Skip to main content

INSAJDERI: “Veseli, për vota në Istog” plus 19 more

INSAJDERI: “Veseli, për vota në Istog” plus 19 more


Veseli, për vota në Istog

Posted: 19 Sep 2017 09:27 AM PDT

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se nëse kjo parti merr mandatin për të qeverisur me Istogun, atëherë do të realizojnë projekte më shumë se qeverisja e tanishme që ka bërë për dy mandate.

"Istogu meriton një qeverisje me vizion të ri dhe me platformë të qartë zhvillimore, të cilën e ka Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është e mundshme dhe do të bëhet me Kryetar Beqir Sadikajn. Për një mandat do të realizojmë projekte më shumë se qeverisja e deritashme që ka bërë për dy mandate", shkruan Veseli në Facebook.

The post Veseli, për vota në Istog appeared first on INSAJDERI.

Ky është shefi i ri i Grupit Parlamentar të AAK-së

Posted: 19 Sep 2017 09:26 AM PDT

Ahmet Isufi është caktuar të jetë shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Isufi, i cili është nënkryetar i partisë se Ramush Haradinajt është rizgjedhur deputet në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

Në legjislaturën e kaluar, shef i deputetëve të AAK-së, ishte Pal Lekaj, i cili është zgjedhur ministër në Qeverinë Haradinaj. /Insajderi.com

The post Ky është shefi i ri i Grupit Parlamentar të AAK-së appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori që lavdëroi Haradinajn për energjinë në ditët e para

Posted: 19 Sep 2017 09:25 AM PDT

Puna dinamike e ditëve të para të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, është komplimentuar nga një ambasador i huaj në Kosovë. Një lavdatë të tillë thuhet se Haradinaj e ka marrë gjatë takimin me ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Haradinaj e falënderoi ambasadorin Markusz për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë takimit, ai tha poashtu se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë europiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.

Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën evropiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja.

The post Ambasadori që lavdëroi Haradinajn për energjinë në ditët e para appeared first on INSAJDERI.

​Lojtarët e Vëllaznimit në bojkot, Munishi paralajmëron largimin

Posted: 19 Sep 2017 09:21 AM PDT

Futbollistët e skuadrës së Vëllaznimit kanë bojkotuar stërvitjet shkaku i vonesës së pagave, ndërsa trajneri Ismet Munishi lë të hapur mundësinë e largimit

Skuadra e Vëllaznimit e ka nisur shumë mirë sezonin 2017/18 në Superligën e Kosovës në futboll, duke qenë në mesin e pesë skuadrave më të mira.

Por, ecuria e suksesshme e Vëllaznimit është vënë në dyshim, shkaku i kushteve jo të mira financiare dhe vonesës së pagave prej 20 ditësh.

Kjo ka bërë që futbollistët e Vëllaznimit sot të bojkotojnë stërvitjen, në shenjë proteste për mos kryerjen e obligimeve ndaj tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Ismet Munishi, i cili la të hapur largimin e tij nga skuadra dhe mundësinë që në fundjavë të mos luajnë ndaj skuadrës së Llapit në udhëtim.

"Po, lojtarët janë në bojkot, sepse pagat janë vonuar që 20 ditë", tha fillimisht Munishi për Express.

"Tashmë të gjitha rrugët janë të hapura dhe unë po e mendoj edhe largimin. Po ashtu ende nuk kemi vendosur nëse do të luajmë ndaj Llapit në fundjavë", tha ai në fund.

Pas pesë xhirove të para Vëllaznimi renditet në vendin e pestë me tetë pikë, tri më pak se sa kundërshtari i ardhshëm Llapi në vendin e parë.

The post ​Lojtarët e Vëllaznimit në bojkot, Munishi paralajmëron largimin appeared first on INSAJDERI.

Skandali i BIK-ut me kurbanë

Posted: 19 Sep 2017 09:18 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës me biznesin për kurbanët 2017 ka deklaruar se ka paguar afro 17 euro për një kilogram të mishit të lopës.

Kështu, sipas të dhënave doganore BIK deri tash ka importuar nga Hungaria si mish të kurbanëve  14408 kilogramë dhe për ta ka deklaruar se kanë një vlerë prej 239191 eurosh, që të përllogaritura bashkë del që vlera e një kilogrami të mishit të gjedhit  në këtë kontingjent është 16.60 euro.

