Skip to main content

INSAJDERI: “Milaim Zeka reagon pasi u grushtua nga deputeti i VV-së” plus 19 more

INSAJDERI: “Milaim Zeka reagon pasi u grushtua nga deputeti i VV-së” plus 19 more


Milaim Zeka reagon pasi u grushtua nga deputeti i VV-së

Posted: 29 Sep 2017 09:48 AM PDT

Deputeti Milaim Zeka dhe deputeti Frashër Krasniqi para pak çasteve patën përleshje fizike në një debat live në Klan Kosova. Zeka thotë se Krasniqi nuk kishte ardhur për të debatuar, por për ta sulmuar fizikisht atë

Deputeti Zeka ka thënë se VV e kishte dërguar deputetin e tyre për ta sulmuar fizikisht, ndërsa vetë ai kishte pritur se do të kishte debat

"Unë po garantoj se në çdo debat ka me i tregu këtij populli se çfarë rrugaç janë një pjesë e njerëzve të Lëvizjes VV. Këta kanë filluar me rreh njerëz në parlament, e tash kanë filluar me rreh njerëz edhe në debat", ka thënë Zeka.

Rrahja mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Momenti kur Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën në emisionPër më shumë: https://goo.gl/8fK8CE

Posted by Insajderi on viernes, 29 de septiembre de 2017

The post Milaim Zeka reagon pasi u grushtua nga deputeti i VV-së appeared first on INSAJDERI.

Pamje nga rrahja mes Milazim Zekës dhe Frashër Krasniqit [Video]

Posted: 29 Sep 2017 09:32 AM PDT

Një debat televiziv në Klan Kosova ka përfunduar me grushte mes deputetëve, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi.

Pas shumë fyerjeve verbale, debati mes tyre ndryshoi qasje ku dy deputetët u ngritën në këmbë për të nisur konfliktin fizik.

Madje Frashër Krasniqi e ka goditur me grusht në fytyrë Milaim Zekën duke bërë që emisioni të marrë kahje të rrallë me skena të turpshme.

Por, megjithatë Milaim Zeka është kthyer në emision për të vazhduar debatin deri në fund me një njollë në fytyrë.

Rrahja mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Momenti kur Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën në emisionPër më shumë: https://goo.gl/8fK8CE

Posted by Insajderi on viernes, 29 de septiembre de 2017

 

The post Pamje nga rrahja mes Milazim Zekës dhe Frashër Krasniqit [Video] appeared first on INSAJDERI.

Akuzat e Zekës që “e detyruan” Krasniqin ta grushtonte

Posted: 29 Sep 2017 09:29 AM PDT

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, dhe ai i Vetëvendosjes gjatë një debati televiziv kanë filluar rrahjen mes tyre.

Zeka fillimisht kishte shpërthyer në akuza ndaj kolegut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, duke i dhënë epitete nga më fyeset.

Ai nuk ka kursyer veten nga fjalët e rënda, siç ka bërë edhe Krasniqi në drejtim të Zekës, duke bërë që të eskalojë debati.

"Edhe pozitës edhe opozitës në mënyrë të jashtëzakonshme i ka konvenuar mosmbajtja e seancave parlametare. Opozita është munduar të paraqitet sikur është për mbajtjen e tyre, por në fakt ka qenë kundër. Ndërsa pozita ka mbajtur rol neutral. Vet fakti që mbledhja e kryesisë thirret natën, tregohet se prej konstituimit të Kuvendit të Kosovës gjithçka ka qenë e jashtëzakonshme".

"Për fjalor, për fyerje, për rrugaçë, për debilllëk, askush nuk ia kalon Lëvizjes Vetëvendosje. Me të thanë unë ty(i drejtohet Frashës Krasniqit), unë e fyej lopën. Është turp që në Kuvendin e Kosovës ka njerëz rrugaçë si ti. Njerëz që e kanë gjuajtur me zola kuvendin. Ti je lahper. Ti je përdhunues".

 

The post Akuzat e Zekës që "e detyruan" Krasniqin ta grushtonte appeared first on INSAJDERI.

Rrahen në emision Frashër Krasniqi e Milaim Zeka

Posted: 29 Sep 2017 09:22 AM PDT

Në emisionin "Info Magazine" të Klan Kosovës, janë rrahur deputeti Frashër Krasniqi me deputetin Milaim Zeka, pas një fjalosje të gjatë aty.

