Skip to main content

INSAJDERI: “Pamje kur përfshihet nga flakët bina në tubimin e AKR-së” plus 19 more

INSAJDERI: “Pamje kur përfshihet nga flakët bina në tubimin e AKR-së” plus 19 more


Pamje kur përfshihet nga flakët bina në tubimin e AKR-së

Posted: 30 Sep 2017 09:34 AM PDT

Një pjesë e skenës për pak sa nuk është djegur tërësisht nga flakët që përfshinë një pjesë të saj nga fishekzjarrët, të cilat u përdorën gjatë fushatës së AKR-së në Mitrovicë.

Disa persona pjesëmarrës në këtë tubim elektoral kanë reaguar menjëherë duke fikur zjarrin.

Kështu u evitua ndonjë incident i mundshëm derisa palestra sportive ishte pothuajse përplot e mbushur me simpatizantë të AKR-së.

The post Pamje kur përfshihet nga flakët bina në tubimin e AKR-së appeared first on INSAJDERI.

Nga tetori do të dënohen ata që nuk marrin kupon fiskal

Posted: 30 Sep 2017 09:29 AM PDT

Duke filluar nga 1 tetori, kur nis dhe faza e tretë anti-informalitet nuk duhet të bëjnë kujdes vetëm bizneset, por edhe qytetarët pasi që kushdo që bën blerje dhe nuk e merr kuponin fiskal do të përballet me gjobë.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, në Shqipëri Vasilika Vjero, përcjell albinfo.ch.

"Edhe qytetarët do kontrollohen, kanë detyrim ligjor të tërheqin kuponin. Në momentin që qytetarët nuk e tërheqin kuponin sigurisht që ka një ndëshkim që është 1 mijë lekë për ata që thyejnë ligjin. Ne do i inkurajojmë të jenë pjesë e këtij aksioni", ka thënë ajo.

Vjero ka sqaruar se qëllimi është jo të ndëshkohet qytetari por të jetë pjesë e aksionit dhe palë me administratën tatimore.

 

 

The post Nga tetori do të dënohen ata që nuk marrin kupon fiskal appeared first on INSAJDERI.

Erdogan kërcënon kurdët për mbajtjen e referendumit

Posted: 30 Sep 2017 09:25 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan, ka thënë se autoritetet kurde të Irakut do të paguajnë shtrenjtë për një referendum të pavarësisë i cili është kundërshtuar gjerë nga fuqitë e huaja.

Kurdët e Irakut e mbështetën fuqishëm pavarësinë në referendumin e së hënës, duke sfiduar vendet fqinje të cilat frikësohen se vota pro pavarësisë mund të ushqejë separatizmin kurd në kufijtë e tyre dhe të çojë në ndonjë konflikt të ri.

"Ata nuk po formojnë një shtet të pavarur, ata po e hapin një plagë në rajon për ta futur thikën në të", iu tha Erdogan anëtarëve të partisë së tij në qytetin lindor turk të Erzurum.

"Ne nuk pendohemi çfarë kemi bërë në të kaluarën. Por pasi që rrethanat kanë ndryshuar dhe Qeveria Rajonale Kurde, të cilës ne i patëm ofruar gjithë mbështetjen, mori hapa kundër nesh, duhet të paguajë çmimin", tha ai, transmeton Express.

Turqia vazhdimisht ka kërcënuar me sanksione ekonomike, duke shkurtuar qasjen e tyre kryesore në tregjet ndërkombëtare, dhe ka mbajtur ushtrime të përbashkëta ushtarake me trupat irakiane në kufi.

Megjithatë, pasi Erdogan tha se kurdët e Irakut do të mbesin të uritur nëse Ankaraja vendosë sanksione, ai tha gjithashtu se këto sanksione nuk do t'i targetonin civilët por ata të cilët e organizuan referendumin.

The post Erdogan kërcënon kurdët për mbajtjen e referendumit appeared first on INSAJDERI.

Pajtohen Neymar dhe Cavani – mësohet ekzekutuesi i ri i penaltive te PSG

Posted: 30 Sep 2017 09:20 AM PDT

PSG-ja po fiton 4:1 ndaj Bordeaux në "Parc des Princes".

Paris Saint Germain ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Bordeaux në ndeshjen që po zhvillohet në "Parc des Princes".

Për 4:1 realizoi Neymar nga penaltia në minutën e 40' të cilën kësaj radhe ia la pa ndonjë problem Edinson Cavani, pasi ditë më parë ishin shtyrë se cili duhet të ekzekutojë penaltinë.

Ky ishte goli i dytë i Nyemar në këtë ndeshje, pasi nga gjuajtja e lirë në minutën e pestë shënoi golin e parë për parisienët.

The post Pajtohen Neymar dhe Cavani – mësohet ekzekutuesi i ri i penaltive te PSG appeared first on INSAJDERI.

Si raportoi “Die Welt” për rrahjen mes deputetëve kosovarë

Posted: 30 Sep 2017 09:03 AM PDT

Gazeta e njohur gjermane, Die Welt, ka raportuar sot për rrahjen mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Milaim Zekës nga Nisma për Kosovën.

