Skip to main content

INSAJDERI: ““Forca e Ndryshimit” slogani i PDK-së për zgjedhjet lokale” plus 19 more

INSAJDERI: ““Forca e Ndryshimit” slogani i PDK-së për zgjedhjet lokale” plus 19 more


“Forca e Ndryshimit” slogani i PDK-së për zgjedhjet lokale

Posted: 20 Sep 2017 09:43 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur sot sloganin e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit i cili do të jetë "Forca e Ndryshimit".

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke paraqitur sloganin e ri të partisë, tha se ai reflekton forcën dhe vullnetin e PDK-së për të ndryshuar vetë por edhe për t'iu prirë ndryshimeve në vend.

"Edhe kësaj here, sikurse ka bërë gjithmonë, Partia Demokratike e Kosovës po dëshmon se është e aftë të eci në hap me kohën, ka përgjegjësinë që t'i dëgjojë e kuptojë më së miri kërkesat e qytetarëve dhe ka kapacitetet që të përgatisë ofertën më të mirë politike në vend", tha Krasniqi.

"Po ashtu një hap tjetër domethënës i ndryshimit është kandidimi i tre grave, profesioniste të shquara e të suksesshme, si kandidate për kryetare të komunës, duke demonstruar qëllimin tonë për të forcuar rolin e grave në vendimmarrje", tha Krasniqi.

Në këtë konferencë nënkryetari i PDK-së ka paraqitur edhe logon e re të PDK-së e cila konsiston në akronimin e emrit të partisë në ngjyrë të kaltër, por me një stilizim modern të kokës së shqiponjës në shkronjën D.

"Shqiponja është padyshim një nga simbolet më të rëndësishme të popullit tonë dhe gjenezë edhe e emrit shqiptar. Ky simbol kombëtar ka ardhur që prej luftës çlirimtare dhe e ka shoqëruar partinë tonë gjatë gjithë viteve të veprimtarive të saj.

"Pjesë e këtij ribrendimi është edhe faqja e re internetit që sapo kemi lansuar", tha Krasniqi.

 

 

The post "Forca e Ndryshimit" slogani i PDK-së për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI.

Policia në kërkim të dy personave që u përleshën tek palestra e fitnesit

Posted: 20 Sep 2017 09:36 AM PDT

Polica e Kosovës është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar të cilët u përleshën sot në Prishtinë, në një finesë.

Përleshja mes disa personave brenda palestrës së fituesit "Five Star" në Rrugën B në Prishtinë ka rezultuar me dy të lënduar, sipas raportimeve të para të gazetares së Insajderit në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se janë në kërkim të dy personave të dyshuar.

"Rruga B- dyshohet te kete gjuajtje me arme. 2 persona te lënduar. Njeri me mjet te mprehtë dhe njeri nga goditja ne koke. Te dyshuarit kane ikur", ka thënë Agron Burvovci për Insajderin.

Dy të lënduarit janë drejtuar për në QKUK për të marrë tretman mjekësor./Insajderi.com

 

The post Policia në kërkim të dy personave që u përleshën tek palestra e fitnesit appeared first on INSAJDERI.

Thikë në kokë dhe të shtëna armësh – një i lënduar tek palestra e fitnesit

Posted: 20 Sep 2017 09:24 AM PDT

Përleshja mes disa personave brenda palestrës së fituesit "Five Star" në Rrugën B në Prishtinë ka rezultuar me një të lënduar, sipas raportimeve të para të gazetares së Insajderit në vendin e ngjarjes.

Gazetarja raporton se sipas të dhënave që ka siguruar nga dëshmitarët tek palestra mësohet se një person është lënduar nga therjet ndërsa të shtënat e armëve nuk kanë goditur askënd.

Policia ka konfirmuar rastin për Insajderin duke thënë  se të dyshuarit e përfshirë në këtë ngjarje, kanë arritur të ikin nga Policia.

"Rruga B- dyshohet te kete gjuajtje me arme. 2 persona te lënduar. Njeri me mjet te mprehtë dhe njeri nga goditja ne koke. Te dyshuarit kane ikur", ka thënë Agron Burvovci për Insajderin.

The post Thikë në kokë dhe të shtëna armësh – një i lënduar tek palestra e fitnesit appeared first on INSAJDERI.

Kosovarët po presin përgjigje përfundimtare për azil në BE

Posted: 20 Sep 2017 09:13 AM PDT

77 për qind e kosovarëve të cilët kishin kërkuar azil në vendet e Evropës dy vjetëve të fundit akoma janë në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga vendet ku ata kanë kërkuar azil.

