Skip to main content

Zëri: “Kandidati i AKR-së në Ferizaj, nuk është Labinot Tahiri” plus 29 more

Zëri: “Kandidati i AKR-së në Ferizaj, nuk është Labinot Tahiri” plus 29 more


Kandidati i AKR-së në Ferizaj, nuk është Labinot Tahiri

Posted: 22 Aug 2017 04:09 PM PDT

AKR, dega në Ferizaj ka nominuar Amir Rexhepin kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit. Edhe pse deputeti Labinot Tahiri ishte përmendur si kandidat për kryetar të Ferizajt, ai nuk i ka hyrë garës. AKR do të garojë me 27 kandidatë për Asamble Komunale. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për Asamblenë Komunale në Gjakovë

Posted: 22 Aug 2017 03:53 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për Asamble Komunale në Komunën e Gjakovës, raporton “Zëri.info”. Kjo është lista e plotë:     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është lista e Kandidatëve të AKR-së për Asamblenë Komunale në Vushtrri

Posted: 22 Aug 2017 03:46 PM PDT

Tashmë edhe subjekti i Alencës Kosova e Re(AKR) iu bashkangjit vagonit të të përzgjedhurëve për të kandiduar me kandidatët që do t’i prijnë listave për asamble komunale. Shumë bashkëpunime, ide, kreativitet të realizuara në vazhdimësi nga të gjithë anëtarërt e subjektit të AKR-së, nxorrën frytet më të mira që do të përfaqësojnë më së miri zërin e qytetarit. Nga takimi i mbajtur sot me strukturat e degës së AKR-së në Vushtrri u prezentua edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbyllet afati për certifikim në KQZ, aplikojnë 91 subjekte politike

Posted: 22 Aug 2017 03:41 PM PDT

Pak minuta pas mesnate ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe ata për asambletë komunale. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencën për media njoftoi se për certifikim kanë aplikuar 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, shumë iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alternativa e Dedës dhe Kusarit garon me pesë kandidatë për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 03:34 PM PDT

Njëri prej drejtuesve të Alternativës, Ilir Deda, tha se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, partia e tij do të garojë në pesë komuna për kryetar. Sipas tij, Alternativa do të garojë për kryetar të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës dhe Vushtrrisë. Deda theksoi se koalicioni në nivel qendror nuk është përkthyer në koalicion në nivel lokal. “Të gjithë kanë garuar ndaras”, theksoi ai. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Këta janë kandidatët e PDK-së për kryetarë komunash (Dokument)

Posted: 22 Aug 2017 03:29 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar listën e kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e 22 tetorit. Kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës do të jetë Lirak Çelaj. Në Prizren do të kandidojë Shaqir Totaj, kurse në Mitrovicë, Valdete Idrizi. Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se 80 për qind e kandidatëve të PDK’së për kryetarë komunash do të garojnë për herë të parë.      ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundon mbledhja e PDK-së, Veseli nuk zbulon emrat për kryetar komunash

Posted: 22 Aug 2017 03:02 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka thënë në këto zgjedhje 80 për qind e kandidatëve të PDK-së, janë kandidatë të rijnë, të cilët për herë të par garojnë si kryetarë komunash, raporton “Zeri.info”. “Sot në PDK kompletuam ekipin më të mirë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, një ekip i shkëlqyer i grave dhe burrave prej të cilëve PDK-ja vlerësohet si partia me e madhe.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja kur do të hidhet shorti në Ligën e Kampionëve

Posted: 22 Aug 2017 02:44 PM PDT

Mungojnë edhe pesë skuadra për t’u kompletuar 32 skuadra për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve Sonte Napoli, Sevilla, Olympiacos, Celtic dhe Maribor siguruan kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18. Nesër do të zhvillohen edhe pesë ndeshje, ku do të mësohen skuadrat e fundit për këtë fazë. Vetëm një ditë më vonë, në Monaco me 24 gusht nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e grupeve. Skuadrat janë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Celina shënon ndaj Crystal Palace, eliminohet nga Kupa e Ligës (VIDEO)

