Skip to main content

“Dukolli:Bindja dhe përgjegjsia janë tek qytetari” plus 9 more Gazeta Tribuna

“Dukolli:Bindja dhe përgjegjsia janë tek qytetari” plus 9 more Gazeta Tribuna


Dukolli:Bindja dhe përgjegjsia janë tek qytetari

Posted: 30 Sep 2017 04:09 AM PDT

Përfaqësusi nga Nisma për Kosovën ,Çerkin Dukolli në një intervistë direkte për Emisionin "KONTAKT" në Tribuna Channel  tregoi rreth fushtës zgjedhore të kësaj partie ,si dhe për programin dhe aktivitetet deri me datën 22 tetor.

Sipas tij pritjet tona janë shumë pozitive ,presim të shenojmë suksese të mira në zgjedhjet e 22 tetorit.

 

Për me shumë ndiqni intervistën e plotë:

 

The post Dukolli:Bindja dhe përgjegjsia janë tek qytetari appeared first on Gazeta Tribuna.

Rastet e dhunës në familje në rritje

Posted: 30 Sep 2017 02:32 AM PDT

Në raportin që policia njofton për ngjarjet qe ndodhin në Kosovë për 24 orë, çdoherë është e pranishme edhe dhuna në familje e kjo një dukur dita ditës është në rritje.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje, njëra ka ndodhur në Prishtinë dhe tjetra në Pejë.

"Prishtinë, më 28.09.2017-20:20. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti  i saj. Në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe është njoftuar prokurori kompetent. Nuk raportohet për të arrestuar", njofton policia.

"Pejë, më 29.09.2017-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën  e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin policor.

The post Rastet e dhunës në familje në rritje appeared first on Gazeta Tribuna.

Qka po paralajmëron Xhemajlaj pas dhunës së deputetëve

Posted: 30 Sep 2017 02:15 AM PDT

Ky nuk ishte sulmi i parë i tij. Huliganët dijnë vetëm të sulmojë. Me kësi lloj njerëzish nuk vlejnë fjalët, ata njohin vetëm gjuhën e dhunës. Drejtësi, ndaloji këta huligaj para se të bëhet vonë! Ka shkruar  Isa Xhemajlaj .

 

The post Qka po paralajmëron Xhemajlaj pas dhunës së deputetëve appeared first on Gazeta Tribuna.

Gashi:Rrahja e deputeteve lidhet me sulmin ne Kuvend

Posted: 30 Sep 2017 02:10 AM PDT

E para, kjo lidhet me sulmin në ndërtesën e kuvendit të kosovës; dhe, e dyta, kjo është në një mënyrë indikacion se çka mund të bëjnë këta po erdhën në pushtet.

Pavarësisht që milaim zekën e konsideroj një prej stërrvinave më të mëdha të skenës publike në kosovë, sot jam me të.

The post Gashi:Rrahja e deputeteve lidhet me sulmin ne Kuvend appeared first on Gazeta Tribuna.

KANDIDATI I VETËVENDOSJES NË FERIZAJ KAPET ME DROGË

Posted: 30 Sep 2017 01:10 AM PDT

Kandidati për Asamble Komunale në Ferizaj, Dritëro Hyseni, muajin e kaluar më 22 gusht, në orën 01:30, ishte zënë me lëndë narkotike nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor që ka siguruar Lajmi.net, kandidati i Vetëvendosjes e kishte pranuar para hetuesve të DHTN në Ferizaj, se marihuanën e kishte konsumuar prej moshës 17 vjeçare, por që mbetja e kësaj lënde narkotike në veturën e tij, të cilën e kishte gjetur policia, sipas kandidatit të Vetëvendosjes, ishte mbetje prej asaj kohe, meqë tani thotë se nuk e konsumon më dhe se nuk e kishte ditur që i ka mbetur në veturë.

Duke u bazuar në provat materiale dhe deklaratat e të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar, hetuesit kanë paraqitur edhe Kallëzim Penal kundër tij me veprën penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge", vepër kjo e sanksionuar nga neni 275, paragrafi 2 i KPRK-së.

Raporti i siguruar mban datën e 24 gushtit 2017 dhe aktivisti i Vetëvendosjes ishte në vetura me disa shokë të tij.

Mësohet se me këtë rast tani është duke u marrë Prokuroria Themelore në Ferizaj. /Lajmi.net/

The post KANDIDATI I VETËVENDOSJES NË FERIZAJ KAPET ME DROGË appeared first on Gazeta Tribuna.

Pas grushteve ndaj Milaim Zekës, Frashër Krasniqi mbetet në paraburgim

Posted: 30 Sep 2017 12:56 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, është në paraburgim pas asaj që ndodhi mbrëmë mes tij dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se me urdhër të Prokurorit, deputeti i VV’së gjendet në paraburgim.

"Me urdhër të prokurorit Krasniqi është në paraburgim", ka thënë Ahmeti duke shtuar se gjatë ditës do të lëshojnë një raport në lidhje me rastin.

Milaim Zeka ka thënë se rastin do ta paraqesë në Polic

 

The post Pas grushteve ndaj Milaim Zekës, Frashër Krasniqi mbetet në paraburgim appeared first on Gazeta Tribuna.

Hapet Festivali i Filmit “Hyjnesha nё fron”

Posted: 30 Sep 2017 12:26 AM PDT

Sot në Fushë Kosovë fillon edicioni i dhjetё i Festivalit tё Filmit tё Kosovёs "Hyjnesha nё fron" (Hn'F).

Festivali i Filmit tё Kosovёs "Hyjnesha nё fron", i cili kёtё vit shёnon edicionin jubilar, tё dhjetin me radhё, do tё mbahet nё hapёsirat e Stacionit tё trenit, nё Fushё Kosovё.

"Hyjnesha nё fron" do tё zgjasё pesё ditё dhe projeksionet e tij do tё realizohen nё tri lokacione, pёrkatёsisht nё tren, nё sallёn e Stacionit tё trenave dhe nё "Hotelin Hyjnesha" ku edhe do tё zhvillohet gala mbrёmja e hapjes ceremoniale.

The post Hapet Festivali i Filmit "Hyjnesha nё fron" appeared first on Gazeta Tribuna.

Demarkacioni në ‘rrugë pa krye’

Posted: 30 Sep 2017 12:14 AM PDT

Florim Isufi, anëtar i Komisionit të ri për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë për se tashmë kanë filluar punën edhe zyrtarisht përderisa javën që vjen do ta rrisin edhe më shumë angazhimin.

Ndërsa në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë i kanë thënë "Zërit" se demarkacioni për ta është punë e kryer, porse do të tregohen të durueshëm dhe do të presin që Kosova ta përfundojë këtë çështje brenda një periudhe të arsyeshme

Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i emëruar nga qeveria "Haradinaj", tashmë ka nisur zyrtarisht punën. Kështu kanë bërë të ditur  pjesëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë thënë se javën që vjen do të ketë angazhim edhe më të madh si në punën e kabinetit, ashtu edhe në terren.

Mirëpo, Ambasada e Malit të Zi, ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit tashmë është punë e kryer.

Por pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që demarkacioni të anashkalohet si kusht për liberalizmin e vizave.

Njohësit e procesit të liberalizimit konsiderojnë se Kosova duhet të fokusohet më tepër te luftimi i krimit dhe i korrupsionit (kushti tjetër për viza) sesa të merret me rinegocimin e Marrëveshjes së Demarkacionit., meqë një gjë e tillë merr shumë kohë dhe zvarrit shumë procesin e liberalizmit të vizave

The post Demarkacioni në 'rrugë pa krye' appeared first on Gazeta Tribuna.

Pence mbështet transformimin e FSK-së sipas Kushtetutës

Posted: 30 Sep 2017 12:11 AM PDT

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, priti të premten presidentin e Kosovës, Hashim Tha çi, "për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begattë".

"Nënpresidenti ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

"Liderët janë pajtuar për rëndësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e rritjes ekonomike. Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi", përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.

The post Pence mbështet transformimin e FSK-së sipas Kushtetutës appeared first on Gazeta Tribuna.

Jep dorëheqje Sekretari i Shëndetësisë së SHBA-së

Posted: 30 Sep 2017 12:06 AM PDT

Sekretari për Shëndetësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tom Price ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Kjo për shkakun se ai ka përdorur aeroplanë të shtrenjtë privat për biznes zyrtarë, shkruan BBC.

Ai më parë kishte kërkuar falje pasi që kishte realizuar 26 fluturime që nga maji me një shumë të shpenzimit prej 400 mijë dollarë të taksapaguesve.

Zyrtarët shtetëror, përfshirë edhe ata që përballen me çëshjte të sigurisë kombëtare, kërkohet që të marrin fluturime komerciale të punës të lidhura me udhëtimet, transmeton lajmi.net.

Pas Price, janë edhe tre anëtarë të kabinetit të Trump që janë nën vëzhgim pas dyshohet se kanë përdorur aeroplanë privat derisa kanë punuar.

The post Jep dorëheqje Sekretari i Shëndetësisë së SHBA-së appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more