Skip to main content

INSAJDERI: “Fillon të qeshë pasi merr dënimin me 71 vjet burg” plus 19 more

INSAJDERI: “Fillon të qeshë pasi merr dënimin me 71 vjet burg” plus 19 more


Fillon të qeshë pasi merr dënimin me 71 vjet burg

Posted: 21 Sep 2017 09:53 AM PDT

Kameron Willson ka habitur të gjithë me sjellën e tij para gjykatësit dhe familjarëve në sallë, kur iu shqiptua dënimi.

Ëillson u dënuar me 71 vjet heqje lirie, për shkak të qindra dhunimeve seksuale, dhe 5 vrasjeve që kishte kryer. Por, ajo që nuk pritej nga askush qe reagimi i tij, që qeshte pa ndalë dhe duartrokiste, transmeton gazetametro.net.

Ngjarja ka ndodhur në një gjykatë në Afrikën e Jugut, dhe kur iu dha dënimi në sallën e gjyqit ishin edhe familjarët e të të dhunuarve, dhe të vrarëve nga Kameron Willson. Sjella e tij ka irrituar edhe më shumë ata, por për një vrasës e përdhunues si ai, kjo nuk kishte shumë rëndësi.

Kameron nuk ishte penduar aspak për krimet që kishte kryer, madje kur iu përmend viktima e fundit të cilën e kishte therur 98 herë me thikë, ai qeshte.

 

 

The post Fillon të qeshë pasi merr dënimin me 71 vjet burg appeared first on INSAJDERI.

Xharra: Ahmetit i kanë mbetur vetëm krahët e pulës

Posted: 21 Sep 2017 09:47 AM PDT

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra, është tallur me Shpend Ahmetin dhe sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje "Jepi krahë Prishtinës".

Xharra ka thënë se ky slogan i shkon Ahmetit, sepse sipas saj Ahmeti nuk ka qenë kurrë me këmbë në tokë dhe kurrë nuk është marrë me problemet e prishtinasve.

"'Jepi krahë Prishtinës' – qenka slogani i partisë Vetëvendosje në Prishtinë. He Shpend, he aeronaut. Gjetje adekuate, sepse kurrë s'ke qenë me këmbë në tokë dhe kurrë s'je marrë me problemet e prishtinasve. Të kanë mbetur vetëm do "krahë pule" dhe natyrisht, hipokrizia, se vetëm premtimet e vjetra i paske riformuluar dhe ripërsëritur", ka shkruar Xharra.

The post Xharra: Ahmetit i kanë mbetur vetëm krahët e pulës appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj premton viza pa demarkacion, por harron deklaratën e qartë të Mogherinit

Posted: 21 Sep 2017 09:42 AM PDT

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ishte detyruar ta deklaronte në mënyrë jashtëzakonisht eksplicite, kushtin e BE-së për të liberalizuar vizat për Kosovën, kur në mars të këtij viti kishte vizituar Kosovën në kuadër të një vizite rajonale në Ballkan.

Në një konferencë për media, Mogherini kishte thënë se "ratifikimi i demarkacionit është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave".

"Unë do të doja që këtë ta thoja me zë të lartë, por duket se nuk kam nevojë, pasi kemi numër të madh të mediave këtu, që do ta përçojnë këtë mesazh", kishte thënë Mogherini, raporton Insajderi.

Atëkohë, kryeministri i tanishëm i vendit, Ramush Haradinaj, ishte kundërshtari kryesor i marrëveshjes për demarkacion mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Por gjashtë muaj pas kësaj deklarate, dhe 11 ditë pasi po drejton Qeverinë e Kosovës, kryeministri në hapje të fushatës zgjedhore lokale, tha diçka  që bie në kundërshtim me përfaqësuesen e lartë të BE-së.

"Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat", tha Haradinaj në hapje të fushatës së AAK-së në Prishtinë, raporton Insajderi.

Ai nuk e sqaroi sesi nuk lidhet demarkacioni me vizat, por tregoi për punën e Komisionit për Shënimin e Kufirit, kryetarin e së cilit, Murat Mehën e shkarkoi dhe emëroi kundërshtarin e marrëveshjes së tanishme, Shpejtim Bulliqi.

"Nesër Qeveria e voton komisionin për Demarkacion. Që nesër fillojmë me punë, për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim – kjo temë nuk po rrinë në sirtar.Brukseli e vlerëson se kjo teme është në proces, dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit", tha Haradinaj.