Posted: 22 Aug 2017 02:39 PM PDT

Ipswich është mposhtur 2:1 nga Crystal Palaca për t’u eliminuar nga Kupa e Ligës e njohur si Carabao Cup Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 90+1. Pas ndeshjes Celina tha se ndjehet shumë krenar për lojën e skuadrës së tij. “Nuk është kurrë ndjenjë e mirë të humbasësh, por djemtë duhet të jenë shumë krenar për paraqitjen sot”, shkruan Celina në Twitter.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka ka kështu Leonora? (Video)

Posted: 22 Aug 2017 02:33 PM PDT

Befason artistja në videon e fundit! Leonora Jakupi është njëra ndër artistet më të pëlqyera shqiptare. Shpesh herë thuhet se Leonora është një femër e cila është e kujdesshme në publik dhe nuk del jashtë vetes, shkruan rtv21.tv. Së fundmi ajo ka publikuar një video në Instastory të tipit “Boomerang” e cila e bën të duket se po bënë lëvizje të pakontrolluara. Ndryshe, kujtojmë se projekti i fundit nga Leonora është “Pa asnje dyshim”.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut

Posted: 22 Aug 2017 02:25 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka caktuar Beqir Sadikajn kandidat për kryetar të Istogut. Kjo është bërë e ditur nga djali i tij, nëpërmjet rrjetit social Facebook, i cili i ka uruar fat të atit më 22 tetor, kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Partitë politike tashmë po finalizojnë listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe asamble komunale. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat britanike: Mafia shqiptare po pushton tregun e kokainës

Posted: 22 Aug 2017 02:16 PM PDT

Mediat britanike në një analizë të fundit theksojnë se grupet kriminale shqiptare po zgjerojnë territorin, ndërsa fitimet po ashtu janë të mëdha në trafikun e drogës, armëve, por jo vetëm.  Edhe në raportin e fundit të publikuar në qershor nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranohej se “Mafia Shqiptare” ka kontroll të fortë mbi tregun e trafikimit të drogës në Britani. “Heroina është droga tradicionalisht e kontrabanduar nga kriminelët e Ballkanit për shkak të vendndodhjes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mësohet emri i kandidatit të Nismës për kryetar të Prishtinës

Posted: 22 Aug 2017 02:13 PM PDT

Në kohën kur kane mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listave me emrin për kandidatët për kryetar komune, edhe Nisma ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës. Profesori i Ekonomisë Shyqri Bytyqi do të garojë për të parin e kryeqytetit në zgjedhjet e 22 tetorit. Bytyqi do të përballet me Shpend Ahmetin nga VV, Arban Abrashin nga LDK, Lirak Çelajn nga PDK dhe Arbër Vllahiun nga AAK. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: Turqia nuk do ta lejojë kurrë krijimin e një shteti kurd

Posted: 22 Aug 2017 02:10 PM PDT

Turqia nuk do të lejojë kurrë milicët kurdë, që ajo i konsideron si terroristë, të krijojnë një shtet kurd në veri të Sirisë, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë krijimin e një të ashtuquajturi Shtet nga PYD, YPG në veri të Sirisë”, konfirmoi Erdogan në Ankara. Turqia e konsideron Partinë e Unionit Demokratik kurd (PYD) dhe degën e saj të armatosur, Njësitë për Mbrojtjen e Popullit kurd (YPG), si një aureolë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Srpska paraqiti kandidatët për kryetarë komunash

Posted: 22 Aug 2017 02:01 PM PDT

Kandidatë e Listës Srpska për kryetarë në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë, në KQZ kanë paraqitur kandidaturat e veta. Kryetari i Listës Srpska Goran Rakiq, i cili është kandidat për Mitrovicën Veriore, i ka thënë rts-së kandidatët në listë janë “njerëz të guximshëm, të përgjegjshëm e të ndershëm “. Pos Rakiqit , kandidat për kryetar janë Sërgjan Popoviq në Graçanicë, Dragan Petkoviq në Partesh, Strahinja Spasiq në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bisedimet LDK-VV, pas konstituimit të Kuvendit

