Skip to main content

“Kampionati shqiptar/ Teuta dhe Kukësi fitore ”të fortë”, Vllaznia ‘’shkatërron’’ Kastriotin” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kampionati shqiptar/ Teuta dhe Kukësi fitore ”të fortë”, Vllaznia ‘’shkatërron’’ Kastriotin” plus 9 more Lajmi i Fundit


Kampionati shqiptar/ Teuta dhe Kukësi fitore ”të fortë”, Vllaznia ‘’shkatërron’’ Kastriotin

Posted: 27 Sep 2017 08:57 AM PDT

Janë luajtur sot ndeshjet e kthimit të Grupit A të Kupës së Shqipërisë ku Kukësi dhe Teuta, skuadrat e "Superligës" që pësuan humbje në ndeshjet e para, kanë arritur të përmbysin shifrat duke u kualifikuar.

Kukësi që në takimin e parë u mund 1-0 nga Egnatia, sot ka bërë kthesën në "Zeqir Ymeri" duke fituar thellë 4-0. Golat për verilindorët i shënuan Guri në minutën e 19-të dhe 50-të, Krkotiç në të 25-ën dhe Kale në të 33-ën.

Përmbysja e Teutës ka qenë me të vërtetë dramatike pasi durrsakët ia kanë dalë vetëm në minutat e fundit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Pukë kundër Tërbunit djemtë e drejtuar nga Gugash Magani humbën me rezultatin 1-0, ndërsa sot triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Dy golat për Teutën u shënuan në minutën e 80-të dhe të 83-ën me autorë Latif dhe Lena.

Të gjitha ndeshjet

KUPA E SHQIPËRISË – GRUPI A
Teuta-Tërbuni 2-0 (0-1)
Latif 80′, Lena (p) 83′

Besëlidhja-Shënkolli 1-0 (2-0)
Bangura 43′
Vllaznia-Kastrioti 4-0 (0-0)
Tafili 11′, Ribaj 30′, Borshi (ag) 64′, Vucaj 78′

Tirana-Besa 2-0 (2-1)
Ngoo 9′, 13′
Erzeni-Burreli 1-0 (1-2)
Pasha (p) 63′
Kukësi-Egnatia 4-0 (0-1)
Guri 19′, 50′, Krkotiç 25′, Kale 33′

 

 

Nesër

13:00 | Kamza-Iliria (2-0)
E papërcaktuar
Mamurrasi – Skënderbeu (0-8)
*** Në kllapa () rezultati i ndeshjeve të para ***

 

The post Kampionati shqiptar/ Teuta dhe Kukësi fitore ”të fortë”, Vllaznia ''shkatërron'' Kastriotin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E revoltuar, Kozeta kritikon Rudina Magjistarin dhe Arjan Çani

Posted: 27 Sep 2017 08:41 AM PDT

Kozeta Kurti jep një mësim për dy moderatorë shumë të njohur në mediat shqiptare.

E ftuar në emisionin 'Kush vjen për drekë' në televizionin 'Klan', gazetarja dhe moderatorja ka bërë një koment që nga shumëkush mund të interpretohet fare mire si një 'kunj' për disa nga kolegët e saj.
“Momentalisht në televizionet shqiptare, janë dy moda: E para, t'i vësh emisionit emrin tënd në titull dhe e dyta, në fillim të emisionit të numërosh puntatat si: 'Ky është emisioni im i njëqind e satë!', për të treguar sa të lashtë jemi…'- u shpreh Kozeta Kurti.

Ndërsa për numërimin e puntatave, ajo sigurisht i referohet moderatorit Arjan Çani në emisionin 'Zonë e Lirë', i cili tashmë e ka bërë traditë që ta thotë një gjë të tillë në çdo emision. I përket çështjes së emrit të moderatorit në vend të titullit, mendohet se Kurti i referohet emisionit 'Rudina' të Rudina Magjistarit, emision në të cilin ajo vetëm pak muaj më parë ishte e ftuar./Xing.al/

The post E revoltuar, Kozeta kritikon Rudina Magjistarin dhe Arjan Çani appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Pamjet e kamerave të përplasjes së makinës në Elbasan solli debate, ish-drejtorët të revoltuar: Policët shpërdoruan detyrën

Posted: 27 Sep 2017 08:30 AM PDT

Pamjet e kamerave të sigurisë së incidentit me policinë në Elbasan kanë shkaktuar debate edhe në vetë radhët e uniformave blu, mbi sjelljen e efektivëve.