Ata fillimisht janë fyer rendë me njëri tjetrin, ndërsa më pas Krasniqi ka gjuajtur me ujë Zeken. Ky i fundit i është përgjigjur Krasniqit në të njëjtën mënyrë.

Më pas Krasniqi është ngritur nga ulësja dhe e ka grushtuar Zeken.

Krejt kjo ka ndodhur live në një debat në Klan Kosova. Moderatori ka ndërprerë emisionin.

The post Rrahen në emision Frashër Krasniqi e Milaim Zeka appeared first on INSAJDERI.

Policia e Kosovës trajnon Misionin e OSBE-së

Posted: 29 Sep 2017 07:03 AM PDT

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, priti sot Komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, kapiten Amir Gërgurin, drejtorin e Divizionit të Trajnimeve, Kolonel Milorad Çorac, dhe ekipet e tyre për t'i falënderuar dhe për t'iu ndarë certifikata të mirënjohjes për trajnimin themelor të sigurisë që kanë ofruar për një grup prej 75 pjesëtarësh të Misionit të OSBE-së.

Trajnimi treditor për sfidat e sigurisë gjatë tubimeve publike dhe mënyrat për t'u ballafaquar me to është përmbyllur më 27 shtator 2017 dhe ka pasur për qëllim të pajis personelin e Misionit të OSBE-së me njohuri teorike dhe demonstrim praktik të procedurave të policisë gjatë këtyre ngjarjeve.

Kurrikula e trajnimit ishte e bazuar në materialet dhe njohuritë e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës lidhur me bazën ligjore për intervenimet, strategjitë e menaxhimit të turmave, shenjat dhe sinjalet në lidhje me përdorimin e forcës dhe me këshillat për atë se çfarë duhet ditur dhe çka duhet bërë kur turma bëhet e dhunshme.

"Nevoja për këtë trajnim ka ardhur nga azhurnimi i Procedurës Standarde të Veprimit të Misionit të OSBE-së për monitorimin e protestave dhe tubimeve publike, domethënë është bazuar në nevojën për të përmirësuar planifikimin dhe organizmin e monitorimit të protestave nga ana e Misionit të OSBE-së, si dhe për mbrojtjen e monitoruesve tanë në terren. Prandaj ne konsideruam se do të ishte e dobishme që të trajnoheshim nga zyrtarë për zbatimin e ligjit që janë përgjegjës për ruajtjen e rendit publik gjatë protestave. Ne jemi tejet të kënaqur me trajnimin dhe përpjekjen e përgjithshme që është bërë nga Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës dhe jemi jashtëzakonisht të impresionuar me shkathtësitë e tyre," tha Silviu Sandru, shef i Sigurimit në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Trajnimi përfshiu simulime praktike përmes së cilave u shpjeguan skenarë të ndryshëm të protestave, me theks të veçantë në atë se si të identifikohen situatat e rrezikshme dhe se si të shmanget ndërhyrja në një operacion policor gjatë monitorimit të protestës.

"Gjatë karrierës tonë policore, ne kemi pasur mundësinë që të trajnohemi dhe të bashkëpunojmë me organizatat ndërkombëtare, kemi fituar përvojë dhe tani jemi në fazën e këmbimit të përvojave dhe të japim trajnime për të tjerët dhe unë jam shumë krenar për këtë," toger Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative, u tha pjesëmarrësve gjatë trajnimit.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni monitoron tubimet publike përkitazi me respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rregullisht jep rekomandime për akterët gjegjës.

The post Policia e Kosovës trajnon Misionin e OSBE-së appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj zbulon kandidatin për kryetar që refuzoi poste në qeveri

Posted: 29 Sep 2017 07:02 AM PDT

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, njëherit edhe krytear i komisionit për Bujqësi në Kuvendin e Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, ka zbuluar se Smajl Latifi ka mundur të bëhet me post qeveritar, në qeverinë e Ramush Haradinajt.

