Skip to main content

Lajmi.net: “Haradinaj pritet nga Rama me nderime të larta shtetërore (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Haradinaj pritet nga Rama me nderime të larta shtetërore (Foto)” plus 8 more

Haradinaj pritet nga Rama me nderime të larta shtetërore (Foto)

Posted: 27 Sep 2017 01:14 AM PDT

Haradinaj është duke zhvilluar vizitën e parë jashtë vendit në cilësinë e kryeministrit në Shqipëri, ku pritet të diskutohet për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Haradinaj dhe Rama kanë hyr në takim me dyer të mbyllura, dhe pritet t'iu adresohen mediave më vonë./Lajmi.net/

Skandal në ASHR-në e Tiranës. Drejtoresha pushon dezinfektuesin, emëron një truprojë

Posted: 27 Sep 2017 01:10 AM PDT

Të gjitha emërimet, që kjo drejtoreshë ka bërë gjatë 5 muajve që është në detyrë, nuk i ka shpallur më parë në APP, siç e parashikon ligji.

Kimisten e ASHR-së e çon në postin e punonjëses së protokollit dhe e mban në paradhomën e saj, mjekun e çon në vendin e infermieres dhe infermieren e largon në një shkollë. Emërimet e punonjësve i kalon "definitivë" pa kaluar periudhën e provës 3-mujore, siç e parashikon ligji. Zyrën e protokollit e zhvendos në paradhomën e saj. Çdo shkresë firmoset dhe vuloset në paradhomën e drejtoreshës.

Marrëveshja politike mes mazhorancës dhe opozitës para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit solli ndryshimin e disa drejtuesve të institucioneve. Largimi i "të politizuarve" preku edhe Autoritetin Shëndetësor Rajonal në Tiranë, institucion i cili që nga 22 maji drejtohet nga zonja Suzana Zhukri.

Në redaksinë e emisionit "Fiks Fare" mbërritën dhjetëra ankesa nga punonjës dhe ish-punonjës. Ata dërguan një listë të gjatë me shkeljet e titullares së këtij institucioni përgjatë këtyre muajve.

Gazetarët e "Fiksit" iu drejtuan drejtoreshës së ASHR-së, Suzana Zhukri, për ta pyetur në lidhje me emërimet në institucionin që ajo drejton. Ajo nuk pranoi të jepte një intervistë zyrtare, duke iu thënë gazetarëve se këtë do ta bënin në një takim të dytë, ku ajo të ishte më e qetë. Por, edhe pas tentativave të tjera për të zhvilluar një intervistë, drejtoresha nuk pranoi, duke gjetur si pretekst se ishte me raport mjekësor.

Në bisedë e sipër, gazetarët e pyetën për emërimet që ka bërë dhe më konkretisht për zonjën Irena Prifti, e cila e ka marrë emërimin në datën 28 gusht 2017 pa shpallje në Agjencinë e Prokurimit Publik. Kontrata e Priftit kaloi pa zbatim procedure dhe në fillim të muajit shtator ajo u emërua "definitivisht". Drejtoresha pohon se nga të gjitha emërimet që janë bërë, asnjë nuk ka kaluar nëpërmjet APP-së.

Ajo është pyetur edhe për rastin e Arlind Byberit, i cili u emërua nga ASHR-ja më 25 korrik si punonjës i ri, pa u shpallur më parë vendi vakant në APP. Madje në rastin e zotërisë në fjalë nuk u zbatua fare procedura, por kaloi me kontratë "definitive". Drejtoresha u përgjigj se zotin Byberi e ka vendosur sekretar.

"Jam e detyruar për një mijë e një arsye për ta marrë këtë djalë, sepse më tepër e përdor si truprojë", shprehet Zhukri. Ndërkohë, punonjësja Eriola Mëhilli ka ndryshuar pozicionin e punës, pa u shpallur më parë vendi vakant. Ajo është me profesion kimiste, ndërsa aktualisht punon te protokolli, në paradhomën e zyrës së drejtoreshës.