Top Channel intervistoi dy ish-drejtues të lartë policisë, sipas të cilëve kemi të bëjmë me një sjellje arbitrare dhe aspak profesioniste.

"Kur e shef si qytetar, duket si aksident dhe përdorimi i armës është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet penalisht, disa nuk kishin as shenja dalluese të policisë, veprohet ekstemisht fillimisht me armë pastaj nuk veprohet për ta rrethuar, kapur, etj", shprehet Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie.

"Qëllimi me armë i 'Audit' është në shkelje të hapur dhe është shpërdorim detyre, pasi policia nuk e dinte kush po vinte me 'Audi', mund të ishte një femër, një i dehur, kishin gjithë kohën e nevojshme për të hyrë etj", thotë Arjan Hoxha, ish-drejtues policie.
Në lidhje me këtë rast, sipas burimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po shikon mundësinë e shpalljes së moskompetencës pasi ka dyshime të arsyeshme se nuk është rrezikuar jeta e punonjësve të policisë.
/ Top Channel

 

The post Pamjet e kamerave të përplasjes së makinës në Elbasan solli debate, ish-drejtorët të revoltuar: Policët shpërdoruan detyrën appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Akuzohet për një vrasje në vitin 1998, ish- truproja e Sali Berishës dënohet me dënim të përjetshëm

Posted: 27 Sep 2017 08:20 AM PDT

Një lajm i keq ka ardhur për ish- truprojën e Sali Berishës, Izeta Haxhia.

Ai shkruan se shteti grek e ka dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të ndodhur në Athinë në 1998, por ai pretendon se në atë kohë ka qenë në Tropojë.
Haxhia shkruan se ky është një "puç" që i bëhet edhe nga shteti shqiptar duke mos e njoftuar kurrë për një gjyq të tillë.

Statusi i plotë:
Njeriu ne jete ndeshet me shume sfida. Bie, ngrihet, plagoset, sherohet, zhgenjehet, lumturohet, deshton apo tregohet i sukseshem. Bie pre e paragjykimeve e shpijeve , apo behet ure e te tjereve ne rrugtimim e tij drejt nje ngritje apo pasurimi.
Ne jeten time mund te kem bere shume gabime qe me kane kushtuar shume. Jam munduar gjithmone ti perballoj sfidat e jetes me dinjitet e pa u nenshtruar ne asnje situate, pa humbur dinjitetin dhe me e rendesishjma pa rene ne batakun e krimit.
Por jam ndeshkuar me te padrejte, duke humbur lirine, e denuar per gjera qe nuk kam bere. Dje mora vesh se ne vitin 2001 jam denuar me burgim te perjetshem nga shteti dhe gjykatat greke. Jam denuar per nje vrasje te kryer ne vitin 1998 ne Athine, kur une ne ate kohe kam qene ne Tropoje dhe kam patur vite pa shkelur ne token greke.
Eshte e "habitshme" se nga shteti Shqiptar edhe pse ka patur dijeni per kete vrasje dhe denim qe kam marre, nuk eshte permendur asnjehere. Si duket e kane ruajtur si As nen menge, per ta perdorur ndaj meje.
Nuk ju ka mjaftuar denimi qe me dhane, ngaqe u gjenda ne Tirane kur ndodhi "vrasja e shekullit". Dhe vune ne levizje patronet e tyre greke per te me dhene nje denim te tille. Por duke mesuar kete denim, une jam i qarte se cilet jane urdhedhenesit e vrasjes se vellait tim ne qershor 1997.

The post Akuzohet për një vrasje në vitin 1998, ish- truproja e Sali Berishës dënohet me dënim të përjetshëm appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Sekuestrohen 297 kg kanabis në Skrapar, arrestohen 2 persona

Posted: 27 Sep 2017 08:09 AM PDT

Policia e Skraparit ka sekuestruar plot 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, duke arrestuar 2 persona.

Policia në kuadër të operacionit policor "AGIMI'', ka asgjësuar me anë të djegies 175 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

 

Tre rastet e goditura nga policia:
1. U bë kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim Medi Myftaraj 26 vjeç, lindur në fshatin Visockë, Skraparë dhe banues në Ksamil, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Visockë iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
2. U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dejvis Koleci, 35 vjeç, banues në Skrapar pasi gjatë kontrollit të ushtrur në banesën e tij dhe në banesën e prindërve të tij (e cila ishte e braktisur) në Skrapar, iu gjetë dhe sekuestrua një sasi prej 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Në total është sekuestruar rreth 297 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e papërpunuar.
Në ngarkim të shtetasve të arrestuar ka filluar hetimi për procedim pasuror pasi janë evidentuar disa pasuri (1 vilë 3-katëshe, 1 lokal dhe disa automjete) në pronësi të tyre të cilat dyshohen se lidhen me veprimtarinë e paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
3. Po në kuadër të këtij operacioni në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradecë, Skrapar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 175 rrenjë bimë narkotikë Cannabis Sattiva.
Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat , për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

The post Sekuestrohen 297 kg kanabis në Skrapar, arrestohen 2 persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Nis hetimi për zyrtarin e lartë në Tiranë, policia gjen vulën e institucionit në makinën e shokut të tij

Posted: 27 Sep 2017 08:03 AM PDT

Një administrator i një njësie administrative është në procedimin penal, pasi vula e institucionit është gjetur në makinën e shokut të tij.

Sipas burimeve zyrtare, efektivët e seksionit për krimin ekonomik dhe financiar kanë referuar dje materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Tiranë për shtetasin V.M, vjeç 46, banues në Tiranë, administrator i një njësie administrative, duke mos respektuar rregulloren e mbajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zyrtar.

46-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet me dije, gjatë kontrollit të mjetit tip "Benz", në pronësi të shtetasit N.O, vjeç 56, banues në Tiranë, i është gjetur vula e njësisë administrative. Sipas njoftimit të policisë ai e kishte nxjerrë vulën jashtë ambienteve të zyrës, duke mos respektuar rregulloren e mbajtjes dhe administrimit të dokumentacionit zyrtar.
Madje sipas policisë, dyshohet se vula mund të jetë përdorur për të vulosur vërtetime të falsifikuara prej tij.
Ai është proceduar për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

The post Nis hetimi për zyrtarin e lartë në Tiranë, policia gjen vulën e institucionit në makinën e shokut të tij appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Lufta e tretë botërore pranë? Reagon Trump: Nuk është opsioni jonë

Posted: 27 Sep 2017 07:43 AM PDT

Pheniani vijon të dërgojë paralajmërime të frikshme, ndërsa SHBA deklaron se opsioni i luftës nuk është i pari që shqyrtohet.

Federata e Përgjithshme e Sindikatave të Koresë ka bërë thirrje se lufta e tretë botërore gjithnjë e më shumë po afrohet për shkak të armëve bërthamore.
Në deklaratën e kësaj sindikate thuhet se Kim Jong-un, në rast lufte, do të "godas ashpër SHBA-të dhe se subjektet e tij besnike do të luftonin deri në vdekje kundër ushtrisë së Trumpit, shkruan Dailystar.

Organizata përfaqëson më shumë se 1 milion persona të mbretërisë së Hermit dhe ka premtuar në mënyrë të përsëritur besnikërinë e saj ndaj Kim Jong-ut.
"Punëtorët e Koresë së Veriut janë plot entuziazëm për të furnizuar me shumë armë strategjike dhe pajisje ultra moderne të luftës, për t'u përballur me shpejtësi më të madhe dhe përfundimtare me SHBA-të", thuhet në deklaratë.
Por, presidenti Donald Trump tha se çdo opsion ushtarak i SHBA-ve do të ishte "shkatërrues" për Phenianin, shkruan tesheshi. Ai shtoi se përdorimi i forcës nuk është opsioni i parë i Uashingtonit për t'u marrë me programin e armëve balistike dhe bërthamore të vendit.
"Jemi plotësisht të përgatitur për opsionin e dytë, por s'është një opsion i preferuar", tha Trump në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar forcës ushtarake.
"Por nëse vendosim për këtë mundësi, do të jetë shkatërruese për Korenë e Veriut. Ky quhet opsion ushtarak. Nëse na duhet ta ndërmarrim këtë hap, atëherë ne do ta bëjmë këtë", tha Trump.

 

The post Lufta e tretë botërore pranë? Reagon Trump: Nuk është opsioni jonë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ngjarja në Elbasan, biznesmeni padit efektivët dhe nëndrejtorin e Policisë

Posted: 27 Sep 2017 07:23 AM PDT

Veprimet e oficerëve të policisë natën e 18 Shtatorit në Elbasan, ku u godit makina e numrit dy të policisë së këtij qyteti nga mjet i blinduar do të jenë subjekt i një hetimi.

Petrit Çela, me anë të avokatit të tij ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 6 efektivë, ndër ta dhe Gjergj Oshafin, Nëndrejtorin e Policisë. Pronari i tregut agro-ushqimor i akuzon efektivët për kryerjen e 9 veprave penale, ku më të rëndat janë ato të shpërdorimit të detyrës, kallëzim i rremë, si dhe deklarata të rreme para prokurorit.

Në kallëzim, biznesmeni pretendon se deklarimet e policive se kanë qenë në aksion janë të ndryshme nga ajo çfarë ka ndodhur në realitet. Ndërsa avokati konfirmoi se ndaj djalit të Petrit Çelës, Suel Çela nuk ka një urdhër ndalimi nga Prokuroria për Krimet e Rënda.
Petrit Çela pretendon në kallëzim se nga policia janë shtrembëruar faktet dhe dinamika e ngjarjes, pasi sipas tij, nga filmimet rezulton se veprimet e policisë janë të kundërta nga ato që kanë deklaruar kur janë marrë në pyetje.
Pas pamjeve të shfaqura në "Opinion", prokuroria po shqyrton mundësinë e ndryshimit të akuzës. Dyshime të mëdha janë ngritur për mosreagimin e uniformave blu, pas goditjes nga Audi i blinduar. /TvKlan

The post Ngjarja në Elbasan, biznesmeni padit efektivët dhe nëndrejtorin e Policisë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Aksidentohet makina me motorin në Tiranë, policia jep detajet

Posted: 27 Sep 2017 07:13 AM PDT

Blutë e Tiranës japing detaje mbi aksidentin e raportuar në afërsi të Kombinatit.

Njoftimi:
Më datë 27.09.2017, rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës", mjeti motorr tip "Yamaha" (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

The post Aksidentohet makina me motorin në Tiranë, policia jep detajet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E rëndë në Pogradec/ E reja largohet nga banesa, denoncon në polici njerka

Posted: 27 Sep 2017 07:04 AM PDT

Një ditë më parë, një 19-vjecare është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas të Pogradecit, teksa e reja me inicialet A.Ç, 19 vjeçe është larguar nga banesa dhe për të nuk ka asnjë informacion për vendodhjen.
Njerka e saj ka bërë sot kallëzimin në polici dhe ka deklaruar se nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.09.2017, është larguar nga banesa e saj në fshatin Buçimas shtetasja A.Ç, 19 vjeçe. Kallëzimi është bërë sot më datë 27.09.2017, në Komisariatin e Policisë Pogradec, nga njerka e saj shtetasja K.Ç, 31 vjeçe, e cila ka deklaruar se nuk ka informacion mbi vendndodhjen e shtetases A.Ç.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

The post E rëndë në Pogradec/ E reja largohet nga banesa, denoncon në polici njerka appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more