Megjithatë, ai zbulon se Latifi e ka refuzuar këtë mundësi, për t’i shërbyer qytetarëve si kryetar komune, pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Me njeriun e duhur për Rahovecin që refuzoi poste e mundësi për t’i shërbyer komunës së tij. Me 22 Tetor banorët e kësaj komune do jenë me një shansë te jashtëzakonshme për zgjidhjen e shumë problemeve qe i kanë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com

The post Haradinaj zbulon kandidatin për kryetar që refuzoi poste në qeveri appeared first on INSAJDERI.

Banorët e Radullocit ankohen për rrjetin e vjetruar elektrik

Posted: 29 Sep 2017 07:01 AM PDT

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Klinës, Besim Hoti i shoqëruar nga kryetari LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, anëtarë të kryesisë dhe kandidatë për anëtar të Kuvendit Komunal takoi sot banorët e fshatit Radulloc.

Para të pranishmëve, Hoti prezantoj synimet kryesore të Programit zhvillimor të LDK-së për Klinën në periudhën katër vjeçare 2017-2021.

Hoti tregoi për projektet për të cilat do të punohet në këtë fshat, duke filluar nga shtrirja e rrjetit në gjithë fshatin si dhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në tërë fshatin ku përfshihet lagja e Duhaneve, shtrirja e kanalizimit dhe asfaltimi i rrugës së fshatit dhe rrugicave të lagjeve.

Banorët e Radullocit shfaqën shqëtsimin e tyre edhe rreth rrjetit të vjetruar elektrik dhe nevojën që ka ky rrjet për të ndërhyrje nga organët kompetente.

The post Banorët e Radullocit ankohen për rrjetin e vjetruar elektrik appeared first on INSAJDERI.

Jashanica nuk është i vetmi, Bunjaki grumbullon një tjetër futbollist të Skënderbeut

Posted: 29 Sep 2017 06:58 AM PDT

Mungesat e shumta te Kosova, e kanë bërë me dhimbje koke trajnerin Albert Bunjaki, i cili nuk ka shumë alternativa zgjedhjeje për dy sfidat e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2018 ndaj Ukrainës dhe Islandës.

Valon Berisha dhe Bernard Berisha janë dy nga mungesat më të rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, të dy këta  futbollistë do të mungojnë në ndeshjen ndaj Ukrainës për shkak kartonash, ndërsa do të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundit ndaj Islandës.

Një mungesë tjetër është edhe ajo e Enis Alushit, i cili është i dëmtuar.

"Sport News" ka mësuar se trajneri Bunjaki ka vendosur që këto mungesa t'i zëvendësojë me futbollistët, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Alban Pnishi dhe Fidan Aliti.

Që të 4 kanë qënë pjesë e Kosovës në të kaluarën, ndaj 46-vjeçari ka zgjedhur t'i rikthejë për t'iu dhënë sërish shansin, kjo falë paraqitjeve dinjitoze që ata kanë bërë me klubet e tyre. Elbasan Rashani aktivizohet me skuadrën norvegjeze ODD, Bersant Celina tek Ipswich, ndërsa Alban Pnishi te Grasshoper në Zvicër.

ALiti

Qendërmbrojtësi Fidal Aliti është pjesë e Skënderbeut prej disa kohësh, duke u aktivizuar në mjaft ndeshje deçizive në formacionin titullar. Një tjetër risi në listë është edhe portieri 20-vjeçar i Prishtinës, Visar Bekaj, i cili do të zëvendësojë Adis Nurkoviçin e Flamurtarit. /Insajderi.com

The post Jashanica nuk është i vetmi, Bunjaki grumbullon një tjetër futbollist të Skënderbeut appeared first on INSAJDERI.

Valdete Idrizi, fushatë në odat e Mitrovicës

Posted: 29 Sep 2017 06:57 AM PDT

Komuna e Mitrovicës, pas 22 tetorit nuk do të jetë më e pushtetarëve , por e qytetarëve të saj, ka thënë kandidatja e PDK-së për kryetare të këtij qyteti, Valdete Idrizi. Këto komente ajo i bëri në takimet me qytetarët e Broboniqit dhe Vaganicës, ku ka theksuar se nuk do të ketë më "qeverisje me logjikë provinciale".

Në Broboniq Idrizi premtoi një shkollë të re, projekt që thotë se ishte planifikuar më parë, por ishte stopuar nga "qeverisja e tashme, me arsyetimin se ishte projekt i PDK-së".

