Skip to main content

“Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish” plus 9 more Lajmi i Fundit


Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e “La Sapienza” që ngriti fermë dhish

Posted: 30 Sep 2017 08:41 AM PDT

Kur vendosi të kthehej në Shqipëri me një diplomë të "La Sapienza-s" në duar, Rigerta Loku nuk e çoi ndërmend se vendlindja do ta sfidonte me një të ardhme si fermere.

Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të "La Sapienza-s" në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.

"Besoja se nuk do e kisha të vështirë të gjeja një punë, veçanërisht në Rubik, kur të gjithë synonin të vinin në Tiranë," kujton 34-vjeçarja Rigerta Loku.

Megjithatë, realiteti ishte larg përfytyrimit të saj. Rigerta Loku i tha BIRN se e dërgoi CV-në në disa institucione të pushtetit vendor në Rubik dhe në Rrëshen, por iu kthye mbrapsht pa asnjë shpjegim. Ëndrrat e saj për të bërë një ndryshim në vendlindje u thyen në mes.

E papunë dhe me familje të sapokrijuar, Rigerta mësoi shpejt arsyen e refuzimit, edhe pse askush nuk ia tha hapur.

"Të zgjedhurit e partisë e dinin fort mirë që unë dhe Nardi (bashkëshorti) nuk ishim militatë dhe nuk votonim për ta," thotë Loku.

Para ofertës për t'u rreshtuar politikisht, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj, Leonard Tusha zgjodhën rrugën më të vështirë. Me paratë e kursyera në Itali, ata vendosën të ndërtojnë fermën e tyre larg qytetit dhe politikës dhe gjashtë vite më pas, janë krenarë që ia kanë dalë.Fshati Prostek, ku ndodhet dhe ferma e Rigerta Lokut | Foto nga : Lindita Cela

Ferma e Rigerta Lokut dhe Leonard Tushës gjendet në fshatin Prosek, mes gjelbërimit dhe maleve të Mirditës. Fshati shtrihet 6.5 kilometra larg qytetit të Rrëshenit, por rruga mund të përshkohet vetëm me një automjet të lartë 4×4 në një urdhëtim të vështirë që të merr më shumë se 40 minuta.

Mungesa e rrugës, e energjisë dhe e ujit kanë sjellë largime masive në fshatin që dikur numëronte 1500 banorë. Shumica e shtëpive janë të braktisura, ndërsa të zotët nuk kanë mundur t'i shesin as për 100 mijë lekë.

Në Prostek, Rigerta Loku dhe bashkëshorti i saj ndërtuar fillimisht një kasolle në pronat e babait në vitin 2010 dhe blenë disa dhi rrace. Vendimi i tyre i habiti jo pak banorët e zonës, të cilët nuk ua kursyen të tallurat dhe paragjykimet.

"Ka dy diploma dhe tani po ruan dhitë-dëgjoja shpesh pas krahëve," kujton Loku. "Por ne jemi të lumtur këtu. Arrijmë të sigurojmë një jetesë normale dhe mbi të gjitha jemi të pavarur," shton ajo.

Ideja për zhvillimin e fermës u frymëzua nga tradita e zonës, e cila sot është lënë në harresë. Rigerta Loku thotë se e dinte që ndryshe nga e shkuara, zona kishte sot mungesë të djathit të dhisë.

Për këtë arsye vendosën që paratë e kursyera nga puna në Itali t'i investonin në fermën e dhive, gjashtë vite të shkuara. Sot, burrë e grua e kanë shtuar tufën e tyre në 500 krerë, ndërsa kanë hapur edhe një dyqan të vogël në Rubik, ku tregtojnë mish të freskët keci dhe djathë dhie të përpunuar në fermën e tyre.

Për punët e shumta në fermë, Rigerta dhe Leonardi kanë punësuar disa banorë të zonës, ndërsa prindërit e Leonardit i ndihmojnë për rritjen e dy vajzave.

Zgjerimi i fermës deri në prodhimin e një produkti që do të mbajë emrin e tyre është ëndrra e re e dy bashkëshortëve. Për të realizuar këtë synim, Leonard Tusha ka nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Pas orëve të studimit, ai nxiton pasditeve drejt fermës për t'u kujdesur për bagëtitë. Leonardi tregon se zona është e vështirë dhe problemet nuk mungojnë, ndaj atij u duhet të përballet që nga vjedhjet e deri tek mbrojtja e bagëtive nga kafshët e egra.