Siç shkruan Die Welt, dy deputetët u rrahën para kamerave në një debat televiziv të premtën, përcjell Insajderi.

“Deputetët kosovarë rrihen para kamervae”, shruhet në titullin e artikullit të publikuar sot nga “Die Welt”.

Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi u rrahën dje mes vete në një debat televiziv në televizionin Klan Kosova në Prishtinë. Incidenti nisi kur Krasniqi e lagu me ujë deputetin e NISMA-s, derisa ai ia kthejë me një shishe të plasitkës.

Pas kësaj, Krasniqi e grushtoi Zekën, i cili nuk reagonte ndaj sulmeve të deputetit të VV-së. /Insajderi.com

Rrahja mes Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës

Momenti kur Frashër Krasniqi grushton Milaim Zekën në emisionPër më shumë: https://goo.gl/8fK8CE

Posted by Insajderi on viernes, 29 de septiembre de 2017

The post Si raportoi “Die Welt” për rrahjen mes deputetëve kosovarë appeared first on INSAJDERI.

Kelmendi: Ju rrëfej përse Vetëvendosje nuk financohet nga Turqia

Posted: 30 Sep 2017 08:45 AM PDT

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi është përfshirë në debatin se kush e financon Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se është i sigurt se Partia e Albin Kurtit nuk merr asnjë cent nga Turqia.

Ka thënë se Turqia nuk i jep para një partie e cila Erdoganin e quan dikaktor dhe është pro ndarjes së kurdëve nga Turqia.

Gëzim Klemendi thotë se është i sigurt 100 për qind se Turqia nuk ka gisht në financimin e VV-së.

Reagimi i Gëzim Kelmendit:

Milaim Zeka e ke gabim, Turqia nuk financon VV-në.

Në reagimin e juaj të sotëm pas konfliktit të mbrëmshëm me Frashër Krasniqin ke akuzuar VV-në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska.

A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di.

Por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%.

Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.

Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia, dmth përkrah ndarjen teritoriale tē Turqisë.

Pastaj lideri i VV-së është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator” .

Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e financon VV-në e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve.

Mbrëmë unë dënova dhunën që u shfaq ndaj teje, por nuk dmth. që pajtohem me fjalorin tënd dhe as tash me deklaratën tënde për Turqinë.

The post Kelmendi: Ju rrëfej përse Vetëvendosje nuk financohet nga Turqia appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Chelsea – Man.City

Posted: 30 Sep 2017 08:40 AM PDT

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Chelsea dhe Manchester City.

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në "Stamford Bridge" nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së shtatë në Premierligë.

The post Formacionet zyrtare: Chelsea – Man.City appeared first on INSAJDERI.

Skena politike – nga fjalori i degraduar te dhuna fizike

Posted: 30 Sep 2017 08:34 AM PDT

Diskursi i vrazhdë dhe me përmbajtje ofenduese, me të cilin komunikojnë publikisht individë të skenës politike dhe përfaqësues të partive politike, si dhe dhuna verbale dhe fizike që prodhon ajo, thyejnë të gjitha rregullat e paraqitjes publike si dhe ligjet në fuqi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe shoqërore në Kosovë.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, reflekton mungesën e intelektualizmit në politikë.

Kjo për faktin se, sipas tij, fjalori i rrugës ose ai personal, po barten në fjalorin publik, nën arsyetimin se është origjinal, por që, siç thotë ai, nuk i takon nivelit të komunikimit publik, i cili ka rregullat e mirësjelljes.

"Fatkeqësisht, Kosova po kalon në një lloj militantizmi dhe krahinorizmi, si dhe në një lloj animi ku argumentet nuk janë me rëndësi dhe ku po çmohet gjuha, kushtimisht thënë, e të fortit. Do të thotë, argumenti i forcës dhe jo argumenti i fjalës. Nuk po çmohet njeriu, i cili flet intelektualist; i cili jep argumentet ngadalë dhe që jep program. Por, mbahet mend ai i cili ka folur një fjalë të madhe, një fjalë të keqe ose ka bërë një gjest, që për mendimin tim, do të ishte primitiv dhe nuk do ta kishte vendin në paraqitjet publike", thotë Tahiri.

Mendim të përafërt shpreh edhe sociologu Shemsi Reçica. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se diskursi nxitës, me të cilin paraqiten një numër politikanësh në publik, po shkon në një rrugë pa krye. Sipas tij, në vend të ofrimit të argumenteve dhe fakteve në debate të ndryshme publike, ata ofrojnë një fjalor, siç e quan ai, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbiseduesit. Kjo, sipas tij, reflekton mjaft keq tek ata që i shikojnë, dëgjojnë ose i lexojnë.

"Pra, unë e shoh këtë si mungesë të punës, të rezultateve të punës, mungesë e argumenteve për t'u ballafaquar me problemet. Kjo, pastaj, kompensohet me fjalë boshe, por me fjalë të rënda, fjalë të pista, që kanë për qëllim, jo ta thonë një të vërtetë, por ta degradojnë dhe mundësisht ta çarmatosin bashkëbiseduesin, para atyre që e shikojnë ose dëgjojnë ose në raste të tjera edhe që e lexojnë", vlerëson Reçica.

