Skip to main content

“Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Juncker nuk është optimist për negociatat për Brexit-in

Posted: 29 Sep 2017 09:27 AM PDT

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se duhet të ndodhë "mrekulli" që bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian të përparojnë mjaftueshëm, sa për të hapur negociatat për tregtinë së shpejti. Juncker pranoi se ka pasur përparim midis dy palëve, por i pyetur nga gazetarët nëse ai ka qenë i mjaftushëm për të bindur BE-në që t'i nisë negociatat për tregtinë në një samit muajin e ardhshëm, ashtu siç do Britania, Juncker tha: "Në fund të kësaj jave po e them se nuk do të ketë përparim të mjaftushëm deri në tetor – vetëm nëse ndodhin mrekulli", tha Juncker. Por, kryeministrja britanike, Theresa May, tha se është "e kënaqur" me zhvillimet e fundit. Duke folur në Estoni, ku po ndjek një samit të BE-së për sigurinë, ajo tha se në rrethin e katërt të bisedimeve për Brexit, që ka kryer sot, ka pasur lëvizje në çështjet si të drejtat e qytetarëve. Britanisë i duhet të largohet nga blloku deri në mars të 2019-ës, ndërkohë që i duhet të negociojë kushtet për tregti pas kësaj periudhe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra myslimanë Rohingya mbyten në det

Posted: 29 Sep 2017 08:24 AM PDT

Rreth 60 persona besohet se kanë humbur jetën kur një anije me myslimanë Rohingya, që iknin nga dhuna në Mianmar, është mbytur pranë brigjeve të Bangladeshit, të enjten vonë. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se 23 veta janë konfirmuar të vrarë, ndërsa 40 të tjerë "janë të zhdukur dhe supozohet se janë mbytur". Qysh në fund të gushtit, mbi gjysmë milioni Rohingya kanë ikur nga dhuna në Mianmar drejt Bangladeshit. Dhuna në shtetin Rakhine ka nisur më 25 gusht, kur militantët Rohingya kanë sulmuar disa poste të sigurisë. Ushtria më pas është përgjigjur me, siç është thënë, sulme brutale. Zyrtarë të OKB-së kanë thënë se ushtria e Mianmarit po bën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Themeluesi i Playboy do të varroset pranë Marilyn Monroe

Posted: 29 Sep 2017 08:02 AM PDT

Themeluesi i revistës ndërkombëtare për të rritur Playboy, Hugh Hefner, do të varroset pranë aktores ikonë të Hollivudit, Marilyn Monroe. Hefner ka vdekur të mërkurën në moshën 91-vjeçare. Ai e ka blerë varrin pranë Monroes në vitin 1992, për 75 mijë dollarë. Marilyn Monrore, e cila ka vdekur në vitin 1962, ka qenë vajza e parë e ballinës në Playboy, në vitin 1953. Kjo revistë, në kulmin e saj, është shitur në shtatë milionë kopje në muaj. Në tetor të vitit 2015, ajo ka ndaluar publikimin e fotografive të grave nudo.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pafuqia e institucioneve të Kosovës përballë Demarkacionit

