Skip to main content

“Agim Aliu: Ferizajt do t’ia kthejmë krenarinë për sportin” plus 9 more Ferizaj Press

“Agim Aliu: Ferizajt do t’ia kthejmë krenarinë për sportin” plus 9 more Ferizaj Press


Agim Aliu: Ferizajt do t’ia kthejmë krenarinë për sportin

Posted: 26 Sep 2017 09:17 AM PDT

Kandidati për Kryetar të Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në një shpalosje të programit zgjedhor para gazetarëve, ka theksuar iniciativën e tij dhe të ekipit të tij që në mandatin e ardhshëm qeverisës, sporti të jetë prioritet real i qeverisjes lokale.

“Ne, kemi obligim ndaj qytetit dhe qytetarëve që t’a fuqizojmë sportin në nivel lokal. Ferizaj ka patur dikur lavdinë e zhvillimit të sportit. Ne, për t’a fuqizuar sportin, në mandatin e ardhshëm qeverisës, do t’a krijojmë “Fondin për Sportin”, bazuar në ligjin për sponsorizime, në bashkëpunim me bizneset lokale, do të zyrtarizojmë Tifozerinë “Ujqit” si një aset mjaft i rëndësishëm sportiv, do t’a ndërtojmë stadiumin e ri me kapacitet prej 20,000 ulëseve, si dhe do të themelojmë ligën shkollore të sporteve. Pa investime për sportin nuk do të mbeten as fshatrat e komunës sonë, në të cilat synojmë të ndërtojmë hapësira të veçanta rekreativo- sportive, aty ku ato mungojnë, për të kultivuar traditën tonë sportive dhe jetën e shëndetshme, – theksoi kandidati Aliu.

Klasët e dhjeta të stërmbushura me nxënës

Posted: 26 Sep 2017 08:58 AM PDT

Ferizaj.26.09.2017. Derisa në gjimnazin ''Dr.Shaban Hashani” me konkurs janë regjistruar 32 nxënës në një klasë, në po të njejtën paralele janë shtuar edhe rreth 30 të tjerë pa konkurs. Ky realitet më së shumti po i shqetëson vetë nxënësit. Ata ankohen se nuk kanë as banka e karrige për t'u ulur, ndërkaq numri deri në 60 i nxënësve me një klasë, po e pamundëson zhvillimin normal të orës mësimore.

“Në fillim kur kam ardhë në shkollë, klasa ime i ka pasur 32 nxënës, por javën që shkoi në klasë kanë ardhë edhe disa të tjerë, kështu që tani jemi bërë 56 nxënës. Është shumë vështirë besoni, sepse disa nxënës detyrohen të qëndrojnë në këmbë apo të ulemi nga katër veta në një bankë”, tha Mira Topalli.

''Unë jam në paralen 10/6, në klasën tonë jemi mbi 53 nxënës tani për tani, para dy-tri dite kanë ardhë edhe 11 të tjerë. Boll shumë jena ba”, tha një tjetër nxënëse.

''Edhe ne jemi mbi 50 nxënës, rritja e numrit ka ndodhë para një jave sepse në fillim kemi qenë vetëm 30. Orën mësimore po e mbajmë shumë vështirë, sepse nuk kemi as karrige dhe ora s'po mbahet e qetë. Nxënësit po tregojne se në shkollën tonë janë pranuar me të njofshëm, secili e ka dikënd që i punon në komunë”, tha Bujare Grajqevci.

Madje një nxënëse nuk hezitoi të tregoj që në gjimnaz të gjuhëve u regjistrua pas konkursit.

“Jo unë kam ardhë tani pas konkursit, sepse në fillim i kam pas disa punë me i kry edhe s'kam mundur të regjistrohem me kohë, kështu që kemi shku me babin dikun edhe krytëm punë, por më fal s'mundem me kallxu qysh e tek”, tha Antika Hetemi.
Ata të cilët po ballafaqohen me këtë numër kaq të madh të nxënësve janë edhe mësimdhënësit. Njëri nga ata që sot ishte detyruar ta hap derën e klasës, gjatë orës mësimore, për shkak të ajrit të zënë është Agim Tmava. Ai thotë hapur se këtu dikush ka gisht.