Degradimi i fjalorit publik, në përballje ndërmjet përfaqësuesve të partive politike, ka sjellë edhe përplasje fizike ndërmjet tyre. Kjo ka ndodhur ditën e premte në një emision të drejtpërdrejtë të njërit prej televizioneve vendore, ndërmjet deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Policia e Kosovës, ka raportuar se "se dy meshkuj janë sulmuar mes veti. Njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar".

Kjo përplasje ka nxitur reagime të shumtat qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët mbanin anën e njërit ose tjetrit deputet.

Politologu Tahiri thotë se situatat e tilla mund të prodhojnë pasoja tejet negative, duke bartur përplasjet e tilla edhe në shoqëri.

"Po, sepse Kosova, fatkeqësisht, po shkon kah kjo skajshmëri e politikës dhe kah mungesa e dialogut. Duket se pushteti po çmohet me çdo kusht. Nuk po zgjidhen mjetet për të ardhur në pushtet, po edhe për ta mbajtur pushtetin. Te ne, fatkeqësisht, po çmohet njeriu i cili ia arrin qëllimit, pa marrë parasysh se me çfarë mjete, e jo njeriu, i cili i respekton procedurat dhe jo partia, që i respekton procedurat dhe thirret në procedura. Prandaj, ne kemi deklarata politike nxitëse, që janë mbi ligjin", thekson Tahiri.

Sociologu Reçica shpreh drojën se në një fazë të mëvonshme, përplasjet verbale, por duke mos përjashtuar edhe ato të dhunshme, rrezikojnë të barten edhe në opinion, në rast se nuk ndërmerren masa nga vetë partitë politike, por edhe nga institucionet e ligjit.

"Në qoftë se lejohet në Kuvendin e Kosovës ose në mediet pamore, të flitet në këto përmasa aq të mëdha me një gjuhë fyese, që nuk e pranon populli ynë, atëherë mund të themi që në njëfarë mënyre, drejtpërdrejt po i hapet rruga edhe përdorimit të dhunës".

"Kjo dhunë, shfaqet në fillim, në studio, siç e pamë ne mbrëmë. Mirëpo, kjo pritet të shfaqet edhe në Kuvend dhe pastaj, prej Kuvendit mund të dalë jashtë Kuvendit, tek ithtarët e personave ose të grupeve politike", shprehet Reçica.

Politologu Tahiri thekson se situatave që kanë ngjyrime konflikti ndërmjet partive politike, përballë opinionit, po u ndihmojnë edhe disa medie, portale dhe intelektualë, të cilët kanë krijuar raporte klienteliste, të përfitimeve dhe shprehjes së ndikimit. Sipas tij, në gjë e tillë i jep pasqyrë të keqe shoqërisë, gjatë gjithë kohës që askush nuk thirret në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, si dhe nuk i respekton procedurat.

The post Skena politike – nga fjalori i degraduar te dhuna fizike appeared first on INSAJDERI.

Frashër Krasniqi mund të dënohet me një vjet burgim

Posted: 30 Sep 2017 08:29 AM PDT

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka grushtuar Milaim Zekën, të premten, në një debati të drejtpërdrejtë. Avokati i Frashërit ka thënë se klienti i ti i ka shkaktuar dëmtim të lehtë Zekës. Por, çka thuhet në Kodin Penal për lëndimin e lehtë trupor?

Kodi Penal, në Nenin 188, flet për Lëndimin e lehtë trupor. Aty saktëson, se nëse dikush kryen veprën penale të lëndimin të lehtë mund të dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit burgim.

Ky dënim mund ta prekë deputetin e ri të Parlamentit të Kosovës, Frashër Krasniqin, i cili grushtoi të premten Milaim Zekën, në një debat të drejtpërdrejtë që po zhvillohej në një televizion me frekuenca lokale.

Kodi Penal parasheh edhe lehtësira për sulmuesin. Ia lë në dorë Gjykatës të vendosë që nëse kryesi i veprës penale "Lëndim i lehtë trupor" është provokuar nga sjellje çnjerëzore ose e vrazhdë, atëherë, mund të marrë vetëm vërejtje gjyqësore.

"Gjykata mund të shqiptojë vërejtjen gjyqësore ndaj kryesit të veprës nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, nëse kryesi është provokuar nga sjellja çnjerëzore apo e vrazhdë e të dëmtuarit", saktësohet në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Deputeti Frashër Krasniqi e kishte grushtuar Milaim Zekën, pas një debati me fyerje e akuza të ndërsjellat. Të dy e kanë quajtur njëri-tjetrin hajn, rrugaç, kriminel e terrorist. Por, në një moment, deputeti i Vetëvendosjes i kishte gjuajtur ujë Zekës, i cili ia kthen duke e gjuajtur me shishe. Pastaj, Krasniqi i vërsulet Zekës, të cilin e godet me dy boska, ndërsa, ndalet vetëm atëherë kur ndërhyjnë punëtorët teknik të televizionit.