"Duhet të jesh vetë këtu e t'u qëndrosh punëve mbi kokë, ndryshe atë që e ke ngritur për një kohë të gjatë, të rrënohet brenda ditës," thotë ai.

Gjashtë vjet pas rikthimit, Rigerta Loku është përshtatur si me jetën në fermë, ashtu edhe me kulturën e përgjithshme të pafuqisë për të ndryshuar rendin e gjërave në Shqipëri. Megjithatë, ajo dhe bashkëshorti i saj ndjehen krenarë për kurajon që patën për të ndryshuar jetën e tyre.

"Unë nuk do të kem fuqinë të ndryshoj Shqipërinë, as pushtetarët tanë, por kam fuqinë të ndërtoj mikrobotën time këtu, pa i shtrirë dorën kujt dhe me dinjitet," përfundon Loku./ BIRN

The post Kjo është vajza që përloti sot Kuvendin, ish-studente e "La Sapienza" që ngriti fermë dhish appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Basha: Paratë e librave shkollorë u harxhuan për udhëtime e zyra

Posted: 30 Sep 2017 08:24 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë shqiptare se po harxhon paratë që mund të shpenzoheshin për blerjen e librave shkollorë në bileta për udhëtime dhe orendi e rikonstruksion zyrash.

Basha theksoi se ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: " Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju."

"Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t'i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:
Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:
1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dollarë.
2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.
Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.
Ashtu siç ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë", shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale./

The post Basha: Paratë e librave shkollorë u harxhuan për udhëtime e zyra appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën në “det flakësh”

Posted: 30 Sep 2017 08:05 AM PDT

Koreja e Veriut vazhdon të tregojë muskujt në luftën e fjalëve me SHBA-të dhe së fundmi ka bërë një zotim të ri të tmerrshëm: Që do të sjellë fundin e botës në Amerikë dhe do "ta zvogëlojë atë në një det flakësh".

Shteti Hermit ka dërguar një paralajmërim të ashpër ndaj Presidentit të SHBA, Donald Trump, duke e quajtur atë një "psikopat", pasi sipas Veriut lëvizja e fundit për të imponuar sanksione është një "veprim vetëvrasës që bën thirrje për një katastrofë bërthamore".

Lajmi vjen mes frikës se vendi po planifikon të synojë stacionet e energjisë bërthamore, bankat dhe ministritë e qeverisë në Korenë e Jugut duke përdorur një armë elektromagnetike.

The post Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën në "det flakësh" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 1 milion euro drogë në Itali

Posted: 30 Sep 2017 07:47 AM PDT

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë për trafikim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje në qytetin e Bolonjës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Shqiptarët e arrestuar janë Indrit Baldiu 28 vjeç dhe Shkëlqim Xhafa 25 vjeç.

Në banesën e tyre kishin fshehur mes shumë objekteve të tjera edhe gjysëm kilogram kokainë dhe 25 kilogramë heroinë. Nëse kjo drogë do të shitej në treg, shqiptarët mund të përfitonin mbi 1 milionë euro.

Ka qenë sjellja e dyshimtë e Shkëlqim Xhafës që ka tërhequr vëmendjen e policisë. Karabinierët e ndoqën të riu shqiptar deri afër banesës, ku e ndaluan dhe e kontrolluan.

Xhafës iu gjetën me vete 18 mijë euro, ndërsa në banesë veç drogës u sekuestruan edhe 100 mijë euro dhe një pistoletë. Aty u gjet dhe u ndalua edhe shqiptari tjetër, Indrit Baldiu, citon abcnews.

The post Ja kush janë dy shqiptarët e arrestuar me 1 milion euro drogë në Itali appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

“Porche Carrera 4S” dyshohet të jetë vjedhur, Greqia kërkon bllokimin në Tiranë

Posted: 30 Sep 2017 07:44 AM PDT

Autoritetet greke të drejtësisë kërkojnë sekuestrimin e një mjeti luksoz në Tiranë. Bëhet fjalë për një autoveturë të tipit "PORCHE CARRERA 4S" ngjyrë blu, që dyshohet të jetë vjedhur në territorin grek.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë të përcjellë nga pala greke për këtë rast, duke urdhëruar gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit. Ky veprim është kërkuar për llogari të një hetimi të nisur në Greqi për veprën penale të "vjedhjes". Pala greke theksonte se mjeti gjendet në territorin e Tiranës. Përveç modelit.