“Mos me hap derën këtu të zihet fryma, s'di çka u bë kështu me një klasë nga 56 nxënës e më shumë. Ne po e kemi shumë të vështirë ta mbajmë orën. Me gjimnazin tonë tradicionalisht po ndodhë njejtë, dikush këtu ka gisht, a po i çon komuna a dikush tjetër s'di, veç shumë keq. Të gjithë mësimdhënësit janë duke u ankuar”, tha Tmava.

Televizoni Tema kërkoi përgjigje nga drejtori i shkollës për këtë gjendje të krijuar, mirëpo punëtorët teknik thanë se ai ndodhet në Shqipëri me maturantë, ndërkaq në shkollë nuk ishte as zëvendësdrejtori e askush tjetër nga përgjëgjësit. Në telefon nuk është përgjigjur as drejtori i arsimit Muhamet Halili, i cili sipas komunarëve aktualisht ndodhet në pushim.

Për këtë situatë në gjimnazin ''Dr.Shaban Hashani'' nga komuna foli Balton Dërguti. Ai tha se kjo po ndodhë për arsye se shumë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

“Pas pranimit të nxënësve në testin e rregullt që ka qenë kanë mbetur edhe një numër i madh i nxënësve që nuk kanë mundur të regjistrohen në shkollat që ata kanë preferuar dhe krejt çka është duke u bërë për momentin, duke pas parasysh edhe mirëkuptimin ndaj nxënësve dhe prindërve, është duke u bërë seleksionimi i tyre në bazë të suksesit që kanë pasur. Disa me sukes të shkëlqyshëm po shkojnë në gjimnaz, disa të tjerë nëpër shkolla tjera, varet se çfarë nota kanë pasur. Këtu s'ka të bëj asgjë me të njofshëm, por duhet të merret parasysh shqetësimi i prindërve derisa fëmija i tyre ka pasur sukses shumë të mirë në shkollën fillore”, tha Dërguti.

Gjendje hiç më e mirë në këtë aspekt nuk paraqitet as në shkollat tjera të Ferizajt, përveç në atë të bujqësisë dhe të teknikës.

Klasët e dhjeta të stërmbushura me nxënës

Posted: 26 Sep 2017 08:35 AM PDT

Klasët e dhjeta të stërmbushura me nxënës

Derisa në gjimnazin ''Dr.Shaban Hashani” me konkurs janë regjistruar 32 nxënës në një klasë, në po të njejtën paralele janë shtuar edhe rreth 30 të tjerë pa konkurs. Ky realitet më së shumti po i shqetëson vetë nxënësit. Ata ankohen se nuk kanë as banka e karrige për t'u ulur, ndërkaq numri deri në 60 i nxënësve me një klasë, po e pamundëson zhvillimin normal të orës mësimore.

“Në fillim kur kam ardhë në shkollë, klasa ime i ka pasur 32 nxënës, por javën që shkoi në klasë kanë ardhë edhe disa të tjerë, kështu që tani jemi bërë 56 nxënës. Është shumë vështirë besoni, sepse disa nxënës detyrohen të qëndrojnë në këmbë apo të ulemi nga katër veta në një bankë”, tha Mira Topalli.

''Unë jam në paralen 10/6, në klasën tonë jemi mbi 53 nxënës tani për tani, para dy-tri dite kanë ardhë edhe 11 të tjerë. Boll shumë jena ba”, tha një tjetër nxënëse.

''Edhe ne jemi mbi 50 nxënës, rritja e numrit ka ndodhë para një jave sepse në fillim kemi qenë vetëm 30. Orën mësimore po e mbajmë shumë vështirë, sepse nuk kemi as karrige dhe ora s'po mbahet e qetë. Nxënësit po tregojne se në shkollën tonë janë pranuar me të njofshëm, secili e ka dikënd që i punon në komunë”, tha Bujare Grajqevci.

Madje një nxënëse nuk hezitoi të tregoj që në gjimnaz të gjuhëve u regjistrua pas konkursit.