Kurse kontrata e zotit Dëfrim Pira është zgjidhur pa motivacion. Madje në periudhën e shkarkimit, zoti Pira ka qenë me raport mjekësor. Shkeljet vijonin edhe me rastin e lëvizjes paralele mes infermieres Xhuerta Popshini dhe mjekut Enuel Arapi, të cilët kanë këmbyer vendet.

Bisedë me drejtoreshën e ASHR-së, Suzana Zhukri

Gazetari: Ne kemi disa ankesa, 7-8 ankesa që kanë ardhur në redaksinë tonë, në lidhje me emërimet dhe shkarkimet nga ky institucion. Mirë do ishte me intervistë.
Drejtoresha: para se të kalonim në intervistë do flasim.
Gazetari: Ok. Kemi edhe me dokumente. Të paktën për të emëruar Itena Priftin… aq shumë na kanë ardhur faktikisht.
Drejtoresha: Po filloj nga kjo, unë kam qenë në komisariat jo më larg se, se… edhe në këto momente.
Gazetari: Ke qenë në komisariat?
Drejtoresha: Për të mos thënë se të gjithë natën po e kaloj, këtu e tre katër muaj në komisariate.
Gazetari: Përse?
Drejtoresha: Për kërcënime. Që nga momenti që kam marrë këtë detyrë. Unë sot kërëcënohem me fëmijë, me familje me të gjitha.
Gazetari: Ke bërë kallëzim penal?
Drejtoresha: Vetëm se jam njeri i ndershëm dhe jam munduar të zbatoj ligjin. Për këtë janë në dijeni ministria ime dhe gjithë strukturat, të tregova një ndër shumë e shumë mesazhe të pafundme.
Gazetari: Janë me numra, janë të verifikueshme?
Drejtoresha: janë me numra, po pres përgjigje. Unë për çdo largim nga puna e kam bërë bazuar në Kodin e Punës dhe në ligj. Për të mos thënë që këtu është shifër alarmante, ndoshta mbi 70 % duhen larguar, për njëmijë e një arsye.
Gazetari: Nga ky institucion?
Drejtoresha: Nga ky institucion.
Gazetari: Për shkak të politizimit?
Drejtoresha: Për shkak të lidhjeve nepotike që janë, për shkak të korrupsionit, nuk unë. Unë jam vetëm një person që mund të luftojë korrupsionin.
Gazetari: Ju e keni marrë detyrën në…
Drejtoresha: Në 22 maj (2017). Dhe fëmija im që ska mbushur 9 vjeç, deri në 12 të natës e mbaj në rajonin e policisë. Kam marrë një sekretar, që sapo të futesh aty, unë jam koshiente që nuk lë shije të mirë, e mbaj më shumë si bodigard më shumë si sekretar.
Gazetari: Aq shumë preson ka, nga kush?
Drejtoresha: Për këtë institucion janë në dijeni edhe instancat më lartë.
Gazetari: Nga punonjësit që janë, apo nga ata që kanë ikur?
Drejtoresha: Janë lidhjet që është e vështirë të marrësh zgjidhje. Unë e kuptoj që vetëm një nuk e ka çfarë të bëj, jemi koshientë të gjithë për këtë pjesë. Gjithsesi, kalojmë te pjesa juaj.
Gazetari: Pjesa jonë ka të bëjë, kanë mbërritur shumë ankesa.
Drejtoresha: E kuptoj.
Gazetari: Të drejta, të padrejta, prandaj kemi ardhur për t'i verifikuar. Një dokument është për emërimin e znj. Itena Prifti. Sipas dokumenteve, kanë kaluar pa zbatim procedure, shkelje e afatit 3 mujor.
Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, pa më kaluar, sepse të thash që jam në…
Gazetari: Që kjo është, emërimi tremujor, nga data 28 gusht, në datën 4 shtator.
Drejtoresha: Të gjitha emërimet që janë bërë, asnjë nuk ka kaluar nëpërmjet APP-së.
Gazetari: Asnjë.
Drejtoresha: Në vijimësi.
Gazetari: As më përpara?
Drejtoresha: Të gjitha vëndet, përjashtuar statistikave, sepse edhe zonja Myrvete që është shefe aty, është me një trompozë dhe ishte i gjithë sektori jashtë funksionit, është bërë një emërim të tillë, për zonjën në fjalë.
Gazetari: Në datën 28 ishte bërë emërimi, në datën 4 (shtator), i bie as një javë.
Drejtoresha: Janë burimet njerëzore ato që i formulojnë,q ë e kanë vështirësi edhe këtë pjesë.
Gazetari: Ankesa për këtë rast ka të bëjë pse nuk është zbatuar afati 3 mujor.
Drejtoresha: Të thash sesi qëndron problemi, duhet të fillojmë nga A-ja, që të arrijmë deri këtu.
Gazetari: Po mirë e fillojmë,