Kështu thotë studimi i ri nga "Pew Research Center", që njofton se më shumë se 1.1 milion njerëz që kërkonin azil në Evropë në krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore janë në pritje të përgjigjes se a mund të qëndrojnë në vendet e Evropës, dy vjet pas ikjes nga vendet e tyre.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Norvegji, Zvicër dhe 28-vendet tjera të BE-së gjatë krizës së viteve 2015 dhe 2016, akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Sa i përket Shqipërisë, 89 për qind e azilkërkuesve shqiptarë akoma s'kanë marrë përgjigje përfundimtare, shkruan The Guardian.

Sipas hulumtimit, Hungaria dhe Greqia janë duke ecur me hapat më të ngadalshëm sa i përket kërkesave për azil. Kërkesat për azil në vitet 2015 dhe 2016 përfaqësojnë 20 për qind të të gjitha kërkesave në Evropë që nga vitet e 80-a.

Gjermania mbetet shteti në të cilën pati më së shumti azilkërkues. 45 për qind e të gjithë azilkërkuesve në dy vjetët e fundit ishin në kërkim të Gjermanisë.

Vala e madhe e ikjes nga Kosova nisi në vitin 2015.

 

 

The post Kosovarët po presin përgjigje përfundimtare për azil në BE appeared first on INSAJDERI.

Vrasësi i Aulon Zekës nuk mund të dënohet më shumë se 10 vite burg

Posted: 20 Sep 2017 09:13 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur si të dyshuar në përfshirje në vrasjen e Aulon Zekës dhe nëse G.H dhe R.G shpallen që janë fajtorë, ata nuk mund të dënohen më shumë se 10 vite burg, raporton Insajderi.

Një rregullim të tillë ligjor e ofron Kodi i drejtësisë për të mitur ku në nenin 34 për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur thuhet se kohëzgjatja e burgimit për të mitur nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të paraparë për veprën penale por mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë për veprën penale.

Në pikën dy të këtij neni thuhet se burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shume se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota.

"Maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të 17 dënueshme me burgim afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.:, thuhet në Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

"Kur gjykata vendos për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur, merr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara në nenin 8 të këtij Kodi dhe nenin 64, paragrafët 1. dhe 2. të Kodit Penal të Kosovës", thuhet në fund të këtij neni./Insajderi.com

 

The post Vrasësi i Aulon Zekës nuk mund të dënohet më shumë se 10 vite burg appeared first on INSAJDERI.

PDK fushatën e fillon në Mitrovicë

Posted: 20 Sep 2017 09:05 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar për aktivitetin e PDK-së nesër kur edhe fillon fushata për zgjedhjet lokale.

Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se PDK ka dashur ta ndryshojë traditën e mëhershme, duke ndërmarrë një fushatë që ka në qendër të vëmendjes qytetarin.

"Fushata jonë do të nisë në të gjitha komunat ku ne kandidojmë", tha ai.

"Të gjithë kandidatët do të jenë në mesditë në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, derë më derë dhe dorë më dorë".

Krasniqi njoftoi se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër do të jetë në Mitrovicë për t'u takuar drejtpërdrejt me qytetarët.

"Ne besojmë se kjo fushatë zgjedhore është një fushatë që po ashtu do të shoqërohet me tubime më klasike dhe tradicionale, theksoj se mbi të gjitha fokusi kryesor i  PDK-së, i kandidatëve tonë, do të jetë padyshim qytetari".

Për fund, ai thirri për një fushatë të qetë, të drejtë dhe demokratike dhe një proces zgjedhor që do të tejkalojë për nga mbarëvajtja edhe procesin e 11 qershorit që, sipas tij, ka qenë i shkëlqyeshëm

The post PDK fushatën e fillon në Mitrovicë appeared first on INSAJDERI.

Të shtëna me armë në një palestër fitnesi në kryeqytet

Posted: 20 Sep 2017 09:02 AM PDT

Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Rrugën B në kryeqytet ku një person ka shtënë me armë në një palestër fitnesi.

Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur një qytetar që ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë.

Insajderi do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje./Insajderi.com

The post Të shtëna me armë në një palestër fitnesi në kryeqytet appeared first on INSAJDERI.

A kanë lidhshmëri tërmetet që ndodhën pas 32 vjetësh në Meksikë

Posted: 20 Sep 2017 08:57 AM PDT

Meksika mezi filloi të merret me pasojat e një tërmeti të madh përpara se një tjetër ta trondiste vendin. Njerëzit natyrisht do të pyesin: a janë të lidhura? A e ka shkaktuar njëri tjetri?

Sizmologët do të kalojnë shumë kohë në muajt e ardhshëm duke debatuar për këtë çështje, por në fytyrë ata duken të jenë të shpërqendruar.

Ngjarja e 7 shtatorit me magnitudë 8.1 me siguri goditi një rajon të ngjashëm të kufirit tektonik, por epiqendra ishte rreth 650km (400 milje) nga shkalla e së martës e cila ishte 7.1.