Por deklarata e qartë e Mogherinit nuk përkon me këtë qëndrim të kryeministrit në një fushatë zgjedhore./Insajderi.com

The post Haradinaj premton viza pa demarkacion, por harron deklaratën e qartë të Mogherinit appeared first on INSAJDERI.

Arsyeja e takimit mes pilotëve dhe Lladrovcit

Posted: 21 Sep 2017 09:37 AM PDT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot është takuar me disa pilotë , të cilët i kanë paraqitur idenë dhe projektin e tyre për hapjen e aeroportit në Korroticë të Ulët, përkatësisht ish-kooperativën bujqësore "Agroprodukti".

Zona e propozuar nga pilotët është përdorur edhe si aeroport dhe shkollë e pilotimit për të rinjtë që dëshirojnë të marrin aftësime profesionale të aviacionit, thuhet në komunikatën e komunës së Drenasit.

Sipas njoftimi nga komuna e Drenasit, Lladrovci ka mirëpritur idenë e tyre dhe ka thënë se Komuna e Drenasit është e gatshme të ndihmojë dhe të përkrahë këtë ide e cila është në interesin e gjithë qytetarëve jo vetëm të Drenasit, por e gjithë Kosovës, pasi që ofron një mundësi zhvillimi ekonomik dhe i paraprinë zonave ekonomike, mirëpo ka kërkuar edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit e cila menaxhon me këtë zonë, të ju mundëson hapjen e këtij aeroporti.

Me hapjen e këtij aeroporti, pilotet treguan se Kosova ka staf, aftësi dhe kapacitete të mjaftueshme për realizimin e kësaj ideje që të hapet kjo shkollë e aviacionit për kadetët e ri ne mënyrë që të ofrojë shërbime nga me të ndryshmet sa i përket operimeve ajrore.

 

 

The post Arsyeja e takimit mes pilotëve dhe Lladrovcit appeared first on INSAJDERI.

Sadiku shënon gol pas 4 minutave

Posted: 21 Sep 2017 09:32 AM PDT

Armando Sadiku ka dhënë kontributin e tij në fitoren 0-4 të skuadrës së Legias në Kupën e Polonisë ndaj Ruch Zdzieszowice.

Bomberi i Kombëtares shqiptare e nisi takimin nga stoli, ndërsa trajneri mendoi ta aktivizonte në minutën e 60 kur rezultati ishte 0-1 dhe fitorja ishte ende në diskutim.

Por Sadikut i mjaftuan vetëm 4 minuta për të dyfishuar rezultatin, duke e bërë fitoren më te lehtë për skuadrën e tij, e cila shënoi edhe dy herë të tjera në fundin e takimit.

The post Sadiku shënon gol pas 4 minutave appeared first on INSAJDERI.

Tavolina 18: Zonja e Parë në drekën zyrtare në New York

Posted: 21 Sep 2017 09:07 AM PDT

Zonja e Parë e Kosovës, ka bërë paraqitje të rralla krah bashkëshortit të saj, presidentit Hashim Thaçi, por kur ai u ftua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një pritje nga homologu i tij Donald Trump, Lumnije Thaçi bëri edhe paraqitjen e parë ndërkombëtare në një nivel kaq të lartë.

E përpos që shoqëroi presidentin në pritje të ndryshme sikurse ajo në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë bëri një paraqitje pa praninë e presidentit Thaçi.

Ajo mori pjesë si Zonja e Parë në një ngjarje e cila kishte të bënte me modën dhe pak politikën.

Ishte e ulur në tavolinën 18 dhe sipas një njoftimi nga Zyra e Presidencës, ajo ka zhvilluar një takim me shumë homologe të saja, por nuk është saktësuar nëse ka qenë e ulur me to në tavolinë.

Insajderi ka gjetur se ngjarja e njohur si Dreka e Shtatë Zyrtare Vjetore e Zonjave të Para, në të cilën sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës, Zonja e Parë është ftuar nga presidentja dhe themeluesja e patformen globale "Fashion 4 Development" , vendosja e të ftuarve në tavolina bëhet sipas hiearkisë dhe rëndësisë së shteteve.

Zyra e Presidencës nuk e ka saktësuar se me cilat homologe është takuar Zonja e Parë e Kosovës por në vend të kësaj ka treguar se me cilat ka zhvilluar takime.