"Të gjitha projektet madhore në qytet, janë projekte të PDK-së", ka thënë ajo. "Për këtë janë dëshmitarë të gjithë qytetarët, ashtu siç do të jenë dëshmitarë edhe të projekteve të tjera të mëdha që do të realizohen në mandatin e ardhshëm – nën udhëheqjen e PDK-së".

Idrizi, së bashku me kryetarin e Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastratin, ka zhvilluar një takim edhe me banorët e Vaganicës, të cilëve u premtoi se "do ta kenë derën hapur, për të gjitha projektet që ata i vlerësojnë me rëndësi".

The post Valdete Idrizi, fushatë në odat e Mitrovicës appeared first on INSAJDERI.

Kusari-Lila: Projektet e filluara në Gjakovë, do t’i finalizojmë në mandatin e ardhshëm

Posted: 29 Sep 2017 06:55 AM PDT

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidate për kryetare nga "Alternativa", Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në një takim të përbashkët pensionistët e Gjakovës, me të cilët ka biseduar rreth qeverisjes katërvjeçare si dhe planet për programin e ardhshëm qeverisës.

Kusari-Lila ka theksuar se ka arritur të bëjë "projekte madhore në interesin e përgjithshëm të qytetarëve".

"Është shumë e rëndësishme që projektet që kemi filluar tash e katër vite, të finalizohen në një mandat të ardhshëm, për të vulosur suksesin në Gjakovë. Këtë do ta arrijmë me barazi dhe respekt për të gjithë ata që e meritojnë dhe punojnë me nder" , është shprehur Kusari Lila.

The post Kusari-Lila: Projektet e filluara në Gjakovë, do t'i finalizojmë në mandatin e ardhshëm appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj do të raportojë për Rikallon

Posted: 29 Sep 2017 06:51 AM PDT

Seanca tjetër e Kuvendit është ftuar që kryeministri të raportojë për rastin e ministrit Nenad Rikallo i cili akuzohet se ka kryer krime ndaj shqiptarëve.

"Interpelancën për Rikallon e ka ftuar LDK-ja dhe atje do të prezantoj unë. Ne i respektojmë të gjeturat ligjore të mekanizmave të thirrur për këtë temë, që janë policia, prokuroria të cilët na kanë konfirmuar që nuk ka të dhëna që na obligojnë si qeveri për çfarëdo veprimi të caktuar. Por për respekt prej parlamentit unë do të prezantoj aty, por ky do të jetë qëndrimi im. Pra ishte informatë", tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai e ka informuar kabinetin qeveritar se ka emëruar zëvendësministrat nga komunitetet duke i ftuar ata që të bashkëpunojnë me zëvendësat dhe t'iu gjejnë punë.

"Jepni detyra. Unë e shoh stafin tim të Qeverisë sikur t'i kishim dhe 1 mijë njerëz ka punë për ta sa punët kanë ardhur", tha Haradinaj.

The post Haradinaj do të raportojë për Rikallon appeared first on INSAJDERI.

Drogë dhe thika në shkollat e Podujevës

Posted: 29 Sep 2017 06:50 AM PDT

Në kuadër të punës policore, ku pikë synim është garantimi i sigurisë publike, sot njësitet policore të stacionit të Podujevës në tri shkolla të ndara  kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë substanca narkotike dhe mjete të rrezikshme.

Policia njofton se janë sekuestruar tetë thika, një boks i metaltë,  një shkrepse në formë pistolete

si dhe dy qese të substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

"Personi të cilit i është gjetur substanca e dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Podujevë për përfundimin e procedurave të nevojshme policore", njofton policia.

Vlen të theksohet se përveç Podujevës, plani operativ për sigurinë nëpër shkolla është duke u implementuar në të gjitha shkollat e rajonit të Prishtinës, që nga fillimi i shtatorit.

"Me gjithë prezencën e disa dukurive negative – incidenteve në shkolla dhe përreth zonave shkollore, mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në Rajonin e Prishtinës, respektivisht në zonat e lartcekura, rezulton se siguria është brenda kufijve të arsyeshëm. Mirëpo kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve, posaçërisht këshillat e prindërve si dhe institucioneve relevante që bashkërisht të ndihmojmë në krijimin e një ambienti më të favorshëm, të qetë dhe sigurt", thuhet në komunikatën e policisë.

