Skip to main content

Lajmi.net: “Krahasohet me Sofia Loren, Madalina Diana fascinon me bukurinë dhe atraktivitetin (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Krahasohet me Sofia Loren, Madalina Diana fascinon me bukurinë dhe atraktivitetin (Foto)” plus 8 more


Krahasohet me Sofia Loren, Madalina Diana fascinon me bukurinë dhe atraktivitetin (Foto)

Posted: 28 Sep 2017 01:17 AM PDT

Sofia Loren është në kokën e secilit mashkull si një bukuri ideale.

Por, ajo si duket ka konkurrencë të fortë në këtë aspekt. Madalina Diana Gena është ajo që po tregon se është një prej femrave më seksi në botë.

Prej vitesh është një nga emrat më të mëdhenj në botën e modelimit, duke u paraqitur në disa nga fushatat më të njohura reklamuese të brendeve të modës, në seri televizive, si dhe emisione të ndryshme.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren e famshme rumune Madalina Diana Genea. Momentalisht jeton në Itali, ndërsa karriera e saj tani është në majat e popullaritetit. Dhe padyshim që bukuria e saj e ndihmon shumë, që të realizojë edhe ëndrrën e saj të madhe, që të shndërrohet në një aktore të famshme.

Dhe një ndihmë në këtë drejtim i ka ardhur pikërisht tani, pasi një anketë të cilën e ka realizuar ueb-faqja dhe revista "AskMen", e ka nxjerrë zeshkanen atraktive si femrën më të bukur në botë. Me bukurinë dhe trupin që ka, ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve, sidomos meshkujve dhe ajo disa herë në të kaluarën është konsideruar si ndër femrat më seksi në botë.

Shpesh e kanë krahasuar me legjendat e aktrimit, Sophie Loren dhe Bridgite Bardott. Dhe falë bukurisë dhe talentit të saj, ajo është shfaqur në fushatat e ndryshme të modës. Dhe bukuria e saj nuk ka mundur t'u shmanget edhe syve të disa nga meshkujt më të famshëm në botë.

Kështu, ajo ndër romancat e shumta përfshin edhe ato me Leonardo DiCaprion dhe Gerard Butler, ndërsa ka qenë edhe në krahët të këngëtarit të famshëm italian Eros Ramazzotti, ku edhe është paraqitur në një videoklip të tij. /BW

Tifozët e Bayern Munichut turpërojnë PSG-në me mesazhin e shfaqur në tribuna (FOTO)

Posted: 28 Sep 2017 01:09 AM PDT

Tifozët e Bayern Munichut kanë shprehur pakënaqësi për çmimin e biletave prej 75 euro për ndeshjen kundër Paris Saint-Germain.

Ata kanë shfaqur një transparent duke kritikuar vendimin e klubit francez.

“75 euro për një biletë? Nuk jemi Neymar.

Çmimi i biletave duhet të jetë i arsyeshëm”, shkruante në mesazin e shfaqur nga tifozët e Bayern Munichut, përcjell “lajmi.net”.

Tifozët e gjigantit bavarez kanë ironizuar me pagën e lartë të përforcimit të ri të Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/


18-vjeçari sulmon me thikë shokët e klasës, njëri prej tyre humb jetën

Posted: 28 Sep 2017 01:04 AM PDT

Ngjarja ka ndodhur gjatë orës së mësimit të historisë, në një shkollë të mesme në Bronx në Nju Jork. Një djalë 15-vjeçar vdiq dhe tjetri, i cili është  16-vjeç, është në gjendje të rëndë.

E ndërsa rreth njëzet fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes. Nga mediat e huaja mësohet se agresori ia dorëzoi armën e përgjakshme një nëpunësi të shkollës dhe shkoi në  zyrën e sekretarit, ku  priti policinë që të mbërrinte.

Mytaheri i Prizrenit ka ndërtuar shtëpi pa leje në Prishtinë (Dokument)

Posted: 28 Sep 2017 01:02 AM PDT

Mijëra shtëpi në Prishtinë janë ndërtuar pa leje. Por, degradimi i Prishtinës u pa në ato zona kur lagjet ishin te urbanizuara e ndodhen ndërtime pa leje.

