Skip to main content

INSAJDERI: “Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë” plus 19 more

INSAJDERI: “Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë” plus 19 more


Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë

Posted: 27 Sep 2017 09:46 AM PDT

Mjekët kujdestar në repartin e gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të martën mbrëma kanë pasur një detyrë tepër të vështirë.

Një grua 72 vjeçare ka përfunduar në QKUK pasi është dhunuar seksualisht gjatë mbrëmjes në kryeqytet.

Insajderi ka marrë vesh se 72 vjeçarja ka qenë e lënduar shumë si pasojë e dhunës seksuale që kanë ushtruar ndaj saj.

Policia ia ka konfirmuar Insajderit rastin e ndodhur por nuk ka pranuar të jap më shumë informacione në lidhje me rastin.

"Po mund ta konfirmojmë se ka ndodhur rasti, por për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve nuk mund të jepen më shumë informacione", ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai nuk ka treguar për lëndimet që ka marrë e moshuara por vetëm ka treguar se nuk ka asnjë të arrestuar.

"Nuk dihet i dyshuari që ka kryer këtë akt", ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Insajderi ka tentuar që të marrë informacione zyrtare në QKUK por ende nuk ka marrë përgjigje./Insajderi.com

The post Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Këngët serbe dhe ‘Kosova e Metohija’ këndohen në Manastirin e Deçanit

Posted: 27 Sep 2017 09:36 AM PDT

Sava Janjic nga Manastiri i Deçanit shumë shpesh tregon në rrjetet sociale mbi zhvillimet në këtë objekt të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Dje, Janjic ka treguar për vizitën e Patriarkut të Aleksandrisë në këtë Manastir.

"Bashkë me të ishte edhe Patriarku Irinej i Serbisë dhe anëtarë të Kishës së Aleksandrisë nga Serbia. Mes tjerash këtu është folur edhe për vuajtjen e kristiano-ortodoksëve viteve të fundit" ka shkruar mes tjerash Sava Janjic duke bashkangjitur edhe fotografi nga kjo vizitë, shkruan KultPlus.

Ajo çka shihet në këtë postim është se përdoret termi Kosovë e Metohi. Ky term është përdorur për vite nga Serbia për Kosovën, apo siç e quajnë ata – Provincën Autonome të Kosovës e Metohisë. Ky territor edhe sot njihet si pjesë e Serbisë.

"Gjatë drekës, Kori i Fëmijëve nga Kosova dhe Metohija kënduan këngë serbe. Patriarku Teodor bashkë me Patriarkun Irinej më pas u larguan për në Nish ku do të vazhdojë pelegrinazhi i Kishës Ortodokse Serbe" shkruan Janjic.

Disa herë në të kaluarën Janjiq ka mbështetur politikën serbe kundër Kosovës. Në kohën kur Kosova aplikoi për anëtarësim në UNESCO, Janjiq ishte ndër zërat më të fuqishëm kundër këtij anëtarësimi. Janjic është mjaft aktiv në Facebook, aty ku edhe poston mbi aktivitetet që ndodhin në Manastirin e Deçanit.

Manastiri i Deçanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan. Qëndrimin në Deçan mund ta përfundoni me vizitën e Manastirit të Deçanit , i ndërtuar në shekullin XIV dhe pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCOs .

The post Këngët serbe dhe 'Kosova e Metohija' këndohen në Manastirin e Deçanit appeared first on INSAJDERI.

Serbët në festë pas vendimit të Kosovës për mosaplikim në Interpol

Posted: 27 Sep 2017 09:27 AM PDT

Në sajë të përpjekjeve diplomatike të cilat i kanë bërë zyrtarët më të lartë serbë, kryesisht MPB-ja e udhëhequr nga Nebojsha Stefanoviq, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt iu është bërë e qartë se nuk ka asnjë mundësi që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe e kanë tërhequr kërkesën.

Kështu shkruan e gazeta serbe 'Telegraf' duke theksuar se sesioni i këtij viti në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit është i një rëndësie të veçantë për Serbinë meqë institucionet e Prishtinës nuk kanë aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq dhe ai i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq qysh në fillim të qershorit kishin rënë dakord të merrnin masa për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol.

Mos-aplikimin e Kosovës për të hyrë në Interpol, Stefanoviq e sheh si fitore për Serbinë.

"Fitore e madhe diplomatike e Serbisë. Me ndihmën e miqve Kosova u tërhoq dhe nuk aplikoi për të hyrë në Interpol", ka shkruar Stefanoviq në Twitter.

 

The post Serbët në festë pas vendimit të Kosovës për mosaplikim në Interpol appeared first on INSAJDERI.

Më shumë fëmijë në fushatë sesa kandidatë për kryetar komune

Posted: 27 Sep 2017 09:23 AM PDT

Florent Spahia nga KDI, ka thënë se kanë monitoruar deri tani mbi 100 tubime e sipas tij fëmijët janë duke u përdorur në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale.