Posted: 22 Aug 2017 01:53 PM PDT

  Seanca konstituive e Kuvendt të Kosovës, cila pritet të mbahet të enjten, mund të sjell zhvillime të reja në skenën politike në vend. Megjithë zhvillimet, Lidhja Demokratike e Kosovës pretendon se koalicioni PAN nuk do t’i ketë numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur kryeparlamentarin. Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, deklaroi për Tribuna Channel se LDK është e prirë t’i besojë marrëveshjeve zyrtare. Rugova e theksoi se marrëveshja e cila ka ndodhur në mes LDK-së dhe AKR-së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK e AKR arrijnë marrëveshje, ky është kandidati i përbashkët për kryetar të Lipjanit

Posted: 22 Aug 2017 01:45 PM PDT

LDK dhe AKR në Lipjan tashmë kanë marrëveshje për zgjedhjet e 22 tetorit. Imri Ahmeti do të jetë kandidati i përbashkët i AKR-së dhe LDK-së. Një marrëveshje e tillë është arritur pak minuta më parë, njofton Klan Kosova.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fjala dorëzon listat me kandidatë për zgjedhjet e 22 tetorit

Posted: 22 Aug 2017 01:38 PM PDT

Partia FJALA njofton qytetarët se sonte në ora 20:00 ka dorëzuar në KQZ listat më kandidat për kuvendet komunale dhe kandidat për kryetar komunash. Në këto zgjedhje lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017 FJALA garon e vetme pa koalicion. FJALA garon me kandidatë që kanë vlera të lartë intelektuale morale dhe profesionale. FJALA, Prishtinë, 22.08.2017 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë veture ka gruaja e Ermalit (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 01:32 PM PDT

Ermal Fejzullahu është njëri ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar. Adhuruesve të këngëtarit u interesohen shumë për jetën e tij private dhe familjen, shkruan rtv21.tv E shpesh herë vëmendje merr edhe bashkëshortja e këngëtarit Ariana Fejzullahu e cila është tejet aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Ariana ka publikuar një fotografi në Instagram në të cilën shihet brenda një veture luksoze ngjyrë të kuqe. Njëherit Ariana ka veshur edhe rroba të brendeve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Qeveria e re mund ta ndryshojë demarkacionin

Posted: 22 Aug 2017 01:27 PM PDT

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet ta inicojë rishqyrtimin e demarkacionit dhe deri në fund të vitit do të ndodhë miratimi i tij. Komentet deputeti i PAN-it i ka bërë në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’. “Qeveria e re mund të krijojë një komision të ri dhe ta rivlerësojë demarkacionin. Mund t’i shohim edhe njëherë të gjitha dokumentet për të parë nëse gjithçka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familja i kërkon Agim Bahirit që të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës

Posted: 22 Aug 2017 01:21 PM PDT

Djali i Agim Bahtirit i kërkon të atit të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës. Pas raportimeve të sotme se Agim Bahtiri mund të mos kandidoj për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit, familja e tij i ka bërë një apel publik, duke i kërkuar që të rikandidoj. Djali i tij, Valoni, i cili është drejtor i kompanisë Hirano Mushrooms, e ka publikuar një shkrim prekës duke i kujtuar momente të rëndësishme familje në të cilat Agim Bahtiri ka munguar. Shkrimi i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri, Vuçiqit: Rrena është politikë e Serbisë, asnjëherë nuk më nxorri nga takimi

Posted: 22 Aug 2017 01:12 PM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, sot për mediat serbe ka thënë, se njëherë e ka nxjerrë jashtë nga një takimin ministren e Kosovës për dialog, Edita Tahirin, gjoja që kjo e fundit ka kërkuar të bisedojë për kërkim faljen që duhet të bëjë Serbia ndaj Kosovës. Mirëpo, ministrja për Dialog Edita Tahiri, i tha lajmi.net se kjo deklaratë nuk është aspak e vërtetë dhe se Serbia është e njohur për politikën e rrenave. “Serbia është e njohur që e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ambasadorja në Holandë: Vizat nuk do të kthehen për shqiptarët

Posted: 22 Aug 2017 01:07 PM PDT

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij shtetit. E ftuar në studion e lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, e cila ka sqaruar se një raport i tillë nuk ekziston. “Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Edita Tahirin një herë e kam nxjerrë jashtë nga një takim në Bruksel

