Skip to main content

“Katalunia vazhdon me referendumin, Madridi e kundërshton” plus 16 more Radio Evropa e Lirë

“Katalunia vazhdon me referendumin, Madridi e kundërshton” plus 16 more Radio Evropa e Lirë


Katalunia vazhdon me referendumin, Madridi e kundërshton

Posted: 30 Sep 2017 10:06 AM PDT

Zyrtarët në rajonin spanjoll të Katalunisë, po bëjnë tentativa për të vazhduar me referendumin për pavarësi, të cilin Madridi e ka cilësuar si "tallje të demokracisë". Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka thënë se referendumi i planifikuar me 1 tetor është jokushtetues dhe se referendumet janë bërë " instrumente të për diktatorët". Qeveria e rajonit të Katalunisë, po shtyen përpara referendumin edhe pse autoritetet në Madrid kanë fikur sistemin elektronik të votimit dhe policia Guardia, ka konfiskuar një numër të madh të fletëvotimeve. Pavarësisht pengesave, presidenti separatist i Asamblesë nacionale të Katalunisë, Jordi Sanchez, ka thënë se nëse arrihen 1 milion vota pro pavarësisë do të ishte "një sukses i jashtëzakonshëm". Rreth 5.3 milion njerëz kanë të drejtë vote, ndërsa ata që janë kundër pavarësisë janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në referendum. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson në Kinë, bën thirrje për “qetësi” ndaj Koresë së Veriut

Posted: 30 Sep 2017 09:26 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe zyrtarë të tjerë, për të diskutuar rreth tregtisë, kërcënimeve të Koresë së Veriut dhe vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në Kinë. Tillerson ka bërë thirrje për qetësi rreth situatës në gadishullin Korean, por ka thënë se Korea e Veriut duhet të ndalojë testimin e raketave. "Me sa duket, do na ndihmonte shumë nëse Korea Veriore do të ndalonte përdorimin e raketave", u ka thënë Tillersoni gazetarëve në Pekin. "Kjo do t'i qetësonte gjërat shumë", ka shtuar ai. Tillerson u ka thënë gazetarëve se SHBA-të kanë "lidhje të komunikimit me Phenjanin". "Nuk jemi në një situatë të zezë ... kemi disa kanale të hapura për Phenjanin", ka shtuar Tillerson. Uashtingtoni do që Kina të ndërmarrë hapa kundër Koresë së Veriut, si përgjegjie ndaj armëve të saja bërthamore dhe raketave balistike ndërkontinentale. Vizita zyrtare e Trump-it në Kinë, pritet të mbahet në nëntor të vitit 2017.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet ajërore në Siri vrasin së paku 28 civilë

Posted: 30 Sep 2017 08:44 AM PDT

Së paku 28 civilë janë vrarë, përfshi edhe fëmijë, në një sulm ajërorë në jugperëndim të Sirisë, në bastionin e rebelëve në Idlib, raporton një grup i monitorimit. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri kanë thënë se nuk është e qartë se kush është përgjegjës për sulmin. Në ditët e fundit, avionë të qeverisë siriane dhe aleatit të tyre, Rusisë, kanë shpeshtuar sulmet në Idlib. Rojtarët britanezë kanë thënë se 12 persona kanë vdekur gjatë sulmeve ajërore në distriktin e Haremit, vetëm 20 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit provincial, Idlib. Ekipe të shpëtimit thonë se Siria dhe Rusia kanë vrarë civilë në sulmet ajërore, pasi sulmuesit filluan ofenzivë kundër pjesëve të qeverisë, në jugperëndim të vendit. Të dyja vendet kanë hedhur poshtë akuzat se ato kanë vrarë qytetarë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skena politike, nga fjalori i degraduar te dhuna fizike