Nëse tërmeti i dytë ishte një tronditje, ju normalisht do të prisni një afërsi më të madhe, thonë seizmologët – brenda 100 km. Kjo nuk është një deklaratë përfundimtare dhe shkencëtarët janë të sigurt se do të hulumtojnë të dhënat në momentin që vjen.

Meksika ulet mbi tre pllaka të mëdha tektonike. Të dy ngjarjet e 7 dhe 19 shtatorit ndodhën aty ku pllaka Cocos, e cila mbart Oqeanin Paqësor, zhytet nën pjatën e Amerikës së Veriut, platforma për shumicën e tokës tokësore meksikane.

Pllaka Cocos po me një shkallë prej rreth 75mm (afërsisht 3 inç) në vit, bën një lloj shurdhje kur zbret, duke bërë një lëvizje të pjerrët poshtë rënies përpara, përpara se të zhytet përsëri.

Është në pikën e dytë të prejardhjes që tërmeti i së martës filloi, disa dhjetëra km poshtë.

Modelet kompjuterike përdoren tani për të llogaritur viktimat e mundshme të një tërmeti të madh. Brenda disa orësh nga dridhja e së martës, këto parashikime sugjeruan se mund të prisnim diçka deri në 5,000 të plagosur dhe më shumë se 200 të vdekur.

Tërmeti më 7 shtator ishte më shumë se 30 herë më i madh se ai që ndodhi dje, por madhësia nuk tregon gjithë historinë. Tërmeti i së martës ishte më afër zonave më të populluara, në Mexico City.

Meksika është një nga vendet më sizmikisht aktive në Tokë dhe do të ketë mësuar nga shkatërrimi i vitit 1985 kur një magnitudë 8 vrau deri në 10,000 njerëz dhe u la 30,000 të tjerë të plagosur. E të martën ishte përvjetori i 32-të.

Një rezultat i kësaj ngjarjeje tragjike ishte krijimi i një sistemi të paralajmërimit të hershëm – Sistema de Alerta Sísmica Mexicano (SASMEX).

 

The post A kanë lidhshmëri tërmetet që ndodhën pas 32 vjetësh në Meksikë appeared first on INSAJDERI.

Diplomati kosovar në Gjermani ofendon Frankfurtin dhe Erdoganin

Posted: 20 Sep 2017 08:57 AM PDT

Diplomatët kosovarë nëpër botë, duke filluar nga niveli i ambasadorëve e më poshtë, kanë prodhuar skandale të kohëpaskohëshme.

Arben Çollaku, sekretar i tretë i Konsullatës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, duket të mos jetë fare i vetëdijshëm për rolin që i është besuar, për të përfaqësuar sa më denjësisht shtetin e Kosovës, në botë, veçanërisht në Gjermani.

Postimet që i bën Çollaku në profilin e tij në Facebook, do të përbënin skandal nëse do të ishin edhe të ndonjë zyrtari të thjesht të shtetit, e lëre më nga një diplomat.

Nëse bëhet një kërkim në murin e tij të profilit në Facebook, është i mbushur me fyerje, e shprehje raciste për shtete e popuj të botës, duke përfshirë edhe qytetin gjerman ku ai shërben.

Në një postim të fundit, Çollaku ka shkruar "Ta q*** Frankfurtin e nanës!", pa e specifikuar se nga i ka ardhur ky frustrim./Express

The post Diplomati kosovar në Gjermani ofendon Frankfurtin dhe Erdoganin appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq thotë se Trump ka pranuar ftesën për ta vizituar Serbinë

Posted: 20 Sep 2017 08:49 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Nju-Jork, se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e tij që të vizitojë Serbinë.

"Kur ia dorëzova ftesën, në detaje i kam sqaruar pse mendoj se është e rëndësishme që të vizitojë Serbinë. Kam folur për marrëdhëniet e të gjithë qytetarëve në Serbi ndaj tij dhe politikës amerikane, si do ta presin njerëzit në Serbi, pse është kjo e rëndësishme, dhe se vizita e tij do të tregonte se sa serbët e dëshirojnë këtë miqësi", u ka thënë Vuçiq mediave në Nju-Jork, transmetojnë mediat serbe.

The post Vuçiq thotë se Trump ka pranuar ftesën për ta vizituar Serbinë appeared first on INSAJDERI.

Rusia i kërkon Trumpit që t’ia kthejë Serbisë Kosovën

Posted: 20 Sep 2017 08:31 AM PDT

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dumën ruse, Leonid Kallashnikov,  i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump dhe Perëndimit që t'ia kthejë Kosovën Serbisë.