Ndaj kësaj rrahje ka reaguar vetëm Ramush Haradinaj, Kryeministër, i cili ka kërkuar zbardhjen e rastit nga drejtësia. Asnjë fjalë s'e kanë thënë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lëvizja Vetëvendosje prej se ka hyrë në skenën politike ka përdorë gjuhë fyese e denigurse ndaj kundërshtarëve politikë. Por, asnjëherë deri më tash, zyrtarët e Vetëvendosjes nuk janë grushtuar nga zyrtarët e PDK-së, AAK-së, NISMA-s e LDK-së.

The post Frashër Krasniqi mund të dënohet me një vjet burgim appeared first on INSAJDERI.

Lekaj konfirmon zotimin e kryeministrit, i jep një lajm të mirë Komunës së Gjilanit

Posted: 30 Sep 2017 08:27 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ia ka konfirmuar sot në Gjilan kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, mbështetjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Haradinaj për realizimin e projekteve madhore, siç është edhe autostrada Gjilan-Prishtinë.

"Pata kënaqësinë që të bashkëbisedojmë me kryetarin Haziri për shtytje të projekteve që kanë impakt pozitiv tek të gjithë qytetarët. U zotova që ne si qeveri, në krye me z. Haradinaj, nuk do ta atakojmë një subjekt politik, por do të jemi në nivel të detyrës dhe do t'i implementojmë të gjitha projektet që shkojnë në favor të zhvillimit ekonomik. Ne do të ndjekim rrugën e kontinuitetit sepse nuk fillon jeta dhe punët me neve. Pra, projekti u autostradës Gjilan-Prishtinë do të shkoj me mbështetjen e qeverisë", tha ministri Lekaj, gjatë adresimit para gazetarëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka falënderuar ministrin Lekaj për vizitën dhe zotimin e Qeverisë për vazhdimin e mbështetjes për projektet kapitale për Gjilanin.

"Me ministrin Lekaj i koordinuam punët e përbashkëta që lidhen me infrastrukturën në kuadër të punës që e kemi bërë në Komunë këto katër vite. Nga ana e qeverisë është njoftuar lidhur me infrastrukturën në Gjilan dhe Anamoravë, veçanërisht për autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, që e lidhë me korridorin e autostradës së Shkupit dhe me korridorin e Autostradës së Kombit. Po ashtu, biseduam për vazhdimin e ndërtimit të hyrje-daljet e qytetit, dhe Rrugën e Komunovës", ka thënë Haziri.

Kreu i Gjilanit pohoi, po ashtu, se ministri Lekaj konfirmoi se proceset zgjedhore lokale ecin dhe përfundojnë, ndërsa Qeveria vazhdon t'i realizojë objektivat dhe detyrat që ka sipas programit.

The post Lekaj konfirmon zotimin e kryeministrit, i jep një lajm të mirë Komunës së Gjilanit appeared first on INSAJDERI.

“Perla” e Neymarit nga gjuajtja e lirë

Posted: 30 Sep 2017 08:19 AM PDT

PSG-ja po fiton 2 me 0 ndaj Bordeaux në "Parc des Princes".

Paris Saint Germain ka kaluar në epërsi ndaj Bordeaux me golin e bukur të Neymarit nga gjuajtja e lirë, që e shënoi në minutën e pestë. Ndërsa golin e dytë e shënoi Cavani.

The post “Perla” e Neymarit nga gjuajtja e lirë appeared first on INSAJDERI.

SHBA thotë se nuk e njeh pavarësinë e kurdëve

Posted: 30 Sep 2017 08:13 AM PDT

SHBA nuk e njeh referendumin për pavarësi në Kurdistanin e Irakut dhe bën thirrje që të marrin fund "kërcënimet nga veprimet reciproke", tha Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson të premten.

"SHBA nuk e njeh referendumin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit të mbajtur të hënën. Votimi dhe rezultatet janë të paligjshme dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe të suksesshëm", tha Tillerson.

"Bëjmë thirrje për qetësi dhe fund të akuzave vokale dhe kërcënimeve nga veprime reciproke", shtoi ai. /Reuters

The post SHBA thotë se nuk e njeh pavarësinë e kurdëve appeared first on INSAJDERI.

Avokati i Frashër Krasniqit reagon ndaj vendimit të Prokurorisë

Posted: 30 Sep 2017 08:11 AM PDT

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka thënë se nuk kishte asnjë arsye që klientit të tij t’i caktohej masa e paraburgimit prej 48 orëve, pasi e sulmoi të premtën deputetin e NISMA-s, Milaim Zeka.

Gashi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se rasti do të duhej të procedohej në Gjykatë me procedurë të rregullt, raporton Insajderi. Avokati i deputetit të VV-së është shprehur i bindur për këtë, dhe ka kritikuar prokurorinë.