“Jo unë kam ardhë tani pas konkursit, sepse në fillim i kam pas disa punë me i kry edhe s'kam mundur të regjistrohem me kohë, kështu që kemi shku me babin dikun edhe krytëm punë, por më fal s'mundem me kallxu qysh e tek”, tha Antika Hetemi.
Ata të cilët po ballafaqohen me këtë numër kaq të madh të nxënësve janë edhe mësimdhënësit. Njëri nga ata që sot ishte detyruar ta hap derën e klasës, gjatë orës mësimore, për shkak të ajrit të zënë është Agim Tmava. Ai thotë hapur se këtu dikush ka gisht.

“Mos me hap derën këtu të zihet fryma, s'di çka u bë kështu me një klasë nga 56 nxënës e më shumë. Ne po e kemi shumë të vështirë ta mbajmë orën. Me gjimnazin tonë tradicionalisht po ndodhë njejtë, dikush këtu ka gisht, a po i çon komuna a dikush tjetër s'di, veç shumë keq. Të gjithë mësimdhënësit janë duke u ankuar”, tha Tmava.

Televizoni Tema kërkoi përgjigje nga drejtori i shkollës për këtë gjendje të krijuar, mirëpo punëtorët teknik thanë se ai ndodhet në Shqipëri me maturantë, ndërkaq në shkollë nuk ishte as zëvendësdrejtori e askush tjetër nga përgjëgjësit. Në telefon nuk është përgjigjur as drejtori i arsimit Muhamet Halili, i cili sipas komunarëve aktualisht ndodhet në pushim.

Për këtë situatë në gjimnazin ''Dr.Shaban Hashani'' nga komuna foli Balton Dërguti. Ai tha se kjo po ndodhë për arsye se shumë nxënës kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

“Pas pranimit të nxënësve në testin e rregullt që ka qenë kanë mbetur edhe një numër i madh i nxënësve që nuk kanë mundur të regjistrohen në shkollat që ata kanë preferuar dhe krejt çka është duke u bërë për momentin, duke pas parasysh edhe mirëkuptimin ndaj nxënësve dhe prindërve, është duke u bërë seleksionimi i tyre në bazë të suksesit që kanë pasur. Disa me sukes të shkëlqyshëm po shkojnë në gjimnaz, disa të tjerë nëpër shkolla tjera, varet se çfarë nota kanë pasur. Këtu s'ka të bëj asgjë me të njofshëm, por duhet të merret parasysh shqetësimi i prindërve derisa fëmija i tyre ka pasur sukses shumë të mirë në shkollën fillore”, tha Dërguti.

Gjendje hiç më e mirë në këtë aspekt nuk paraqitet as në shkollat tjera të Ferizajt, përveç në atë të bujqësisë dhe të teknikës.

Zbulohet arsyeja pse i komentoi Paris Hilton Era Istrefit

Posted: 26 Sep 2017 06:44 AM PDT

Këngëtarja e shumë hiteve të shumta Era Istrefi po vazhdon me suksese të shumta në karrierën e saj.

Së fundmi, Era ishte e pranishme në një koncert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ajo argëtoi publikun me muzikën e saj, transmeton Gazeta Express.

E ajo që bie në sy te Era si gjithmonë është natyrisht paraqitja e saj, veshja e veçantë.

Era kishte veshur pantallona ku në të është e vizatuar fytyra e të famshmes Paris Hilton.

Pikërisht kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse Paris i kishte lënë një koment Erës.

 

Sekuestrohen 285 mijë m2 tek Rana e Hedhun, në Shëngjin

Posted: 26 Sep 2017 06:38 AM PDT

Prokuroria e Lezhës ka sekuestruar një sipërfaqe totale prej 285 mijë metra katrorë tokë në zonën bregdetare Rana e Hedhun, në Shëngjin, e dyshuar se është përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar.

Sipërfaqja e sekuestruar është e ndarë në 5 parcela dhe aktualisht gjendet në pronësi të disa persona të ndryshëm.

