Skip to main content

“Berisha ‘’godet’’ sërish Ramën: Ti je koka e krimit” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Berisha ‘’godet’’ sërish Ramën: Ti je koka e krimit” plus 9 more Lajmi i Fundit


Berisha ‘’godet’’ sërish Ramën: Ti je koka e krimit

Posted: 28 Sep 2017 08:36 AM PDT

Një tjetër akuzë e fortë ka ardhur nga ish -kryeministri Sali Berisha në drejtim të Ramës.

Ai është shprehur se ky i fundit është koka e krimit. Nga ana tjetër Berisha ka treguar se pjesë e transporti ndërkombëtar të kokainës është dhe vëllai i Ramës.
"Edi Rama je koka e krimit. Një makinë me targa AA635DM është përfolur për transportin e lendeve narkotike.

Kjo është makina e kokës së transportit të kokainës. Kush ka udhëtuar dhe kush kanë qenë pasagjeret?
Genci Kasem Xhixha djali i sponsorizues kryesore të Ramës.
Ermal Ilir Hoxha, me data me të gjitha.
Gentian Hasan Gjonaj.
Dhe i kakerti ka qene Olsi Kristaq Rama" tha Berisha.

The post Berisha ''godet'' sërish Ramën: Ti je koka e krimit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksidenti tragjik në Korçë, identifikohen viktimat, ishin dy vëllezër

Posted: 28 Sep 2017 08:18 AM PDT

Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Korçë, ku mbetën të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë dy vllezër, shtetasit Billi Telo dhe Simon Tello.

Sipas të dhënave, personat në fjalë po ecnin me motor kur janë përplasur nga një makinë.

The post Aksidenti tragjik në Korçë, identifikohen viktimat, ishin dy vëllezër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Foshnja nga Iraku u shpëtua nga ushtari, 18 vjet më vonë ajo e gjen dhe e takon (Foto)

Posted: 28 Sep 2017 08:14 AM PDT

Në Irak, një nënë dhe vajza e tij e sapolindur në prag të vdekjes u shpëtuan nga një ushtar.

Ngjarja ka ndodhur në fund të viteve të 90.
Ato ishin në listën e Saddam Hussein për t'u vrarë, vetëm sepse ishin kurdë. Kështu, ato ikën në kufi, ku qeveria amerikane iu dha azil… vetëm njërës prej tyre. Pasi arriti në kufi nëna, Aëaz Barëari, 22 vjeç, ajo e kuptoi se vajza e saj 36 ditë e vjetër, Lava, nuk ishte në listën e azilit, dhe më pas asaj i thanë se ose duhej të qëndronte në Irak ose mund të ikte për në SHBA pa vajzën e saj.

"Iu thash se nuk iki pa vajzën time. Ata thanë se mund ta lë atë me familjen tjetër në Irak ose nuk mund të dal nga Iraku. Kështu që iu thash se nuk do të largohem", tha Barëari për Fox 5 Atlanta, transmeton Gazeta Express.
Një ushtar, Lt. Kol. Pepin, e pa familjen duke u larguar dhe intervenoi. Pepin shpejtë e mori në krahët e tij foshnjën.

"Iu thash se emri i foshnjës ishte 'Greg', dhe se ajo mund të vinte me mua nën pasaportën time", tha Pepin.
"Ata nuk e kuptuan në fillim se çfarë po tentoja të bëja, por më pas e kuptuan se dëshirova t'iu ndihmoja", tha ai.

Ato ia dolën që të mbërrinin në SHBA sigurt. Megjithatë, familja e Aëaz dhe Lt. Kol. Pepin i ndanë rrugët dhe kurrë nuk mbetën në kontakt.
"Ishte historia e parë që e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ajo gjithmonë më tregonte për burrin i cili ma shpëtoi jetën", tha vajza Lava për ËSB-TV, tani e rritur.

Kështu, Lava vendosi që ta gjente Greg Pepin dhe ta ftonte atë në diplomimin e saj më 2015, transmeton Gazeta Express.
"Ditën kur e mora emailin e Lava-s ishte njëra ditët më të lumtura të jetës sime", tha Pepin.

"Jam i lumtur që më gjete. Nuk do të doja ta humbja këtë për asgjë në botë", i tha Pepin Lavës.
Ribashkimi i tyre ishte prekës.

The post Foshnja nga Iraku u shpëtua nga ushtari, 18 vjet më vonë ajo e gjen dhe e takon (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bes Kallakut i hapin një adresë false, aktori reagon keq (Foto)

Posted: 28 Sep 2017 08:02 AM PDT

Nëse je vip, do të përballesh edhe me gjëra jo të bukura. Së fundmi, aktori Bes Kallaku ka publikuar në rrjete sociale faqen e një profili fals të hapur me emrin e tij.