Drejtoresha: Shumë mirë do ishte, pasi unë më datë 8 që isha te komisariati 3, dhe vazhdonin telefonatat dhe mesazhet pafund, jam ngjitur lart për televizionet, secilin numër që mund të gjeja më 12 të natës, po nuk arrita të kontaktoja me asnjë… KY emërim nuk do të thotë se nuk do ti nënshtrohet konkursit në të gjithë vendet vakant.
Gazetari: Jo, është emëruar definitiv
Drejtoresha: U kam dhënë urdhër burimeve njerëzore, pa u futur në detaje, të nxjerrin të gjitha vendet vakante, tia paraqesin ministrisë, APP-së, po jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha strukturat, që të fusin në rrugë të gjitha problemet. Këto nuk bëhen as për një ditë, as për dy ditë. Dhe duhet të më shikosh edhe pjesën tjetër timen, të shkosh gjithë natën në komisariat dhe të vish në mëngjes dhe të përballesh me problemet e ditës, kam dhe unë atë pjesën. Pa u shfajësuar asnjë gjë nga kjo pjesë.
Gazetari: E bëjmë me intervistë,
Drejtoresha: Të them të drejtën unë sot nuk jam në gjendje të jap intervistë, ska gjysëm ore që kam ardhur nga komisariati, ju kam pritur se nuk dua të anashkaloj secilin që vjen këtu.
Gazetari: Ta lëmë për herën tjetër?
Drejtoresha: Si ta mendoni ju. Të them të drejtën, e qetë nuk jam. Unë të thash, marrim rastin konkret, Arlind Byberi, jam në dijeni. Bëhet fjalë për këtë djalin që e kam futur sekretar, që kam qenë e detyruar për ta vendosur. Jamd etyruar për një mijë e një arsye për të marrë këtë djalë, se më tepër e përdor bodigard.
Gazetari: Kjo është një lëvizje paralele, midis Xhuerta Popshinit dhe…
Drejtoresha: Xhuerta Popshini, ka qenë jashtë strukture, është infermiere, punonte në pozicion mjeku…
Gazetari: Problem është që është bërë lëvizje, kjo është infermiere, kurse…
Drejtoresha: Pikërisht, Xhuerta është jashtë strukture sepse duhet një infermiere në këtë strukturë dhe janë emëruar dy. Si më e re që ishte Xhuerta, ka kaluar infermiere shkollash dhe këtu është vendosur mjeku Enuel Arapi, bazuar në rregullore, ka kaluar në pozicionin e vet si mjek.
Gazetari: Tjetër ishte Eviola Mëhilli.
Drejtoresha: Eviola Mëhilli, po. Është vajza e protokollit, që ka marrë po të njëjta mesazhe si mua.
Gazetari: Është bërë pa shpallje dhe pa konkurim.
Drejtoresha: Jo. Është punonjëse këtu, i është nënshtruar të gjitha procedurave, ka qenë punonjëse këtu prej 7 vjetësh në mos gabohem, dhe ka kaluar në pozicionin e vet si kimiste. Është kimiste, ka qenë te statistikat ka kaluar si kimiste, në pozicionin e vet, sot po e përdor në protokoll pasi e kam vendin vakant, se ka dhënë dorëheqjen vajza e protokollit.
Gazetari: Edhe lëvizja paralele duhet bërë me shpallje, me konkurim besoj. Duhet të shpallet te APP-ja.
Drejtoresha: I është nënshtruar konkursit vajza, megjithatë e zgjidhim…
Gazetari: Për zotin Dëfrim Pira, është zgjidhje pa motivacion e kontratës të punës.
Drejtoresha: Kam paraqit edhe në ministrinë e Arsimit.
Gazetari: Ky në momentin që është shkarkuar, ka qenë me raport mjekësor.
Drejtoresha: Ky ka qenë dezinfektues. Raporti, spo i futem te pjesa e raportit, ai vinte këtu dhe shkonte e merrte raport, tani jo të gjitha ecin vaj te ne edhe te pjesa jonë, spo futem te ajo pjesë. Ai vinte rrinte këtu në diell, atje kishte marrë raport për tre ditë. Rasti konkret, kam parë dosjen, ka dhe një diplomë aty, ia kam paraqitur ministrisë së Arsimit për të verifikuar, është dezinfekutes dhe ska lidhje fare me pozicionin. Dhe u detyrova lëviza sekretarin që të thash kishte emrin për të kaluar bodigardin tim.
Gazetari: E lëmë ditë tjetër e bëjmë intervistën?
Drejtoresha: Po. Unë do vij do marrë kontakt vetë. Mund tu bëj një kopje dokumenteve?
Gazetari: Po.
Drejtoresha: Arlind (sekretari bodigard), bëju një kopje këtyre të gjithave.: Ne kemi disa ankesa, 7-8 ankesa që kanë ardhur në redaksinë tonë, në lidhje me emërimet dhe shkarkimet nga ky institucion. Mirë do ishte me intervistë.