Posted: 22 Aug 2017 12:50 PM PDT

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka thënë sonte se njëherë e ka nxjerrë jashtë nga një takimin ministren e Kosovës për dialog në detyrë Edita Tahirin. I pyetur për deklaratën e Edita Tahirit se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka thënë se nuk mund t’i komentojë deklaratat e saj , sepse, siç u shpreh, komentimi humb çdo kuptim. “Një herën Bruksel asaj i kam thënë të dalë jashtë dhe ajo është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nis takimi i kryesisë së PDK-së

Posted: 22 Aug 2017 12:44 PM PDT

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledhur në këto momente për të finalizuar listën përfundimtare të kandidatëve për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale për zgjedhjet e 22 tetorit. Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së është paralajmëruar edhe një konferencë për media në ora 23.00. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka fshihet pas tensionimit të raporteve Serbi – Maqedoni?

Posted: 22 Aug 2017 12:38 PM PDT

Pas tensionimit të raporteve diplomatike mes Serbisë dhe Maqedonisë mund të fshihen shumë interesa nga rrafshi gjeopolitik, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Serbia ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga Shkupi, duke mos e sqaruar saktë një veprim të tillë, shkruan Rel, transmeton Zhurnal.mk Ftohja e raporteve diplomatike, sipas njohësve të zhvillimeve politike, vjen në kohën kur Maqedonia po bën hapa drejt përshpejtimit të procesit të integrimit në strukturat euroatlantike. Maqedonia nënshkroi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita me gjoksin më natyral dhe më seksi në Botë! (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 12:20 PM PDT

Rita Ora, përveç aseteve të tjera seksi, tani në botën e shoëbizzit po njihet edhe si këngëtarja me gjoksin natyral më të mirin në skenën e muzikës botërore Ajo ka shijuar diellin e ishujve Karaibe në fillim të këtij muaji derisa duket se këto ditë asaj po i mungojnë. M’u për këtë këngëtarja ka vendosur që të shpërndaj disa foto, koxha intime të saj në Instagram. E në këto foto më shumë tregohet gjoksi seksi i Ritës se sa fytyra e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kush është Shaqir Totaj, kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit

Posted: 22 Aug 2017 12:12 PM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë publike edhe zyrtarisht emrat e saj për kryetar komunash të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në disa prej komunave, PDK-ja ka propozuar disa emra befasi duke i sjell nga jashtë partisë. Njëra nga komunat ku PDK-ja duket se është e interesuar ta fitojë sërish është Prizreni, duke sjell nga jashtë partisë një figurë që nuk ka qenë asnjëherë në politikë por mjaft e njohur në Prizren. Bëhet fjalë për Shaqir......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Juventus kërkon mesfushorin e Interit

Posted: 22 Aug 2017 12:10 PM PDT

Juventus ka hyrë në garë për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic Drejtuesit e Juventusit janë në kërkim të një mesfushori, pasi kjo është kërkesa e trajnerit Massimiliano Allegri. Sipas Premium Sport, Juventus tashmë është duke u interesuar për mesfushorin kroat të Interit, Marcelo Brozovic. Kroati luajti nga fillimi në ndeshjen e parë ndaj Fiorentinas, po nuk e ka të sigurt vendin në formacionin e parë. Për Brozovic po interesohen edhe dy skuadrat e mëdha angleze Liverpool dhe Arsenal. /Express/  ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Neymar dhe Pique përsërisin foton më të famshme të vitit në futboll (Foto)

Posted: 22 Aug 2017 12:09 PM PDT

Vazhdon shakaja me foton e famshme të Gerard Piques dhe Neymarit Neymar dhe Dani Alves janë kthyer sot në Barcelonë, ku janë takuar me disa nga ish bashkëlojtarët e tyre. Në mesin e këtyre lojtarëve kanë qenë edhe Leo Messi, Luis Suarez e Gerard Pique, ku janë tallur me foton e famshme të Piques, i cili shkruante se braziliani do të qëndronte në Barcelonë. Por, kësaj radhe ka qenë Neymar që e ka publikuar një foto të njëjtë sikurse e më hershmja e Piques me të njëjtin mbishkrim:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more