"Thirrjet  për respektimin e sovranitetit tingëllojnë cinike kur vijnë nga presidenti, pushteti i të cilit ka  shkatërruar të gjithë rendin botëror. Le të fillojmë me Kosovën. Kush e shpërbëu Jugosllavinë? Amerikanët shkuan në këtë rrugë dhe e hapën kutinë e Pandorës", tha Kallashnikov për agjencinë ruse të lajmeve "Tass"

Zyrtari rus në këtë mënyrë të mërkurën komentoi fjalimin e Donald Trump të mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kalashnikov ka thënë poashtu  se ish-Jugosllavia ishte shkatërruar duke injoruar të gjitha normat ndërkombëtare dhe pa një mandat të OKB-së, ndërsa siç tha ai  "ndarja e Kosovës shkoi pa asnjë referendum dhe me dhunë", transmeton Klan Kosova.

"Shtetet e Bashkuara kanë shfuqizuar të drejtën ndërkombëtare, dhe tani ata janë duke u përpjekur për t`iu dhënë leksione të tjerëve, që është lloji më i keq i mundshëm i cinizmit. Së pari le t`ia kthejnë Kosovën (Serbisë)", përfundoi Kallashnikov.

Trump dje paraqiti vizionin e tij për rendin botëror, duke thënë se ai duhet të bazohet në shtete të fuqishme sovrane dhe jo në aleanca shumëpalëshe.

The post Rusia i kërkon Trumpit që t'ia kthejë Serbisë Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Dikur luante kundër Cristiano Ronaldos, shqiptari sot ka mbetur berber

Posted: 20 Sep 2017 08:30 AM PDT

Ish-futbollisti i Gramozit, Kukësit Bledar Lenka ka pasur rastin të luajë edhe kundër yllit madrilen Christiano Ronaldo.

Por sot Bledari nuk është më në fushën e futbollit, kjo sepse ai tanimë është berber në Elbasan.

Mund të duket e çuditshme por është vërtetë. Bledari ka rrëfyer për "Panorama Sport" arsyen pse vendosi të heq dorë nga futbolli.

"Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin. Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë".

"Por, një moment i thashë "stop" futbollit, pasi nuk luhej me plot strese. Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist",- thotë ai.

The post Dikur luante kundër Cristiano Ronaldos, shqiptari sot ka mbetur berber appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i SHSKUK -së nuk merr përgjegjësi për vdekjet e dyshimta

Posted: 20 Sep 2017 08:26 AM PDT

Zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk pranojnë të marrin përgjegjësi për dy vdekjet e dyshimta, të cilat kanë ndodhur në këtë qendër më 7 shtator të këtij viti.

Kanë kaluar më shumë se një javë qëkur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në rrethana ende të panjohura, dy pacientë kanë ndërruar jetë. Për rastin tashmë kanë nisur hetime nga ana e organeve të hetuesisë. Ndërkohë që shkaktar po dyshohet të jetë gazi medicinal Oksidull (N20), i cili është përdorur te pacientët. E zyrtarë të këtij institucioni shëndetësor nuk deklarohen qartë nëse do të marrin përgjegjësinë e këtyre vdekjeve që ndodhën ditë më parë në QKUK.

Personi kyç në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), drejtori, Curr Gjocaj, pyetur se a do të marrë përgjegjësinë mbi dy vdekjet e dyshimta, ka thënë se ai mban pozitën e stafit administrativ dhe se nuk punon në sallat e operacionit.

"Unë jam administratë e përgjithshme. A punoj unë në salla, me bombola? Unë jam menaxher administrativ dhe ashtu siç po e hulumton rastin edhe hetuesia edhe prokuroria, edhe unë i tillë jam në këtë aspekt. Për momentin nuk e ushtroj zanatin në salla. Por, gjithsesi është mirë që tregu të rregullohet nga ana e institucioneve relevante dhe shpresojmë që kjo të rregullohet në kohë. Me këto lloj kontratash furnizohet e tërë Kosova", ka thënë Gjocaj kur është pyetur se a do të mbajë përgjegjësi dhe a do të ketë suspendime të stafit të SHSKUK-së për vdekjet e dyshimta.

Ai ka tentuar që të nxjerrë situata hipotetike, duke e ndërlidhur me këtë rast kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

"Edhe Shpend Ahmeti nëse mund të ketë nevojë për këtë gaz, çdo lloj komune merr këtë gaz prej këtyre kompanive", ka thënë ai, duke mos pranuar të jap përgjigje direkte për përgjegjësinë e tij si drejtor.

QKUK insiston në dy vdekje të dyshimta

Megjithëse, Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se po heton tri vdekje të dyshimta, zyrtarë të QKUK-së vazhdojnë të insistojnë se kanë qenë vetëm dy pacientë, të cilët në rrethana ende të panjohura kanë ndërruar jetë më datë 7 shtator derisa ishin futur në operim.

Pyetur nga Express, drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka dhënë një shpjegim lidhur me këtë çështje. Thotë se personi i tretë nuk është futur në operacion dhe as nuk e ka përdorur gazin oksidul në ditën kritike.