Spahia në Info Lokale ka thënë se ka 500 fëmijë të cilët janë parë pjesëmarrës në tubimet e deri tanishme në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 22 tetorit, transmeton Klan Kosova.

"Deri tani kemi monituarar 161 fushata zgjedhore nga shumica prej tyre kanë qenë tubime elektorale".

"Janë kryesisht tubime të qeta, nuk ka ndonjë tubim që ka pas ndonjë ekses. Vërehet një prani e fëmijëve në fushata".

"Ajo cka është vërejtur tek subjektet është se ata po tentojnë të përdorin fëmijët në këto fushata elektorale. Rreth 500 fëmijë kanë marrë pjesë deri më tani në këtë fushatë".

Komisioni Qendror i Zgjedhje për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor ka certifikuar 200 kandidatë pë kryetarë të komunave.

The post Më shumë fëmijë në fushatë sesa kandidatë për kryetar komune appeared first on INSAJDERI.

Jevtiç ankohet tek ambasadori i Italisë për procesin e kthimit të serbëve

Posted: 27 Sep 2017 09:13 AM PDT

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Komunitet dhe Kthim, Dalibor Jevtiq është takuar sot me përfaqësuesit e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, me të cilët bisedoi për mbijetesën dhe kthimin e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug.

Jevtiq në takimin e parë me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Kristofer Pierre Chard siç raportohet ka deklaruar se një nga proceset më të rëndësishme për serbët është kthimi i tyre siç është planifikuar por që sipas tij është proces i ngadalshëm.

The post Jevtiç ankohet tek ambasadori i Italisë për procesin e kthimit të serbëve appeared first on INSAJDERI.

Motot e ndryshuara me premtime të njejta – partitë politike në zgjedhjet lokale

Posted: 27 Sep 2017 09:05 AM PDT

Shumë parti politike krahasuar me zgjedhjet e lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar motot e tyre e disa parti kanë të njëjtën moto.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 motoja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ishte "Me Zemër", ndërsa tash ajo ka vendosur që të prezantohet me moton "Lidhja.".

"Lidhja.", "Forca e Ndryshimit", "Me mendje e me Zemër për Komunën", "Ndryshimi ka Filluar", "Koha për Nismën", janë motot që do partitë politike kanë përzgjedhur për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Mirëpo një vendim ndryshme nga partitë tjera dhe nga zgjedhjet e kaluara, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa ka vendosur që mos të ketë postera.

"LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së", kishte shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) nga "Rilindja" ka kaluar në "Forca e Ndryshimit".

Gjatë zgjedhjeve të kaluara PDK e cila kishte ne krye presidentin aktual Hashim Thaçi kishte vendosur që të merrte vota me moton "Rilindja".

E tash në zgjedhjet 2017 PDK e cila është në drejtim të krye kuvendarit Kadri Veseli ata kanë vendosur që kësaj gare t'i hyjnë  me "Forca e Ndryshimit".

Për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila me votat e zgjedhjeve nacionale u bë partia me e madhe në vend në zgjedhjet lokale ka vendosur të garojë me moton "Me mendje e me Zemër për Komunën".

Në zgjedhjet e vitit 2013 Vetëvendosje ka garuar me moton "Ta ndryshojmë së bashku Komunën".

Ndërsa dy partitë tjera të cilat janë duke pretenduar të fitojnë kryeqytetin dhe komunat tjera janë Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re.

AKR ka vendosur që në mandatin e saj qeverisës të jetë "Në Shërbim", ndërsa Nisma për Kosovën pretendon se është "Koha për Nismën".

Miëpo paria e cila është në pushtet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) në zgjedhjet e vitit 2013 synonte për më shumë, ajo ishte prezantuar me moton, "Sot komunën nesër Kosovën".

Me këtë slogan ajo mbërriti në qeveri ndërsa tash ajo thotë se "Ndryshimi ka filluar". /Insajderi.com

The post Motot e ndryshuara me premtime të njejta – partitë politike në zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Ymeri tregon për njeriun më besnik të PDK-së në LDK

Posted: 27 Sep 2017 09:04 AM PDT

Në tubimin e mbajtur të VV'së në Besianë, kryetari Visar Ymeri ka theksuar se qeverisja në këtë komunë ka krijuar ndarjen fshat-qytet dhe fshatarin e cilëson qytetar të dorës së dytë.

"Ndarja fshat-qytet është rezultat i niveleve të ndryshme të zhvillimit. Në fshat mungojnë edhe shërbimet publike më bazike. Fshati sot nuk është i ndarë prej qytetit për shkak se aty zhvillohet bujqësia e blegtoria, por pikërisht sepse ato nuk janë prioritete të pushtetit, as atij qendror e as këtij lokal. Ndarja qytet-fshat në Kosovë është ndarje midis një qendre administrative e tregtare, përkundër mungesës së prodhimit e zhvillimit që prodhon papunësinë. Zhvillimi i pabarabartë, është pabarazi në mënyrën e të jetuarit, për pasojë ushqimin e strehimin, shkollimin e mjekimin i kemi të ndryshëm", ka thënë Ymeri gjatë këtij tubimi.