Vlera e mishit cilësor në mishtoret e vendit sillet mbi 7 euro për kilogram, apo 10 euro më lirë se sa ajo që BIK-u ka deklaruar që e ka blerë ne Hungari.

Edhe pse financat e BIK vazhdojnë të mbesin sekret, nga publikimet zyrtare të kësaj bashkësie del që biznesi me kurbanë për këtë vit ka kapur një vlerë afro 1 milion euro- vetëm para të mbledhura nga qytetarët.

"Sivjet nga Kryesia e BIK do të behën kurban mbi 1000 kafshë – lopë", thuhet në një komunikatë më të hershme të BIK derisa ditët e fundit ata kanë njoftuar se numri i kurbanëve që ata kanë therur është 8218, që nëse përllogariten me vlerën prej 120 euro për secilin, del që vlera e krejt kontingjentit të sivjetmë është afro 1 milionë euro.

"Sasia e mishit që ka arritur në Kosovë, u është shpërndarë familjeve në nevojë përmes Shoqatës "Bereqeti" gjithandej Kosovës. Deri në këtë moment janë shpërndarë mbi 15 tonë mish, ndërsa do të vazhdohet me shpërndarje sapo të arrijë edhe kontingjenti tjetër", thuhet në një komunikatë të BIK të publikuar më 15 shtator.

Por, si u menaxhuan këto para dhe si po menaxhohen tash? Denoncimet për keqpërdorime të këtyre qindra-mijëra eurove kryesisht të dedikuara për të varfër veç kanë filluar nga anëtarët e BIK.

"Xhemati i Drenasit, Komoranit dhe disa xhamive tjera është duke u privuar qe dy vite në shpërndarjen e mishit të kurbanit, kjo është poshtërsi e kësaj shoqata apo këtyre qe janë ne KBI ne Drenas. Edhe një punë po vërehet se kjo shoqatë për Drenasin përmend kilogramët 2290 ndërsa për këshillat tjerë pakot kësaj po i vije era dallavere!", ka deklaruar në një status në facebook Osman Musliu, imam i BIK në Drenas.

Ai thotë madje se vërejtjen në fjalë ia ka përcjellur edhe "përfaqësuesit të Bereqetit dhe sekretarin apo përgjegjësitë të kësaj shoqate pranë KBI Drenas, Eset Bajaraktarin, por ai nuk ka dhënë shpjegim".

Për më shumë, për kurbanët që kosovarët kanë paguar që të therën nga BIK pos që ka mungesë transparence dhe janë duke u vonuar, janë anashkaluar fermerët vendas. BIK-u ka vendosur që këtë biznes ta bëjë me hungarezët, dhe për këtë më 16 maj 2017 BIK pati shpallur një tender, por nuk ka një publikim shtesë për të bërë me dije se cila kompani fitoi, dhe cilat kompani ishin në garë.

Ata zgjodhën hungarezët për këtë punë dhe Kasim Gërguri nga BIK tha publikisht që "jo që nuk ka thertore në Kosovë, por janë frikësuar nga kualiteti i kurbanëve", diçka që në një prononcim për Klan Kosova ishte kundërshtuar nga Agjencia e Ushqimet dhe e Veterinës e Kosovës.

Lamir Thaçi nga kjo agjenci kishte thënë që edhe BIK e dinte që "askush në agjenci nuk ka thënë që kafshët në Kosovë janë të sëmur".

BIK në qendër, kryesia e saj që udhëhiqet nga Myftiu Naim Tërnava pak para festës së Kurban Bajramit pati madje edhe konkurrencë në biznesin me kurbanë. Ernest Goga, vëllai i Krye-imamit nga Peja, Enes Goga kishte organizuar po ashtu shitjen e kurbaneve, por në vend të çmimit prej 120 eurosh sa qytetarëve u kërkohej të paguanin në BIK, ai ofronte zbritje të konsiderueshëm. Ernest Goga ofronte kurbanë për veç 85 euro.

BIK për këtë ndërhyrje në biznes kishte reaguar ashpër duke dërguar madje edhe komunikatë shtypi, dhe "Kurbani është dispozitë Fetare – mos bien në lajthitje nga individë të ndryshëm", thuhet që në fillim të saj.

"Kryesia e BIK është e shqetësuar me veprimin e disa individëve që po grumbullojnë mjete nga besimtarët në emër të therjes së kurbaneve", thuhej në këtë komunikatë ku BIK apelonte që në këtë biznes të mbanin monopolin.