“Besoi se nuk ka qenë fare e nevojshme masa e arrestit ndaj Deputetit Krasniqi pasi që çdo gjë ka qenë live në televizion dhe çdo gjë është lehtë e vërtetueshme se cka ka ndodhur, sido të jetë jemi në pritje të seancës në gjykatë ku do të vendoset për këtë çeshtje se a do te lirohet deputeti Krasniqi”, ka thënë Gashi.

Avokati i Frashër Krasniqit ka thënë se beson që nuk ekziston “asnjë arsye ligjore për ndalimin e tij [Frashër Krasniqit v.j] nuk ekziston dhe rasti do të duhej të procedohet në gjykatë në procedur te rregullt”.

“Kemi të bejmë me lëndime të lehta dhe arrestimi eshte masë tepërt e ashpër për kësi rastesh”, ka thënë Tomë Gashi. /Insajderi.com

The post Avokati i Frashër Krasniqit reagon ndaj vendimit të Prokurorisë appeared first on INSAJDERI.

Mësohet kur Frashër Krasniqi do të dal para gjykatës

Posted: 30 Sep 2017 08:08 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili u përlesh me deputeti e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, do të dal para gjykatës në një afat brenda 48 orëve.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Tomë Gashi përmes një shkrimi në Facebook.

"Diku nga Mesnata mbrëmë Prokurori i ka caktuar masën e ndalimit për 48 ore zotit Krasniqi. Aj pritet të dal para gjykatësit ne Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda këtij afati kohore", ka shkruar Gashi.

Krasniqi dhe Zeka kishin sulmuar njëri tjetrin pas një debati të ashpër ku nuk kishin munguar as ofendimet. Fillimisht Krasniqi i kishte hedhur ujë në drejtim të Zekës, ndërsa Zeka e kishte gjuajtur me shishe të plastikës./Insajderi.com

The post Mësohet kur Frashër Krasniqi do të dal para gjykatës appeared first on INSAJDERI.

DnV dënon incidentin mes Krasniqit dhe Zekës, ka një kërkesë për qytetarët

Posted: 30 Sep 2017 07:33 AM PDT

Demokracia në veprim ka dënuar ashpër incidentin mes deputetit Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, për të cilët thotë se janë përfaqësues të qytetarëve.

Dnv po ashtu u bën thirrje qytetarëve që të mos provokohen nga raste të tilla e gjithashtu të ruajnë qetësinë.

Tutje, thuhet se është e rëndësishme që gjatë kohës së fushatës, qytetarët të mos ndikohen nga raste të tilla.

Incidenti ndërmjet dy deputetëve

Dhuna nuk është mjet përmes së cilës partitë politike e ushtrojnë rolin e tyre apo zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete. Përleshja fizike dhe gjuha denigruese e përdorur ndërmjet dy përfaqësuesve të qytetarëve, përkatësisht e deputetëve, është e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër. Veprimet e tilla nuk mund të justifikohen në asnjë formë, prandaj partitë politike duhet të distancohen qartazi.

U bëjmë thirrje qytetarëve që mos të provokohen nga raste tilla dhe të ruajnë qetësinë. Sidomos është e rëndësishme që fushata zgjedhore të mos ndikohet nga rastet e tilla, duke kaluar në ashpërsim të gjuhës së urrejtjes të cilat mund të dëmtojnë seriozisht një proces kaq të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë së vendit, siç janë zgjedhjet. Këto veprime nuk janë në frymën e asaj sesi ne si shoqëri po tentojmë të ndërtojmë shtetin tonë. Deputetët e përfshirë në këtë rast, duhet të mbahen përgjegjës individualisht për veprimet e tyre.

The post DnV dënon incidentin mes Krasniqit dhe Zekës, ka një kërkesë për qytetarët appeared first on INSAJDERI.

8 vende në Evropë që duan pavarësi, pas Kosovës

Posted: 30 Sep 2017 07:30 AM PDT

Në gjysmën lindore të Europës shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe e ish-Jugosllavisë kanë bërë që të krijohen shumë shtete të reja. Në Europën Perëndimore në të kundërt duket se shtetet e vjetra nacionale janë të konsoliduar prej kohësh. Por në këto themele gëlon dëshira për pavarësi e rajoneve në një sërë vendesh europiane, madje në disa prej tyre ka edhe përpjekje militante. Shanset për realizimin e një kërkese të tillë janë të ndryshme në vende të ndryshme.

Katalonja

Askund tjetër në Europë nuk është kaq e fortë tendenca për pavarësinë sa në Katalonjë. Ndërsa në kohën e diktaturës së Frankos shtypje ndjenja katalonjase, rajoni tashmë ka arritur një masë të gjerë autonomie politike dhe kulturore – ndër të tjera edhe duke pasur parlamentin evet rajonal. Por kjo nuk u mjafton shumciës së 7,5 milionë katalonjasve. Ata duan një shtet më vete, kryesisht për arsye ekonomike. Ata thonë, se Katalonja është rajoni më i pasur prej nga thith shteti spanjoll në tërësi. Rreth 20 përqind e produktit bruto spanjoll në vend realizohet në rajonin lindor përreth Barcelonës. Më 1 tetor qeveria rajonale ka shpallur referendumin për pavarësinë. Qeveria konservatore në Madrid e Mariano Rajoyt e refuzon referendumin dhe e konsideron atë antikushtetues e po pqërpiqet juridikisht e madje edhe me forcën e policisë që ta bllokojë atë duke sekusetruar fletët e votimit.