Deputeti aktual i VV-së që vjen nga Prizreni, po paraqet planin e vetë për ndërtimet pa leje dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit, kur po e shpalos programin e tij si kandidatë për kryetar. Por, ai është shembull i keq i degradimit të Prishtinës.

Lajmi.net ka gjetur se Haskuka e ka një shtëpi të ndërtuar pa leje në vendin më të shtrenjtë në Prishtinë, lagjen "Marigona"

Haskuka, sikurse edhe të tjerët ka aplikuar për legalizim të shtëpisë.  Emri i tij gjendët në listën e ndërtuesve pa leje që kanë  ndërtuar në Prishtinë e që është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Ambientit.

Kryetari Shpend Ahmeti në çdo debat që i është dhenë mundësia ka fajësuar qeverisjen e kaluar se lejojë 46 mijë ndërtime pa leje, ani pse në këtë numër hynë edhe ndërtuesit që kanë ndërtuar para luftës dhe që paguajnë tatimin në pronë për ndërtesat.  Pos Haskukajt, deri më tani është zbuluar se ndërtim pa leje pas luftës në Prishtinë ka bërë edhe zyrtarë tjerë të VV-së, ish drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Xhelal Sveçla dhe mbindërtim ka bërë vetë familja e kryetarit Shpend Ahmeti.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është stopuar pakë kohë pasi kishte filluar procesi, për tu korrigjuar ligji i cili është thënë se ka shumë mangësi.

Megjithëkëtë, shtëpia pa leje e Haskuka, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencia Kundërkorrupsionit është 320 m2 dhe peshon 300 mijë euro, derisa është ndërtuar në vitin 2006. E gjithë pasuria e paluajtshme  e tij kapë vlerën 2.7 milionë euro. /Lajmi.net/

Indonezi, evakuohen mbi 120 mijë persona nga frika e vullkanit

Posted: 28 Sep 2017 12:56 AM PDT

Nyoman Parwata, zyrtar i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Bali, të enjten theksoi se numri i të evakuarve është rritur në 122.500.

Nga dita e premte është në fuqi niveli më i lartë nga shpërthimi i vullkanit. Zona e rrezikshmërisë shtrihet në 12 kilometra rreth karterit të vullkanit, transmeton Anadolu Agency.

Agung shpërtheu në vitin 1963 duke vrarë mbi 1.100 persona, ndërsa është aktiv prej një viti.

Pa avokatë dy të akuzuar të rastit Apex

Posted: 28 Sep 2017 12:56 AM PDT

Seanca fillestare kundër 11 të akuzuarve për krim të organizuar, detyrim e shtrëngim në Rastin "Apex" u ndërpre sapo nisi, ngase dy të akuzuar nuk kishin avokatë.

Të akuzuarit Gani Zeqiraj e Mujë Berisha u paraqitën pa avokatë në seancë, për arsyen se mbrojtësit e tyre në këtë proces gjyqësor kanë vdekur.

Në këtë gjykim të akuzuarit janë të obliguar të kenë avokatë, ndërsa seanca është ndërprerë derisa Zeqirajt e Berishës t'u sigurohen avokatë sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve.

Seanca u shty për 45 minuta.

Gjatë procesit të mëparshëm gjyqësor, avokatët e të akuzuarve kishin kundërshtuar aktakuzën dujke e cilësuar atë të pasafatshme.

Gjyqtarja e EULEX-it Katrien Witteman i kishte pranuar kundërshtimet e avokatëve duke e hedhur poshtë si të pasafatshme aktakuzën në Rastin "Apex" në dhjetor të vitit 2015.

Më pas prokuroria ishte ankuar për këtë hedhje poshtë të aktakuzës në Gjykatën e Apelit, e cila Rastin "Apex" e kishte kthyer në rivendosje.

Çështja pastaj shkoi në Gjykatën Supreme e cila i hapi rrugë rinisjes së procesit gjyqësor në gjykatën themelore.