Kurbani, njësoj si edhe Haxhi, mbesin monopole për BIK. Në një raport financiar të shumë viteve më parë të BIK të publikuar në media thuhej që të hyrat nga haxhi për BIK ishin mbi 1.6 milionë euro. /GazetaExpress.com

The post Skandali i BIK-ut me kurbanë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj i jep një porosi Kryesisë së AAK-së në Pejë

Posted: 19 Sep 2017 09:12 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vizituar sot nga bashkëpartiakët e tij të degës në Pejë.

Në këtë takim është biseduar për nisjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Haradinaj ka porositur bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.

Ata e uruan Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com

The post Haradinaj i jep një porosi Kryesisë së AAK-së në Pejë appeared first on INSAJDERI.

VV distancohet nga pohimet e Korenicës, por e lë kandidat për kryetar komune

Posted: 19 Sep 2017 09:10 AM PDT

Qëndrimet anti shtetit të Izraelit të ndidati për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica kanë detyruar partinë e tij që të distancohet nga këto qëndrimet e tija.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qëndrimi i Visar Korenicës, "i shkruar më parë për Izraelin, as nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, as nuk është i drejtë dhe as i pranueshëm".

" Ai nuk përkon me konceptin politik të Lëvizjes, ky i fundit i bazuar në parimet e të drejtave universale të barazisë e bashkekzistencës paqësore mes popujve. Mospajtimi me politikën e caktuar shtetërore nuk guxon të eskalojë në thirrje për zhdukjen e një shteti. Secili popull ka të drejtën e tij ta organizojë jetën kolektive në liri e barazi, dhe assesi e asnjëherë duke ia cenuar këto të drejta një populli tjetër", shkroi Ymeri.

Por Ymeri nuk e bëri të qartë nëse Korenica do të jetë ende kandidat për kryetar komune në Rahovec.

Insajderi ka pyetur zyrën për media në Lëvizjen Vetëvendosje për të pyetur nëse Korenica është ende kandidat për kryetar komune, dhe sipas tyre, VV-ja vetëm është distancuar nga qëndrimi i tij i mëhershëm.

"Deklarata e tij është e mëhershme na s'mundemi t'ia skanojmë çdo deklarate që e ka dhënë. E rëndësishme është që ai është distancuar dhe po ashtu edhe Ymeri", ka thënë Shkodran Hoti nga zyra për media në VV.

E Visar Ymeri tha se Korenica i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë vit me ç'rast edhe ka kandiduar për kryetar të Rahovecit. Ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk mendon ashtu.

"Ka theksuar që deklaratën e tij e ka dhënë nga zemërimi momental dhe se ajo nuk paraqet qëndrimin e tij. Kur të zgjidhet në këtë pozitë, ai do të ketë shumë punë për ta drejtuar komunën, për ta përmirësuar përkrahjen për bujqësinë, për të krijuar kushte të nevojshme e të domosdoshme për shëndetësi cilësore, e rend e disiplinë në shkolla. Fusha e politikës së jashtme dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare mbetet çështje e institucioneve qendrore, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit kanë kontribuar drejtpërdrejtë në degradimin e tyre, duke u përpjekur njëkohësisht ta kamuflojnë këtë dështim përmes shpifjeve ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!", thuhet në fund të statusit të Ymerit./Insajderi.com

The post VV distancohet nga pohimet e Korenicës, por e lë kandidat për kryetar komune appeared first on INSAJDERI.

Aksidentohet reperi i njohur shqiptar

Posted: 19 Sep 2017 09:04 AM PDT

Një nga reperët më të njohur në Shqipëri ka pësuar aksident automobilistik.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi.   Këngëtari është aksidentuar pak para mesnatës në Tiranë.

Ai është aksidentuar me një motor në zonën e njohur si 'Komuna e Parisit' rreth orës 23:30. Sipas burimeve për Express mësohet se ai ka marrë lëndime të lehta dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Express raporton se pranë policisë nuk është regjistruar asnjë aksident që lidhet me emrin e këngëtarit.

Me siguri Stresi është larguar menjëherë pas ndodhisë nga vendngjarja.

The post Aksidentohet reperi i njohur shqiptar appeared first on INSAJDERI.