Tutje, Ymeri ka thënë se përpjekja për përmirësimin e jetës në fshat, sikur në qytet, sikur në lagje të ndryshme të qytetit, është përpjekje për barazi midis qytetarëve, duke potencuar se komuna e drejtuar nga Ajet Potera do të prodhojë politika strategjike për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

"Orientimi drejt prodhimit; drejt bashkëpunimit mes fermerëve; drejt investimit në teknologji; dhe, në rritje të kapaciteteve përpunuese, e ul koston, e rritë prodhimin, e kështu e rritë punësimin. Shpërndarja e kapitalit edhe në zonat rurale përmes modernizimit të bujqësisë, e nxit dhe përshpejton procesin e urbanizimit të fshatit", ka thënë po ashtu Ymeri, duke shtuar se komuna e Besianës ka mbetur fare e paprekur nga zhvillimi gjatë këtyre viteve.

"Llapi e Gollaku, Besiana, si gjithë Kosova vuan barrën e rëndë të varfërisë. Kush punon paguhet pak, kurse shumë të tjerë nuk punojnë fare. Shumë të rinj i kemi degdisur në botën e jashtme, pa mundësi për të punuar e jetuar këtu; janë shumë ata që ushqimin e sigurojnë nga dita në ditë, që u shkon dita duke menduar çfarë do të hanë nesër. Por, janë disa të tjerë që marrin dhuratë xhipa prej 40 mijë eurosh: djemtë e Agimit. Secili tender, secili subvencion paguan përqindjen e korrupcionit. Ata janë sekserët", tha tutje Ymeri para qytetarëve të Besianës.

Ymeri ka thumbuar edhe kryetarin aktual të Besianës, Agim Veliun, për të cilin deklaroi se nga fillimi në fund, është edhe politikan edhe biznesmen. Ai tha gjithashtu se për Agimin thueht se është njeriu më besnik i PDK-së në LDK, dhe aktivisti më i fortë i LDK-së që e ka PDK-ja, duke e cilësuar më pas urë lidhëse mes këtyre dyjave dhe mjet që i shërben rrjetëzimit të korrupcionit mes PDK-së e LDK-së.

Ndërsa për Ajet Poterën tha se ai nuk e braktisi kurrë idealin e UÇK-së pas mbarimit të luftës, dhe e përbrendësoi konceptin politik të VETËVENDOSJE! para se të bëhet aktivist yni.

"Ajet Potera ka qëndruar gjithmonë me popullin, edhe në luftë edhe në paqe. Për të guximi nuk është vetëm veprimi në momentet e stuhive të mëdha, Ajet Potera i ka qëndruar një vale të furishme që fatkeqësisht shumëkë e ka fundosur dhe turpëruar – Ajeti nuk u dorëzua para korrupsionit, lakmisë e egoizmit. Ai është sot ballë hapur për ta kërkuar besimin tuaj. Sepse kur qëndron me popullin nuk devijon; sepse kur je me popullin nuk korruptohesh. E kjo e bën Ajetin të veçantë", tha Visar Ymeri duke folur për kandidatin e VV-së për kryetar të Besianës, duke i ftuar qytetarët e kësaj komune ta votojnë masivisht.

The post Ymeri tregon për njeriun më besnik të PDK-së në LDK appeared first on INSAJDERI.

Maqedonia dhe Greqia në pikën zero në kontestin rreth emrit

Posted: 27 Sep 2017 08:59 AM PDT

Zgjidhja e kontestit më të madh që ka Maqedonisë me shtetet fqinje, përkatësisht atij të çështjes së emrit që kontestohet nga Greqia, mbetet vetëm në deklarata politike, përderisa nuk ka ndonjë propozim konkret nga palët.

Ndërmjetësuesi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic ka paralajmëruar se nga fundi i këtij viti apo në fillim të vitit 2018 mund të ketë lëvizje nga pozicionet e të dyja palëve. Ky paralajmërim i tij, ishte përcjellë më pas nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me deklaratën se nga mesi i vitit të ardhshëm mund të ketë ndonjë propozim konkret.

Por, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias ka thënë se kontesti nuk ka të bëjë vetëm me emrin, por edhe më çështjen e identitetin dhe të historisë, duke e kthyer kështu procesin në pikën zero.

Duke komentuar deklarimet e këtilla optimiste të palës maqedonase, por edhe ato të palës greke, njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se ky kontest vështirë se mund të ketë një zgjidhje të shpejtë.

Mersel Bilalli, profesor në Universitetin "Fon", thotë për Radion Evropa e Lirë se pa një ndërhyrje serioze nga jashtë zgjidhje nuk mund të ketë. Ai thotë se do të ishte sukses sikur Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim në NATO si dhe datën për nisjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësim dhe këto procese të përfundojnë paralelisht me zgjidhjen e kontestit të emrit.

