Skip to main content

“Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita” plus 7 more Ferizaj Press

“Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita” plus 7 more Ferizaj Press


Kjo është një nga vellot brilante që do ta veshë në dasmë Edita

Posted: 29 Sep 2017 07:39 AM PDT

Kjo është java kur disenjatori i njohur Valdrin Sahiti dhe e fejuara e tij Edita do t'i japin fund beqarisë.

Çifti nuk kanë zbuluar datën, mirëpo ata veçse janë duke u bërë gati, transmeton Gazeta Express.

Valdrini dhe Edita kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë në një ceremoni solemne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E natyrisht kur ke burrin disenjator, një gjë është e sigurt se Edita do të duket e mrekullueshme.

Ajo madje pak orë më parë në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një fotografi ku shihet një vello tejet e bukur me ngjyrë të bardhë.

Mësohet se Valdrini e Edita po bëhen prindër.

Fillon ndërtimi i fushës sportive në fshatin Sojevë

Posted: 29 Sep 2017 07:37 AM PDT

Ferizaj.29.09.2017. Nxënësit, arsimtarët të shkollës fillore të fshatit Sojevë, por edhe banorët i janë gëzuar fillimit të punimeve për ndërtimin e një fushe sportive në lagjen e Dragoshëve.

Komuna e Ferizajt para pak kohësh ka fituar financimin e një projekti nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal në vlerë rreth 120 mijë euro ku planifikohet ndërtimi i 5 fushave sportive nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast uroi nxënësit e punonjësit e shkollës për projektin e ri duke u dëshiruar rezultatet sa më të mira në njohuritë sportive.

"Kjo është fusha e pestë sportive që po ndërtohet në Ferizaj, dhe me të cilën ne po realizojmë projekte infrastrukturore për zgjerimin e hapësirave sportive në të mënyrë të rinjët ti shfrytëzojnë ato. Ne kemi bërë edhe investime të shumta në Sojevë dhe unë besoj që kjo do të kompletohet si infrastrukture e cila është e shoqëruar me rrethoja dhe ndriçime që do të mundësojë të rinjëve shfrytëzimin e saj 24 orë" tha kryetari Svarqa në takimin që pati në shkollën e fshatit Sojevë.

Ndërkaq edhe banorët e këtushëm falënderuan zyrtarët e pushtetit lokal për projektin e dërguar në të mirë të fëmijëve të tyre. Theksuan se nevojat e tyre të adresuara në komunë po gjejnë zgjidhje gradualisht. Shpëtim Sojeva, përfaqësues i këtij fshati, tha se kjo fushë sportive ka qenë mëse e domosdoshme për banorët e këtij lokaliteti.

Fusha të tilla kanë filluar të ndërtohen para pak kohësh edhe ne fshatrat Sazli, Muhoc dhe Pleshinë të cilat do të jenë të gatshme pas 3 muajve.

Mozzik dhe Loredana befasojnë të gjithë me veprimin e para pak orësh

Posted: 29 Sep 2017 07:35 AM PDT

Ishin çift por u ndanë.

E siç duket, Mozzik dhe Loredana nuk po qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe se po marrin hapa për t'u pajtuar.

Ky fakt është kuptuar nga rikthimi i 'follow-it' ndaj njëri-tjetrit në Instagram, shkruan lajmi.

Përpos kësaj, Loredana përmes një fotografie të hedhur në Instagram, ka uruar Mozzik për ditëlindje, por ky i fundit akoma nuk e ka falënderuar, publikisht.

A është shtatëzënë Dafina Zeqiri? Këto foto sqarojnë gjithçka

Posted: 29 Sep 2017 07:31 AM PDT

Vokali i këngëtares Dafina Zeqiri, që nga nisja e karrierës së saj, ishte vlerësuar mjaft, e këtë e dëshmonte edhe me prezencë kudo ku këndohej live.

Se posedon një potencial të tillë, Dafina si duket është e vetëdijshme, e kjo e shtyri që të shpërngulet në Amerikë, aty ku tendenca e saj është depërtojë ndërkombëtarisht.

Të flitet për jetën e saj private, këngëtarja, njihet për lidhje e ndarje, ribashkime, e skandale aty-këtu, të cilat për një kohë e mbajtën 'in' në rubrikat rozë, shkruan Kosovarja. Derisa, së fundi, konfirmon se ka gjetur rehatinë pranë të dashurit me origjinë nga Republika Domenikane, duke lënë pas të gjitha historitë e të kaluarës të cilat ishin të njohura për audiencën e gjerë.

Hiperaktive, në rrjete sociale, Dafina publikon imazhe nga më të ndryshmet, derisa i fundit lë hapësirë për dyshime, nëse është në pritjen e ëmbël apo thjeshtë forma e pozimit e bën të duket e tillë.

Madje, edhe fytyra e saj më e shëndoshur e paksa më e transformuar, të jep po të njëjtën përshtypje. Dyshime si këto, natyrisht kërkojnë një konfirmim apo mohim, derisa të njëjtën gjë, pritet t'a bëjë edhe Dafina.