"Gjatë kësaj ngjarjeje, Zonja e Parë e Kosovës është takuar me homologe nga Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Mauritania, Tuvalu, Ukraina, Kirgistani e kështu më radhë", thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Por në fotografitë e bashkangjitura në njoftim, Zonja e Parë e Kosovës shihet se me Zonjën e Parë të Turqisë vetëm është takuar, por nuk ka qenë e ulur me të.

Insajderi ka dërguar pyetje tek organizatorët e ngjarjes për të qartësuar sesi është bërë vendosja e Zonjave të Para.

Megjithatë, Zonja e Parë e Kosovës, ka qenë në një audiencë, ku sipas një njoftimi të Presidencës, i janë ndarë çmime grave të cilat kanë kontribuar në fushat e lartpërmendura.

"Në mesin e të dekoruarave janë edhe supermedolja e famshme botërore dhe themeluesja e "Fashion 4 Relief", Naomi Campbell, modelja dhe aktorja franceze, Farida Khelfa", thuhet në fund të njoftimit./Insajderi.com

 

The post Tavolina 18: Zonja e Parë në drekën zyrtare në New York appeared first on INSAJDERI.

Policia e vret një burrë të shurdhër për mosbindje ndaj urdhrave

Posted: 21 Sep 2017 08:45 AM PDT

Një burrë i shurdhër është vrarë me armë zjarri nga oficerët e policisë së Oklahoma City, teksa u ishte afruar atyre duke e mbajtur në dorë një tub metali.

Dy oficerët nuk i kishin dëgjuar fqinjët duke bërtitur "ai nuk mund t'ju dëgjojë" para se të hapnin zjarr, ka thënë kapiteni i policisë Bo Mathews.

Magdiel Sanchez, 35-vjeçar, u qëllua në mënyrë fatale të martën në mbrëmje derisa policia po e hetonte një rast kur një person e kishte shkelur një tjetër me makinë dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky incident është duke u hetuar tani nga detektivët e qytetit për të kuptuar nëse vrasja ishte e justifikueshme ligjërisht.

Shkopi i metalit, 60 centimetra i gjatë, të cilin Sanchez po e mbante në dorë teksa qëndronte ulur pranë hyrjes së shtëpisë, fillimisht iu përshkrua oficerëve si shkop.

Fqinjët thonë se Sanchez, i cili nuk ishte i verbër, e përdorte tubin dhe duart për të komunikuar dhe për t'u mbrojtur nga qentë endacakë afër shtëpisë së vet ku jetonte më babanë.

Babai i Sanchez, i cili është shoferi i makinës së kërkuar nga policia, më pas ka konfirmuar se i biri i tij ishte i shurdhër.

Policia thotë se viktima nuk kishte histori kriminale.

The post Policia e vret një burrë të shurdhër për mosbindje ndaj urdhrave appeared first on INSAJDERI.

Rama takohet me Erdoganin në Nju Jork, flasin për zhvillim ekonomik

Posted: 21 Sep 2017 08:30 AM PDT

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk Reccep Tayip Erdogan.

Lajmin për e bëjnë të ditur mediat turke, të cilat theksojnë se Rama dhe Erdogan kanë zhvilluar bisedime dypalëshe për rreth 30 minuta.

Detaje mbi takimin nuk janë publikuar, por mësohet se në fokus kanë qënë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe projektet konkrete për investime në vendin tonë.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u takua me presidentin amerikan Donald Trump dhe së bashku me të dhe bashkëshortet e tyre, Linda dhe Melania realizuan edhe një fotografi, që shefi i qeverisë shqiptare e postoi në faqen e tij në "Facebook" dhe e cilësoi foton e ditës.

The post Rama takohet me Erdoganin në Nju Jork, flasin për zhvillim ekonomik appeared first on INSAJDERI.

Forcat speciale “pushtojnë” Elbasanin pas incidentit me policinë

Posted: 21 Sep 2017 08:12 AM PDT

Operacioni i kërkimit për personat e përfshirë në incidentin ku u godit automjeti i nëndrejtorit të policisë së Elbasanit është duke u mbështetur me forca shtesë nga Tirana.

Reparti RENEA, Ndërhyrja e Shpejtë, Shqiponjat dhe Forcat Operacionale ndodhen në qytetin e Elbasanit, në një operacion në shkallë të gjerë kundër aktiviteteve të paligjshme, mjeteve të trafikuara dhe personave në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Operacioni paraditen e së enjtes ka përfshirë disa lagje të qytetit, ku janë kontrolluar me dhjetëra banesa, mjete dhe persona të dyshuar për aktivitet të paligjshëm. Gjatë operacioneve janë shoqëruar disa persona si dhe janë ndaluar disa mjete për verifikime të mëtejshme.

