Skip to main content

Lajmi.net: “Chelsea me përforcim nga Serie A (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Chelsea me përforcim nga Serie A (FOTO)” plus 8 more


Chelsea me përforcim nga Serie A (FOTO)

Posted: 19 Sep 2017 12:16 AM PDT

Chelsea kërkon një përforcim nga Serie A.

Menaxheri i “Blues”, Antonio Conte ka shprehur interesim për transferimin e talentit të Genoas, Pietro Pellegri.

Pellegri ka depërtuar si një prej talentëve më të mëdhenj në Serie A ndërsa realizoi dy gola në fundjavën e shkuar në humbjen 2:3 nga Lazio, përcjell “lajmi.net”.

Mediat italiane raportojnë se paraqitjet e tij janë duke u vëzhguar nga skuadra kampione e Premierligës.

Conte beson se Pellegri mund të bëhet yll i madh. Andaj, nuk përjashtohet mundësia të paraqes ofertë për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit, ose pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/


Shërbimet spitalore universitare përballen me mungesë të infermierëve

Posted: 19 Sep 2017 12:10 AM PDT

Infermierët e punësuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës vazhdojnë të barten nga reparti në repart, ndonëse fillimisht  ata pranohen për një pozitë të caktuar. Kjo ndodh  si pasojë e mungesës alarmante të infermierëve.

Drejtoresha e Infermierëve, Lirije Beqiri, shpjegon se kjo situatë rrjedhimisht ndikon edhe te pacientët. Në politikat shëndetësore më afatgjate, Beqiri thotë se Qendra Terciare ka nevojë për 400 infermierë, derisa 100 janë të domosdoshëm.

Mungesa është shumë e madhe. Mund të them se 60 % e stafit të infermierëve e përbën krejt stafin spitalor. Pranime të reja, edhe pse ka pasur kërkesa ende nuk i ka marrë askush seriozisht. Nevoja urgjente është për 100 infermierë" , tha Lirije Beqiri.

Shefi për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i njoftuar për problemin tashmë që ka SHSKUK-ja, thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të rritur numrin e stafit. Megjithatë, Hoti thotë se çështjen e kanë adresuar në qeveri.

"QKUK-ja ka nevojë për rritjen e numrit të stafit të mesëm, siç janë infermierët dhe teknikët. Ata në vazhdimësi kanë adresuar kërkesa, por Ministria e Shëndetësisë, si udhëheqëse e këtij sektori, në vazhdimësi i ka adresuar te nivelet me të larta politike, siç është qeveria e vendit", tha Faik Hoti .

Me standarde profesionale do të duhej që një infermier të kishte në përkujdesje një pacient. Në Qendrën Terciare kjo është e pamundur, një infermier shpesh shërben për 4 pacientë. Në disa raste familjarët e pacientëve asistojnë apo përcjellin të sëmurin përgjatë gjithë hospitalizimit të tij./RTK

Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tejet e rëndësishme

Posted: 19 Sep 2017 12:09 AM PDT

 

Hoti tha se seanca e Asamblesë së Përgjithshëm të OKB mbahet një herë në vit dhe bartë me vete peshën dhe rëndësinë, meqenëse marrin pjesë shtetet më të fuqishme të botës.

"Duke marrë parasysh formatin e këtij takimi, është një takim mjaft i rëndësishëm ku trajtohen tema mjaftë të rëndësishme dhe të ndryshme. Pika kryesore e seancës do të jenë fjalimet e burrështetasëve botëror, ku do të trajtohet se çfarë do të jetë politika amerikane drejtë botës. Pra, do të jetë një fjalim i presidentit Trump për politikat e amerikane në raport e Korenë Verore dhe shumë çështje me interes", tha Hoti në RTK.

Sipas tij, nuk do të ketë përkrahje unilaterale të liderëve të botës për raportet e SHBA-së me  Korenë Veriore, për faktin se politikat amerikane duhet të jenë shumë të pjekura për shkak se politikat amerikane janë edhe e ardhmja e globit.

Koreja e Veriut,tha ai është një rrezik permanent, meqenëse kemi të bëjmë me një lider tepër të papërgjegjshëm, i cili posedon armë bërthamore.

Cassano: Juventus? Jo, ky ekip do të jetë kampion i ri në Serie A (FOTO)

Posted: 19 Sep 2017 12:08 AM PDT

Antonio Cassano nuk beson se Juventus do ta mbrojë titullin e kampionit në Serie A.

Sulmuesi italian, aktualisht pa klub pas largimit nga Verona ka thënë se Inter do ta fitojë Scudetton gjatë këtij sezoni.

“Kampion i ri në Serie A do të jetë Inter falë gjeniut Spalletti”, deklaroi Cassano për emisionin “Tiki Taka”, përcjell “lajmi.net”.