Këto janë 10 familjet më të pasura që ‘kontrollojnë’ botën

Posted: 29 Sep 2017 04:05 AM PDT

Vlera e pasurisë: 77.1 miliardë dollarë

Carlos Slim, ishte personi i katërt më i pasur i revistës "Forbes" për 2016-ën. Ai u rendit i pari nga 2010-ta dhe 2013-ën. Slim themeloi "Grupo Carso", një konglomerat që kontrollon afërsisht 40% të vlerës së kapitalit në bursën e Meksikës. Ai e drejton perandorinë me ndihmën e djemve të tij.

9-Familja Cargill-MacMillan, SHBA

Pasuria: 45 miliardë dollarë

E vetmja kompani private me vlerë më shumë se "Koch Industries" është "Cargill Inc", e themeluar nga Ëilliam Ëallace Cargill në 1865. Tetëdhjetë e tetë përqind e kompanisë është në pronësi të familjes Cargill-MacMillan. Kjo familje krenohet me miliarderë më të njohur, sesa çdo familje tjetër në botë.

8-Familja Bettencourt, Francë

Pasuria: 42.7 miliardë dollarë
Në vitin 1909, një kimist i ri, Eugene Schueller, krijoi një formulë unike të bojës së flokëve. Parisi ishte kryeqyteti i modës në botë në atë kohë dhe Eugene gjeti një treg midis Parisianëve të pasur dhe salloneve të flokëve, duke krijuar kështu kompaninë gjigante të kozmetikës " L'Oréal".
Vajza e tij, Liliane, mori kontrollin mbi kompaninë pas vdekjes së babait të saj dhe burrit Andre Bettencourt. Që nga viti 2016, Liliane Bettencourt është gruaja më e pasur në botë.

7-Familja Arnault, Francë

Vlera neto: 37.7 miliardë dollarë

Një tjetër familje miliardere franceze, e cila është e njohur për markat luksoze si Louis Vuitton (OTC: LVMUY), ose LVMH, dhe Christian Dior. Patriarku i familjes, Bernard Jean Etienne Arnault, është ende kryetar dhe shef ekzekutiv i LVMH. Dy fëmijët e tij, Antoine dhe Delphine, janë gjithashtu aktive në kompani.

6-Familja Cox, SHBA

Pasuria: 34.5 miliardë dollarë

Familja Cox mësoi se si ta transformonte qasjen në qeveri në pasuri gjeneruese. James Middleton Cox shërbeu dy mandate si guvernatori demokrat i Ohajos dhe zhvilloi një fushatë të dështuar për president në vitin 1920. Pas politikës, ai krijoi disa gazeta dhe u bë manjat mediash, duke i qëndruar pranë krijimit të partisë demokratike dhe Franklin D. Roosevelt. Që nga viti 2016, Cox Enterprises udhëhiqet nga dy nipërit e Cox.
Familja Mars

Vlera e pasurisë: 78 miliardë dollarë

Familja Mars ka në pronësi kompaninë më të madhe të çokollatave në botë. Nën këtë brend prodhohen çokollatat e famshme si M&M, MilkyWay, Mars e shumë të tjera..

Familja Koch

Vëllezërit Koch janë të njohur në SHBA për ndikimin në politikën amerikane. Ata kanë pasuri prej rreth 82 miliardë dollarëve.

Familja Walton

Kjo familje ka në pronësi rrjetin e supermarketeve në Amerikë, Ëalmart. Familja është më e pasura në Amerikë dhe ka 130 miliardë dollarë.

Familja Rothschild

Mayer Rothschild kishte zhvilluar një biznes bankar në vitet e vonshme 1700. Që nga atëherë, ata kanë qenë të suksesshëm në biznes dhe kanë grumbulluar pasuri prej 350 miliardë dollarësh.

1.Familja mbretërore e Arabisë Saudite

Kjo familje ka dhjetëra anëtarë, princa e mbretër. Shumica e pasurisë së tyre vjen nga nafta, që e bën këtë familje më të pasurën në botë me pasuri prej 1.4 trilionë dollarësh.

Kandidati i Vetëvendosjes në Ferizaj kapet me marihuanë në veturë (Dokument/Foto)

Posted: 29 Sep 2017 03:48 AM PDT

Kandidati për Asamble Komunale në Ferizaj, Dritëro Hyseni, muajin e kaluar më 22 gusht, në orën 01:30, ishte zënë me lëndë narkotike nga Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor që ka siguruar Lajmi.net, kandidati i Vetëvendosjes e kishte pranuar para hetuesve të DHTN në Ferizaj, se marihuanën e kishte konsumuar prej moshës 17 vjeçare, por që mbetja e kësaj lënde narkotike në veturën e tij, të cilën e kishte gjetur policia, sipas kandidatit të Vetëvendosjes, ishte mbetje prej asaj kohe, meqë tani thotë se nuk e konsumon më dhe se nuk e kishte ditur që i ka mbetur në veturë.