Posted: 29 Sep 2017 07:56 AM PDT

Kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar Bashkimit Evropian që kushti i Demarkacionit të anashkalohet në këtë fazë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t'u hiqen vizat, sipas analistëve politikë e ka vënë procesin në një paqartësi të plotë. Studiuesit e çështjeve evropiane thonë se nga veprime dhe kërkesa të tilla, vihet re një konfuzion total se si duhet ecur tutje me çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht që i është vënë Kosovës nga Brukseli për heqjen e vizave. Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë është e qartë se Qeveria nuk ka një plan gjithëpërfshirës sesi të dilet nga kjo gjendje. Duke folur për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë në Bruksel, Muharremi tha se përfaqësuesit politikë të vendit duhet të shpjegojnë planin gjithëpërfshirës, nëse e kanë, dhe të tregojnë pse po i ndërmarrin veprimet kokë më vete. "Duket qartë që ata nuk kuptojnë si funksionon BE-ja dhe politikat e saj", thotë Muharremi. Ai thekson se diplomacia e Kosovës po shkon në zyrat e BE-së dhe po kërkon mëshirë, duarthatë, pa asnjë propozim konkret apo ndonjë zgjidhje serioze. "Spektri politik është i ndarë dhe i thyer sa i përket Demarkacionit. Përderisa krerët e disa institucioneve deklarojnë në Bruksel e Uashington që versioni momental është në rregull, Kryeministri dërgon sinjale që ky version është i papranueshëm. Sigurisht BE-ja për momentin po thotë 'bëjeni mendjen kosovarë se çfarë dëshironi". "Pra kjo çështje duhet të adresohet e zgjidhjet përbrenda apo në rajon. Nuk duket që Qeveria dhe diplomacia e Kosovës është e akorduar dhe flet njëzëri për këtë punë që ta bindë BE-në ta ndryshojë mendjen, përderisa Mali Zi mbetet një partner kredibil për BE-në dhe SHBA-në", tha Muharremi. Ndërkaq, Labinot Greiçevci studiuesit i çështjeve evropiane, thotë se nëse lexojmë me kujdes deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli vihet re një konfuzion total për çështjen e Demarkacionit. E tëra që ai kërkon, sipas Graiçevcit, është prolongimi i çështjes, apo njëfarë lloj moratoriumi. "Por, institucionet e BE-së e kanë bërë të qartë tashmë me dhjetëra herë se pa u zgjidhur çështja e Demarkacionit nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen". "Prandaj, është e pakuptimtë një kërkesë e tillë. Politikanët, respektivisht qeveritarët janë aty për t'i zgjidhur problemet e qytetarëve, e çështja e Demarkacionit është vërtetë një problem i cili kërkon zgjidhje pa vonesa, sepse është kthyer në një pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës brenda zonës Schengen", tha Greiçevci. Se cila do të jetë zgjidhja e këtij problemi, nënvizon Greiçevci, kjo është detyrë e atyre që kanë përgjegjësi publike qeveritare që të gjejnë zgjidhje. Sipas tij, dy elemente të tjera janë të qarta në këtë drejtim. E para pala tjetër, Mali i Zi e konsideron këtë çështje të zgjidhur dhe nuk lejon rinegocimin e marrëveshjes dhe as riratifikim të ri të kësaj marrëveshje brenda Parlamentit malazias. E dyta, sipas Greiçevcit, është opsioni i rrëzimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës. Por, një vendim i tillë, tërheq vërejtjen ai, do ta vinte Kosovën në një pozitë delikate në raport me aleatët e saj strategjikë (SHBA-në dhe BE-në), kur dihet pozicioni i tyre në raport me marrëveshjen aktuale. Po ashtu, thekson ai, do t'i rrezikonte raportet e mira fqinjësore të Kosovës me Malin e Zi. Marrë parasysh qëndrimin e Podgoricës, ai thotë se opsioni i rinegocimit duket se nuk është alternativë. "Prandaj, duket se zgjidhjen duhet kërkuar brenda vetvetes. Institucionet e Kosovës duhet që brenda një procesi të brendshëm konsultativ, duke përfshirë edhe punën apo procesin e 'screening' që do të bëjë Komisioni i ri qeveritar të gjejnë sa më parë zgjidhjen e këtij problemi", theksoi ai. Greiçevci pohon mes tjerash se nëse Qeveria e re e Kosovës nuk do të jetë në gjendje të gjejë zgjidhjen e këtij problemi e pret fati i Qeverisë së kaluar, por me dallimin e vetëm që jetëgjatësia e saj do të jetë edhe më e shkurtër, sesa e asaj të kaluarës. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, ndërsa atë e ka kundërshtuar opozita e mëparshme në Kosovë, përfshirë edhe Ramush Haradinajn, i cili tash është kryeministër i Kosovës. Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vetëvrasës pranë një xhamie shiite në Kabul

Posted: 29 Sep 2017 07:12 AM PDT

Një sulm vetëvrasës ka ndodhur në afërsi të një xhamie shiite në Kabul të Afganistanit. Sipas zyrtarëve afgan të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur pas lutjeve të së premtes, një ditë para festës së Ashures.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tarifat e dimrit “lirojnë” çmimin e energjisë