Posted: 30 Sep 2017 07:12 AM PDT

Diskursi i vrazhdë dhe me përmbajtje ofenduese, me të cilin komunikojnë publikisht individë të skenës politike dhe përfaqësues të partive politike, si dhe dhuna verbale dhe fizike që prodhon ajo, thyejnë të gjitha rregullat e paraqitjes publike si dhe ligjet në fuqi, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe shoqërore në Kosovë. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, reflekton mungesën e intelektualizmit në politikë. Kjo për faktin se, sipas tij, fjalori i rrugës ose ai personal, po barten në fjalorin publik, nën arsyetimin se është origjinal, por që, siç thotë ai, nuk i takon nivelit të komunikimit publik, i cili ka rregullat e mirësjelljes. "Fatkeqësisht, Kosova po kalon në një lloj militantizmi dhe krahinorizmi, si dhe në një lloj animi ku argumentet nuk janë me rëndësi dhe ku po çmohet gjuha, kushtimisht thënë, e të fortit. Do të thotë, argumenti i forcës dhe jo argumenti i fjalës. Nuk po çmohet njeriu, i cili flet intelektualist; i cili jep argumentet ngadalë dhe që jep program. Por, mbahet mend ai i cili ka folur një fjalë të madhe, një fjalë të keqe ose ka bërë një gjest, që për mendimin tim, do të ishte primitiv dhe nuk do ta kishte vendin në paraqitjet publike", thotë Tahiri. Mendim të përafërt shpreh edhe sociologu Shemsi Reçica. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se diskursi nxitës, me të cilin paraqiten një numër politikanësh në publik, po shkon në një rrugë pa krye. Sipas tij, në vend të ofrimit të argumenteve dhe fakteve në debate të ndryshme publike, ata ofrojnë një fjalor, siç e quan ai, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbiseduesit. Kjo, sipas tij, reflekton mjaft keq tek ata që i shikojnë, dëgjojnë ose i lexojnë. "Pra, unë e shoh këtë si mungesë të punës, të rezultateve të punës, mungesë e argumenteve për t'u ballafaquar me problemet. Kjo, pastaj, kompensohet me fjalë boshe, por me fjalë të rënda, fjalë të pista, që kanë për qëllim, jo ta thonë një të vërtetë, por ta degradojnë dhe mundësisht ta çarmatosin bashkëbiseduesin, para atyre që e shikojnë ose dëgjojnë ose në raste të tjera edhe që e lexojnë", vlerëson Reçica. Degradimi i fjalorit publik, në përballje ndërmjet përfaqësuesve të partive politike, ka sjellë edhe përplasje fizike ndërmjet tyre. Kjo ka ndodhur ditën e premte në një emision të drejtpërdrejtë të njërit prej televizioneve vendore, ndërmjet deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka. Policia e Kosovës, ka raportuar se "se dy meshkuj janë sulmuar mes veti. Njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar". Kjo përplasje ka nxitur reagime të shumtat qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët mbanin anën e njërit ose tjetrit deputet. Politologu Tahiri thotë se situatat e tilla mund të prodhojnë pasoja tejet negative, duke bartur përplasjet e tilla edhe në shoqëri. "Po, sepse Kosova, fatkeqësisht, po shkon kah kjo skajshmëri e politikës dhe kah mungesa e dialogut. Duket se pushteti po çmohet me çdo kusht. Nuk po zgjidhen mjetet për të ardhur në pushtet, po edhe për ta mbajtur pushtetin. Te ne, fatkeqësisht, po çmohet njeriu i cili ia arrin qëllimit, pa marrë parasysh se me çfarë mjete, e jo njeriu, i cili i respekton procedurat dhe jo partia, që i respekton procedurat dhe thirret në procedura. Prandaj, ne kemi deklarata politike nxitëse, që janë mbi ligjin", thekson Tahiri. Sociologu Reçica shpreh drojën se në një fazë të mëvonshme, përplasjet verbale, por duke mos përjashtuar edhe ato të dhunshme, rrezikojnë të barten edhe në opinion, në rast se nuk ndërmerren masa nga vetë partitë politike, por edhe nga institucionet e ligjit. "Në qoftë se lejohet në Kuvendin e Kosovës ose në mediet pamore, të flitet në këto përmasa aq të mëdha me një gjuhë fyese, që nuk e pranon populli ynë, atëherë mund të themi që në njëfarë mënyre, drejtpërdrejt po i hapet rruga edhe përdorimit të dhunës". "Kjo dhunë, shfaqet në fillim, në studio, siç e pamë ne mbrëmë. Mirëpo, kjo pritet të shfaqet edhe në Kuvend dhe pastaj, prej Kuvendit mund të dalë jashtë Kuvendit, tek ithtarët e personave ose të grupeve politike", shprehet Reçica. Politologu Tahiri thekson se situatave që kanë ngjyrime konflikti ndërmjet partive politike, përballë opinionit, po u ndihmojnë edhe disa medie, portale dhe intelektualë, të cilët kanë krijuar raporte klienteliste, të përfitimeve dhe shprehjes së ndikimit. Sipas tij, në gjë e tillë i jep pasqyrë të keqe shoqërisë, gjatë gjithë kohës që askush nuk thirret në ligjshmëri dhe kushtetutshmëri, si dhe nuk i respekton procedurat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lideri opozitar rus përballë Putinit