Prokuroria e Lezhës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi, i cili posedon dokumenta zyrtarë për pronësinë mbi këtë tokë, por që në fakt rezulton se është regjistruar në emër të personave të tjerë.

Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se 5 parcelave iu është ndryshuar në mënyrë të kundërligjshme zëri kadastral nga zonë pyjore, në zonë në pemtore e tokë arë. Dhe, më pas, këto prona janë tjetërsuar në bazë të dokumentave të falsifikuar.

Konkretisht, shtetasi Gj.C. është njohur si trashëgimtar i një sipërfaqeje në zonën e Ranës së Hedhun me vendim gjykate të vitit 2006.

Në shtator të vitit 2017, kallëzuesi konstaton se toka, për të cilën ai është njohur si trashëgimtar i ligjshëm, është regjistruar në emër të personave të tjerë dhe për këtë arsye i drejtohet Prokurorisë së Lezhës me kallëzim penal.

Në bazë të akteve proceduriale të deritanishme, Prokuroria ka konstatuar problematika të theksuara në mënyrën e regjistrimit të këtyre pronave në emër të shtetasve të ndryshëm.

Personat, në emër të të cilëve është regjistruar prona, nuk janë banorë të zonës së Malit të Rencit (Rana e Hedhun), por janë banorë të një njësie tjetër të qarkut Lezhë. E, megjithatë, ata kanë regjistruar këto prona me vërtetime të aktit të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të ligjit nr.7501/1991 "Për Tokën".

Në bazë të ligjit nr. 7501, përfitonin tokë vetëm banorët e zonave ku gjendeshin tokat dhe zërat kadastralë pyje dhe ranore ishin të përjashtuar nga procesi i ndarjes së tokave. Pra, Prokuroria e Lezhës konstatoi fillimisht se parcelat janë regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë, si edhe, për më tepër, sipërfaqja e ndarë në bazë të ligjit "Për Tokën", ka qenë e përjashtuar nga ky proces (pasi ishte zonë pyjore dhe ranore).

Në vijim, Prokuroria e Lezhës konstatoi se të gjitha këto prona janë regjistruar në ZVRPP Lezhë në periudhën gusht-shtator 2017. Hipoteka i ka regjistruar këto prona, pas rikonfirmimit të zërit kadastral nga ana e Bashkisë së Lezhës dhe Qarkut Lezhë.

Në praktikat e regjistrimit, rezulton se parcelat janë të deklaruara si të përfituara nga familjet e Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, në bazë të ligjit nr. 7501/1991. Por, siç rezultoi nga dokumentacioni i administruar në kuadër të procedimit penal, këto parcela ishin të përjashtuara nga ndarja e tokës sipas ligjit të vitit 1991, pasi ato janë zona pyjore dhe ranore.

Prokuroria e Lezhës ka pyetur edhe personat që kanë nënshkruar aktet e ndarjes së tokës në emër të familjeve Frroku, Gjoni e Tinaj dhe rezulton që asnjë prej tyre nuk ka firmosur dokumentacionin, i cili më pas ka shërbyer për regjistrimin e parcelave në ZVRPP-Lezhë.

Ndërkohë rezulton se një pjesë e parcelave të dyshuara si të përfituara në mënyrë të paligjshme janë tjetërsuar, duke ua shitur personave të tretë.

Në këto kushte, Prokuroria e Lezhës ka krijuar dyshimet e arsyeshme se parcelat, sipërfaqja totale e të cilave është rreth 285 mijë metra katrorë, është përfituar dhe regjistruar në bazë të dokumentave të fallsifikuar. Për këtë arsye, Prokuroria kërkoi nga Gjykata e Lezhës vendosjen e sekuestros, e cila u pranua për parcelat, si më poshtë:

– Pasuria me nr. 938/4, me siperfaqe totale 210 306 m2 si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 959/1, me siperfaqe 7382 m 2. si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 552/2, me siperfaqe 16 107 m 2, si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 821/19 , me siperfaqe 25296 m 2, si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

– Pasuria me nr. 921/18 , me siperfaqe 25146 m 2, si dhe transaksionet që janë bërë më pas mbi këtë pasuri.