"Unë nuk jam i bindur se problemi është aq i thjesht. Besoj se ftesa për anëtarësim në NATO dhe një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, janë hapa të cilët do të ndodhin pa një zgjidhje përfundimtare të emrit, por me klauzola të cilat gjatë procesit të ratifikimit apo zhvillimit të bisedimeve do të mund të kemi zgjidhje përfundimtare të emrit, por në etapa të ndryshme", thotë Bilalli.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Denko Malevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se lëvizje mund të ketë, por vetëm pas një muaji apo pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, periudhë kjo që sipas tij është e ndjeshme për t'u hapur debati për çështjen e emrit.

"Duket të kalojnë zgjedhjet lokale që më lehtë të mund të hapet një debat për atë se çfarë do të ndodhë apo se çfarë duhet të bëjë Maqedonia për të arritur qëllimin e saj, anëtarësimin në NATO dhe BE. Qeveria nuk duhet të pres se çfarë do të bëjë Nimici, por edhe ajo duhet të punojë në arritjen e kompromisit, pasi ka kompromise të mira dhe të këqija dhe ajo duhet të angazhohet që të arrijë më të mirën e mundshme", thotë Maleski.

Çështja e emrit po përdorën edhe nga partitë politikë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale më 15 tetor me akuza mes partive se cila prej tyre ka bërë më shumë për interesat kombëtare. Kryeministri Zoran Zaev në vazhdimësi shpreh gatishmërinë për mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura me fqinjët ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzon për marrëveshje që dëmtojnë interesin kombëtar maqedon.

"Unë këtë e shoh vetëm se tek pjesa e shumicës qeveritare se ky segment afirmohet kurse sa i përket opozitës ajo vazhdon me akuzat për çështjet të cilat nuk janë bërë për 100 ditë e që vet nuk i ka bërë për 11 vjet", thotë analisti Mersel Bilalli.

Çështja e emrit me Greqinë daton që nga pavarësia e Maqedonisë 27 vjet më parë. Athina kërkon nga Shkupi të ndryshojë emrin e saj dhe maqedonasit të mos pretendojnë se janë pasardhës të maqedonasve antik. Ky kontest ka bërë që Greqia ta bllokojë tash e disa vjet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

The post Maqedonia dhe Greqia në pikën zero në kontestin rreth emrit appeared first on INSAJDERI.

Trepça ’89 fiton derbin ndaj Llapit, Prishtina barazon me Feronikelin

Posted: 27 Sep 2017 08:56 AM PDT

Trepça '89 ka fituar derbin ndaj Llapite me rezultat 3:1, ndërsa Prishtina ka barazuar 0:0 me Feronikelin

Kampioni në fuqi Trepça '89 ka shënuar fitore ndaj liderit të këtij edicioni Llapit me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.

Golat për skuadrën vendëse në këtë takim i shënuan Otto John dy dhe Muharrem Jashari, ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Florim Berbatovci.

Pas kësaj fitoreje Trepça '89 ngritët në vendin e dytë më 12 pikë, dy më pak se sa Llapi në vendin e parë.

Prishtina në anën tjetër ka barazuar pa gola 0:0 me Feronikelin, ku pavarësisht disa rasteve të mira, asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.

Pas kësaj ndeshje Prishtina bie në vendin e tretë më 12 pikë, aq sa ka edhe Trepça '89 në vendin e dytë, ndërsa Feronikeli në vendin e gjashtë më 10 pikë.

Në ndeshjet tjera Vëllznimi fitoi derbin e Dukagjinit duke e mposhtur Besën me rezultat minimal 1:0, ndërsa Flamurtari ka mposhtur Vllazninë e Pozharanit me rezultat 2:1.

The post Trepça '89 fiton derbin ndaj Llapit, Prishtina barazon me Feronikelin appeared first on INSAJDERI.

Rreth 18 mijë persona u dënuan në 2016-ën

Posted: 27 Sep 2017 08:49 AM PDT

Në të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës nga 27 mijë e 631 të akuzuar, dënim kanë marrë afro 18 mijë persona për gjithë vitin që lam pas.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në "Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë, 2016".

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se: në gjykatat themelore dhe degët e tyre  kanë qenë të akuzuar 27 631 persona, prej tyre me aktgjykim dënues janë dënuar 17 859 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve 848 janë femra.

Ndërkaq, nga të dënuarit për kundërvajtje janë gjithsej 193 085 persona të dënuar në vitin 2016,  prej  tyre 188 229 janë të dënuar për kundërvajtje në komunikacion.

The post Rreth 18 mijë persona u dënuan në 2016-ën appeared first on INSAJDERI.