Operacionet po koordinohen nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe vetë drejtori i përgjithshëm Haki Çako, të cilët kanë mbërritur paraditen e së enjtes në Elbasan.

Ky operacion policor i këtyre përmasave vjen dy ditë pas incidentit në qytetin e Elbasanit kur një autoveturë e blinduar goditi mjetin e nëndrejtorit të policisë së qarkut, teksa ky i fundit dhe disa efektivë po shoqëronin një mjet luksoz të dyshuar si të trafikuar në vendin tonë.

Policia ndaloi disa persona, ndërsa sekuestroi disa mjete të blinduara në pronësi të Petrit Çelës. Policia dha pak detaje për ngjarjen për të cilën nisi hetimet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që një reagim erdhi direkt nga kryetari i Partisë Demokratike.

The post Forcat speciale "pushtojnë" Elbasanin pas incidentit me policinë appeared first on INSAJDERI.

Vendi ku mund të bëheni milioner për një vit dhe shqiptarët mund të shkojnë pa viza

Posted: 21 Sep 2017 08:11 AM PDT

A e dini se është një vend ku vetëm nëse qëndroni një vit duke punuar mund të bëheni milioner? Po, po… dhe ne mund të shkojmë pa viza.

Bëhet fjalë për Norvegjinë, një lajm mjaft i mirë ka mbërritur ditën e sotme lidhur me fondin e këtij shteti.

Banka qendrore norvegjeze, e ngarkuar me menaxhimin e fondit, njoftoi:

Fondi sovran i Norvegjisë, më i madhi në botë, arriti sot për herë të parë 1,000 miliardë dollarë. Ky nivel përbën gati 189,000 dollarë për çdo banor të Norvegjisë, që aktualisht ka 5,3 milionë.

I krijuar në vitet 1990 për të shfrytëzuar të ardhurat e naftës për shtetin norvegjez, fondi kaloi këtë nivel simbolik falë vlerësimit të monedhave kryesore botërore në raport me dollarin dhe ecurisë së mirë të bursave.

I përbërë kryesisht nga aksione (65,1 për qind të totalin në fund të tremujorit të dytë) por gjithashtu edhe nga bono thesari dhe asete në pasuri të patundshme, fondi sovran norvegjez është një investitor me shumë peshë që është i pranishëm në rreth 9 000 sipërmarrje, si dhe ai vetëm kontrollon 1,3 për qind të kapitalit botëror dhe 2,3 për qind të atij evropian.

Drejtori i fondit Yngve Slyngstad, në një komunikatë thotë: Mendoj se askush nuk priste që fondi të arrinte në vlerën e 1 000 miliardë dollarëve kur u bë derdhja e parë nga të ardhurat e naftës (një çek modest prej 300 milionë dollarësh, shënim i përkthyer) në vitin 1996".

The post Vendi ku mund të bëheni milioner për një vit dhe shqiptarët mund të shkojnë pa viza appeared first on INSAJDERI.

Thaçi uron garë të dinjitetshme për zgjedhjet lokale

Posted: 21 Sep 2017 08:07 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar hapjen e fushatës për zgjedhjet komunale në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook-un e tij, ka thënë se kjo është një mundësi që të gjithë kandidatët të tregojnë përkushtimin e tyre për zgjedhje, siç ka thënë ai, të lira, të ndershme dhe demokratike.

Postimi i Thaçit:

Sot, zyrtarisht ka filluar fushata për zgjedhjet komunale në Kosovë.

I gëzohem mundësisë që edhe njëherë të gjitha partitë politike, kandidatët për Kryetar Komunash si dhe për Asambletë Komunale do të kenë rastin të dëshmojnë përkushtimin e shoqërisë sonë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

Ju uroj të gjithëve suksese, garë të dinjitetshme dhe për përkushtim për qytetarin e Kosovës.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme.

Vëzhgimin e zgjedhjeve të 22 tetorit do ta bëjnë edhe misioni i BE-së, dhe organizatat joqeveritare të Kosovës.

The post Thaçi uron garë të dinjitetshme për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit rreth njohjes së Kosovës

Posted: 21 Sep 2017 08:02 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq kundër Kosovës, të bëra gjatë adresimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York.