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzonte Arben e Astrit Krasniqin, Armend Nezirin, Mujë Berishën, Gani Zeqirin, Kushtrim Hakajn, Arsim Mulliqin, Luan Halilin, Agron Hoxhën, Ilir Morinën dhe Avni Morinën për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim.

"Qëllimi i këtij grupi ishte përftimi material duke shfrytëzuar forcën dhe kërcënimet serioze për t'i detyruar bizneset apo individët tjerë që t'i mbyllin kazinotë e tyre, të largojnë makina të caktuara të lojërave të fatit, apo të veprojnë sipas kushteve të pafavorshme për ta", thuhej në aktakuzë./Kallxo.com

Hajdutët e bankomatëve, bankat: Ja si duhet të ruheni

Posted: 28 Sep 2017 12:55 AM PDT

Përmes metodës "skimmer", në vendin ku futet karta, autorët vendosnin një pajisje që kopjon të dhënat, si dhe një minikamera për të marrë kodin dhe pas klonimit të kartës realizonin vjedhjen.

Në të kaluarën përvëç bullgarëve janë ndaluar edhe shtetas turq, por ekspertët japin alarm për shtim të rasteve dhe bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë veprimeve në bankomate.

"Krahas masave të vetë bankave përdoruesve u këshillojmë të mos ekspozojnë kodin PIN, të mos e ndajnë atë me të tretë persona që mund të jenë pjesë e mashtrimit dhe të bëjnë raportim pranë bankave për çdo rast dyshimi", deklaron Nevila Kovaci, kryetare e Komitetit të kartave të Shoqatës së Bankave.

Por a rimbursohen qytetarët të cilëve iu boshatiset llogaria? "Nuk ka procedura standarde për rimbursimin e kartëmbajtësve. Klientët rimbursohen nga bankat në rastet kur nuk janë pjesë e skemës së mashtrimit, apo keqpërdorimit të kartave të tyre", thotë Kovaçi.

Pamja e penisit “perfekt” sipas shkencës, ja si duhet të duket

Posted: 28 Sep 2017 12:53 AM PDT

Studiuesit zviceranë që kryen hulumtimin morën në pyëtje gra të moshës 16-45 vjeç për të renditur tiparet që e bëjnë një penis të "bukur"

Nga tetë karakteristikat, diametri dhe gjatësia renditen si cilësia e katërt dhe e gjashtë dhe më rëndësi për femrat duket se ka lëkura, qimet pubike dhe pamja e përgjithshme, proporcionaliteti.

Tiparet e tjera që renditen në fund të listës janë: forma e kokës (Nr. 5), pamja e skrotumit (Nr. 7), dhe së fundmi, pozicioni dhe forma e hapjes së uretrës.

Ndonëse ideja e së bukurës është relative dhe penisi i përsosur nuk ekziston ashtu si nuk ka gjosk apo vaginë të përsosur, ky studim është bërë për të zbuluar tiparet që ndikojnë ne “bukurinë” e organit gjenital. /Lajmi.net/

 