Aksident në Selanik, dy shqiptarë viktima

Posted: 19 Sep 2017 09:00 AM PDT

Dy shqiptarë besohet se janë mes viktimave të një aksidenti të rëndë në Selanik të Greqisë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit përpara semaforit të bashkisë së qytetit, kur një makinë që drejtohej nga një shtetas i huaj u ka prerë rrugën dy motorëve që ecnin me shpejtësi të madhe në krahun e majtë.

Megjithëse policia e qytetit nuk konfirmon ende kombësinë dhe identitetin e tyre, burime për Top Channel pohojnë se bëhet fjalë për babë e bir, të moshës 51 dhe 28 vjeç.

The post Aksident në Selanik, dy shqiptarë viktima appeared first on INSAJDERI.

Trump falënderon tri shtete me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë

Posted: 19 Sep 2017 09:00 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump i cili mban fjalim për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se “falënderojmë veçanërisht Jordaninë, Turqinë dhe Libanin që kanë pritur refugjatët”.

“Në rast të përdorimit të armëve kimike të ndaluara asnjë vend nuk do të jetë i sigurtë. Regjimi i diktatorit Bashar Asad në Siri duhet t’i japë fund këtyre sulmeve”, tha Trump në lidhje me sulmet kimike në Siri.

Ndërsa në lidhje me Iranin duke vënë në dukje se Irani përhap krizë në rajon duke mbështetur Hezbollahun dhe regjimin e Asadit me paratë që fiton nga nafta presidenti Trump tha se “Marrëveshja bërthamore e SHBA-ve me Iranin është një burim turpi. Në lidhje me këtë çështje ende nuk e keni dëgjuar fjalën time të fundit”.

Presidenti amerikan Trump tha se Koreja e Veriut me programin e saj bërthamor kërcënon të gjithë njerëzinë dhe se SHBA-të janë të gatshme të marrin të gjitha masat kundër këtij vendi.

Duke e përshkruar udhëheqësin e Koresë së Veriut si “njeriu raketë me mision vetëvrasës”, Trump tha se nuk kanë alternativë tjetër “përveçse eliminimin e plotë të Koresë së Veriut” në rast se ajo vazhdon aktivitetet e saj bërthamore.

The post Trump falënderon tri shtete me shumicë myslimane, përfshirë Turqinë appeared first on INSAJDERI.

Përdhunon motrën e gruas, thotë se i është ngatërruar me bashkëshorten

Posted: 19 Sep 2017 08:57 AM PDT

Një njeri nga Melbourne, i cili ka dhunuar motrën identike binjake të gruas së tij, është burgosur- pasi pretendoi se sulmi ndodhi për shkak se ai e ka ngatërruar atë për motrën e saj.

24 vjecari u dënua me katër vjet burgim, pasi u dënua për përdhunim dhe sulme të pahijshme, raporton Herald Sun.

Ai i kishte thënë policisë se viktima ishte një gënjeshtare dhe se këtë po e bën me qëllim- por gjykata dëgjoi se i kishte thënë asaj se ai kishte fantazuar gjithmonë të kishte marrëdhënie seksuale me të.

Sipas versionit të policisë, vajza ishte duke qëndruar tek motra e saj. Ajo kishte qenë duke fjetur në dhomë, kur burri i motrës kishte hyrë për të folur me të, por më vonë i kishte tërhequr rrobat e saja e kishte përdhunuar.

Ai disa herë e kishte pohuar në polici se gruaja e tij dhe viktima dukeshin identik me njërin tjetrin.

The post Përdhunon motrën e gruas, thotë se i është ngatërruar me bashkëshorten appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori i Francës interesohet për zhvillimin e mësimit frëngjisht në Klinë

Posted: 19 Sep 2017 08:51 AM PDT

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert me të cilin ka biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Komunën e Klinës.

Ambasadori Chabert është interesuar për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, aspektin socio-ekonomik, autostradën në drejtim të Pejës që kalon nëpër Klinë dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën franceze, njofton kumtesa komunale.

Kryetari i Komunës së Klinës, ka falënderuar ambasadorin francez në Kosovë për vizitën.

Ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, ndër të tjera tha se Klina është një qytet i rëndësishëm në Kosovë.

Klina është një qytet emblematik i tolerancës fetare", tha ambasadori francez.