Përmes një postimi në Tëitter, Hoxhaj i ka bërë me dije presidentit serb, Vuçiq se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres, si dhe për të pasur paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

"Në përgjigje të adresimit të Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara: njohja e Kosovës është rruga e vetme për të pasur progres, paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Hoxhaj.

Gjatë fjalimit të tij në AP e OKB-së, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën por do të përpiqet ta gjejë një zgjidhje tjetër të qëndrueshme, ndërkohë që u ka bërë thirrje shteteve të mos e votojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

The post Hoxhaj i kundërpërgjigjet Vuçiqit rreth njohjes së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Për një javë shitje rekorde të biletave për ndeshjen Shqipëri – Itali

Posted: 21 Sep 2017 07:54 AM PDT

Rreth një javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në "Loro Boriçi" në Shkodër.

Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa fizikisht në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbolli, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.

Ndoshta shanset sportive të përfaqësueses sonë për të marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit, me Spanjën në transfertë dhe me Italinë në shtëpi, janë thuajse 0, megjithatë është kthyer në një traditë e tifozërisë shqiptare interesimi shumë i madh për përfaqësuesen në rast se kundërshtari është i një niveli të lartë.

Italia që mbetet ende në kërkim të sigurimit të vendit të dytë në grup, matematikisht, është një ndër skuadrat me më shumë tifoz në vendin tonë dhe jo më kot interesimi për këtë përballje është në nivele shumë të larta.

Gjithashtu pritet në ditët në vazhdim të fillojë shitja edhe në biletarinë pranë stadiumit në Shkodër, ku do të zhvillohet kjo ndeshje, si e vetmja pikë së bashku me atë në Tiranë ku mund të sigurohen biletat fizikisht.

Stadiumi "Loro Boriçi" ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italian. Nëse nga ndeshja e fundit Shqipëri-Itali nuk dihet se çfarë mund të ndodh, një gjë është e sigurt, në stadium nuk do të ketë asnjë vend bosh.

The post Për një javë shitje rekorde të biletave për ndeshjen Shqipëri – Itali appeared first on INSAJDERI.

Çelaj e quan Ahmetin Pinoko: VV e luti PDK-në me hy në koalicion

Posted: 21 Sep 2017 07:43 AM PDT

Lirak Çelaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, ka reaguar ndaj deklaratës së Shpend Ahmetit i cili tha se Çelaj e ka lutë atë për koalicion me Vetëvendosjen.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj, tha për Express se deklarata e Shpend Ahmetit është shpifje, kështu duke thënë se tani po e kupton se pse qytetarët e Prishtinës e quajnë Ahmetin "Pinokio".

"Unë tash po e kuptoj pse kanë nisë qytetarët e Prishtinës me e thirr atë Pinokio, tash gjithnjë e më qartë po e kam pse e ka këtë epitet. Kam fillu edhe me u brengosë mos ka probleme me halucinacione, sepse po flet për gjëra që nuk ekzistojnë hiç", tha Çelaj.

Çelaj tha se ishte vetë Ahmeti, që ka bërë lufte të tilla, qysh në vitin e parë të qeverisjes, kështu duke i thënë se do t'ju jap drejtorë të shkollave vetëm e vetëm për të pranuar PDK të hyjë në koalicion me VV-në.

"Ata na kanë lutë neve, janë mundu me na joshë me gjithçka, edhe me çështje joparimore", tregoi Çelaj, derisa tha se kjo ka ndodhur në vitin e parë të qeverisjes.

"Iu kemi thënë se nëse doni mund të hyjmë në koalicion, por ata kanë thënë se nuk munden me hy në koalicion, sepse Vetëvendosje janë kundër", thotë Çelaj, e më pas thotë se po e citon Shpend Ahmetin: "s'po muj se s'po më lënë Vetëvendosja, ", thotë Çelaj se kështu i tha Ahmeti.

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga PDK, tha se mbase Shpend Ahmeti iu ka referuar Dardan Molliqajt, për atë që i tha Shpendi Çelajt, "Vetëvendosja s'po më lenë", mirëpo Çelaj tha se këtë nuk e di sigurt.

"Bile ka shkuar aq larg sa që thojke, qe po u jap drejtori të shkollave, e arsimtarë, por ne kemi refuzuar, sepse na nuk jemi për të bërë pazare të tilla, ne kemi dashtë të bëjmë koalicion parimor programor edhe me qeverisë e jo me bë pazare të ulëta", tha Lirak Çelaj për Gazetën Express.