Posted: 29 Sep 2017 06:27 AM PDT

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre për çmimin e lartë të energjisë elektrike. Sipas tyre, me uljen e temperaturave do të rritet niveli i konsumit, rrjedhimisht edhe do të "fryhen" faturat për pagesën e energjisë elektrike. Shumë nga qytetarët nuk kanë njohuri se gjatë këtij viti, nuk do të aplikohen tarifat sezonale të energjisë verë –dimër, siç kanë qenë në zbatim për më shumë se një dekadë. Që nga muaji prill i këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Kosovës, ka marrë vendim që në Kosovë të aplikohen vetëm tarifat e ulëta dhe të larta, që nënkuptojnë tarifat e ditës dhe ato të natës.  ​ Fetie Berisha, rreth 50 vjeç, nga Prishtina, thotë se tarifat aktuale të energjisë elektrike janë shumë të shtrenjta. Me të ardhurat familjare, thekson ajo, është vështirë të paguhen faturat.  "Çmimi është shumë i shtrenjtë. Vetëm nëse punojnë disa anëtarë të familjes mund ta përballojnë këtë çmim të energjisë, sepse katastrof është', thekson Berisha. Edhe Hajrë Rraci, pensionistë, vlerëson se krahasuar me pagat në Kosovë, tarifat e energjisë janë të larta. Ndonëse me shumë rezerva, ai shpreson se me ndryshimin e strukturave dhe moslëvizjen e tarifave gjatë sezonit të dimrit, situata do jetë pak më e përballueshme. "Për numrin më të madh të qytetarëve, çmimi është shumë i shtrenjtë e për disa ndoshta jo. Tash dimrit është edhe më shtrenjtë. Po kush u beson këtyre se nuk e rrisin çmimin. Por, nëse eventualisht nuk ndryshon tarifa verë –dimër, ndoshta do të jetë më lirë, por është vështirë tu besohet këtyre", thotë Rraci. Bazuar në çmimet e reja të aplikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të aplikohen vetëm tarifat ditore, përkatësisht tarifa e lartë dhe e ulët (ditë-natë). Për periudhën e natës, çdo kilovat i orës do të kushtojë për 0.3 cent, kurse gjatë ditës do të kushtojë 0.7 cent. Por, disa qytetarë konsiderojnë se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike, është vetëm maskim i formës së veprimit, sepse nuk është në favor të tyre. Adil Isufi, shprehet se ndryshimi i tarifave nënkupton rritje të çmimit të këtij produkti. "Është një formë e kamuflimit për të zbutur situatën. Struktura e re e tarifave nuk është në të mirë të qytetarëve, sepse çmimi i energjisë elektrike është shumë i shtrenjtë", thotë Isufi . Në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile që merren më çështjet energjetike, theksojnë çmimi i energjisë elektrikenë përgjithësi nuk është liruar. Rinora Gojani, menaxhere e programit në Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha për Radion Evropa e Lirë se aplikimi i strukturës së re, nënkupton që konsumatorët, paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike gjatë kohës së verës. "Nuk mund të themi se jemi duke paguar energjinë më lirë. Jemi duke subvencionuar në një mënyrë vetën gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të kemi shpenzime tjera gjatë dimrit kur konsumi është më i madh". "Por, nuk duhet të mendojmë se çmimi i energjisë elektrike është më i lirë, në fakt produkti si produkt është më i shtrenjtë se qëka qenë në strukturën e vjetër tarifore", thotë Gojani. Tarifa e re e energjisë, sipas autoriteteve kompetente, do të nxisë konsumatorët që të zhvendosin një pjesë të konsumit nga koha e ditës në kohën e natës. Nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00. Ndërsa gjatë natës, prej orës 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, aplikohet tarifa e ulët. Përderisa, nga 1 tetori deri më 31 mars, tarifa e lartë do të jetë prej 07:00 të mëngjesit deri në orën 22:00. Kurse gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, tarifa e ulët. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: 9 mijë policë stërviten për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale

Posted: 29 Sep 2017 06:03 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë në bashkëpunim me OSBE-në, është duke stërvitur mbi 9 mijë policë të cilët do të angazhohen në mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në tetor. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për Radion Evropa e Lirë thotë se dikasteri që drejton ai po bën të gjitha përgatitjet përfundimtare për të pasur një proces zgjedhor të besueshëm nga të gjitha palët. "Ne për çdo ditë e japim kontributin tonë që mos të ketë incidente, të zvogëlohet numri i incidenteve, ose të mos arrihet deri në incidente më serioze të cilat do të mund ta prishnin procesin zgjedhor. Por këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, pjesën e vet të punëve, ingjerencat që ka, autorizimet që i ka në dispozicion do t'i zbatojë, që me të vërtetë të sigurohen zgjedhje fer dhe demokratike dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, qytetarët të mund të marrin vendime", thotë ministri Spasovski. Ndërkaq, Ismet Ramadani nga Këshilli Veri-Atlantik për Radion Evropa e Lirë thotë se marrë parasysh rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale sepse vlerësohet se këto zgjedhje lokale përcaktojnë të ardhmen e partive politike, kjo e bën nënvizon ai, që i gjithë ambienti procesit zgjedhor të jetë tensionues, megjithëse çdo kush që do të shkakton incidente do të humbte përkrahjen e faktorit ndërkombëtar edhe nëse shënon fitore. "Liderët ose udhëheqësit e partive politike gjatë këtyre zgjedhjeve nuk do të kenë guxim të japin instruksione që strukturat ose militantët e tyre të krijojnë incidente në terren, sepse në atë rast definitivisht do të humbin përkrahjen tek faktori ndërkombëtar, veçanërisht tek Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja". "Ata (liderët politikë) janë të vetëdijshëm se nëse kjo përkrahje e faktorit ndërkombëtar humbet, atëherë çdo fitore që mund të arrihet përmes incidenteve, ajo parti politike nuk mund të ketë ardhmëri në skenën politike pa përkrahjen e ndërkombëtareve, përkatësisht atyre strukturave ku Maqedonia synon të integrohet, siç është BE dhe NATO", thotë Ramadani. Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Oliver Spasovski thotë se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, rol kyç kanë partitë politike, veçanërisht reflektimi i drejtuesve të partive politike dhe kandidatëve që janë futur në garë zgjedhore. "Këtë unë publikisht e thashë dhe, edhe një herë u bëj thirrje edhe partive politike, edhe qytetarëve, që t'i ndihmojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme, të kemi raport partneriteti, gjithnjë me qëllim që të sigurojmë rend dhe qetësi publike, të kemi proces të sigurt dhe të kemi ditë zgjedhjesh që do t'i plotësojë kriteret për zgjedhje fer dhe demokratike, respektivisht qytetarët të mund të vendosin vetë. Mbaroi koha kur keqpërdoreshin edhe nëpunës policie, edhe mjete teknike dhe materiale, edhe automjete, të gjitha këto në interes të partive politike. Asnjë punonjës i Policisë nuk guxon të marrë pjesë në fushatë politike për cilindo qoftë nga subjektet politike në Republikën e Maqedonisë", thotë Oliver Spasovski. Ndryshe, nga faktori ndërkombëtar disa herë është theksuar se angazhimi i të gjithë aktorëve që janë të përfshirë në zgjedhjet vendore, për një fushatë dinjitoze dhe uljen e nivelit të gjuhës së urrejtjes, zhvillim të procesit zgjedhor në bazë të kritereve të larta demokratike, sepse sipas tyre, kjo është ajo që i hap rrugë procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PE: Debatohet për “abuzimet e të drejtave” në Krime

Posted: 29 Sep 2017 05:50 AM PDT

Parlamenti Evropian parasheh të debatoj dhe votoj për një rezolutë me të cilën do të theksohen abuzimet e të drejtave të njeriut në Krimenë e Ukrainës të okupuar nga Rusia. Seanca e 5 tetorit në Strasburg do të fokusohet në arrestimet dhe proceset gjyqësore të figurave, siç janë gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mykola Semena, dhe liderët tartarë të Krimesë, Akhtem Chiygoz dhe Ilmi Umerov, prej se ky gadishull i Ukrainës është aneksuar në mënyrë ilegale nga Rusia, në vitin 2014. "Semena është person shumë i rëndësishëm në kuptimin e gazetarisë së lirë dhe procesi gjyqësor kundër tij për akuza separatiste duhet të dënohet nga bota e lirë, pasi aktiviteti i tij ishte qartas për t'i plotësuar obligimet e tij profesionale", tha Anna Fotyga, anëtare e Parlamentit Evropian nga Polonia. Hartimi i tekstit të rezolutës pritet të kryehet gjatë javës së ardhshme. Ligjvënësit, që pritet të marrin pjesë në propozim-dokumentin i thanë Radios Evropa e Lirë se presin se Rusia do të akuzohet për shkelje të të drejtave të gazetarit Semena dhe të tjerëve në Krime, të cilët publikisht e kanë kundërshtuar okupimin ushtarak të Rusisë dhe aneksimin e Krimesë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Faktografi e krimeve të luftës në Kosovë

Posted: 29 Sep 2017 05:24 AM PDT

Fondi për të Drejtën Humanitare ka hapur një ekspozitë ku dokumentohen krime e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë. Ekspozita përmban fakte të vërtetuara nga Tribunali i Penal Ndërkombëtar i Hagës për krimet e kryera në Kosovë. Dokumentarët dhe fotografitë e mbledhura janë ekspozuar në bibliotekën "Hivzi Sylejmani", në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: U vra disa orë pas intervistës për korrupsion

Posted: 29 Sep 2017 05:11 AM PDT

Zyrtarët në qytetin Çerkasi, në pjesën qendrore të Ukrainës, thonë se këshilltari komunal, Mykhaylo Binusov, është vrarë, disa orë pasi u transmetua një intervistë e tij në televizion, ku ai kishte folur për korrupsionin brenda shërbimeve komunale të qytetit. Policia lokale ka njoftuar se Binusov vdiq mbrëmë vonë në vendin ku kishte pasur të shtëna kundër tij. Policia tha se vrasja ishte kryer nga "sulmues të panjohur" dhe se po hetohej si "vrasje me paramendim". I ndjeri Binusov para një jave ishte emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të qytetit që e mbikëqyrë menaxhimin dhe operacionet e shërbimeve publike komunale. Kryetari i qytetit Çerkasi, Anatoliy Bondarenko, tha se detyrë kryesore e Binusovit ishte ta ndalte korrupsionin në shërbimet komunale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Twitter i ka suspenduar profilet e lidhura me përzierjen e dyshuar ruse

Posted: 29 Sep 2017 03:51 AM PDT

Kompania Twitter i ka pezulluar afro 200 profile të lidhura me Rusinë dhe i ka gjetur afro 2 mijë shpallje të postuara nga grupi televiziv RT i Rusisë, në hetimet e veta për përpjekje të mundshme për ta shfrytëzuar këtë platformë të popullarizuar sociale, për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. Për këto hetime, zyrtarët ekzekutivë të rrjetit Twitter, mbrëmë i kanë njoftuar panelet e Komitetit të Inteligjencës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kompania më vonë ka thënë se i ka identifikuar dhe larguar 22 profile të ndërlidhura me afro 450 faqe të rrejshme të rrjetit Facebook, që ishin identifikuar nga vetë Facebook, se ishin të lidhura me përzierjet e dyshuara ruse në zgjedhje.  "Prej afro 450 llogarive, që Facebooku aktualisht i ka ndarë në kuadër të rishqyrtimit të vet, ne kemi konkluduar se 22 prej tyre kishin llogari korresponduese në Twitter", thuhet në një blog të kompanisë Twitter. Llogaritë e identifikuara në Twitter janë suspenduar në pjesën më të madhe, për shkak të shkeljes së rregullave të Twitterit, kundër vërshimit të Internetit me shumë kopje të një mesazhi ose lidhjeve të njejta. Janë zbuluar edhe 179 llogari të tjera të dyshuara, "të ndërlidhura me llogaritë" e rrejshme ruse në Facebook. Shumica e këtyre llogarive të dyshuara në Twitter, janë suspenduar për shkak të shkeljeve të rregullave të kompanisë. Twitter tha se kompania mediale ruse, Russia Today (RT), transmetues i finacuar nga shteti, e që është e afërt me Kremlinin, i ka shpenzuar 274 mijë dollarë në shpalljet në Twitter dhe i ka promovuar 1,823 postime, që kishin synim tregun amerikan gjatë vitit zgjedhor. Këto shpallje kanë arritur në vlerën prej 100 mijë dollarëve, që rrjeti Facebook tha se i ka zbuluar se kanë lidhje me operacionin propagandues rus, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016. Pas këtij zbulimi, legjislatorët e Shteteve të Bashkuara kanë bërë thirrje për më tepër rregullim të shpalljeve të tilla në rrjetet sociale. Kryeredaktorja e transmetuesit, Russia Today (RT), Margarita Simonyan, e ka mbrojtur blerjen e shpalljeve në Twitter, duke synuar që ta distancoj RT-në nga sugjerimet se ndoshta është e lidhur me fushatën e mbështetur nga shteti në mediat sociale, që ka për qëllim manipulimin e opinionit publik në perëndim. Zonja Simonyan tha se blerja e shpalljeve nga ana e RT-së në Twitter ishte praktikë standarde komerciale, që ishte paraqitur në mënyrë të rrejshme si përzierje ruse në punët e Shteteve të Bashkuara, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA. "Tash ne duhet të shkojmë edhe më thellë dhe të pranojmë sinqerisht se ne kemi shpenzuar për shpallje në aeroporte, taksi, në Internet, në television dhe radio", është shprehur Simonyan në mënyrë sarkastike. "Shpalljet tona komerciale janë transmetuar bile edhe në CNN", tha ajo. Por, ligjvënësit amerikanë thanë se zbulimet e rrjetit Twitter dhe hapat që i ka ndërmarrë për ta shqyrtuar këtë problem potencial me përzierjen e dyshuar ruse, nuk kanë shkuar shumë larg. "Nuk mendoj se ne kemi arritur diçka më tepër se një gërvishjeje të sipërfaqes në kuptimin e asaj që ne e dimë se si rusët ndoshta e kanë shfrytëzuar platformën e Twitterit", tha Adam Schiff, anëtar demokrat i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara. Anëtari tjetër demokrat në Komitetin e Inteligjencës së Senatit, Mark Warner, tha se "sinqerisht, nuk mendoj se ata e kuptojnë se sa serioz është ky problem". Ligjvënësit e të dy partive kanë thënë se ata kanë dyshime se rrjetet sociale kanë luajtur rol të madh në atë që ata e përshkruajnë si përpjekje e Moskës për ta përhapur propagandën, për të shkaktuar grindje në Shtetet e Bashkuara dhe për ta ndihmuar Donald Trumpin, që të zgjedhej president amerikan. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza. Senatori Werner i udhëheq përpjekjet në Senat për paraqitjen e legjislacionit që kërkon nga platformat në Internet të zbulojnë se kush blenë shpallje politike në Internet, që do t'i sillte ata në linjë me rregullat qeveritare për shpallje në radio ose televizion. Twitter tha se dëshiron t'i forcoj rregullat për zbulim të shpalljeve politike, siç ka vepurar aktualisht rrjeti Facebook. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navalny arrestohet, e fajëson Putinin për mospjesëmarrje në një tubim

Posted: 29 Sep 2017 03:40 AM PDT

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, thotë se është arrestuar afër banesës së tij në Moskë, derisa ishte nisur për të marrë pjesë në një tubim në Nizhni Novgorod. Në një postim në rrjetin Instagram, ai ka shkruar sot se ishte arrestuar derisa largohej nga banesa për ta zënë trenin. "Kjo tregon se si njeriu i vjetër Putin nuk dëshiron që unë të marr pjesë në demonstratë", ka shkruar Navalny, duke iu referuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Navalny, që është kritik i zëshëm i Putinit, po zhvillon fushatë për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, përkundër deklaratave të zyrtarëve zgjedhorë, që thonë se ai është i diskualifikuar për shkak të dënimeve gjyqësore, për të cilat Navalny thotë se janë orkestruar nga Kremlini. Tubimet në kuadër të fushatës së tij në disa qytete i kanë tubuar qindra mijëra njerëz gjatë javëve të fundit. Agjencia shtetërore e lajeve në Rusi, TASS, e ka cituar Ministrinë e brendshme të Rusisë, se Navalny është arrestuar nga policia e Moskës, për shkak të "thirrjeve të përsëritura" për njerëzit që të marrin pjesë në demonstratat e pautorizuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Referendumi që mund të bëjë histori

Posted: 29 Sep 2017 03:04 AM PDT

Rezultati i referendumit të kurdëve të Irakut ka qenë i pritshëm. Mbi 90 për qind kanë votuar për shtet të pavarur. Por, për të gjithë të tjerët në rajon, këtu nisin problemet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pacolli kërkon nga BE-ja anashkalimin e Demarkacionit për heqjen e vizave

Posted: 29 Sep 2017 01:51 AM PDT

Institucionet e Kosovës nuk do ta ratifikojnë versionin aktual të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Këtë qëndrim e ka kumtuar ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit që zhvilloi në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ai ka kërkuar që kushti i Demarkacionit të anashkalohet në këtë fazë, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës t'u hiqen vizat. "Më duket se ua kam bërë të qartë se Demarkacioni si i tillë nuk pritet të ratifikohet në këtë periudhë dhe në periudhat e ardhshme dhe këtë e kanë të qartë secili", ka thënë Pacolli. Sipas tij, vizita në Bruksel, ku në agjendë kishte takimet me zyrtarët e lartë të BE-së , ishte një rast i mirë që t'i njoftojë ata me gjendjen reale në Kosovë. Një nga shqetësimet kryesore për Qeverinë e Kosovës mbetet çështja e miratimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kusht kryesor i vënë nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave. "Edhe të enjten e kam potencuar kudo që kam qenë, por edhe sot. Tani është një sfidë e cila duhet të tejkalohet. Sigurisht duhet të gjejmë rrugë tjetër dhe më duket se unë e shoh tani se ka hapësirë që të punohet me një alternativë tjetër duke anashkaluar këtë problem", ka potencuar Pacolli. "Jo që ta anashkalojmë dhe ta lëmë aty, por konsiderojmë se është një sfidë e cila duhet të tejkalohet por jo tani, nuk mund të kalohet tani, pritet momenti i duhur", ka thënë shefi i diplomacisë kosovare. Sipas tij, proceset e integrimeve në BE, për Kosovën nuk duhet të ndalen. "Mos të presin që kjo sfidë të kryhet dhe të ecim përpara. Nëse e bëjmë këtë është gabim shumë i madh edhe i Brukselit edhe i Prishtinës", është shprehur ai. "Më duket se sot kur përfundova këtë vizitë, më duket se është hapur një perspektivë, është hapur një spirale ku mund të punohet, që në njëfarë mënyre të anashkalohet kjo sfidë dhe sa më shpejtë të vijmë te liberalizimi i vizave", ka thënë ai. "Nuk mund të them se ajo mund të bëhet për një muaj, dy muaj, tre muaj, por jam i lumtur që është krijuar njëfarë mënyre, është folur për krijimin e një grupi punues, i cili do të gjejë rrugën alternative se si të anashkalohet problemi i tanishëm dhe të ecim përpara", ka vijuar Pacolli. Sidoqoftë, Pacolli nuk tha se ka marrë edhe mbështetjen e Brukselit që të paktën përkohësisht të anashkalohet kushti i ratifikimit të Demarkacionit për heqjen e vizave. "Ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit), ndoshta është kuptuar sot se nuk ka qenë i domosdoshëm për kushtëzimin për liberalizimin e vizave dhe për këtë kusht, sot jemi duke punuar që të anashkalohet. Të mos hiqet kushti, por të anashkalohet dhe të arrihet deri te synimi ynë", ka thënë ai. Një formë të moratoriumit rreth kushtit për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi për një periudhë dy-vjeçare pati kërkuar nga Brukseli edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, por kishte marrë përgjigje negative. Në takimet me zyrtarët e lartë të BE-së dhe shefen e diplomacisë Mogherini, Pacolli ka thënë se është biseduar edhe në lidhje me vazhdimin e dialogut me Serbinë. "Sigurisht ne jemi shtet dhe ne do të respektojmë të gjitha marrëveshjet që janë diskutuar dhe që janë arritur këtu në Bruksel. E di fare mirë se ky vit dhe viti i ardhshëm do të jenë vite intensive, do të jetë një kohë kur shpresoj shumë që do të përmbyllet me kontratën historike mes Serbisë dhe Kosovës, me kontratën e paqes", ka nënvizuar Pacolli. Vizita e Pacollit në Bruksel, pasoi ndalesën e tij para pak ditësh në Podgoricë, ku bisedoi me autoritetet e Malit të Zi në lidhje me çështjen e Demarkacionit të kufirit. Mirëpo, edhe nga Qeveria e Malit të Zi, Pacolli mori mesazhin se për këtë vend, kjo çështje është e mbyllur dhe nuk mund të ri-negociohet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Indi: Nga rrëmuja në stacionin e trenit, 22 të vrarë

Posted: 29 Sep 2017 01:48 AM PDT

Zyrtarët në Indi thonë se nga rrëmuja në stacionin e trenit në Mumbai, sot janë vrarë 22 vetë dhe plagosur 30 të tjerë. Policia tha se rrëmuja ishte krijuar në një urë për këmbësorët e cila kalon mbi binarët hekurudhor në sacionin e Mumbait. Ky stacion zakonisht është i mbushur me udhëtarë që shkojnë në punë në pjesët e tjera të qytetit. Zyrtarët thanë se njerëzit ishin mbledhur nën tendën e urës për tu mbrojtur nga shiu i madh, kështu që turma e njerëzve ishte edhe më e madhe se zakonisht. Policia tha se rrëmuja ishte krijuar nga thashethemet se kalimi i këmbësorëve ishte shkatërruar për shkak se kishin rënë pjesë të betonit. Videoja e postuar në mediat sociale tregon se si njerëzit kërcenin nga ura dhe kishin mbetur varë në shtyllat e hekurudhës që e mbanë konstruksionin që të mos rrëzohet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Rusia po përpiqet ta mbrojë Iranin nga inspektimi atomik

Posted: 29 Sep 2017 12:54 AM PDT

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha dje se Rusia po përpiqet ta "mbrojë Iranin" nga inspektimet e organizatës atomike të Kombeve të Bashkuara për disa aktivitete, që mund të kontribuojnë për zhvillimin e bombës atomike. Derisa ambasadorja Haley ka kërkuar që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), t'i zgjeroj inspektimet e veta në Iran, diplomatët rusë në OKB janë përpjekur ta zvogëlojnë rolin e kësaj agjencie, duke argumentuar se nuk ka autoritet për kontroll në seksionin kritik, i njohur si seksioni T, që i ndalon "aktivitetet që mund të kontribuojnë për zhvillimin e pajisjes atomike eksploduese". Sikur në shumë pjesë të tjera të marrëveshjes, në seksionin T nuk përmendet Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe nuk specifikohet se si bashkëpunimi me këtë kapitull do të verifikohej.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i e transmetoi një audiomesazh për të cilin thotë se është i Baghdadit

Posted: 28 Sep 2017 11:29 PM PDT

Grupi ekstremsit, Shteti Islamik (IS), e ka transmetuar atë që thotë se është një incizim i ri audio i liderit të vet, Abu Bakr al-Baghdadi. Data e incizimit 46 minutësh, që u paraqit dje nëpërmjet organizatës së lajmeve të ndërlidhur me IS-in, Al-Furqan, nuk është e qartë. Në këtë incizim, folësi i cili tingëllon skur lideri i IS-it, duket se u referohet kërcënimeve aktuale të Koresë Veriore kundër Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai, po ashtu, flet për luftërat për bazat e forta të IS-it në qytetin Mosul, të cilin forcat e Irakut e kanë rimarrë në muajin korrik. Ushtria e Rusisë ka thënë në muajin qershor se po përpiqej ta verifikonte nëse ai ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Rusisë në Siri. Një komandant ushtarak amerikan tha muajin e kaluar se lideri i IS-it me gjasë është ende gjallë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson në Kinë për bisedime lidhur me Korenë Veriore

Posted: 28 Sep 2017 11:22 PM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot pritet të arrijë në Kinë, për bisedime me udhëheqjen kineze për kërcënimin atomik të Koresë Veriore, për bashkëpunimin tregtar amerikano-kinez dhe për vizitën e ardhshme në Kinë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Gjatë qëndrimit në Pekin, zoti Tillerson pritet të takohet me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kinës. Prej muajit shkurt të këtij viti, kur u emëruar sekretar shteti, kjo është vizita e dytë e zotit Tillerson në Pekin. Departamenti amerikan i shtetit dëshiron që Kina të ndërmerr aksione më të ashpra kundër Koresë Veriore, për shkak të programit të armatimit atomik dhe testeve të raketave ndërkontinentale balistike. Dje Pekini ka shpallur se të gjitha kompanitë e Koresë Veriore në Kinë duhet ta mbyllin aktivitetin e tyre deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Twitter i ka suspenduar profilet e lidhura me përzierjen e dyshuar ruse

Posted: 28 Sep 2017 11:13 PM PDT

Kompania Twitter i ka pezulluar afro 200 profile të lidhura me rusët dhe i ka gjetur afro 2 mijë shpallje të postuara nga grupi televiziv RT i Rusisë, në hetimet e veta për përpjekje të mundshme për ta shfrytëzuar këtë platformë të popullarizuar sociale, për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016. Për këto hetime, zyrtarët ekzekutivë të rrjetit Twitter mbrëmë i kanë njoftuar panelet e Komitetit të Inteligjencës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Kompania më vonë ka thënë se i ka identifikuar dhe larguar 22 profile të ndërlidhura me afro 500 faqe të rrejshme të rrjetit, Facebook, ose profile të lidhura me Rusinë. Janë zbuluar edhe 179 llogari të tjera të dyshuara, shumica prej të cilave janë suspenduaar. Twitter tha se kompania mediale ruse, Russia Today (RT), që është e afërt me Kremlinin, i ka shpenzuar 274 mijë dollarë në shpalljet në Twitter dhe i ka promovuar 1,823 postime, që kishin synim tregun amerikan gjatë vitit zgjedhor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Jon Huntsman - konfirmohet për ambasador në Moskë

Posted: 28 Sep 2017 10:34 PM PDT

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar dje ish-ambasadorin amerikan në Kinë, Jon Huntsman, për ambasador të ri të administratës së Donald Trumpit, në Rusi. Votimi në Senat për zotin Huntsman ishte unanim. Ai ka përvojë të gjatë diplomatike, si ish-ambasador i presidencës Barack Obama në Pekin, dhe ambasador në Singapor, nën presidentin, George H.W. Bush. Zoti Huntsman, 57 vjeçar, gjatë dëshmisë së tij në fillim të këtij muaji tha se "nuk ka dyshim se qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, vitin e kaluar" dhe ka shtuar se "Moska vazhdon të përzihet në proceset demokratike të miqve dhe aleatëve tanë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more