Ai ka pohuar se Franca është e gatshme të ofroi mbështetje në trajnimin e mësimdhënësve që ligjërojnë gjuhën frënge në shkollën e mesme në Klinë si dhe hartimin e doracakëve shkollor të teksteve në MASHT. " Rinia është e ardhmja e një vendi. Ne do të angazhohemi në trajnime të mësimdhënësve që të punojnë me metoda bashkëkohore", theksoi ambasadori Chabert.

Kryetari Bashota ndër të tjera kërkoi nga ambasadori francez që të angazhohet për hapjen e një kabineti për gjuhën frënge në Gjimnazin " Luigj Gurakuqi" ndërsa ambasadori Chabert, u zotua se do të bisedoj me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për të parë mundësinë e realizimit të një projekti të tille.

The post Ambasadori i Francës interesohet për zhvillimin e mësimit frëngjisht në Klinë appeared first on INSAJDERI.

Shpend Ahmeti bën gati 100 premtime për Prishtinën

Posted: 19 Sep 2017 08:44 AM PDT

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka bërë gati 100 premtime për mandatin e ardhshëm qeverisës, nëse del sërish fitues i zgjedhjeve lokale.

Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se të gjitha këto premtime do të realizohen në mandatin e dytë, nëse qeverisja e tij do të ketë edhe mbështetjen e Kuvendit Komunal, raporton Insajderi.

“Për mandatin II [e dytë v.j] në qoftë se e kemi edhe mbështetjen e Kuvendit Komunal kemi përgatitur 100 (njëqind) premtime të realizueshme”, ka thënë Ahmeti, në një shkrim në rrjetin social Twitter.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 22 tetor të këtij viti. /Insajderi.com

The post Shpend Ahmeti bën gati 100 premtime për Prishtinën appeared first on INSAJDERI.

Trump kërcënon me “shkatërrim total” Korenë e Veriut

Posted: 19 Sep 2017 08:41 AM PDT

Presidenti Donald Trump është shprehur me paralajmërime të hapura për një shkatërrim të plotë të Koresë së Veriut nëse regjimi komunist i Kim Jong Unit kërcënon Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara e bëri kërcënimin në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku zoti Trump foli edhe për terrorizmin, programin bërthamor iranian dhe sfida të tjera dhe rolin e OKB në përgjigje të këtyre sfidave.

Ishte një fjalim që reflektonte mishërimin e realizmit parimor që Presidenti Trump thotë se do të ndjekë administrata e tij në përgjigje të sfidave globale.

Ai u ndal tek ato që identifikoi si sfidat madhore ndaj paqes dhe sigurisë globale, ku veçoi terrorizmin dhe vendet e papërgjigjeshme që mbështesin terrrorizmin apo kërcënojnë rendin global.

Duke folur për Korenë e Veriut, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dhe durim të pamasë, por se do të veprojnë nëse nuk kanë rrugëdalje tjetër. Ai i dërgoi një paralajmërim të fortë regjimit koreano-verior.

"Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për ta shkatërruar plotësisht Korenë e Veriut, nëse nuk ka rrugëdalje tjetër për të mbrojtur veten dhe aleatët".

Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare në OKB të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit. Ka ardhur koha që Koreja e Veriut të kuptojë se çarmatimi bërthamor është e vetmja rrugë drejt së ardhmes, tha zoti Trump.

Në fjalimin e tij presidenti i Shteteve të Bashkuara foli edhe për regjimin iranian që e akuzoi se po mban peng të ambicjeve të tij bërthamore një komb me një histori të gjatë e të shquar. Presidenti përsëriti synimet e tij për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranian të arritur gjatë administratës Obama.

"Nuk mund të lejojmë një regjim vrasës të vazhdojë në këtë rrugë destabilizimi. Nuk mund të vazhdojmë me këtë marrëveshje nëse nuk është gjë tjetër veçse një maskim i një programi që synon prodhimin e armëve bërthamore. Sinqerisht ky program është turp për Shtetet e Bashkuara".

Presidenti Trump përsëriti në momente të ndryshme gjatë fjalimit se në politikën e jashtme, administrata e tij do të udhëhiqet nga parimi i vënies së interesave amerikane në plan të parë, ashtu si çdo udhëheqës tjetër në botë që duhet të vërë të mirën e kombit të tij në plan të parë, tha zoti Trump.