"Tash ai, merret me mua sepse e ka frikën, e kështu me shpifje po mundohet me bë diçka, por argumenti dhe e drejta është në anën time, të cilat ia kam qitë edhe në shesh, mirëpo ai nuk është marrë kurrë me to, por është marrë me tema joekzistente sepse s'ka me çka me i rrëzua argumentet të cilat unë i paraqesë", deklaroi në fund kandidati i PDK-së për Prishtinën.

The post Çelaj e quan Ahmetin Pinoko: VV e luti PDK-në me hy në koalicion appeared first on INSAJDERI.

Kosova nuk i ka votat për tu bërë pjesë e Interpol-it

Posted: 21 Sep 2017 07:42 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka shtyrë procesin e votimit të Kosovës në Interpol.

Përmes një kumtese për media Haradianj ka thënë se "si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate", raporton Insajderi.

"Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë", thuhet ndërtjerash në kumtesë. /Insajderi.com

 

The post Kosova nuk i ka votat për tu bërë pjesë e Interpol-it appeared first on INSAJDERI.

Kryetari Mustafa përkujtoi Kolonel Ahmet Krasniqin

Posted: 21 Sep 2017 07:23 AM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar Ministrin e parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në 19 vjetorin e vrasjes.

Duke folur për personalitetin shumëdimensional të tij, kryetari Mustafa ka thënë se Kolonel Ahmet Krasniqi ishte strategu më i madh ushtarak i luftës së fundit çlirimtare dhe një patriot i paepur i çështjes kombëtare.

Mesazhi i plotë përkujtimor i kryetarit Mustafa:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Si sot 19 vjet me parë, përjetova një prej ngjarjeve më të rënda në jetën time, pasi që me sytë e mi e pash të vrarë pabesisht, në mes të Tiranës, Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministrin e parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, njeriun që me vizion, me përkushtim kombëtar dhe me profesionalizëm të pashoq po e organizonte luftën për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e popullsisë në Kosovë.

Kam pas nderin e veçantë ta njoh personalisht Ahmetin, një personalitet që të bënte për vete, që rrezatonte dije shumëdimensionale, mirësi njerëzore, mençuri karakteristike dhe burrëri të trashëguar nga familja e tij atdhetare.

Diapazoni i gjerë i dijes dhe potenciali intelektual e bënin atë personalitet frymëzues, cilësi që ai i vuri në shërbim të plotë të unifikimit dhe motivimit të të gjithë njerëzve në rrugën e shenjtë të lirisë.

Kolonel Ahmet Krasniqi ishte strategu më i madh ushtarak i luftës së fundit çlirimtare dhe një patriot i paepur i çështjes kombëtare.

Ai u vra pas shpine aty ku më së paku e priste dhe ende askush nuk është vënë para drejtësisë për këtë krim të madh ndaj vendit.

Shteti shqiptar duhet ta zbardhë sa më parë se kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin.

Ndërkaq, ne na mbetet që eshtrat e Kolonel Ahmet Krasniqit t'i varrosim në Prishtinë dhe që ai të përkujtohet përherë për kontributin kolosal për lirinë e vendit.

Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës kombëtare të Kolonel Ahmet Krasniqit!

Isa Mustafa,
Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

The post Kryetari Mustafa përkujtoi Kolonel Ahmet Krasniqin appeared first on INSAJDERI.

Tahiri: Drejtësia për Aulonin do të shkojë në vend (video)

Posted: 21 Sep 2017 07:17 AM PDT

Ministri i Drejtësisë Abelart Tahiri ka takuar të rinjtë që po protestojnë në Prishtinë e të cilët po kërkojnë drejtësi për rastin e vrasjes së adoleshentit Aulon Zeka.

"Unë jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me policinë edhe me prokurorinë, prej momentit kur ka ndodhur ngjarja tragjike dhe në një të ardhme të afërt do të kryhen të gjitha procedurat dhe ata që e kanë bërë këtë krim do ta marrin dënimin e merituar", ka thënë ministri Tahiri.

Ministri ka kërkuar nga të rinjtë që të bëjnë lirimin e rrugëve për qarkullimin e trafikut, derisa ka premtuar se drejtësia për Aulonin do të shkojë në vend.