Posted: 30 Sep 2017 06:55 AM PDT

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, ka premtuar se do të vazhdojë të mbajë protesta, të cilat kanë tërhequr tashmë mijëra qytetarë anembanë Rusisë, pasi ishte liruar nga policia më 29 shtator. Pasi ishte mbajtur për 10 orë në polici, kjo si masë për të parandaluar Navalnyn që të fliste në një protestë, ai është urdhëruar të paraqitet para një dëgjimi administrativ nën akuzat për organizmin e protestave ilegale. "Ne nuk do të ndalemi, pavarësisht pengesave", ka thënë Navalny për gazetarët, të cilët e prisnin para stacionit policor, ku ai shtoi se po planifikon të marrë pjesë edhe në protestën në Orenburg. Që kur kishte shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale, vitin e kaluar, Navalny, 41-vjeçar, një kritik i zëshëm i presidentit, Vladimir Putin, ka hapur më shumë se 60 zyre të fushatës në rajone të ndryshme në Rusi. Në qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi, ka thënë se Navalny nuk mund të kandidojë për post publik, për shkak të një dënimi rreth një krimi financiar, që thuhet së ishte i motivuar politikisht. "Plani për të bllokuar protestat rajonale, nuk do të funksionojë, ka shkruar Navalny në Twitter, pas lirimit nga policia. "Kremlini i sheh takimet e mia me votuesit, si një kërcënim të madh dhe si fyerje, në fund të fundit, askush nuk shkon në takimet e tyre nëse nuk paguhen", ka shkruar ai. Navalny, stafi i tij dhe shumë përkrahës në protesta, janë ndaluar në vazhdimësi nga policia dhe disa nga mbështetësit janë sulmuar apo janë përballur me persekutime nga autoritetet në muajt e fundit. "Human Rights Watch", në një deklaratë kanë thënë se autoritetet ruse po ndërhyjnë në mënyrë "vazhdueshme" në përpjekjet e Navalnyt për të kandiduar për president, përfshirë ndalimin e vullnetarëve të kampanjës së tij dhe veprime tjera kundër përkrahësve të Navalnyt. Navalny kishte postuar arrestimin e tij në rrjetin social Instagram, duke shkruar se ai ishte ndaluar nga policia derisa po dilte nga apartamenti i tij. "Kështu, Putini nuk do që unë të marr pjesë në protesta", shkroi ai. Ministri i Brendshëm rus ka thënë se Navalny është ndaluar nga policia e Moskës ngase, siç tha ai, ka pasur " thirrje të vazhdueshme" për njerëzit që të marrin pjesë në protesta të paautorizuara. Nëse gjykata vendos se Navalny ka thyer rregullat për protesta dhe tubime publike, ai mund të dënohet me 30 ditë burgim. Në anën tjetër, Navalny dhe stafi i tij thonë se protesta në Nizhny Novogorod ishte legale. Në blogun e tij, Navalny ka përsëritur kërkesën e tij tek autoritetet për ta lejuar atë të protestojë në Shën Petersburt, që është qyteti i lindjes së Putinit, por atij nuk i është ofruar ndonjë lokacion i kënaqshëm. Ai ka thënë se do të bëjë kërkesë që protesta të mbahet në parkun qendror të qytetit, dhe ka thënë se ai do t'u bëjë thirrje përkrahësve të tij për të protestuar në Sheshin e Pallatit, nëse kjo kërkesë e tij pr parkun qendror refuzohet. Vladimir Putin, presidenti rus që mban këtë post që nga viti 1999, pritet të marrë edhe një mandat të katërt në zgjedhjet e marsit, edhe pse nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nëse ai do të kandidojë. Përgatiti: Linda Gjokaj

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet një ushtar rus në Lindjen e Largët

Posted: 30 Sep 2017 06:47 AM PDT

Një ushtar rus, i cili qëlloi dhe vrau tre ushtarë të tjerë më armë zjarri gjatë një prove me armë, u vra nga policia gjatë operacionit të kërkimit, në Lindjen e Largët. Autoritetet kanë thënë se ai u vra pasi pati tentativa për ta arresuar ushtarin i cili hapi zjarr ndaj ushtarëve të tjerë. Dy ushtarë të tjerë u plagosën në incidentin në zonën Amur, nga të shtënat, ka thënë Komiteti federal i hetimeve të Rusisë në një deklaratë. I dyshuari shkarkoi armën e tij tek një grup ushtarësh " duke pritur që të largohen nga linja për për të shkrepur armët gjatë provave", tha Komiteti hetimor. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Navalny organizon protestë pas ndalimit policor