Cassano po ashtu ka befasuar me deklaratën e tij për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

“Dybala duhet të krahasohet me Montellan dhe jo nivelin e Messit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/


Koment: Fushatë elektorale e mërzitshme? E keni gabim!

Posted: 19 Sep 2017 12:04 AM PDT

Në vitin 2015 unë u largova nga SHBA, një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale. Që atëherë, fytyra e Donald Trumpit mund të shihej çdo ditë në televizor. Të dukej sikur dëgjoje fëshfërimën e erës, që sinjalizon furtunën. Barack Obama, presidenti ende në pushtet, shfaqej gjithnjë e më pak në lajme dhe dukej i pazoti që të ndikonte për diçka politikisht.

Çfarë kontrasti me kohët e fushatës elektorale, që po përjetoj për herë të parë tani në Berlin! Vetëm dy javë para zgjedhjeve për në Bundestag mori me të vërtetë vrull fushata elektorale. Sfiduesi i Merkelit nga radhët e SPD, Martin Schulz e bëri të njohur vetëm në janar kandidaturën e tij. Deri në fund të gushtit, rezultatet e anketimeve konsideroheshin pak domethënëse, sepse konsideroheshin të hershme. “Lodhje” e quajnë këtë mediet në Evropë. Unë mendoj se ky qendrim meriton respekt!

Shtylla ndriçimi të rrugëve, kartona, portrete

Edhe pllakatat e vjetra të zgjedhjeve, që varen në Berlin në çdo të dytën shtyllë ndriçimi të rrugëve mua më duken të këndshme, qetësuese. Tamam stil i vjetër. Shumë më qetësuese se vërshimi i spoteve televizive dhe emaileve me spam, që derdhen mbi amerikanët e SHBA në fushatën elektorale. Gjermanët që ndihen të afërt me teknikën bëjnë shaka para meje për fushatën analoge elektorale gjermane, më shohin si të dërguar nga Vendi i Digjitales.

Ajo që ndodh në SHBA në fushatën elektorale mund të jetë moderne, por është edhe monstruoze. Në vitin 2008, ekipi i Obamas përdori për herë të parë “Mikrotargeting”. Sot ai është standard. Kandidatët mbledhin të dhëna për të gjithë ata që janë regjistruar si zgjedhës, duke nisur që nga mosha e deri te preferencat televizive. Në këtë mënyrë, zgjedhësit mund të përmblidhen në grupe. “Nënat e reja” marrin reklama televizive të përshtatura për to, të cilat mund të jenë krejtësisht të ndryshme nga ato të “hispanikëve konservatorë”.

Zgjedhje mbi bazën e shifrave

Njerëzit e Trumpit përdorën “Voter Suppression Operations”. Me publicitet negativ kundër Hillary Clintonit u synua që para së gjithash votues të zinj të mos votonin për rivalen e tij. Objektivi qe vetëm që ata të mos shkonin të votonin. Clintoni përdori një algoritëm të quajtur “Ada”, i cili përpunonte çdo ditë 400.000 modele të ndryshme teorike për rezultatin e zgjedhjeve dhe jepte pastaj rekomandime se ku duhet të mbante fjalime Hillary Clintoni ose ku duhet të aktivizonte reklama televizive, për t’i shtuar shanset e fitores.

Sjellje e hijshme në vend të algoritmave

E drejta gjermane për mbrojtjen e të dhënave nuk lejon gjëra të ngjashme. Të gjitha të dhënat e zgjedhësve duhet të anonimizohen. Lejohet që me të dhënat e tjera të kombinohet vetëm vendndodhja, por jo emrat ose numrat e telefonit. Një këshilltar i ekipit elektoral të Merkelit më tha se një komplet i mirë të dhënash natyrisht do ta lehtësonte punën e tij, por kjo nuk do të ishte në përputhje as me ligjet gjermane dhe as me kuptimin e tij për sjelljen e hijshme.

Ka edhe një shkak tjetër, se pse fushata elektorale në Gjermani është shumë më pak interesante se në SHBA. Kandidatët e katër partive më të mëdha në Gjermani kanë shpenzuar për fushatën elektorale të vitit 2013 gjithsej më pak se 60 milionë euro. Në SHBA vetëm Hillary Clinton mblodhi për fushatën e saj 1.2 miliardë euro donacione.