Drejtoresha: Arlind (sekretari bodigard), bëju një kopje këtyre të gjithave.

/ Top Channel

Forcimi i populistëve në Gjermani

Posted: 27 Sep 2017 01:03 AM PDT

Partia populiste e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) pas zgjedhjeve të së dielës (24.09) hyn në Bundestag si forca e tretë politike, duke fituar si me katapultë katër vjet pas themelimit mbi 12%  të votave. Partia fitoi pikë me tema populiste si refugjatët dhe siguria në vend duke i joshur zgjedhësit. Votuesit e pavendosur, që donte t’i bënte për vete kandidati socialdemokrat për kancelar Martin Schulz, i kthyen kurrizin partisë me traditë duke preferuar t’ia japin votën AfD-së.

Partitë e mëdha popullore si kristiandemokratët CDU dhe socialdemokratët SPD kanë pësuar erozion rekord elektorati. SPD-ja madje ka humbur shumë vota edhe në bastionet tradicionale të saj siç janë p.sh. qyteti i Esenit në rajonin e Ruhrit. Qё pas zgjedhjeve socialdemokrati Karlheinz Endruscheit sikur nuk e njeh mё qytetin e tij Esen. Dikur kёtu SPD fitonte me 60%. Tё dielёn e votimeve ajo arriti tё marrё vetёm 28% tё votave. Shumё prej fqinjёve tё tij ia kishin thёnё, se kёsaj radhe do tё votojnё pёr partinё populiste tё djathtё AfD. Ja se si e shpjegon Karlheinz Endruschat këtë dukuri.

Qytetarët tërheqin vëmendjen për problemet e veta

Njerëzit, thotë ai me siguri kanë menduar, se „ne vijmё nga njё familje socialdemokrate, por ne kёtё herё do tё zgjedhim AFD-nё, sepse kemi ndjenjёn, qё duhet tё tёrheqim  vёmendjen pёr problemet tona. Por ne socialdemokratët duhet t’i fitojmё pёrsёri kёta zgjedhёs. Mendoj, se nёse tani vetёm presim katёr vjet, nuk do t’i kthejmё pёrsёri tek ne kёta votues.” Politikani socialdemokrat do t’i rifitojё kёta votues – tё paktёn punёtorёt nё qytetin e vjetёr industrial tё Esenit.