Posted: 30 Sep 2017 05:30 AM PDT

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, u takua me banorët e Orenburgut më 30 shtator si pjesë e fushtës së tij për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018. Veprimi i tij është sanksionuar nga autoritetet e qytetit. Navalny kishte shkuar në qytetin Orenburt në mëngjes, vetëm disa orë pasi policia e Moskës e lëshoi atë nga paraburimi, ku u mbajt për rreth 10 orë. Navalny ishte ndaluar nga policia për ta penguar atë që të fliste në protestën e mbajtur në Nizhny Novgorod. Ai është urdhëruar të paraqitet në një seancë dëgjimore më 2 tetor, nën akuzën për organizim të protestave të paligjshme. Navalny është zotuar të mbajë tubime që kanë tërhequr mijëra njerëz në të gjithë Rusinë. "Ne nuk do të ndalojmë atë që po bëjmë tani, pavarësishtë pengesave", ka thënë Navalny për gazetarët. Navalny po planifikon të marrë pjesë në një protestë tjetëtr në një qytet në jugor më 1 tetor. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Një lëndë shpërthyese ka shkaktuar zjarrin në depon e municioneve

Posted: 30 Sep 2017 04:45 AM PDT

Prokurori ukrainas, Yuriy Lutsenko, ka thënë se hetuesit po veprojnë sipas një teorie, në bazë të së cilës, sabotuesit mund të kenë përdorur një lendë shpërthyese për të shkaktuar shpërthimin masiv dhe zjarrin në depon e municioneve në Ukrainë. Hetuesit nuk besojnë, se ndonjë dron ishte i përfshirë në shpërthimin që ka ndodhur këtë javë në Ukrainë, ka thënë Lutsenko për kanalin televiziv, Inter.  "Ne nuk kemi dëshmi se ka pasur pajisje ajrore të përfshirë në Kalynivka, por në kemi të gjitha faktet se një lëndë shpërthyese ka shkaktuar shpërthimin", ka thënë ai. Lutsenko ka thënë se Ukraina, më herët gjatë vitit, kishte zbuluar një avion që hetuesit besojnë se kishe shkaktuar një shpërthim masiv dh ezjarr më 23 mars në depon e municioneve në një bazë ushtarake në Balakliya. "Ne po i shohim të gjitha shenjat e sabotazhit...ne zbuluar një mjet ajror pa pilot në kufirin ruso- ukrainas, i cili shkaktoi shpërthimin në Balakliya. Prandaj, ky është një akt sabotimi nga ana e Rusisë, e cila po shkatërron kapacitetet tona ushtarake", ka thënë Lutsenko. Sipas autoriteteve ukrainase, të shprëngulurit nga sulmi në Kalynivka, janë lejuar të kthehen në shëtpitë e tyre, pavarësisht se kanë vazhduar shpërthimet në depon e municionit, megjithatë autoritet thonë se këto nuk përbëjnë rrezik për banorët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestuesit kërkojnë “Zgjedhje të drejta” në Kirgistan

Posted: 30 Sep 2017 04:06 AM PDT

Rreth 1000 persona janë mbledhur për të protestuar në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, kundër zgjedhjeve, abuzimeve të fushatës zgjedhore, ryshfetit dhe "shrytëzimit të resurseve administrative". Kirgistani, tani po mban fushatë zgjedhore, para zgjedhjeve presidenciale më 15 tetor. Shumë protestues janë mbledhur në sheshin qendror, Bishkek, për të protestuar në emër të " Zgjedhjeve të drejta". "Jemi mbledhur me një mision të vetëm: kërkojmë zgjedhje të drejta. Jemi kundër ryshfetit dhe shfrytëzimit të burimeve administrative", ka thënë deputeti i pavarur, Zhanar Akaev. Dy anëtarë të komisionit të zgjedhjeve kanë marër pjesë në protesta, ku i kanë informuar njerëzit se vota e tyre në zgjedhje është e fshehtë. Presidenti aktual, Almazbek Atambaev, i cili mban këtë pozitë që nga viti 2011, vazhdimisht është penguar për të kandiduar për president edhe për një mandat të dytë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson do të takohet me liderët e lartë kinezë