Autoritetet e vendit fqinj vinin në dispozicion të organeve ligjzbatuese shqiptare edhe numrin e shasisë së mjetit, që përfundonte me shifrën 622.
Ditët e fundit Policia e Tiranës ndërmorri një operacion për bllokimin e mjeteve të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE-së. Në 28 shtator u njoftua sekuestrimi i 12 mjeteve luksoze, kyresisht "Mercedes", "BMW" dhe RANGE ROVER", por asnjë "PORCHE CARRERA", citon abcnews.

The post "Porche Carrera 4S" dyshohet të jetë vjedhur, Greqia kërkon bllokimin në Tiranë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Politikani goditet me grusht e rrëzohet nga deputeti i opozitës

Posted: 30 Sep 2017 07:26 AM PDT

Një politikan ukrainas është rrezuar me vetëm një goditje, gjatë një debati të nxehtë me anëtarët e një partie opozitare.

Tensionet u rritën dhe filluan shkëmbimet e grushtave në këshillin regjional të Kievit gjatë të martës, pas një debati të nxehtë rreth buxhetit regjional, transmeton Telegrafi.

Kur kryesuesja e këshillit votoi pro, deputetët nga blloku i Poroshenkos u afruan në foltore me qëllim që t'ia pamundësojnë vazhdimin e seancës.

Ajo u mundua ta largoj duke e shtyrë, dhe një deputet nga blloku i Yulia Tymoshenko u afrua që t'i ndihmojë, por e pësoi keq kur u godit me grusht në fytyrë nga anëtari i fraksionit rival.

Duke e parë se goditja ishte aq e fortë dhe u përplas në tokë pa vetëdije, u desh të ndërhyjnë mjekët që e transportuan për në autoambulancë për ta mjekuar.

The post Politikani goditet me grusht e rrëzohet nga deputeti i opozitës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Themeluesi i ‘Playboy’, bleu varrin e tij vite më parë pranë Marilyn Monroe

Posted: 30 Sep 2017 07:20 AM PDT

Themeluesi i Playboy, Hugh Hefner është njohur për jetën e tij ku kërcente me gra të reja në harem dhe bënte veprime të tepruara seksuale.

Ai humbi jetën të mërkurën, në moshën 91-vjeçare dhe do të qëndrojë pranë yllit të Hollivudit, Marilyn Monroe.

Sipas BBC, ai ka blerë një vend pranë saj që në vitin 1992 për 75 mijë dollarë. Dihet se imazhi i aktores së famshme ka qenë në kopertinë të revistës së parë të Playboy në vitin 1953.

Ajo vdiq në vitin 1962 në moshën 36 vjeçare dhe u varros në Westwood Village Memorial në Los Angeles. Marilyn ra dakort që të pozonte për revistën e tij pasi karriera e saj nuk ishte e zhvilluar mirë dhe mori 50 dollarë për këtë gjithë.

Pas katër vitesh, Hefner ka shitur rreth 50 mijë revista brenda natës vetëm se ajo pozoi nudo. Në intervistat e tij ka pranuar se nuk e ka takuar asnjëherë aktoren hollivudiane pasi nuk i preferonte aspak bjondet.

Ndërsa multi miliarderi tregoi para se të vdiste ka treguar se shumë miq të tij të njohur janë varrosur në Westwood Village Memorial në Los Angeles.

The post Themeluesi i 'Playboy', bleu varrin e tij vite më parë pranë Marilyn Monroe appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

E quajti vëlla, “shpërthen” mamaja e Klaudia Pepës

Posted: 30 Sep 2017 07:08 AM PDT

Divorci mes Klaudia Pepës dhe Albi Nakos u rikthye edhe njëherë në vëmendje të mediave, pasi balerina e quajti vëlla ish-bashkëshortin. Fill pas kësaj, komentuesit duket se me një gjuhë të ashpër kanë kritikuar Klaudian. Për të sqaruar të gjitha keqkuptimet dhe gojët e liga, mamaja e balerinës në një intervistë për sqaron më shumë rreth konfliktit që ka plasur në rrjetet sociale. Më tej, Lume Pepa thotë se të gjithë këta shqiptarë që i prekën krenarinë Klaudias në ditët në vijim do t'i kërkojnë falje.