Kallaku u ka kërkuar miqve të tij të mos e ndjekin këtë profil dhe gjithashtu ka shkruar: "Kjo faqe fb e hapur ne emrin tim, pervec se nuk ka asnje lidhje me mua, do mbaje edhe pergjegjsi per cdo gje te publikuar sikur ne emrin tim.

Ju lutem miqve ti bejne report. Flm. Ju rujt Zoti,"-përfundon Besi në rrjete sociale.

The post Bes Kallakut i hapin një adresë false, aktori reagon keq (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksident tragjik edhe në Fier, vdes një 42 vjeçar

Posted: 28 Sep 2017 07:58 AM PDT

Një aksident tragjikë është raportuar në Kreshpan të Fierit, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën Fier –Cakran. Po ashtu, bëhet me dije se ka humbur jetën një 42 vjeçar me inicialet F.Y.

Policia po punon për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit fatal.

The post Aksident tragjik edhe në Fier, vdes një 42 vjeçar appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohen se përdornin fëmijët për të përfituar azil, procedohen penalisht 5 prindër

Posted: 28 Sep 2017 07:38 AM PDT

Policia kufitare e Vlorës ka proceduar penalisht pesë persona, të akuzuar për "braktisjen e fëmijëve të mitur" në vendet e Bashkimit Europian.

Policia Kufitare Vlorë kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë shtetasit lidhur me mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e BE-së më qëllim përfitimi të azilit social. Nisur nga kjo vepër penale DVKM.Vlorë ka nisur procedimin penal për pesë shtetas pasi rezultojnë autorë të veprës penale "Braktisja e fëmijëve të mitur"

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, gjatë 10 ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, kanë konstatuar 5 raste të veprës penale Braktisja e fëmijëve të mitur, në Vendet e BE-së me qëllim përfitimi azil social, ku edhe kanë nisur procedimet penale për pesë shtetas :
L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.
A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë.
P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.
D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.
B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen,Elbasan.
Shtetasit e lartëpërmëndur kanë dalë nga PKK Vlorë sëbashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.
Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Struktuarve Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende.
Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale "Braktisja e fëmijëve të mitur", parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.
Policia Kufitare u bënë thirrje të gjithë shtetasve të cilët kalojnë Kufirin Shqiptar me fëmijët e tyre të mitur për në Vendet e BE-së të mos i braktisin ata me qëllim përfitimi azil social pasi do të jenë subjekt të hetimit dhe do të ndiqen penalisht nga Policia Kufitare dhe Prokuroria për veprën penale të Braktisjes së fëmijëve të mitur !

The post Akuzohen se përdornin fëmijët për të përfituar azil, procedohen penalisht 5 prindër appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U akuzua për përdhunimin e një adoleshenteje, bosi shqiptar arrestohet në Britani me paud dhe kokainë

Posted: 28 Sep 2017 07:26 AM PDT

Policia angleze ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi posedonte 47 kilogramë kokainë, si dhe 250.000 paund të thata.

Shqiptari i identifikuar si Mark Gorini është arrestuar në në Essex të Anglisë, ku iu gjetën dokumente të rreme italiane, të mërkurën më 27 shtator. Gjatë kontrollimit të makinës së kishte në përdorim Gorini, oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Shërbimit Policor Metropolitan të Shërbimit të Krimit të Organizuar gjetën dy pako kokainë të fshehura në bagazh.

Nga të dhënat e para rezultoi se ishin një sasi prej 47 kilogramë lëndë narkotike më vlerë që shkonte. Gjithashtu Gorinit iu gjet në makinë një shumë parash dhe pajisje që kanë të bëjnë me shpërndarjen e klasit A të drogës.
Ai tani po hetohet nënë akuzën e shpërndarjes së kokainës, posedimit të dokumenteve të rreme, pastrim parash dhe drejtim të makinës pa asnjë sigurim.
Nga ana tjetër policia e akuzon shqiptarin dhe për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare. Ai gjatë kontrollit të makinës kishte tentuar që tu ikte efektivëve të policisë, por që kishte marrë lëndime.
Ai është mbajtur në paraburgim deri në seancën e tij të ardhshme.

The post U akuzua për përdhunimin e një adoleshenteje, bosi shqiptar arrestohet në Britani me paud dhe kokainë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Tragjedi në Korçë, makina përplas motorin, vdesin dy persona

Posted: 28 Sep 2017 07:12 AM PDT

Një aksident tragjik është raportuar në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, ku dy persona kanë ndërruar jetë.

Policia bën me dije se një mjet tip benz me targa AA501HV me drejtues 55 vjeçarin me inicialet P.G është përplasur me një mjet motor ku udhëtonin dy persona të cilët kanë gjetur vdekjen gjatë transportimit në Spitalin Rajonal të Korcës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Tragjedi në Korçë, makina përplas motorin, vdesin dy persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Goditet banda e ‘’skifterëve’’ në Greqi, 36- vjeçarja shqiptare në krye

Posted: 28 Sep 2017 07:00 AM PDT

Shkatërrohet banda e madhe e hajdutëve në Greqi, e cila përbëhet më së shumti nga shqiptarët. Mediat greke kanë publikuar një video, që tregon mënyrën si vepronin hajdutët, kryesisht në metro.

Ata arrinin të parandalonin mbylljen e dyerve të trenit, me qëllim që të mblidheshin sa më shumë pasagjerë dhe që të vepronin më lehtësisht. Më pas, autorët dilnin nga treni, duke siguruar kështu shuma të mëdha parash.

Gjithashtu, Policia Helene botoi fotografitë dhe detajet e 49 anëtarëve të organizatës kriminale, që vidhnin sistematikisht kuletat e udhëtarëve në transportin publik, duke u kthyer në makth për një numër të madh qytetarësh.

Organizata kriminale kishte më shumë njerëz nga Shqipëria, tre grekë, si dhe njerëz nga Rumania, Bullgaria, Bangladeshi dhe Gjeorgjia. Ata shënjestronin kryesisht turistët, të cilët lëviznin në aeroportin "El Venizelos". Banda drejtohej nga një burrë dhe një grua të moshës 32 dhe 36 vjeç, të dy nga Shqipëria. 36-vjeçarja Fatmira Cami mbante dhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia, dhe tani ndodhet në burg.

32-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ishte akuzuar në vitin 2015 për përfshirje në një vjedhje në metro, ndërsa në gusht ishte arrestuar në stacionin e metrosë "Syntagma", për të njëjtën vepër penale. Shumë aktive ishte dhe kryetarja e bandës, e cila sillte celularët e vjedhur në Shqipëri, madje merrte pjesë dhe në "operacionet" e grupit.

Disa prej të arrestuarve:

1.Fatmira Cami

2.Odise Selimi

3.Armando Manaj

4.Hektor Jonusi

5.Andrea Profka

6.Florenc Gjordeni

7.Fatmir Mana

8.Ergys Lekataj

9.Hektor Ligataj

10.Rubens Rista

11.Enis Myrtollari

12.Romario Gjoka

13.Agron Mema

14.Oklend Berberi

15.Gerasimo Korkuti

16.Mariglen Mellaraj

17.Kozma Thanasko

18.Erald Kaduni

19.Armando Manaj

20.Aleksander Daja

21.Miri Legataj

22.Janis Shehu

23.Aurel Murrizi

24.Arjan Sulaj

25.Fatri Hodollari

26.Fatmir Metaj

27.Shpetim Velaj

28.Gramoz Malasi

29.Vasil Pojani

30.Aleksander Lalaj

31.Armand Peshku

32.Kristaq Shuli

33.Eriton Habili

34.Viola Hoxha

35.Lazar Ranxhia

36.Xhorxhi Duda

37.Piro Lico

38.Enerida Konstandini

39.Ermal Malasi

40.Enkeljon Vela

The post Goditet banda e ''skifterëve'' në Greqi, 36- vjeçarja shqiptare në krye appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ngjarja në Elbasan, prokuroria nuk ndalet, zbulon prova të reja

Posted: 28 Sep 2017 06:51 AM PDT

Pas publikimit të videos në emisionin "Opinion", të përplasjes së mjetit të numrit dy të policisë në Elbasan nga një makinë e blinduar, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka thirrur në takim dy prokurorët e çështjes, si dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Në takim janë analizuar veprimet e deritanishme hetimore dhe masat e tjera të nevojshme. Asnjë detaj tjetër nuk është mësuar nga ky takim tejet hermetik.
Por publikimi i videos, se çfarë ndodhi mbrëmjen e 18 Shtatorit, i ka dhënë një tjetër kthesë hetimeve.

Krimet e rënda mendojnë ta delegojnë dosjen në Prokurorinë e Elbasanit, duke rrëzuar akuzën e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të mbetur në tentativë.
Megjithatë, takimi i kësaj të enjteje në prokurori për masa të tjera të nevojshme që mund t'i duhen hetimeve, konfirmon se grupi hetimor ka mbledhur prova të reja që identifikojnë personin që ishte në mjetin Audi të blinduar.
Një verifikim po kryhet edhe për oficerët e policisë, të cilët kanë qenë në aksion natën e ngjarjes, pasi nuk kanë reaguar kur mjeti i blinduar ka hyrë në treg.
Prokuroria ka të arrestuar për këtë ngjarje tre persona. Ledio Zabeli dhe Valmir Dedja ndodhen në burg , ndërsa Kelmend Xhaferri në arrest shtëpie.
Tv Klan

 

The post Ngjarja në Elbasan, prokuroria nuk ndalet, zbulon prova të reja appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more