 

The post Drogë dhe thika në shkollat e Podujevës appeared first on INSAJDERI.

Grafit kundër Rikallos në selinë e AAK-së

Posted: 29 Sep 2017 06:45 AM PDT

Pas grafiteve në objektin e Ministrisë së Kulturës, një grafit tjetër kundër Nenad Rikallos është shfaqur në objektin e selisë së partisë së AAK-së.

"A po e shkarkoni apo ju shkarkojmë" është grafiti që është vendosur në objektin e AAK-së në Prishtinës.

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, është akuzuar për keqtrajtimin e banorëve të lagjes së Dardanisë në Prishtinë.

Disa banorë të kësaj lagje kishin dëshmuar javë më parë për KTV-në se Rikallo gjatë periudhës së luftës

The post Grafit kundër Rikallos në selinë e AAK-së appeared first on INSAJDERI.

Kushti i kryeministrit që të qëndrojë në seancë të hënën

Posted: 29 Sep 2017 06:41 AM PDT

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ne mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për seancat të cilat pritet të mbahen javën që vjen.

Haradinaj  tha se nëse grupet parlamentare bien dakord të flasin për programin që është dorëzuar në Kuvend atëherë mund të qëndrojnë ndërsa nëse vazhdohet me diskutimin për ditën kur është formuar Qeveria Haradinaj ka thënë se mund edhe të mos rrinë.

"Kemi shumë punë e s'mund të qëndrojmë në seancë për diskutime që mendojmë që nuk janë në rregull. Se tani kanë programin. Ata kane mujt me u marrë me program, me fillu diskutimin për programin që e kemi",

The post Kushti i kryeministrit që të qëndrojë në seancë të hënën appeared first on INSAJDERI.

Më 1999 e bombardoi Jugosllavinë, sot i besuar i Kremlinit

Posted: 29 Sep 2017 06:16 AM PDT

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder, pritet të zgjidhet anëtar i bordit drejtues të gjigandit rus të naftës dhe gazit – Rosneft.

Koncerni Rosneft i përket me rreth 70 për qind shtetit rus. Kancelarja Angela Merkel e quajti angazhimin e Schroderit në kryesinë e këtij koncerni si diçka jo të mirë.

Rosnefti bën pjesë në radhët e atyre sipërmarrjeve që janë ngarkuar me sanksione nga BE-ja për shkak të pushtimit të Krimesë nga Rusia.

Politikanë të tjerë gjermanë u shprehën edhe më ashpër se kancelarja Merjkel. Sekretari i përgjithshëm i CSU-së, Andreas Scheuer, e quajti Shrëderin "mercenar rus". Kurse euro-deputeti i të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer , e quajti atë "shërbëtor me pagesë të politikës së Putinit".

Schroder. që prej përfundimit të karrierës së tij politike, ishte kryetar i bordit të aksionerëve të konsorciumit të gazsjellësit Nord Stream, shumicën e aksioneve të cilit i ka në zotërim koncerni shtetëror rus Gazprom.

Ish-kancelari 73-vjeçar u mbrojt me forcë ndaj kritikave dhe tha se "bëhet fjalë për jetën time dhe për të vendos unë dhe jo shtypi gjerman."

Partia Socialdemokrate, së cilës i përket kancelari, mendon ndryshe. Martin Schulz u distancua në një intervistë prej tij duke thënë se "çfarë bën një ish-kancelar është jo tërësisht çështje private", sidomos kur ai vazhdon të përzihet në jetën politike gjermane, gjë që Shrëderi e bën me kënaqësi.

Schroder ishte kancelar i Gjermanisë gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore serbe. Në kohën e tij e me rastin e Kosovës, pas disa dekadash Ushtria gjermane angazhohet jashtë vendit. Por, më vonë ishte kundër pavarësisë së Kosovës, ndërsa aneksimin e Krimesë nga Rusia e barazoi me luftën e NATO-s më 1999, si "shkelje të ligjeve ndërkombëtare". Kështu, çdo veprim të liderit rus, Vladimir Putin e justifikon si mbrojtje ndaj kërcënimeve që i vijnë atij nga Perëndimi.

The post Më 1999 e bombardoi Jugosllavinë, sot i besuar i Kremlinit appeared first on INSAJDERI.