Por edhe nё lokalin e tij tё preferuar Endruscheit takon simpatizantё tё AFD. Njëri ndër klientët thekson, se „edhe unё do tё kisha dashur mё mirё tё votoj pёr ta. Por a e dini çfarё? Unё e kam hedhur poshtё fletёn time tё votimit. Ajo u bё e pavlefshme e kaq. Policia? Ajo nuk guxon mё tё shkojё nё stacionin e trenit nё qytetin e vjetёr! Madje as me automjetin e policisё dhe nёn shoqёrim!”

Rritje e kriminalitetit, 11% papunёsi, 40% migrantё dhe njё qytet, qё nё fakt ёshtё i falimentuar dhe nuk ёshtё nё gjendje tё kujdeset pёr problemet e veta. Kёshtu shpjegohet forcimi i tё djathtёve nё bastionin e dikurshёm socialdemokrat Essen.

“Po zien vrullshëm”

E ёshtё pikёrisht ky rajon, rajoni i Ruhrit, qё shquhet pёr modelin e sukseshёm tё integrimit tё qindra mijёra punёtorёve tё dikurshёm migrantё, tё ashtuquajturit Gastarbeiter tё viteve 60-tё. Nё njё event kundёr racizmit nё qendёr tё qytetit gjermanёt dhe migrantёt ngrenё flamurin kundёr AfD-sё sё djathtё. Por shumё migrantё qё pas zgjedhjeve kanё nisur tё shqetёsohen. Një banore me origjinë turke në Essen thotë: „Nga ana e AfD-sё do tё pёrpiqen qё t’i pengojnё tё tilla aktivitete. E si rrjedhojё mund tё ketё tensione. Kёto tensione do tё kenё pasoja ndaj bashkёjetesёs ndёr qytetarёt.”

Ndërsa Harald Parussel ёshtё funksionar i AfD—sё nё Esen. Dikur ai ka qenё mёsues dhe anёtar i partisё socialdemokrate. Atje ai ndihej gjithnjё e mё pak i kuptuar. Aty nuk i lejohej tё shprehte dyshime ndaj politikёs sё refugjatёve. Ai thotё, se nuk ёshtё racist, madje ai prej vitesh u jep mёsim fёmijёve me prejardhje tё huaj. Ai ka mirёkuptim ndaj kёrkesёs sё disa shokёve tё partisё sё tij AfD, qё duhet t’i jepet fund komoleksit me tё kaluarёn nacionalsocialiste. „Ndonjёherё edhe unё kam ndjenjёn, se po kultivohet njё lloje krenarie e fajit. Sa herё qё gjermanёt shfaqin njё filiz tё njomё patriotizmi, u kujtojnё kryqin e thyer e u bien kokёs.”

Por nё lajme jepet njё ditё pas zgjedhjeve njoftimi, se nё radhёt e grupit parlamentar tё AfD kanё nisur pёrçarjet. Parussel ёshtё i shtangur. Ai vetë papritur nuk ёshtё mё i sigurtё, nёse partia e tij do tё ekzistojё edhe pas katёr vjetёsh.  „Po zien vrullshёm! Shumё vrullshёm.”

Grindjet nё AfD nuk i interesojnё socialdemokratit Endruscheit. Ai do t’i fitojё sёrish njerёzit nё zonёn e tij nё veri tё Esenit pёr demokracinё. Si p.sh. duke bёrё diçka kundёr plehёrave nё rrugё. Qytetari duhet tё rifitojё ndjenjёn, se politikanёt kujdesen pёr tё. Mё shumё se tё shpresojё pёr kohё mё tё mira nuk i mbetet socialdemokratit Karlheinz Endruscheit. E qartё ёshtё vetёm, se qё pas zgjedhjeve nё Essen shumё gjёra kanё ndryshuar e nuk janё mё si mё parё./DW

Higuain zbulon tatuazhin e ri me mesazh fantastik (FOTO)

Posted: 27 Sep 2017 12:58 AM PDT

Gonzalo Higuain ka një tatuazh mjaft interesant në pjesën e fundshpinës.

Sulmuesi i Juventusit ka zbuluar një sllogan “Hasta la victoria sempre” që lidhet me thirrjen “Fino alla Fine” nga skuadra kampione nga Serie A.