"Zyrtarisht janë vetëm dy persona që lidhen me rastin në fjalë në ditën kur ne kemi pasur disa probleme. Është fjala edhe për një të tretë. Ai i treti është një pacient tjetër që ka vdekur atë ditë në klinikë. Nuk është futur në operacion, nuk ka përdorur oksidul, por thjesht ka qenë pjesë e atyre datave", ka deklaruar tutje Gjocaj.

Tutje ai është shprehur se po i presin rezultatet e analizave të obduksionit në mënyrë që të zbardhet i gjithë rasti.

"Hetuesia dhe mjekësia ligjore e ka kryer autopsinë e këtyre personave dhe ne jemi shumë të interesuar ta zbardhim ngjarjen", ka thënë tutje ai.

E ndërkohë i pari i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, është deklaruar se a i ka njoftuar dhe kur QKUK-ja organet e hetuesisë për këto vdekje. Thotë se fillimisht i kanë njoftuar komisionet e brendshme dhe profesionistët që të tregojnë për shkakun e këtyre vdekjeve.

Ai ka thënë se nuk kanë tentuar ta fshehin rastin, ndonëse nuk kanë lajmëruar Prokurorinë për vdekje të dyshimta po atë ditë.

"Kemi lajmëruar inspektoratin dhe disa të hetuesisë që i njohim dhe kemi kërkuar që të gjenden shkaqet", ka pohuar ai. "Ne menjëherë i kemi njoftuar komisionet e brendshme. Kur shfaqet një problem ne e kemi për detyrë ta analizojmë në planin profesional. Kur është raportuar si një problem të cilit nuk kanë mundur t'ia gjejmë shkakun e vërtetë. Operacionet kanë ndodhur në ditën e enjte. Ne që atë ditë kemi pasur informatat e para që ka komplikime", ka deklaruar tutje Gjocaj.

E ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë tashmë me urgjencë ka kërkuar themelimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së në mënyrë që QKUK-ja përmes këtij bordi të mund t'i raportojë Ministrisë së Shëndetësisë për të gjitha problemet që shfaqen në këtë institucion shëndetësor.

The post Drejtori i SHSKUK -së nuk merr përgjegjësi për vdekjet e dyshimta appeared first on INSAJDERI.

Seanca ndaj Limajt dhe të tjerëve u mbajt me dyer të mbyllura

Posted: 20 Sep 2017 08:21 AM PDT

Të mërkurën është mbyllur për mediat dhe publikun, gjykimi i rastit MTPT, ku për vepra të ndryshme që lidhen me korrupsionin po akuzohen ish-ministri Fatmir Limaj dhe të tjerët.

Në seancën e së mërkurës, mediat dhe publiku janë përjashtuar nga salla.

Kryetarja e trupit gjykues Marie Tuma, tha se seanca ishte e mbyllur, për arsye se do të diskutohet vetëm për çështje administrative, dhe se për këtë seancë nuk kishte asnjë dëshmitarë.

Pas seancës, i kontaktuar nga "Betimi për Drejtësi", mbrojtësi i të akuzuarit Endrit Shala, avokati Nysret Islami, nuk dha ndonjë detaj në lidhje me zhvillimin e seancës, por vetëm njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 26 shtator 2017.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzën e konsoliduar më 28 shtator 2015, me anë të së cilës janë bashkuar dy aktakuza të mëparshme të rasteve MTPT 1 dhe MTPT 2.

Aktakuza e parë ishte ngritur me datë 05 dhjetor 2012, ndërkaq aktakuza e dytë më 19 shkurt 2014 dhe për të dyja janë mbajtur dy shqyrtime fillestare. Mirëpo me vendimin e 30 majit 2014 të kryetares së atëhershme të trupit gjykues këto dy raste janë bashkuar në një, duke ngritur një aktakuzë të cilën e kanë quajtur aktakuzë e konsoliduar.

Pas këtij vendimi, të dyja palët kishin dërguar ankesat e tyre dhe në bazë të ankesave Gjykata e Apelit më 23 dhjetor 2014 kishte vendosur që ai vendim nuk mund të ankimohet sepse është vendim i prerë.

Aktakuza e konsoliduar i ngarkon të akuzuarit Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi për veprat penale krim i organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti, Shpërtim Telakun për veprat penale krim i organizuar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të akuzuarin e fundit Florim Zukën për veprat penale dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike.

Përveç këtyre veprave penale, Fatmir Limaj akuzohet po ashtu edhe për veprën mos deklarim i parave për fushatë.

 

The post Seanca ndaj Limajt dhe të tjerëve u mbajt me dyer të mbyllura appeared first on INSAJDERI.

Arsyeja e ikjeve të vajzave kosovare nga shtëpia

Posted: 20 Sep 2017 08:17 AM PDT

Nga janari deri në shtator të këtij viti janë raportuar gjithsej 166 persona si të zhdukur në polici. Në shumicën e rasteve largimet apo zhdukjet janë të momentit.