 

The post Tahiri: Drejtësia për Aulonin do të shkojë në vend (video) appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia e Bosnjës parandalon trafikimin e gjashtë personave nga Kosova

Posted: 21 Sep 2017 07:13 AM PDT

Pjesëtarët e policisë kufitare Izaçiç, në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) të mërkurën kanë parandaluar trafikimin e gjashtë personave nga Kosova të cilët ishin zbuluar në një veturë të markës Citroen, e cila ka qenë në afërsi të rripit kufitar në rajoni e Bihaçit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton policia, automjeti ka qenë i drejtuar nga personi N.GJ (1975.), shtetas i BeH-së, të cilin policia e ka arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale "trafikim i qenieve njerëzore".

Në bashkëpunim me stacionin policor të Bihaçit, njofton Ministria e Brendshme e BeH-së, nga liria është privuar edhe shtetasi A.U. (1985).

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së BeH-së, automjetet dhe materialet tjera të gjetura janë konfiskuar përkohësisht.

MPB nuk jep detaje për shtetasit kosovarë.

The post Policia e Bosnjës parandalon trafikimin e gjashtë personave nga Kosova appeared first on INSAJDERI.

Qeveria cakton kundërshtarët e Demarkacionit në komisionin e ri

Posted: 21 Sep 2017 07:12 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë kohës sa ishte kandidat për këtë post, ndër çështjet kryesore kishte premtuar edhe kthimin e marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Vetë Haradinaj sa ishte në opozitë e kundërshtoi ashpër këtë marrëveshje.

Në ditën e parë të pozitës si kryeministër, në mbledhjen e Qeverisë, e shkarkoi Komisionin shtetëror i kryesuar nga Murat Meha të cilin e kishte emëruar ish-kryeministri Mustafa.

Haradinaj kërkoi që të themelohet një komisioni, duke e ngarkuar Shpejtim Bulliqin për propozimin e anëtarëve të komisionit të ri për Demarkacionin.

Nuk kaloi shumë kohë dhe kryeministri Haradinaj e vendosi komisionin e propozuar nga profesori Shpejtim Bullliqi, i cili do ta kryesojë atë.

Gjithashtu u caktuan edhe anëtarët tjerë që do ta përbejnë atë, siç janë Zejnullah Gruda (anëtar nga Universiteti i Prishtinës), Martin Berishaj (anëtar nga Universiteti i Lubjanës), Hamit Basholli (anëtar-gjeodet) dhe Florim Isufi (anëtar, UP).

Po ashtu, në këtë komision do të jetë një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, një përfaqësues i Ministria e Punëve të Jashtme një përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës.

Në përbërje të komisionit për Demarkacionin do të jetë edhe një përfaqësues nga komuniteti (Riza Smaka) pa të drejt votë dhe Zymer Neziri po ashtu pa të drejtë vote.

Dihen qëndrimet e anëtarëve të Komisionit të ri

Emrat e pesë profesorëve të cilët llogariten si profesional dhe të fushës, dihet qëndrimi i tyre rreth marrëveshjes aktualet për Demarkacionin.

Shpejtim Bulliqi, profesor i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke dalë kështu edhe kundër qëndrimit të partisë së tij, LDK, e cila kërkonte që kjo marrëveshje gjithsesi të votohet, raporton Insajderi.

"Praktikisht zgjidha më e mirë do të ishte rinegocimi i marrëveshjes, për faktin se ne nuk kemi diçka kontestuese nga ana e Malit të Zi, e cila edhe më herët është deklaruar se janë të gatshëm ta rishikojnë punën e Demarkacionit", kishte thënë Bulliqi.

Bulliqi vazhdimisht kishte dhënë, sipas tij, argumente që tregojnë se me këtë marrëveshje Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë bujqësore.

Profesori Bulliqi do ta kryesojë komisionin e ri të emëruar nga Qeveria.

Anëtari tjetër i këtij komisioni do të jetë profesori Zejnullah Gruda. Marrëveshjen aktuale edhe Gruda e kishte kundërshtuar.

Gruda kishte thënë se, bazuar në njohuritë që ka, Mali i Zi aktualisht ka hyrë 6 kilometra në territor të Kosovës.

Ai kishte thënë se vija kufitare me Malin e Zi është në Qakorr, duke thënë se e kishte vizituar edhe pikën kufitare atje dhe kishte parë se ajo kishte lëvizur.

Profesori Gruda po ashtu kishte thënë se shënimi i vijës kufitare nuk është çështje e pronës private, por e shtrirjes së sovranitetit të shtetit.

Florim Isufi është anëtari tjetër i këtij komisioni. Edhe ai është profesor i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës. Isufi është koleg në Bulliqin në departamentin e Gjeografisë në UP.

Qëndrimi i tij kategorik ka qenë se vija kufitare e vendosur nga komisioni shtetëror është gabim, duke thënë se nuk është bërë majta siç duhet.

Isufi tregonte se të gjeturat e tyre përputhen më të dhënat që kishte publikuar edhe qeveria e Malit të Zi.

"Nga rezultatet tona del se territori i Republikës së Kosovës ndryshon, apo siç themi ne, tkurret diku për nga 8 e 229 hektarë, ose  dikur rreth 82.3 km katrorë", kishte thënë profesori Isufi.

Ai kishte thënë se ka dallim mes asaj se çfarë thotë shkenca dhe politika. Sipas tij, puna e tij bazohet në fakte, raporton Insajderi.

Martin Berishaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Lubjanës do të jetë anëtari tjetër i komisionit për Demarkacionin.

Në kohën kur diskutohej për temën e Demarkacionit, Berishaj vlerësonte se demarkacioni me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Ai kishte thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nga koncepti i procesit të vijëzimit të kufirit është i papranueshëm për disa aspekte.

Sipas tij, në këtë proces janë kapërcyer nivelet e vijëzimit të kufirit dhe nuk është përfillur procedura për caktimin e tyre.

"Në këtë shpërfillje nga ana e komisionit kosovar janë përdorur elemente që nuk përbëjnë 'titullusin' juridik, siç është çështja e hartave dhe e komunave kadastrale për përcaktimin e kufirit ndërkombëtar", kishte thënë Berishaj.

Komisioni shtetëror do ta ketë edhe një anëtar tjetër, Hamit Bashollin, i cili me profesion është gjeodet. Ai ka qenë drejtor i Kadastrës së Kosovës.

Ai kishte thënë se Komisioni nuk kishte njohuri të mjaftueshme për konstatimin që ka dhënë, duke shtuar se nuk janë marrë në shqyrtim hartat kadastrale, por vetëm ato topografike.

"Ne kemi paraqitur pranë tyre metoda të tjera të matjes së territorit, të cilat ata s'i kanë ditur. Komisioni nuk i ka shfrytëzuar hartat kadastrale por vetëm hartat topografike. Kufiri i hartave topografike dallon nga kufiri i mbuluar kadastral", kishte thënë ai.

Nëse merren për bazë qëndrimet këtyre anëtarëve të Komisionit të ri shtetëror për Demarkacionin, atëherë del se qëndrimi i tyre veç dihet./Insajderi.com

The post Qeveria cakton kundërshtarët e Demarkacionit në komisionin e ri appeared first on INSAJDERI.

Në Austri më 1 tetor hyn në fuqi ligji për ndalimin e burkës

Posted: 21 Sep 2017 06:58 AM PDT

Ligji për ndalimin e mbulesës së fytyrës në vende publike në Austri, i cili është i njohur edhe si "ligj që ndalon mbajtjen e burkës", do të hyjë në fuqi më 1 tetor, ndërsa policia në vend ka njoftuar se do të bëjë fushatë informimi publik lidhur me përmbajtjen i ligjit, raporton aa.

Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë tha të mërkurën se pjesëtarët e policisë do të zhvillojnë fushatë informimi lidhur me ndalimin mbulimit të fytyrës.

Policia në qytetet dhe në aeroporte do të shpërndajë broshura ku në gjermanisht, anglisht, turqisht dhe arabisht shpjegohet përmbajtja e ligjit i cili ka shkaktuar debat të madh në Austri dhe më gjerë. Në rast të mosrespektimit të këtij ndalimi, muajin e ardhshëm policia austriake do të lëshojë gjoba me vlerë 150 euro, dhe në rast se personat ende refuzojnë të zbulojnë fytyrën, ata rrezikohen edhe me dërgim në stacion policor.

Ndalimi i burkës në Austri do të zbatohet në të gjitha vendet publike, duke përfshirë të gjitha mjetet e transportit publik.

Një zyrtar i policisë për gazetën "Kurier" tha se do të jetë detyrë e vështirë për policinë austriake, sepse të gjithëve ende u kujtohet skena e pakëndshme gjatë arrestimit disa grave me burka në Kanë të Francës.

The post Në Austri më 1 tetor hyn në fuqi ligji për ndalimin e burkës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more