Aktiviteti “Hack Day Kosova 2017”, përfshihet në aktivitetet e BE-së për siguri kibernetike

Posted: 27 Sep 2017 08:21 AM PDT

Aktiviteti ''Hack Day Kosova 2017'', që organizohet nga UBT CERT, është pranuar në fushatën më të madhe të BE-së dhe po promovohet në kalendarin e ngjarjeve, që do të organizohen në kuadër të muajit Evropian të Sigurisë Kibernetike (ECSM), që fillon në muajin tetor.

Fushata e ECSM-së ka për qëllim të bëjë vetëdijesimin qytetarëve dhe organizatave për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe për sigurinë e informacionit, si dhe po paraqiten hapat më të thjeshtë që mund të merren për të mbrojtur të dhënat dhe burimet e tyre.

Kërkesa për t’u pranuar në fushatën më të madhe zyrtare të BE-së ishte bërë vitin e kaluar nga UBT CERT, teksa këtë vit Kosova u listua në mesin e vendeve që organizojnë evente për nder të muajit tetor, që cilësohet si muaji evropian i sigurisë kibernetike.

Me këtë rast, drejtuesit e UBT CERT kanë theksuar se njohja ndërkombëtare dhe pranimi i shpërndarjes së njoftimeve për këto aktivitete është hap pozitiv për Kosovën, njëherësh promovon edhe punën e UBT CERT.

Edicioni i dytë i “Hack Day Kosova 2017” do të mbahet më 12-14 tetor 2017, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

UBT si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, është lider rajonal në fushën Shkencave Kompjuterike, Sistemeve të Informacionit etj., ku edhe këtë vit përmes divizionit UBT CERTt, ka marrë përsipër organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të rëndësishëm kushtuar sigurisë kibernetike, "HackDay Kosova 2017".

The post Aktiviteti "Hack Day Kosova 2017", përfshihet në aktivitetet e BE-së për siguri kibernetike appeared first on INSAJDERI.

Palestina “shtet në luftë” shënon sukses para Kosovës shtet i sigurtë

Posted: 27 Sep 2017 08:17 AM PDT

Kosova ka hequr dorë në momentet e fundit për anëtarësimin e Kosovës në njërën nga organizatat më të mëdha të sigurisë në botë atë të Interpolit. Por dy vendet e tjera që kishin misionin e njëjtë si të Kosovës, arritën të anëtarësohen gjashtë ditë pas dorëheqjes së vendit tonë.

Palestina e cila është në gjendje lufte ku situata nuk është aspak e sigurt që nga sot është anëtare e kësaj organizate. Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është i kamotshëm. Palestinezët pretendojnë se Izraeli i ka marrë një territor të shenjtë, ku vazhdimisht ka konflikte në atë vend.

"Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomon janë tani anëtare të INTERPOL-it", thuhej në njoftimin zyrtare në twitter të Interpolit për anëtarësimin e dy vendeve të reja në këtë organizatë.

Kosova kishte planifikuar që të aplikoj për anëtarësim  në këtë organizatë por kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj e shtyu për herën tjetër.

Arsyetimi i Haradinajt ishte se Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

"Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit. Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit. Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë", thuhej në njoftimin e qeverisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, në paralajmërimin e tij për dorëheqje nga kandidatura e anëtarësimit në Interpol fajësonte ish-qeverinë, por edhe vendin nikoqir ku do të mbahej samiti.

"Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë".

"Akoma s'i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi", thoshte Pacolli në paralajmërimin e tij.

Vetëm një ditë pas shtyrjes së anëtarësimit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, fajësonte Haradinajn se nuk ka bërë kalkulimet mirë për shtyrjen e aplikimit në Interpol.

"Në emër të LDK-së por edhe në emrin tim si ish ministër të shfaq një shqetësim të skajshëm. Haradinaj me gjasë i ka dërguar letër sekretarit të Interpolit apo Sekretariatit të Përgjithshëm me kërkesën që të tërhiqet aplikimi ose të shtyhet votimi për këtë aplikacion që unë do ta quaja të paqëndrueshëm, tej mase hipotetike dhe të pa kalkuluar si duhet”, tha Hyseni para gazetarëve.

The post Palestina “shtet në luftë” shënon sukses para Kosovës shtet i sigurtë appeared first on INSAJDERI.

Kosova dhe Shqipëria krijojnë fond të përbashkët për blerjen e ambasadave

Posted: 27 Sep 2017 08:14 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në vizitën e tij të parë jashtë vendit, në Shqipëri është pritur në takim nga kryeministri Edi Rama. Dy kryeministrat janë pajtuar që qeveritë e tyre të krijojnë një fond të përbashkët për blerjen e përfaqësive diplomatike në botë.

Pas takimeve, të dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë para gazetarëve të pranishëm, ku kanë folur për fuqizimin e bashkëpunimit të  gjithanshëm ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj edhe me këtë rast potencoi se rrugëtimi euroatlantik i Kosovës do të bëhet së bashku me Shqipërinë.