Ai kritikoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nuk po përmbush misionin e saj. Në rrjedhën e viteve, tha Presidenti Trump, Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të kontribuojnë shumë më tepër se pjesa dërrmuese e anëtarëve të organizatës, por nuk po shohin përfitime nga ky angazhim. Tepër shpesh fokusi i kësaj organizate nuk ka qenë zgjidhja e problemeve, por elemente burokratike të procesit, u shpreh zoti Trump. Ai përsëriti nevojën që edhe vende të tjera të përmbushin angazhimet që u takojnë në mbështetjen e organizatave ndërkombëtare.

Presidenti tha se kjo periudhë është e mbushur me premtime e potencial të madh në drejtim të shkencës e mjekësisë, mundësi të pafundme që do të përmirësojnë jetën e njerëzimit, por gjithashtu edhe me me sfida madhore, si terrorizmi dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale që kërkojnë një punë të përbashkët në adresimin e tyre.

The post Trump kërcënon me “shkatërrim total” Korenë e Veriut appeared first on INSAJDERI.

Deputeti i PAN-it i gatshëm ta lëshojë vendin, nëse i dëmtohet imazhi Kosovës

Posted: 19 Sep 2017 08:33 AM PDT

Deputeti i koalicionit PAN, Zafir Berisha është shprehur se është i gatshëm ta lëshoj vendin nëse Kosovës i prishet imazhi.

Në një intervistë për Telegrafin Berisha ka thënë se "në rast se Zafir Berisha me një gjobë prej 140 euro që ka pas para dy tri viteve dëmton imazhin e Kosovës, atëherë jam në gjendje me u largu vetëm nga gara por edhe nga Kosova", është shprehur ai.

Berisha ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e KQZ-së, dhe pret që nesër të merr përgjigje në ankesën e tij.

"Nëse ka drejtësi në Kosovë unë do të jem pjesë e garës së 22 tetorit", ka thënë Berisha.

"As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së", ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se janë atakuar nga njësitet e Klanit Pronto, pasi që sipas tij nuk kanë mundur të pranojnë një fitore të Nismës në Prizren.

The post Deputeti i PAN-it i gatshëm ta lëshojë vendin, nëse i dëmtohet imazhi Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Lëndohen dy ushtarë zviceranë në një aksident në Han të Elezit

Posted: 19 Sep 2017 08:28 AM PDT

Në afërsi të kufirit me Maqedoninë, në Komunën e Hanit të Elezit, janë lënduar dy ushtarë zviceranë dhe një qytetar kosovar që u përfshin në një aksident trafiku. Lajmin e ka konfirmuar baza e ushtrisë zvicerane në Kosovë.

Për aksidentin e ndodhur ka filluar një hetim, ka konfirmuar zëdhënësja e ushtrisë Daniela Cueni. “Kjo është normale në një rast të tillë, por ne jemi ende në fillim të hetimit”.

Dihet se dy anëtarë të ushtrisë zvicerane që ishin ulur në automjetin e KFOR-it janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor, njofton Insajderi.

Në makinën me të cilin pësoi aksident makina e ushtarëve zviceranë të KFOR-it, ndodheshin tre kosovarë. Siç njofton Ushtria e Zvicrës në Kosovë, vetëm njëri prej tyre është lënduar lehtë, dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. /Insajderi.com

The post Lëndohen dy ushtarë zviceranë në një aksident në Han të Elezit appeared first on INSAJDERI.

Sekseri Gashi tregon synimin e tij për diasporën

Posted: 19 Sep 2017 08:22 AM PDT

Ministri i sapo emëruar i Diasporës, Dardan Gashi ka mbajtuar sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell.

Gajtë këtij takimi Gashi ka treguar se cilat janë synimet e tij me ministrinë të cilën ai e ka marr nën udhëheqje.

"Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t'i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ", ka thënë ministri Gashi.

Ndërsa ambasadori O'Connell, ministrit Gashi i ka treguar se shteti i tij është i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe në Brezovicë.

"Jemi të gatshëm t'ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave", ka thënë ambasadori britanik.

Dardan Gashi i cili njëherëshit është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës. /Insajderi.com

 

The post Sekseri Gashi tregon synimin e tij për diasporën appeared first on INSAJDERI.

Ish-ylli i Manchester Unitedit bëhet boksier

Posted: 19 Sep 2017 08:15 AM PDT

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka vendosur të bëhet boksier profesionist.

38-vjeçari, që kishte paralajmëruar hyrjen në boks kohë më parë, shumë shpejt pritet të shihet në ring.