Është përfolur shumë në media ndarja e vajzës suaj nga Albi Nako, si nënë si e ke përjetuar këtë divorc?

Si çdo nënë. S'kam dashur ta besoj, m'u kthye jeta rrokullime mbrapsht. Të qenurit e tyre në atë pozicion përpara gjithë syve të atyre që i njihnin dhe që i donin bashkë ishte një "hall" më vete.

Po fjalët e njerëzve sa ju kanë shqetësuar?

Fjalët? Gjuha puth, pështyn, lavdëron dhe shan. Sigurisht që fjalët negative janë ato shqetësueset. Keqardhja nuk shprehet me sharje, këtë nuk arrij të kuptoj. Nëse dikujt i vjen keq për ndarjen e tyre, pse duhet patjetër të përbaltin njërin prej të dyve. A nuk janë ata artistë edhe veç e veç? Sepse fillimisht ata pëlqehen për artin që servirin, ndërsa marrëdhënia si bashkëshortë u takon vetëm atyre të dyve dhe nëse ofendojmë njërin, kemi ofenduar edhe tjetrin, pasi ata të dy kanë respektuar vendimin e tyre, t'i respektojmë edhe ne.

Ndërkohë që kjo çështje është sjellë sërish në vëmendje të njerëzve ditët e fundit, kur Klaudia e quajti Albin vëlla, juve si nëna saj, si ju duk etiketimi vëlla për ish-bashkëshortin?

Fjala "vëlla" e shprehur në shkallën më të lartë për një marrëdhënie të mirë, për mua nuk përben aspak alarm, e quaj kështu sepse u alarmuan disa komentues, të cilët do doja të ishin më të butë, sepse fjala "vëlla" nuk ishte vrastare sa po e bëjnë, përkundrazi Klaudia u shpreh e çiltër, e pastër, ashtu siç e njeh ai të cilit iu drejtua. Klaudia ka dashur të përmbledhë me atë fjalë që ne jemi bashkë në një marrëdhënie dhe unë do ta kem si vëllain e madh, tek i cili mbështetet më i vogli për mendime dhe bashkëpunime në vazhdimësi dhe jo vëlla siç e morën, ata të cilët u irrituan.

Si i keni ndjekur reagimet e ashpra në rrjetet sociale?

Tani filloi beteja duke iu kundërvënë me shfryrje, fyerje dhe fjalë të pamerituara. Klaudia, figura, emri i së cilës ngriti dhe rriti krenarinë e çdo shqiptari në Itali, masakrohet padrejtësisht dhe për çfarë?! Nga fyerjet çdokush nuk ndihet mirë. Nëse dikujt s'i ka pëlqyer shprehja, jam dakord, por a ka një rrugë tjetër për t'u informuar për paqartësinë? Pse rruga e vetme duhet të kalojë nëpërmjet fyerjeve?! A ka fyer ajo qoftë edhe njërin prej gjithë atyre që kanë shkruar si u kanë ardhur fjalët, pa i situr mirë? Jo! A mund të tregojmë respekt për jetën e tjetrit, personalitetin dhe dinjitetin e një njeriu, pastaj të një artisti? A është ajo një njeri me ndjenja, prej mishi e gjaku njësoj si ne?

Ishte një moment kur Albi shpërtheu në lot, a mendoni se ka ende ndjenja për vajzën tuaj?

Albi u emocionua nga mesazhi i Klaudias, por më shumë më duket u emocionuan shikuesit, që derdhen mbi lotët e ëmbla të Albit, pluhur të helmosur për Klaudian. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë shprehjet dhe përkëdheljet e tyre, që iu përkasin vetëm atyre të dyve.

Po Klaudia ka ende ndjenja për Albin?

Më vjen keq që s'të përgjigjem, dot sepse nuk më përket mua të flas për ndjenjat e Klaudias…

Cila ishte arsyeja e divorcit të tyre?

Arsyen e dinë ata të dy.