Prokuroria e Lezhës po vijon hetimet për personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, në kuadër të procedimit të regjistruar për veprat penale të "Fallsifikimit të dokumentave" dhe "Shpërdorimit të detyrës".

Shpëton foshnjën nga aksidenti, 11 vjet më vonë ndodh e papritura

Posted: 26 Sep 2017 06:31 AM PDT

Ta duash dhe të kujdesesh për një person të panjohur është e vështirë, por ta lësh pastaj të shkojë është edhe më e rëndë.

Duhet guxim i madh dhe një zemër e mirë që të rritë fëmijën e dikujt të panjohur. Sidoqoftë, kur vjen koha që fëmija të kthehet tek prindërit biologjikë, është thyese.

Kështu është historia e Bechan Miya nga Dharan, Sunsari në Nepal.
Shumë vite më parë, ai i shpëtoi jetën një foshnje gjashtë muajshe e cila kishte shpëtuar nga aksidenti me autobus.

Nëna e foshnjes kishte vdekur ndërkaq ai e pa se askush  nuk ishte aty për t'u kujdesur për fëmijën kështu që e mori dhe e rriti si të ishte fëmija i tij. Ai i dha të gjithë dashurinë dhe përkujdesjen e një babai të vërtetë, transmeton lajmi.net

Sidoqoftë, 11 vite më vonë, babai biologjik  po e kërkonte djaloshin. Ai tha se kishte dëgjuar se djali i tij ishte gjallë dhe do të donte ta merrte me vete. Bechan Miya, menjëherë u pajtua në ribashkimin e tyre. Ai tha 'e pashë babain dhe djalin tim të ribashkohen dhe kjo mua më dha paqe.'

Kur babai biologjik donte ta paguajë Bechan për të gjitha shpenzimet që kishte bërë djali i tij gjatë këtyre viteve, ai refuzoi.

Bechan e falënderoi dhe i tha 'Shiko zotëri, jam i kënaqur që tashmë ju të dy jeni bashkuar dhe tani mund të vdes në paqe. Por unë nuk mund të pranoj asgjë nga ju sepse ai u bë edhe djali im. Unë vetëm dëshiroj që ti të kujdesesh mirë për të tani. Kjo për mua mjafton.'

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/shpeton-foshnjen-nga-aksidenti-11-vite-me-vone-ndodh-e-papritura-439274/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Topalli premton kushte më të mira për bizneset e Ferizajt

Posted: 26 Sep 2017 06:30 AM PDT

 

Ferizaj. 26.09.2017. Fushatënzgjedhore kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar komune Faton Topalli, e vazhdoi sot duke i vizituar bizneset që veprojnë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”. Topalli zhvilloi biseda të shkurtra me përfaqësuesit e këtyre biznesve, me ç'rast u njoftua nga afër me problemet që kanë ata gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Kandidati i Vetëvendosjes për të parin e qytetit, u ndal edhe tek tregu i gjelbër, ku edhe bleu 1 kilogramë rrush vendor.

“Angazhimi jonë maksimal ka me qenë promovimi i prodhimeve vendore dhe përveç kësaj edhe kthimi i kushteve të qarkullimit në komunikacion, rregullimi i parkingjeve që do t'i konvenoj edhe biznesit, si dhe të bëj qasje të barabartë edhe për personat me karroca për t'i frekuentuar këto biznese”, tha Topalli.

Topalli tha se nëse merr besimin e qytetarëve për të udhëhequr me komunën, do të kujdeset që t'u jap hapësirë bizneseve që funksionojnë kryesisht në rrugën ‘'Vëllezërit Gërvalla”, pasi që sipas tij, aktualisht ato janë të ngufatura nga ndërtimet e larta.

“Bizneset janë të penguara në këtë rrugë për shkak të një urbanizmi kaotik. Nuk ka parkingje të planifikuara dhe kjo e vështirëson punën e këtyre bizneseve. Bizneset e Ferizajt kanë halle edhe me administratën dhe ne jemi këtu për t'u zotuar para tyre që po VV do t’i zgjidh të gjitha ato kërkesa që kërkohen nga komuna, sepse ne e kemi vullnetin, dijen dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin”, tha Faton Topalli.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli, tha se të gjitha ankesat dhe shqetësimet që sot u ngritën nga bizneset e rrugës ''Vëllezërit Gërvalla'', do të inkorporohen në platformën politike të kësaj partie, e cila synon të drejtoj qeverinë lokale për katër vitet e ardhshme.