Posted: 30 Sep 2017 02:38 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do të mbajë bisedime me zyrtarë të lartë në Kinë, derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionin e shtrëngimeve ekonomike, si shtytje për të bindur Korenë e Veriut që të tërhiqet nga armët e saj bërthamore dhe programit të raketave. Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si vend kritik për të shmangur përplasjet ushtarake me Phenjanin, i cili shumë shpejtë po përparon drejt zhvillimit të një rakete bërthamore, që mund të arrijë SHBA-në. Zyrtarët e SHBA-së thonë se Pekini duhet gjithnjë të jetë i gatshëm të shkëpus lidhjet ekonomike me Korenë e Veriut duke miratuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia, me dy milionë banorë dhe më se 1.8 milion votues

Posted: 30 Sep 2017 02:31 AM PDT

Në zgjedhjet lokale më 15 tetor, të drejtën e votës e kanë më shumë 1.8 milion banorë nga rreth dy milionë sa ka Maqedonia, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës. Ky numër më nuk u bën përshtypje partive politike, të cilat gjatë zgjedhjeve të parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar zhvilluan polemika e debate të shumta në lidhje me numrin e votuesve.  Lidhja Social-Demokrate që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë ka mbajtur peng listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë më i lartë se 1.5 milion syresh. Kjo kishte bërë që lista të pësonte ndryshime duke larguar nga e njëjta më shumë se 30 mijë votues që dyshoheshin për të dhëna jo të sakta, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë ishin vendosur në një vend të posaçëm të listës zgjedhore, pasi mendohej se ata janë shtetas, por që ndodhen jashtë vendit me punë të përkohshme. Tani kjo parti, sikurse dhe të tjerat, nuk kanë bërë asnjë reagim për listën e votuesve që është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E derisa partitë heshtin, njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milion të kenë të drejtë vote. "Kjo lë hapësirë për dyshime se lista zgjedhore nuk është e pastruar sa duhet dhe se do të ketë numër shumë më të madh të votuesve se sa që duhet të jenë realisht. E gjithë kjo është pasojë e pengesave dhe manipulimeve të ndryshme që e bëjnë të pamundur që ky proces të përfundojë një herë e përgjithmonë, që të kemi një qasje reale ndaj këtij problemi të ndjeshëm, që, vazhdimisht, që nga vendosja e pluralizmit, është përdorur për manipulime të ndryshme", thotë Temelko Ristevski, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin Fon të Shkupit. ​Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Qendrës për gazetari hulumtuese, thotë se lista e papastruar zgjedhore, hap dyshime për rezultatin zgjedhor. Ai konsideron se nuk do të ketë parti, e cila do t'i humbë zgjedhjet dhe për këtë të mos e fajësojë listën zgjedhore. Neziri vlerëson se listë zgjedhore reale është vështirë të ketë, pa regjistrimin e popullsisë, proces ky që nuk po mund të zhvillohet tani dhjetë vjet. "Me një listë zgjedhore të papastruar, të paazhurnuar, do të shkohet në zgjedhjet lokale dhe natyrisht se kjo do të sjellë shumë dyshime për rezultatet që do të dalin. Nuk besoj se do të ketë parti që do t'i humbë zgjedhjet në komuna të caktuar e që nuk do të drejtojë gishtin apo nuk do ta hedhë fajin te manipulimi me listën e votuesve, ndërkohë që KSHZ-ja nuk mund të bëjë asgjë më tepër pa pasur një regjistrim të qartë të popullsisë", vlerëson Neziri. Ai shton se në një situatë të tillë mbetet që procesi zgjedhor të paktën t'i nënshtrohet një monitorimi më të madh nga ana e organizatave joqeveritare që merren me këtë proces, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Lista zgjedhore, sipas ish-anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, mund të ketë pësuar ndryshime, duke marrë parasysh vërejtjet e OSBE-së, por, kjo sipas tij, vështirë të ketë rritur besimin në opinion për një listë zgjedhore reale. "Më duhet të them se numri i votuesve për zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe zgjedhjet e tanishme lokale, ka një dallim shumë të madh. Besoj se numri i madh i votuesve që janë futur në listë, është bërë pas rekomandimeve të OSBE ODIHR-it nga raporti i fundit se në listën zgjedhore duhet të përfshihen edhe personat që kanë dokumente me afat të skaduar, por që me Kushtetutë kanë të drejtën e votës". "Por, jam i bindur se besimi në listën zgjedhor nuk është kthyer, kjo edhe me faktin se ende KSHZ-ja nuk ka dalë me qëndrim nëse e ka nënshkruar këtë listë dhe nëse ajo mendon se ajo paraqet gjendjen reale në vend", thotë Novakovski.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Sulmet me bombë vrasin dhe plagosin dhjetëra persona