Është e vërtetë që ka qenë Klaudia që i ka kërkuar fëmijë dhe Albi s'ka pranuar?

Albi i shprehu vetë ato që ndjente në TV edhe në lidhje me kërkesën e Klaudias për një fëmijë.

A i keni dhënë një këshillë vajzës suaj kur keni parë që marrëdhënia e tyre nuk funksiononte më?

Unë e mora vesh atëherë kur u bë publike. Albi vinte tek ne dhe ndërkohë bisedonte me Klaudian gjatë kohës që rrinte te ne. (Ata flasin çdo ditë bashkë dhe nëse Klaudia do ishte një përfituese apo mosmirënjohëse siç kam lexuar të thonë, si mendojnë ata që e kanë cilësuar të tillë, Albi do ta donte akoma?). Vendimin e kanë marrë të dy dhe arsyeja u përket atyre.

Çfarë ju ka thënë Klaudia në lidhje me Albin?

Unë kam folur me Klaudian, sigurisht, por pa influencuar, duke respektuar pa dëshirë këtë vendim. Ata janë të rritur dhe fjala ime ka qenë: Ndarja juaj më mirë të kishte ndodhur pasi të kisha vdekur unë.

A keni folur me Albin gjatë kësaj periudhe, çfarë ju ka thënë?

Me Albin? Po, flasim dhe përshëndetemi qoftë dhe me një mesazh. Ruajmë respektivisht relatat e mëparshme.

Si është jeta e Klaudias tashmë që po korr sukses jashtë kufijve të Shqipërisë?

Klaudia sapo nxori videon e parë të baletit me koreograf amerikan, të mbështetur nga menaxheria e saj italiane, Agata Imbrogiano, me të cilën kanë shumë projekte të cilat po i realizojnë një e nga një. E që jam e bindur që të gjithë ata shqiptarë që u treguan të nxituar duke i pickuar Klaudias krenarinë, do t'i kërkojnë falje në ditët në vazhdim./ GSh

The post E quajti vëlla, "shpërthen" mamaja e Klaudia Pepës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Duket si 20 vjeçare, por…është plot 42 vjece

Posted: 30 Sep 2017 06:49 AM PDT

Një aktore e famshme tajvaneze i ka shokuar fansat e saj pasi zbuloi moshën e saj të vërtetë.

Lin Chi-Ling, e cila ka 367 000 ndjekës në Instagram, bëri të ditur se është 42 vjeç, një moshë që nuk do i kishte shkuar askujt në mendje duke parë "selfie"-t e saj në rrjetin social.

"Duhet të ketë bërë magji", shkruajti një nga fansat e saj kur lexoi moshën reale të Lin Chi-Ling.

The post Duket si 20 vjeçare, por…është plot 42 vjece appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

U goditën nga të fortit në Elbasan, gjashtë policë në hetim për incidentin

Posted: 30 Sep 2017 06:40 AM PDT

Gjashtë efektivë të policisë së Elbasanit të cilët ishin pjesë e aksionit në ngjarjen e 18 Shtatorit ku u godit makina e zv/drejtorit Gjergj Oshafi nga një audi i blinduar do të jenë pjesë e një hetimi disiplinor.

Tv Klan mësoi se pas publikimit të videos, Drejtoria e Standardeve profesionale, kërkoi të rishikojë planin e dislokimit të punonjësve të policisë pranë tregut Agro Ushqimor ku dhe ndodhi incidenti.

Burimet thanë se pjesë e hetimit administrativ do të jetë edhe reagimi i punonjësve të policisë pas goditjes së makinës së zv/drejtorit të policisë. Nga pamjet e transmetuara në emisionin "Opinion" shihet qartë se efektivët e policisë qëndruan për disa minuta përpara portës së hekurt, pa u futur në brendësi të tregut ushqimor.

Kjo i ka lënë mundësi personit që ndodhej në veturën e blinduar të largohej. Paralelisht me veprimet disiplinore, një hetim penal pritet të zbardhë të gjithë rastin në fjalë. Ndërkaq në kërkim për këtë ngjarje rezulton ende të jetë Suel Çela, i cili është djali i pronarit të tregut Agro Ushqimor.

The post U goditën nga të fortit në Elbasan, gjashtë policë në hetim për incidentin appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more