Digjet trafa e rrymës afër shkollës “Gjon Serreqi”

Posted: 26 Sep 2017 04:49 AM PDT

Një video e dërguar nga një lexues i rregullt i FerizajPress, shihet një trafo e rrymës e djegur si dhe intervenimi i zjarrëfikësve. Shkaqet për këtë rast nuk dihen ende./FerizajPress

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pa koment: Qentë endacak vërshojnë Ferizaj

Posted: 26 Sep 2017 03:26 AM PDT

Siq shkruan portali KosovaNews.Eu, qenët endacak e kanë vërshuar Ferizajn.

Në artikullin e botuar sot, ata kan ilustruar atë me 2 video, ku shihet se si qenët endacak ecin lirshëm nëpër rrugët e Ferizajt.

” Qeverisja në ikje Svarqa, përpos me deklarata në media, nuk po bën asgjë konkrete për eliminimin e rrezikut që i kanoset qytetarëve nga qentë endacak të shpërndarë në gjithë qytetin.

Fëmijët janë të rrezikuar të shkojnë në shkolla dhe për këtë sipas burimit që ka dërguar këtë video, ditën e djeshme janë shënuar mungesa rekord të nxënësve në shkolla fillore përshkak të këtij rreziku.


Qeverisja e Svarqës është dëshmuar që nuk mbron qytetarët e saj, prandaj edhe ky fenomen lutemi që mos të përfundoj me tragjedi.”, thekson KosovaNews.

/KosovaNews.eu

DERBI LOKAL I QYTETIT TË FERIZAJT NË LIGËN E DYTË GRUPI (B) I TAKOI KF ÇELIKUT

Posted: 25 Sep 2017 02:10 PM PDT

DERBI LOKAL I QYTETIT TË FERIZAJT NË LIGËN E DYTË GRUPI (B) I TAKOI KF ÇELIKUT
ÇELIKU 5-1 KASTRIOTI
Derbi lokal në mes Çelikut dhe Kastriotit i takoi ekipit të Kf Çelikut. Përvoja e madhe lojtarëve të Kf Çelikut dhe pregatitja më e mire fizike e bën dallimin në këtë ndeshje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit të Ferizajt, fusha e mire për lojë dhe kushtet atmosferike bën që të zhvillohet një ndeshje e mire kampionale. Ekipi i Çelikut e hapi ndeshjen në mënyrën më të mire, duke shënuar qysh në minutën e parë nga kapiteni Shpejtim Muhaxheri. Pas shënimit të gollit ekipi i Kf Çelikut u vërsul edhe më tepër duke krijaur edhe raste tjera shënimi por asesi nuk arrinin te golli.
Në pjesën e pare një goll të bukur shënoi edhe Petrit Rushiti në një largësi prej 25 metrave.
Gjithashtu goll shënoi edhe talenti Lirak Abdullahu, i cili tundi rrjetën e portës së Kf Çelikut. Gollashënues në këtë takim ishte edhe Fatlum Hajrullahu, me një goditje jashtë 16 metërshit të njohura nga ai.
Golli më I bukur u shënua nga Ymer Hoxha, me një goditje volej nga 20 metra, goll I rrallë që shihet në fushat tona. Në anën tjetër me lojë të mire dhe i cili e mbante ekipin e Kf Kastriotit gjallë ishte Qlirim Munishi, një lojtar dhe talent në rritje.
Duhet cekur se loja ishte fer dhe korrekte nga dyja palët, për çka meritojnë lëvdatat më të mëdha. Asnjë karton i verdhë apo i kuq nuk është ndarë në këtë ndeshje poashtu edhe referimi ishte në nivelin e detyrës, për çka meritojnë vlerësimet më të mira.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more