"Jemi të gëzuar që në rrugëtimin tonë si Kosovë dhe shqiptarë kemi sot shumë aleatë të çmuar. Nuk përtoj të them se i takojmë botës që e udhëheq Amerika. Por po ashtu jemi të vendosur që rrugëtimin tonë drejt BE-së ta bëjmë së bashku me Shqipërinë", tha Haradinaj.

Në takim është biseduar edhe për lehtësime të procedurave ndërmjet dy shteteve, si për biznese ashtu edhe për qytetarët.

"Është fjala për atë që e përmendët edhe ju kryeministër, pra që kalimin kufitar ta kthejmë në një kalim të zakonshëm që është mes vendeve të BE-së, pastaj që mos të kemi dyfishim të procedurave doganore në Durrës, që mos të kemi pengesa administrative për qytetarët tanë, sepse një diplomë apo një certifikatë nuk përputhet me tjetrën. Këto janë masa mëse të nevojshme, dhe është koha për to" , theksoi Haradinaj.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënvizoi se pas takimit është shpresëplotë për një përshpejtim edhe më të hovshëm të agjendës së përbashkët të dy qeverive. Duke përmendur pajtimin që kanë pasur në takim, Rama ka përmendur fillimisht mundësinë e lehtësimit të procedurave administrative për shtetasit që punojnë, studiojnë apo jetojnë në të dy anët e kufirit. Përveç kufijve si në vendet e Bashkimit Evropian, Rama ka përmendur edhe  ekuivalentimin e diplomave dhe lehtësimin e aksesit në tregun e punës.

Pos kësaj, është biseduar edhe për unifikimin e tregut, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë të jenë modeli që i paraprinë me shembullin e krijimit të zonës ekonomike rajonale.

Përveç bashkëpunimit për të përfituar bashkërisht nga Procesi i Berlinit dhe Fondet IPA, dy qeveritë u dakorduan në fillimin e uljes së shpenzimeve për të mbajtur seli diplomatike, seli përfaqësuese dhe konsullore të përbashkëta dhe jo veç e veç.

"Kemi folur për një Plan të përbashkët veprimi në funksion të ndërtimit të një Fondi Imobiliar Shqiptar në Evropë, duke filluar nga kryeqendrat e diplomacisë evropiane, për t'u shtrirë më pastaj pak nga pak më tej, një fond shqiptar imobiliar që do të jetë një aset i përbashkët i të dy shteteve. Dhe njëkohësisht do t'iu jap shqiptarëve një adresë", ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka risiguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e plotë të Shqipërisë në procesin e integrimit euroatlantik dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Në konferencë, dy kryeministrat i janë përgjigjur edhe interesimit të medieve lidhur me çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka siguruar se do të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore me popullin e Malit të Zi.

"Kosova ka një traditë të mirë të bashkëpunimit dhe ndjenja të mira me popullin e Malit të Zi. Këto 20 vitet e fundit, populli i Malit të Zi nuk është korit me Kosovën, me shqiptarët edhe në kohërat e vështira të krizës, por edhe Kosova ka qenë shumë e kujdesshme nëpër momentet kyçe të Malit të Zi, përfshirë edhe pavarësimin dhe momentet tjera dhe i gëzohemi sukseseve të Malit të Zi.

Tema e shënjimit të kufirit Kosovë-Mal i Zi, është në një situatë ku Kosova po procedon në përputhje me rregullativën e vet, në përputhje me obligimet politike që ka. Kur kemi një situatë të re, me siguri që do t'i drejtohemi vendit fqinjë, pra kur kemi një situatë më të qartë të të gjeturave tona. Deri atëherë, besoj që të gjithë mund ta qojmë një porosi, se interesimi ynë është që këto marrëdhënie të mira me Malin e Zi t'i forcojmë" ka thënë kryeministri Haradinaj.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të këtij problemi.

"Në këtë pikë unë dua të jem i hapur dhe i sinqertë. Interesi i Kosovës është zgjidhja sa më parë e këtij problemi, i cili është kthyer në një ngërç në marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

Natyrisht, ka një proces të natyrshëm kalimi nga opozita në Qeveri, kështu që kryeministri kërkon edhe pak kohë besoj, që të ndahet nga pozicioni i tij opozitar ndaj këtij problemi, ashtu si kundër unë do të doja që të mos e shikoja kryeministrin e deridjeshëm të Kosovës që të shkonte tek një pozicion opozitar në raport me një çështje, për të cilën ai ka qenë dakord dhe madje ka fajësuar opozitën e deridjeshme.

Është një problem, i cili nuk është problem i Malit të Zi, është një problem politik brenda Kosovës dhe do ta zgjidhë Kosova në funksion të ardhmërisë së vet.