Posted: 30 Sep 2017 01:54 AM PDT

Së paku dy persona janë vrarë, përfshirë një polic, nga një bombë në provincën Herat, në Afganistan, ka njoftuar një zyrtarë i provincës. Gelani Farhad, zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, ka thënë se një polic është plagosur kur një automjet policor shkaktoi shpërthimin. Një një incident tjetër, Farhad ka thënë se një motrçikletë civile ka rënë në një bombë skaj rrugës, duke vrarë civilë dhe duhet lënduar shumë të tjerë. Raportimet nga krahina e Kapisë, bëjnë të ditur se të paktën nëntë civilë u plagosën nga një bombë tjetër që ka shpërthyer në një Pazar, duke lënduar në mesin e personave edhe dy fëmijë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Herat apo Kapisa. Ndërsa, të premten grupi militant, Shtetit Islamik, në agjencinë e lajmeve, Amaq, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës jashtë xhamisë Shiite në Kabul.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hamza: Do të rritet buxheti dhe pagat e punëtorëve

Posted: 30 Sep 2017 01:40 AM PDT

Pagat e punëtorëve të sektorit publik do të rriten që nga viti i ardhshëm, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza.   Radio Evropa e Lirë: Zoti Hamza, kur pritet të përfundojë procesi i rishikimit të buxhetit për këtë vit dhe kur mund alokohen obligimet financiare ndaj ndërmarrjeve dhe kompanive të ndryshme, por edhe për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor? Bedri Hamza: Rishikimin e buxhetit e kemi proceduar në kabinetin qeveritar. I njëjti është në Kuvendin e Kosovës dhe ne presim që brenda procedurave sa më të shkurta të mundshme që lejojnë rregulloret e Kuvendit, ky projektligj të vendoset në rend dite dhe të përfundohet. Në kabinetin qeveritar e kemi përfunduar rishikimin e buxhetit në atë mënyrë që ne e kemi kthyer buxhetin në një buxhet real, të qëndrueshëm, bazuar në të hyra të qëndrueshme dhe jo mbi bazën e disa situatave hipotetike dhe disa supozimeve, por i kemi adresuar problemet kryesore që janë shpërfaqur gjatë kësaj kohe. Është adresuar çështja e pagesës së pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, është një shumë jashtëzakonisht e madhe për këtë kohë, rreth 26 milionë euro është dashur të mobilizohen. Është adresuar çështja e zgjedhjeve lokale, vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe janë siguruar 50 milionë euro për autostradën Prishtinë - Shkup. Dhe, ne besojmë se në fund të vitit do të mobilizojmë edhe mjete shtesë që të jemi korrekt me ekzekutuesin e punimeve dhe mos të fillojmë vitin e ri, me obligime nga ky vit. Do të thotë të ruajmë edhe reputacionin e vendit që jemi korrekt në pagesa për punët e kryera. Ka edhe disa rregullime tjera të brendshme, është ruajtur deficiti buxhetor brenda rregullës fiskale dhe është ruajtur bilanci bankar sipas legjislacionit në fuqi. Pavarësisht që ne nuk jemi në program me Fondin Monetar Ndërkombëtar e kemi diskutuar dhe harmonizuar në mënyrë të detajuar këtë projektbuxhet. Ne edhe në të ardhmen do të jemi bashkëpunues me FMN-në dhe besoj se do të dakordohen me politikat tona. Radio Evropa e Lirë: Por, sa do të jetë shuma e buxhetit të Kosovës për vitin 2018? Bedri Hamza: Vlera e buxhetit do të jetë mbi 2 miliardë euro, bazuar në burime të qëndrueshme. Sa u përket projeksioneve ne do të jemi të kujdesshëm që të jenë në përputhje me nivelin e rritjes ekonomike dhe normalisht për ndonjë pikë të përqindjes do të jetë më i lartë. Për shkak se ne e dimë se ekziston informaliteti dhe kërkojmë performancë prej agjencive që merren me administrimin e tyre, në këtë rast Doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Por, do të jetë buxhet i qëndrueshëm me të hyra reale, deficiti buxhetor do të ruhet më pak se 2 për qind dhe do të ruhet bilanci bankar që mundëson garantimin e likuiditetit të shtetit dhe mos të vjen në rrezik likuiditeti i shtetit. Sigurisht, që në strukturë të buxhetit duhet të bëhen disa korrektime, sepse në të kaluarën kanë ndodhur disa keq-klasifikime brenda kategorive ekonomike. Këto do t'i diskutojmë edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Radio Evropa e Lirë: Me shumën e këtij buxheti, zoti Hamza a mundësohet rritja e pagave për punëtorët e sektorit publik? Bedri Hamza: Po, do të ketë rritje të pagave. Rritja e pagave do të jetë në përputhje me rritjen ekonomike, me