, i cili është në fuqi, kanë thënë zyrtarët. Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 10 mijë njerëz, përfshirë 2,700 civilë, janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, prej fillimit të vitit 2014. Më se 24 mijë persona të tjerë janë plagosur, ndërsa më tepër se një milion njerëz janë zhvendosur. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rusi: U arrestua një i dyshuar për sulmin kundër aktivistëve LGBT Posted: 20 Aug 2017 09:01 AM PDT Policia në Shën Petersburg të Rusisë, që është qyteti i dytë më i madh në këtë vend pas kryeqytetit Moskë, thotë se e ka arrestuar një të dyshuar për sulm kundër aktivistëve LGBT dhe gazetarëve, pasi një ligjvënës lokal u ka bërë presion autoriteteve që të zhvillojnë hetime për këtë incident. Dega për Shën Petersburg e Ministrisë së brendshme të Rusisë ka njoftuar sot se një i dyshuar 19 vjeçar, është arrestuar lidhur me sulmin më 12 të këtij muaji. Ky i dyshuar është arrestuar para dy ditësh. Gjatë sulmi ishin lënduar afro 15 aktivistë LGBT dhe gazetarë. Sipas gazetarëve dhe ligjvënësve, policët qëndronin afër kur ndodhi incidenti, por nuk kanë provuar t'i ndalnin sulmuesit. Disa gazetarë i kanë filluar hetimet e tyre dhe kanë publikuar fotografi nga ky incident në rrjetin Facebook. Ligjvënësit kanë kërkuar edhe hetime se për çfarë arsye oficerët e policisë nuk kanë intervenuar gjatë sulmit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Spanjë: Policia e vazhdon kërkimin për të dyshuarin për sulm në Barcelonë Posted: 20 Aug 2017 08:33 AM PDT Policia në Spanjë e ka vazhduar kërkimin për shtetasin maroken, i cili është i dyshuar se e ka kryer sulmin e dyfisht terrorist në Barcelonë dhe në një pushimore bregdetare, para dy ditësh. Policia tha sot se janë gjetur afro 120 bombola të llamarinës me gaz në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se janë planifikuar të dy sulmet. "Ne besojmë se për muaj të tërë ata kanë përgatitur aksione terroriste nga Alkanari", ka shkruar në rrjetin Twitteer policia e Katalonisë. Pesë prej anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste ishin vrarë pas këmbimit të të shtënave me policinë në pushimoren Kambrilis, pasi një femër ishte vrarë dhe gjashtë persona të tjerë ishin plagosur, nga goditja me veturë. Katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Konsiderohet se dy terroristë të dyshuar janë vrarë gjatë një eksplodimi në një shtëpi në Alkanar, më 16 gusht, ndërsa shoferi, i cili i ka vrarë 13 vetë dhe i ka plagosur dhjetëra të tjerë me makinën e tij në Barcelonë, ende mbetet në arrati. Policia tha se nuk përjashtohet mundësia ky i dyshuar me emrin, Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar nga Maroku, ka ikur duke e kaluar kufirin në Francë. Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në Spanjë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Assad thotë se Irani dhe Rusia e ndihmuan të mbrohet nga përmbysja Posted: 20 Aug 2017 07:51 AM PDT Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se ushtria e tij i ka penguar përpjekjet e perëndimit për ta përmbysur qeverinë e tij, duke iu falënderuar ndihmës nga aleatët, përfshirë Rusinë, Iranin dhe lëvizjen Hezbollah në Liban. "Ndihma e tyre direkte - politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht – i ka bërë të mundshme avancimet e mëdha në fushëbetejë dhe i ka reduktuar humbjet dhe barrën e luftës", tha Assad gjatë një fjalimi të sotëm televiziv. Megjithatë, ai theksoi se "beteja vazhdon" dhe se është shumë herët të flitet për fitore në luftën civile tashmë gjashtëvjeçare e gjysmë. Presidenti Assad tha se nuk do të ketë ripërtritje diplomatike ose forma të tjera të bashkëpunimit, me vendet që i mbështesin "terroristët" në Siri. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e vendeve evropiane i kanë mbyllur ambasadat e tyre në Damask, pas goditjes së qeverisë Assad kundër protestuesve në vitin 2011. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kompromis politik për tejkalimin e krizës Posted: 20 Aug 2017 06:32 AM PDT Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Spanjë: Avokati thotë se shkrimtari Akhanli është liruar me kusht Posted: 20 Aug 2017 06:10 AM PDT Avokati Ilyas Uyar, që e përfaqëson shkrimtarin, Dogan Akhanli, thotë se një gjykatë në Spanjë e ka liruar atë me kusht, një ditë pasi ishte arrestuar me kërkesë të Turqisë. Avokati Uyar ka shkruar sot në rrjetin Facebook se pas dëgjimit në gjykatë, Akhanli "është liruar me kusht që të qëndroj në Madrid" dhe se Ankaraja do të duhet që formalisht ta kërkoj ekstradimin e tij. Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984. Berlini reagoi me të shpejtë ndaj arrestimit të djeshëm të Akhanlit nga policia e Spanjës, duke kërkuar nga Madridi që këtë shkrimtar të mos e ekstradoj në Ankara, pasi ai kishte shkruar në mënyrë kritike për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Irak: Betejë për rimarrjen e Tal Afarit nga IS-i Posted: 20 Aug 2017 05:17 AM PDT Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, thotë se forcat e vendit të tij e kanë filluar ofensivën për rimarrjen e qytetit, Tal Afar, që është njëri nga vendbanimet e fundit nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS). This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Gjermani: Spanja të mos e ekstradoj një shkrimtar në Turqi Posted: 20 Aug 2017 03:49 AM PDT Gjermania i ka bërë thirrje Spanjës që të mos e ekstradoj shkrimtarin gjerman, Dogan Akhanli, në Turqi, pasi ai ishte arrestuar sipas kërkesës së Ankarasë. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, mbrëmë ka kërkuar nga kolegu spanjoll, që shkrimtarit Akhanli t'i mundësohet ndihmë konsullare "sa më shpejtë që të jetë e mundur", pas arrestimit të tij. Akhanli është i lindur në Turqi, por ka imigruar në Gjermani në vitin 1991, pasi në Turqi i kishte vuajtur disa vite në burg, pas grushtshtetit ushtarak në vitin 1984. Dega gjermane e asociacionit të shkrimtarëve PEN ka kumtuar se beson se fletarresti turk është politikisht i motivuar për shkak të shkrimeve të autorit, Dogan Akhanli, për vrasjet masive të armenëve në Turqi, në vitin 1915. Akhanli ka shkruar, po ashtu, në mënyrë kritike edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Turqi. PEN-i tha se akuzat kundër Akhanlit janë të ndërlidhura me aktivitetet e kryera derisa ai ishte jashtë Turqisë. Dogan Akhanli është shtetas gjerman dhe nuk ka shtetësi të Turqisë, ka raportuar agjencia DPA. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shkarkimi i Prokurorit Publik, mundësi për reformim të Gjyqësorit Posted: 20 Aug 2017 03:13 AM PDT Njohësit e çështjeve juridike thonë se shkarkimi i Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, krijon kushte reale për zbardhjen e të tjera proceseve gjyqësore, për të cilat u shfaqën dyshime në opinion. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Irak: Nga ndeshja e anijeve, së paku katër marinarë të vdekur Posted: 20 Aug 2017 02:03 AM PDT Një anije është fundosur pasi është ndeshur me një tjetër, në ujërat territoriale të Irakut, me ç'rast kanë humbur jetën së paku katër marinarë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian. Sipas raportit të mbrëmshëm, kur ndodhi aksidenti në bregdetin jugor të Irakut, në anijen që ofron mbështetje për zhytje, Al-Misbar, ishin 21 marinarë. Së paku 10 marinarë janë shpëtuar dhe deri mbrëmë vonë kishte vazhduar kërkimi për të tjerët. Anija Al-Misbar është pronë e shtetit. Anija tjetër e përfshirë në ndeshje ishte identifikuar si anije transportuese e regjistruar jashtë Irakut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Australi: U shpall plani për parandalimin e sulmeve terroriste me makina Posted: 20 Aug 2017 01:42 AM PDT Në Australi është shpallur plani i ri për parandalimin e sulmeve terroriste, e veçanërisht ato të kryera me makina kundër masës së njerëzve në vendet publike. Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, këtë plan e ka shpallur sot, tri ditë pasi nga sulmi i dyfisht me makina në Spanjë janë vrarë 14 vetë. "Siç i kemi parë ngjarjeet tragjike nga Parisi, Londra, Berlini dhe Barcelona, terroristët vazhdojnë të sulmojnë në vendet me turmë" të njerëzve, tha Turnbull nëpërmjet një deklarate, duke iu referuar sulmeve të ngjashme të mëhershme në disa qytete të mëdha evropiane. Me këtë plan qeverive lokale dhe bizneseve u jepen udhëzime që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ashpërsisë së sulmeve, përfshirë edhe instalimin e blloqeve të betonit dhe barrierave të tjera, që mund ta ulin shpejtësinë e makinave armiqësore. Kjo strategji fillimisht ishte paraqitur pas një sulmi me makinë në turmën e njerëzve në qytetin Nicë të Francës, në korrik të vitit 2016, me ç'rast ishin vrarë 86 vetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Trump thotë se janë marrë “shumë vendime” për Afganistanin Posted: 20 Aug 2017 01:24 AM PDT Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se janë marrë "shumë vendime" gjatë takimit të tij me këshilltarët për siguri kombëtare, përfshirë vendime për luftën 16 vjeçare në Afganistan. Zoti Trump dje në rrjetin Twitter ka shkruar se "janë marrë shumë vendime, përfshirë Afganistanin". Por, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh janë marrë dhe kur ato do të shpallen. Pas takimit të pardjeshëm në Kemp Dejvid, Shtëpia e Bardhë pat njoftuar se presidenti Trump nuk ka marrë vendim për dërgimin e më tepër trupave në Afganistan. Lexo edhe këtë artikull. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
SHBA: Protesta kundër gjuhës së urrejtjes Posted: 20 Aug 2017 12:56 AM PDT Mijëra protestues kundër racizmit kanë marshuar mbrëmë në qendër të Bostonit, ku aktivistët e krahut të djathtë duket se kishin planifikuar një tubim, një javë pasi një demonstratë në Sharllotsvill në Virgjinia, përfundoi me dhunë vdekjeprurëse. Raportohet se dhjetëra persona të së djathtës, që ishin mbledhur në një park të Bostonit, janë larguar një orë pasi kishte filluar një tubim për Liri të Shprehjes. Në pamjet televizive shihej se si policia i përcillte pjesëmarrësit, ndërsa kundërprotestuesit e zemëruar ishin përleshur me oficerët e armatosur në përpjekje për ta mbajtur rendin, ka raportuar agjencia AP. Organizuesit e tubimit për Liri të Shprehjes thanë se ata nuk do të heqin dorë nga platforma e racizmit ose jotolerancës. Shumë kundërprotestues mbanin fotografinë e aktivistes, Heather Heyer, e cila u vra kur një person me makinë e goditi turmën, që merrte pjesë në një protestë kundër së djathtës ekstreme dhe neonaziste më 12 gusht, në Sharllotsvill të Virgjinias. Policia e Bostonit ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar 27 vetë, shumica prej tyre për shkak të sjelljeve të parregullta dhe disa për sulm dhe lëndime trupore. Tubime janë mbajtur edhe në qytetet e tjera në Shtetet e Bashkuara, përfshirë ato në Dallas, Ostin, Teksas, Atlanta, Kaliforni dhe Nju Orliens. Autoritetet kanë raportuar se në shumicën e lokacioneve aktivistët kundër racizmit ishin në numër shumë më të madh se pjesëmarrësit e marsheve të krahut të djathtë. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka lavdëruar policinë në Boston. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosova një hap para drejt Kupës së Botës në basketboll “Kina 2019” Posted: 20 Aug 2017 12:19 AM PDT Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës "Kina 2019" në mesin e 32 kombëtareve të tjera që janë pjesë e kësaj gare madhështore. Kosova të shtunën, e ka mposhtur Estoninë me rezultat 75:69. Tani përfaqësuesja e Kosovës duhet të presë shortin e së mërkurës së ardhshme që do të mbahet në Munih të Gjermanisë, për të mësuar grupin dhe emrat e kundërshtarëve të ardhshëm. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pacientët, pak njohuri për të drejtat e tyre Posted: 19 Aug 2017 11:41 PM PDT Në Kosovë, ndonëse pacientëve u shkelen të drejtat e tyre, shumë nga ta nuk kanë njohuri se ata mbrohen me ligj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 19 Aug 2017 06:43 PM PDT Më poshtë mund të shikoni fotografitë më karakteristike të javës, përzgjedhura nga Radio Evropa e Lirë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: