Skip to main content

INSAJDERI: “Bie shi me peshq në Meksikë (FOTO)” plus 19 more

INSAJDERI: “Bie shi me peshq në Meksikë (FOTO)” plus 19 more


Bie shi me peshq në Meksikë (FOTO)

Posted: 28 Sep 2017 10:34 AM PDT

Zyrtarët e mbrojtjes civile në verilindje të Meksikës thonë se një shi i lehtë është shoqëruar nga peshq të vegjël që ranë nga qielli.

Mbrojtja civile në shtetin meksikan Tamaulipas ka thënë se shiu që ra të martën në qytetin bregdetar Tampico ishte i përzier me peshq, transmeton Express.

Fotografi të postuara në faqen e agjencisë në Facebook shfaqin katër peshq të vegjël në një qese plastike dhe një tjetër në trotuar, raporton AP.

Sipas U.S Library o Congress, ky është një fenomen për të cilin është raportuar që nga kohërat e lashta.

Shkencëtarët besojnë se tornadot mbi ujë mund të jenë përgjegjëse për thithjen e peshqve në ajër ku ata fryhen derisa të bien në tokë.

The post Bie shi me peshq në Meksikë (FOTO) appeared first on INSAJDERI.

Pacolli viziton qendrën e fëmijëve me autizëm në lagjen Arbëria

Posted: 28 Sep 2017 10:22 AM PDT

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, vizitoi sot Qendrën për autizëm në lagjen Arbëri të komunës së Prishtinës. Ai u njoftua për së afërmi me disa nga fëmijët e prekur me autizëm si dhe u njoftua me gjendjen e tyre.

"Është një vazhdimësi që më shtyn të jem sot këtu bashkë me ju, si nga aspekti familjar, që ne kemi pas konsideratën më të lartë ndaj jush si organizatë. Mirëpo sot në një cilësi tjetër, si kandidat për kryetar të Prishtinës dua të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të qenë afër jush dhe për të ju garantuar kushte më të mira në funksion të lehtësimit të sfidave që i përballni çdo ditë në komunën e Prishtinës" u shpreh Pacolli.

Objekti i kësaj qendre të autizmit është ndarë në kohën e fundit nga komuna e Prishtinës dhe Pacolli uron që kjo të mos jetë një iniciativë politike.

"Me sa e di unë ky është një objekt që e keni marrë tani në kohën e fundit, në dy muajt e fundit dhe uroj që kjo të mos jetë një iniciativë politike, por të jetë një iniciativë që duhet t'i shërbejë këtij komuniteti që ne e kemi obligim" tha Pacolli.

Ai shtoi se në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës, ju garanton se do të ketë një konsideratë të shtuar ndaj kësaj kategorie dhe do të gjendet mundësia e ndihmës materiale dhe akomodimi, transporti e mbështetje tjera të nevojshme ndaj kësaj kategorie.

Përfaqësuesi nga kjo qendër u shpreh se sfida më e madhe për momentin është financimi, ngase thotë se kjo qendër kryesisht financohet nga prindërit, ku prindërit obligohen të paguajnë trajtimin sipas mundësive që kanë.

The post Pacolli viziton qendrën e fëmijëve me autizëm në lagjen Arbëria appeared first on INSAJDERI.

FSK bëhet me pajisje më të sofistikuara në botë (Foto)

Posted: 28 Sep 2017 10:12 AM PDT

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot pajisje të komunikimit nga "Charge d`Affairs Hylan". Kështu ka bërë me dije Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një njoftimi.

"Kjo teknologji është ndër më të sofistikuarit në botë dhe do t’i mundësojë FSK-së të kryejë më mirë mandatin e saj në mbështetje të qytetarëve të Kosovës", thuhet në njoftim.

Donacioni është koordinuar nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes (ODC) si pjesë e Programit të Financimit të Huaj (FMN) të Departamentit të Shtetit (DOS) në Kosovë.

 

The post FSK bëhet me pajisje më të sofistikuara në botë (Foto) appeared first on INSAJDERI.

Mustafa “zbulon” lidhjet e fshehta mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Posted: 28 Sep 2017 09:56 AM PDT

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa aktualisht kryetar i LDK-së ka folur për zgjedhjet e kaluara lokale se si Vetëvendosje kishte fituar komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se në këtë fitore PDK i kishte ndihmuar me një koalicion siç thotë ai të fshehtë.

"Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë. Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike", ka shkruar Mustafa.

Ai më tej ka thënë se në lidhje me koalicionin mes PDK-së dhe VV-së e kishte pranuar edhe Veseli.

"Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushte me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale. Kjo përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve, sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s'pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza".

The post Mustafa "zbulon" lidhjet e fshehta mes PDK-së dhe Vetëvendosjes appeared first on INSAJDERI.

Në librat shkollor shkruhen gabimisht emrat e komunave

Posted: 28 Sep 2017 09:37 AM PDT

Profesori universitar, Rrahman Paçarizi, ka publikuar në rrjetin social "Facebook" një fotografi ku shihet një hartë e Kosovës në librin "Edukata Qytetare" për klasën e gjashtë, në të cilën janë të shkruar gabimisht shumë nga emrat e komunave të Kosovës.

Sipas Paçarizit, kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës dëshmon se në çfarë gjendje është shkolla shqipe.

Në atë hartë të publikuar në një libër shkollor janë të shkruar gabimisht emrat e komunave: Gjilan, Ferizaj, Istog, Deçan, Kaçanik, të cilave u është shtuar gabimisht në fund shkronja 'ë'

"Se në ç'gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra. Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?", shkruan profesori universitar në profilin e tij.

Në të njëjtën hartë të publikuar nga Paçarizi në "Facebook", shihet se gabimisht është shkruar edhe emri i Komunës së Fushë Kosovës, ku shkronja 'sh' është ngatërruar me atë 'dh'. Pastaj, emri i Komunës së Lipjanit është shkruar gabimisht 'Lypjan'.

Ditë më parë, Paçarizi i kishte shkruar një letër publike ministrit të ri të Arsimit, Shyqiri Bytyqit, të cilin e bënte me dije se gjendja në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë është alarmante.

Ai kishte treguar se si vetëm 2 për qind e 141 kandidatëve që kishin konkurruar për t'u pranuar në degën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinë, kanë ditur se si bën pjesorja e foljeve guxoj, marr, jap, di dhe bie.

The post Në librat shkollor shkruhen gabimisht emrat e komunave appeared first on INSAJDERI.

Abrashi premton 30 mijë vende të reja pune vetëm në Prishtinë

Posted: 28 Sep 2017 09:31 AM PDT

Në manifestimin kryesor të hapjes së fushatës zgjedhore, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë të enjten se kryeqyteti i Kosovës ka humbur shumë në këto katër vitet e fundit, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ta përkrahin atë dhe ekipin që ai udhëheqë për ta bërë ndryshimin e madh në Prishtinë.

"Prishtina ka nevojë për një qasje të re politike. Dhe ajo qasje e re shkon përtej grindjeve politike, përtej akuzave e kundërakuzave, përtej kalkulimeve populiste dhe dogmave ideologjike", ka thënë Abrashi.

Sipas tij, për katër vjet, Prishtina mbeti peng i këtyre politikave, derisa rrugët e Prishtinës mbeteshin të mbushura me mbeturina, derisa trafiku ishte një kaos i plotë, qyteti po ngufatej çdo ditë e më shumë, ndërsa nuk u ndërtua asnjë shkollë e vetme, e njëkohësisht u rrit tatimi në pronë, u degradua jeta kulturore, e sportive, kurse tepronte buxheti komunal.

"Ne duhet ta ndryshojmë këtë. Sepse, ky nuk është vetëm qyteti ynë, ky është qyteti i femijëve tanë, dhe i pasardhësve të tyre", ka thënë Abrashi.

Duke u bazuar në përvojën e tij të bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme si ajo e pensionistëve, veteranëve të luftës, pensionioneve të bashkëatdhetarëve në Zvicër e shumë çështje tjera, Abrashi ka ofruar qasje proaktive për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Prishtinës.

"Kjo është qasja jonë e re, koncepti ynë i ri politik për Prishtinën. Unë do të jem kryetar i të gjithëve, do të bashkëpunoj me Kuvendin Komunal, me asamblistët e zgjedhur nga qytetarët e Prishtinës, pavarësisht partisë apo bindjeve, për të gjetur zgjidhje për problemet e Prishtinës. Sepse qytetarët na kanë zgjedhur që të ofrojmë zgjidhje dhe jo të ankohemi për të kaluarën dhe për të tjerët", ka theksuar Abrashi.

Kandidati i LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, përpara se të prezantonte 56 kandidatët për Kuvendin Komunal, ka theksuar se programi i tij për Prishtinën është i bazuar në nevojat reale të qytetarëve të Prishtinës dhe është një projekt konkret e i realizueshëm.

Shpalosjen e programit të tij për Prishtinën e ka filluar me idenë për krijimin e Fondit të Punësimit, përmes të cilit ai u shpreh i bindur se, për katër vjet, në Prishtinë do të krijohen rreth 30 mijë vende të reja të punës.

Ai ka premtuar uljen e tatimit në pronë, shtrirjen e ngrohjes qendrore në banesat e përbashkëta dhe lagjet e reja, ka premtuar krijimin e kushteve për zhvillimin e mësimit gjithëditor nëpër shkollat e Prishtinës, përmes ndërtimit të 7 shkollave të reja, ka premtuar ndërtimin e shkollës së muzikës, rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës e qendrave mjekësisë familjare në lagjet ku ato mungojnë si dhe fillimin e zbatimit të kujdesit shëndetësor shtëpiak.

Në planin e tij për Prishtinës, Abrashi ka thënë se janë paraparë më shumë zona gjelbëruese e kopshte rekreacioni, ndërsa prioritet do t'i kushtojë strategjisë për mbrojtjen e qytetarëve të Prishtinës nga rreziku i qenve endacakë.

Pallatin e Rinisë, Abrashi ka thënë se do t'ua kthejë qytetarëve të Prishtinës, duke gjetur mënyrën më efikase për ndërtimin e një kompleksi modern për sportin dhe rekreacionin.

Nën qeverisjen e tij, Abrashi ka thënë se do ta përkrahë zhvillimin e aktiviteteve të kulturës e sportit, ndërsa ka premtuar ndërtimin e Sallës Koncertale dhe Teatrit të qytetit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, duke iu bërë thirrje kryeqytetasve ta mbështesin projektin e tij, ka theksuar se në Prishtinë do të kthehen projektet e mëdha, të lëna pas dore nga qeverisja në shkuarje e Prishtinës.

Ai ka premtuar ndërtimin e unazës së qytetit, mbulimin e përrenjve dhe kolektorëve të ujërave të zeza. "Do të gjejmë zgjidhje për parkingjet publike në qendër të Prishtinës", ka premtuar Abrashi.

Ai ka thënë se do ta intensifikojë procesin e pranimit teknik të ndërtesave të reja, zvarritja e të cilave u ka shkaktuar shumë probleme qytetarëve, por edhe ndërtuesve.

Abrashi ka premtuar edhe rigjenerimin e zonës së Gërmisë, duke e realizuar ndërlidhjen e saj me Liqenin e Badovcit.

Një vëmendje të veçantë, ai ka thënë se qeverisja e tij do t'ia kushtojë zonës së Gollakut, ku ka premtuar projekte konkrete për zgjerimin e rrugës dhe vendimmarrje për destinimin e asaj zone për ndërtim, turizëm dhe zhvillim të bujqësisë.

Abrashi ka kritikuar zvarritjen e projektit të konservimit të qytetit të vjetër të Prishtinës, duke premtuar se me ardhjen e tij në qeverisje, Prishtina e vjetër do të kthehet në projekt prioritar.

Mbështetje për kandidaturën e Arban Abrashit për kryetar të Prishtinës dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë, në hapje të fushatës zyrtare të LDK-së për Prishtinën kanë shprehur edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Sekretari i Përngjitëm i LDK-së, Ismet Beqiri, i cili i ka bërë thirrje anëtarësisë së LDK-së dhe qytetarëve të Prishtinës të mbështesin projektin e LDK-së për kryeqytetin e Kosovës.

The post Abrashi premton 30 mijë vende të reja pune vetëm në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Futbollisti kosovar nga minuta e parë kundër Marsellie

Posted: 28 Sep 2017 09:26 AM PDT

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, do të startojë e skuadrës së tij Salzburg ndaj Marseille në Europa League.

Valoni ia siguroi një pikë Salzburgut në sfidën e parë në Grupin I, duke shënuar në barazimin 1:1 me Vitoria de Guimaraes.

Salzburg: Walke – Ulmer, Caleta-car, Miranda, Lainer – Berisha, Samassekou, Haidara Schlager – Dabbur, Ëolf.

 

 

 

The post Futbollisti kosovar nga minuta e parë kundër Marsellie appeared first on INSAJDERI.

Formacioni zyrtar: Arsenal – Bate Borisov

Posted: 28 Sep 2017 09:16 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes BATE Borisov e Arsenal.

BATE Borisov dhe Arsenali do të përballen nga ora 19:00. Skuadrat përballen në kuadër të Grupit H në Europa League, që udhëhiqet nga Arsenali me tri pikë, ndërsa BATE Borisov e Crvena Zvezda kanë nga një pikë.

Në fund fare është Kolni me zero pikë, që sonte përballet me Crvena Zvezdën.

 

 

The post Formacioni zyrtar: Arsenal – Bate Borisov appeared first on INSAJDERI.

QKUK-ja mund ta heqë përgjithmonë nga përdorimi gazin oksidul

Posted: 28 Sep 2017 09:14 AM PDT

Operacionet në Qendrat e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, pas më shumë se dy javëve të mosfunksionimit, janë kthyer në gjendje normale.

Në mungesë të gazit oksidul operimet tash po kryhen me ndihmën e ajrit të komprimuar, metodë kjo të cilën po e përdorin edhe shtetet e Bashkimit Evropian. E ky model, sipas udhëheqësve të kësaj Klinike do të përdoret për një kohë të gjatë. Madje gazi oksidul (N20), mund të mos përdoret më fare.

Janë dashur më shumë se dy javë që të funksionalizohet sistemi për futjen e ajrit të komprimuar në mënyrë që operacionet në QKUK të zhvillohen në mënyrë të rregullt. Puna në disa nga klinikat e kirurgjisë në QKUK ishte ndalur më 7 shtator, kur edhe ndodhën tri vdekje të pacientëve, të cilat janë cilësuar si të dyshimta nga ana e organeve të hetuesisë.

E që nga ajo kohë, zyrtarë të QKU-së deklarohen se kanë punuar për gjetjen e alternativave për vazhdimin e operimeve në këtë qendër.

Në një deklaratë për Gazetën Express, drejtori i Klinikës Torakale në QKUK, Saudin Maliqi, ka deklaruar se për operime tash po përdoret një metodë, e cila aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

"Sa i përket problemit që kemi pasur, ai u sanua komplet. Ka mundësi të përdoret vetëm oksigjeni me ajër. Në BE e kanë hequr nga përdorimi oksidulin. I kemi rregullua tash të gjitha ato sistemet që me e futë atë ajrin e komprimum edhe tash çdo gjë është në rregull. Ne tash po e aplikojmë sistemin më të ri dhe më në trend", ka thënë Maliqi, i cili ishte edhe pjesë e Komisionit Profesional të SHSKUK-së, i cili më datë 25 shtator ka marrë vendim që të fillojë me punë në sallat operative.

Sipas tij, aplikimi i sistemit të ajrit të komprimuar është më pak i kushtueshëm sesa gazi oksidul të cilin QKU-ja e kishte përdorur për operime.

"Ky sistem është më pak i kushtueshëm edhe është më i dobishëm. Vetë kyçja e sistemit të ajrit e përjashton përdorimin e oksidulit. Aparati i anestezionit i ka dy gypa për hyrje, një për ajër, një për oksidul dhe vetë përdorimi i ajrit e përjashton përdorimin e oksidulit. Do të bëhet furnizimi me oksidul vetëm për disa raste", ka shpjeguar tutje drejtori i Klinikës Torakale në QKUK.

Ndërkaq, SHSKUK-ja, tashmë ka shpallur ftesën për furnizim me gazin oksidul (N20). Si kusht për furnizim me këtë lloj gazi është që i njëjti të prodhohet ose të përdoret në vendet e Bashkimit Evropian.

Javë më parë në sallat operative të QKUK-së kanë ndërruar jetë tre pacientë, vdekjet e të cilëve janë cilësuar si të dyshimta. Mjekësia Ligjore u ka bërë obduksionin të njëjtëve, por që analizat për ta duhet dërguar jashtë vendit. Zyrtarë të këtij institucioni kanë deklaruar se ende nuk kanë marrë vendim se në cilin vend do të dërgohen analizat e këtyre tre pacientëve të cilat do ta zbardhnin rastin e vdekjeve të dyshimta.

Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit është duke e pritur analizën e obduksionit, kështu ka thënë të mërkurën për Express prokurori i rastit, Valdet Gashi.

 

The post QKUK-ja mund ta heqë përgjithmonë nga përdorimi gazin oksidul appeared first on INSAJDERI.

Pitbulli dërgon aeroplanin privat për të ndihmuar njerëzit në Puerto Rico

Posted: 28 Sep 2017 09:09 AM PDT

Këngëtari me famë botërore, Pitbull, ka dërguar një aeroplan privat për të transportuar pacientët me kancer nga Puerto Rico drejt SHBA-së pas uraganit shkatërrues.

Ky veprim është vlerësuar lartë nga zyrtarë të lartë të Puerto Ricos, të cilët e bënë publik lajmin përmes Twitterit, përcjell albinfo.ch.

Reperi i lindur në Miami – emri i vërtetë Armando Perez – ka thënë për New York Daily se "vetëm po bën detyrën e tij".

"Faleminderit Zotit që jemi të bekuar të ndihmojmë", citohet të ketë thënë ai.

Shumica e këtij ishulli ka mbetur pa rrymë pas uraganeve shkatërruese Irma dhe Maria. Thuajse gjysma e popullatës 3.5 milionëshe ka mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa spitalet po mbesin pa karburante për të mbajtur në funksion sistemet e nevojshme.

The post Pitbulli dërgon aeroplanin privat për të ndihmuar njerëzit në Puerto Rico appeared first on INSAJDERI.

Arrestohet në Gjermani “Ivani i tmerrshëm”

Posted: 28 Sep 2017 09:05 AM PDT

Tifozi ultras i Yllit të Kuq të Beogradit, Ivan Bogdanov, është arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po përgatiste trazira në Koln.

Tetë tifozë të Crvena Zvezdës, që janë në një listë europiane vëzhgimi të INTERPOL-it, u vunë në pranga, por më pas u liruan në zonën e Nordrhein-Westfalen (North Rhine-Westphalia), para ndeshjes së Europa League mes Këlnit dhe skuadrës serbe, raporton "Top-Channel".

Mes tyre ishte dhe "Ivani i tmerrshëm", siç është quajtur nga mediet pas trazirave në ndeshjen me Shqipërinë, atë me Italinë në "Marassi", por gjithashtu në disa përballje të tjera në Beograd.

Ivan Bogdanov dhe 7 personat e tjerë u ndaluan në një apartament në qendër të Kolnit. Sipas gazetës gjermane "Die Welt", huligani serb kërkonte ta kthente sfidën kontinentale në një skenë për akte provokuese, por pa zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

Kolni dhe Ylli i Kuq takohen sot në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H në Ligën e Evropës.

The post Arrestohet në Gjermani "Ivani i tmerrshëm" appeared first on INSAJDERI.

Premtimi i Haradinajt për bizneset nga diaspora

Posted: 28 Sep 2017 09:03 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim bizneset kosovare-gjermane nga diaspora në kuadër të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare. Takimin e nderoi me pjesëmarrjen e tij ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Kryeministri Haradinaj theksoi se qeverisja nën drejtimin e tij do të fokusohet në hapjen e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës, duke shtuar mundësinë e përfshirjes së tyre sa më të madhe në politikë bërje.

Nga përfaqësuesit e bizneseve të diasporës, kryeministri Haradinaj kërkoi që të jenë konkretë në kërkesat e tyre, në mënyrë që Qeveria e Kosovës, të marrë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se çdo investitorë i jashtëm është i mirëpritur dhe do të ketë angazhime konkrete lidhur me përkrahjen e bizneseve, përmes përmirësimit të politikave fiskale dhe lehtësirave tjera të cilat gjithmonë do të jenë në favor të bizneseve dhe investitorëve potencialë.

Nga ana e tyre, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga diaspora shprehën besimin në vullnetin e kryeministrit për të bërë atë që ata e shohin si interes, në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të punës.

Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese në Odën Ekonomike Gjermane-Kosovare, theksoi nevojën e një takimi të bizneseve të diasporës me ato kosovare dhe nevojën e kthimit të besimit të investitorëve që të investojnë në Kosovë. Ajo tha se sundimi i ligjit dhe zbatimi i kontratave është qenësore për investitorët e huaj, duke potencuar se ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet dhënë rëndësi të veçantë.

Kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, Nazmi Viqa tha se nevojitet zbatimi i ligjit, infrastrukturë e duhur, në mënyrë që të kontribuohet për vendin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët.

Fadil Hoxha, president i Bordit të Odës Ekonomike Gjermane-Kosovare, shprehu besimin në kryeministrin Haradinaj dhe në Qeverinë e Kosovës, duke vlerësuar se Kosova ka resurse të mjaftueshme humane për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

The post Premtimi i Haradinajt për bizneset nga diaspora appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi përfshihet në debatin mes Ramës dhe Kurtit për demarkacionin

Posted: 28 Sep 2017 09:00 AM PDT

Pas një debati mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti rreth çështjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, ka reaguar Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, nga Nisma për Kosovën.

Ai ka thënë se të gjithë, përfshirë presidentet dhe kryeministrat duhet ta dinë se shteti i Kosovës nuk është bërë dhe nuk do zhbëhet nga opinione dhe deklarata. Kësisoj ka thënë ai, nuk do të ndryshohen as kufijtë e Kosovës.

"Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra. Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione. Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione", ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në kohë të vështira.

"Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur. I falënderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira", ka shkruar Krasniqi.

The post Krasniqi përfshihet në debatin mes Ramës dhe Kurtit për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe kërkon themelimin Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit

Posted: 28 Sep 2017 08:55 AM PDT

Formimi i Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë prioriteti kulmor i Listës Serbe. Por, një gjë e tillë gjithashtu është obligim për institucionet e Kosovës, i cili ka dalë nga marrëveshja në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, vlerësojnë përfaqësuesit e Listës Serbe.

Igor Simiq, deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës dhe zëdhënës i këtij subjekti politik, thotë se "tashmë ekziston një vullnet i mirë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm brenda Listës Serbe, por edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë".

"Në përgjithësi, ne ende nuk e kemi të caktuar datën se kur mund të nisë ky proces. Mund të them se formimi i Bashkësisë së komunave serbe, si një institucion kulmor, është proces e jo vetëm një moment kur mund të thuash 'do ta formojmë' dhe kaq. Ky është proces që do të kërkojë kohë", tha Simiq.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka bërë me dije se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet, por vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Kjo e fundit, më 23 dhjetor 2015, pati vlerësuar se disa nga parimet e përgjithshme të marrëveshjes për Asociacionin, të datës 25 gusht 2015, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, buron nga Marrëveshja e Parë e Parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013. Simiq thotë se Lista Serbe do të insistojë që formimi i Asociacionit të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë se në marrëveshjen e Brukselit thuhet qartë se Asociacioni do të formohet sipas Kushtetutës së Kosovës, gjegjësisht, sipas ligjeve të saj. Kjo marrëveshje, siç thotë ai, gjendet edhe në faqen e internetit të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.

Ai ka shprehur mendimin që përmbajtja e Marrëveshjes për formimin Asociacionit duhet sqaruar për opinionin, ndërkaq që Lista Serbe dhe Qeveria e Kosovës do të duhej të ulen dhe bisedojnë lidhur me vërejtjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese. /REL/

The post Lista Serbe kërkon themelimin Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit appeared first on INSAJDERI.

Lumezi viziton Prokurorinë e Gjilanit, bisedon lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal

Posted: 28 Sep 2017 08:53 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot së bashku me anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi dhe anëtarët e komisionit, Haxhi Dërguti dhe Laura Pula, kanë diskutuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit dhe të arriturat e kësaj prokurorie gjatë zbatimit të saj.

Po ashtu, ata diskutuan edhe për arritjet dhe sukseset e kësaj prokurorie, ku u konstatua se Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës.

Gjithashtu, të pranishmit kanë biseduar lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal që janë duke u bërë nga grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Vlen të theksohet se Kryeprokurori Lumezi, dhe anëtarët e komisionit në fjalë, gjatë ditëve në vijim do t'i vizitojnë të gjitha prokuroritë e Kosovës, ku do të diskutojnë me eprorët e prokurorive lidhur me zbatimin e Strategjisë kundër korrupsionit.

The post Lumezi viziton Prokurorinë e Gjilanit, bisedon lidhur me ndryshimet e legjislacionit penal appeared first on INSAJDERI.

Çerdhja “Shkronjat” në Prishtinë tregon shkaktarin e zjarrit

Posted: 28 Sep 2017 08:49 AM PDT

Zjarri që u shkaktua sot në çerdhen "Shkronjat" në lagjen Arbëria në Prishtinë ndodhi për arsye të një defekti të një sigurese.

Përmes një njoftimi në Facebook, stafi i çerdhes ju kanë drejtuar prindërve se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, raporton Insajderi.

"Të nderuar prindër. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Një defekt në siguresa në kthinën e ndarë nga dhomat e fëmijëve ka shkaktuar zjarr, për të cilin është intervenuar në kohë", thuhet në një njoftim në Facebook.

Ndër tjerash sipas njoftimit thuhet se "Fëmijët dhe stafi kanë qenë të sigurtë, gjatë tërë kohës. Kërkojmë falje për shqetësimin".

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës ka thënë se rasti është lajmëruar rreth orës 15:30, dhe nuk ka asnjë person të lënduar.

Po ashtu në vend të ngjarjes kanë qenë edhe zjarrfikësit. Afrim Gashi nga Njësia e Zjarrfikësve në kryeqytet ka thënë se zjarrfikësit janë informuar për një zjarr që ka shpërthyer në ora 15:16 në brendi të kopshtit "Shkronjat". /Insajderi.com

 

The post Çerdhja "Shkronjat" në Prishtinë tregon shkaktarin e zjarrit appeared first on INSAJDERI.

Arrestohen 8 të dyshuar për keqpërdorim seksual të të miturve

Posted: 28 Sep 2017 08:45 AM PDT

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka arrestuar disa persona për veprat e dyshuara keqpërdorim seksual i të miturve dhe ofrim i lokalit për prostitucion.

Rasti i parë ka ndodhur të martën në rajonin e Ferizajt ku një person me iniciale J.M është arrestuar për shkak se dyshohet të ketë ofruar lokalin e tij për prostitucion.

"Me datë 26.09.2017, në rajonin e Ferizajt është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar shqiptar me inicialet (J.M.), nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale 'ofrim i lokalit për prostitucion' dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent i njejti është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme", thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në rajonin e Mitrovicës ku janë arrestuar katër personat për shkak se dyshohen të kenë keqpërdorur seksualisht persona nën moshën 16 vjeç.

"Me datë 27.09.2017, në rajonin e Mitrovicës janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale 'keqperdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç' dhe është identifikuar një viktim femër/kosovare. Inicialet e personave të dyshuar janë: 1. S.K; 2. L.SH; 3. F.U; 4.F.SH; të gjithë meshkuj/kosovar. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë për vazhdim të procedurave ligjore."

Më tutje policia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka detyruar persona për të kërkuar lëmoshë

"Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas pranimit të informacioneve relevante, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me dyshimin e bazuar për veprën penale "trafikim me njerëz", me qellim të shfrytëzimit për punë te detyruar dhe kërkim lëmoshe, sot me datë 28.09.2017 ka zbatuar një plan taktik ku është arrestuar një (1)  person i dyshuar me inicialet (A.K) per veprën e lartpermendur dhe janë identifikuar tri (3) viktima të trafikimit të cilat janë trajtuar në bazë të procedurave standarde për viktimat e trafikimit".

"Si provë materiale është konfiskuar përkohësisht një telefon dhe prova tjera të siguruara gjatë hetimit që i dërgohen prokurorit për procedim të mëtutjeshëm, përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për zhvillim te procedurave ligjore", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

"Poashtu, sot me datë 28.09.2017, rreth orës 09:00, pas një hetimi të realizuar  nga njësiti i hetimeve për trafikim me qenie njerëzore-Mitrovicë-Veri, ka rezultuar me arrestimin e dy (2) personave të dyshuar me inicialet (N.S. femër serbe/kosovare dhe I.H. mashkull shqiptar/kosovar) për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën kundërvajtje  "marrje  me prostitucion", sipas ligjit mbi rendin dhe qetësin publike".

 

The post Arrestohen 8 të dyshuar për keqpërdorim seksual të të miturve appeared first on INSAJDERI.

Policia jep detaje për zjarrin në çerdhen në Prishtinë

Posted: 28 Sep 2017 08:34 AM PDT

Sot në çerdhen "Shkronjat" në lagjen Arbëria në Prishtinë ka shpërthyer një zjarr ku arsyet e zjarrit ende nuk dihen.

Policia ka konfirmuar për Insajderin se zjarri ka ndodhur sot rreth orës 15:30.

"Rreth ores15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Arbëria. Në vendngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar menjëherë, nuk raportohet për te lënduar", ka thënë për Insajderin Flora Ahmeti zëdhënëse në policinë e Kosovës.

Në vend ngjarje po ashtu kanë dal edhe zjarrfikësit ndërsa drejtoresha e çerdhes ka treguar se fëmijët dhe personeli i kopshtit janë evakuuar me kohë dhe se askush nuk është lënduar. /Insajderi.com

 

 

 

The post Policia jep detaje për zjarrin në çerdhen në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje në Prishtinë premton të bëjë qytet në çdo lagje

Posted: 28 Sep 2017 08:21 AM PDT

Në javën e parë të fushatës, përveç prezantimit të programit në forma të ndryshme, si dhe prezantimit të kandidatëve tanë për asamblistë, organizuam tubime me qytetarë në Bardhosh, Barilevë, Arbëri, Tophane, Medrese dhe Qendër.

Secila lagje dhe secili fshat tashmë është prekur direkt nga qeverisja e mirë e komunës në 4 vitet e fundit. Në secilin prej këtyre tubimeve, diskutuam veçanërisht për projektet specifike për këto lagje, që kanë hyrë në vargun e prioriteteve për mandatin e ardhshëm qeverisës.  Qytetarët shprehën dëshirën dhe vullnetin e tyre për t'u angazhuar tutje në realizimin e projekteve të mira për Komunën. Vetëm në këtë formë, do ta bëjmë Prishtinën qytet në çdo lagje.

Tashmë të gjithë e kanë të qartë mënyrën tonë të Qeverisjes, e sidomos qytetarët e Prishtinës. Ata kanë vendosur që votën e tyre ta japin për VETËVENDOSJE!-n, me mendje e me zemër. Për më tepër, në mandatin e ardhshëm këta qytetarë do t'i japin krahë Prishtinës, duke e rritur dukshëm numrin e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, numrin e asamblesitëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

The post Vetëvendosje në Prishtinë premton të bëjë qytet në çdo lagje appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Thaçit për sekretarin e Vatikanit

Posted: 28 Sep 2017 08:19 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Vatikan është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Në këtë takim, presidenti Thaçi ka informuar kardinalin Parolin për forcimin e shtetit të Kosovës brenda dhe në arenën ndërkombëtare.

Ai ka thënë se pavarësia e Kosovës ka sjell paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti ka falënderuar sekretarin Parolin për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës, duke thënë se tani është koha për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

"Mirënjohje për të arriturat e Kosovës do të ishte njohja nga tërë bashkësia ndërkombëtare. Njohja e Kosovës do të thotë njohje e aspiratës për liri e barazi, njohje e të drejtave dhe lirive të njeriut", ka thënë Presidenti.

Thaçi e ka njoftuar sekretarin Parolin edhe për përgatitjet që janë bërë për ligjin për liritë fetare që pret miratimin nga Parlamenti i ri i Kosovës.

Ai po ashtu ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke.

 

 

The post Kërkesa e Thaçit për sekretarin e Vatikanit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more