Rajoni i baskëve

Shumë katalonjas orientohen nga rajoni i baskëve. Në të gjithë Spanjën qeveria qendrore në Madrid mbledh taksat dhe i shpërndan ato në rajone të veçanta – por jo në rajonin e baskëve dhe në provincën që i përket atij Navarra me kryeqytet Pamplonan. Rajoni i baskëve i administron në mënyrë të mëvetsishme taksat dhe i paguan një shumë minimale Madridit. Rajoni i baskëve është ekonomikisht më i dobët se Katalonja.

Ndonëse edhe nacionalizmi bask dhe gjuha baske janë shtypur nënd iktaturën e Frankos, një pakicë e vogël e nacionalistëve të sotëm baskë është militante. Organizata baske në ilegalitet, ETA, në rreth 50 vjet ka vrarë mbi 800 vetë, për trë arritur qëllimin e vet shkëputjen nga Madridi. Më 2011 ETA hoqi dorë nga dhuna, raporton Deutsche Welle.

Por as sulmet dhe as bisedimet politike nuk e kanë mundësuar një referendum, pa folur më për pavarësinë. Një referendum në nëntor 2014 u kthye në një votë simbolike. Vetëm qeveria qendrore në spanjolle mund të mbajë një referendum të tillë, sipaskushtetutës spanjolle, por qeveria në Madrid e refuzon atë po ashtu si edhe referendumin në Katalonjë.

Skocia

Qysh prej 300 vjetësh ekziston unioni mes Skocisë dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar. Por skocezët ka kohë që kërkojnë një autonomi më të zgjeruar. Një parlametn më vete ata e kanë. Por partia nacionale skoceze kërkon mëvetësinë. Më 2014 Londra lejoi referendumin për pavarësinë. Ndonëse shumica e skocezëve votuan kundër ndarjes, më 2016 fryma e pavarësisë u ringjall për shkak të referendumit ndaj BE-së në Britaninë e Madhe dhe procesin e daljes së saj nga BE-ja. Pas vendimit të britanikëve për daljen nga BE-ja kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon u orientua nga nacionalistët: përderisa zgjedhësit në Skoci kanë votuar me shumicë për mbetjen e Britanisë së Madhe në BE, është e papranueshme, që Skocia automatikishttë dalë bashkë me Britaninë e Madhe nga BE-ja. Kur të bëhen të njohura më shumë detaje për brexit, në vjeshtën e vitit 2018 ajo do të mbajë një rëeferendum për pavarësinë ngjashëms i në vitin 2014.

Flandra

Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Belgjikë më 2014 Aleanca e re flamande nën unter Bart De Wever doli forca më e madhe politike në Flandër. De Wever është i bindur, që shteti i tërë belg gjithsesi do të "shpërbëhet" dhe se Flandra pa Valoninë do të jetë më mirë ekonomkisht. Një Flandër të pavarur ai synon ta arrijë ëprmes bisedimeve. Separatizmi flamand është një rast i veçantë: Belgjika gjithsesi përbëhet nga flamandët që flasin holandisht dhe valonët që flasin frëngjisht duke përfshirë këtu edhe komunitetin gjermanofon dhe Brukselin që ka dy gjuhë zyrtare. Ndëse Flandra shkëputet, Belgjika do të humbiste më shumë se gyjsmën e popullsisë si dhe forcën ekonomike. Nga Belgjika do të mbejet shumë pak. Pika më e nxehtë e debatit është në këtë rast statusi i Brukselit, që është edhe selia e BE-së dhe e NATO-s. Se çfarë do të ndodhte me Valoninë, është edhe kjo e paqartë. Madje ideja e atashimit Francës, Luksemburgut apo madje Gjermanisë ka qarkulluar përkohësisht. Sidoqoftë debati tashmë është i tejkaluar e deri më sot belgët jkanë afruare dhe më shumë ndër vete.

"Padania"

Lëvizja separatiste në Veri të Italisë është e motivuar thjeshtë nga ekonomia. Veriu me rajonet e Lombardisë, Aostës, Piemontit, Ligurias, Venetos dhe Emilia-Romagnas realizojnë me ndërmarrjet e tyre industriale dhe bankat pjesën më të madhe të produktit social italian. Shumë italiano-veriorë besojnë, se Italia e Mesme dhe ajo e Jugut konsumojnë paranë e fituar me mund në Veri të vendit. Partia Lega Nord në vitet 1990 donte shkëputjen e plotë të veriut "Padanias", që rrjedh prej emërtimit italian  "pianura padana" për luginën e Posë. Sot Lega Nord është bërë më e moderuar. Tani ajo synon vetëm, që veriu ta mbajë për vete pjesën më të madhe të parave të xhiruara dhe t'i administrojë vet ato, në vend që ato t'i kalojnë Romës.