Pa politikë dhe për pushtet

Posted: 28 Sep 2017 12:51 AM PDT

 
Është një shpërputhje e madhe, e cila me gjasë, më mirë se gjithçka tjetër shfaqë distancën, në mënyrën se si përceptohet dhe shpjegohet realiteti, në mes të politikanëve që janë pretendentë për ta fituar pushtetin në nivelin lokal  (komunal), dhe qytetarëve të rëndomtë të Kosovës. Dhe këtu është thelbi i problemit, i cili pastaj ndikon që politika si e tillë, të mos jetë vendimtare për mënyrën se si votuesit kosovarë përcaktohen në zgjedhje. Kështu zatën ishte edhe në zgjedhjet e kaluara nacionale të qershorit, kështu duket që do të jetë edhe në këto votimet që na presin në tetor.
Pra, qytetarët e këtij vendi, kanë krijuar bindjen që gjërat në Kosovë, në nivelin qëndror dhe në atë komunal, ndryshojnë shumë vështirë, për të mirë, sepse ata që janë 'agjentë të ndryshimit'  (politikanët), nuk kanë shumë vullnet dhe dije për ta bërë këtë gjë.
Anasjelltas, ata që i kanë hyrë garat për pozitën e Kryetarit të komunës rreth e rrotull Kosovës, bazuar në fushatën parazgjedhore që po zhvillohet këto ditë, po ofrojnë në këmbim për votën e qytetarëve një ndryshim marramendës të realitetit në komunat ku këta qytetarë jetojnë.
Madje, kjo ofertë po bëhet me këmbëngulje edhe prej kryetarëve në detyrë të komunave, që janë në pushtet në 4-10 vitet e kaluara në qytetet dhe komunat në të cilat këta garojnë. Në rrethana të një demokracie të stabilizuar në Kosovë  (këto rrethana nuk janë arritur ende), ata që i kanë prirë qeverisjes lokale, do të duhej të kërkonin një tjetër mandat të pushtetit, në bazë të punëve që kanë bërë deri më tash, fare pak duke u thirrë në projektet që do të sendërtohen tash e tutje.
Natyrisht, politikanët tonë e dijnë fare mirë që pritjet e qytetarëve të Kosovës janë të mëdha, ndërsa mospërmbushja e tyre, qoftë edhe përmes premtimeve që nuk kanë të bëjnë gjë me realitetin, sjell thellimin e dëshpërimit të këtyre qytetarëve. Por ja që ky hendek që ndanë pritjet nga realiteti i sotëm në Kosovë, nuk mund dot të kalohet me fushata parazgjedhore ku oferta ta çon mallin e atyre 'All Inclusive'  (të pushimeve verore në Turqi apo gjetiu). Përkundrazi.
Politika është me atë të moçmen  (e Bismarckut), 'art i të mundshmes', por me mënyrën se si ne i qasemi politikës dhe të mundshmes, ne devalvojmë në tërësi politikën objektive dhe mundësitë reale. Në vijim të kësaj qasjeje tonë, në fund të ditës, ka fare pak rëndësi çfarë thot dhe çka premton një politikan apo një subjekt politik, sepse për qytetarët e rëndomtë të këtij vendi, në këtë aspekt së paku, është të thuash e pamundur t'i veçosh ata, dhe në bazë të këtij dallimi të pastër politik, të krijohet një përshtypje stabile e cila pastaj do të përkthehet në një votë të qartë në zgjedhjet e 22 tetorit.
Politika pretendon pushtetin, dhe kjo është fare normale. Por te ne, në atmosferën që kemi krijuar, në skenën politike të vendit dhe në shoqëri, politika e mirëfilltë, në realitet, ajo që ofron zgjidhje të njëmendta për problemet objektive, nuk është përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve, sepse ajo të thuash nuk ekziston në Kosovë. Ne përballemi me një imitim të politikës, me një fabrikim të saj, më shumë, me një keqkuptim të saj apo edhe me manipulim të saj. Ne kemi reduktuar politikën në lojë, në mashtrim, në postim në rrjetet shoqërore, prandaj kemi krijuar situatën kur vota e qytetarit në masë të madhe është reflektim i përshtypjes së tij personale për dikë në komunën e tij, për familjen e tij, dhe gjithsesi, edhe për përfitimin personal që mund të jetë konsekuencë e fitores së një politikani në atë komunë.
Natyrisht, ata që nuk kanë më aspak besim që gjërat mund të ndryshojnë fare pak në komunën e tyre, ata as që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, njëlloj siç edhe i injoruan votimet për pushtetin qendror. Zatën, në aspektin statistikor, siç dihet, kjo 'partia politike' e abstenuesve në votimet për pushtetin lokal dhe qendror është më e madhja në Kosovë, dhe ajo, sikur njëmend të ekzistonte dhe poqëse do të arrinte t'i tubonte të gjithë këta votues që kanë hequr dorë nga demokracia kosovare, do ta kishte shumicën asbolute të deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe ta merrte pushtetin në të gjitha komunat të banuara me shumicën shqiptare.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more