mundësitë reale buxhetore dhe gjithmonë duke e respektuar edhe legjislacionin në fuqi. Mirëpo, do të ketë rritje të pagave. Radio Evropa e Lirë: Përafërsisht ndonjë përqindje? Bedri Hamza: Ne jemi duke shikuar të gjitha mundësitë, jemi duke parë cila është rritja ekonomike nominale, sepse është meritore ajo çka thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës, cilat janë mundësitë reale buxhetore, gjithë infrastrukturën ligjore. Por, do të ketë rritje të pagave, por rritje të pranueshme dhe rritje reale që të mos e rrezikojmë stabilitetin makrofiskal. Radio Evropa e Lirë: Sa parashihet që të jetë rritja ekonomike në vend vitin e ardhshëm? Bedri Hamza: Rritja ekonomike viteve të fundit ka shkuar në mesatare rreth 3.5 për qind. Ne kemi parashikimet dhe kemi skenarin bazë, që është skenari i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që vitet e ardhshme, diku sipas parashikimeve (për rritjen ekonomike) sillet rreth 4 për qind. Mirëpo, ne kemi një plan ekonomik që është goxha ambicioz, që është i bazuar dhe presim që, në supozime të qëndrueshme, nëse ndodhin ngjarje të caktuara, rritja ekonomike në Kosovë kalon 5 për qindëshin dhe kah fundi i mandatit të kësaj Qeverie ndoshta të arrijë më shumë se 6 për qind. E them këtë, sepse përveç të hyrave, pra skenarit bazë, përmes të hyrave të rregullta në buxhetin e Kosovës, ne kemi një numër të caktuar të marrëveshjeve financiare, që janë të ratifikuara. Unë pres që ato të ekzekutohen dhe ta prodhojnë efektin e vet. Jemi të interesuar që të marrim masa që ta përmirësojmë ambientin e biznesit dhe rritjen ekonomike ta bartim te sektorin privat, dhe sektori privat të jetë bartës i rritjes ekonomike dhe gjenerues i vendeve të reja të punës. Radio Evropa e Lirë: Zoti Hamza t'iu kthehemi raporteve të Qeverisë së Kosovës me institucionet financiare ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka humbur një kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. A mund të riaktivizohet kjo marrëveshje dhe a pritet ndonjë marrëveshje me Bankën Botërore, dhe për cilat projekte? Bedri Hamza: Unë jam në favor që të rritet borxhi publik, mirëpo të rritet shumë kujdesshëm me qëllim që gjeneratat e ardhshme të mos paguajnë për luksin e tanishëm. Nëse ka projekte, të cilat kanë kthim, kanë fizibilitet, kanë arsyeshmëri të lartë, unë jam që të rritet borxhi publik dhe jam që të negociojmë me institucionet, të cilat i kanë kushtet më të mira, edhe me Bankën Botërore edhe me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me institucione të tjera financiare ndërkombëtare. Mirëpo, jo vetëm të merret borxh publik dhe të rritet borxhi publik dhe të mos prodhohet efekti në ekonomi. Prandaj, për borxhin publik do të jemi të kujdesshëm, do të negociojmë për projekte, të cilat kanë fizibilitet dhe për projekte, të cilat japin impakt për ndryshimin e gjendjes në ekonomi. Por, megjithatë gjithmonë jam ithtar i asaj që borxhi publik të shpërndahet nëpër gjenerata dhe jo një gjeneratë të huazojë më shumë dhe pastaj gjeneratat e tjera të paguajnë më shumë. Radio Evropa e Lirë: Po për marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar? Bedri Hamza: Sa i përket marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në të kaluarën ne kemi pasur diku katër marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Disa janë realizuar qind për qind suksesshëm, disa më pak suksesshëm. Ne jemi shumë të hapur për bashkëpunim shumë të ngushtë, pavarësisht a jemi në program apo s'jemi në program. Bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar më shumë ka dhënë efekt në Kosovë si rezultat në draftimin e ligjeve të mira dhe me standarde, në zhvillimin e reformave strukturore dhe në ngritjen e kapaciteteve humane. Ne jemi të hapur që të bisedojmë dhe do të shohim se cila do të jetë forma e bashkëpunimit, mirëpo sa i përket nevojave që ne të financojmë nuk jemi të detyruar dhe gjendja aktuale ne nuk na detyron që të jemi në ndonjë marrëveshje financiare me asnjë institucion sa i përket ruajtjes së likuiditetit makro-fiskal. Ndërkaq, sa i përket zhvillimit të projekteve, ne jemi që të shohim se cilat janë ato projekte të identifikuara nga ministritë e linjës, nga komunat dhe jemi këtu t'i përkrahim.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moska akuzon CNN-in për shkelje ligjore

Posted: 30 Sep 2017 01:12 AM PDT

Agjencia ruse për rregullimin e mediave, Roskomnadzor, ka akuzuar transmetuesin CNN për shkelje të afatit të licencës së transmetimit në Rusi. Në një deklatë të lëshuar me 20 shtator, Roskomnadzor ka thënë se u ka bërë thirrje zyrtarëve të CNN për një takim, në të cilin "do të zgjidhet çështja e shkeljes së ligjit të masmedias". Shefi i Roskomnadzor, Aleksandr Zharov, ishte cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ku ka thënë se deklaratat ndaj CNN nuk janë të motivuara politikisht. "Unë nuk punoj në agjenci politike...unë punoj në një sherbim rregullativ", është cituar Zharov. Po ashtu me 29 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, pati thënë në takimin e Këshillit të Sigurimit se mediat ruse jashtë vendit po përballen me presion në rritje dhe "të papranueshëm". Kjo deklaratë u pasua nga akuza nga ministri i Jashtëm rus, se SHBA-ja po bënte "presion të pajustifikuar" në rrjetin televiziv rus, RT, duke e detyruar që të regjistrohet si agjent i huaj. Zëdhënësja e ministrit, Maria Zakharova ka akuzuar SHBA-në duke thënë se është " selektive dhe shumë qartë e motivuar politikisht në zbatimin e ligjit". Sipas inteligjencës së SHBA-së, RT dhe agjencia e lajmeve, Sputnik, ishin pjesë e fushatës në ndërhyret e supozuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trumpi paralajmërohet për përforcim të sanksioneve ndaj Rusisë

Posted: 30 Sep 2017 12:37 AM PDT

Dy senatorët amerikanë kanë paralajmëruar presidentin, Donald Trump, që të përforcojë zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë që Kongresi kohët e fundit i ka miratuan. Në letrën e lëshuar me 29 shtator, republikani John McCain, dhe demokrati, Ben Cardin, kanë thënë se Kongresi duhet të "mbikqyr fuqishëm" ligjin, që i thellon dhe shton sanksionet. Presidenti amerikan, Donald Trump, është i obliguar të dëshmojë " te nivelet më të larta se çdo përpjekje për të mënjanuar sanksionet e SHBA-së, nuk duhet të tolerohet" , thuhet në letër. Trump, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ka nënshkruar pa dëshirë legjislacionin. Në një deklaratë, ai është ankuar se kongresi është duke ndërhyrë në kompetencat e tij presidenciale dhe ka lënë opsione të hapura për mos zbatim të plotë të sanksioneve. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pence mbështet transformimin e FSK-së, përmes Kushtetutës

Posted: 29 Sep 2017 10:49 AM PDT

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, priti të premten presidentin e Kosovës, Hashim Tha çi, "për të riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për një Kosovë sovrane, demokratike dhe të begattë". "Nënpresidenti ka vlerësuar udhëheqjen e Thaçit, së bashku me atë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për avancimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. "Liderët janë pajtuar për rëndësinë e avancimit të reformave, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe thellimin e rritjes ekonomike. Nënpresidenti ka shprehur mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes kushtetutës, dhe për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi", përfundon komunikata e Shtëpisë së Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump, turne në Azi për Korenë e Veriut

Posted: 29 Sep 2017 10:17 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, do të udhëtojë në pesë shtete të Azisë në muajin nëntor, për të marrë pjesë në samite rajonale, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Në turneun 11-ditësh, ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vjetnamin dhe Filipinet, si dhe më pas shtetin amerikan të Havajit. "Angazhimet e presidentit do të rrisin vendosmërinë ndërkombëtare për t'u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut", tha Shtëpia e Bardhë. Koreja e Veriut dhe SHBA-ja janë përfshirë në një retorikë të nxehtë në muajt e fundit. Pehnjani ka kryer provën e gjashtë bërthamore këtë muaj, pavarësisht ndalesës ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more