Tiroli i Jugut

Në Tirolin e Jugut bashkohen faktorë ekonomikë, historikë dhe kulturorë. Tiroli i Jugut deri në fund të Luftës së Parë Botërore i përkiste Perandorisë Austrio-Hungareze, më pas ai iu caktua Italisë. Pas fazës së italianizimit në kohën e Musolinit Tiroli i Jugut pas Luftës së Dytë Botërore fitoi më shumë autonomi politike dhe gjuhësore. Madje në pjesën më të madhe të ardhurat shtetërore ky rajon lejohet t'i mbajë vet. Tirolezët jugorë dukeshin për një kohë të gajtë të kënaqur. Por kriza e burxheve shetëtërore i  rindëzi përkohësisht ndejnjat e separatizmit. Italia është pas Greqisë vendi me më shumë borxhe në Eurozonë, e ekonomia nuk po rimëkëmbët. Shumë tirolezo-jugorë, të cilët janë mirë ekonomikisht, nuk duan të kenë të bëjnë me problemet e Italisë dhe prandaj kërkojnë "shkëputjen nga Roma".

Korsika

Shteti francez prej kohësh është përpjekur, që ta spostojë nga jeta publiek dhe në shkolla gjuhën krosikane në ishull. përpjekjet për autonomi janë luftuar. Grupet militante, kryesisht ai FLNC, për shumë vite janë përpjekur të shkëputen me dhunë nga Franca, duke kryer sulme kundër përfaqësuesve apos imboleve të shtetit të Francës apo edhe shtëpive të pushimit në kontinent. Më 2014 FLNC dekalroi se do të heqë dorë nga lufta në ilegalitet. Por potenciali i konfliktit mbetet: propozimet e rezervuara për autonomi të qeverisë socialiste franceze nën Lionel Jospin në vitin 2000 e nxorrën opozitën konservatore në barrikada. Ajo besonte, se edhe rajone të tjera si Bretanja apo Alzasa mund të kërkonin pavarësinë. Tradicionalisht në Paris merren fare pak parasysh gjuhët rajonale, sepse tek to shihet të rrezikohet uniteti i vendit.

Bavaria

Fare pak bavarezë mendojnë soriozisht për krijimin e një shteti më vete. Por sidoqoftë Bavaria gëzon zyrtarisht qysh sot termin "shteti ilirë". E me këtë Bavaria ka mundur të mbijetojë mirë. Ky është landi me sipërfaqen më të madhe ndër landet federale të Gjermanisë, me 13 milionë banorë ky rajon ka më shumë banorë se Suedia apo Portugalia dhe po ashtu ka rendimentin më të lartë ekonomik ndër landet federale. Nëse erkziston dëshira për më shumë mëvetësi të bavarezëve, atëherë kjo rrjedh kryesisht prej kompensimit financiar mes landeve, sistem ky përmes të cilit harmonizohen pjesërisht dallimet në mirëqenie mes landeve të pasura dhe të varfëra. Bavaria do të preferonte të paguante më pak në arkën e përbashkët. Por edhe këtu ka separatistë të mirfilltë. Politikani kristiansocial Wilfried Scharnagel në librin e botuar më 2012 bën thirrje, se "Bavaria mund t'ia dalë edhe vetëm" duke kërkuar kështu shkëputjen nga njësia e shtetit gjerman. Por deri më tani nuk ështëkrijuar ndonjë levizje më e madhe se kaq.

The post 8 vende në Evropë që duan pavarësi, pas Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Zbulohet plani për Katalonjën – tension, të shtëna e të plagosur

Posted: 30 Sep 2017 07:25 AM PDT

Qindra katalanas, duke përfshirë edhe familje të tëra, kaluan natën në qendrat e votimit të referendumit të nesërm, në disa qendra qytetare dhe shkolla për të parandaluar policinë që t'i mbyllë. Policia katalane ka kërkuar që okupuesit të lirojnë vendet deri sot në orën 6 të mëngjesit, por nuk kanë ndërhyrë për largimin e tyre, sipas mediave katalane.

Katër vetë janë lënduar lehtë pasi persona të panjohur qëlluan me një armë gjahu natën e djeshme në Manlleu të Katalonjës, raporton gazeta La Vanguardia. Të plagosurit ishin në derën e shkollës Puig Agut, pjesë e një grupi banorësh të komiteteve të mbrojtjes së referendumit që synonin të mbronin ndërtesën. Policia po heton, por nuk ka patur arrestime deri tani.

Mësuesit dhe studentet e shkollave në Katalonjë janë duke u përgatitur t'i përdorin shkollat si qendra votimi të dielën për referendumin për pavarësinë, ndërkohe që Madridi e ka shpallur të jashtëligjshme çdo përpjekje për të mundësuar referendumin.

Sipas mediave, mësuesit dhe studentet janë duke komunikuar me mesazhe të koduara në mediat sociale për t'u koordinuar.