Duke u bazuar në provat materiale dhe deklaratat e të dyshuarve, nën dyshimin e bazuar, hetuesit kanë paraqitur edhe Kallëzim Penal kundër tij me veprën penale "Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge", vepër kjo e sanksionuar nga neni 275, paragrafi 2 i KPRK-së.

Raporti i siguruar mban datën e 24 gushtit 2017 dhe aktivisti i Vetëvendosjes ishte në vetura me disa shokë të tij.

Mësohet se me këtë rast tani është duke u marrë Prokuroria Themelore në Ferizaj. /Lajmi.net/

 

Nuk do të bleni kurrë më ilaçe për kollën pasi ta provoni këtë

Posted: 29 Sep 2017 03:47 AM PDT

Nëse vuani nga një kollë e keqe dhe e vazhdueshme, ju me siguri keni provuar të gjitha llojet e barnave për ta trajtuar këtë çështje.

Por me sa duket, asnjëri prej tyre nuk siguron rezultatet e premtuara, pa përmendur efektet anësore të dëmshme.

Kjo, për shkak të faktit se ato janë të ngarkuara me kimikate të rrezikshme që në fakt shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi.Nga ana tjetër, ekziston një recetë krejtësisht e natyrshme dhe efektive e cila mund të jetë një ndihmë e madhe.

Këto përbëhen nga barëra të shëndetshme dhe përbërës që ju ndoshta i keni në shtëpi.

Ato do të forcojnë ndjeshëm sistemin tuaj imunitar dhe do të parandalojnë probleme të tjera shëndetësore.

Përbërësit për t'i përgatitur ato:

Xhenxhefil – për të rritur imunitetin, Mjaltë -për shkak të vlerave të fuqishme antibakteriale, Vitamina C- lëngu i limonit është i pasur me këtë vitaminë

 

Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë

Posted: 29 Sep 2017 12:25 AM PDT

Myftiu Tërnava inspektoi punimet në kompleksin e Medresesë së Vogël në Gjakovë, në objektin e trajnimeve dhe në xhami të tjera
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë inspektoi punimet që po zhvillohen në kompleksin e Medresesë së Vogël, në objektin e destinuar për trajnime në Gjakovë, në Xhaminë e Sefës, në Xhaminë e Jusufit dhe në Xhaminë e Kusarëve, si dhe në KBI të Gjakovës. Myftiu Tërnava u nda i kënaqur me rrjedhën e punimeve që po zhvillohen dhe u informua se çdo gjë po ecën sipas planit të paraparë. Këto ndërtime janë të mbështetura nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Republikës së Turqisë, përse Myfiu e falënderoi duke e vlerësuar këtë ndihmesë.
Ky vend, me ndërtimin e këtyre objekteve, do të bëhet një ndër vendet më tërheqëse në Gjakovë. Po rikthehet arkitektura e vjetër që e karakterizonte këtë qytet. Ndër të tjera, këtu në këtë kompleks, kemi edhe ndërtesën (hotel) ku do të sistemohen edhe ata që vijnë e marrin pjesë në trajnime. Veç trajnimit të imamëve tanë, ky objekt do të shërbejë edhe për organizimin e seminareve , sesioneve shkencore, pra do të jetë një qendër me plot kuptimin e fjalës, ku të jepet kontribut shkencor, formues edukativ dhe ku BIRK-u do të rast ta përçojë edhe më shumë platformën e saj për të ruajtur diskursin fetar të vendit dhe për të mos lejuar që, në emër të fesë sonë, të nguliten doktrina të huaja të devijuara,- thekso MyftiuTërnava.
Në këtë kompleks do të edukohet brezi i ri dhe do të jetë një qendër, e cila do të jetë në shërbim të ardhmërisë së qytetarëve të Gjakovës dhe Kosovës.
Punimet priten të përfundojnë pas dy muajsh kur edhe do të bëhet hapja zyrtare, kurse punimet në bibliotekën e Xhamisë Sylejman Hadum Aga tashmë kanë përfunduar, kurse xhamitë e Sefës, të Jusufit dhe të Kusarëve janë duke u restauruar.. Myftiu Tërnava përmendi se janë duke punuar edhe në tri xhami të tjera këtu në Gjakovë. Punimet në këto xhami kërkojnë një shumë të madhe, të cilën po e përballon Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë.
BIRK-u do të bëjë edhe restaurimin e disa xhamive në Pejë, Prishtinë, kurse më pas do të kemi një projekt të madh në Vushtrri dhe në qendra të ndryshme të Kosovës me qëllimin e ngritjes së infrastrukturës së BIRK-ut, në ato vende ku dekada me radhë nuk u është kushtuar kujdes, që dikur ishin depo magazina, mirëpo ato do të kthejnë krenarinë dikurshme që kanë pasur dhe ky është edhe qëllimi final edhe vetë i BIRK-ut por edhe imi si Myfti,-tha Myftiu Tërnava.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more