Argjentinasi ka zbuluar tatuazhin e tij gjatë seancës së fundit stërvitore para ballafaqimit me Olympiacosin në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Sllogani i realizuar nga Higuain është thirrje nga Che Guevara. /Lajmi.net/

Për shkak të punimeve,  ky vend në Kosovë nuk do të këtë rrymë për një orë

Posted: 27 Sep 2017 12:57 AM PDT

KEDS Sh. A. njofton se  sot më 27.09.2017 në TS 110/35/10kV Bibaj do të  ketë ndërprerje emergjent të: Daljes  10 kV  TS 35/10kV Silkapori (Kodi 400450)   prej orës 12:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Silkapori dhe  X-Fort.

Arsyeja e ndërprerjes: Rikthimi i energjisë pas evitimit të prishjes./Lajmi.net/

Garda e Republikës së Shqipërisë rreshtohet për ta pritur Haradinajn

Posted: 27 Sep 2017 12:56 AM PDT

Garda e Republikës së Shqipërisë është rreshtuar për pritjen e kryeministrit të Kosovës, që pritet të mis takimin me krerët e shtetit shqiptar.

Në shoqërim të Haradinajt janë edhe një pjesë e ministrave të tij./Lajmi.net/

22093453_1834953256518842_485344683_n 22054286_1834951599852341_859365780_n 22091543_1834951419852359_1600248302_n

E vërtetuar shkencërisht: Fëmija trashëgon mutacionet gjenetike 4 herë më shumë nga babai sesa nga nëna

Posted: 27 Sep 2017 12:56 AM PDT

Studimi zbuloi se meshkujt trashëgojnë te fëmijët një ndryshim gjenetik për çdo 8 muaj të jetës së tyre ndërsa femrat u trashëgojnë fëmijëve vetëm një për çdo 3 vite të jetës së tyre. Por mos u shqetësoni baballarë pasi kjo nuk është vetëm gjë e keqe.

De novo ose mutacioni i ri është një pjesë e rëndësishme e evolucionit, duke bërë të mundur krijimin e versioneve të reja të gjenomit njerëzor, thotë studimi. Gjithsesi besohet se janë po këto mutacione të cilat janë përgjëgjese për shumicat e rasteve të sëmundjeve të rralla në fëmijëri.

Studime të mëparshme e kanë lidhur moshën e madhe të baballarëve me sëmundje si skizofrenia dhe autizmi gjithashtu edhe me shumë sëmundje të tjera gjenetike. Një arsye se përse ndodh kjo, është se meshkujt gjatë jetës prodhojnë një numër shumë të madh spermatozoidesh dhe sa më shpesh të kopjohet ADN-ja aq më i madh është mundësia e gabimit. Gjithsesi studimi nuk e shpjegon saktësisht se sa i madh ishte ndryshimi nga numri i mutacioneve gjenetike me gabime, që trashëgoheshin nga nënat, të cilat prodhojnë më pak vezë krahasuar me numrin e mutacioneve gjenetike me gabime që trashëgoheshin nga baballarët.

Arritja e një zbulimi të tillë nuk është vetëm interesante për të kuptuar se si funksionon gjenetika njerëzore por gjithashtu këto studime do të jenë baza për krijimin e kurave të reja për sëmundjet e rralla me bazë gjenetike. /pernenat.al

Shkodër, sekuestrohet pasuria e të dënuarit për trafikim narkotikësh

Posted: 27 Sep 2017 12:54 AM PDT

Pasuria e paluajtshme dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, i arrestuar për veprën penale "trafikim i lëndëve narkotike" më datë 29.11.2016.

Policia ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, 53 m2 truall, 15 metra objekt dhe 3 automjete luksoze (një Ferrari me vlerë rreth 200 mijë euro, një Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro dhe një Peugeot me vlerë 10 mijë euro).

Familja tregon kur bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në aksident në Komoran

Posted: 27 Sep 2017 12:48 AM PDT

Driton Bucolli ka bërë me dije se varrimi i Albionit do të bëhet në varrezat e fshatit Poklek të vjetër.

Mbrëmë në dy aksidente të ndara kanë ndërruar jetën tre persona në fshatin Komoran të Drenasit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more