Qeveria spanjolle ka angazhuar mijëra policë që do të bllokojnë qendrat e votimit te dielën.

Ata që janë përgjegjës për godinat e ndryshme publike, përfshire shkollat, janë lajmëruar se çdo ndihmë ndaj referendumit do të përbeje vepër penale.

Por ndërkohë, gjatë natës së sotme është raportuar situatë e tensionuar.

Zyrtarët e Katalonjës ndërkohë kanë deklaruar se janë gati të shpallin pavarësinë 48 orë pas referendumit.

Qindra mësues u mblodhën përpara godinës së qeverisë rajonale të Katalonias duke hedhur parrullat 'ne do t'i hapim shkollat' dhe 'në do të votojmë'.

Tensioni mbetet i lartë në rajonin autonom, ndërkohë që policia spanjolle ka kryer në ditët e kaluara dhjetëra arrestime të zyrtareve që organizonin referendumin dhe ka sekuestruar mbi 10 milionë flete votimi e materiale të tjera.

The post Zbulohet plani për Katalonjën – tension, të shtëna e të plagosur appeared first on INSAJDERI.

Profesorët e UP-së nuk do të marrin më para për provime

Posted: 30 Sep 2017 07:12 AM PDT

Profesorët e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", më nuk do të marrin as edhe një cent për mbajtjen e provimeve për lëndët që i ligjërojnë. Të gjithë profesorëve u është ndaluar shuma prej 0.60 centëve që e merrnin për secilin provim të paraqitur nga studentet e nivelit bachelor. Ndërsa paguheshin më shumë për mbajtjen e provimeve në nivelin master (2.5 euro për secilin provim) dhe doktoraturë (5 euro për secilin provim).

Këto pagesa nuk janë të përfshira në rregulloren e re të UP-së e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Mos përfshirja e kësaj pagese i ka prekur më së shumti të ardhurat e profesorëve që ligjërojnë nëpër fakultete që kanë numër të madh të studentëve, si në Ekonomik dhe Juridik.

Rregullorja e re e miratuar nga Këshilli Drejtues përcakton pagesat shtesë për secilin që merr pozitën e Rektorit, Prorektorit, Dekanit, Shefit të Degës etj.

Për herë të parë janë paraparë edhe dënime për gjithë profesorët që nuk mbajnë orët e ligjëratave. Një mungesë e tillë do t'i kushtojë me 50 euro profesorëve dhe me 25 euro asistentëve, shkruan Gazeta Express.

Neni shtatë i kësaj rregulloreje sqaron se personeli akademik nuk do të pranojë më pagesa për orët mësimore të cilat nuk i kanë mbajtur fare. Në nenin shtatë thuhet se personeli akademik i cili pa arsye mungon nga procesi mësimor si mbajtja e provimeve dhe kujdestarisë do të sanksionohet me heqje proporcionale të pagës për profesorë një orë mësimi me 50 euro ndërsa për asistentë një orë mësimi me 25 euro.

Universiteti i Prishtinës paguan me paga të majme personelin e saj akademik. Rroga e një profesori të rregullt në UP pa pagesa shtesë është 1429.54 euro. Përveç pagës mujore këta profesorë marrin para shtesë në rast se avancohen në pozitën e prorektorit, rektorit, shefit të degës etj, po ashtu paguhen edhe për diplomimin e studentëve, orët e mbajtura mbi normë, orët si bashkëpunëtorë të jashtëm si dhe pjesëmarrjen në komisionet e përhershme të senatit.

 

 

 

The post Profesorët e UP-së nuk do të marrin më para për provime appeared first on INSAJDERI.

Ideja e Vllahiut “në vend të kunjave do të mbjellë pemë”

Posted: 30 Sep 2017 06:55 AM PDT

Kandidati i AAK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të punojë që në kryeqytet të ketë më shumë zona gjelbërimi.

Ai gjatë fushatës ka dhënë një ide. Në vend të kunjave ai ka thënë se do të mbjellë pemë.

"Prishtina është mbytur dhe ngulfatur, dhe askush nuk i ka dalë zot", ka thënë Vllahiu.

Gent Begolli, bartës i listës për Prishtinën, tha se AAK është e vetmja parti me të cilën qytetarët janë të kënaqur. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidatët e kësaj partie për asamblistë dhe kryetar të komunës.

The post Ideja e Vllahiut "në vend të kunjave do të mbjellë pemë" appeared first on INSAJDERI.

Merr flakë bina derisa po mbante fushatë Agim Bahtiri (Foto)

Posted: 30 Sep 2017 06:52 AM PDT

Gjatë fushatës së AKR-së e cila po mbahet në qytetin e Mitrovicës ka ndodhur një gjë e pazakontë.

Në përmbyllje të fushatës, bina ku janë mbajtur fjalimet është përfshirë nga flakët pas hedhjes së fishekzjarreve.

Rasti ndodhi pas përfundimit të fjalimit të kandidatit të kësaj partie për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

The post Merr flakë bina derisa po mbante fushatë Agim Bahtiri (Foto) appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more