Prijnë vajzat e reja dhe largimi i tyre nga shtëpia lidhet me fillimin e një lidhje të re të çifteve, thotë zyra rajonale e policisë për Gazetën Express.

"Në shumicën e rasteve largimet ,,zhdukjet" janë të momentit dhe më pas ,,të zhdukurit" lajmërohen ose kthehen në shtëpi. Ka raste të shumta, kur të zhdukurit(at) janë të gjinisë femërore dhe zhdukja lidhet me fillimin e një lidhje të re të çifteve", tregon zyra rajonale e policisë në një përgjigje elektronike për Express.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar 166 raste të personave të zhdukur të cilët janë raportuar në polici kryesisht nga familjarët. Ndërsa gjatë vitit 2016 janë evidentuar 224 raste të tilla.

Policia nuk ka dhënë statistika se sa prej tyre janë meshkuj dhe femra por thonë se i takojnë kryesisht gjinisë femërore.

Policia pas raportimeve të qytetarëve të cilët lajmërojnë raste të largimeve nga shtëpia të familjarëve të tyre për të cilët nuk kanë njohuri se ku ndodhen inicion rastin dhe fillojnë hetimet.

The post Arsyeja e ikjeve të vajzave kosovare nga shtëpia appeared first on INSAJDERI.

Si po i shtyp Turqia shkollat e Gulenit në Kosovë

Posted: 20 Sep 2017 08:13 AM PDT

Republika e Turqisë po bën përpjekje që përmes Fondacionit "Maarif" të vendosë institucionet arsimore në vendet e ndryshme nëpër botë, e sidomos aty ku funksionojnë shkollat e lëvizjes së imamit turk, Fetullah Gulen. Ndër vendet e para është edhe Kosova. Në shumë vende, sikurse janë ato në Afrikë, me pajtimin e institucioneve shtetërore, "Maarif" tashmë ka marrë kontrollin mbi institucionet arsimore të lëvizjes "Hizmet".

Qeveria e Turqisë e ka akuzuar Gulenin për puçin e pasuksesshëm të vitit të kaluar, ndërkohë që lëvizjen e tij e konsideron si terroriste, nën emërtimin FETO – Organizata terroriste Fetullah.

Fondacioni "Maarif" ka nisur punën më 1 shtator të vitit 2016, me vendimin e Kuvendit të madh popullor të Turqisë. Misioni i tij është, siç thuhet, "ofrimi dhe zhvillimi i shërbimeve arsimore formale dhe joformale, të bazuara në njohuritë e përbashkëta dhe vlerat njerëzore në të gjithë botën". Fondacioni "Maariff" është themeluar për të hapur shkolla në të gjithë botën. Planifikon edhe bursat për nxënësit, për studimet e mëtutjeshme bachelor.

Në Kosovë, "Maarif" tash e tre muaj më parë ka nisur hapjen e shkollave, që e bën Kosovën vend të parë në botë, në të cilin ky fondacion ka filluar të veprojë. Aktualisht, në Kosovë funksionojnë edhe një numër i institucioneve arsimore të frymëzuara nga lëvizja e Gulenit. Në kuadër të institucioneve arsimore Gulistan, janë institucionet parashkollore, çerdhet, si dhe shkollat fillore dhe të mesme "Mehmet Akif", në gjithë Kosovën.

Nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, thonë se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës, por nuk kanë njohuri se kush qëndron pas tyre.

Ndërkohë, Fondacioni "Maarif" në Kosovë, që nga dita e sotme, zyrtarisht fillon me mësimdhënie në "Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës" ("International Maarif Schools of Kosova") në Prizren dhe Lipjan.

Në Prizren, aktualisht janë lajmëruar rreth 100 nxënës, ndërsa në Lipjan rreth 130. Shkolla planifikon që në vitin e ardhshëm të nisë punën me kapacitet të plotë, me rreth 400 nxënës në Prizren dhe rreth 350 në Lipjan.

Siç ka thënë ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kilic, në fund të gushtit, gjatë vizitës në shkollën e Prizrenit, Fondacioni "Maarif" është i vetmi, i cili është i autorizuar që të zhvillojë aktivitetet arsimore të Turqisë, jashtë këtij vendi.

Kilic ka shtuar se fondacioni vazhdon të punojë me institucionet e Kosovës në luftën kundër strukturave të organizatës FETO në Kosovë, duke thënë se strukturimi i tij po zbatohet nëpër institucione, duke filluar nga ato arsimore.

Me rastin e vizitës së shkollës në Lipjan, në afërsi të Prishtinës, ambasadorja ka potencuar se në Kosovë ende ndjehet ndikimi i lëvizjes FETO.

Drejtori i Fondacionit "Maarif" për Kosovën, Mesut Ozbaysar, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se po punohet për sistemin e ri arsimor, edukativ ndërkombëtar, në përputhje me teknologjinë bashkëkohore dhe se planifikohet që edhe në qytetet tjera të Kosovës të hapen shkolla të tilla.