Qeveria Haradinaj voton pro shkarkimit të drejtorëve të ndërmarrjeve publike

Posted: 29 Sep 2017 06:15 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të drejtorëve te ndërmarrjeve publike.

Kjo për arsye se, siç është thënë në këtë mbledhje, ata kanë shkelur ligjin e ndërmarrjeve publike, të përshkruar në opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në këtë mbledhje po ashtu, është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të presidentit.

The post Qeveria Haradinaj voton pro shkarkimit të drejtorëve të ndërmarrjeve publike appeared first on INSAJDERI.

Miratohet buxheti i Prishtinës

Posted: 29 Sep 2017 06:08 AM PDT

Buxheti i Prishtinës është miratuar sot pasdite pas një seance të përcjellë me mjaft kundërshtime. Më 28 vota për dhe 2 abstenime ky buxhet arriti të miratohej, ndonëse paraprakisht ishte bllokuar.

"LDK dhe PDK më në fund e panë që janë gabim dhe u tërhoqën nga propozimet e tyre", tha asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, për Klan Kosova

"Me këtë u bë e mundur që shumë projekte me rëndësi për qytetarët e komunës së Prishtinës të realizohen gjatë vitit 2018", përfundoi ai.

 

The post Miratohet buxheti i Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Politikani ukrainas nokautohet nga deputeti i opozitës [Video]

Posted: 29 Sep 2017 06:04 AM PDT

Një politikan ukrainas është nokautuar me vetëm një goditje, gjatë një debati të nxehtë me anëtarët e një partie opozitare.

Tensionet u rritën dhe filluan shkëmbimet e grushteve në këshillin regjional të Kievit gjatë të martës, pas një debati të nxehtë rreth buxhetit regjional, transmeton Telegrafi.

Kur kryesuesja e këshillit votoi pro, deputetët nga blloku i Poroshenkos u afruan në foltore me qëllim që t'ia pamundësojnë vazhdimin e seancës.

Ajo u mundua ta largojë duke e shtyrë dhe një deputet nga blloku i Yulia Tymoshenko u afrua që t'i ndihmojë, por e pësoi keq kur u godit me grusht në fytyrë nga anëtari i fraksionit rival.

Duke e parë se goditja ishte aq e fortë dhe u përplas në tokë pa vetëdije, u desh të ndërhyjnë mjekët që e transportuan për në autoambulancë për ta mjekuar.

The post Politikani ukrainas nokautohet nga deputeti i opozitës [Video] appeared first on INSAJDERI.

PDK dorëzon përsëri kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit

Posted: 29 Sep 2017 05:56 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinë Shpend Ahmetit, për dhënie e pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, pasi ka dorëzuar kallëzimin penal ka thënë se Shpend Ahmeti së bashku me ish-drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe drejtorin për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër Dren Kukajn, të cilët kanë dhënë në shfrytëzim pronën pa u hapur ankand publik.

Cakolli tha se ata kanë abuzuar me shkollat, ku Shpend Ahmeti ka favorizuar militantë e Vetëvendosjes, për të bërë pazare dhe për të abuzuar me çerdhe dhe shkollat.

Ndërsa, avokati Skënder Musa tregon se kanë ngritur kallëzim penal ndaj drejtorisë së Arsimit dhe drejtorisë për çështje Pronësore, të cilat kanë dhënie pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike, por vetëm janë bërë nga zgjedhja individuale, në të cilat ka shkelje ligjore dhe krim të organizuar.

The post PDK dorëzon përsëri kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit appeared first on INSAJDERI.

Mogherini ia përsërit edhe një herë Pacollit: Demarkacioni duhet të kryhet

Posted: 29 Sep 2017 05:52 AM PDT

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është takuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Mogherini i ka kujtuar Pacollit edhe një herë se për liberalizimin e vizave të Kosovës mbetën dy kushtet e më hershme, luftimi i korrupsionit dhe veçanërisht ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

"Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë dy kriteret e mbetura për liberalizmin e vizave: ratifikimin i demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimi të organizuar dhe korrupsionit", thuhet në njoftimin nga zyra e BE-së.

Federica Mogherini gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Mogherini ia përsërit edhe një herë Pacollit: Demarkacioni duhet të kryhet appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more