Mali i Zi është një vend dhe një popull mik i padiskutueshëm, me të cilin shqiptarët kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera. Shqiptarët kanë shpëtuar dy herë Malin e Zi në kuptimin më të mirë të fjalës dhe janë aty një faktor garance për të gjithë procesin ku Mali i Zi ka hyrë me një kurajë të jashtëzakonshme, me një lidership të jashtëzakonshëm, si një model frymëzues se çfarë një vend shumë i vogël mund të bëjë kur i thërret dinjitetit të vet në momentet e udhëkryqeve historike" tha kryeministri Rama.

Në takimin e Ramës bashkë me kryeministrin Haradinaj, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe ministrat e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ministri i Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe ai i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

 

 

The post Kosova dhe Shqipëria krijojnë fond të përbashkët për blerjen e ambasadave appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi nga kampi i zbrazët i refugjatëve në Gjermani

Posted: 27 Sep 2017 08:00 AM PDT

Kampi i refugjatëve "Messtetten" i cili është hapur qe tri vjet tash është zbrazur. Të mërkurën, shtatë azilkërkuesit e fundit u larguan nga ish-kazerma e "Zollernalb" – tre burrat nga Iraku dhe katër nga Gambia u dërguan në dy qytete tjera gjermane, Heilbronn dhe Ulm.

“Në ditët e fundit, ndihem i trishtuar,” tha kreu i "Landeserstaufeinrichtung" (Lea) në Zvicrën, Andreas Binder, për Agjencinë Gjermane të Shtypit. “Shumë njerëz më kanë treguar historinë e tyre të jetës", ka shtuar ai, raporton Insajderi.

Që nga tetori i vitit 2014 rreth 28,000 njerëz janë vendosur në këtë qendër të regjistrimit në "Meßstetten".

Refugjatët të cilët kanë qëndruar në këtë kamp  kishin ardhur nga Siria, Iraku dhe Afganistani, por edhe nga vendet afrikane, si dhe nga Serbia dhe Kosova. Ndërkohë, kërkesa për vende të tilla regjistrimi ka rënë ndjeshëm.

Mirëpo kjo qendër tash është duke përgatitur ceremoninë mbylljes të saj pasi që të gjithë refugjatët kanë ikur nga aty.

"Meßstetten" ishte një kamp i refugjatëve i cili ishte shumë i përkushtuar dhe kishte ndihmë vullnetare nga të tjerët dhe nuk kishte asnjë incident", ka thënë udhëheqësi i këtij kampi. /Insajderi.com

 

The post Rrëfimi nga kampi i zbrazët i refugjatëve në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Zviceranët nuk janë më njerëzit më të pasur të botës

Posted: 27 Sep 2017 07:44 AM PDT

Amerika e ka kaluar Zvicrën si shteti më i pasur në botë, për sa i përket pasurisë së ekonomive familjare. Kjo sipas Raportit botëror të pasurisë, i publikuar sot nga kompania e sigurimeve Allianz.

Edicioni i tetë i Raportit të Pasurisë Botërore është publikuar këtë të mërkurë, ky raport për bazë ka marrë pronën dhe borxhin e familjeve në më shumë se 50 shtete përgjatë vitit 2016.

Zvicra, si kryesuese tradicionale e kësaj liste, ka rënë në vendin e dytë pasi këtë vit vendin e parë e morën SHBA'të.

Asetet financiare të Zvicrës për kokë banori u rritën për 2.7 për qind në vitin 2016, duke i dërguar ato deri në 175, 720 euro, ndërsa në Amerikë asetet financiare për kokë banori u rritën për 5.8 për qind, apo 177,210 euro.

Japonia ka ruajtur pozitën e tretë, ndërsa shtetet Skandinave dhe Aziatike kanë qenë dominante në 20 vendet e para.

Pas Zvicrës, shteti më i pasur evropian është Suedia.

The post Zviceranët nuk janë më njerëzit më të pasur të botës appeared first on INSAJDERI.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës, takoi banorët e fshatit Dollc

Posted: 27 Sep 2017 07:35 AM PDT

Besim Hoti, kandidat i LDK-së për kryetar komune në Klinë, takoi banorët e fshatit Dollc te kësaj komune, para të cilëve prezantoj Platformën Programore të LDK-së për Klinën për periudhën 2017-2021.

Hoti duke përmendur investimet në Infrastrukturë që do bëhen në katër vitet e ardhshme theksoj edhe projektet në të cilat do të investohet në fshatin Dollc, ku me prioritet do të jenë: shtrirja e rrjetit të kanalizimit në fshat, asfaltimi i rrugës së varrezave, asfaltimi i rrugës nga udhëkryqi i Gjakovës në drejtim të fshatit, zgjerimi dhe riparimi i rrugës Klinë-Dollc, si dhe funksionalizimi i shkollës fillore në Dollc.

Banorët e Dollcit para Hotit, shprehën shqetësimin e tyre për lënien anash nga ekzekutivi Komunal i Klinës, duke u shprehur që asnjë lopatë rërë nuk është hedhur në fshatin Dollc që nga viti 2007. Ata kërkuan më shumë vëmendje nga pushteti i ardhshëm lokal, i cili shpresojnë që do të ndërtohet dhe udhëhiqet nga LDK-ja, më kryetar Besim Hotin.