Kill your idols

Unë nuk jam dashamirës i një politike të mërzitshme. Një debat i gjallë është i domosdoshëm. Dhe ai vuan natyrisht nga fakti se Merkeli dhe Schulzi kanë mendime të ngjashme për shumë çështje. Kurse një njeri si Trumpi duket se për fat të keq është rrjedhoja logjike e një kulture fushatash elektorale, e cila në plan të parë vë zbavitjen dhe jo informacionin, që e konsideron më të rëndësishme mbledhjen e të dhënave se sa debatin. Kur të dojë Gjermania t’i modernizojë zgjedhjet e saj, kur të dojë ta bëjë më pikante fushatën elektorale ajo nuk duhet të marrë SHBA për model./DW

Ja çfarë befasie e gjeti në shtrat Xhensila Myrtezaj- Kallaku (Foto)

Posted: 19 Sep 2017 12:01 AM PDT

Pushimi mëse i merituar në Maldive po 'përjetohet' edhe nga ndjekësit e tyre, të paktën përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net

Në një publikim që Xhensila e ka bërë në Instagram, shihet se këngëtarja ka marrë një befasi në shtrat.

Ajo përmes videove ka treguar dhomën e dekoruar, ndër to kishte edhe fotografi të saj dhe Besit./Lajmi.net/

21844372_2387456618146492_1179313923_o

3000 ushtarë shtesë në Afganistan

Posted: 18 Sep 2017 11:57 PM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur muajin e kaluar strategjinë e re për Afganistanin, qëllimi i së cilës është, sipas tij të mposht talebanët.

Mattis, u tha gazetarëve të Pentagonit se ai nuk donte të jepte numra të saktë, por tha se po dërgojnë " mbi 3000 trupa" në Aftanistan, që do i'u bashkohen 11.000 trupave ushtarake tashmë të vendosura atje.

Shtetet e Bashkuara po ashtu i'u bëjnë thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në Afganistan.

Qeveria ‘Haradinaj’ mund të testohet me mocion mosbesimi

Posted: 18 Sep 2017 11:40 PM PDT

Përçarjet brenda koalicionit qeverisës kanë bërë që deputetë brenda llojit të dalin jo vetëm kundër politikave të partisë, por edhe të propozojnë mocione për rrëzimin e saj, shkruan sot, gazeta Zeri.

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka qenë i pari që u ka bërë ftesë publike dy partive opozitare, "Vetëvendosjes" dhe LDK-së, për ta bërë këtë.

Berisha ka ofruar edhe votën e tij nëse këto dy parti do t'i bëjnë 60 vota. Pro propozimit të Berishës dhe përkrahës të tij janë deklaruar edhe në lëvizjen "Vetëvendosje", kurse tentimet për ta rrëzuar atë nuk i kanë fshehur as në mesin e LDK-së. Se kryeministri Haradinaj mund të jetë "kurban" i pazarit të tij këtë e thonë edhe analistët kosovarë.

Berisha: Unë do të jem vota e 61-të për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, pavarësisht faktit se partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk do të mendohet dy herë për ta dhënë votën e tij pro rrëzimit të saj. Kështu ka thënë ai për gazetën "Zëri", pasi që dyshon se kundër po zhvillohet një fushatë e qëllimshme politike.

"Meqë në adresën time ka një komplot institucional, i ndikuar nga banditët që e kanë kapur shtetin dhe ju e dini se kam një pengesë nga këta banditë që janë në këto institucione lidhur me garën time në Prizren, atëherë unë edhe kam dalë me këtë ofertë publike për LDK-në dhe 'Vetëvendosjen'",ka thënë Berisha.

Më tutje Berisha ka thënë se ende as nuk ka folur me askënd nga LDK-ja dhe 'Vetëvendosja' e askush prej tyre nuk e ka telefonuar për të kaluar në hapa konkretë. Megjithatë ka shtuar se kurdo që një mocion i tillë do të vijë në Kuvend ai do të jetë vota shtesë për ta. "Nuk më është përgjigjur askush ende, mirëpo arsyeja është publike. Nëse 'Vetëvendosja' dhe LDK-ja vendosin që ta bëjnë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë, atëherë unë do të jem aty. Do të jem i 61-ti", ka thënë Berisha

 

Big Mama ndjekëse e serialit ‘Içerde’ (Foto)

Posted: 18 Sep 2017 11:37 PM PDT

'Içerde', prodhim i 'Ay Yapim' përpos se në Turqi, ka kaluar shikueshmëri edhe në shumë vende tjera të botës dhe përmes versionit 'online' është shfaqur në platformat shqipe, shkruan lajmi.net

Një histori rrëtheqëse mes dy vëllezërve të humbur që më pas bëhen 'armiq' të njëri-tjetrit dhe bashkimi emocional i tyre në fund, ka lënë përpara ekraneve shumë njerëz.

E një nga ndjekëset më të rregulla është këngëtarja Big Mama.

Kjo e fundit në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet se po ndiqte këtë serial!/Lajmi.net/

21908741_2387456611479826_1163481573_o

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more