Skip to main content

Lajmi.net: “Dialogu me Serbinë të jetë më transparent” plus 8 more

Lajmi.net: “Dialogu me Serbinë të jetë më transparent” plus 8 more


Dialogu me Serbinë të jetë më transparent

Posted: 29 Sep 2017 12:14 AM PDT

Pas një viti stagnim të procesit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, elitat politike dhe bashkësia ndërkombëtare duken të vendosur për vazhdimin e këtij dialogu. Mirëpo deri më tash, ky proces është përcjellë nga eskalime dhe tensione në skenën politike kosovare. Siç ka qenë deri tani, dialogu është kritikuar për mungesë të transparencës dhe mos-implementim të marrëveshjeve të arritura.

Koordinatorja e programit për integrime evropiane në Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Rudina Hasimja, vlerësoi dialogu është një ndër proceset më të rëndësishme që e prek qytetarin.

"Nga ky dialog ka pasur protesta, ka pasur marrëveshje që nuk janë implementuar. Për këtë temë duhet të ketë një analizë, duhet të kemi një ide që të i trajtojmë disa çështje urgjentet. Përfundimi i dialogut duhet të ketë qasje dhe ide", tha ajo sot (e premte) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hasimja tha se dialogu ka qenë temë më e përfolur deri më tani. "Është koha tani që të bëhemi me serioz se çka mund të presim nga ky dialog, që është konsideruar jo transparent. Publiku kosovar ka qenë në hije nga ky dialog. Spektri polik donë të vazhdojë me dialog, por nuk dijmë si po ec puna. Është një mjegull në këtë segment", tha ajo.

Diskutimi i sotëm i "Forum 2015" synon të shpalosë skenarët e mundshëm të së ardhmes së këtij dialogu të shumëpërfolur, duke prekur aspekte të rëndësishme që do të përcaktojnë suksesin apo dështimin e këtij procesi.

SHBA ndihmon FSK-në me pajisje në vlerë prej 9.2 milionë dollarë

Posted: 29 Sep 2017 12:11 AM PDT

 

Me këtë rast, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha  falënderoi Ambasadën amerikanë në Kosovë për  bashkëpunimin dhe ndihmën e pakursyer në vazhdimësi për FSK-në.  "Ky donacion për FSK-në është mjaft i rëndësishëm pasi që Forca bëhet moderne vetëm më pajisje të tilla moderne. Shpresojmë që në të ardhmen këtë sistem ta përdorim në komunikime të drejtpërdrejta me partnerët dhe aleatët tanë", thuhet në njoftimin e MFSK-së.

Më pas, mysafirët vizituan edhe pjesëtarët e FSK –së, të cilët për t'u aftësuar në përdorimin  e këtyre pajisjeve po ndjekin trajnimin e organizuar nga instruktorët amerikanë.

thumbnail-4_1506666806-6679749

Përse duhet të kemi kujdes nga njerëzit që pinë kafe pa sheqer

Posted: 29 Sep 2017 12:06 AM PDT

Ka njerëz të cilët nuk e fillojnë dot ditën pa konsumuar një filxhan kafe.

Sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.

Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.

Nëse ju jeni një njeri që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca të psikopatëve dhe sadistët. /Lajmi.net/

 

Shpendi mendon të udhëtojë pak më shumë me parat e Komunës (Dokument)

Posted: 29 Sep 2017 12:06 AM PDT

Kush do të jetë kryetar i Prishtinës, kreu aktual i kryeqytetit ka menduar që në vitin 2018 duhet të dilet pak më shumë jashtë shtetit.

Buxheti i Komunës së Prishtinës i hartuar për vitin 2018  i cili do të dërgohet në Asamblenë e Komunës së Prishtinës sot për miratim ka paraparë pak më shumë mjete të planifikuara për udhëtimet e autoritete komunale jashtë shteti, shkruan lajmi.net.

Në vitin 2017, shpenzime e udhëtimit kanë qenë të planifikuara 30 mijë euro, ndërsa tash zyrtarët komunal mendojnë se ato para nuk mjaftojnë, andaj e kanë rritur në 50 mijë euro.

Në vitin 2017 , "Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve jashtë vendit", kanë qenë  28 mijë euro, ndërsa 2 mijë euro për  "Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve brenda vendit".