The post Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës, takoi banorët e fshatit Dollc appeared first on INSAJDERI.

Policia nis ta zbatoj urdhrin e kryeministrit Haradinaj

Posted: 27 Sep 2017 07:33 AM PDT

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policorë kundër parandalimit të përdorimit të substancave narkotike, tek të rinjtë e në veçanti tek nxënësit.

Këtë aksion policia e Kosovës e ka zhvilluar në kryeqytet, (Prishtinë) dhe në qytetin e Gjakovës.

Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Insajderin se "ky aksion është realizuar në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së përdorimit, abuzimit me substanca narkotike".

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar edhe më tutje në vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie për të krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, në veçanti rininë dhe nxënësit", ka shtuar Hoxha.

Hoxha ka treguar se Drejtoria për Hetim e Trafikim me Narkotikë gjatë vitit të kaluar dhe atij të kaluar  ka realizuar operacione të suksesshme policore në parandalimin dhe luftimin trafikimit me narkotikë.

"Gjatë operacioneve policore janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar si dhe shpartalluar grupe kriminale. Policia në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera relevante në vazhdimësi po punon për parandalimin e rasteve te abuzimit me substanca narkotike", ka treguar Hoxha.

Hoxha ka shtuar se policia e Kosovës do të ndërmarr masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim apo abuzim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë apo të nxënësve në veçanti.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë në një vizite në Policinë e Kosovës, ku ka theksuar se një nga çështjet urgjente me të cilën duhet të merret policia e Kosovës është luftimi i parandalimit të drogave të nxënësit. /Insajderi.com

The post Policia nis ta zbatoj urdhrin e kryeministrit Haradinaj appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Prizreni qe një dekadë qeveriset keq

Posted: 27 Sep 2017 07:33 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Prizreni që një dekadë është qeverisur keq.

Ai ka thënë se me fitoren e kandidatit të LDK-së, Hatim Baxhaku, Prizrenit do t'i kthehet qeverijsa e drejtë.

"Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe në Prizren. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t'i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet", ka shkruar Mustafa.

Prizreni aktualisht udhëhiqet nga Ramadan Muja i PDK-së.

The post Mustafa: Prizreni qe një dekadë qeveriset keq appeared first on INSAJDERI.

Idrizi premton lehtësira për bizneset

Posted: 27 Sep 2017 07:12 AM PDT

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka premtuar lehtësira për të gjitha bizneset, si një mënyrë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik.

Për t'u njohur me sfidat me të cilat ata përballen pretendetja për postin e të parës së Mitrovicës ka realizuar vizita nëpër biznese të ndryshme nëpër qytet e shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së, Avni Kastrati.

Ajo ka dëgjuar shqetësimet e atyre që kanë biznese të vogla dhe të mesme në Mitrovicë, në mënyrë që në periudhën më të shkurtër kohore pas marrjes së mandatit të filloj bashkëpunimin me ta.

"Bashkërisht do të analizojmë dhe zbatojmë praktikat më të mira sa i përket lehtësirave që mund të ofroj komuna për bizneset", tha ajo.

Idrizi ka takuar edhe qytetarë të shumtë të rastit nëpër qytet, me shumë prej të cilëve ka pasur bashkëbisedim të sinqertë. Ajo ka marrë mbështetje prej tyre si një kryetare që pritet të bëj kthes pozitive në qytetin e minatorëve.

E shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, ajo ka vizituar edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, transmeton KlanKosova.

The post Idrizi premton lehtësira për bizneset appeared first on INSAJDERI.

Tahiri premton hapësirë të veçantë për përpunuesit e drurit në zonën ekonomike në Vushtrri

Posted: 27 Sep 2017 07:09 AM PDT

Kandidati i LDK- së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot ka premtuar hapësire të veçantë për përpunuesit e drurit në zonën ekonomike në Vushtrri.

Tahiri thotë se brenda 12 muajve do ta funksionalizojë zonën ekonomike me hapësirë të veçantë për përpunues së drurit.

Ky është postimi i tij:

Shukriun, biznesmen i suksesshëm nga Smrekonica në fushën e përpunimit të drurit! Me hapësire të kufizuar por që ka arritur të eksportojë edhe jashtë Kosovës!

Me planin tonë për #QeverisjetëRe në Vushtrri, brenda 12 muajve, do të funksionalizojmë zonën ekonomike me hapësire të veçantë për përpunuesit e drurit!

Çdo përpunues druri që punëson mbi 5 persona do të ketë hapësirën e vet për zhvillim e rritje të biznesit dhe të punësimit.

The post Tahiri premton hapësirë të veçantë për përpunuesit e drurit në zonën ekonomike në Vushtrri appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more