Ai ka thënë se "pasi ka fituar tituj në futboll dëshiron të ketë tituj edhe në boks", përcjell albinfo.ch.

Një veprim të ngjashëm me Ferdinandin në të kaluarën kishin bërë edhe ish-mesfushori Curtis Woodhouse dhe ish-sulmuesi i Crystalit, Leon McKenzie, që u bënë boksierë pasi lanë futbollin.

The post Ish-ylli i Manchester Unitedit bëhet boksier appeared first on INSAJDERI.

Prokuroria po heton 3 raste të vdekjeve të dyshimta, QKUK thotë se janë vetëm 2

Posted: 19 Sep 2017 08:14 AM PDT

Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po insistojnë se janë vetëm dy pacientë, vdekja e të cilëve po cilësohet si e dyshimtë. Ndërkohë që prokuroria e shtetit zyrtarisht ka njoftuar se lidhur me këtë rast po i heton tri raste. E edhe Mjekësia Ligjore u ka bërë analizën e obduksionit tre personave, që kanë qenë pacientë në QKUK e që tashmë kanë vdekur.

Nga 17 operacione të zhvilluara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më datën 7 shtator tre pacientë kanë vdekur.. Njëri në sallën e operacionit ndërsa dy të tjerët më pas. Organet e hetuesisë vendore tashmë kanë nisur hetimin për të zbardhur rrethanat që kanë çuar në vdekjen e këtyre tre pacientëve.

Hetimet e para si shkaktar gjejnë gazin medicinal Oksidull (N20), me të cilin QKUK është furnizuar nga kompania "Bubeari Komerc".

Por, pavarësisht se Prokuroria e Shtetit zyrtarisht ka deklaruar se janë tri raste që po hetohen tash e një javë, QKU'ja vazhdon të insistojë se janë vetëm dy pacientë të cilët kanë vdekur në rrethana ende të pasqaruara më datën 7, në këtë institucion.

"Nga 17 operacione, 1 pacient ka vdekur  në  sallë,  1 më  vonë,   6 tjerë  me simptoma e komplikime   pas operacionit. Rastet tjera kanë  shkuar mirë . Për dy raste të  dyshimta po merret prokuroria  e shtetit,  është bërë  autopsia, shpresojmë  të  kemi rezultatet finale", thuhet në përgjigjen që zyrtarë nga QKU'ja i kanë dhënë të martën Gazetës Express.

Edhe nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorisë, të premten që shkoi u është bërë analiza tre personave, pacientë në QKUK të cilët kanë ndërruar jetë më datë 7 shtator. Analizat për të njëjtit ende nuk kanë dalë dhe sipas drejtorit të këtij instituti, duhet kohë, deri tek rezultati final.

“Analizat ende nuk janë dërguar jashtë vendit. Marrin kohë për t'u ditur rezultatet”, ka thënë Gerxhaliu të martën për Express.

E në anën tjetër edhe prokuroria e shtetit, po deklaron se janë duke i hetuar tri vdekje të dyshimta për të cilat edhe ka dhënë urdhër që të zhvarrosen.

"Në kuadër të hetimeve dhe me qëllim të ndriçimit të rastit, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë zhvarrimin  e tri kufomave, vdekja e të cilëve është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe pastaj ta bëjë autopsinë ku do të konstatohet shkaku i vdekjes se tyre", kanë bërë të ditur ditë më parë zyrtarë të prokurorisë në Prishtinë.

QKUK: Ende nuk dihet shkaktari i saktë i vdekjeve të dyshimta

Mirëpo pavarësisht se dyshimet fillestare për shkaktarin e këtyre vdekjeve bien mbi këtë gaz medicinal Oksidull (N20), QKUK thotë se ende nuk dihet shkaktari i saktë për këto raste.

"Sipas të gjitha hulumtimeve deri tash, nuk kemi shkaktar  të sigurt, as ne, as prokuroria,  as mjekësia ligjore, për momentin janë  vdekje  të dyshimta. Nuk shihet se ka neglizhencë, janë  pretendime nga akterë  të  ndryshëm që  mund të  ngrisin çështje. Është  shikuar nga aspekti  i aparaturave që  bënë  përzierjen e gazit,  aparatura nuk lejon të gabohet, por  edhe nëse gabohet,  ose tekniku lëshon sasi të madhe   osksidulli, sistemi i  valvulave nuk lejon me futë sasi të gazrave më  shumë, aparatura është  e  tillë, pra nuk mund të  quhet neglizhencë", thuhet tutje në përgjigjen e këtij institucioni shëndetësor.

Por ajo çka deri më tani dihet nga ana e organeve të hetuesisë është se dyshimet e para kanë të bëjnë me gazin medicinal Oksidull (N20), i prodhuar pa licencë në Kosovë. Për këtë çështje, ditë më parë është intervistuar pronari i kompanisë "Bubeari Komerc", i cili dyshohet se e ka prodhuar këtë gaz.

 

The post Prokuroria po heton 3 raste të vdekjeve të dyshimta, QKUK thotë se janë vetëm 2 appeared first on INSAJDERI.

Thaçi dhe gatishmëria e tij për të reaguar në mbrojtje të Izraelit

Posted: 19 Sep 2017 08:06 AM PDT

Kur presidenti i vendit kishte vendosur që me 17 nëntor të vitit të kaluar t'i kthente letrën izraelitit Shimon Samuels, drejtorit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Qendrën "Simon Wiesenthal", ishte treguar mjaft i përgjegjshëm.

Ndaj kërkesës që Kosova të ndalonte shitjen e librave anti-semite, presidenti Thaçi kishte thënë se "pavarësisht se sa i izoluar ky incident mund të jetë" ai kishte marrë të gjitha masat që të lajmërojë autoritetet.

"Unë ju siguroj se kam bërë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të hetojnë këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e urrejtjes e cila është në kundërshtim me dokumentet dhe parimet e Republikës së Kosovës", kishte shkruar Thaçi në letrën e tij.

E rreth 10 muaj më vonë, kur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Rahovecit, Visar Korenica deklaroi se “kombi izraelit duhet të zhduket nga faqja e dheut”, ngjalli sërish reagimin e presidentit Thaçi në mbrojtje të Izraelit.

"Qyqarë – Kombi juaj herët a vonë do të zhduket nga bota, ashtu siç ka ndodhur me të tjerët si ju", kishte shkruar Korenica, derisa kishte shpërndarë një link nga gazeta "Haaretz", në të cilën është dhënë lajmi se policia izraelite ka hedhur granata të gazit drejtë masës myslimane në afërsi të një xhamie në Jerusalem.

Për këtë shkrim të kandidatit për kryetar të Rahovecit, Thaçi reagoi ashpër. Tha se deklarata të tilla “janë ofenduese dhe të papranueshme”, raporton Insajderi.

“Kam përcjell me shqetësim deklaratat antisemitizmi për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Deklarata të tilla janë thellësisht ofenduese dhe të papranueshme”, deklaroi Thaçi, përmes një shkrimi të postuar në profilin e tij në Facebook.

Edhe pse shteti i Izraelit nuk e ka njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës, presidenti Thaçi shtoi se shteti i Izraelit dhe populli hebraik ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat. “Ftoj të gjitha institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve të tjera”, deklaroi presidenti.

Presidenti dënon gjuhën nxitëse të kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Rahovecit

Përveç se presidenti Thaçi ka reaguar gjithmonë me përgjegjshmëri dhe shpejtësi kundër komenteve anti-semite, ai ka shprehur dëshirë që të bëhet udhëheqësi i parë i shtetit që realizon vizitë zyrtare në Izrael.

Në një intervistë për gazetën izraelite Yedioth Ahronoth, në vitin 2016, Thaçi kishte thënë se ai dëshiron të jetë presidenti i parë i Republikës së Kosovës që do të vizitojë Izraelin. Kjo gazetë e përshkruante presidentin Thaçi, si njeriun që ka dërguar Kosovën drejt pavarësisë së saj.

"Pres ta vizitoj Izraelin. Kosova ka lidhje të gjata historike me shtetin e Izraelit, por edhe me komunitetet hebraike në mbarë botën", kishte thënë Thaçi në këtë intervistë për të përditshmen izraelite Yedioth Ahronoth.

Hashim Thaçi shërben si president i Kosovës nga muaji shkurt i vitit të kaluar. Më parë, ai kishte shërbyer për gjashtë vite – nga viti 2008, deri më 2014. /Insajderi.com

 

The post Thaçi dhe gatishmëria e tij për të reaguar në mbrojtje të Izraelit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more