Në vitin 2018, "Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve jashtë vendit", janë planifikuar 48 mijë euro, "Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe mëditjeve brenda vendit", 2 mijë euro.

Shpenzimet e përfaqësimit dreka dhe darka janë të njëjta sikurse në vitin e kaluar. "Dreka zyrtare", 25,000 euro, "Dreka zyrtare jashtë vendit", 5,000 euro

Shpenzimet e marketingut do të jenë të njëjta, në vlerë prej 30 mijë eurove dhe karburante për automjete në vlerë prej 150 mijë euro. /Lajmi.net/

2018

Kurteshi i bindur për fitoren në Gjilan

Posted: 29 Sep 2017 12:05 AM PDT

Sami Kurteshi/ LVV

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune po e presin ndryshimin që do të vijë në këto zgjedhje lokale me fitoren e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosej! Sipas tij, ndryshimi në Komunën e Gjilanit është i bëshëm dhe i mundshëm. Kurteshi ka treguar se programi i tij politik për këto zgjedhje përbëhet nga 20 masa të detajuara në dhjetëra zotime konkrete në të gjitha fushat e jetës komunale.

Ai ka thënë se rritja e Lëvizjes Vetëvendosje! është duke vazhduar edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 qershorit. Kjo rritje, sipas tij, do të dëshmohet më 22 tetor në Gjilan dhe në komunat e tjera.

Ancelotti – Milan, lajmi i fundit nga Italia

Posted: 29 Sep 2017 12:04 AM PDT

Carlo Ancelotti nuk është kandidat për postin e trajnerit në Milan.

Vincenzo Montella është nën presion por drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli ka thënë se Ancelotti nuk është objektiv i “Rossonerëve” pas shkarkimit nga Bayern Munich.

"Është për të ardhur keq, sepse Ancelotti ka dëshmuar se është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe nuk e dimë pse është marrë ky vendim", tha ai për "Sky Sport Italia", përcjell “lajmi.net”.

"Jemi të dëshpëruar si fansa të këtij sporti, por ne kemi një trajner më të ri se Ancelotti dhe po aq të talentuar. Besojmë në projektin me Montellan dhe duam t'i shkojmë kësaj në fund me të", shtoi ai. /Lajmi.net/

Fakte në vend të emocioneve

Posted: 29 Sep 2017 12:01 AM PDT

organizata humanitare katolike Malteser-Hilfsdienst prezantoi së fundi në Berlin një raport për migrimin. Në 112 faqet e raportit përfshihen përfundimet e analizave shkencore për migrimin si dhe përvoja e kësaj organizate në ndihmën për refugjatët. Presidenti i kësaj organizate Karl Prinz zu Lëwenstein tha gjatë prezantimit se raporti synon të prezantojë fakte dhe jo emocione, edhe pse emocionet në vetvete nuk janë gjë e keqe.

Vendimtare për integrimin mundësia e punësimit

Ai tha se shumë njerëz i prek fati i njerëzve në nevojë, që vijnë për të kërkuar strehim në Gjermani. Por ka edhe shumë njerëz që kanë frikë prej të huajve. Momenti i prezantimit të studimit nuk qe rastësi. Drejtori i Institutit “Walter Eucken” Lars Peter Feld, i cili qe marrë me pjesën shkencore të raportit, tha se “Gjermania ka qenë dhe mbetet vend emigrimi”. Për këtë nuk ka nevojë të shkohet thellë në histori, por mjafton të përmendet rrymat e refugjatëve që pas Luftës II Botërore.

Illegal und dazu noch krank (picture-alliance/dpa)

Sipas tij përvoja tregon se vendimtare për integrimin e sukseshëm është mundësia për të punuar dhe për të pasur akses në tregun e punës. Por studiuesit vërejnë se sidomos emigrantët nga vende jo-evropiane nuk janë të integruar mirë në tregun gjerman të punës. Problemet kryesore janë mungesa e njohurive gjuhësore, mungesa e shkollimit dhe mosnjohja e diplomave.

Sa u përket refugjatëve të ardhur në vitet 2015/16 ata “për shkak të nivelit të shkollimit mund të jenë të përshtatshëm më tepër për punë të rëndomta, se sa për punë me nivel të lartë” – tha  Lars Peter Feld. Sipas tij në rast se procedurat e azilit përshpejtohen, këta njerëz mund të integrohen në tregun e punës.

Kriminaliteti dhe refugjatët 

Sa i përket kriminalitet duhet thënë se shtimi i rasteve të veprave penale në statistikë lidhet me faktin, se aty regjistrohen edhe vepra penale që lidhen me mosrespektimin e ligjeve për azilin ose të të huajve. Këto janë delikte që nuk kanë si t’i kryejnë gjermanët.

Pra nuk mund të thuhet se ardhja e emigrantëve ka ndikuar të shtimin e kriminalitetit në përgjithësi. Po ashtu ka edhe dallime të mëdha në varësi të vendeve nga vijnë emigrantët dhe refugjatët. Ata nga Siria, Iraku dhe Afganistani nuk kanë kryer shumë vepra penale. Kurse të pandehurit nga vendet e Magrebit kanë kryer rreth 11% të veprave penale të regjistruara pas vitit 2016.

Migracioni sfidë e madhe shoqërore

Feld mendon se diskutimet për vendosjen e kufijve maksimalë për pranimin e refugjatëve nuk kanë vlerë dhe bëhen sa për sy e faqe. Kurse sipas Prinz zu Lëwenstein vendosja e kufijve të tillë është një problem për të cilin duhet diskutuar politikisht. Por sipas tij e rëndësishme është që ata që kanë ardhur të integrohen vërtet në mënyrë të arsyeshme.

Organizata Malteser-Hilfsdienst  do të vazhdojë të angazhohet në këtë fushë dhe me sa duket do të përgatisë edhe raporte të tjera për emigrimin./DW

Ish e dashura ia uroi ditëlindjen por Mozzik e injoron në këtë formë (Foto)

Posted: 28 Sep 2017 11:59 PM PDT

Pos miqve dhe familjarëve të tij, ai urim ka marrë edhe nga ish e dashura e tij Loredana Zefi, shkruan lajmi.net

Kjo e fundit në Instastory ka hedhur një fotografi të Mozzik duke i uruar për shumë vite tjera dhe duke i thënë se për buzëqeshjen e  tij do bënte gjithçka.

Por, përkrah këtij urimi, Mozzik ka qëndruar indiferent.

Ai, vetëm ka pëlqyer foton por deri më tani nuk ka lënë të paktën një koment falënderues!/Lajmi.net/

22155285_2393815177510636_2002714829_n

Al-Bagdadi, gjallë apo vdekur?

Posted: 28 Sep 2017 11:54 PM PDT

Zëri në regjistrim tingëllon shumë si ai i udhëheqësit të Shtetit Islamik, i cili i referohet në fjalën e vet edhe kërcënimeve të fundit koreanoveriore ndaj Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa përmend edhe betejat për fortesa të ISIS-it si Mosuli, i rimarrë nga ushtria irakiane në muajin korrik. Për ndjekësit e grupit ekstremist, ka si gjithmonë dhe një thirrje.

"Ushtarë të Kalifatit dhe heronj të Islamit, mbajtës të flamurit dhe kalorës të fushave, nxisni flakët e luftës kundër armiqve tanë, drejtojuani atyre dhe rrethojini pa rrugë shpëtimi. Jini të qëndrueshëm sepse Zoti do t'iu japë fitoren nëse tregoni durim. Të krishterët dhe kurdët e pafe janë shumë të përçmuar për të qëndruar përballë jush nëse forca e tyre kryqtare ajrore do të mungonte qoftë edhe një orë", dëgjohet të thotë zëri.

Bagdadi, mbi kokën e të cilit Uashingtoni ka vënë një shpërblim prej  25milionë dollarësh, nuk është parë më në publik që prej korrikut 2014, duke bërë që spekullime të shumta të rrethojnë përgjatë gjithë kësaj periudhe fatin e tij. Shfaqja e fundit e tij ishte gjatë predikimit në xhaminë e madhe al-Nuri në Mosul, pasi ISIS-i pushtoi qytetin e dytë më të madh të Irakut dhe u bë shpallja e Kalifatit, transmeton Tch.

I pyetur mbi regjistrimin e fundit audio, zëdhënësi i forcave amerikane që luftojnë Shtetin Islamik, Ryan Dillon, u shpreh se pa një provë të besueshme të vdekjes së Al-Bagdadit, "duhet të prezumojmë në vazhdimësi se ai është gjallë".

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more