Lajmi.net: “Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto)” plus 8 more |
- Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto)
- Sulmuesi palestinez vret tre izraelitë
- Këto janë perandoritë më të fuqishme të të gjitha kohërave (Video)
- Lamtumirë Juventus, Dybala në Premierligë? (FOTO)
- Mjekësia familjare kosovare me model nga Britania e Madhe
- Nga dhjetori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë
- Moti sot në Kosovë
- Rexha: Vendimi i kryeministrit për shkarkimin e anëtarëve të KShC, mesazh jo i mirë për Kosovën
- Real Madrid me super përforcim nga PSG (FOTO)
Duket më e pjekur në moshë por ja sa vite mbushi sot Greta Koçi (Foto) Posted: 26 Sep 2017 12:25 AM PDT Këngëtarja Greta Koçi sot ka një arsye më shumë për të festuar, pasi është ditëlindja e 25-të e saj. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram përkrah të cilës ka pranuar shumë urime, shkruan lajmi.net Greta, për nga pamja ta jep përshtypjen se është më e pjekur në moshë se sa ka vite në realitet. Kujtojmë se ajo aktualisht talentin e saj në muzikë po e 'shkrinë' edhe si pjesë e juries në spektaklin 'Albanian Star' ku po vlerëson në mënyë korrekte pjesëmarësit që këndojnë./Lajmi.net/ |
Sulmuesi palestinez vret tre izraelitë Posted: 26 Sep 2017 12:19 AM PDT Kështu ka deklaruar policia izraelite derisa sipas tyre, edhe sulmuesi 37 vjeçar nga një fshat i afërt, u qëllua gjithashtu dhe vdiq më vonë. Ky sulm është i fundit i një vale sulmesh ndaj izraelitëve, kryesisht nga palestinezët apo arabët izraelitë, që nga fundi i vitit 2015. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse grupet militante palestineze e kanë mirëpritur sulmin, transmeton Klan Kosova. Nga ky sulm u plagosën rëndë edhe katër persona të tjerë derisa identiteti i izraelitëve të vrarë nuk është bërë i ditur nga autoritetet. Të paktën 50 izraelitë dhe pesë shtetas të huaj janë vrarë në sulmet, therjet dhe sulmet me makina bomba që nga tetori i vitit 2015. Më shumë se 255 palestinezë – shumica prej tyre sulmues, ka thënë Izraeli – gjithashtu janë vrarë në atë periudhë. Të tjerë janë vrarë në përleshjet me trupat izraelite. Udhëheqja palestineze ka fajësuar frustrimin e rrënjosur në dekada të pushtimit izraelit. |
Këto janë perandoritë më të fuqishme të të gjitha kohërave (Video) Posted: 26 Sep 2017 12:17 AM PDT Lajmi.net ju sjell më poshtë listën prej pesë perandorive më të rëndësishme: Perandoria e parë Persiane U themelua nga Kiri i Madh rreth vitit 550 dhe u quajt si mbreti i mbretërve (Shahanshah). Megjithëse perandoria persiane erdhi me një fund të turpshëm në duart e Aleksandrit të Madh në vitin 330, ai pati një trashëgimi të qëndrueshme në zhvillimin e mëvonshëm të qytetërimeve botërore dhe perandorive të ardhshme. Në të vërtetë, Perandoria Persiane ishte një perandori e rëndësishme sepse ishte perandoria e parë e vërtetë që përcaktoi standardin e asaj që nënkuptonte të ishte një perandori e së ardhmes. Perandoria Romake Perandoria Romake ka qenë për një kohë të gjatë perandoria par excellence për botën perëndimore. Por rëndësia e saj nuk është produkt i paragjykimit perëndimor: Perandoria Romake ishte vërtetë një nga perandoritë më të mëdha të historisë. Romakët shfaqën aftësinë për të pushtuar dhe mbajtur pjesë të mëdha të territorit për qindra apo mijëra vjet, nëse llogaritet edhe Perandoria Romake Lindore (Perandoria Bizantine). Rusia ishte monarkia e fundit absolute në Evropë dhe para Luftës së Parë Botërore, një nga pesë fuqitë e mëdha në Evropë. Gjatë kohës së perandorisë. shoqëria u nda rreptësisht në pesë prona sociale. Perandoria Ruse përfundoi me Revolucionin e përgjakshëm rus të vitit 1917. Perandoria Mongole Perandoria më e madhe në histori, Perandoria Mongole doli nga unifikimi i fiseve mongole dhe turke nën sundimin e Genghis Khan. Mongolët arritën përparime në teknologji dhe ideologji të ndryshme gjatë kohës së perandorisë, transmeton lajmi.net Perandoria Britanike Perandoria Britanike filloi me koloni jashtë dhe postet tregtare dhe në fund përfshinte dominione, protektorate dhe mandate. Ajo përbëhej nga 13 milionë kilometra katror tokë – më shumë se 22% e sipërfaqes së tokës. Në vitin 1922, Perandoria kishte një popullsi prej 458 milionë banorësh ose rreth 20% të popullsisë botërore. Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/ |
Lamtumirë Juventus, Dybala në Premierligë? (FOTO) Posted: 26 Sep 2017 12:15 AM PDT Paulo Dybala mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Premierligë. Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni duke realizuar 10 gola në 6 xhirot e para në Serie A. Por, tabloidi britanik “Mirror” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në elitën e futbollit anglez. Manchester United është i gatshëm të paraqes ofertë të madhe për transferimin e tij në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”. Dybala gjatë verës kërkohej nga Barcelona por nuk u largua nga Juventus. /Lajmi.net/ |