Ozbaysar thekson që transferimi i shkollave të Gulenit përmes fondacionit "Maarif" është çështje politike, për të cilën nuk ka kompetencë të flas. Megjithatë, ai thekson që në rast se arrihet deri aty, do të vazhdojnë të punojnë edhe në ato shkolla.

"Procesi ndërmjet qeverive është në vazhdim e sipër. Ne i kemi hapur shkollat, për të ofruar arsimim më të mirë në Kosovë… Në vendet tjera, për shembull në Afrikë, ka pasur mjaft raste që shkollat FETO janë transferuar përmes Fondacionit 'Maarif', por këtu nuk kemi asnjë informatë për këtë. Siç thash, kjo është çështje politike dhe kjo nuk ka të bëj me mua", tha Ozbaysar.

Ai vlerëson se Kosova, me hapjen e degës në Prizren, është vendi i parë në të cilin "Maarif" ka vendosur punën. Në Bosnjë e Hercegovinë tashmë vepron, ndërkaq që ekziston plani që "Maarif" të nisë me institucionet arsimore edhe në Maqedoni. Ndërkohë, ky fondacion tashmë ka hapur universitetin në Shqipëri.

Ish-zëvendësministri i Arsimit i Qeverisë së Kosovës, Usmen Baldzhi, i cili ka qenë në këtë funksion në kohën kur "Maarif" kishte arritur në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se fondacioni kishte marrë licencën në mënyrë të rregullt për punë në Kosovë, si dhe kishte plotësuar të gjitha kriteret për shkollimin privat fillor dhe të mesëm. Ngjashëm, sipas tij, ka qenë edhe rasti i shkollës Mehmet Akif.

"Mehmet Akif është themeluar përmes Fondacionit 'Gulistan, pas luftës në Kosovë dhe ai ekziston sot e kësaj dite. Ata funksionojnë në përputhje me ligjin dhe kanë licencën nga Ministra e Arsimit e Kosovës. Ato shkolla ekzistojnë sot dhe vazhdojnë të punojnë pa asnjë problem. Ndërkaq, Fondacioni 'Maarif' e ka marrë licencën këtë vit, ashtu sikurse edhe shkollat tjera private në Kosovë", tha Baldzhi.

Ai ka theksuar se nuk ka informacione nëse është kërkuar që të mbyllen shkollat e caktuara apo transferimi i tyre te fondacioni "Maarif".

Drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Popovci, duke folur për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ka vlerësuar që Kosova nuk do të duhej të përzihej në diçka që është problem i brendshëm i Turqisë dhe se nuk do të duhej të guxonte që të bie nën ndikimin e Qeverisë së Turqisë. Sipas tij, përderisa edhe njëra edhe tjetra shkollë i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk do të duhej që të ketë probleme rreth funksionimit të tyre .

"Kjo nuk nënkupton që aty ku hapen shkollat e Fondacionit 'Maarif' duhet të mbyllen shkollat, të cilat në njëfarë mënyre janë të ndërlidhura me Fondacionin 'Hizmat'. Në fakt, nuk do të duhej që vendet e rajonit të përzihen në çështjet e brendshme të Republikës së Turqisë", ka thënë Pupovci.

Ai gjithashtu ka theksuar që, marrë parasysh që Turqia në Kosovë konsiderohet si vend mik, ajo nuk do të duhej të shkojë përtej kërkesave të cilat janë bërë deri më tash.

"Kjo për faktin se një komb prej dy milionëve nuk mund t'i zgjidhë problemet që ekzistojnë përbrenda një shteti me 80 milionë banorë, në të cilin lëvizja e Gulenit ndoshta ka 20 milionë mbështetës. Nuk do të duhej që Kosovën ta fuste në një gjë të tillë. Kjo është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën tonë. Mendoj që kërkesat e tilla, qoftë edhe kur vinë ato nga Republika e Turqisë mike, nuk do të duhej të ndikonin në sjelljen e vendimeve që bazohen në ligje", theksoi Pupovci.

Siç ka shtuar ai "në qoftë se ajo organizatë, e cila ka themeluar shkolla, është terroriste, atëherë do të duhej të ekzistonte ndonjë vendim gjyqësor për një gjë të tillë, i cili do të ishte i pranuar në botë dhe më pas, në bazë të atij vendimi do të mund të mbyllej çfarëdo shkolle në botë. Por, kjo nuk mund të bëhet në bazë të kualifikimeve politike", është shprehur Pupovci.

Në anën tjetër, "Maarif" ka nisur shkolla edhe në Somali, Nigeri, Sudan, Republikën e Kongos, në Guine, ndërkaq që pajtimin për hapjen e shkollave të këtij fondacioni e kanë dhënë edhe vende të tjera të Afrikës, Pakistani dhe Afganistani.

Bisedimet për këtë janë duke u zhvilluar edhe me Qipron, Australinë, Danimarkën, Arabinë Saudite, Singaporin, Malajzinë dhe shumë vende të tjera.

The post Si po i shtyp Turqia shkollat e Gulenit në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Kërkesa e Hotit për qeverinë: Jepni dorëheqje mos e thelloni krizën

Posted: 20 Sep 2017 08:06 AM PDT

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria aktuale nuk mund të funksionojë me vetëm 60 deputetë dhe sipas tij zgjedhjet janë të pashmangshme.

"Kryesia e Kuvendit dështon të caktojë seancën e radhës për shkak të insistimit të 'shumicës pakicë' që të shtyhet edhe më tej seanca e jashtëzakonshme, që u ndërpre më datë 10 shtator. Sapo grupi jonë parlamentar dhe nënkryetari i Kuvendit Shala dolëm jashtë, kryesia nuk kishte kuorum për punë".

"Kjo qeveri nuk mund të funksionojë me këtë shumicë parlamentare prej vetëm 60 deputetëve. Zgjedhjet tjera janë të pashmangshme. E udhës është të japin dorëheqje që të mos thellohet kriza më tutje", ka shkruar ai në Facebook.

The post Kërkesa e Hotit për qeverinë: Jepni dorëheqje mos e thelloni krizën appeared first on INSAJDERI.

Magjistralja e cila ka filluar të ndërtohet tash e shtatë vjet, nuk dihet kur do të përfundoj

Posted: 20 Sep 2017 08:06 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka inspektuar sot punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë, njofton kumtesa ministrore.

Me këtë rast ministri Lekaj u njoftua nga afër se si po zhvillohen këto punime, dhe deri ku kanë arritur.

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:" Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Pejë. Në këtë rrugë janë stërzgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone".

Lekaj premtoi se brenda javës do të merret vendimi në Qeveri për ta shpronësuar këtë pronë dhe ky segment do të përfundojë brenda një muaji, për të vazhduar me projektin detaj deri në Zahaq të Pejës.

„Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari" ka premtuar ministri Lekaj.

The post Magjistralja e cila ka filluar të ndërtohet tash e shtatë vjet, nuk dihet kur do të përfundoj appeared first on INSAJDERI.

Refugjatja irakiane kthen çantën e gjetur me 14 mijë euro

Posted: 20 Sep 2017 07:59 AM PDT

Policia e Berlinit ka vlerësuar lartë një refugjate irakiane që kishte dërguar në polici një çantë të cilën e kishte gjetur, e në të cilën ishin gjetur 14 mijë euro.

Çanta ishte lënë të premten e shkuar në një tren nga një grua 78-vjeçare. Pak momente pasi e kishte harruar atë, e moshuara kishte kuptuar gabimin dhe kishte kërkuar nga autoritetet ndihmë, por nuk kishte mundur ta gjente.

Më pas çanta u gjet nga një 16-vjeçare irakiane që i kishte treguar nënës së saj. Dy ditë më pas ato e dorëzuan çantën.

"Një nxënëse e gjeti çantën me 14 mijë euro dhe ia dorëzoi policisë. Pronarja është shumë e lumtur. I themi bravo dhe faleminderit", thuhet në njoftimin e Policisë së Berlinit.

Familja, që jeton në një qendër refugjatësh, pritet të marrë një shpërblim për këtë veprim. Sipas ligjit gjerman, shpërblimi është tre për qind të parave të kthyera.

The post Refugjatja irakiane kthen çantën e gjetur me 14 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Ministri Tahiri premton rritjen e buxhetit për KGJK-në

Posted: 20 Sep 2017 07:58 AM PDT

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një takimi me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, theksoi se do të angazhohet për të rritur koordinimin institucional nga të gjithë akterët vendimmarrës, në mënyrë që shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohet KGJK-ja të gjejnë adresë dhe zgjidhje institucionale.

Ai tha se "do të përpiqet maksimalisht për rritjen e buxhetit për KGJK-në si nevojë e domosdoshme për sistemin gjyqësor.

"Rritja e buxhetit për sistemin gjyqësor të Kosovës në realitet nuk është shpenzim i buxhetit por investim për fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës", ka thënë Tahiri.

Ministri Tahiri bëri me dije se Ministria e Drejtësisë është në përfundim të tri projektligjeve që do ta fuqizojnë edhe më tej punën e organeve të pavarura gjyqësore, për sundimit efektiv dhe efikas të ligjit.

Ndërsa, kryesuesi i KGJK-së, Idrizi e njoftoi ministrin Tahiri për sfidat me të cilat përballet sektori i drejtësisë, prioritetet e KGJK-së si dhe theksoi përkushtimin e tij për të rritur efikasitetin e punës së Gjykatave në nivel vendi.

The post Ministri Tahiri premton rritjen e buxhetit për KGJK-në appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more