Mjekësia familjare kosovare me model nga Britania e Madhe Posted: 26 Sep 2017 12:12 AM PDT Albana Sahiti-Morina, kryesuese e këshillit organizativ, tha se kjo konferencë ka filluar dje dhe në pjesëmarrësit janë nga vende të ndryshme dhe kjo konferencë ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Ajo ka folur edhe për mjekësinë familjare. "në mjekësinë familjare secili mjekë që e perfundon mjekësinë familjare ka vendin e punës", tha ajo sot (e martë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Kurse Mehmedali Gashi trajnues i programit të mjekësisë familjare, tha se kjo konferencë është shumë me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë familjare. "Ky program që është akredituar dhe është nder për neve. Përvoja që sjellin pjesëmarrësit është shumë e mirë për neve. Në mjekësinë familjare ne punojmë me plan programin e Britanisë së Madhe dhe punojmë sipas standardeve", tha ai sot (e martë) në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Gashi ka bërë me dije se kanë 17 ekipe për tu ndalë në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë. Sipas tij janë bërë shumë reforma në kujdesin parësor shëndetësor. |
Nga dhjetori ‘Rruga e Kombit’ me pagesë Posted: 26 Sep 2017 12:10 AM PDT Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit. Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nën- kalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës. Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh, shkruan Lapsi.al. Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro. Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë. Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t'i jepen bashkisë 100 mijë euro (për autobusë, etj). Por, nuk do të shpëtojnë nga pagesa banorët e Kukësit.
|
Posted: 26 Sep 2017 12:06 AM PDT Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.
|
Rexha: Vendimi i kryeministrit për shkarkimin e anëtarëve të KShC, mesazh jo i mirë për Kosovën Posted: 26 Sep 2017 12:05 AM PDT Ai ka thënë se është ndier i ofenduar nga kryeministri kur ka thënë se anëtarët e Agjencisë së Akreditimit janë të pa eksperiencë. Postimi i plotë i Rexhës: Letër e hapur Kryeministrit për shkarkimin e Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim I nderuar Kryeministër, Meqenëse ju nuk gjetët kohë të na vizitoni apo edhe të na ftoni në ndonjë takim informues për situatën dhe vizionin tuaj për arsimin e lartë, më lejoni të ju informoj për "parregullsitë serioze " të prodhuara gjatë dy viteve që unë po udhëheqë Agjencinë: Lidhur me proceset e akreditimit që janë bërë "objekt i diskutimit publik" – me lejoni të ju njoftoj se ky është parim bazë i organizatave europiane ENQA dhe EQAR të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, anëtarë së cilës është edhe Agjencia e Kosovës për Akreditimit. Arsimi i lartë i afekton të gjithë, jo vetëm studentët dhe profesorët, por edhe prindërit, ekonominë dhe krejt shoqërinë – andaj ne kemi involvuar të gjithë akterët, sa herë që kemi mundur, në "diskutim publik". Arsimi i lartë është çështje publike! Aq më shumë, ne rritem transparencën në vendim marrje dhe vendosëm dialog me secilin institucion të arsimit të lartë. Anëtaret e deritanishëm të Bordit janë njerëz shumë të respektuar në komunitetin e tyre, ata kanë kredenciale të larta akademike, profesionale dhe etike. Disa i njohin personalisht edhe këshilltaret tuaj, e për disa do të kishte mjaftuar ta pyetni edhe Google-in! I nderuar Kryeministër, jam koshient se një ministër na ka emëruar dhe një tjetër mund të na "ç'emëroj" – pa hatër mbetje, aq më shumë tani në kohë fushate. Por të na ofendoni për mungesë kompetence dhe profesionalizmi është ofendim dhe përulje që bëni jo vetëm shkollimit tonë në universitete europiane e botërore por edhe institucioneve të shtetit të Kosovës! Është ofendim dhe përulje edhe për dy anëtarët ndërkombëtar, që kaluan pothuajse një jetë në arsimin e lartë dhe majat e shkencës në ShBA dhe Gjermani! Krejt në fund, uroj që pasardhësit e mi të jenë me kompetentë, më profesional, më transparent dhe më të guximshëm në procesin e përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë, që aq shumë i duhet Kosovës, tani! |
Real Madrid me super përforcim nga PSG (FOTO) Posted: 26 Sep 2017 12:03 AM PDT Real Madrid mund të realizojë një përforcim të madh gjatë afatit kalimtar të janarit. “Daily Star” shkruan se ylli i Paris Saint-Germain, Julian Draxler mund të jetë përforcim i ri i klubit nga Santiago Bernabeu. Draxler është duke konsideruar të ardhmen e tij në Pars pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappe, përcjell “lajmi.net”. Andaj, ai mund të shndërrohet në objektiv serioz të “Los Blancos” pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/ |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: